❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

NPL Dardana nis furnizimin me ushqim për kafshët e egra në Vendgjuetinë Kamenicë



Ndërmarrja Publike Dardana ka filluar furnizimin me ushqim për kafshët e egra në zonat e Vendgjuetisë Kamenicë, në pikat që ato frekuentojnë më së shumti.

Sipas njoftimit, ky aktivitet po realizohet me qëllim të sigurimit të ushqimit të mjaftueshëm për kafshët e egra gjatë kushteve të vështira klimatike, veçanërisht në periudhën e dimrit.

Nga NPL Dardana theksohet se kjo ndërmarrje mbetet e përkushtuar në ruajtjen, menaxhimin dhe mbrojtjen e qëndrueshme të mjedisit dhe faunës së egër, duke kontribuar në mënyrë të vazhdueshme në mirëqenien e biodiversitetit në territorin e Komunës së Kamenicës. /Telegrafi/


AME: Lumenjtë e degraduar po rrezikojnë qytetarët



Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave ka njoftuar se gjatë vërshimeve të fundit kanë intervenuar në 196 raste, nga të cilat janë evakuuar 42 persona. Kjo agjenci ka theksuar se çdo lum është i degraduar dhe duhet të mirëmbahet, derisa ka dhënë edhe rekomandime të detajuara.

Drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, Shefki Abdullahu gjatë konferencës për media lidhur me situatën e krijuar nga vërshimet e fundit të muajit janar, si dhe për veprimet dhe angazhimet e agjencisë.

“VĂ«rshimet kanĂ« pĂ«rfshirĂ« disa komuna, i kemi potencuar mĂ« sĂ« shumti ato komuna tĂ« cilat kanĂ« qenĂ« vĂ«rshimet mĂ« tĂ« theksuara dhe kĂ«tu janĂ« MalishevĂ«, GjakovĂ«, KlinĂ«, Junik, Drenas, Skenderaj, MitrovicĂ«, SuharekĂ«, Gjilan dhe PrishtinĂ«. Ekipet e specializuara tĂ« AME-sĂ«, njĂ«sitĂ« profesionale tĂ« zjarrfikĂ«sve dhe shpĂ«timit, Forca e SigurisĂ« sĂ« KosovĂ«s, Policia e KosovĂ«s dhe Shoqata e KosovĂ«s pĂ«r KĂ«rkim-ShpĂ«tim, kanĂ« realizuar intervenime tĂ« shumta duke pĂ«rfshirĂ« thithje tĂ« ujit me pompa tĂ« kapacitetit tĂ« lartĂ« te objektet me rĂ«ndĂ«si tĂ« veçantĂ« si KEK-ut, tĂ« cilat i posedon AME-ja, kurse njĂ«kohĂ«sisht edhe njĂ«sitĂ« profesionale tĂ« zjarrfikĂ«sve dhe shpĂ«timit, tĂ« cilat kanĂ« pompat edhe njĂ«sitĂ« e tyre... kemi pasur numri i rasteve tĂ« koordinuara kanĂ« qenĂ« 1070 raste. Numri i intervenimeve nĂ« vĂ«rshime ka qenĂ« 196, thithja e ujit me pompa tĂ« kapacitetit tĂ« lartĂ« 24, intervenime teknike 63, persona tĂ« evakuuar kanĂ« qenĂ« 42”, tha ai.

Ai shtoi se kanë vendosur barriera kundër vërshimeve dhe thasëve në Mitrovicë, në veçanti në lagjen te Ura e Ibrit.

Abdullahu theksoi se mungesa e mirëmbajtjes së lumenjve, deformimi i shtretërve pas luftës dhe hedhja e mbeturinave, kanë rritur ndjeshëm rrezikun e vërshimeve në shumë komuna të Kosovës.

"Hartat e lumenjve tĂ« cilĂ«t rrezikojnĂ« do t’i kemi nĂ« raport, do t’i dĂ«rgojmĂ« dhe do t’i keni tĂ« gjitha detajet, sepse tĂ« gjithĂ« lumenjtĂ« nĂ« KosovĂ« vĂ«rshojnĂ« komunat tĂ« cilat shpeshherĂ« edhe po pĂ«rsĂ«riten, domethĂ«nĂ« janĂ« plotĂ«sisht kĂ«ta lumenj tĂ« cilĂ«t nuk janĂ« pĂ«rmbajtur, nuk janĂ« mirĂ«mbajtur apo shtrati i tyre Ă«shtĂ« deformuar nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« egĂ«r pas luftĂ«s, do tĂ« thotĂ« rĂ«ra qĂ« kanĂ« nxjerrĂ« tĂ« gjitha ato kompani, por edhe hedhja e mbeturinave nĂ« lumenj tĂ« lirĂ«, kĂ«shtu qĂ« kanĂ« shkaktuar
 çdo lum Ă«shtĂ« i degraduar dhe duhet tĂ« mirĂ«mbahet, tĂ« pastrohet, Ă«shtĂ« primare qĂ« tĂ« sigurohet jeta e qytetarĂ«ve, ambienti, prona, ku njĂ«kohĂ«sisht edhe pĂ«r gjallesat, pĂ«r secilin, duhet t’i kemi ato lumenj, qĂ« ne si i kemi pikĂ«risht pĂ«r kĂ«to arsye tĂ« ndotjes dhe tĂ« degradimit tĂ« lumenjve", theksoi Abdullahu.

