Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se Irani e ka kontaktuar për të kërkuar negociata, pas kërcënimeve të tij për veprime ushtarake nga SHBA-ja.
Trump tha se ai dhe ushtria po shqyrtojnĂ« disa opsione shumĂ« âtĂ« fortaâ lidhur me Iranin, pasi paralajmĂ«roi udhĂ«heqĂ«sit iranianĂ« qĂ« tĂ« mos vrasin protestuesit.
Grupet e të drejtave të njeriut thonë se mijëra persona janë arrestuar dhe se protestat vazhdojnë në qindra vende, pavarësisht pranisë së madhe të forcave të sigurisë.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se udhëheqja iraniane ka telefonuar për të kërkuar bisedime me Uashingtonin përballë kërcënimeve të tij për veprime ushtarake, në përgjigje të shtypjes brutale nga Teherani të protestave masive antiqeveritare..
âUdhĂ«heqĂ«sit e Iranit telefonuanâ, u tha Trump gazetarĂ«ve nĂ« bordin e Air Force One mĂ« 11 janar. Ai shtoi se âpo organizohet njĂ« takimâŠ. Ata duan tĂ« negociojnĂ«â.
MegjithatĂ«, âne mund tĂ« duhet tĂ« veprojmĂ« para njĂ« takimiâ, shtoi ai pa dhĂ«nĂ« detaje.
Teherani nuk ka komentuar ende deklaratat e Trumpit. Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë mund të kërkonte Irani të negociojë. Të dy vendet në të kaluarën kanë pasur bisedime indirekte lidhur me programin bërthamor të diskutueshëm të Teheranit.
Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera perëndimore kanë dënuar shtypjen e protestuesve nga qeveria dhe më parë kanë vendosur sanksione ndaj Teheranit për atë që thonë se është një përpjekje për të zhvilluar armë bërthamore, gjë që Irani e mohon.
Trump më herët më 11 janar tha se ai dhe ushtria amerikane po studiojnë opsionet në Iran në përpjekje për të mbështetur protestuesit, mes raportimeve të pakonfirmuara se më shumë se 500 persona janë vrarë në një shtypje të demonstratave gjatë 15 ditëve të fundit.
âUshtria po e shqyrton kĂ«tĂ« dhe ne po shohim disa opsione shumĂ« tĂ« fortaâ, u tha ai gazetarĂ«ve, duke shtuar se ishte nĂ« kontakt me udhĂ«heqĂ«s tĂ« opozitĂ«s iraniane, gjithashtu pa diskutuar detaje.
Komentet e Trumpit erdhĂ«n pasi mediat amerikane raportuan se udhĂ«heqĂ«si i SHBA-sĂ« ishte informuar pĂ«r opsionet pĂ«r tâiu pĂ«rgjigjur shtypjes sĂ« ashpĂ«r tĂ« sigurisĂ« ndaj protestave nĂ« Iran.
Deklaratat e tij duket se konfirmojnë raportimet nga Axios, The New York Times dhe The Wall Street Journal, që thanë se ai po shqyrtonte disa opsione për mbështetjen e protestave në Iran.
The Journal raportoi se opsione konkrete do tâi paraqiteshin presidentit mĂ« 13 janar.
Hapat e mundshëm të ardhshëm mund të përfshijnë sulme ushtarake, vendosjen e armëve sekrete kibernetike kundër ushtrisë iraniane dhe vendosjen e më shumë sanksioneve ndaj qeverisë së Iranit, shtoi WSJ. Zhvillimet erdhën ndërsa grupet e të drejtave të njeriut dhe mediat shtetërore raportuan protesta, arrestime dhe dhunë në dhjetëra qytete në Iran më 11 janar, me demonstratat që hynë në javën e tretë përballë presionit në rritje nga forcat e sigurisë.
Potenciali pĂ«r dhunĂ« dukej se u rrit pasi qeveria u bĂ«ri thirrje mbĂ«shtetĂ«sve tĂ« saj tĂ« marrin pjesĂ« nĂ« tubime mbarĂ«kombĂ«tare mĂ« 12 janar pĂ«r tĂ« dĂ«nuar ato qĂ« i quajti âveprime terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeliâ.
Agjencia e Lajmeve pĂ«r tĂ« Drejtat e Njeriut (HRANA) â njĂ« organizatĂ« e aktivistĂ«ve iranianĂ« me bazĂ« nĂ« Shtetet e Bashkuara â tha mĂ« 11 janar se 544 persona janĂ« vrarĂ« nĂ« protestat e 15 ditĂ«ve tĂ« fundit.
HRANA tha se të paktën 10.061 persona janë arrestuar dhe se demonstrata janë raportuar në 585 lokacione në 186 qytete dhe qyteza në të gjitha 31 provincat.
KĂ«to shifra nuk mund tĂ« verifikoheshin nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pavarur, pasi informacioni ishte i vĂ«shtirĂ« pĂ«r tâu siguruar pĂ«r shkak tĂ« njĂ« mbylljeje pothuajse totale tĂ« internetit nĂ« vend. ShĂ«rbimet telefonike gjithashtu janĂ« kufizuar.
Grupet e të drejtave të njeriut thonë se ndërprerja digjitale e Iranit është pjesë e një përpjekjeje për të fshehur dhunën shtetërore gjatë shtypjes së sigurisë.
