Policia ka arrestuar ditën e some një 27-vjeçar në Durrës. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi dyshohet se ka vjedhur gjatë natës një shumë parash dhe disa sende në një lokal në Shijak.
Policia ka shoqëruar të riun drejt ambienteve të komisariatit, ndërsa po heton më shumë mbi rastin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak, menjëherë pas marrjes së kallëzimit për një rast vjedhjeje në një lokal në fshatin Shahinaj, organizuan punën për identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorit të këtij rasti.
Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe profesional të shërbimeve të Policisë, u identifikia kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi S. D., 27 vjeç, banues në Shijak, I dyshuar si autor i vjedhjes së një shume parash, pije alkoolike dhe cigare në lokalin e një shtetasi në fshatin Shahinaj.
Vijon puna për dokumentimin ligjor të vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga shtetasi S. D.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Një 25-vjeçar është arrestuar, ndërsa një 39-vjeçar është shpallur në kërkim në Shkodër, për vjedhje, drogë dhe armë pa leje. Sipas të njoftimit të policisë në pranga është vënë shtetasi S. C., 25 vjeç, banues në Shkodër. Ndërkohë, është shpallur në kërkim B. B., 39 vjeç, gjithashtu banues në Shkodër. S. C. ishte në kërkim […]
Një 21-vjeçar është arrestuar në Fushë Kosovë, i dyshuar për përfshirje në disa raste të vjedhjeve të rënda, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas policisë, rastet kanë ndodhur kryesisht në rajonin e Fushë Kosovës, ku nga tetë automjete të ndryshme janë vjedhur mjete pune dhe gjësende të tjera.
Gjatë bastisjes në vendbanimin e të dyshuarit, E.H., hetuesit policorë kanë gjetur dhe sekuestruar mjete pune dhe sende të vjedhura, të cilat më pas u janë kthyer pronarëve të tyre.
Personi i dyshuar, mashkull 21-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me këto raste po vazhdojnë.
Policia ka bërë të ditur se po kryhen të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për zbardhjen e plotë të rasteve.
Kriminelët kibernetikë vodhën 2.7 miliardë dollarë (rreth 2.5 miliardë euro) në kripto gjatë vitit 2025, një rekord i ri për sulmet hakerike të vjedhjes së kriptovalutave, sipas firmave të monitorimit të blockchain.
Edhe një herë, në vitin 2025, pati dhjetëra grabitje kriptovalutash që goditën disa bursa kriptovalutash dhe projekte të tjera web3 dhe të financimit të decentralizuar (DeFi).
Vjedhja më e madhe deri më tani ishte “shkelja” në bursën e kriptovalutave Bybit me seli në Dubai, ku hakerat vodhën rreth 1.4 miliardë dollarë në kripto.
Firmat e analizës së blockchain, si dhe FBI, akuzuan hakerat e qeverisë së Koresë së Veriut - grupi më i frytshëm që synon kriptovalutat në vitet e fundit - për këtë grabitje masive.
Kjo ishte plaçkitja më e madhe e njohur e kriptovalutave e të gjitha kohërave dhe një nga grabitjet më të mëdha financiare në historinë e njerëzimit.
Përpara Bybit, vjedhjet më të mëdha të kriptovalutave arritën në 624 milionë dollarë dhe 611 milionë dollarë për hakerat në shkeljet e vitit 2022 kundër Rrjetit Ronin dhe Rrjetit Poly, përkatësisht.
Firmat e monitorimit të kriptomonedhave Chainalysis dhe TRM Labs vlerësuan të dyja një total prej 2.7 miliardë dollarësh të vjedhur në kripto në vitin 2025, sipas të dhënave të ndara me TechCrunch.
Chainalysis gjithashtu gjurmoi edhe 700,000 dollarë të tjerë të vjedhur nga portofolet individuale të kriptove, tha kompania.
Hakime të tjera të rëndësishme të kriptove këtë vit përfshinin atë kundër Cetus, një bursë e decentralizuar, e cila u siguroi hakerëve 223 milionë dollarë.
