❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Vodhi targat e 5 automjeteve/ Korçë, arrestohet 23-vjeçari

Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës pasi vodhi pesë targa të automjeteve.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjetën 5 targat e vjedhura, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Ndryshojnë çmimet e referencës për zhdoganimin e automjeteve të përdorura

TIRANË, 26 dhjetor/ATSH/ Çmimet e referencĂ«s qĂ« pĂ«rdoren nga doganat pĂ«r zhdoganimin e automjeteve tĂ« pĂ«rdorura janĂ« rritur me 25% pĂ«r autoveturat, kamionçinat, furgonĂ«t dhe kamionĂ«t, sipas udhĂ«zimit tĂ« ri tĂ« miratuar nga Ministria e Financave, i cili ka hyrĂ« nĂ« fuqi pas botimit nĂ« Fletoren Zyrtare.

Ndryshimet parashikohen nĂ« udhĂ«zimin e ndryshuar ”PĂ«r vlerĂ«simin e mallrave pĂ«r qĂ«llime doganore”, i cili rregullon mĂ«nyrĂ«n e vlerĂ«simit tĂ« automjeteve tĂ« pĂ«rdorura pĂ«r qĂ«llime zhdoganimi.

Çmimet e referencĂ«s pĂ«rdoren nĂ« rastet kur automjetet kanĂ« vit prodhimi mĂ« tĂ« hershĂ«m se viti i fundit i publikuar nĂ« buletinet zyrtare tĂ« çmimeve, si “Quattroroute”, “Tuttotrasporti”, “Schwackeliste” etj., qĂ« pasqyrojnĂ« çmimet e shitjes nĂ« tregjet europiane, ose kur nuk pranohet vlera e transaksionit.

Sipas udhëzimit të ri, për autoveturat me cilindratë nga 1400 deri në 1900 cc, pragu minimal i zhdoganimit rritet nga 200 mijë lekë në 250 mijë lekë. Për automjetet me cilindratë nga 1900 deri në 2500 cc, vlera e referencës rritet nga 325 mijë lekë në 406 mijë lekë, ndërsa për ato nga 2500 deri në 3000 cc, çmimi minimal rritet nga 400 mijë lekë në 500 mijë lekë.

Për automjetet me cilindratë nga 3000 deri në 4500 cc, pragu minimal i zhdoganimit rritet nga 500 mijë lekë në 625 mijë lekë, ndërsa për automjetet me cilindratë mbi 4500 cc, vlera minimale mbetet e pandryshuar, në nivelin 1 milion lekë.

Rritja me 25% është aplikuar edhe për çmimet e referencës për kamionçinat, furgonët dhe kamionët. Për kamionçinat dhe furgonët me kapacitet deri në 1.5 tonë, pragu minimal i zhdoganimit rritet nga 400 mijë lekë në 500 mijë lekë. Për mjetet me kapacitet nga 1.5 deri në 3.5 tonë, vlera minimale rritet nga 600 mijë lekë në 750 mijë lekë.

Ndërkohë, për kamionët me kapacitet nga 3.5 deri në 10 tonë, çmimi minimal i zhdoganimit rritet nga 850 mijë lekë në 1.062.500 lekë. Për kamionët me kapacitet nga 10 deri në 15 tonë, pragu minimal rritet nga 1 milion lekë në 1.250.000 lekë, ndërsa për kamionët me kapacitet mbi 15 tonë, nga 1.2 milion lekë në 1.5 milion lekë. /j.p/

 

The post Ndryshojnë çmimet e referencës për zhdoganimin e automjeteve të përdorura appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BRUKSEL – BE i dorĂ«zohet presionit, lejon shitjen e njĂ« numri tĂ« kufizuar automjetesh me benzinĂ« dhe naftĂ«

BRUKSEL, 17 dhjetor /ATSH/- Bashkimi Evropian ka konfirmuar planet pĂ«r tĂ« lehtĂ«suar ndalimin e shitjes sĂ« automjeteve tĂ« reja me benzinĂ« ​​dhe naftĂ« deri nĂ« vitin 2035, duke iu nĂ«nshtruar presionit tĂ« fortĂ« nga industria e automjeteve dhe udhĂ«heqĂ«sit e disa shteteve anĂ«tare, pĂ«rfshirĂ« GjermaninĂ« dhe ItalinĂ«, sipas “The Telegraph”.