“Nga analiza dhe mĂ«simet e nxjerra, kemi nxjerrĂ« rekomandime. Pastrimi dhe mirĂ«mbajtja e rregullt e shtretĂ«rve tĂ« lumenjve, monitorimi i vazhdueshĂ«m i zonave me rrezik tĂ« lartĂ«, hartimi dhe zbatimi i planeve lokale pĂ«r menaxhimin e rrezikut nga fatkeqĂ«sitĂ« natyrore, ndarja e qartĂ« e pĂ«rgjegjĂ«sive ndĂ«rmjet nivelit lokal dhe atij qendror, ndalimi i ndĂ«rtimeve nĂ« zonat e rrezikuara nga vĂ«rshimet dhe forcimi i inspektimeve ndĂ«rtimore, rritja e kapaciteteve tĂ« reagimit nĂ« emergjencĂ« pĂ«rmes trajnimeve tĂ« rregullta dhe pajisjeve adekuate tĂ« strukturave lokale, vetĂ«dijesimi i qytetarĂ«ve pĂ«r rreziqet dhe fatkeqĂ«sitĂ« natyrore dhe forcimi i sistemit pĂ«r paralajmĂ«rim tĂ« hershĂ«m”, tha ai. /KP/

Totaj: Drejt pĂ«rfundimit punimet pĂ«r rehabilitimin e “Kejit” nĂ« ShadĂ«rvan



Kryetari i KomunĂ«s sĂ« Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se punimet pĂ«r rehabilitimin dhe rivitalizimin e “Kejit” nĂ« zonĂ«n e ShadĂ«rvanit janĂ« drejt pĂ«rfundimit.

Përmes një postimi në Facebook, Totaj ka theksuar se ndërhyrja po realizohet nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe ka për qëllim rikthimin e sharmit dhe funksionalitetit të një prej pjesëve më të frekuentuara dhe më të rëndësishme të qytetit.

“Drejt pĂ«rfundimit punimet pĂ«r rehabilitimin dhe rivitalizimin e ‘Kejit’ nĂ« ShadĂ«rvan, intervenim i DrejtorisĂ« sĂ« ShĂ«rbimeve Publike, me qĂ«llim tĂ« rikthimit tĂ« sharmit dhe funksionalitetit tĂ« kĂ«saj pjese tĂ« frekuentuar dhe tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« Prizrenit”, ka shkruar Totaj.

Sipas tij, ky projekt synon përmirësimin e hapësirave publike dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët dhe vizitorët, duke ruajtur njëkohësisht identitetin urban dhe historik të kësaj zone qendrore të Prizrenit. /Telegrafi/


Gjendja në rrugët e Gjakovës pas vërshimeve



Si pasojë e vërshimeve të fundit, në disa zona të Komunës së Gjakovës ende janë evidentuar mbetje të mbeturinave të shpërndara në hapësira publike.

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Çabrati” ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se ekipet e saj janĂ« çdo ditĂ« nĂ« terren, duke punuar intensivisht pĂ«r largimin e mbeturinave dhe rikthimin e pastĂ«rtisĂ« nĂ« zonat e prekura.

Nga KRM “Çabrati” thuhet se angazhimi po vazhdon me kapacitete tĂ« plota, me qĂ«llim qĂ« hapĂ«sirat publike tĂ« bĂ«hen sa mĂ« shpejt tĂ« pastra dhe tĂ« sigurta pĂ«r qytetarĂ«t.

Njëkohësisht, kompania ka kërkuar mirëkuptim dhe bashkëpunim nga qytetarët, derisa po zhvillohen këto intervenime pastruese në terren.

KRM “Çabrati” ka theksuar se mbetet e pĂ«rkushtuar pĂ«r ofrimin e shĂ«rbimeve cilĂ«sore dhe ruajtjen e mjedisit nĂ« KomunĂ«n e GjakovĂ«s. /Telegrafi/


Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit dhe Drejtoria Komunale e Shëndetësisë diskutojnë avancimin e shërbimeve shëndetësore



Drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm në Prizren, Osman Hajdari, së bashku me menaxhmentin e spitalit, ka pritur në takim drejtorin e Drejtorisë Komunale të Shëndetësisë së Komunës së Prizrenit, Sylejman Baxhaku, me bashkëpunëtorët e tij.

Në takim morën pjesë edhe drejtori mjekësor Dr. Shefki Xharra, drejtoresha e Infermierisë Burbuqe Gashi, drejtori i Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta Lumrim Murtezaj, si dhe përfaqësues të Drejtorisë Komunale të Shëndetësisë, përfshirë udhëheqësin e Sektorit të Shëndetësisë Komunale Shpëtim Rahmanaj, zyrtaren e lartë për cilësi Dormira Brahimaj-Musaj dhe zyrtaren ligjore Qëndresa Racaj.

