Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Kundër hajdutërisë”, protesta e tretë e “Shqipëria Bëhet”

Aktivistë të partisë “Shqipëria Bëhet” mbajtën të shtunën protestën e tretë përpara kryeministrisë. Ata i bënë thirrje qytetarëve të bashkohen “kundër hajdutërisë”. Protesta nisi me dëgjimin dhe këndimin e himnit kombëtar.

“Edi Rama o hajdut, o hajdut”, ishin brohorimat kryesore të turmës drejtuar zyrës së kryeministrit.

“Ky është vlerësimi i qytetarëve për drejtuesin kontemporan, evropian, euro – atlantik të Shqipërisë, që pretendon të kthehet në lider global”, tha Lapaj.

Që nga dita e parë kur e nisi protestën, vetëm “me një karrige”, kryetari i kësaj partie, ka artikuluar një kërkesë të pandryshueshme, dorëheqjen e Kryeministrit. Gjatë protestës, Lapaj kritikoi tentativat e njëpasnjëshme të forcave policore për të intimiduar protestuesit që të ndalin rezistencën.

“Dhunoi, arrestoi, shoqëroi dhunshëm  13 qytetarë të lirë, ndër të cilët Ergys Lanaj, Alfred Matoshi, Eligert Hima dhe Edi Haklaj” – theksoi Adriatik Lapaj.

Në podiumin ku shkruhej “Bashkohu në Protestë” u ngjitën dhe aktivistë të tjerë të cilët folën për probleme të shoqërisë në ikje, mjedisit, korrupsionit etj.

“Prindërit shqiptarë nuk jetuan për veten e tyre, por për ne. Sigurisht u prenë në besë nga ata që e kanë marrë peng këtë vend . Mirëpo ju a nuk mendoni se ka ardhur koha që të faktojmë në shesh se sakrificat e tyre nuk shkuan dëm” – tha gjatë fjalës së saj Najada Kambo.

Erjon Selmani ngriti zërin për shkrirjen e shërbimit pyjor shqiptar. Ai u shpreh se kjo solli papunësi te shumë specialistë që kanë shërbyer për vite me radhë për natyrën shqiptare.

“Përmbytjet nuk janë thjesht vepër e natyrës, por janë vendime të gabuara që ka marrë ky sistem” – pohoi Selmani.

Protesta u mbështet dhe nga grupime qytstarësh si komuniteti durrsak që po proteston kundër projektit TID Durrës.

“Një burracak që lufton kundër një plasmasi” – ju referua Lapaj përpjekjeve të kryeministrit për të heshtur zërat e mbështetësve të tij. Ai tha se as temperaturat e ulëta dhe as dhuna policore nuk do sjellin fundin e kësaj nisme të ndërmarrë që prej 8 Dhjetorit.

Citizens ka analizuar më parë se përpjekja për ta shuar me forcë protestën është joligjore.

Avokati Genti Sejrani tha se motivet e forcave të rendit për të hequr çadrën janë të pavlefshme.

Sipas tij, policia kishte alternativa ligjore për menaxhimin e situatës. Devijimi i përkohshëm i qarkullimit ishte një prej tyre.

“Mund të vendosnin qoftë dhe një polic gjatë ditës, ose natës për të orientuar kalimin e automjeteve,” – ka komentuar avokati më herët.

The post “Kundër hajdutërisë”, protesta e tretë e “Shqipëria Bëhet” appeared first on Citizens.al.

Protestë e “Shqipëria bëhet” te Kryeministria, Lapaj: Nuk ndalemi deri në largimin e Ramës

TIRANË, 17 janar /ATSH/ Partia “Shqipëria Bëhet” zhvilloi sot një protestë në sheshin para Kryeministrisë, ku kryetari i saj, Adriatik Lapaj, iu drejtua qytetarëve dhe aktivistëve me thirrjen për vijimin e qëndresës kundër qeverisë.

