Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Aksidenti ajror ku humbi jetën komandanti i forcave të armatosura të Libisë, Turqia kërkon ndihmën e Gjermanisë për analizimin e kutisë së zezë së avionit

✇Albeu
By: M C

Turqia ka kërkuar ndihmën e Gjermanisë për të “lexuar” të dhënat e regjistruara në kutinë e zezë të avionit që u rrëzua javën e kaluar pranë Ankarasë, aksident në të cilin humbën jetën tetë persona, mes tyre edhe komandanti i forcave të armatosura të Libisë.

Zyra Federale Gjermane për Hetimin e Aksidenteve Ajrore (BFU) i tha Agjencisë Franceze të Lajmeve se ka “marrë një kërkesë” nga autoritetet turke për të ndihmuar në deshifrimin e regjistruesve të fluturimit. Kutia e zezë e avionit u gjet në fusha bujqësore, pranë vendit të përplasjes.

Në aksident humbën jetën gjenerali Mohamed al-Haddad, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Libisë, katër këshilltarë të tij si dhe ekuipazhi prej tre personash i avionit, mes të cilëve edhe Maria Pappa, stjuardesë me origjinë nga Greqia.

Autoritetet turke ia atribuojnë aksidentin një defekti në sistemin elektrik të avionit.

Ankaraja kishte njoftuar më herët se hetimi për shkaqet e aksidentit do të kryhej nga një “vend neutral”, me shumë gjasë Gjermania.

BFU sqaroi se ka kontaktuar autoritetet turke dhe ka kërkuar fotografi të regjistruesve të fluturimit për të verifikuar nëse të dhënat e tyre mund të lexohen. Nëse kjo konfirmohet, regjistruesit do të dërgohen në Gjermani për analizë. Të dhënat e nxjerra do t’i përcillen më pas autoritetit turk përgjegjës për hetimin.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Libisë njoftoi sot se i ka kërkuar Britanisë së Madhe të ndihmojë në procesin e hetimit.

The post Aksidenti ajror ku humbi jetën komandanti i forcave të armatosura të Libisë, Turqia kërkon ndihmën e Gjermanisë për analizimin e kutisë së zezë së avionit appeared first on Albeu.com.

Turqi/ Arrestohen 357 anëtarë të dyshuar të IS-it

Forcat e sigurisë të Turqisë kanë arrestuar 357 persona gjatë operacioneve në mbarë shtetit kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), bëri të ditur ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya. “Gjatë operacioneve të zhvilluara këtë mëngjes nga forcat tona të policisë në 21 provinca, kemi arrestuar 357 persona që dyshohet se janë të lidhur me IS-in”, tha […]

The post Turqi/ Arrestohen 357 anëtarë të dyshuar të IS-it appeared first on BoldNews.al.

Mbërrijnë në Rinas pajisjet për riparimin e defektit në ujësjellësin e Vlorës

TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/ Pajisjet e nevojshme për riparimin e defektit të ujësjellësit në Vlorë kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit nga Turqia.

Ministria e Mbrojtjes ndau sot pamje nga mbërritja në Rinas e materialeve për sistemin e ujit të pijshëm, teksa bëri të ditur se, materialet janë nisur menjëherë për në Vlorë.

Më herët edhe Kryeministri Edi Rama ka reaguar në një postim në Twitter për situatën e krijuar në Vlorë, ku prej 4 ditësh mungon uji. Kreu i qeverisë njoftoi se pajisjet ishin nisur nga Stambolli për në vendin tonë.

Rama u shpreh se “në vitin 2009-2010 janë instaluar pjesë hidraulike jashtë standardeve, që nuk e kanë mbajtur dot më presionin e ujit dhe për pasojë tubacioni ka shpërthyer”.

/gj.m/a.f/r.e/

The post Mbërrijnë në Rinas pajisjet për riparimin e defektit në ujësjellësin e Vlorës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Defekt në ujësjellës, banorët pa ujë/ Bashkia Vlorë: Sot vijnë tre pajisje nga Turqia. Rinis furnizimi

3 pjesë të ardhura nga Turqia pritet t’i japë fund problemit të shkaktuar në tubin kryesor të qytetit të Vlorës.

