Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Tregtonte ilaçe kontrabandë dhe të skaduara, arrestohet 45-vjeçari në Fier

✇Albeu
By: V K

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Skadenca”, është goditur një rast i hedhjes në treg të ilaçeve të skaduara dhe të ilaçeve të futura kontrabandë, pa faturë tatimore.

Pas një pune hetimore disamujore të ndjekur me metoda speciale të hetimit, finalizohet operacioni policor i koduar “Skadenca”.

Magazinonte në banesë medikamente të ndryshme pa faturë tatimore dhe një pjesë të konsiderueshme të skaduara, të cilat më pas i hidhte në treg duke furnizuar farmacitë e qytetit të Fierit, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari.

Sekuestrohen, në cilësinë e provës materiale, 1635 kuti me ilaçe të ndryshme të skaduara, si dhe 2654 kuti pa faturë tatimore, që dyshohet se janë futur kontrabandë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare, pas një pune hetimore disamujore të ndjekur me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim me Prokurorinë, bazuar në provat e siguruara nga hetimi, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Skadenca”.

Bazuar në provat e siguruara nga hetimi, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vendosur lejimin e kontrollit të banesës në pronësi të shtetasit B. B.

Si rezultat i kontrollit janë gjetur gjithsej 4289 kuti me medikamente të ndryshme, ku një sasi e konsiderueshme e tyre ishte e skaduar dhe pjesa tjetër pa faturë tatimore.

Nga hetimi ka rezultuar se ky shtetas, prej një periudhe të gjatë kohore, magazinonte medikamente të skaduara dhe më pas i hidhte në treg, duke furnizuar farmacitë e qytetit të Fierit, me qëllim përfitimi.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. B., 42 vjeç, banues në Fier.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në ngarkim të shtetasit B. B., për veprat penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për jetën dhe shëndetin”, “Fshehja e të ardhurave”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

The post Tregtonte ilaçe kontrabandë dhe të skaduara, arrestohet 45-vjeçari në Fier appeared first on Albeu.com.

Tregtonte ilaçe kontrabandë dhe të skaduara, arrestohet 42-vjeçari në Fier

FIER– Policia e Fierit pas një hetimi disamujore me metoda speciale ka goditur një rast të hedhjes në treg të ilaçeve të skaduara dhe të futura kontrabandë.

Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë një 42-vjeçar, banues në Fier, i cili magazinonte në banesë medikamente të ndryshme pa faturë tatimore dhe një pjesë të konsiderueshme të skaduara, që më pas i shpërndante në farmacitë e qytetit për përfitim financiar.

Gjatë kontrollit të banesës u sekuestruan gjithsej 4289 kuti medikamentesh, konkretisht 1635 kuti ilaçesh të skaduara dhe 2654 kuti pa faturë tatimore, të dyshuara si kontrabandë.

I arrestuari akuzohet për “Prodhimin dhe tregtimin e barnave të rrezikshme për jetën dhe shëndetin”, “Fshehjen e të ardhurave”, si dhe vepra të tjera që lidhen me kontrabandën./abcnews.al

Shiste drogë, arrestohet 31-vjeçari në Fier

Një 31-vjeçar është arrestuar, nga policia pasi dyshohet se shiste drogë me doza në qytetin e Fier. Policia bën me dije se 31-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi kanabisi e ndarë në doza, gati për shitje. Hetimet tregojnë se ai siguronte lëndën narkotike, e përgatiste dhe më pas e shpërndante në zona të […]

The post Shiste drogë, arrestohet 31-vjeçari në Fier appeared first on BoldNews.al.

Shiste kanabis/ Fier, hetimi disa mujor “fundos” 31-vjeçarin

FIER- Policia e Fierit pas një hetimi 6-mujor me metoda speciale ka arrestuar një 31-vjeçar, i cili shiste lëndë narkotike kanabis në doza në qytet.

Gjatë kontrollit të banesës, të riut iu gjet dhe iu sekuestruan doza kanabisi gati për shitje.

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./abcnews.al

“Mesazhet s’janë të vërteta”/ E motra e 45-vjeçarit të dhunuar në Fier: Drejtësia të veprojë

Xhuli Meçaj, motra e 45-vjeçarit Altin Meçaj, i cili u dhuna brutalisht në pragun e shtëpisë në fshatin Vjosë të Fierit, kërkon që të marrin fund spekulimet dhe që drejtësia të bëjë punën e saj. 45-vjeçari pretendon se është dhunuar nga efektivi Fredi Lamaj për shkak të një komenti që i ka bërë motrës së […]

The post “Mesazhet s’janë të vërteta”/ E motra e 45-vjeçarit të dhunuar në Fier: Drejtësia të veprojë appeared first on BoldNews.al.