GjatĂ« takimit u diskutua pĂ«r forcimin e bashkĂ«punimit institucional ndĂ«rmjet Spitalit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m “Prim. Dr. Daut Mustafa” dhe DrejtorisĂ« Komunale tĂ« ShĂ«ndetĂ«sisĂ«, me qĂ«llim tĂ« pĂ«rmirĂ«simit tĂ« vazhdueshĂ«m tĂ« shĂ«rbimeve shĂ«ndetĂ«sore dhe ofrimit tĂ« shĂ«rbimeve mĂ« cilĂ«sore, mĂ« efikase dhe mĂ« tĂ« shpejta pĂ«r qytetarĂ«t.

Në fokus të diskutimeve ishin shkëmbimi i përvojave profesionale dhe edukimi i vazhdueshëm i stafit shëndetësor, koordinimi dhe avancimi i shërbimeve emergjente, procesi i referimit dhe transportimit të pacientëve, si dhe inicimi i ngritjes së një qendre të veçantë për transportimin e pacientëve nga vendi i ngjarjes, QKMF-të, spitali dhe QKUK-ja. Po ashtu, u trajtua shfrytëzimi optimal i burimeve njerëzore dhe financiare, pajisjeve mjekësore, shërbimeve teknike, si dhe koordinimi i shërbimeve diagnostike dhe laboratorike.

Palët diskutuan gjithashtu ngritjen e mekanizmave të përbashkët institucionalë dhe iniciativave që vendosin pacientin në qendër të kujdesit shëndetësor.

Në përfundim të takimit, drejtuesit e të dy institucioneve u dakorduan që bashkëpunimi të vazhdojë përmes takimeve të rregullta dhe ndërmarrjes së hapave konkretë për zbatimin e çështjeve të diskutuara, përfshirë inicimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit ndërinstitucional, në përputhje me kornizën ligjore në fuqi.

Ky ishte takimi i parë ndërmjet dy drejtuesve që nga marrja e detyrës së drejtorit ekzekutiv të Spitalit nga Osman Hajdari në shtator 2025 dhe marrja e detyrës së drejtorit të Shëndetësisë Komunale nga Dr. Sylejman Baxhaku në janar 2026. /Telegrafi/


Komuna e Kamenicës mbyll sezonin e gjuetisë nga 31 janari 2026



Komuna e Kamenicës, përmes Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka njoftuar se sezoni i gjuetisë në territorin e kësaj komune do të mbyllet më 31 janar 2026.

Sipas njoftimit, vendimi është marrë në bazë të Ligjit për Gjueti Nr. 02/L-53 dhe ka për qëllim mbrojtjen e faunës së egër, si dhe ruajtjen e ekuilibrit natyror.

Me mbylljen e sezonit, pas datës 31 janar 2026 ndalohet rreptësisht çdo aktivitet i gjuetisë në territorin e Komunës së Kamenicës.

Ky njoftim është i obligueshëm për të gjithë gjuetarët, shoqatat e gjuetarëve dhe shfrytëzuesit e vendgjuetive në këtë komunë.

Nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural u bëhet thirrje të gjitha palëve që të respektojnë këtë vendim, në funksion të mbrojtjes së biodiversitetit dhe zbatimit të legjislacionit në fuqi. /Telegrafi/


602 pacientë iu nënshtruan operacioneve të syrit në Spitalin e Mitrovicës gjatë vitit 2025



Reparti i OftalmologjisĂ« nĂ« Spitalin e PĂ«rgjithshĂ«m “Dr. Sami Haxhibeqiri” nĂ« MitrovicĂ« ka realizuar 602 operacione tĂ« syrit gjatĂ« vitit 2025, pĂ«r patologji dhe sĂ«mundje tĂ« ndryshme oftalmologjike, si dhe pĂ«r ndĂ«rhyrje urgjente nĂ« raste tĂ« lĂ«ndimeve traumatike.

Nga spitali bëhet e ditur se ky repart ofron kujdes mjekësor 24-orësh për pacientët që kanë nevojë për trajtim dhe mbrojtje të shëndetit të syve.

Shërbimet ofrohen nga një ekip profesional i përbërë nga pesë mjekë specialistë, gjashtë infermierë dhe katër instrumentare.

Përveç ndërhyrjeve kirurgjikale, gjatë vitit të kaluar janë realizuar gjithsej 14 mijë e 514 vizita ambulantore, për pacientë me ankesa dhe shqetësime të ndryshme oftalmologjike.

Drejtuesit e repartit theksojnë se ofrimi i shërbimeve të vazhdueshme dhe të specializuara mbetet prioritet, duke pasur parasysh ndjeshmërinë dhe rëndësinë e shëndetit të syve për cilësinë e jetës së pacientëve. /Telegrafi/


Rikthehet në funksion reparti i diagnostikës në QKMF-në e Rahovecit



Kryetari i KomunĂ«s sĂ« Rahovecit, Smajl Latifi, sĂ« bashku me drejtorin e DrejtorisĂ« pĂ«r ShĂ«ndetĂ«si dhe PĂ«rkujdesje Sociale, Afrim Oruqi, ka vizituar repartin e diagnostikĂ«s nĂ« QendrĂ«n Kryesore tĂ« MjekĂ«sisĂ« Familjare “Dr. Fahredin Hoti”.