Sipas propozimeve, Bashkimi Evropian do të lejojë shitjen e një numri të kufizuar automjetesh me benzinë dhe naftë.

Sipas legjislacionit aktual, prodhuesit duhet tĂ« sigurojnĂ« qĂ« 100% e makinave dhe furgonĂ«ve tĂ« prodhuar – tĂ« jenĂ« me zero emetime deri nĂ« vitin 2035.

Komisioni Evropian tani po propozon ta ulë këtë përqindje në 90%, duke lejuar që pjesa tjetër të prodhohet me hibride plug-in (PHEV) ose motorë me djegie të brendshme edhe pas vitit 2035.

Gjithashtu, 10% e mbetur e prodhimit që nuk është neutral ndaj karbonit duhet të kompensohet nga masa të tjera të gjelbra, të tilla si përdorimi i çelikut të gjelbër të prodhuar në Evropë ose biokarburanteve në automjetet joelektrike.

Propozimet përfshijnë gjithashtu stimuj për makinat e vogla elektrike: automjetet nën 4,2 metra të gjata, me çmim midis 15,000 dhe 20,000 euro dhe të prodhuara në BE, do të përfitojnë nga ulja e tarifave rrugore dhe stimujve për prodhuesit.

Ndërkohë, kërkesat për furgonët elektrikë do të lehtësohen, duke ulur objektivin e reduktimit të emetimeve nga 50% në 40% deri në vitin 2030.

Propozimet, të cilat duhet të miratohen nga qeveritë e BE-së dhe Parlamenti Evropian, pritet të shihen si një fitore për industrinë evropiane të makinave, e cila ka luftuar për të kaluar në elektrifikim dhe përballet me konkurrencën e automjeteve kineze.

Por, vendimi është kritikuar nga partitë e gjelbra dhe organizatat mjedisore, të cilat paralajmërojnë se ai shkel politikën mjedisore të BE-së dhe favorizon konkurrencën kineze në tregun e automjeteve elektrike.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, theksoi se Evropa mbetet në krye të tranzicionit global të pastër dhe se propozimet janë rezultat i dialogut intensiv me industrinë e automobilave, organizatat e shoqërisë civile dhe palët e interesuara. //a.i/

The post BRUKSEL – BE i dorĂ«zohet presionit, lejon shitjen e njĂ« numri tĂ« kufizuar automjetesh me benzinĂ« dhe naftĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gati 90 mijë mjete të reja të regjistruara në 11 muaj

TIRANË, 15 dhjetor/ATSH/ Tregu i automjeteve nĂ« vend po shĂ«non njĂ« rritje tĂ« ndjeshme, duke reflektuar dinamika pozitive nĂ« sektorin e transportit dhe konsumin e brendshĂ«m.

Sipas tĂ« dhĂ«nave zyrtare tĂ« DrejtorisĂ« sĂ« PĂ«rgjithshme tĂ« ShĂ«rbimit tĂ« Transportit Rrugor (DPSHTRR), gjatĂ« periudhĂ«s janar–nĂ«ntor 2025 janĂ« regjistruar pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« 89.654 mjete, njĂ« rritje prej 96% krahasuar me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« vitit 2019.

Nga totali i mjeteve të regjistruara, 73.066 janë autovetura, të cilat përbëjnë 81,5% të tregut, duke konfirmuar dominimin e këtij segmenti në strukturën e flotës rrugore.

Kryesimin e regjistrimeve e mban Republika e Koresë, me 21,4% të totalit të mjeteve të regjistruara. Italia dhe Gjermania renditen përkatësisht me 15,4% dhe 15,6%, duke dëshmuar se prodhuesit europianë vazhdojnë të mbajnë një pozicion të fortë në treg.

Rritje të dukshme paraqet edhe prania e mjeteve me origjinë nga Kina, e cila zë 9,1% të regjistrimeve, ndërsa Zvicra përfaqësohet me 8,4%. Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasojnë me 8%, duke ruajtur një pjesë të qëndrueshme të tregut. /j.p/

The post Gati 90 mijë mjete të reja të regjistruara në 11 muaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

Në rrugën e Prushit, automjeti me drejtues shtetasin F. Gj, rreth 23 vjeç është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. T, rreth 40 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit si dhe është dëmtuar pasagjeria në motomjet shtetasja A. Gj, rreth 22 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit shtetasi F. Gj, është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme proceduriale.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

The post Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja appeared first on Albeu.com.