Kriminelët kibernetikë që synojnë bursat e kriptovalutave dhe projekte të tjera DeFi nuk po ngadalësohen.
Në vitin 2024, hakerat vodhën 2.2 miliardë dollarë në kriptovaluta, ndërsa një vit më parë, në vitin 2023, totali ishte 2 miliardë dollarë. /Telegrafi/
Ky është momenti tronditës kur një burrë u filmua duke 'vjedhur dekorimet e Krishtlindjeve të një familjeje' në Britani të Madhe - përpara se një nënë me pizhame ta ndiqte.
Kamera e sigurisë në derën e shtëpisë së Charlotte Freeman-Laurence kapi një 'hajdut', të veshur me të zeza, duke vrapuar me kutinë e saj postare gjigante me temë Babadimri, transmeton Telegrafi.
Duke e parë atë, menaxherja e NHS vrapoi pas hajnit, pastaj hipi në makinën e saj kur kuptoi se nuk mund ta ndalte - ai po ngiste një skuter.
42-vjeçarja nga Dorset më vonë e rimori sendin dhe e ndau pamjen në internet për të ndihmuar në gjurmimin e fajtorit, transmeton Telegrafi.
Pasi i dha detaje policisë, ajo thotë se oficerët arritën gjithashtu të rikuperonin arrëthyesin e saj të humbur prej 150 funtesh, i cili ishte vjedhur ditë më parë. /Telegrafi/
Nga Ferdinand Dervishi Në vendimin e Gjykatës së Posaçme për masat e arrestit të të akuzuarve për tenderat e AKSHI-t, ka të paktën dy personazhe, të cilët akuzohen edhe si bashkëpunëtorë në vjedhjen e databazës së sistemit TIMS të Policisë së Shtetit – ngjarje e ndodhur më 2 gusht 2023. E para, që shfaqet, është […]
Një anëtar i lartë i stafit në pallatin presidencial të Francës do të dalë në gjyq për vjedhjen e supozuar të enëve të çmuara të tavolinës, duke përfshirë gota shampanje Baccarat dhe pjata prej porcelani Sèvres.
Rreth 100 objekte që u raportuan të zhdukura nga koleksioni presidencial dyshohet se u gjetën më vonë në dollapin, makinën dhe shtëpinë e Thomas M, i cili raportohet të jetë kryekamerieri i Pallatit Élysée. Ai do të dalë në gjyq së bashku me dy të tjerë.
Hetuesit thonë se gjetën disa nga sendet - që mendohet se kanë një vlerë midis 15,000 dhe 40,000 eurove - në llogarinë e tij Vinted, transmeton Telegrafi.
Kjo vjen vetëm disa muaj pasi Muzeu i Luvrit në Paris pësoi një grabitje në të cilën u vodhën bizhuteri me vlerë 88 milionë euro.
Media franceze raportoi se roli i Thomas M si kryekamerier dhe ruajtës i argjendit të çmuar, përfshinte vendosjen e tavolinave në darkat shtetërore dhe ngjarje të tjera prestigjioze.
Ai akuzohet për vjedhjen e sendeve gjatë disa muajve dhe falsifikimin e të dhënave për të mbuluar gjurmët e tij.
Gjithashtu midis mallrave të dyshuara të vjedhura janë takëme argjendi të fortë dhe një figurinë René Lalique.
Inventari i mbajtur nga Thomas M sugjeronte se ai po planifikonte të vidhte më shumë mallra, thonë prokurorët.
Sipas medias franceze TF1 Info, Pallati Élysée ka postuar tashmë një njoftim pune për të gjetur zëvendësuesin e tij.
Zyrtarët në Sèvres - fabrika shtetërore e porcelanit në Francë - identifikuan gjithashtu disa nga artikujt e tyre në faqet e ankandeve online, duke përfshirë një pjatë të stampuar me një pullë të forcave ajrore dhe tavëlla.
Thomas M u arrestua të martën, më 16 dhjetor, me dyshimin për vjedhje, së bashku me partnerin e tij Damien G - një koleksionist dhe menaxher i një kompanie ankandesh online.