Parku “Dua të luaj” në Fier, 193,4 milionë lekë për shpronësimet

TIRANË, 15 janar/ATSh/ Këshilli i Ministrave vendosi sot shpronësimin për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit të parkut “Dua të luaj” në Fier.

Sipas këtij vendimi, pronarët do të kompensohen me një vlerë të përgjithshme prej 193 385 534 lekësh, që përballohet nga buxheti i shtetit.

Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të tij është brenda 3 muajve nga data e hyrjes në fuqi.

Pronarët e pasurive të paluajtshme do të kompensohen pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.

Ndërkohë, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Fier, brenda 30 ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Fier për pasuritë e shpronësuara.

Kjo agjenci pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe të regjistrimit të aktit të kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Fier për pasuritë e shpronësuara.

/m.m/a.f/r.e/

The post Parku “Dua të luaj” në Fier, 193,4 milionë lekë për shpronësimet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zbulohen EMRAT, kush janë 33 personat e rrezikshëm që u transferuan nga burgu i Durrësit

Altin Ndoci u arratis dy ditë më parë nga ambientet e spitalit të Durrësit ku kishte shkuar për kontroll mjekësor, pasi goditi dy policët që po e ruanin, ndërsa jashtë e prisnin dy persona me makinë. Ai ende nuk është kapur, ndërsa policia vijon kontrollet për gjetjen e tij. Pas arratisjes së tij, 33 të […]

The post Zbulohen EMRAT, kush janë 33 personat e rrezikshëm që u transferuan nga burgu i Durrësit appeared first on BoldNews.al.

Sistemi spitalor/ Rama: Proces riformatimi, më shumë kujdes dinjitoz për çdo pacient kudo në vend

Për kryeministrin Edi Rama, Spitali Rajonal Memorial në Fier, Memorial është një shembull i mirë i autonomisë menaxheriale dhe financiare. Rama paralajmëroi nisjen e një procesi riformatimi që sipas tij synon më shumë efikasitet, menaxhim modern dhe kujdes dinjitoz për çdo pacient, kudo në vend.

“Fier – Spitali Rajonal Memorial është një shembull i mirë i autonomisë menaxheriale dhe financiare, ku organizimi më i mirë dhe përgjegjësia më e madhe po përkthehen në shërbime më cilësore për qytetarët.

Gjatë vizitës në këtë institucion, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala, ndau vizionin për të ardhmen e sistemit spitalor rajonal.

Në vitin 2026 pritet të nisë një proces i thellë riformatimi, që synon më shumë efikasitet, menaxhim modern dhe kujdes dinjitoz për çdo pacient, kudo në vend”-shkruan Rama./abcnews.al

Arratisja e Altin Ndocit nga spitali/ Jo vetëm në Peqin, të burgosurit me rrezikshmëri të lartë transferohen edhe drejt IEVP Fier

✇Albeu
By: V K

Gjatë natës, pas arratisjes së Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, është ndërmarrë një operacion për transferimin e të burgosurve.

BalkanWeb, ka siguruar pamjet nga operacioni për transferimin e të burgosurve me rrezikshmëri të lartë nga paraburgimi i Durrësit drejt burgut të Fierit.

Transferimi i tyre u krye me dhjetëra automjete, ndërsa të burgosur të tjerë janë transferuar në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

Transferimi u krye pak pas mesnate, nën shoqërimin e dhjetëra mjeteve policore, me masa të shtuara sigurie dhe protokolle të rrepta, ndërsa kolona mbërriti në ambientet e burgut të Peqinit rreth orës 00:15.

Në fokus të operacionit ishin personat me rrezikshmëri të lartë, të cilët deri më tani qëndronin në Burgun e Durrësit, institucion i njohur ndryshe edhe si “burgu i VIP-ave”, për shkak të kushteve dhe profilit të disa të dënuarve.

The post Arratisja e Altin Ndocit nga spitali/ Jo vetëm në Peqin, të burgosurit me rrezikshmëri të lartë transferohen edhe drejt IEVP Fier appeared first on Albeu.com.