Defekti, i cili la pa ujë banorët e qytetit bregdetar për 4 ditë, do të riparohet, ndërsa kryetarja e bashkisë garantoi zgjidhjen e problemit.

Inxhinieri Faluers Shoshi, drejtor i ujësjellës kanalizimeve në Vlorë, tregoi dhe arsyet përse ndodhi defekti.

Për mungesën e ujit, qytetarët e Vlorës u mblodhën duke protestuar që prej mëngjesit në dyert e bashkisë.

Përplasje pati edhe me policinë…

Pavarësisht provave për të rregulluar avarinë, përpjekjet kanë rezultuar të pasuksesshme, ndërsa në mesnatë, sipas autoriteteve, ky problem do të marrë zgjidhje përfundimtare.

“Sonte në mesnatë do të rikthehet furnizimi më ujë. Kjo është fjala ime”.

/abcnews.al/

Vijon skandali i trukimeve në Turqi, arrestohen 14 futbollistë dhe ish-drejtuesi i lartë i Galatasarayt

Shteti turk vazhdon hetimin dhe masat për të ndalur skandalin e rëndë të basteve dhe trukimeve në futbollin vendas. Pasi janë bërë publike prej muajsh emrat e lojtarëve, gjyqtarëve dhe zyrtareve të cilët është mësuar se vinin rregullisht baste për ndeshjet e futbollit, kanë filluar ndalimet dhe arrestimet e atyre që janë përfshirë në manipulime […]

The post Vijon skandali i trukimeve në Turqi, arrestohen 14 futbollistë dhe ish-drejtuesi i lartë i Galatasarayt appeared first on BoldNews.al.

Turqia arreston presidentin e Fenerbaçes, akuzohet se ka përdorur lëndë narkotike

✇Albeu
By: M C

Presidenti i Fenerbaçes, Sadettin Saran është arrestuar në Stamboll si pjesë e një hetimi për përdorimin dhe furnizimin me drogë, hetim ky i cili ka përfshirë edhe figurat e njohura.

Saran u ndalua vetëm disa orë pasi analiza e flokëve, rezultoi pozitive për metabolitët e kokainës, një rezultat që autoritetet thonë se mund të tregojë ekspozim tek narkotikët për një periudhe të gjatë kohore.

Ndërsa për skandalin në fjalë ka reaguar menjëherë edhe klubi turk Fenerbaçe. Ky i fundit publikoi një deklaratë duke shprehur mbështetjen për Saran dhe duke siguruar tifozët se aktivitetet e klubit do të vazhdojnë pa ndërprerje.

“Presidenti Sadettin Saran u mor në paraburgim sonte nga Komanda e Xhandarmërisë Provinciale nga Zyra Presidenciale e Fenerbahces si pjesë e një hetimi të vazhdueshëm. Procesi vazhdon brenda kornizës së sundimit të ligjit dhe nën përgjegjësinë e autoriteteve përkatëse. Besimi ynë është i palëkundur se presidenti ynë do ta kapërcejë këtë periudhë me qetësi dhe qëndrueshmëri”, ka shkruar klubi.

Nga ana tjetër, Sadettin Saran hodhi poshtë rezultatin e testit, duke këmbëngulur se nuk e kishte përdorur kurrë substancën narkotike për të cilën akuzohet dhe ka kërkuar riekzaminim.

The post Turqia arreston presidentin e Fenerbaçes, akuzohet se ka përdorur lëndë narkotike appeared first on Albeu.com.

Bashkëpunim, por jo një ushtri e përbashkët Izrael-Greqi-Qipro

Pretendimi: Izraeli, Greqia dhe Qipro formojnë ushtrinë e përbashkët kundër Turqisë

Verdikti: Mungon konteksti

—————————————————————

Në rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse, po qarkullon lajmi se Izraeli, Greqia dhe Qipro formuan një ushtri të përbashkët kundër rrezikut turk.

Megjithatë, ky pretendim nuk shoqërohet me ndonjë provë, burim apo referencë që e mbështet atë.

Në fakt, ky lajm nuk është i saktë, megjithëse duket se është frymëzuar nga zhvillime të vërteta.