Një burrë i tretë, Ghislain M, u arrestua një ditë më vonë, i akuzuar për marrjen e mallrave të vjedhura. "Pasioni" i tij për antikitete të rralla është paraqitur nga avokati i tij si pas përfshirjes së tij të dyshuar.
Sipas Le Parisien - e cila raportoi e para për rastin - ai punonte si roje në Luvër në atë kohë dhe i është ndaluar të kthehet deri në përfundimin e gjyqit. Gjykimi është planifikuar për shkurt. /Telegrafi/
Kryedemokrati, Sali Berisha, ka deklaruar këtë të shtunë se lista e vjedhjeve të Belinda Ballukut nuk është publikuar ende e plotë. Gjatë foltores me demokratët e Kurbinit, ai u shpreh se numri dy i qeverisë Rama, përpos abuzimeve me tenderat dhe 300 apartmanteve që dispononte, ka grabitur me vartësit e saj edhe diamante, bizhu si […]
Një 23-vjeçare e shpallur në kerkim nga Interpoli që nga viti 2021, është arrestuar në Serbi. Rinesa Raci akuzohej si bashkautorja e një vjedhje me dhunë në Tropojë. 2 vite më parë, Raci u dënua nga Gjykata e Kukësit me 3 vjet e 4 muaj burgim për vepren penale, ‘Vjedhje me dhunë’ në fshatin Dojan […]
Policia e Shtetit ka bërë të ditur se është finalizuar një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”.
Policia njofton se si rezultat i bashkëpunimit me autoritetet policore serbe, koordinuar nga specialistët e Drejtorisë së Interpolit, u arrestua në Serbi, në kuadër të operacionit “The Wanted”, shtetasja e kërkuar ndërkombëtarisht, R. R, 23 vjeçe.
Në vitin 2024, Gjykata e Kukësit e ka dënuar këtë shtetase, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.
Në vitin 2021, në fshatin Dojan, Tropojë, shtetasja R. R., dhe shtetasi V. M., i vodhën me dhunë, një shtetaseje, celularin dhe një shumë eurosh.
Strukturat policore homologe po bashkëpunojnë për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 23-vjeçares, në Shqipëri. /Telegrafi/
Policia e Shtetit ka arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje në disa dyqane në Tiranë. Të arrestuarit janë shtetasit E. C., 38 vjeç dhe M. F., 40 vjeç, banues në Durrës. Sipas hetimeve, gjatë kësaj jave ata dyshohet se kanë vjedhur para dhe pajisje elektronike në tre dyqane në zona të ndryshme të kryeqytetit. […]
Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës si autorë të disa vjedhjeve. Në pranga u vunë Elvis Cara, 38-vjeç, dhe Marvin Frashnishta, 40-vjeç, të cilët vodhën më 15 dhjetor 8 pajisje elektronike në një dyqan në Yzberisht, ndërsa dy ditë më pas, vodhën një shumë parash në një dyqan në rrugën Bardhyl. “Në kuadër […]
Nuk ka vjedhje dhe as mashtrim me 11 mijë pensione. Raporti i KLSH-së për Institutin e Sigurimeve Shoqërore flet për pagesa të parapaguara dhe diferenca që rikuperohen ligjërisht. ISSH sqaroi për Faktoje se rastet abuzive në Shqipëri janë vetëm dy, jo mijëra siç u keqinformua në media.
Esmeralda Topi
Në fund të muajit nëntor, një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) mbi Institutin e Sigurimeve Shoqërore (ISSH) u bë lajm viral. Portale të ndryshme e interpretuan si “11 mijë pensione të marra pas vdekjes”, duke krijuar përshtypjen e një skandali masiv.
Lajmi u publikua në të njëjtën javë kur Italia u trondit nga një rast mashtrimi me pensionin që buri bujë. Një burrë 56-vjeçar mbante trupin e nënës së tij për tre vite në shtëpi, ndërsa vazhdonte të merrte pensionin e saj, duke përfituar rreth 53 mijë euro në vit.