Në fjalën e tij, Lapaj theksoi se protesta është pjesë e një angazhimi disa-javor të qytetarëve, duke nënvizuar se qëndresa do të vazhdojë deri në ndryshimin e situatës politike në vend.

Ai deklaroi se, sipas tij, qeverisja aktuale nuk ka sjellë përmirësime reale për qytetarët, pavarësisht fondeve të mëdha të administruara ndër vite.

Lapaj u shpreh kritik ndaj mënyrës se si, sipas tij, janë përdorur fondet publike gjatë 12 viteve të fundit, duke ngritur pikëpyetje mbi investimet në shëndetësi, paga dhe shërbime publike.

Ai theksoi se qytetarët përballen me vështirësi ekonomike, mungesë shërbimesh dhe emigrim të lartë, ndërsa kërkoi llogaridhënie për përdorimin e buxhetit të shtetit.

Kryetari i “Shqipëria Bëhet” deklaroi gjithashtu se protestuesit nuk janë zmbrapsur nga kushtet e vështira atmosferike apo ndërhyrjet e forcave të rendit, duke e cilësuar këtë angazhim si një betejë për demokratizimin e vendit.

Protesta u zhvillua pa incidente dhe u shoqërua me thirrje për ndryshim politik dhe rritje të përgjegjshmërisë institucionale.

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka paralajmëruar vijimin e aksioneve të saj publike në ditët në vijim.

Në fund të protestë pati dhe përplasje me policinë, kur protestuesit ju afruan gardhit të vendosur nga unifirmat blu për ruajtjen e godinës në Këshillit të Ministrave dhe hodhën miell ndaj policëve.

/gj.m/a.f/

The post Protestë e “Shqipëria bëhet” te Kryeministria, Lapaj: Nuk ndalemi deri në largimin e Ramës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Rama dhe banda e tij vodhën 80 mld euro”, Lapaj: Ata pinë verë 33 mijë euro, ne përmbytemi

Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në fjalën e tij para Kryeministrisë, bëri thirrje që qëndresa e qytetarëve dhe aktivistëve që iu bashkua kësaj lëvizje në 5 javë, të vazhdojë deri në largimin e Ramës nga pushteti. Lapaj tha se në 12 vjet, banda e Ramës në qeveri menaxhoi 80 mld euro por asgjë nuk […]

The post “Rama dhe banda e tij vodhën 80 mld euro”, Lapaj: Ata pinë verë 33 mijë euro, ne përmbytemi appeared first on BoldNews.al.

Protesta para Kryeministrisë/ Lapaj: Qeveria Rama në funksion të krimit, mbjell frikë dhe drogë

Protesta e paralajmëruar nga Adriatik Lapaj dhe aktivistët e lëvizjes “Shqipëria Bëhet” po mbahet para Kryeministrisë. Adriatik Lapaj tha gjatë fjalës së tij se qeveria është në funksion të krimit dhe se ka mbjellë vetëm frikë dhe drogë në vend. “Ky shtet i turpit, që e çoi Shqipërinë në këtë shkatërrim të madh. Nuk ka […]

The post Protesta para Kryeministrisë/ Lapaj: Qeveria Rama në funksion të krimit, mbjell frikë dhe drogë appeared first on BoldNews.al.

Miell drejt Kryeministrisë dhe “të infiltruar” mes tyre/ “Plas sherri” mes protestuesve të Lapajt dhe policisë

✇Albeu
By: M C

Lëvizja “Shqipëria Bëhet”, zhvilloi sot protestën e e tretë kombëtare para kryeministrisë, ku pas përfundimit të saj janë regjistruar përplase mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.

Kjo ka ardhur si rrjedhojë e faktit që protestuesit kanë hedhur miell drejt Kryeministrisë. Ky ka qënë momenti që aktivistët e “Shqipëria Bëhet” kanë identifikuar një person i cili sipas tyre ishte “i infiltruar” mes tyre, dhe kjo ka shkaktuar tensionim të sitatës me forcat e rendit, dhe mes vet protestuesve.