Kërkohej në Itali, arrestohet 23-vjeçari në Fier (EMRI)

Një 23-vjeçar u arrestua në qytetin e Fierit me qëllim ekstradimin në Itali. Bëhet fjalë për shtetasin Emiseldo Fasko, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Gjykata e Riminit, në vitin 2025, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për akuzat “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. […]

The post Kërkohej në Itali, arrestohet 23-vjeçari në Fier (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

Gjenden dy barinjtë e mbetur në tokat e përmbytura në Hasturkas

TIRANË, 13 janar /ATSh/ Dy barinj, të cilët kishin humbur kontaktin në tokat e përmbytura në zonën e Hasturkasit në Fier, janë gjetur pas disa orësh kërkime.

Kështu bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili theksoi se “AKMC, në koordinim me strukturat e Mbrojtjes Civile vendore dhe qendrore, bëri të mundur gjetjen në kushte të mira shëndetësore“.

“Siguri për ta dhe për gjithë banorët, si dhe ushqimi i nevojshëm për gjënë e gjallë,” nënvizoi Vengu.

Lokalizimi i tyre u bë përmes një droni termik.

/m.q/r.e/a.f/

The post Gjenden dy barinjtë e mbetur në tokat e përmbytura në Hasturkas appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balluku: Semani është kthyer në shtratin e tij, do të kryhet vlerësimi i plotë i dëmeve

TIRANË, 13 janar /ATSh/ Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku inspektoi sot situatën në zonat e përmbytura të qarkut të Fierit, ku deklaroi se gjendja po shkon drejt përmirësimit, pasi lumi Seman është kthyer në shtratin e tij dhe është kryer evakuimi i plotë i banorëve të prekur.

“Jemi në një stad përmirësimi të situatës, pasi lumi Seman është kthyer në shtratin e tij. Sigurisht, kjo zonë është shumë pranë hidrovorit dhe vijon të ketë prezencë uji, por e rëndësishme është që, ndonëse rreth 20 banesa janë prekur, asnjë nga qytetarët nuk është dëmtuar. Evakuimi i plotë i të gjithë banorëve është realizuar”, u shpreh Balluku.

Ajo informoi se më herët kishte pasur vështirësi në kontaktimin e dy barinjve në zonë, por situata është zgjidhur. “Kishim para pak orësh një situatë me dy barinj, të cilët nuk arrinim t’i kontaktonim, megjithatë ata janë gjetur dhe janë të sigurt. Gjithçka është zhvilluar nën mbikëqyrjen e forcave të Emergjencave Civile, por edhe të gjithë grupeve të tjera të angazhuara”, tha Balluku.

Zëvendëskryeministrja vlerësoi rolin e Forcave të Armatosura në përballimin e situatës emergjente. “Forcat e Armatosura kanë pasur një rol të jashtëzakonshëm në këto ditë të vështira dhe sfiduese, pothuajse në të gjithë vendin”, nënvizoi ajo.

Balluku bëri të ditur se në dy deri në tri ditët në vijim nuk parashikohen reshje, çka do të krijojë kushtet për ndërhyrje rikuperuese. “Kjo do të jetë koha për të rikuperuar dëmtimet që kanë ndodhur në argjinatura. Jemi duke diskutuar me inxhinierët e bordit të kullimit për hapat që do të ndërmerren. Gjithsecili është në krye të detyrës dhe po i përgjigjet kërkesave të qytetarëve”, deklaroi ajo.

Duke iu drejtuar banorëve të zonave të përmbytura, Balluku apeloi për bashkëpunim me pushtetin vendor. “Të gjithë banorët që kanë nevojë për mbështetje, veçanërisht për ushqimin e bagëtive, duhet të kontaktojnë menjëherë pushtetin vendor. Janë në dispozicion rezervat e shtetit, si për nevojat personale, ashtu edhe për ushqimin e bagëtive. Ne jemi në terren gjatë gjithë kohës dhe do të vazhdojmë deri në përmirësimin total të kushteve”, tha Balluku.

Sa i përket menaxhimit të prurjeve ujore, Balluku theksoi se shkarkimet nga kaskada e Devollit janë ulur në minimum.

“Duke qenë se ndikimi i kësaj kaskade vjen në lumin Seman, shkarkimet janë ulur në kuotën minimale dhe janë më të ulëta se prurjet aktuale. Kompania ‘Statkraft’ i është përgjigjur thirrjes sonë për të ulur sa më shumë shkarkimet, ashtu siç është bërë edhe me kaskadën e Drinit, e cila është menaxhuar në mënyrën më të mirë duke minimizuar përmbytjet në Fushën e Shkodrës”, u shpreh Balluku.

Në vijim, ajo bëri të ditur se do të kryhet vlerësimi i plotë i dëmeve.