Policia e Kosovës pajiset me 41 vetura të reja

PRISHTINË, 2 dhjetor/ATSH/ Drejtoria e PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s ka shpĂ«rndarĂ« sot 41 vetura tĂ« reja pĂ«r njĂ«sitĂ« patrulluese, nĂ« kuadĂ«r tĂ« pĂ«rpjekjeve tĂ« vazhdueshme pĂ«r rritjen e kapaciteteve operative nĂ« rritjen e sigurisĂ« pĂ«r qytetarĂ«t.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, kolonel Gazmend Hoxha, ka dorëzuar automjetet e reja, të cilat përfshijnë 35 limuzina, mes tyre edhe modele hibride, si dhe 6 xhipa të dedikuar për mbulimin e zonave të vështira patrulluese në të gjitha drejtoritë rajonale të vendit.

Sipas një postimi në Facebook, ky investim konsiderohet një hap i rëndësishëm në përmbushjen e objektivave të Planit Zhvillimor Strategjik, duke fuqizuar qasjen proaktive të policisë dhe rritur efikasitetin në reagimin ndaj kërkesave të qytetarëve.

Policia e Kosovës thekson se pajisja me automjete të reja do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e bashkëpunimit me komunitetin, rritjen e transparencës institucionale dhe forcimin e besimit të qytetarëve në organet e rendit.

Policia e Kosovës - Foto: KosovaPress
1 nga 3

/KosovaPress/

The post Policia e Kosovës pajiset me 41 vetura të reja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndryshimi i pronësisë së mjeteve të blera, afatet e regjistrimit

TIRANË, 2 dhjetor /ATSH/ Drejtoria e PĂ«rgjithshme e ShĂ«rbimit tĂ« Transportit Rrugor (DPSHTR) bĂ«n tĂ« ditur se qytetarĂ«t qĂ« sapo kanĂ« blerĂ« njĂ« mjet duhet tĂ« kryejnĂ« ndryshimin e pronĂ«sisĂ« nĂ« sportelet e drejtorive rajonale sipas vendbanimit tĂ« tyre.

Sipas DPSHTRR-së, ky proces është i domosdoshëm për regjistrimin ligjor dhe për të shmangur penalitete të mundshme.

Dokumentacioni i nevojshëm për ndryshimin e pronësisë përfshin: Dokumentet identifikues të aplikantit; Dokumentin e fitimit të pronësisë së mjetit; Dokumentin e identifikimit të treguesve të mjetit (përjashtohen mjetet me certifikatë kontrolli teknik të vlefshme dhe mjetet e reja brenda periudhës pa nevojë për kontroll teknik); Kontratën e sigurimit të mjetit dhe konfirmimin nga Regjistri i Barrëve Siguruese; Lejen e qarkullimit të mjetit; Certifikatën e pronësisë për rastet kur leja e qarkullimit është e modelit të vjetër; Vërtetimin se shitësi nuk është debitor për TVMP/TVML, gjoba nga kontrolli teknik ose bllokime të tjera.

DPSHTRR bën të ditur se, automjetet, motomjetet dhe rimorkiot duhet të regjistrohen brenda 30 ditëve kalendarike nga data e lidhjes së kontratës; makinat bujqësore duhet të regjistrohen brenda 10 ditëve kalendarike.

DPSHTR apelon tek të gjithë qytetarët që të respektojnë këto afate për të shmangur probleme ligjore dhe administrative, duke garantuar regjistrimin korrekt të mjeteve të tyre. /j.p/

1 nga 2

The post Ndryshimi i pronësisë së mjeteve të blera, afatet e regjistrimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aktakuzë për laboratorin e drogës në Prizren, nëntë persona përballen me drejtësinë



Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave për rastin e laboratorit të drogës të zbuluar më 23 prill 2025 në Prizren.