U deshën vetëm disa minuta që sitauat të qetësohej.

The post Miell drejt Kryeministrisë dhe “të infiltruar” mes tyre/ “Plas sherri” mes protestuesve të Lapajt dhe policisë appeared first on Albeu.com.

“Duhet ta presim nga rrënjët”/ Lapaj para Kryeministrisë: Kjo qeveri mbolli drogë dhe frikë! Çoi Shqipërinë në këtë shkatërrim të madh

✇Albeu
By: M C

Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, duke folur para Kryeministrisë deklaroi se qeveria e Ramës ka mbjellë vetëm frikë dhe drogë në vend dhe sipas tij, kjo e çoi Shqipërinë në shkatërrim të madh. Lapaj iu bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen të gjithë për t’i prerë rrënjët Qeverisë së Edi Ramës.

Ai theksoi gjithashtu se nuk ka asnjë komb në botë që droga dhe krimi i organizuar kthehen në sistem, ndërsa varfëria dhe korrupsioni mbizotëron.

“Ky shtet i turpit, që e çoi Shqipërinë në këtë shkatërrim të madh. Nuk ka asnjë komb në botë që droga dhe krimi i organizuar kthehen në sistem, varfëria dhe korrupsioni mbizotëron. Keqqeverisja dhe autokracia mbizotëron se shteti vendoset në funksion të krimit dhe kjo duhet luftuar.

Droga qoftë e bardhë apo e kuqe, vuajtja për kombin nga ata që i vendosin shtetet në funksion të drogës merion një luftë të madhe të një aleance ndërkombëtare kundër tyre. Do të mbahen mend si qeveria që mbolli drogë dhe frikë. Ndaj duhet ta presim nga rrënjët. Edi Rama o hajdut”, tha ai.

The post “Duhet ta presim nga rrënjët”/ Lapaj para Kryeministrisë: Kjo qeveri mbolli drogë dhe frikë! Çoi Shqipërinë në këtë shkatërrim të madh appeared first on Albeu.com.

Tensione tek protesta e Lapajt para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve

Një mbyllje me tensione u pa në protestën nga “Shqipëria Bëhet” e thirrur nga Adriatik Lapaj para Kryeministrisë. Aktivistët kanë hedhur miell në drejtim të kordonit të policisë. Raportohet se nuk kanë munguar as shoqërimet e demonstruesve në Komisariat. Protestuesit mbajë në duar pankarta që pasqyrojnë qeverisjen e kryeministrit Edi Rama si të korruptuar. …

Source

Lapaj: Ata pinë verë 33 mijë euro, ne përmbytemi në shtëpitë tona

Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj bëri thirrje që qëndresa e qytetarëve dhe aktivistëve që iu bashkua kësaj lëvizje në 5 javë, të vazhdojë deri në largimin e Ramës nga pushteti. Lapaj tha se në 12 vjet, banda e Ramës në qeveri menaxhoi 80 mld euro por asgjë nuk u bë për vendin e qytetarët. “Ata vjedhin dhe ne përmbytemi në shtëpitë tona, ne shkojmë në spital dhe mungojnë ilacet dhe…

Source

5 javë qëndresë në bulevard, Lapaj apel qytetarëve: Të bashkohemi të shtunën kundër hajdutërisë

Kryetari i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj do të organizojë të shtunën pasdite një protestë që ai e quajtimë të madhen në këto 5 javë qëndresë. Lapaj ftoi qytetarët t’i bashkohen kësaj proteste për të qëndruar në krah të drejtësisë dhe kundër korrupsionit dhe hajdutërisë. “Podiumu do të jetë i hapur, është i lirë për cdo qytetar në raport me hajdutërinë që ka ndodhur dhe po ndodh në…

Source

Protesta e së shtunës/ Lapaj thirrje qytetarëve: Kundër korrupsionit dhe për një qeveri tranzitore

Kreu i lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën që do të mbahet të shtunën në orën 18:00, përpara Kryeministrisë. Duke folur në emisionin Kjo Javë, nga sheshi ku ai dhe mbështetësit e tij ndodhen prej 41 ditësh, Lapaj tha se protesta synon të tregojë kundërshtimin ndaj korrupsionit dhe […]

The post Protesta e së shtunës/ Lapaj thirrje qytetarëve: Kundër korrupsionit dhe për një qeveri tranzitore appeared first on BoldNews.al.