Vizita u realizua për të parë nga afër situatën pas problemeve të evidentuara në pajisje dhe aparatura, të cilat kishin ndikuar në funksionimin e laboratorit.

Nga komuna bëhet e ditur se laboratori tashmë është rikthyer plotësisht në funksion.

Me këtë rikthim, qytetarët e Rahovecit nga sot kanë mundësi të shfrytëzojnë shërbimet laboratorike, përfshirë edhe kryerjen e disa analizave laboratorike shtesë, duke lehtësuar qasjen në shërbime shëndetësore brenda komunës. /Telegrafi/


Vazhdon djegia e kontejnerëve në Prishtinë, KRM Pastrimi del me njoftim



NdĂ«rmarrja Komunale Rajonale “Pastrimi” ka denoncuar njĂ« rast vandalizmi tĂ« ndodhur nĂ« rrugĂ«n “Xheladin Hana” nĂ« lagjen Bregu i Diellit, ku persona tĂ« papĂ«rgjegjshĂ«m kanĂ« djegur kontejnerĂ«t pĂ«r mbeturina.

Sipas KRM “Pastrimi”, ky veprim ka shkaktuar dĂ«m material, si dhe ndotje serioze tĂ« ajrit pĂ«r shkak tĂ« çlirimit tĂ« substancave toksike, duke rrezikuar shĂ«ndetin e qytetarĂ«ve dhe mjedisin.

Nga ndërmarrja bëhet e ditur se kontejnerët e dëmtuar janë zëvendësuar, por theksohet se sjellje të tilla janë të papranueshme dhe dëmtojnë drejtpërdrejt pasurinë publike.

KRM “Pastrimi” rikujton se kontejnerĂ«t pĂ«r mbeturina janĂ« pasuri publike, tĂ« blera me paratĂ« e qytetarĂ«ve, dhe bĂ«n thirrje pĂ«r ruajtjen e tyre, duke kĂ«rkuar ndaljen e akteve vandaliste qĂ« dĂ«mtojnĂ« interesin e pĂ«rgjithshĂ«m. /Telegrafi/


KRM Pastrimi në vështirësi në grumbullimin e mbeturinave, reagon Rama



Kryetari i PrishtinĂ«s, PĂ«rparim Rama, ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se NdĂ«rmarrja Komunale “Pastrimi” po pĂ«rballet prej njĂ« kohe me vĂ«shtirĂ«si nĂ« menaxhimin e grumbullimit tĂ« mbeturinave nĂ« Kryeqytet, pĂ«r shkak tĂ« pamundĂ«sive teknike momentale pĂ«r tĂ« operuar me kapacitet tĂ« plotĂ«.

Sipas RamĂ«s, pas kĂ«rkesĂ«s sĂ« KRM “Pastrimi” pĂ«r mbĂ«shtetje institucionale, Komuna e PrishtinĂ«s ka reaguar menjĂ«herĂ« duke ofruar ndihmĂ«n e nevojshme dhe duke nĂ«nshkruar njĂ« MarrĂ«veshje MirĂ«kuptimi me NdĂ«rmarrjen Rajonale “Pastrimi”.

“MenjĂ«herĂ« pas pranimit tĂ« kĂ«rkesĂ«s, kemi ofruar mbĂ«shtetjen e nevojshme dhe kemi nĂ«nshkruar njĂ« MarrĂ«veshje MirĂ«kuptimi me NdĂ«rmarrjen Rajonale ‘Pastrimi’, nĂ« tĂ« cilĂ«n janĂ« pĂ«rcaktuar ndihma konkrete dhe parimet bazĂ« tĂ« bashkĂ«punimit ndĂ«rinstitucional”, ka shkruar Rama.

Ai ka njoftuar se, nĂ« bazĂ« tĂ« kĂ«saj marrĂ«veshjeje, nga sot ka nisur angazhimi i NdĂ«rmarrjes Rajonale “Pastrimi” nĂ« terren, me fokus nĂ« grumbullimin dhe largimin e mbetjeve inerte ndĂ«rtimore, si dhe tĂ« mbetjeve vĂ«llimore nga deponitĂ« ilegale nĂ« territorin e Kryeqytetit.

“Ky bashkĂ«punim pritet tĂ« kontribuojĂ« nĂ« rritjen e kapaciteteve operative nĂ« terren, duke mundĂ«suar shĂ«rbime mĂ« tĂ« shpejta dhe mĂ« efikase, nĂ« funksion tĂ« pĂ«rmirĂ«simit tĂ« pastĂ«rtisĂ« dhe cilĂ«sisĂ« sĂ« jetĂ«s pĂ«r qytetarĂ«t e PrishtinĂ«s”, ka theksuar kryetari Rama.

