Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Ka orë të tëra filmimesh”/ Këlliçi: Të gjithë shkonin te zyrat e Edi Ramës për leje dhe tendera

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi ka treguar sot se ekzistojnë orë të tëra filmimesh, dokumentimesh e fotografish, që tregojnë sesi funksionon shteti i qeverisur nga Edi Rama. I ftuar në A2 CNN, Këlliçi u shpreh se bazuar në këto materiale, rezulton se shumë individë shkonin direkt te zyra e kryeministrit për projekte në jug, leje kullash […]

The post “Ka orë të tëra filmimesh”/ Këlliçi: Të gjithë shkonin te zyrat e Edi Ramës për leje dhe tendera appeared first on BoldNews.al.

‘Të dënojnë për 1 dozë hashashi, por…/ Teliti: Drejtësia e re amniston vjedhjet me miliona euro të tenderave

Kreu i Këshilltarëve të Partisë Demokratike në Bashki, Dorian Teliti, ka folur ndaj vendimeve të fundit të drejtësisë, duke i cilësuar ato si një goditje të rëndë për besimin publik dhe një ditë të trishtë për drejtësinë e re. I ftuar në emisionin “Task-Forcë” në Syri TV, Teliti denoncoi faktin se zyrtarë të kapur në […]

The post ‘Të dënojnë për 1 dozë hashashi, por…/ Teliti: Drejtësia e re amniston vjedhjet me miliona euro të tenderave appeared first on BoldNews.al.

Afera 5D, Apeli zbut dënimet për pesë zyrtarë të Bashkisë së Tiranës

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar la në fuqi të enjten deklarimin fajtor për ish-drejtoren e institucionit ‘Tirana Parking’, Eglantina Zëre, dhe katër zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Tiranës të akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera”, por zbuti vendimin e shkallës së parë duke urdhëruar pezullimin e ekzekutimit […]

The post Afera 5D, Apeli zbut dënimet për pesë zyrtarë të Bashkisë së Tiranës appeared first on Reporter.al.

Artan Sako i ‘2T’ 110 mln € tendera, si përfundojnë paratë në xhepin e Gramos Sakos me kontrata fiktive/ SKEMA

Kompania e ndërtimit 2T shpk, me pronar në letra Artan Sako, ishte disa ditë më parë objekt kontrollesh të befasishme nga BKH-ja, në kuadër të hetimit të aferave korruptive me veprat publike, kryesisht rrugët. Në vitin 2013, kur PS-ja erdhi në pushtet, 2T ishte një komani modeste dhe pothuajse e panjohur. Gjatë pushtetit socialist, për shkak të […]

The post Artan Sako i ‘2T’ 110 mln € tendera, si përfundojnë paratë në xhepin e Gramos Sakos me kontrata fiktive/ SKEMA appeared first on BoldNews.al.

GJKKO e pezulloi nga detyra, Gjykata Kushtetuese merr sot vendimin për Ballukun, SPAK kërkon ta arrestojë për abuzimet me tenderat

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, në Gjykatën Kushtetuese zhvillohet seancë në lidhje me masën e sigurisë të vendosur ndaj zëvendës kryeministres Belinda Balluku, “pezullimi i ushtrimit të detyrës publike”, vendim i marrë nga Gjykata e Posaçme Anitkorrupsion.

Seanca nis në orën 10:00 dhe mbahet pas ankimimit të kryeministrit Edi Rama, i cili pretendon se me vendimin e pezullimit të Ballukut, gjykata ka shkelur kompetencat e tij si kryeministër.

“Nëse pezullimi i një ministri nga një prokuror dhe gjykatës sot do të legjitimohej si një e drejtë e ligjshme e drejtësisë, atëherë shtrirja e krahut të gjyqësorit përtej kufirit ndarës me ekzekutivin dhe me vetë jetën politike do krijonte precedent unikal, të rrezikshëm dhe kërcënues, sepse duke i hapur rrugë presioneve politike ndaj qeverisë, destabilizimit institucional dhe manipulimit të ekzekutivit nëpërmjet procesve penale, do ndodhte diçka që është e panjohur në Europë”, ëhstë shprehur më parë kreu i qeverisë.

Rama e ka justifikuar ankimin në Kushtetuese, si një betejë për pavarësinë e pushtetit ekzekutiv dhe mbrojtjen e kompetencave kryeministrore.