Ky rast dramatizoi situatën në Shqipëri, duke keqinterpretuar raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Por krahasimi nuk qëndron.
Çfarë thotë raporti i KLSH-së?
Auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit pranë ISSH-së gjatë vitit 2024 evidentoi 11,030 raste pagesash pas vdekjes, me një dëm financiar prej 114,8 milionë lekësh. Nga këto, mbi 100 milionë lekë janë rikuperuar, ndërsa rreth 14,7 milionë lekë mbeten ende në proces arkëtimi.
Por raporti i KLSH sqaron diçka thelbësore që mediat e kanë anashkaluar.
“përfshihen të gjitha rastet e tërheqjes pas datës së vdekjes, gjithashtu edhe rastet kur përfituesi i pensionit e ka tërhequr vetë pensionin, por ka ndërruar jetë në po atë muaj. Meqënëse pensioni është një pagesë që merret paradhënie, pjesa pas datës së vdekjes duhet mbajtur nga granti”, shkruhet në raport.
Pra nuk bëhët fjalë për mashtrime nga persona të tjerë apo familjarë, por për pensionistë që kanë marrë pensionin dhe më pas kanë ndërruar jetë.
ISSH: Nuk ka vjedhje
Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, sqaron për Faktoje.al natyrën e këtyre pagesave. Ai theksoi se shifra 11 mijë është keqinterpretuar.
“Ajo që dua të sqaroj është kjo: ato nuk janë pensione të njerëzve që kanë vdekur dhe kanë marrë pensione pasi kanë vdekur, pra i ka tërhequr dikush tjetër. Përgjithësisht këto janë raste kur qytetarët kanë ndërruar jetë pasi kanë marrë pensionin”
Hado shpjegon më tej se pensionet në Shqipëri parapaguhen në fillim të muajit. Për shembull, nëse një pensionist merr pensionin më 1 dhjetor dhe ndërron jetë më 10 dhjetor, ai ka tërhequr pensionin e plotë, por ligjërisht i takon vetëm pjesa deri në datën e vdekjes. Diferenca duhet rikthyer në fondin e sigurimeve shoqërore. Dhe shifra 11 mijë përfaqëson këtë fenomen.
“Në këtë rast nuk ka vjedhje, nuk ka marrje të pensionit të pamerituar, nuk ka shkelje, nuk ka abuzim. Dëmi ka qenë diku tek 37 milionë lekë, janë rikuperuar 29.5 dhe janë për t’u rikuperuar 6.7. Nuk ka dëm ekonomik”, thekson Hado.
Sipas ekspertëve të ekonomisë, keqinformimi mbi raportin e KLSH-së nuk është vetëm çështje financiare. Ata paralajmërojnë se raportimi i pasaktë dëmton reputacionin dhe krijon konfuzion shoqëror.
“Dëmi së pari për vetë gazetarët: humbasin besimin si burim informacioni dhe analizash serioze; dëmtojnë në mënyrë jo të drejtë reputacionin e institucioneve duke i bërë ato më të dobëta para publikut. E gjithë kjo, me kohë, krijon një çoroditje shoqërore dhe zhvlerësim të së vërtetës”, thekson Selami Xhepa.
2 raste mashtrimi
Instituti i Sigurimeve Shoqërore pranon se ka patur edhe raste abuzive, por ato janë të izoluara dhe nuk bëhët fjalë për mijëra. Përkundrazi, janë vetëm dy raste.
“Edhe Shqipëria nuk bën përjashtim nga këto lloj mashtrimesh sepse ka individë që mund të ndërrojnë jetë dhe familjet nuk i ç’regjisrojnë. Dhe këto raste ne sigurisht i kontrollojmë”, thotë drejtori Astrit Hado, duke shtuar se kryesisht janë raste nëpër rrethe apo fshatra.
“Një në fakt ka dalë nga një emision investigativ që kishte 8-9 vjet që kishte ndërruar jetë nuk ishte deklaruar. Dhe rezultoi që as i biri se kishte marr në fakt, e kishin marrë punonjësit e postës me një administrator”, tregon drejtori i ISSH-së.
