Marrëdhënia BE-ShBA: Ndërgjegjësimi i BE-së se ka mbetur vetëm

Helga Schmidt
As një vit nuk është mbushur nga ardhja në detyrë e Donald Trumpit, por nga perspektiva e Brukselit, kjo kohë është një përjetësi. Valë tronditëse njëra pas tjetrës i kanë mbajtur evropianët në ankth; çdo javë solli kërkesa të reja, akuza dhe më pas ndryshime rrënjësore.
Tronditja e 4 dhjetorit ishte kulmi i ri i përkohshëm dhe ka të ngjarë të jetë më e zgjatura. Një tronditje që e godet në palcë Evropën.
Strategjia e re e sigurisë kombëtare e ShBA-së mbarti disa befasi për aleatët e saj. Kina nuk është më një rivale sistematike, por thjesht një konkurrente ekonomike. Rusia pranohet si një fuqi e madhe me një treg premtues, veçanërisht për lëndët e para. Dhe, nëse lindin konflikte me presidentin e saj, Vladimir Putin, Donald Trumpi ofron shërbimet e tij si ndërmjetës. Po Koreja e Veriut? As që përmendet më. Gjatë mandatit të parë të Trumpit, Kim Jong-uni ishte ende armiku numër një publik.
Strategjia e re amerikane e sigurisë tregon ndarjen më radikale që ka ndodhur me evropianët. ShBA-ja, vendi që çliroi Evropën nga terrori nazist gjerman më shumë se 80 vjet më parë me një kosto të madhe, më pas u bë edhe fuqia mbrojtëse e kontinentit dhe, në veçanti, gjithmonë e mbështeti projektin e Bashkimit Evropian - tani janë armiku i tij. Paragrafët kushtuar BE-së lexohen si një aktakuzë. Ato paraqesin një pamje të një BE-je plotësisht të rrënuar në prag të kolapsit civilizues, të gërryer nga migrimi masiv, shtypja e opozitës, normat e ulëta të lindshmërisë dhe censura.
"Askush prej nesh nuk duhet të tronditet nga fjalët që thonë të tjerët për ne", rekomandoi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhjetë ditë pasi u njoftua strategjia e re. Paragraf pas paragrafi, ajo i çmontoi deklaratat nga Uashingtoni. Evropa rezervon të drejtën për të nxjerrë ligjet e veta - refuzim ky i presionit amerikan për të lejuar kompanitë amerikane të teknologjisë të operojnë sa më lirshëm të jetë e mundur, të papenguara nga rregulloret evropiane.
Në Evropë, vazhdoi Presidentja e Komisionit, të gjithë mund të votojnë për "kë të duan", pa presion apo manipulim të jashtëm. Kjo duhet të kuptohet, pa dyshim. Por, von der Leyen e bëri të qartë se çfarë rrezikohet: "liria për të jetuar siç duam".
Që presidenti i Amerikës e përçmon thellësisht Bashkimin Evropian, bëhet e qartë në një nga konferencat e tij të pafundme për shtyp. "BE-ja u themelua", deklaroi Trump në samitin e NATO-s në Hagë këtë verë, "për të shkatërruar ShBA-në".
Trumpi e shikon suficitin tregtar të evropianëve si një fyerje personale: "Ata nuk i duan makinat tona"! Tarifat drastike janë përgjigja e tij; BE-ja duhet të dobësohet. Dhe, ai mbjell pasiguri duke vënë vazhdimisht në pikëpyetje angazhimin besnik ushtarak të ShBA-së tek aleanca e NATO-s.
Strategjia e sigurisë kombëtare e 4 dhjetorit e ShBA-së shkon edhe më tej. Aty pretendohet se liria e shprehjes censurohet në BE dhe opozita shtypet. Kjo i referohet partive të krahut të djathtë dhe të ekstremit të djathtë në BE - të cilat duhet të forcohen. Kjo është arsyeja pse zëvendëspresidenti JD Vance nuk u takua me kancelarin gjerman në Konferencën e Sigurisë në Mynih në shkurt, por me Alice Weidelin, drejtuesen e AfD-së.
"Rrjeti i partive tĂ« ekstremit tĂ« djathtĂ« dhe konservatore tĂ« krahut tĂ« djathtĂ« nĂ« EvropĂ«, pĂ«rfshirĂ« lĂ«vizjen MAGA, Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« mĂ« i rrĂ«njosur gjatĂ« katĂ«r viteve tĂ« fundit", shpjegon politologia gjermano-amerikane, Cathryn ClĂŒver Ashbrook, nĂ« njĂ« intervistĂ« me studion e ARD nĂ« Bruksel. Ajo shton se partitĂ«, por edhe politikanĂ«t individualĂ«, marrin mbĂ«shtetje.
PĂ«r shembull, fondet nga Fondacioni âHeritageâ shkuan pĂ«r politikanin britanik tĂ« ekstremit tĂ« djathtĂ«, Nigel Farage. "Tani duhet ta presim kĂ«tĂ« nĂ« kontekstin e StrategjisĂ« sĂ« SigurisĂ« KombĂ«tare pĂ«r EvropĂ«n kontinentale", vĂ«ren ClĂŒver Ashbrook. PartitĂ« e krahut tĂ« djathtĂ« nĂ« EvropĂ« po mbĂ«shteten - nĂ« Hungari, ku ato janĂ« tashmĂ« nĂ« pushtet, dhe nĂ« vendet si Gjermania, ku ato janĂ« nĂ« opozitĂ«.
MbĂ«shtetjes sĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« pĂ«r partitĂ« politike i shtohet edhe rrjetĂ«zimi nĂ«pĂ«rmjet medias, pĂ«rfshirĂ« nĂ« Gjermani. Para zgjedhjeve federale nĂ« shkurt, Elon Musku vlerĂ«soi AfD-nĂ« jo vetĂ«m nĂ« platformĂ«n e tij X, por gazeta e pĂ«rditshme Die Welt, nĂ« pronĂ«si tĂ« shtĂ«pisĂ« botuese âSpringerâ, botoi gjithashtu mbĂ«shtetjen e Muskun pĂ«r AfD-nĂ« si artikull i tĂ« ftuarit. Drejtori ekzekutiv i âSpringerâ-it, Matthias Döpfner, ndĂ«rhyri personalisht pas publikimit tĂ« strategjisĂ« sĂ« re tĂ« sigurisĂ« tĂ« Trump-it. âEvropa duhet ta dĂ«gjojĂ« Trumpinâ, shkroi Döpfner nĂ« njĂ« editorial nĂ« Die Welt; asnjĂ« fjalĂ« kritike nuk gjendet nĂ« editorial. /Tagesschau/ ARD/DW/



