Nga Komuna e Prishtinës bëhet e ditur se bashkëpunimi ndërinstitucional do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim, me qëllim të adresimit të sfidave në menaxhimin e mbeturinave dhe garantimit të shërbimeve publike për qytetarët. /Telegrafi/


Mbyllet edicioni i 35-tĂ« i Festivalit tĂ« DramĂ«s “Talia e FlakĂ«s” nĂ« Gjilan



NĂ« Gjilan Ă«shtĂ« pĂ«rmbyllur edicioni i 35-tĂ« i Festivalit tĂ« DramĂ«s Shqipe “Talia e FlakĂ«s 2026”, me shfaqjen e natĂ«s sĂ« pestĂ« “GĂ«rdia”, prodhim i Teatrit KombĂ«tar tĂ« KosovĂ«s.

Shfaqja “GĂ«rdia”, njĂ« dramĂ« psikologjike intime, trajton krizĂ«n e brendshme tĂ« njĂ« burri, fajin, heshtjen dhe frikĂ«n nga ekspozimi emocional, duke hapur tema mbi burrĂ«rinĂ«, ndjenjat e shtypura dhe rutinĂ«n e jetĂ«s pa kuptim. Konflikti dramatik lidhet me njĂ« ngjarje traumatike tĂ« fĂ«mijĂ«risĂ« sĂ« kryepersonazhit, e cila shpaloset gradualisht deri nĂ« qartĂ«simin final tĂ« veprĂ«s.

Produksioni, i cili mĂ« herĂ«t Ă«shtĂ« vlerĂ«suar si tekst fitues nĂ« Konkursin e DramĂ«s KombĂ«tare “Katarina Josipi”, u prezantua nĂ« konkurrencĂ«n zyrtare tĂ« festivalit dhe u prit pozitivisht nga publiku gjilanas. Jehona e festivalit, i konsideruar unik pĂ«r nga struktura organizative dhe pĂ«rmbajtĂ«sore nĂ« dramaturgjinĂ« kombĂ«tare, si dhe fakti qĂ« shfaqja mban vulĂ«n e Teatrit KombĂ«tar tĂ« KosovĂ«s, sollĂ«n nĂ« sallĂ« artdashĂ«s nga qytete tĂ« ndryshme shqiptare.

Interesimi i publikut ishte i kĂ«naqshĂ«m edhe nĂ« natĂ«n pĂ«rmbyllĂ«se, duke pasur parasysh se “GĂ«rdia”, me autorĂ«si tĂ« dyfishtĂ« tĂ« Asdrit Kabashit, Ă«shtĂ« njĂ« realizim i ri dhe nĂ« Gjilan u prezantua nĂ« fazĂ«n e hershme tĂ« rrugĂ«timit tĂ« saj artistik. NĂ« sallĂ« ishin tĂ« pranishĂ«m artdashĂ«s nga Prishtina, Gjilani, Podujeva, Ferizaji, Lipjani, Dibra dhe qytete tĂ« tjera.

VlerĂ«simet kritike pĂ«r shfaqjen ishin tĂ« balancuara, ndĂ«rsa loja e aktorĂ«ve u veçua si njĂ« nga pikat mĂ« tĂ« forta tĂ« realizimit, me theks tĂ« veçantĂ« nĂ« interpretimin e aktorit Bujar Ahmeti. Dramaturgu Agron GĂ«rguri e cilĂ«soi veprĂ«n si “njĂ« ndĂ«rtim mbi fotografinĂ« e depresionit kolektiv, tĂ« personifikuar pĂ«rmes njĂ« personazhi”, duke theksuar fuqinĂ« e ansamblit aktorial. NdĂ«rkohĂ«, kritiku Shemsi Doda vlerĂ«soi se shfaqja ndĂ«rtohet mbi njĂ« narracion tĂ« paqĂ«ndrueshĂ«m, ku kufiri mes reales, Ă«ndrrĂ«s dhe makthit shpesh mbetet i paqartĂ«.

Me shfaqjen “GĂ«rdia” Ă«shtĂ« ulur perdja e edicionit tĂ« 35-tĂ« tĂ« Festivalit tĂ« DramĂ«s “Talia e FlakĂ«s”. VlerĂ«simi i shfaqjeve pjesĂ«marrĂ«se i mbetet jurisĂ« profesionale nĂ« pĂ«rbĂ«rje: Ali Demi, Tringa Hasani dhe Ilir Bokshi, tĂ« cilĂ«t do tĂ« ndajnĂ« çmimet nĂ« gjashtĂ« kategori, pĂ«rfshirĂ« shfaqjen mĂ« tĂ« mirĂ«, regjinĂ«, tekstin dhe interpretimet aktoriale.