“Një rast tjetër që kishim, ishte individ që kishte ndërruar jetë para 10 vjetësh në Spanjë dhe ishte marrë pensioni. Jo nga familjarët, nga dikush tjetër. Rast që e investiguam deri në fund dhe morëm edhe masat e nevojshme”, përfundon Hado.
Por ndonëse të pakta në numër, për ekspertin e ekonomisë Klodian Muço edhe këto raste kërkojnë zgjidhje.
“Duhet gjetur një mekanizëm i kontrollit të vazhdueshëm ndërmjet atyre që përfitojnë pensionin dhe atyre që kontrollojnë. Problematikat ndodhin kur personat që humbasin jetën nuk ç’regjsitrohen dhe familjarët përfitojnë nga kjo situatë, më tepër se koordinim, duhet zgjidhje”, argumenton ai.
Përfundim
11 mijë pagesa pas vdekjes nuk do të thotë 11 mijë vjedhje pensionesh. Bëhet fjalë kryesisht për një mekanizëm teknik të parapagimit të pensionit dhe për raste që korrigjohen ligjërisht. Mashtrimet ekzistojnë, por janë të rralla dhe jo skandal masiv.
Një rast i shfrytëzimit të pasurisë së huaj është raportuar sot në Leposaviq, ku një femër dyshohet se ka marrë portofolin e një viktime femër kosovare, që përmbante dokumente personale dhe para të gatshme.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, personi i dyshuar është larguar në drejtim të panjohur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në rrugën APJ.
Rasti është njoftuar edhe prokurori, ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarës, si dhe rikthimin e pasurisë së vjedhur. /Telegrafi/
Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar pasditen e së martës në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, ku persona të panjohur dyshohet se kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari nga një veturë.
Sipas raportit nga Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur më 17 dhjetor 2025 rreth orës 17:30, ndërsa viktimë e vjedhjes është një mashkull kosovar.
Të dyshuarit ende të paidentifikuar kanë marrë sendet me vlerë dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës, të cilat kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.
Rasti është iniciuar si “vjedhje e rëndë” dhe po hetohet nga organet kompetente, ndërsa autorët e dyshuar mbeten ende në kërkim. /Telegrafi/
Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për ofrimin e informatave që do të ndihmonin në identifikimin e personave të dyshuar, të cilët shihen në fotografi.
Sipas njoftimit, personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në veprën penale “Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes”.
Policia u bën thirrje qytetarëve që çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre ta raportojnë duke kontaktuar numrin emergjent 192 ose përmes emailit zyrtar info@kosovopolice.com.
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë (13 dhjetor), ku tre persona dhunuan dhe i grabitën 100 000 lekë shitësit në një biznes. Në pranga u vu shtetasi, Marash Aliaj, ndërsa u shpallën në kërkim, Elton Hunda dhe Genc Logu. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë […]
Policia e Korçës ka arrestuar dy persona të dyshuar për një seri bastisjesh në biznese të ndryshme të qytetit. Identifikimi i tyre u bë falë pamjeve filmike të kamerave të sigurisë. Njëri prej të arrestuarve, 28-vjeçari V. I., ishte në kërkim për këto ngjarje dhe më parë i dënuar për vjedhje. Ai akuzohet si autor […]
Policia e Tiranës ka vënë në pranga katër persona të shpallur në kërkim, të dënuar apo akuzuar për vepra të ndryshme penale, Sipas njoftimit zyrtar u arrestuan: J.P., 33 vjeç, banues në Tiranë, me urdhër ndalimi nga Prokuroria, i akuzuar për “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe […]
Policia ka arrestuar ditën e sotme dy persona në Durrës. Ata u arrestuan nga forcat blu, pasi vidhnin lekë dhe sende në zonën e plazhit në Durrës. Dy të arrestuarit 29 dhe 25 vjeç, të dy banues në Durrës, kanë vjedhur disa pije alkoolike, një shumë parash dhe një biçikletë. Ata kanë vjedhur gjithashtu një shumë prej 3 […]