Specifikisht, një samit trepalësh u mbajt mes krerëve të Izraelit, Greqisë dhe Qipros në Jeruzalem më 22 dhjetor 2025.

Tre udhëheqësit nënshkruan një deklaratë të përbashkët pas samitit, në të cilën ranë dakord të “forcojnë bashkëpunimin e vazhdueshëm trepalësh mbi çështjet e sigurisë, mbrojtjes dhe ushtrisë.”

Në fjalën e tij, kryeministri izraelit Netanyahu iu referua Turqisë, pa e përmendur në mënyrë direkte, duke thënë se “ata që fantazojnë se mund të rivendosin perandoritë dhe sundimin e tyre mbi tokat tona” duhet ta “harrojnë atë.”

Një ditë më vonë, krerë ushtarakë grekë, qipriotë dhe izraelitë nënshkruan një plan të përbashkët veprimi dhe një program bashkëpunimi ushtarak Greqi-Izrael-Qipro në Nicosia.

Plani, bazuar në marrëveshjet e arritura nga udhëheqësit e tre vendeve, përfshin trajnim të përbashkët të njësive të operacioneve speciale dhe shkëmbim ekspertize mbi kërcënimet moderne, duke përfshirë sistemet pa pilot (UAV) dhe luftën elektronike.

Në raportimet e mediave vendase nuk përmendet formimi i një ushtrie të përbashkët mes tre vendeve.

Sipas të përditshmes greke Ta Nea, zyrtarë të lartë ushtarakë dhe analistë janë duke diskutuar mundësinë e një brigade reagimi të shpejtë prej rreth 2,500 trupash, me 1,000 ushtarë nga Izraeli dhe Greqia dhe 500 nga Qipro. Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim nga burime zyrtare.

The post Bashkëpunim, por jo një ushtri e përbashkët Izrael-Greqi-Qipro appeared first on Faktoje.al.

TURQI – Gjendet kutia e zezë e avionit libian të rrëzuar pranë Ankarasë

STAMBOLL, 24 dhjetor /ATSH-DPA/ – Autoritetet turke kanë gjetur regjistruesit e zërit në kabinë dhe të të dhënave të fluturimit, pas rrëzimit të një avioni privat pranë Ankarasë, ku humbi jetën komandanti më i lartë ushtarak i Libisë, njoftoi sot ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya.

”Një hetim është në zhvillim për të sqaruar plotësisht shkaqet e aksidentit”, tha Yerlikaya për gazetarët në Ankara.

Kryeministri libian, Abdul Hamid Dbeibeh bëri të ditur dje se shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë libiane, Mohammed al-Haddad, së bashku me katër shoqëruesit e tij, humbën jetën në aksident.

Avioni tip ”Falcon 50” raportoi një problem teknik, pasi u nis dje në mbrëmje nga Ankaraja drejt Tripolit.

Kontakti me avionin u humb pak më pas dhe ai u rrëzua pranë distriktit Haymana, në jug të kryeqytetit turk./  /Ad.Ab./  a.jor.

The post TURQI – Gjendet kutia e zezë e avionit libian të rrëzuar pranë Ankarasë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Atentat apo aksident? Shefi i ushtrisë libiane ndërron jetë pas rrëzimit të avionit, gjenden mbetje në Turqi

✇Albeu
By: M C

Një avion privat “Falcon 50” me pesë persona në bord u zhduk nga radarët të martën në mbrëmje, pasi u ngrit nga Aeroporti Esenboga i Ankarasë. Më pas u konfirmua se avioni ishte rrëzuar.

Falcon 50 ishte nisur për në Tripoli të Libisë. Avioni mbante Shefin e Shtabit të Ushtrisë Libiane, Gjeneral Mohamed Ali Ahmed-Al Haddad. Vdekja e gjeneralit dhe e të gjithë personave në bord u konfirmua nga qeveria libiane.

Mbetjet e avionit u gjetën në një kodër, dy kilometra larg fshatit Kesikavak, në jug të Ankarasë. Pasi u përplas në tokë, shpërtheu një zjarr. Videot e kamerave të sigurisë që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë një shkëndijë të ndritshme që besohet të ketë lidhje me rrëzimin e aeroplanit.