“Do të na duhet të bëjmë të gjitha riparimet e nevojshme dhe vlerësimin e dëmeve. Më pas, në bashkëpunim me bashkitë dhe grupet e ngritura nga Emergjencat Civile, do të realizohet një shpërndarje e drejtë e kompensimit, sipas një skeme që po ndërtohet nga Ministria e Financave dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si për banesat e prekura, ashtu edhe për dëmet në serra dhe toka bujqësore”, deklaroi ajo.

E pyetur për dëmtimet në argjinaturën e lumit Seman, Balluku sqaroi se bëhet fjalë për dëmtime dhe jo çarje të plota.

“Kemi dëmtime të argjinaturës së Semanit. Do të ketë riparime të menjëhershme, sapo të bjerë niveli i ujit, dhe më pas ndërhyrje më të thella për të përforcuar të gjitha segmentet e prekura. Pikat problematike janë identifikuar dhe do të riparohen menjëherë”, përfundoi Balluku.

/e.xh/a.f/r.e/

The post Balluku: Semani është kthyer në shtratin e tij, do të kryhet vlerësimi i plotë i dëmeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Makina shpërthen në flakë në mes të qytetit të Fierit, shoferi shpëton në çastin e fundit

Një automjet është përfshirë nga flakët në qendër të qytetit të Fierit. Raportohet se mjeti ka qenë në lëvizje kur papritur ka shfaqur shenja defekti dhe brenda pak çastesh është përfshirë nga flakët. Fatmirësisht, drejtuesi i automjetit ka arritur të dalë në kohë dhe nuk raportohet për persona të lënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë […]

The post Makina shpërthen në flakë në mes të qytetit të Fierit, shoferi shpëton në çastin e fundit appeared first on BoldNews.al.

Makina shpërthen në flakë në mes të qytetit të Fierit

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, një automjet është përfshirë nga flakët në qendër të qytetit të Fierit. Raportohet se mjeti ka qenë në lëvizje kur papritur ka shfaqur shenja defekti dhe brenda pak çastesh është përfshirë nga flakët.

Fatmirësisht, drejtuesi i automjetit ka arritur të dalë në kohë dhe nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë duke bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe shmangien e përhapjes së flakëve në automjete apo objekte të tjera përreth.

Ndërkohë, ekspertët e Policisë kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet për një defekt teknik në mjet.

Ngjarja ka shkaktuar edhe bllokim të përkohshëm të qarkullimit në zonë, ndërsa situata është normalizuar pas ndërhyrjes së shërbimeve emergjente

The post Makina shpërthen në flakë në mes të qytetit të Fierit appeared first on Albeu.com.

Çako: Dron termik për të lokalizuar 2 barinjtë e mbetur në tokat e përmbytura në Hasturkas në Fier

TIRANË, 13 janar /ATSH/ Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako deklaroi sot në një prononcim për mediet në fshatin Hasturkas të Fierit se së shpejti do të nisë aksioni i kërkim- shpëtimit për dy barinj të cilët kanë mbetur në zonë të hapur ku ka prezencë uji.

“Jemi në veprim për të identifikuar se ku janë dy barinjtë që shërbejnë për ruajtjen e bagëtive në derdhje të lumit. Kanë pasur kontakte me familjarët e tyre, por për shkak të baterisë së telefonit kontaktet janë ndërprerë”, tha Çako.

Çako u shpreh se do të ngrihet një dron termik, për të lokalizuar dy barinjtë.

“Po presim të instalojmë një dron termik që të lokalizojmë vendndodhjen e tyre. Prej disa orësh nuk ka asnjë informacion për barinjtë”, tha Çako.

Ai nënvizoi se, nëse nuk do të ketë asnjë gjurmë prej tyre do të përdoren alternativa të tjera, si helikopter dhe forcat e ushtrisë.

/gj.m/j.p/

The post Çako: Dron termik për të lokalizuar 2 barinjtë e mbetur në tokat e përmbytura në Hasturkas në Fier appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çarja e argjinaturës në Fier, banorët humbin kontaktet me familjarët: Uji erdhi me forcë

✇Albeu
By: V K

Pas çarjes së argjinaturës së lumit Seman, banorët në Fier janë shprehur të shqetësuar në lidhje me situatën e përmbytjeve.

Disa prej tyre thonë se kanë humbur kontaktet me familjarët e tyre, për shkak të izolimit të zonës nga uji.

Banorët bëjnë apel për ndihmë urgjente, ndërsa vijon operacioni për evakuimin e tyre dhe të bagëtive të izoluara, ku shprehen se primare për ta janë shpëtimi i jetëve njerëzore.