Gjykata e Posaçme, vendosi që ta pezullonte Ballukun nga detyra dhe të ndalonte udhëtimin jashtë vendit, duke i bllokuar pasaportën, pasi ajo u mor e pandehur për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.

Ndërkohë vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese, do të vijë në një kohë kur SPAK ka dorëzuar në Kuvend edhe kërkesën për autorizim për arrestimin e Ballukut.

Kjo lëvizje e SPAK erdhi menjëherë pasi Kushtetuesja e ktheu Ballukun në detyrë, ndërsa mbledhja e radhës e Këshillit të Mandateve është më datë 28 janar.

Balluku akuzohet se ka manipuluar dy tendera me vlerë 210 milionë euro, së bashku me vartësit e saj më të ngushtë, Evis Berberi, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, duke favorizuar kompanitë fituese, ndërsa akuzave u është shtuar edhe shkelje e barazisë me tendera në Unazën e Madhe.

The post GJKKO e pezulloi nga detyra, Gjykata Kushtetuese merr sot vendimin për Ballukun, SPAK kërkon ta arrestojë për abuzimet me tenderat appeared first on Albeu.com.

Qeveria e gjyqësorit e zhytur në skandale: 3 punonjës të KLGJ-së nën hetim, abuzime me tenderat mln euro!

Tre punonjës të Këshillit të Lartë Gjyqësor, një institucion i ngritur nga e ashtuquajtura “drejtësia e re”, dyshohet se kanë abuzuar në mënyrë të përsëritur në bërjen e tenderave me vlera miliona euro. Skandali është zbuluar nga vetë Agjencia e Prokurimit Publik, e cila zhvillon dhe është “shkalla e parë” e kontrollit të procedurave të […]

The post Qeveria e gjyqësorit e zhytur në skandale: 3 punonjës të KLGJ-së nën hetim, abuzime me tenderat mln euro! appeared first on BoldNews.al.

Si të shpenzosh 10 milionë euro me çokollata, rasti i AKSHI-t

Nga Vincent W.J. van Gerven Oei Në shtator 2025, gjatë prezantimit të qeverisë së tij të katërt radhazi, Kryeministri Edi Rama arriti të kapë për një çast vëmendjen e ciklit mediatik ndërkombëtar duke shpallur diçka që u paraqit si risi: një chatbot i sofistikuar me emrin “Diella”, i emëruar zyrtarisht Ministre Shteti për Inteligjencën Artificiale […]

The post Si të shpenzosh 10 milionë euro me çokollata, rasti i AKSHI-t appeared first on BoldNews.al.

Përfituese e mln eurove nga tenderat publikë dhe nën verifikim nga SPAK, 4 A-M “bëhet” me hotel në Sarandë

Kompania 4 A-M SHPK, përfituese e miliona eurove fonde nga tenderat publikë, sidomos gjatë viteve të fundit, ka mbyllur një vit shumë të suksesshëm 2025, duke mos u mjaftuar vetëm me zgjerimin e aktivitetit në sektorin energjetik, duke fituar kontrollin e disa shoqërive që operojnë në këtë fushë, por ka hyrë së fundmi edhe në […]

The post Përfituese e mln eurove nga tenderat publikë dhe nën verifikim nga SPAK, 4 A-M “bëhet” me hotel në Sarandë appeared first on BoldNews.al.

SPAK dërgon për gjykim Benet Becin dhe gjashtë të tjerë

TIRANË, 9 janar /ATSH/ Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka paraqitur kërkesën për gjykim në ngarkim të pandehurve: Benet Beci, Adela Ruko, Edlira Mitrushi, Jonid Kazani, Yllka Nishku, Premtim Dauti, Rudin Gjoni, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

SPAK njoftoi se “objekt i këtij hetimi është një procedurë prokurimi e zhvilluar nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare sh.a., me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjitik (Projekt Kërkimor)”, me nr. REF-46463-12-18-2019, me fond limit 69,500,000 (gjashtëdhjetë e nëntë milionë e pesëqind mijë) lekë”.

Sipas SPAK hetimi është nisur kryesisht mbi bazën e referimit të akteve nga hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

“Nga aktet e administruara ka rezultuar se, gjatë zhvillimit të kësaj procedure prokurimi, janë evidentuar rrethana fakti për veprën penale të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, në lidhje me veprimet e kundërligjshme të titullarit të autoritetit kontraktor, anëtarëve të njësisë së prokurimit dhe anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave. Këto veprime kanë konsistuar në përllogaritjen e fondit limit, hartimin e termave të referencës, përcaktimin e kritereve në dokumentacionin standard të tenderit, si dhe në fazën e vlerësimit të ofertave”, njoftoi SPAK.