Sipas aktakuzĂ«s, tĂ« pandehurit kanĂ« kultivuar 175 bimĂ« “kanabis sativa” nĂ« dy banesa nĂ« lagjen “Dardania”, tĂ« pajisura me llamba profesionale, sisteme ventilimi dhe pajisje tĂ« tjera mbĂ«shtetĂ«se. Ata akuzohen pĂ«r veprĂ«n penale “Kultivimi i bimĂ«s sĂ« hashashit, shkurres sĂ« kokainĂ«s ose bimĂ«ve tĂ« kanabisit” sipas nenit 272 tĂ« KPRK-sĂ«.

NĂ«ntĂ« tĂ« pandehurit, mes tĂ« cilĂ«ve D.M., E.M., M.S. dhe A.S., akuzohen gjithashtu pĂ«r pĂ«rgatitje dhe shpĂ«rndarje tĂ« lĂ«ndĂ«s narkotike, pĂ«rmes tharjes, paketimit dhe shitjes sĂ« kanabisit dhe kokainĂ«s. GjatĂ« bastisjeve janĂ« sekuestruar 451.91 gram kokainĂ«, para tĂ« gatshme, pajisje pĂ«r peshimin dhe ndarjen e lĂ«ndĂ«ve narkotike, si dhe dy vetura. NjĂ« nga tĂ« pandehurit, K.R., akuzohet se ka shkĂ«mbyer 2 kg marihuanĂ« pĂ«r njĂ« veturĂ« “Audi A6”, pĂ«rcjell Telegrafi.

Të pandehurit kanë vepruar së bashku si grup i organizuar, ndërsa njëri prej tyre, B.M., akuzohet për ndihmë në kultivimin e bimëve duke informuar të tjerët për lëvizje të dyshimta që mund të çonin në zbulimin e laboratorit.

Prokuroria ka propozuar konfiskimin e pasurisë së përfituar nga aktiviteti kriminal, përfshirë dy banesa në Prizren, dy automjete, narkotikë, telefona mobil dhe para të gatshme në vlerë 1,020 euro dhe 30 franga zvicerane.

Pas administrimit të provave, Prokuroria kërkon që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale për të cilat akuzohen. /Telegrafi/

Numri i mjeteve në qarkullim arrin mbi 1 milion

TIRANË, 27 nĂ«ntor/ATSH/ NĂ« tremujorin e tretĂ« tĂ« vitit numri total i mjeteve nĂ« qarkullim nĂ« ShqipĂ«ri arriti nĂ« 1.025.981, duke shĂ«nuar njĂ« rritje prej 9,2% krahasuar me vitin e kaluar.

Autoveturat mbeten dominueset në treg, duke përbërë 80,8% të mjeteve të regjistruara, 6% janë motorë, ndërsa automjetet për transport të përzier dhe ato komerciale zënë 5,9% të totalit.

Tirana vazhdon të mbajë pozitat udhëheqëse në nivel kombëtar, me 34,7% të mjeteve gjithsej, pasuar nga Durrësi me 13,6%. Këto dy qarqe janë ato që kanë numrin më të madh të mjeteve në qarkullim, duke reflektuar densitetin më të lartë të popullsisë dhe zhvillimin ekonomik.

Nga ana tjetër, Gjirokastra dhe Kukësi mbeten me numrat më të ulët të mjeteve, me përkatësisht 2,2% dhe 2,4% të totalit të mjeteve.

Po ashtu, regjistrimet e reja të mjeteve kanë shënuar një rritje prej 1,6%, me gjithsej 26.614 mjete të regjistruara për herë të parë gjatë këtij tremujori. Nga këto, 82,3% kanë qenë autovetura.

Volkswagen është marka që kryeson në regjistrimet e reja me 19,8% të tregut, e ndjekur nga Mercedes Benz me 17%, duke dëshmuar një preferencë të vazhdueshme për këto dy marka të njohura.

