Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Tri ditë pas zjarrit rifillon puna, Gjini nga Comodita Home: Eksportuesi më i madh i Kosovës, zinxhir që s’guxon të këputet

Fabrika lidere Comodita Home, pjesë e Devolli Corporation, është rikthyer në operim në kohë rekorde për të vazhduar të jetë simbol krenar i prodhimeve cilësore ‘Made in Kosova’ dhe ta vijojë pa ndërprerje prezencën në tregjet vendore, rajonale dhe ndërkombëtare.

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka vizituar sot fabrikën e cila është rikthyer në funksion, pas zjarrit që kishte përfshirë një pjesë të depos.

Ai tha për Klan Kosovën se rifillimi i prodhimit ka rëndësi të jashtëzakonshme për ekonominë lokale dhe atë të Kosovës.

“Jam shumë i lumtur që sot ka rifilluar prodhimi. Është diçka e jashtëzakonshme ajo që ka bërë kompania. Unë besoj se ndërprerja e një prodhimi të tillë e shkëput një zinxhir të tërë ekonomik, sepse ndikon te pagat e punëtorëve, familjet e tyre dhe te shumë sektorë të tjerë të ekonomisë. Është vërtet shumë e rëndësishme që prodhimi ka rifilluar kaq shpejt, sidomos duke pasur parasysh se dëmi ka qenë i madh”, tha Gjini në prononcim për gazetaren e Klan Kosovës, Altiana Zogaj.

Ai përgëzoi menaxhmentin, pronarët dhe punëtorët për rikthimin e shpejtë në punë, duke thënë se kjo është shumë e rëndësishme jo vetëm për Gjakovën, por për gjithë Kosovën.

“Po flasim për eksportuesin më të madh të Kosovës dhe ky është një zinxhir që nuk guxon të këputet”, tha Gjini. /Klankosova.tv

Zeka: Devolli Corporation njëri nga taksapaguesit më të mëdhenj të Kosovës, ia ka dalë gjithmonë

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka ka vizituar fabrikën lidere, Comodita Home, në ditën e rinisjes së prodhimit, vetëm tre ditë pas incidentit në Gjakovë.

Në një prononcim për Klan Kosova, Zeka tha se Devolli Corporation gjithmonë ia ka dalë të bëjë dallimin dhe të krijojë kushte pune, duke qenë edhe njëri prej taksapaguesve më të mëdhenj në vend, teksa u shpreh i lumtur dhe aspak i habitur për nisjen kaq të shpejt të punës, transmeton Klankosova.tv.

“Nuk befasohem me rinisjen kaq të shpejtë të punës, duke e ditur krejt qëndrueshmërinë që e karakterizon edhe korporatën Devolli, edhe natyrisht pronarin e saj, Shkëlqim Devolli. Është diçka që e kemi parë përgjatë viteve, pavarësisht vështirësive një në vend i cili nuk ofron ndoshta kushtet më të mira për të bërë biznes, korporata Devolli gjithmonë ia ka dalë që ta bëjë dallimin dhe të krijojë mijëra vende pune, dhe natyrisht të jetë njëri prej tatimpaguesve më të mëdhenj të vendit”, u shpreh Zeka.

Pos tjerash, ai tha se fabrika të tilla si Comodita Home, dhe njësi tjera të korporatës Devolli, i duhen Kosovës.

“Ne kemi shprehur shqetësimin tonë për atë që ndodhi javën e kaluar. Ishte një pamje që nuk do të donim ta shihnim në Kosovë. Kosova ka nevojë për më shumë fabrika si Comodita, dhe si njësitë biznesore të korporatës Devolli, dhe jo për mbyllje të vendeve të punës”.

Kujtojmë se nga incidenti, fatmirësisht, nuk ka pasur asnjë të lënduar, as në mesin e punëtorëve dhe as në mesin e personelit të angazhuar në operacionin e shuarjes së zjarrit.

VIDEO/ Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Një lokal është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të shtune. Ngjarja është regjistruar në zonën e sektor Hamallaj, rreth orës 02:00 të mëngjesit. ABC News ka siguruar pamjet nga një kamera sigurie, ku shihen momentet që lokali është përfshirë nga flakët.

Pamjet tregojnë se gjithçka është shkrumbuar totalisht. Lokali është në pronësi të  Xhevdet Çhullaj, i cili dyshon për zjarrvënie të qëllimshme.

“Rreth orës 02:00 të mëngjesit u lajmërova se lokali është përfshirë në flakë. Kur shkuam aty nuk mundëm të bënim asgjë. Gjithçka kishte përfunduar. Nuk dua të dal në përfundime, por kam dyshime se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme.

Kërkoj nga policia që të shkojë hetimeve deri në fund dhe të vihen para përgjegjësisë autorët. Kam konflikte dhe këtë e kam deklaruar edhe në polici. Kam besim tek policia që ta zbardhë këtë ngjarje. Mbase ka qenë edhe ndonjë shkëndijë elektrike, por unë dyshoj te zjarrvënia e qëllimshme,” tha për ABC News Xhevdet Çhullaj.

Ndërkohë, burime nga Policia e Durrësit thonë se janë marrë disa persona në pyetje si persona që kanë dijeni për ngjarjen, por edhe të dyshuar.