Pas pĂ«rmbylljes sĂ« festivalit tĂ« dramĂ«s, Manifestimi “Flaka e Janarit 2026” vazhdon me aktivitete nĂ« fushĂ«n e arteve muzikore dhe letrare, deri mĂ« 31 janar, kur pritet tĂ« mbyllet zyrtarisht me ndarjen e çmimeve nĂ« katĂ«r shtyllat kryesore artistike. /Telegrafi/


Gjykata Kushtetuese: Zgjedhja e nënkryetarit serb ishte antikushtetuese



Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se procedura e ndjekur nga Kuvendi për zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar nga radhët e komunitetit serb nuk ka qenë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Në aktgjykimin e shpallur më 28 janar 2026, në rastin KO325/25, Gjykata vlerësoi kushtetutshmërinë e vendimit të Kuvendit të datës 10 tetor 2025, përmes të cilit Raƥiq ishte zgjedhur nënkryetar, pas përdorimit të procedurës së shortit.

Sipas Kushtetueses, Kuvendi ka shkelur nenin 67 të Kushtetutës, në lidhje me dispozitat përkatëse të Rregullores së Kuvendit, duke mos respektuar të drejtën e shumicës së deputetëve të komunitetit serb për të propozuar kandidatin për këtë pozitë.

Gjykata theksoi se mekanizmat e debllokimit, si votimi i përsëritur dhe procedura e shortit, duhet të përdoren vetëm në rrethana përjashtimore dhe në përputhje të plotë me frymën dhe shkronjën e Kushtetutës.

Megjithatë, duke u thirrur në parimin e sigurisë juridike, Gjykata vendosi që ky aktgjykim të mos ketë efekt prapaveprues, ndërsa kërkesa për vendosjen e masës së përkohshme u refuzua njëzëri. /Telegrafi/


Rama pezullon nga puna tre zyrtarë komunalë pas arrestimit të tyre



Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka marrë vendim për pezullimin nga puna të tre zyrtarëve komunalë, pas arrestimit të tyre nga organet e rendit.

“Sot kam marrĂ« vendim pĂ«r pezullimin nga puna tĂ« tre zyrtarĂ«ve komunalĂ«, pas arrestimit tĂ« tyre”, ka shkruar Rama nĂ« njĂ« postim nĂ« Facebook.

Ai ka bërë të ditur se masa e pezullimit do të jetë në fuqi deri në përfundimin e procedurave hetimore dhe gjyqësore, duke theksuar përkushtimin institucional ndaj ligjshmërisë dhe transparencës.

“Pezullimi nga puna do tĂ« jetĂ« nĂ« fuqi deri nĂ« pĂ«rfundimin e procedurave hetimore dhe gjyqĂ«sore, ndĂ«rkohĂ« qĂ« ritheksojmĂ« pĂ«rkushtimin pĂ«r ligjshmĂ«ri, transparencĂ« dhe zero tolerancĂ« ndaj korrupsionit”, ka theksuar Rama.

Kryetari i Kryeqytetit ka shtuar se institucioni që ai drejton do të bashkëpunojë plotësisht me organet e drejtësisë dhe do të veprojë në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“Institucioni i Kryeqytetit do tĂ« bashkĂ«punojĂ« plotĂ«sisht me organet e drejtĂ«sisĂ« dhe do tĂ« ndĂ«rmarrĂ« tĂ« gjitha veprimet e nevojshme administrative nĂ« pĂ«rputhje me ligjin”, ka deklaruar ai.

NĂ« fund, Rama ka theksuar se shĂ«rbimet publike duhet tĂ« ushtrohen me integritet dhe pĂ«rgjegjĂ«si, duke nĂ«nvizuar parimin se “askush nuk Ă«shtĂ« mbi ligjin”. /Telegrafi/


Zgjidhet problemi i ngrohjes nĂ« shkollĂ«n “Fazli Greiçevci” nĂ« VerrnicĂ« tĂ« MitrovicĂ«s



Drejtoria e Arsimit ka zgjidhur problemin e ngrohjes nĂ« shkollĂ«n “Fazli Greiçevci”, paralelja e ndarĂ« nĂ« VerrnicĂ«, pĂ«rmes vendosjes sĂ« njĂ« kaldaje tĂ« re, duke pĂ«rmirĂ«suar kushtet pĂ«r nxĂ«nĂ«sit dhe stafin arsimor.

Sipas njoftimit, kaldaja është siguruar si donacion nga Drejtoria e Shëndetësisë, në kuadër të mbështetjes për përmirësimin e infrastrukturës arsimore në komunë.

Drejtori i Arsimit, Shefki Begu, ka shprehur falënderim ndaj Drejtorisë së Shëndetësisë për këtë mbështetje, si dhe ndaj ekipeve punuese që mundësuan instalimin dhe vënien në funksion të kaldajës.

Nga komuna bëhet e ditur se ky veprim dëshmon përkushtimin institucional për krijimin e kushteve të përshtatshme dhe të sigurta për procesin mësimor, si dhe për ngritjen e standardeve infrastrukturore në institucionet arsimore. /Telegrafi/


Funksionalizohet zyra e Gjendjes Civile në Spitalin Rajonal të Mitrovicës



Komuna e Mitrovicës, përmes Drejtorisë së Administratës, ka bërë funksionalizimin e shërbimeve të Gjendjes Civile brenda Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, me qëllim të lehtësimit të procedurave administrative për qytetarët.

