IKD: 28 kandidatë për deputetë të përfshirë në raste penale
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) tha se 28 kandidatë për deputetë për zgjedhjet e 28 dhjetorit janë të përfshirë në vepra penale dhe numri më i lartë i tyre vjen nga Lëvizja Vetëvendosje.
Raporti i IKD-së, që analizoi listat e kandidatëve për deputetë, gjeti se nga 1.179 kandidatë, përveç 28 kandidatëve të përfshirë për vepra penale, janë edhe 19 kandidatë kanë aktakuza aktive. Po ashtu, 12 kandidatë për deputetë në të kaluarën kanë qenë të dënuar me vendim të formës së prerë.
Në Listën e Lëvizjes Vetëvendosje, sipas IKD-së, janë 13 kandidatë që janë të përfshirë në raste penale, apo 11.81 për qind. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka gjashtë kandidatë që janë të përfshirë në raste penale, apo 5.45 për qind, pasuar me Nismën Socialdemokrate me tre kandidatë (2.72 për qind), Partinë Demokratike të Kosovës me dy kandidatë (1.81), sa ka edhe Lista Serbe (6.06 për qind), dhe me një kandidat të përfshirë në raste penale janë Lidhja Demokratike e Kosovës (0.9 për qind) dhe partia turke KDTP (6.25 për qind).
âSa i pĂ«rket veprave penale nĂ« tĂ« cilat janĂ« tĂ« pĂ«rfshirĂ« kandidatĂ«t, dominojnĂ« veprat penale nga kapitulli i korrupsionit zyrtar dhe veprat penale kundĂ«r detyrĂ«s zyrtare dhe vepra penale âPĂ«rdorimi i armĂ«s apo mjetit tĂ« rrezikshĂ«mââ, tha IKD-ja.
Sipas Ligjit për zgjedhje, një personi i kufizohet e drejta e garës për deputet vetëm nëse është i dënuar me vendim të formës së prerë me një vit e më shumë burgim në tre vjetët e fundit.
âPĂ«rkundĂ«r, kĂ«saj IKD me qĂ«llim tĂ« forcimit tĂ« integritetit institucional tĂ« Kuvendit tĂ« KosovĂ«s dhe integritetit personal tĂ« pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« popullit nĂ« vazhdimĂ«si ka lobuar qĂ« partitĂ« politike tĂ« pastrojnĂ« listat e deputetĂ«ve edhe nga persona tĂ« cilĂ«t kanĂ« potencialisht probleme me ligjin nĂ« kuptim tĂ« dyshimeve pĂ«r pĂ«rfshirje nĂ« vepra penale, aktakuza, apo dĂ«nime tĂ« shqiptuara nga gjykatat por qĂ« nuk hyjnĂ« nĂ« kuadĂ«r tĂ« kufizimit ligjorâ, tha IKD-ja.
Për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit janë certifikuar 24 subjekte politike.
IKD-ja tha se duke iu referuar gjetjeve të hulumtimit lidhur me kandidatët që janë të përfshirë në vepra penale, del se krahasuar me zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit, është pësuar regres sa i përket numrit të kandidatëve për deputetë të cilët janë të përfshirë në raste penale, numrin e kandidatëve me dënime penale dhe numrin e subjekteve politike që në listat e tyre kanë përfshirë persona të përfshirë në raste penale.