“Kam 300 kokë bagëti, nuk i nxorëm dot sepse erdhi uji me forcë. Atje kam burrin dhe djalin, të ikin të lënë delet, dua të iki t’i shoh”, tha një prej banoreve.

“Prej dje janë shqyer argjinaturat. Kjo është hera e parë, jam 53-vjeç dhe nuk ka ndodhur një përmbytje e tillë më parë. Shkak janë mos mirëmbajtja e argjinaturave”, u shpreh një tjetër.

“Është çobani lart, kanë tre ditë pa bukë nuk e dimë as ku janë. Nuk kanë bateri në telefon dhe nuk dimë se çfarë bëhet. Duam t’i nxjerrim që atje, nuk po pyesim më për mallin, duam vetëm të shohim për njerëzit, jetët e njerëzve”, deklaron një tjetër banor.

The post Çarja e argjinaturës në Fier, banorët humbin kontaktet me familjarët: Uji erdhi me forcë appeared first on Albeu.com.

Luan Baçi publikon pamjet nga përmbytjet në Fier: Rreth 50 krerë rrezikojnë të mbyten, mungesë ndërhyrjeje

✇Albeu
By: V K

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, ka postuar në rrjete pamje nga situata në Daullas të bashkisë Fier, e cila është alarmante pas daljes nga shtrati të lumit Seman.

Dhjetëra hektarë tokë bujqësore dhe disa stalla janë përmbytur, duke rrezikuar jetën e fermerëve dhe bagëtive.

Sipas deputetit të PD-së, Luan Baçi, rreth 50 krerë lopë ndodhen të bllokuara nga uji dhe rrezikojnë të mbyten, ndërsa niveli i ujit vazhdon të rritet dhe mungon ndërhyrja.

Banorët kërkojnë ndihmë urgjente nga institucionet për të shmangur dëme të rënda dhe humbje të pakthyeshme.

 

The post Luan Baçi publikon pamjet nga përmbytjet në Fier: Rreth 50 krerë rrezikojnë të mbyten, mungesë ndërhyrjeje appeared first on Albeu.com.

“I thoni Ballukut të shikojë Fierin”, Korreshi publikon videon: Zjarrfikësja e Lushnjës shpërndan ujë për banorët

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka publikuar një video ku shihet zjarrfikësja e Lushnjës teksa shpërndan ujë për banorët e Fierit. Me anë të një postimi në Facebook, Korreshi shkruan se banorët e Fierit kishin disa ditë pa ujë, ndërsa i bën thirrje Belinda Ballukut që të lërë Tropojën ku ishte sot dhe të shkojë në […]

The post “I thoni Ballukut të shikojë Fierin”, Korreshi publikon videon: Zjarrfikësja e Lushnjës shpërndan ujë për banorët appeared first on BoldNews.al.

Rreziku i përmbytjeve në Fier/ Vjosa në kuota normale. Lumi Seman mbetet kërcënues

Situata në qarkun Fier vazhdon të monitorohet nga autoritetet lokale, ndërsa lumi Seman ruan nivel të lartë ujit dhe paraqet rrezik për zonat e banimit dhe tokat bujqësore.

Ndërsa infrastruktura kritike dhe rrugët kombëtare dhe rurale janë të kalueshme normalisht, dhe furnizimi me energji elektrike e ujë të pijshëm nuk ka pësuar ndërprerje, lumenjtë po tregojnë dinamikë të ndryshme.

Lumi Vjosa është në kuota normale me tendencë të lehtë në ulje, ndërsa Seman vazhdon të ketë prurje të larta përgjatë gjithë argjinaturave nga Bashkia Lushnje, Roskovec, Patos e Fier. Brenda argjinaturave janë të përmbytura rreth 100 hektarë tokë bujqësore, ndërsa në fshatrat Mbrostar dhe Petov janë prekur kasolle bagëtish dhe oborre banesash. Rreziku për zonat e banimit nuk është larguar ende në fshatrat Beline, Kallm, Mbrostar, Mujalli, Gercalli dhe Petov.

Nga ana tjetër, lumi Shkumbin është tërhequr brenda shtratit të tij dhe nuk paraqet rrezik për banorët.

Autoritetet lokale dhe hidrovoret mbeten në gatishmëri të plotë dhe vazhdojnë monitorimin e lumit Seman për të parandaluar përmbytje të mundshme. Banorët këshillohen të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin njoftimet zyrtare.

❌