Protesta e Adriatik Lapajt, Garda blindon dyert e Kryeministrisë (FOTO)

Garda e Republikës ka bllokuar mbrëmjen e kësaj të premte dyert e Kryeministrisë, pak para protestës së thirrur nga kreu i ‘Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj. Sic mund të shihet dhe në fotot e mësipërme, punonjësit e Gardës kanë vendosur veshje metalike në fasadën e godinës. Adriatik Lapaj prej vitit të kaluar na nisur protestat kundër […]

The post Protesta e Adriatik Lapajt, Garda blindon dyert e Kryeministrisë (FOTO) appeared first on BoldNews.al.

Lapaj thirrje për protestë më 17 janar: Qytetarët të reagojnë kundër kapjes së shtetit

Përfaqësues të Lëvizjes Shqipëria Bëhet kanë ndërmarrë sot një aksion përpara Kryeministrisë, ku kanë kërkuar që qytetarët të rreshtohen në reagimin kundër qeverisë. Njëkohësisht është bërë me dije edhe data e protestës, duke thirrur tubim ditën e nesërme, 17 janar në orën 18:00. Ndërkohë, kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka kërkuar që qytetarët t’i […]

The post Lapaj thirrje për protestë më 17 janar: Qytetarët të reagojnë kundër kapjes së shtetit appeared first on BoldNews.al.

Lapaj njofton protestën e radhës te Kryeministria, thirrja për qytetarët

Kreu i lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, njoftuar protestën e radhës te Kryeministria, kundër qeverisë së Edi Ramës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lapaj njofton se protesta do të mbahet më 17 janar, në orën 18:00. Ai shfaqet në video me shkarpa në duar për të dhënë mesazhin se ‘bashkimi bën fuqinë’ ndërsa fton […]

The post Lapaj njofton protestën e radhës te Kryeministria, thirrja për qytetarët appeared first on BoldNews.al.

Adriatik Lapaj njofton protestën e rradhës: Nëse ne bëhemi të githë bashkë ata e kanë të pamundur të na thyejnë

✇Albeu
By: M C

Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka njoftuar protestën e tij në rradhës. Ai tha se protesta do të zhvillohet në datën 17 janar në orën 18:00. Përmes një video të postuar në rrjetin e tij social Facebook, Lapaj iu bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e tij para Kryeministrisë.

Lapaj tha se nëse të githë janë bashkë të tjerët e kanë të pamundur t’i thyejnë. Kreu i Shqipëria Bëhet iu bëri thirrje të gjithë studentëve, emigrantëve, fermerëve dhe të gjithë personave të cilët janë përballur me korrupsionin të marrin pjesë në protestë.

“Në datën 17 janar në orën 18:00, ditën e shtunë masivisht duhet të bashkohemi përballë zyrës së Edi Ramës dhe qeverisë më të korruptuar të Europës. Sepse ata, kur jemi veç e veç na thyejnë. Nëse ti je një student që nuk e gjen të drejtën dhe emigron, duhet të bashkohesh. Nëse ti je një person që ke probleme me shëndetin dhe nuk e merr trajtimin e duhur, duhet të bashkohesh. Nëse ti je një fermer që përmbytesh dhe nuk ke marrë dëmshpërblim, duhet të bashkohesh.