Avioni dyshohet se pati një problem me sistemet e tij elektronike dhe dërgoi një SOS për ulje emergjente përpara se të zhdukej nga radari. Ky është aksidenti i tretë ajror që përfshin Turqinë në rreth 40 ditë.

Më 11 nëntor, një aeroplan transporti C-130 u rrëzua në kufirin e Gjeorgjisë dhe Azerbajxhanit, duke vrarë të 20 personat në bord.

Dy ditë më vonë, më 13 nëntor, një aeroplan turk Canadair i përfshirë në një operacion zjarrfikës në Kroaci u rrëzua duke vrarë të dy personat në bord

The post Atentat apo aksident? Shefi i ushtrisë libiane ndërron jetë pas rrëzimit të avionit, gjenden mbetje në Turqi appeared first on Albeu.com.

Turqi/ Zhduket avioni që transportonte shefin e ushtrisë libiane

Autoritetet turke kanë ngritur alarmin pasi kontakti me radion u humb me një avion privat që po transportonte shefin e shtabit të ushtrisë libiane, Mohammed Ali Ahmed al-Haddad, dhe katër persona të tjerë, pranë kryeqytetit Ankara. Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, bëri të ditur se avioni i biznesit Falcon 50 ishte ngritur nga […]

The post Turqi/ Zhduket avioni që transportonte shefin e ushtrisë libiane appeared first on BoldNews.al.

ANKARA – Mister pas nisjes, Turqia humb kontaktin me avionin e shefit të Shtabit libian

ANKARA, 23 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Autoritetet turke kanë humbur kontaktin me radarin e një aeroplani Falcon që transportonte pesë persona, përfshirë Shefin e Shtabit të Ushtrisë Libiane, Gjeneral Mohammed Al-Haddad, pas ngritjes nga Ankaraja.

Lajmin e konfirmoi ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya njoftoi lajmin në X.

Aeroplani kishte nisur fluturimin drejt aeroportit të Tripolit.

“Kontakti u humb në orën 8:52 të mbrëmjes”, sipas kohës lokale, shtoi ministri Yerlikaya.  /os/

 

The post ANKARA – Mister pas nisjes, Turqia humb kontaktin me avionin e shefit të Shtabit libian appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TURQI – Debati për buxhetin, përplasje fizike midis mazhorancës dhe opozitës

STAMBOLL, 22 dhjetor /ATSH/- Gjatë raundit të fundit të diskutimeve për buxhetin, deputetët e partisë në pushtet AKP dhe partisë më të madhe opozitare CHP u përleshën me grushte brenda sallës së Kuvendit dhe seanca u desh të ndërpritej, sipas “Türkiye Today”.

Për rreth 10 minuta, deputetët e mbledhur rreth podiumit kryesor në qendër të sallës, u përplasën me njëri tjetrin fizikisht dhe verbalisht.

Sipas medias turke, incidenti nisi pas një debati të ashpër mes deputetit të partisë në pushtet, AKP nga qyteti i Bursës, Mustafa Varank, dhe nënkryetarit të grupit parlamentar të opozitës, CHP-së, Gökan Günaydin.

Nga foltorja, Varank kritikoi drejtimin e CHP-së dhe politikat e bashkive të drejtuara nga opozita, deklarata që u konsideruan provokuese nga deputetët opozitarë.

Reagimi i Günaydin ishte i menjëhershëm, duke akuzuar mazhorancën për nxitje të tensioneve dhe sulme të vazhdueshme ndaj pushtetit vendor të opozitës.

Situata u përkeqësua edhe më tej me përfshirjen e Ali Mahir Başarır, një tjetër nënkryetar i grupit parlamentar të CHP-së, gjë që shërbeu si katalizator i përleshjes fizike mes deputetëve të dy krahëve.

Në sallë ndodheshin edhe kryetari i CHP-së, Özgür Özel, si dhe kryetari i Partisë së Lëvizjes Nacionaliste, Devlet Bahçeli, por asnjëri prej tyre nuk ndërhyri drejtpërdrejt për të ndalur incidentin.