Konkretisht, sipas SPAK “nga analizimi i provave të siguruara përmes përdorimit të teknikave të posaçme të hetimit, provave materiale të sekuestruara gjatë kontrollit në banesën e personit të marrë si i pandehur në një procedim tjetër, shtetasit Evis Berberi (bashkëshorti i të pandehurës Adela Ruko), si dhe nga kryerja e veprimeve të tjera hetimore në kuadër të këtij hetimi, ka rezultuar se:

“I pandehuri Benet Beci, në detyrën e Administratorit të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare sh.a., në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, në bashkëpunim me anëtarët e njësisë së prokurimit, të pandehurit Jonid Kazani, Edlira Mitrushi, Yllka Nishku, si dhe me anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, të pandehurit Adela Ruko, Rudin Gjoni, Premtim Dauti, kanë paracaktuar dhe krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për shoqërinë fituese të kësaj procedure prokurimi, “Consulting & Management Albania” sh.p.k”.

Sipas SPAK në këtë procedurë prokurimi janë evidentuar veprime në kundërshtim me disa nene të ligjit “Për prokurimin publik”.

/m.q/a.f/

The post SPAK dërgon për gjykim Benet Becin dhe gjashtë të tjerë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tenderi 800 mijë euro “për Harvardin”, SPAK dërgon për gjykim Benet Becin dhe 6 zyrtarë të KESH-it

Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci, i cili akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, së bashku me gjashtë persona të tjerë. Hetimi lidhet me një procedurë të zhvilluar në kohën kur Beci drejtonte KESH-in, në fund të vitit 2019 për një kontratë studimore me vlerë rreth 800 mijë […]

The post Tenderi 800 mijë euro “për Harvardin”, SPAK dërgon për gjykim Benet Becin dhe 6 zyrtarë të KESH-it appeared first on BoldNews.al.

Ahmetaj rrëfen zinxhirin e aferave: Terminale, aeroporte, tuneli dhe KAYO, jashtë kontrollit publik

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka vijuar mbrëmjen e sotme me rrëfimin e tij të katërt për atë që ai i quan aferat më të mëdha ekonomike të qeverisë Rama. Në intervistën për “Çim Peka LIVE”, Ahmetaj akuzoi kryeministrin dhe kabinetin e tij për shpërdorim masiv të pasurive publike përmes koncesioneve, investimeve strategjike, marrëveshjeve të pafishta dhe […]

The post Ahmetaj rrëfen zinxhirin e aferave: Terminale, aeroporte, tuneli dhe KAYO, jashtë kontrollit publik appeared first on BoldNews.al.

Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS

Nga Ferdinand Dervishi Në vendimin e Gjykatës së Posaçme për masat e arrestit të të akuzuarve për tenderat e AKSHI-t, ka të paktën dy personazhe, të cilët akuzohen edhe si bashkëpunëtorë në vjedhjen e databazës së sistemit TIMS të Policisë së Shtetit – ngjarje e ndodhur më 2 gusht 2023. E para, që shfaqet, është […]

The post Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS appeared first on BoldNews.al.

Përparim Cena 4 kulla deri në 30 kate në qendrën historike të Durrësit, mln € tendera nga Agolli i FSHZH-së

Një projekt tjetër kontrovers po zhvillohet në qendrën historike të Durrësit, shumë afër monumenteve të kulturës. Qeveria ka dhënë një super leje, për të ndërtuar ngjitur me njëra tjetrën jo 1 por plot 4 kulla, më e larta nga të cilat do të jetë plot 30 kate. Një paradoks tepër i madh, pasi nga njëra […]

The post Përparim Cena 4 kulla deri në 30 kate në qendrën historike të Durrësit, mln € tendera nga Agolli i FSHZH-së appeared first on BoldNews.al.

“I detyrojnë të qepin gojën”/ Berisha: Agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit dhe i çojnë në bodrumet e Suel Çelës

Kryedemokrati, Sali Berisha, ka akuzuar mbrëmjen e sotme se agjensitë shtetërore janë përdorur nga qeveria për të ushtruar presion dhe dhunë ndaj biznesmenëve me qëllim tërheqjen e tyre nga tenderat publikë. Gjatë foltores me demokratët në Kurbin, Berisha u shpreh se personat e marrë peng janë dërguar sipas tij në ambjente private dhe bodrume, të […]

The post “I detyrojnë të qepin gojën”/ Berisha: Agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit dhe i çojnë në bodrumet e Suel Çelës appeared first on BoldNews.al.