Nëse je ish pronar që nuk e ke marrë të drejtën e pronës, duhet të bashkohesh. Nëse ti je një familje e re që nuk mund të blesh një apartament prej çmimeve të shtrenjta, duhet të bashkohesh Nëse ke hapur një biznes të ri dhe tatimorët nuk të lënë rehat, duhet të bashkohesh. Nëse je një qytetar që përballesh me mungesën e cilësisë së ushqimeve në këtë vend, duhet të bashkohesh. Nëse ti je përballur me korrupsionin, duhet të bashkohesh, sepse nëse ne bëhemi të githë bashkë ata e kanë të pamundur të na thyejnë” tha Lapaj në një video sociale.

The post Adriatik Lapaj njofton protestën e rradhës: Nëse ne bëhemi të githë bashkë ata e kanë të pamundur të na thyejnë appeared first on Albeu.com.

Lapaj njofton datën e protestës së radhës: Para Kryeministrisë, për dorëheqjen e Ramës

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka njoftuar protestën e radhës. Protesta do të mbahet të shtunën më 17 janar në orën 18:00 para Kryeministrisë. Ai nënvizon se kjo protestë është kundër pushtetit të korruptuar, qeverisë kriminale duke theksuar që gjithashtu kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. “Të shtunën, datë 17 Janar, ora 18.00 protestojmë […]

The post Lapaj njofton datën e protestës së radhës: Para Kryeministrisë, për dorëheqjen e Ramës appeared first on BoldNews.al.

“Kundër hajdutërisë”, Lapaj njofton protestën e rradhës: Protestojmë masivisht për dorëheqjen e Ramës

✇Albeu
By: M C

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka njoftuar protestën e radhës. Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Lapaj bën me dije se protesta do të zhvillohet më 17 janar në orën 18:00 para Kryeministrisë.

Ai thotë se kjo protestë do të mbahet kundër hajdutërisë dhe kundër pushtetit, që edhe kur vendi përmbytet nuk e shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore. Qëllimi kryesor i saj është dorëheqja e Edi Ramës.

Postimi i Adriatik Lapaj

Të shtunën, datë 17 Janar, ora 18.00 protestojmë masivisht te Kryeministria!Kundër hajdutërisë. Kundër pushtetit që edhe kur përmbytemi nuk e shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore. Kundër largimit nga atdheu. Për dorëheqjen e Edi Ramës!

The post “Kundër hajdutërisë”, Lapaj njofton protestën e rradhës: Protestojmë masivisht për dorëheqjen e Ramës appeared first on Albeu.com.

“PD e hapur për partitë e tjera, u kemi dhënë garanci për Kod Zgjedhor konsensual”, Berisha vlerëson rezistencën e Lapajt: Proteston çdo ditë para Kryeministrisë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu përgjigj analizës së politologut Ermal Hasimja për besueshmërinë dhe bashkëpunimin e opozitës, duke theksuar se PD-ja ka qëndruar e palëkundur si forcë opozitare në sfidat e fundit politike.

“Pas një kalvari të paprecedentë, Partia Demokratike arriti të qëndrojë si opozitë e vërtetë dhe nga tetori 2024 deri më 5 dhjetor 2025 mori 7 rezoluta ndërkombëtare nga të gjitha forcat e djathta dhe qendra të djathta, që denoncuan persekutimin politik nga Edi Rama, narkoshtetin e tij dhe farsën elektorale,” deklaroi Berisha.

Ai shtoi se PD-ja është e hapur ndaj bashkëpunimit me partitë e tjera opozitare, ndërsa vlerësoi protestën e lëvizjes “Shqipëria Bëhet” dhe Adriatik Lapajt, që proteston çdo ditë para Kryeministrisë.

“Ka parti që refuzuan të bashkohen, por kjo nuk është pengesë për ne. PD-ja ka ofruar garanci për ndryshime konsensuale si opozitë, por nuk mund të diktojë jashtë vullnetit të tyre bashkëpunimin,” tha Berisha.
Në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Berisha nënvizoi gatishmërinë e PD-së për dialog me të gjitha partitë opozitare, duke theksuar se refuzimi për ndryshime vjen nga mungesa e vullnetit të qeverisë aktuale.