Tirana ka udhëhequr gjithashtu në regjistrimet e reja, me 39,5% të mjeteve të regjistruara për herë të parë në këtë periudhë. /j.p/

The post Numri i mjeteve në qarkullim arrin mbi 1 milion appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rritet me 24% numri i testimeve teknike të mjeteve gjatë 10-mujorit

TIRANË, 7 nĂ«ntor/ATSH/ Drejtoria e PĂ«rgjithshme e ShĂ«rbimeve tĂ« Transportit Rrugor (DPSHTRR) bĂ«n tĂ« ditur se siguria rrugore po pĂ«rmirĂ«sohet ndjeshĂ«m, falĂ« rritjes sĂ« kontrolleve teknike tĂ« mjeteve.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë 10 muajve të parë të vitit 2025 janë kryer gati 267 mijë testime teknike, duke shënuar një rritje të ndjeshme prej 24% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Pjesa më e madhe e mjeteve të testuara janë automjetet personale, që përbëjnë 86.2% të totalit. Më pas renditen kamionët me 6,2%, motomjetet me 4,9%, autobusët me 1,8%, rimorkiot me 0,5% dhe mjetet e punës me 0,4%.

Drejtoria thekson se kontrolli i rregullt teknik nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« kĂ«rkesĂ« ligjore, por njĂ« masĂ« e domosdoshme pĂ«r parandalimin e aksidenteve dhe sigurimin e rrugĂ«ve pĂ«r tĂ« gjithĂ« pĂ«rdoruesit. “Siguria fillon me kontrollin”, nĂ«nvizon DPSHTRR, duke bĂ«rĂ« thirrje pĂ«r pĂ«rgjegjshmĂ«ri nga ana e drejtuesve tĂ« mjeteve.

Inspektimet teknike periodike ndihmojnë në identifikimin e defekteve të mundshme që mund të shkaktojnë aksidente, duke kontribuar direkt në uljen e riskut dhe rritjen e sigurisë për të gjithë qytetarët. /j.p/

The post Rritet me 24% numri i testimeve teknike të mjeteve gjatë 10-mujorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Moti me reshje, Policia apel për respektimin e rregullave të qarkullimit

TIRANË, 26 tetor/ATSH/ Policia e Shtetit i bĂ«n apel pĂ«r kujdes pĂ«r tĂ« gjithĂ« pĂ«rdoruesve tĂ« rrugĂ«s pĂ«r shkak tĂ« motit tĂ« keq.

Në një postim në rrjetet sociale, Policia e Shtetit theksoi se si pasojë e motit të keq me reshje shiu në disa akse rrugore ka prezencë uji apo edhe rënie inertesh.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të zbatojnë udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore.

Strukturat e Policisë Rrugore janë në terren  për të ndihmuar dhe parandaluar ngjarjet rrugore.

Ndërkohë, po bashkëpunohet me firmat kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve, me qëllim pastrimin në kohë të segmenteve ku, si pasojë e reshjeve, ka pasur rënie inertesh në rrugë.

Policia fton qytetarët të telefonojnë në numrin 112 në rast nevoje në rrugë.

Vendi ynë sot është përfshirë nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Gjatë ditës ka pasur reshje me intensitet mesatar në veri e pjesërisht në qendër. Në orët e mbrëmjes parashikohet riaktivizim i reshjeve të shiut të herëpashershme me intensitet mesatar e hera-herës lokalisht të lartë shoqëruar me shkarkesa elektrike, kryesisht në zonën veriperëndimore e pjesërisht në qendër.

/k.s/j.p/

The post Moti me reshje, Policia apel për respektimin e rregullave të qarkullimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KrizĂ« e thellĂ« te Porsche – fitimet bien nĂ« tokĂ«

Fitimet e kompanisë Porsche pas tatimeve kanë pësuar një rënie të ndjeshme prej 95.9 për qind krahasuar me një vit më parë, duke zbritur në vetëm 114 milionë euro.

Nga korriku deri në shtator, prodhuesi gjerman me seli në Stuttgart raportoi madje humbje prej 966 milionë eurosh, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kishte realizuar fitim prej 974 milionë eurosh.

Sipas revistës Spiegel, shkaku kryesor i kësaj rënieje lidhet me ndryshimin strategjik të menaxhmentit nën drejtimin e shefit aktual të kompanisë, Oliver Blume, i cili ka hequr dorë nga objektivat ambiciozë për elektrifikim, përfshirë edhe planin për prodhimin e baterive.

Lansimi i modeleve të reja elektrike është shtyrë. Duke marrë parasysh realitetin e tregut dhe nevojat e klientëve, Porsche tani po fokusohet në rikthimin e motorëve me djegie të brendshme, të cilët pritet të vazhdojnë të përdoren edhe gjatë dekadës së ardhshme.

