Komuna e Hanit të Elezit njofton për thirrjen e aplikimeve për pagesa direkte në sektorin e blegtorisë dhe akuakulturës
Komuna e Hanit të Elezit bën të ditur se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, ka hapur thirrjen për aplikim për Programin e Pagesave Direkte për vitin 2025, duke mbështetur sektorin e blegtorisë dhe akuakulturës.
Fermerët dhe subjektet e regjistruara mund të aplikojnë për pagesa direkte për: qumësht sipas kategorive të cilësisë, therjet e raportuara të gjedhit, akuakulturë, viçat për majmëri dhe zogjtë për majmëri (brojlerë). Afati i aplikimit fillon më 19 janar 2026 dhe përfundon më 18 shkurt 2026, në ora 16:00.
Kriteret për secilën kategori përfshijnë identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve në sistemin AUV, dorëzimin e sasisë minimale të produkteve bujqësore sipas kategorive përkatëse, si dhe dokumentacion të plotë për cilësinë, kontratat dhe pagesat e kryera.
Subvencionimi bëhet në bazë të sasive dhe klasave të produkteve:
- Qumësht: 0.07 €/litër (Klasa Ekstra), 0.04 €/litër (Klasa e Parë), 0.02 €/litër (Klasa e Dytë)
- Gjedh i therur: 50 €/krerë
- Viça për majmëri: 25 €/krerë
- Zogj për majmëri (brojlerë): 0.20 €/zog
- Akuakulturë: 0.30 €/kg peshk të shitur
Dokumentacioni i detajuar për çdo kategori dhe mënyra e subvencionimit janë të qarta në thirrjen e hapur nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, e cila garanton mbështetje të plotë dhe transparencë për fermerët dhe subjektet aplikues.
Për informacione shtesë, aplikuesit mund të konsultohen me uebfaqen e zyrës së komunës së Hanit të Elezit dhe Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë. /Telegrafi/