“Jemi tërhequr sepse Rama nuk ka vullnet për asnjë ndryshim përveç atyre që do vetë ai. Ai do të bëjë atë që do nëse ky popull nuk i tregon vendin,” tha Berisha.

The post “PD e hapur për partitë e tjera, u kemi dhënë garanci për Kod Zgjedhor konsensual”, Berisha vlerëson rezistencën e Lapajt: Proteston çdo ditë para Kryeministrisë appeared first on Albeu.com.

Debat mes Lapajt dhe Qorit: Lëri dënglat, mos bridh, por bashkohu të rrëzojmë Ramën!

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u zhvillua një debat i ashpër mes Arlind Qorit dhe Adriatik Lapajt, lidhur me mënyrën se si duhet rrëzuar qeveria e Edi Ramës. Dy figurat politike shfaqën qasje krejt të kundërta mbi strategjinë e protestës dhe bashkimit të forcave opozitare. Adriatik Lapaj theksoi se protesta në shesh është […]

The post Debat mes Lapajt dhe Qorit: Lëri dënglat, mos bridh, por bashkohu të rrëzojmë Ramën! appeared first on BoldNews.al.

“Je hipokrit, qesharak, ke hapur lokal në shesh!”/ Plas mes Qorit dhe Lapajt: Lëri dënglat, mos bridh, por bashkohu të rrëzojmë Ramën!

✇Albeu
By: M C

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka patur një përplasje mes Arlind Qorit dhe Adriatik Lapajt, të cilët kanë qasje të ndryshme për mënyrën se si e mendojnë rrëzimin e qeverisë së Ramës.

Lapaj tha se të gjithë duhet të bashkohen në shesh duke lënë mënjanë logot e partive, për të rrëzuar Ramën, ndërsa Qori refuzon kategorikisht çdo bashkim me forca të tjera si PD, apo edhe partitë e reja, pasi thotë se nuk janë të ndershme.

Debati:

Arlind Qori: Na kërkohet të bashkohemi me parti të tjera. Kam thënë që partitë e tjera nuk kanë ndershmërinë dhe nivelin e seriozitetit tonë. Fatmirësisht nuk e bëmë gabimin të bashkoheshim me ta, sepse do të bëheshim gazi i botës me tezen apo me dajën që lufton për mandat. Të gjithë partitë e tjera përveç Lëvizjes Bashkë janë në koalicion me Sali Berishën për zgjedhjet e Tiranës. Çdo parti ka lirinë dhe të drejtën të bëjë çdo aksion që ka qejf, çdo lloj proteste që dëshiron. Ne qëndrojmë larg këtyre aventurave.

Adriatik Lapaj: Në lidhje me tryezën e zotit Berisha, jemi në shesh po protestojmë prej 32 ditësh pa ndërprerje. Në këtë kuptim, nuk është normale të ulemi sallave të konferencave të diskutojmë në lidhje me protestat. Protesta është këtu, sheshi është i hapur për të gjithë.
Kemi thënë ka një kohë për partinë dhe ka një kohë për Shqipërinë. Asnjë nga ne veç e veç, në këtë moment që ndodhet vendi nuk e mund dot Edi Ramën. Ai ka një sistem montruoz të projeksionimit të votës, është “monstër politike”, që prodhon rezultat në disfavor të ndryshimit dhe Shqipërisë. Nuk do të shkojmë në atë tryezë, pasi ajo ka logo partie. Po të qe për tryeza partie, e shtroja unë një dhe i ftoja të gjithë. Po ndenjëm brenda gardheve nuk krijohet dot kohezioni social për të detyruar Ramën të ikë.

Ylli Rakipi: Ju ndryshoni shumë edhe me njëri tjetrin te forcat e reja. Ju mbeteni si shoqata. Këtë a ma shpjegoni dot?