NjĂ« “operacion emergjent” i tillĂ«, megjithatĂ«, pritet tĂ« ketĂ« kosto tĂ« lartĂ«. Sipas kompanisĂ«, shpenzimet mund tĂ« arrijnĂ« deri nĂ« 3.1 miliardĂ« euro gjatĂ« vitit fiskal 2025.

Fitimi operativ në nëntë muajt e parë të vitit ishte vetëm 40 milionë euro, që paraqet një rënie prej 99 për qind krahasuar me më shumë se 4 miliardë euro vitin e kaluar. Edhe shitjet kanë shënuar rënie prej 6 për qind, duke u ulur në 26.9 miliardë euro.

“Ne po pranojmĂ« me vetĂ«dije rezultate financiarisht shumĂ« mĂ« tĂ« dobĂ«ta pĂ«rkohĂ«sisht, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« forcojmĂ« qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« dhe fitueshmĂ«rinĂ« e Porsches nĂ« plan afatgjatĂ«â€, ka deklaruar Jochen Breckner, drejtor financiar i kompanisĂ«.

Ai shtoi se përmirësime priten nga viti 2026.

Për një kohë të gjatë, Porsche është konsideruar si gjenerator fitimi për tërë Grupin Volkswagen, por me dështimin e pritjeve për veturat elektrike dhe tarifat e reja amerikane, kjo periudhë duket se ka marrë fund.

Prodhuesi i njohur i veturave sportive po hyn në vitin e dytë me radhë të rënies së shitjeve. Nga janari deri në shtator, kompania ka shitur rreth 215,500 automjete, një ulje prej 6 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Situata është veçanërisht e rëndë në Kinë, ku deri më tani gjatë këtij viti Porsche ka shitur rreth 32,200 automjete, një rënie prej 26 për qind. Në vitin 2022, ky numër kishte qenë mbi 68,000 automjete.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KrizĂ« e thellĂ« te Porsche – fitimet bien nĂ« tokĂ« appeared first on Sinjali.

Rritet përdorimi i mjeteve elektrike, ndikim i ndjeshëm në uljen e ndotjes

TIRANË, 15 tetor/ATSH/ Flota e mjeteve nĂ« qarkullim po pĂ«rjeton njĂ« transformim tĂ« ndjeshĂ«m nĂ« drejtim tĂ« transportit tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m, me njĂ« rritje tĂ« mjeteve elektrike gjatĂ« periudhĂ«s janar-shtator 2025.

Sipas të dhënave zyrtare, janë regjistruar gjithsej 3901 mjete elektrike, një rritje prej 80% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, duke dëshmuar kështu një ndërgjegjësim gjithnjë e më të madh të qytetarëve dhe bizneseve për ndikimin e transportit në mjedis.

Mjetet elektrike me zero kilometra kanë përbërë 39,9% të të gjitha regjistrimeve të reja me zero km për nëntëmujorin e parë të këtij viti, një përqindje që jo vetëm tejkalon ndjeshëm vitin 2024, kur kjo shifër ishte 28,2%, por paraqet një rritje të vazhdueshme krahasuar me vitin 2023 (25%) dhe 2022 (7,2%).

Përtej shifrave të regjistrimeve, ndikimi pozitiv në mjedis është një tjetër tregues domethënës.

Vetëm për periudhën janar-shtator 2025, llogaritet një reduktim prej mbi 13 milionë kilogramë dioksid karboni në vit, çka përkthehet në ndikim të barasvlefshëm me mbjelljen e mbi 452 mijë pemëve.

Ky rezultat i rëndësishëm jo vetëm që forcon angazhimin e vendit ndaj objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm, por shërben edhe si nxitje për politika të mëtejshme mbështetëse në sektorin e transportit të pastër.

1 nga 3

/r.e/a.f/

The post Rritet përdorimi i mjeteve elektrike, ndikim i ndjeshëm në uljen e ndotjes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga nesër bllokohet aksi Vorë-Durrës/ ARRSH: Përdorni rrugën e Maminasit!