Me kĂ«tĂ« rast, nĂ«nkryetari i KomunĂ«s sĂ« MitrovicĂ«s, Enis Osmani, sĂ« bashku me drejtorin e AdministratĂ«s, Alban Fejzullahu, kanĂ« vizituar sot kĂ«tĂ« zyrĂ« pĂ«r t’u informuar nga afĂ«r rreth shĂ«rbimeve qĂ« ofrohen dhe kushteve nĂ« tĂ« cilat operon ajo.

Sipas njoftimit, për disa muaj kjo zyrë kishte qenë jashtë funksionit, duke i detyruar nënat lehona që për regjistrimin e fëmijëve dhe kryerjen e procedurave të tjera administrative të shkonin në objektin e komunës.

Me rikthimin e shĂ«rbimeve tĂ« Gjendjes Civile nĂ« ambientet e spitalit, qytetarĂ«ve u ofrohet mundĂ«sia qĂ« kĂ«to procedura t’i kryejnĂ« mĂ« lehtĂ« dhe mĂ« shpejt, pa pasur nevojĂ« pĂ«r udhĂ«time tĂ« panevojshme, duke rritur kĂ«shtu efikasitetin dhe komoditetin e shĂ«rbimeve publike. /Telegrafi/


Ligjëratë informuese në Drenas në kuadër të Javës së Ndërgjegjësimit për Kancerin e Qafës së Mitrës



Komuna e Drenasit, në kuadër të Javës së Ndërgjegjësimit për Kancerin e Qafës së Mitrës dhe në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, do të organizojë një ligjëratë informuese dhe edukuese me qëllim të rritjes së vetëdijes për parandalimin, zbulimin e hershëm dhe kujdesin për shëndetin e gruas.

Ligjërata do të mbahet më 2 shkurt 2026, duke filluar nga ora 13:00, në sallën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas, kati i tretë. Ajo do të ligjërohet nga Dr. Afrodita Sejda.

Nga Komuna e Drenasit bëhet e ditur se kanceri i qafës së mitrës është një nga sëmundjet që mund të parandalohet dhe të trajtohet me sukses, nëse zbulohet në fazat e hershme.

Me këtë rast, ftohen të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin pjesë në ligjëratë dhe të informohen për rëndësinë e kontrolleve të rregullta, përfshirë Pap testin dhe testimin për HPV, faktorët e rrezikut, vaksinimin, si dhe mënyrat e parandalimit dhe kujdesit për shëndetin.

Autoritetet komunale theksojnë se kujdesi për shëndetin e gruas mbetet prioritet dhe inkurajojnë pjesëmarrjen sa më të gjerë në këtë aktivitet ndërgjegjësues. /Telegrafi/


Gjuajtje me armĂ« zjarri nĂ« rrugĂ«n “Zahir Pajaziti” nĂ« PodujevĂ«, policia arreston tĂ« dyshuarin



NjĂ« rast i gjuajtjes me armĂ« zjarri Ă«shtĂ« raportuar rreth orĂ«s 13:30 nĂ« rrugĂ«n “Zahir Pajaziti” nĂ« PodujevĂ«, ka konfirmuar pĂ«r Telegrafin zĂ«dhĂ«nĂ«sja e PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s pĂ«r Rajonin e PrishtinĂ«s, Flora Ahmeti.

“Rreth orĂ«s 13:30 Ă«shtĂ« raportuar pĂ«r njĂ« gjuajtje me armĂ« zjarri nĂ« rrugĂ«n ‘Zahir Pajaziti’ nĂ« PodujevĂ«. MenjĂ«herĂ« pas marrjes sĂ« informatĂ«s, policia ka dalĂ« nĂ« vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar”, tha Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që e karakterizojnë rastin.

“Policia ka nisur hetimet lidhur me rrethanat qĂ« karakterizojnĂ« rastin”, ka shtuar Ahmeti.

Sipas të dhënave fillestare, nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar.

“Bazuar nĂ« tĂ« dhĂ«nat fillestare, nuk raportohet pĂ«r persona tĂ« lĂ«nduar”, ka theksuar zĂ«dhĂ«nĂ«sja e PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s pĂ«r Rajonin e PrishtinĂ«s. /Telegrafi/

Vetëvendosje dorëzon kërkesë në polici për hetimin e kontratës 950 mijë euro të Komunës së Prishtinës për mbeturinat



Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar në Policinë e Kosovës një kërkesë për të nisur hetime lidhur me kontratën prej 950 mijë eurosh të Komunës së Prishtinës për menaxhimin e mbeturinave.

Sipas asamblistit tĂ« VV-sĂ«, Çlirim GĂ«rbeshi, kontrata Ă«shtĂ« negociuar pa njoftim paraprak dhe dyshohet se nuk i pĂ«rmbush ligjet nĂ« fuqi.

VV-ja konsideron se procesi që ka paraprirë lidhjes së saj tregon indicie serioze dhe kërkon vlerësim nga institucionet kompetente.