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit

Elsian Bici u emërua nga Belinda Balluku drejtor i Operatorit të Sistemit të Transmetimit OST, më 10 janar 2025 në vend të Skerdi Drenovës. Menjëherë Bici ka kapur klientelën e vjetër të paraardhësit dhe vazhdon shpërdorimin e fondeve përmes tenderave fiktivë. Por jo vetëm kaq, sepse Bici ka rritur edhe cmimin e shërbimeve, duke ia […]

The post Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit appeared first on BoldNews.al.

Mijëra euro tendera të dyshimtë që shkojnë për tallava! Degradimi i Shtëpisë së Pushimit Durrës

Dekada më parë, Shtëpia e Pushimit në Durrës, e njohur ndryshe edhe si Konvaleshenca, ishte një rezidencë elitare që ofronte akomodim për forcat e Policisë së Shtetit. E ndodhur në bregdetin e Durrësit, në afërsi të Golemit, me një kompleks të përbërë nga godina hoteliere, restorant dhe hapësira plazhi, kjo strukturë shërbente për trajtimin e […]

The post Mijëra euro tendera të dyshimtë që shkojnë për tallava! Degradimi i Shtëpisë së Pushimit Durrës appeared first on BoldNews.al.

Benet Beci del pas dy orësh nga SPAK

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, ka lënë ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) pas rreth dy orësh qëndrimi. Beci u paraqit këtë të premte në SPAK në kuadër të një hetimi penal që po zhvillohet ndaj tij. Ndaj Benet Becit u regjistrua procedim penal për shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike, kryer në […]

The post Benet Beci del pas dy orësh nga SPAK appeared first on BoldNews.al.

Benet Beci në SPAK/ Kryebashkiaku i Shkodrës u thirr për t’iu komunikuar mbyllja e hetimeve

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci është paraqitur këtë të premte në ambjentet e Prokurorisë së Posacme.

ABC News mëson se Beci është thirrur nga SPAK për t’iu komunikuar mbyllja e hetimeve.

Ai është marrë nën hetim nga SPAK për shkeljen e barazisë në tenderë apo ankande publike bashkë me 7 të tjerë, për tenderin “Zhvillimi strategjik i sektorit energjetik”.

Ndaj tij u regjistrua procedim penal për shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike, kryer në bashkëpunim, më 23 tetor 2024. Ndërkohë, më 23 prill të 2025, prokurori Dritan Prençi e mori të pandehur kryebashkiakun socialist.

Bashkë me Benet Becin, nën hetim për këtë tender abuziv janë marrë edhe disa zyrtarë të tjerë, me rol në Komisionin e Vlerësimit të Ofertave./abcnews.al

Kërcënime dhe tendera/ Si po e zgjeron SPAK hetimin për Belinda Ballukun

Kërkesa e prokurorit Dritan Prençi drejtuar kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut tregon se në përballjen me qeverinë e Edi Ramës, SPAK nuk po tërhiqet. Përkundrazi, dokumenti që është siguruar nga Lapsi.al tregon një qasje të përshkallëzuar, zgjerim të hetimit, shtim të akuzave, rëndim të pozitës penale të zv kryeministres dhe, për pasojë një ekspozim […]

The post Kërcënime dhe tendera/ Si po e zgjeron SPAK hetimin për Belinda Ballukun appeared first on BoldNews.al.

A është Mirzeta Kashnica, vartësja që Balluku ka kërcënuar gjatë hetimeve nga SPAK?

Prishja e prova, intimidimi i dëshmitarëve dhe vazhdimi i përsëritjes së veprës penale gjatë qëndrimit në detyrën e ministres, janë 3 shkaqet kryesore që prokuroria e Posaçme kërkon arrestimin e Ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku. Një nga dëshmitarët dhe të pandehurat që ka kërcënuar Balluku gjatë fazës së hetimit dhe gjatë qëndrimit të […]

The post A është Mirzeta Kashnica, vartësja që Balluku ka kërcënuar gjatë hetimeve nga SPAK? appeared first on BoldNews.al.

❌