Trump më 11 janar tha se planifikon të flasë me miliarderin Elon Musk për rikthimin e internetit në Iran. SpaceX e Musk ofron shërbimin satelitor të internetit Starlink, i cili është përdorur më parë në zona konflikti, në Ukrainë.
GjatĂ« javĂ«s sĂ« kaluar, Trump ka lĂ«shuar njĂ« seri paralajmĂ«rimesh tĂ« ashpra, duke thĂ«nĂ« se Shtetet e Bashkuara po âe vĂ«zhgojnĂ« situatĂ«n me shumĂ« kujdesâ dhe duke kĂ«mbĂ«ngulur qĂ« autoritetet tĂ« pĂ«rmbahen nga vrasja e protestuesve.
âIrani Ă«shtĂ« nĂ« telashe tĂ« mĂ«dha. MĂ« duket se njerĂ«zit po marrin nĂ«n kontroll disa qytete qĂ« askush nuk mendonte se ishin vĂ«rtet tĂ« mundshme vetĂ«m disa javĂ« mĂ« parĂ«â, u tha Trump pjesĂ«marrĂ«sve nĂ« njĂ« takim nĂ« ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ« mĂ« 9 janar.
Komentet e Trumpit u pritën me mbështetje të hapur nga ish-princi i kurorës iraniane dhe figura e opozitës, Reza Pahlavi.
âPresident Trump, si udhĂ«heqĂ«si i botĂ«s sĂ« lirĂ«, ka vĂ«zhguar nga afĂ«r trimĂ«rinĂ« tuaj tĂ« papĂ«rshkrueshme dhe ka deklaruar se Ă«shtĂ« gati tâju ndihmojĂ«â, tha Pahlavi nĂ« njĂ« fjalim video tĂ« publikuar mĂ« 11 janar.
âSot bota qĂ«ndron me revolucionin tuaj kombĂ«tar dhe admiron guximin tuaj,â shtoi ai.
OKB-ja, BE-ja dënojnë shtypjen në Iran
OKB-ja, BE-ja dhe qeveritë perëndimore kanë shprehur gjithashtu mbështetjen e tyre për lëvizjen e protestave në Iran.
Shefi i OKB-sĂ«, Antonio Guterres, mĂ« 11 janar tha se ishte âi tronditurâ nga raportimet pĂ«r dhunĂ« ndaj protestuesve dhe i bĂ«ri thirrje qeverisĂ« tĂ« tregojĂ« pĂ«rmbajtje dhe tĂ« âpĂ«rmbahet nga pĂ«rdorimi i panevojshĂ«m ose joproporcional i forcĂ«s.â
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha se është gati të propozojë sanksione të reja ndaj Teheranit në përgjigje të shtypjes së protestuesve.
âBE-ja tashmĂ« ka sanksione tĂ« gjera ndaj Iranit â ndaj atyre qĂ« janĂ« pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r shkelje tĂ« tĂ« drejtave tĂ« njeriut, aktivitete tĂ« pĂ«rhapjes bĂ«rthamore dhe mbĂ«shtetjen e Teheranit pĂ«r luftĂ«n e RusisĂ« nĂ« UkrainĂ«â, tha Kallas nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r gazetĂ«n gjermane Die Welt.
NjĂ« burrĂ« qĂ« ishte dĂ«shmitar i njĂ« shtypjeje tĂ« protestave nĂ« Teheranin lindor i tha shĂ«rbimit iranian tĂ« Radios Evropa e LirĂ« vonĂ« mĂ« 10 janar se represioni ndaj demonstratave Ă«shtĂ« pĂ«rshkallĂ«zuar ndjeshĂ«m, duke e pĂ«rshkruar situatĂ«n nĂ« qytet si tĂ« ngjashme me âskena lufte.â
Burri, i cili kërkoi të mos i përmendej emri për arsye sigurie, tha se zhurma e vazhdueshme e të shtënave me armë me fishekë gome është dëgjuar në të gjithë kryeqytetin iranian netët e fundit, ndërsa dronë kanë fluturuar vazhdimisht mbi lagje për të monitoruar rrugët dhe rrugicat.
Të nxitura nga rritja e çmimeve, inflacioni i lartë dhe rënia e fortë e monedhës kombëtare, trazirat janë shfaqur si sfida më serioze për republikën islamike në vite.
Presidenti iranian, Masud Pezeshkian, i ka fajĂ«suar trazirat te âterroristĂ«â tĂ« lidhur me jashtĂ« vendit, duke akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin se po kĂ«rkojnĂ« tĂ« âmbjellin kaos dhe çrregullimâ nĂ« vend.
âNĂ«se njerĂ«zit kanĂ« shqetĂ«sime, Ă«shtĂ« detyra jonĂ« tâi zgjidhim ato shqetĂ«sime, por detyra mĂ« e lartĂ« Ă«shtĂ« qĂ« ne nuk duhet tĂ« lejojmĂ« njĂ« grup trazirash tĂ« vijĂ« dhe tĂ« prishĂ« tĂ« gjithĂ« shoqĂ«rinĂ«â, tha ai nĂ« njĂ« fjalim televiziv mĂ« 11 janar./rel