“Ne kemi dorĂ«zuar kĂ«rkesĂ«n nĂ« PolicinĂ« e KosovĂ«s pĂ«r tĂ« hetuar kontratĂ«n e komunĂ«s pĂ«r menaxhimin e mbeturinave, e cila sipas vlerĂ«simit tonĂ« Ă«shtĂ« nĂ« kundĂ«rshtim me rregullat ligjore. Çdo devijim nga transparenca dhe ligjshmĂ«ria duhet tĂ« marrĂ« pĂ«rgjigje ligjore. QytetarĂ«t e PrishtinĂ«s meritojnĂ« qeverisje tĂ« ndershme, jo marrĂ«veshje tĂ« dyshimta qĂ« dĂ«mtojnĂ« interesin publik”, ka shkruar GĂ«rbeshi nĂ« profilin e tij nĂ« Facebook.

Kjo kontratë, e dhënë për shërbimet e grumbullimit, transportimit dhe deponimit të mbeturinave, është shpallur përmes një procedure të negociuar pa publikim paraprak të njoftimit të kontratës, gjë që sipas VV-së, krijon hapësirë për shqetësime ligjore dhe hetim institucional. /Telegrafi/


Komuna e PrishtinĂ«s hap konkurs pĂ«r projektimin e memorialit pĂ«rkujtimor “Adem Jashari”



Komuna e Prishtinës ka shpallur konkurs publik për projektimin e një memoriali përkujtimor kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari dhe sakrificës së familjes së tij, me një buxhet të parashikuar prej 150 mijë eurosh.

Memoriali ka për qëllim të përjetësojë kontributin dhe sakrificën e jashtëzakonshme të familjes Jashari, një simbol i lirisë.

RĂ«nia e komandantit tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s, Adem Jashari, bashkĂ« me 58 anĂ«tarĂ« tĂ« familjes sĂ« tij, pĂ«rfshirĂ« gra, fĂ«mijĂ« dhe pleq, mbetet njĂ« ngjarje historike e jashtĂ«zakonshme pĂ«r idealin e lirisĂ«.

Sipas konceptit të konkursit, memoriali do të vendoset në një hapësirë publike në kryeqytet, me qëllim që kjo sakrificë të integrohet në jetën urbane dhe të shërbejë si një pikë reflektimi dhe përkujtimi për qytetarët.

Lokacioni i parashikuar për ndërtimin e memorialit është në qendër të Prishtinës, mes ndërtesës së Kuvendit të Kosovës dhe Xhamisë së Gurit.

Memoriali do tĂ« jetĂ« pjesĂ« e projektit urban pĂ«r ndĂ«rlidhjen e shĂ«titores ekzistuese qĂ« pĂ«rfundon nĂ« sheshin “Ibrahim Rugova” dhe vazhdon drejt pjesĂ«s sĂ« vjetĂ«r tĂ« qytetit, pĂ«rmes njĂ« nĂ«nkalimi nĂ« rrugĂ«n “Agim Ramadani”.

Rruga “Agim Ramadani” planifikohet tĂ« bĂ«het nĂ«ntokĂ«sore, ndĂ«rsa sipĂ«r saj do tĂ« krijohet njĂ« pllato pĂ«r kĂ«mbĂ«sorĂ«, ku do tĂ« vendoset memoriali dhe hapĂ«sira pĂ«rreth tij, e cila Ă«shtĂ« edhe objekti i konkursit pĂ«r dizajn urban. /Telegrafi/

I shpëtohet jeta 37-vjeçares në Spitalin e Mitrovicës pas ndërhyrjes emergjente



NjĂ« 37-vjeçare nga Mitrovica i Ă«shtĂ« shpĂ«tuar jeta falĂ« ndĂ«rhyrjes emergjente tĂ« stafit tĂ« Spitalit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m “Sami Haxhibeqiri”.

Pacientja B. SH. (1988) u paraqit në Shërbimin Emergjent në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, me parametra vitalë minimalë, vetëdije të çrregulluar dhe shenja të shokut hemorragjik për shkak të humbjes së madhe të gjakut.

Pas ekzaminimeve laboratorike dhe ultrasonografike, u diagnostikua njĂ« shtatzĂ«ni ektopike cornuale, njĂ« rast i rrallĂ« qĂ« paraqitet nĂ« 2–4% tĂ« shtatzĂ«nive jashtĂ« mitrĂ«s, i shoqĂ«ruar me gjakderdhje masive dhe rrezik tĂ« lartĂ« pĂ«r jetĂ«n e pacientes.

Falë reagimit të shpejtë dhe koordinuar të stafit të Shërbimit Emergjent, në bashkëpunim me ekipin e Kirurgjisë, Gjinekologjisë, Anestezionit dhe shërbimet mbështetëse, u krye një laparotomi urgjente, e cila rezultoi vendimtare për shpëtimin e jetës së pacientes.

Ky rast tregon përkushtimin profesional, koordinimin multidisiplinar dhe kapacitetin e stafit të spitalit për menaxhimin e rasteve më komplekse, duke shpëtuar jetë dhe duke dëshmuar gatishmërinë e personelit mjekësor në shërbim të qytetarëve. /Telegrafi/



❌