Kryetari e Parlamentit, Numan Kurtulmus u detyrua të ndërpresë seancën ndërsa forcat e sigurisë e patën të vështirë të ndalnin deputetët e zemëruar të përfshirë në konflikt.

Përplasjet vazhduan edhe gjatë pezullimit të përkohshëm të seancës. Pavarësisht përshkallëzimit të situatës, Kuvendi miratoi projektligjet kryesore.

Ligji i buxhetit të vitit 2026 u miratua me 320 vota pro dhe 249 kundër; projektligji përfundimtar për vitin 2024 u miratua me 316 vota kundër dhe 247 kundër. //a.i/

The post TURQI – Debati për buxhetin, përplasje fizike midis mazhorancës dhe opozitës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

DAMASKË – Fidan: SHBA-ja do të njoftojë fazën e dytë të marrëveshjes për Gazën në javët e para të 2026-s

DAMASKË, 22 dhjetor /ATSH-DPA/- Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan tha sot se pret që presidenti i SHBA-së Donald Trump të njoftojë fillimin e fazës së dytë të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza në “javët e para” të vitit të ri.

“Ne presim që faza e dytë të fillojë në javët e para të vitit të ri, me një deklaratë të presidentit amerikan, Donald Trump”, tha Fidan në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij sirian, Asaad al-Shaibani, në Damaskë.

Fidan tha se SHBA-ja kishte paraqitur studime paraprake të projektit mbi rindërtimin e Gazës gjatë bisedimeve në Miami në fundjavë, të cilat përfshinin përfaqësues nga Turqia, Katari dhe Egjipti.

Fidan u takua sot me presidentin sirian, Ahmad al-Sharaa, i shoqëruar nga shefi i inteligjencës turke dhe ministri i Mbrojtjes, për të diskutuar bashkëpunimin në siguri, ekonomi dhe rajon.

Një çështje kyçe është zbatimi i një marrëveshjeje të marsit për të integruar Forcat Demokratike Siriane (SDF) – të udhëhequra nga kurdët në strukturat e sigurisë shtetërore të Sirisë – një shqetësim thelbësor për sigurinë kombëtare turke.

Fidan akuzoi sot SDF-në për zvarritje të marrëveshjes dhe tha se koordinimi i saj me Izraelin përbënte një pengesë të madhe në bisedimet me Damaskun.

Më herët, Ankaraja i bëri thirrje SDF-së të përshpejtonte integrimin.

Al-Shaibani tha se Damasku po shqyrtonte një përgjigje që SDF-ja kishte dërguar në fundjavë, por e kritikoi grupin për vonesat në rindërtimin e Sirisë verilindore.

Afati i fundit për të zbatuar marrëveshjen e marsit ishte fundi i vitit 2025, dhe Ankaraja ngriti mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake nëse ajo zvarritej më tej.

Turqia kontrollon zonat në Sirinë veriperëndimore. Ajo e konsideron SDF-në – e mbështetur nga SHBA-ja – një grup terrorist për shkak të lidhjeve të saj me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e cila është e ndaluar, duke ndërlikuar dinamikën rajonale. //a.i/

The post DAMASKË – Fidan: SHBA-ja do të njoftojë fazën e dytë të marrëveshjes për Gazën në javët e para të 2026-s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shërbimi sekret turk arreston drejtuesin e lartë të ISIS, po përgatiste sulme terroriste në Evropë

Shërbimet turke të inteligjencës njoftuan sot (22 dhjetor) se arrestuan një udhëheqës të dyshuar të grupit Shteti Islamik (ISIS), i cili po planifikonte sulme në rajon dhe deri në Evropë, “midis Afganistanit dhe Pakistanit”, raportoi Agjencia Anadolu. “Mehmet Gören, një nga udhëheqësit e dyshuar të organizatës terroriste Shteti Islamik, u arrestua në rajonin Afganistan-Pakistan në […]

The post Shërbimi sekret turk arreston drejtuesin e lartë të ISIS, po përgatiste sulme terroriste në Evropë appeared first on BoldNews.al.