Duke filluar nga dita e nesërme, (e hënë, 13 tetor), do të bllokohet qarkullimi i automjeteve në aksin rrugor Vorë-Ura e Dajlanit, për shkak se Autoriteti Rrugor Shqiptar do të nisë një ndërhyrje për riparimin e shtresave asfaltike. Sipas një njoftimi të bërë për qytetarët nga ARRSH, do të ketë bllokim të qarkullimit në drejtimin [
]

The post Nga nesër bllokohet aksi Vorë-Durrës/ ARRSH: Përdorni rrugën e Maminasit! appeared first on BoldNews.al.

Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, tre persona të lënduar



Një aksident trafiku ku janë përfshirë tri automjete ka ndodhur pak më parë në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur edhe se si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona.

‘‘Sot rreth orĂ«s 17:10 kemi pranuar informatĂ«n se nĂ« rrugĂ«n PrishtinĂ« -Ferizaj, ka ndodhur njĂ« aksident trafiku me lĂ«ndime.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona.

Me rastin po merret njĂ«siti i trafikut rajonal’’, ka deklaruar Ahmeti.

Ford tërheq mbi 115 mijë automjete në SHBA për shkak të defektit në drejtim

Kompania amerikane e automjeteve, Ford, ka njoftuar tërheqjen e mbi 115,500 automjeteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Administratës Kombëtare të Sigurisë së Trafikut në Autostrada të SHBA-së, shkak i këtij veprimi është një defekt që mund të shkaktojë devijim të drejtimit, duke rrezikuar sigurinë e drejtuesve të automjeteve, raporton Reuters.

Problemi prek automjetet e prodhuara në vitet 2020 dhe 2021, duke përfshirë modelet F-250, F-350 dhe F-450.

“TregtarĂ«t e Fordit do tĂ« inspektojnĂ« dhe riparojnĂ« ose zĂ«vendĂ«sojnĂ« pjesĂ«n e dĂ«mtuar pa pagesĂ«â€, bĂ«het e ditur nĂ« njoftimin e autoriteteve.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ford tërheq mbi 115 mijë automjete në SHBA për shkak të defektit në drejtim appeared first on Sinjali.

Rama: “Varrezat e makinave” transformohen nĂ« projekte pĂ«r komunitetin


TIRANË, 20 shtator/ATSH/ “Varrezat e  makinave” tĂ« krijuara nga automjetet e sekuestruara nga autoritetet, qĂ« pĂ«r dekada ishin shndĂ«rruar nĂ« vatra ndotjeje nĂ«pĂ«r bashkitĂ« e vendit, do tĂ« transformohen nĂ« hapĂ«sira tĂ« gjelbra dhe projekte tĂ« dobishme pĂ«r komunitetin.

Kryeministri Edi Rama teksa ndau pamje nga varrezat e “provave” nĂ« VlorĂ«, bĂ«ri tĂ« ditur sot se falĂ« angazhimit tĂ« AgjencisĂ« sĂ« Aseteve tĂ« Sekuestruara po i jepet fund grumbullimit tĂ« automjeteve tĂ« sekuestruara ndĂ«r vite, tĂ« cilat pĂ«r mĂ« shumĂ« se tre dekada ishin shndĂ«rruar nĂ« “depo tĂ« ndryshkut” dhe mbeturinave, duke zĂ«nĂ« hapĂ«sira publike nĂ« qendrat e qarqeve.

“MĂ« nĂ« fund, falĂ« angazhimit tĂ« AgjencisĂ« sĂ« Aseteve tĂ« Sekuestruara, i erdhi fundi edhe varrezave tĂ« “provave” qĂ« e nxinĂ« jetĂ«n dhe nuk kishte zot qĂ« i shkulte nga kthetrat e burokracisĂ«, duke grumbulluar pĂ«r 30 e kusur vite nĂ« çdo bashki qendĂ«r qarku tĂ« ShqipĂ«risĂ« sasira tĂ« frikshme teneqerash e ndryshqesh; vatra ndotjeje tĂ« madhe qĂ« do t’ia lenĂ« vendin gjelbĂ«rimit a projekteve tĂ« dobishme pĂ«r komunitetin. Shikojeni ç’bĂ«het me varrezĂ«n e “provave” nĂ« VlorĂ«n turistike”, u shpreh Rama nĂ« njĂ« postim nĂ« rrjetet sociale.