Adriatik Lapaj: Ju aty zoti Rakipi, ndoshta nuk doni ta kuptoni por unë sapo ta shpjegova, thashë ka një kohë për partinë dhe një kohë për Shqipërinë. Ne nuk jemi si parti politike këtu. Ne e kemi lënë egon mënjanë, partinë mënjane te selia dhe po themi e kemi ulur gardhin partiak për ta hapur veten ndaj shoqërisë, qytetarëve. Nuk kemi siklet të rrimë në këtë shesh edhe me qytetarë që kanë votuar lëvizjen e Qorit, partine e Shehajt, PD-në. Mjafton të kuptojmë që edhe pse nuk e përlqejmë njëri tjetër halli i përbashkët, Edi Rama, është më i madh. Problemi më i madh është Edi Rama. Veç e veç të ndarë, gjtihmonë humbasim ne. Askush të mos ketë sikletin e logove dhe partive, ne themi, nuk jemi këtu si Shqipëria Bëhet dhe të mos vijnë të tjetër si parti, por si shqiptarë. Edi Rama me bandën që drejton duhet të ikë. Ndaj them, ka një kohë për partine, ka një kohë për Shqipërinë. Këta mund të mos më duan mua, edhe pse nuk kam ndonjë problem me këta, por nuk mund të jenë egoistë, për të bërë çdo gjë, përveçse të përballen me Edi Ramën. Edi Rama e ka zyrën në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Arlind Qori: Politika duhet bërë në emër të të drejtës dhe vërtetës. Kush gënjen i bën dëm shoqërise. Një kryetar partie nuk mund të thotë nuk veproj si kryetar i një parti politike. Të thuash jam kryetar dhe jam pa logo, është nonsense. Në vitin 2018 gjatë protestave të studentëve, kryetarja e LSI ishte Monika Kryemadhi, tha grisa teserën e LSI dhe tani po shkoj si qytetare. Nëse thua nuk vij si kryetar partie, duhet të pranosh që edhe Berisha do të vijë si qytetar. Edhe bashkimi yt me Berishën. Nuk është koalicoon partiak por na qenka bashkim popullor… Kjo nuk është e vërtëtë. Kjo është hipokrizi. Kemi nevojë për të vërtetën dhe ata që merren me politikë të kenë përgjegjësinë të thonë të vërtetën.

Adriatik Lapaj: Është hall i madh, por nuk e lë pa pëgjigje. E para, e di gjithë Shqipëria që ne vendosëm listat e mbyllura njerëz për ti djegur për të garuar me listë të hapur dhe unë kam garuar me listë të hapur, nuk u fsheha te lista e mbyllur. Tezet dhe hallat, ne i vendosëm për ti djegur, por ju i keni vendosur nëpër lista, motrat dhe vëllezërit.

Arlind Qori: Ata janë aktivistë. A e di kush është deputeti i Lëvizja Bashkë? E njohin të gjithë për mirë. Deputeten tuaj nuk e njeh njeri. Ju u tallët me popullin. Si pretendoni që pasi u bëtë gazi i botës të tërhiqni edhe të tjerët.

Adriatik Lapaj: The një pretendim që nuk bashkohen njerëz. Të dielën kur janë arrestuar katër persona, duhet të dilje krah tyre, sepse gjykata tha u arrestuan në mënyrë të paligjshme. Ka patur 3 mijë qytetarë.

Arlind Qori: A mos u tall? Po si mo 3 mijë qytetarë?

Adriatik Lapaj: Kjo qasje i shërben Edi Ramës. Bashkohu në shesh kundër Edi Ramës!

Arlind Qori: Ti ke hapur lokal në shesh.

Adriatik Lapaj: Të gjtihë bashkë të rrëzojmë Ramën! Nuk ka nevojë Shqipëria për dënglat e tua dhe të mijat, por ka nevojë të ikë Rama sot, jo nesër!