Debat i ashpër në Parlamentin turk, deputetët përplasen fizikisht/ VIDEO

Deputetët turq janë përfshirë në një sherr të dielën në mbrëmje, gjatë ditës së fundit të debatit për buxhetin. Deputetët u përplasë fizikisht dhe shkëmbyen fyerje me njëri-tjetrin e cila zgjati rreth 10 minuta. Deputetët e partisë në pushtet AKP u përplasën me kolegët e tyre nga Partia Republikane Popullore. CHP. Sherri filloi pas një […]

The post Debat i ashpër në Parlamentin turk, deputetët përplasen fizikisht/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Operacion anti-drogë në Stamboll/ Arrestohet aktorja e njohur turke, në pranga edhe 7 persona të tjerë

Autoritetet turke kanë arrestuar ditën e sotme aktoren Ezgi Eyüboğlu dhe shtatë persona të tjerë pas një hetim për drogë në Stamboll. Eyupoglu u arrestua me dyshimin për blerje droge për përdorim personal, sipas Zyrës së Kryeprokurorit Publik të Stambollit. Dy të tjerë, të identifikuar me inicialet EK dhe IAA, u arrestuan me dyshimin për […]

The post Operacion anti-drogë në Stamboll/ Arrestohet aktorja e njohur turke, në pranga edhe 7 persona të tjerë appeared first on BoldNews.al.

Tensione të larta mbi Egje, përplasje mes avionëve luftarakë të Turqisë dhe Greqisë! Athina zyrtare akuza Ankarasë

✇Albeu
By: M C

Forcat Ajrore të Turqisë dhe ato të Greqisë kanë akuzuar njëra-tjetrën sot për provokime me avionë në hapësirën ajrore mbi Egje.

Athina zyrtare pretendon se ishin mjetet luftarake të Ankarasë që shkelën hapësirën ajrore të Greqisë, duke bërë manovra ushtarake.

“Dy avionë F-16 të armatosur turq shkelën hapësirën ajrore greke midis Limnos dhe Lesbos, duke rezultuar në ngritjen e alarmit në Forcat Ajrore. Luftëtarët grekë F-16 u ngritën menjëherë për t’i kapur ata dhe u përballën me pilotët turq”, shkruan “Protothema”.

Gjatë gjithë ditës, u regjistruan tetë shkelje të hapësirës ajrore kombëtare. Në të njëjtën kohë, 4 shkelje të rregullave të trafikut ajror u regjistruan në FIR të Athinës sipas medias në fjalë. Një nga F-16, dy nga një mjet ajror pa pilot (UAV) dhe një nga një ATR-72.

Aktiviteti i paligjshëm i Turqisë ndodhi në Egjeun Verilindor dhe Juglindor dhe, siç raportohet nga Shtabi i Përgjithshëm i Mbrojtjes Kombëtare Helene, avionët turq u identifikuan dhe u kapën në përputhje me rregullat ndërkombëtare, si praktikë standarde

The post Tensione të larta mbi Egje, përplasje mes avionëve luftarakë të Turqisë dhe Greqisë! Athina zyrtare akuza Ankarasë appeared first on Albeu.com.

Shkëmbimet tregtare me Turqinë, mbi 82 miliardë lekë gjatë 11-mujorit

TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/ Turqia vijon të mbetet partner i rëndësishëm i Shqipërisë në tregtinë ndërkombëtare.

Instituti i Statistikave publikoi së fundmi raportin mbi tregtinë e jashtme për periudhën janar-nëntor sipas të cilit Turqia renditet partneri i dytë tregtar, duke zënë 7,3% të vëllimit.

Shkëmbimet tregtare me Turqinë njohën rritje në 11 muajt e këtij viti, duke arritur në 82,3 miliardë lekë.

Referuar të dhënave për periudhën janar-nëntor eksportet shqiptare drejt Turqisë llogariten 4,8 miliardë lekë, nga 4,7 miliardë lekë që ishin 11-mujorin e 2024, ndërsa importet për periudhën 11-mujore llogariten 77,5 miliardë lekë.

Nga Turqia, në periudhën janar-nëntor janë importuar 25,4 miliardë lekë materiale ndërtimi dhe metale, si dhe 9,3 miliardë lekë tekstile dhe këpucë. Ndërkohë importi i produkteve kimike dhe plastike llogaritet 10,7 miliardë lekë.