Ai bĂ«ri tĂ« ditur se automjetet ende tĂ« pĂ«rdorshme do t’i kalojnĂ« institucioneve shtetĂ«rore, duke i kthyer nĂ« funksion pĂ«r shĂ«rbimin publik, ndĂ«rsa pjesa tjetĂ«r do tĂ« rikuperohet sipas ligjit.

/a.f/

The post Rama: “Varrezat e makinave” transformohen nĂ« projekte pĂ«r komunitetin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PrishtinĂ«, nis asfaltimi i rrugĂ«s “Bedri Berisha”- krah i parĂ« i rrugĂ«s C




Drejtori i InfrastrukturĂ«s nĂ« KomunĂ«n e PrishtinĂ«s, Sokol Havolli, ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se ka nisur asfaltimi i rrugĂ«s “Bedri Berisha”, krah i parĂ« i rrugĂ«s C.

Sipas tij, kjo rrugë ka një densitet të lartë banorësh dhe përdoret çdo ditë nga numër i madh automjetesh, prandaj ndërhyrja ishte e domosdoshme.

“Po fillon asfaltimi i rrugĂ«s ‘Bedri Berisha’, njĂ« projekt i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r banorĂ«t e kĂ«saj zone”, ka shkruar Havolli, duke ndarĂ« edhe pamje nga vendpunishtja.


“Tiranathlon”/ Ja rrugĂ«t qĂ« bllokohen nĂ« fundjavĂ« nĂ« TiranĂ« dhe si devijon qarkullimi i urbaneve

Mbajtja e aktiviteteve sportive nĂ« TiranĂ« e kthen kryeqytetin nĂ« njĂ« “paralizĂ«â€, pĂ«r shkak tĂ« bllokimit tĂ« rrugĂ«ve pĂ«r qarkullimin e automjeteve. KĂ«tĂ« fundjavĂ« nĂ« TiranĂ« do tĂ« mbahet gara “Triathlon”, sporti qĂ« bashkon tre disiplinat sportive nĂ« njĂ« garĂ« tĂ« vetme: not, çiklizĂ«m dhe vrap. Qindra sportistĂ«, profesionistĂ« ose jo, do tĂ« garojnĂ« kĂ«tĂ« [
]

The post “Tiranathlon”/ Ja rrugĂ«t qĂ« bllokohen nĂ« fundjavĂ« nĂ« TiranĂ« dhe si devijon qarkullimi i urbaneve appeared first on BoldNews.al.

BRUKSEL – BE e bindur pĂ«r arritjen e objektivit klimatik 2035 pĂ«r automjetet elekrike

BRUKSEL, 12 shtator/ATSH-DPA/- Komisioni Europian është shprehur i bindur se automjetet e reja  elektrike në BE do të jenë kryesisht klimo-neutrale deri në vitin 2035.

Një dokument konceptual i komisionit thekson se objektivi për lëvizshmëri 100% të pastër dhe të përballueshëm brenda 10 viteve është ende i arritshëm.

Shitjet e automjeteve elektrike (EV) në Europë u rritën me një të katërtën në gjysmën e parë të vitit, duke arritur 17% të tregut. Nga viti 2035, regjistrimi i automjeteve të reja me motorë benzine apo nafte nuk do të lejohet më në BE, si pjesë e përpjekjeve për të ulur emetimet e CO2 nga transporti.

Në Gjermani, politikanë konservatorë dhe përfaqësues të industrisë po kërkojnë të kthehet pas vendimi për ndalimin e motorëve me djegie.

Presidentja Ursula von der Leyen do të takohet sot me përfaqësues të industrisë së automjeteve, ndërsa rritja e shitjeve të EV-ve përforcon qëndrimin e komisionit.

Dokumenti thekson se sektori i automjeteve ka marrë mbështetje të konsiderueshme. Në maj, komisioni i dha më shumë fleksibilitet prodhuesve për përmbushjen e objektivave klimatikë 2025, duke u ofruar kohë shtesë për përshtatje.

Megjithatë, paralajmërohet se pavarësisht progresit në elektrifikim, industria përballet me kërkesë të ngadaltë dhe konkurrencë në rritje nga prodhuesit joeuropianë, ndërsa shumë kompani po përballen me fitime në rënie. /Ad.Ab./

The post BRUKSEL – BE e bindur pĂ«r arritjen e objektivit klimatik 2035 pĂ«r automjetet elekrike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