Arlind Qori: Si e heq ti Ramën, duke u bërë qesharak? Duke zënë atë vend?

Adriatik Lapaj: Të kam kursyer kaq kohë. Bashkohu në shesh kundër Edi Ramës. Ti dhe gjithë të tjerët. Bashkohuni kundër Ramës, lëri tezet dhe dajot. Bashkohu kundër Ramës dhe pastaj futu në zgjedhje.

Arlind Qori: Ju jeni në koalicion me njëri tjetrin, nuk ju ndjek njeri nuk keni reputacion.

Adriatik Lapaj: Mos më bridh nëpër Tiranë, bashkohu kundër Edi Ramës, që drejton regjimin. Shefi i Ballukut është Rama. Klptokracinë e drejton Edi Rama.

The post “Je hipokrit, qesharak, ke hapur lokal në shesh!”/ Plas mes Qorit dhe Lapajt: Lëri dënglat, mos bridh, por bashkohu të rrëzojmë Ramën! appeared first on Albeu.com.

PD “kujton” 8 janarin/ Katër vjet pas përleshjes në seli, tryeza e Berishës në prag dështimi

Shqipëria po përmbytet, por në PD vazhdon thatesira. Herën e fundit kur godina blu rrezikoi të përmbytej, ishte në këtë datë, 8 janar, 4 vite më parë, kurdoktori nuk ishte në zyrë, por jashtë saj. Atë ditë, selia blu e Lulzim Bashës për pak sa u përmbyt nga batica e dhunshme e doktorit, një baticë blu që vjen sa herë Sali Berishës i rrezikohet, ose nuk i lëshohet karrigia.

Kurse tani që doktori është në seli, ka vetëm zbaticë. Lapaj, Shehaj dhe Arlind Qori kanë refuzuar ftesën e Berishës për t’u ulur te premten në tryezë. Por Doktori e di që të vetët mund t’i mbajë akoma me shpresë. Së paku edhe për 24 orë.

“A mund t’i paragjykoj unë ato, pa u mbledhur tryeza. Po ja që mundet të ndryshojnë mendim, dhe pastaj ç’ngelet nga fjala ime, dera është e hapur, janë të gjithë ata që e ndjejnë veten opozitarë janë të mirëpritur” u shpreh Berisha.

Berisha e la për nesër humorin poltik. Sot foli seriozisht per permbytjet dhe dy faktoret dhe fajtoret kryesore te saj. Shiu dhe hidrovori, pastaj Rama.

“Durrësi është përmbytur, pa diskutim që reshjet e mëdha janë shkaku themelor, por ajo që e favorizoi në mënyrë të paprecedent është gjendja katastrofale e kanalizimeve dhe hidrovorëve, atij të Porto Romanos dhe atij të zonës sipër Bishtit të Pallës, e cila mbron të gjithë atë ultësirë”, – vijoi ai.

Berisha i kërkoi qytetarëve të mos e dëgjojnë shumë Ramën, në ditë me shi doktori thotë se është më i kthjellët se kryeministri.

“Lëshon dje një tallje cinike, në të cilën pretendon se opozita po e akuzon për përmbytjet në Greqi dhe Itali, një fantazi e sëmurë e një fantazisti të sfazuar, njeriu i cili tani po përjeton net tmerri çdo natë për shkak të krimeve të tij të bëra evidente. E vërteta është që Edi Rama është i tmerruar nga dosja e tij”, – shtoi Berisha.

Në fakt, doktori është më i vjetër në përmbytje se Rama, ndaj dhe i ftoi qytetarët të dëgjojnë vetëm ekspertizën e tij.

“U bëj thirrje banorëve të evakuohen sa më parë sepse lumi Vjosa është një lumë me rrezikshmëri të pakrahasueshme me asnjë nga lumenjtë e tjerë të vendit në befasinë e prurjeve të tij,” përfundoi kreu i PD.

❌