Produktet më të eksportuara janë mineralet dhe metalet, bimët aromatike e mjekësore, dhe produktet fason.

Shqipëria ka një marrëveshje të tregtisë së lirë me Turqinë, të nënshkruar në vitin 2006, dhe e cila ka hyrë në fuqi në maj 2008. Nëpërmjet kësaj marrëveshje dy vendeve u krijohen mundësi për rritjen e shkëmbimeve tregtare ndërmjet tyre.

Eksportuesit shqiptarë mund të përfitojnë nga marrëveshja e tregtisë së lirë mes Shqipërisë dhe Turqisë, e cila u jep atyre mundësinë e eksportit të një numri produktesh shqiptare në tregun rajonal pa tarifa doganore ose me kuota tarifore.

Eksportet e produkteve industriale me origjinë shqiptare janë të liberalizuara. Ndërkohë, për produktet bujqësore palët i kanë akorduar reciprokisht njëra-tjetrës tarifa preferenciale dhe kuota tarifore. /j.p/r.e/

The post Shkëmbimet tregtare me Turqinë, mbi 82 miliardë lekë gjatë 11-mujorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj vlerëson rolin e MÜSİAD në forcimin e marrëdhënieve ekonomike Shqipëri-Turqi

TIRANË, 16 dhjetor/ATSH/ Presidenti Bajram Begaj mori pjesë në aktivitetin e Shoqatës së Pavarur të Industrialistëve dhe Biznesmenëve turq dhe shqiptarë (MÜSİAD), ku vlerësoi rolin e rëndësishëm të kësaj shoqate në forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Begaj theksoi se MÜSİAD Albania ka konsoliduar praninë e saj në Shqipëri, duke zgjeruar rrjetin e kompanive anëtare dhe duke u shndërruar në një partner aktiv në nxitjen e investimeve dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim ekonomik.

Ai vlerësoi shoqatën si një urë bashkëpunimi mes sipërmarrjes shqiptare dhe asaj turke.

Presidenti Begaj nënvizoi se marrëdhëniet Shqipëri-Turqi janë të shkëlqyera dhe të qëndrueshme, të mbështetura në miqësi historike, bashkëpunim strategjik dhe interesa të përbashkëta.

Partneriteti ekonomik, sipas kreut të shtetit, është një nga shtyllat kryesore të kësaj marrëdhënieje, me rritje të vazhdueshme të shkëmbimeve tregtare, bashkëpunimit në turizëm dhe interesit për investime reciproke.

Presidenti nënvizoi se ekzistojnë hapësira të mëdha për bashkëpunim në fusha si mbrojtja, bujqësia, arsimi, teknologjia e informacionit, ndërtimi dhe turizmi, duke përmendur edhe Forumin e Investimeve Shqipëri-Turqi si dëshmi të potencialit për kthimin e nismave në projekte konkrete.

Presidenti Begaj shprehu bindjen se përmes partneritetit të sinqertë dhe vizionit të përbashkët të sipërmarrësve të të dyja vendeve, bashkëpunimi ekonomik do të njohë rezultate edhe më të mira në të ardhmen.

1 nga 2

/a.gj/a.f/r.e/

The post Begaj vlerëson rolin e MÜSİAD në forcimin e marrëdhënieve ekonomike Shqipëri-Turqi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Në kërkim nga Turqia/ Veysel Sahin me shtetësi shqiptare, bossi i “call centera”-ve që synon bastet online

Shqipëria, ky vend i vogël sa një qytet në Itali apo Turqi, është kthyer në parajsën “offshore” për shumë individë me të kaluar kriminale nga shumë vende të botës. Indianë, koreanë, kinezë, turq, italianë, grekë, izraelitë, etj, etj., kanë gjetur parajsën fiskalë në vendin tonë. Afërsia me Europën, klima apo lidhja e vetë shtetit me […]

The post Në kërkim nga Turqia/ Veysel Sahin me shtetësi shqiptare, bossi i “call centera”-ve që synon bastet online appeared first on BoldNews.al.

❌