Zjarri tek magazinat e tregut të “5 Majit”, dyshohet se u shkaktua nga një shkëndijë elektrike

Janë zbardhur detaje të reja nga zjarri që dy ditë më parë shkatërroi magazinat pranë tregut të “5 Majit”, në zonën e njohur si ish-uzina “Dinamo”. Sipas Prokurorisë së Tiranës, nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike, e cila përfshiu me shpejtësi kapanonet ku tregtarët mbanin mallra e […]

The post Zjarri tek magazinat e tregut të “5 Majit”, dyshohet se u shkaktua nga një shkëndijë elektrike appeared first on BoldNews.al.

Zjarri tek magazinat e tregut të “5 Majit”/ Prokuroria: Dyshohet nga shkëndija elektrike, vijojnë hetimet

✇Albeu
By: V K

Prokuroria e Tiranës, vijon hetimet për zjarrin që ra dy ditë më parë në tregun e zonës së “5 Majit”, ku nga hetimet paraprake dyshohet se shkak është shkëndija elektrike.

“Më datë 08.01.2026, në rrugën “Ferit Xhajko”, dyshohet se, si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në kapanonet e tregut të njohur ndryshe si ish-tregu “Uzina Dinamo”, ku për pasojë ka patur dëme të konsiderueshme në mallra dhe dëme materiale.

Nën drejtimin e Prokurorisë u kryen veprimet procedurale dhe dyshohet se shkaku i rënies së zjarrit ka qenë aksidental.

Materialet u referuan në Prokurori për hetime të mëtejshme”, thuhet në komunikatën zyrtare të policisë së Tiranës.

The post Zjarri tek magazinat e tregut të “5 Majit”/ Prokuroria: Dyshohet nga shkëndija elektrike, vijojnë hetimet appeared first on Albeu.com.

Pamje me dron nga zjarri katastrofik te Medreseja në Tiranë



Një zjarr i madh kaishte përfshirë të enjten pasdite tregun e rrobave të përdorura në lagjen ‘5 Maji’ në Tiranë.

Zjarrfikësit kanë vënë nën kontroll zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e tij.

Për shkak të materialeve lehtësisht të djegshme, kryesisht tekstile, flakët u përhapën me shpejtësi dhe përfshinë dy kapanone.

Pas disa orësh ndërhyrjeje intensive, forcat zjarrfikëse arritën ta vendosin zjarrin nën kontroll, duke shmangur përhapjen e tij në objektet e tjera përreth.

Zjarri te ish-Uzina Dinamo shkrumbon rreth 50 biznese

Një zjarr masiv shkrumboi pasditen e së enjtes dy magazinat kryesore në tregun e ish-Uzinës Dinamo në Tiranë. Situata u vu nën kontroll vetëm sot duke kthyer në vëmendje pasigurinë e ndërtesave tregtare.

Në magazinat A dhe B ruheshin rroba dhe materiale stoku për dhjetëra biznese të vogla.

Forcat e policisë dhe zjarrfikëses rrethuan zonën dhe ndaluan qytetarët mëngjesin e së premtes që të afroheshin. Paralelisht, tregtarë të dëmtuar tentuan të shpëtonin mallrat që nuk ishin prekur nga flakët dhe tymi.

Disa fajësuan autoritetet për neglizhencë dhe mangësi logjistike, teksa një tregtar u konfliktua edhe me përgjegjësin e tregut duke sjellë ndërhyrjen e policisë.

Struktura e magazinave u shkatërrua thuajse tërësisht, duke mbetur vetëm hi dhe skelete metalike. Autoritetet nuk raportuan persona të lënduar.

Prefekti i Tiranës, Afrim Qëndro, deklaroi se materialet e djegura ishin kryesisht rroba dhe sende plastike. Sipas tij, ato favorizuan përhapjen e shpejtë të flakëve.

Ai sqaroi se nuk ishte konstatuar prani e lëndëve të rrezikshme në zonë. Megjithatë, policia largoi bizneset dhe banorët përreth për arsye sigurie.

Sipas tregtarëve të prekur ambientet nuk ishin të siguruara dhe nuk kishin mbrojtje nga zjarri.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Tiranës e cilësoi rastin goditje të rëndë për sipërmarrjen e vogël dhe dhjetëra familje që siguronin jetesën nga këto biznese.

Sipas saj, shkatërrimi i rreth 50 njësive tregtare nxjerr në pah mungesën e sigurimit dhe nevojën për menaxhim më të mirë të riskut, në përputhje me standardet e Bashkimit Europian ku Shqipëria synon integrimin.

Deri tani, autoritetet dyshojnë se zjarri ka nisur nga një shkëndijë elektrike brenda një prej magazinave, por do të jenë hetimet konkrete ato që do ta përcaktojnë shkakun e saktë pas shuarjes së plotë të flakëve.

Presioni i ndërtimeve dhe dyshimet për projekte të reja

Në dhjetë vitet e fundit, zona e ish-Uzinës Dinamo dhe rruga “5 Maji” janë vënë nën presion të vazhdueshëm nga ndërtimet.

Të paktën dy komplekse rezidenciale janë ndërtuar në afërsi të territorit të tregut. Zjarri në dy kapanonet kryesore ka nxitur dyshimet mes tregtarëve dhe banorëve se zona mund të shfrytëzohet për një projekt tjetër ndërtimi.

Autoritetet nuk kanë reaguar publikisht ndaj këtyre pretendimeve.

Uzina mekanike “Dinamo” u ndërtua në vitin 1962. Fillimisht prodhonte pjesë ndërrimi të ndryshme, por më pas u kthye në uzinë të specializuar për makineri për industrinë ushqimore, energjitike, minierare dhe të dururit.

Por pas ndërtimit të Uzinës së Re “Dinamo” në zonën pranë “Lumit të Tiranës”, një pjesë e punonjësve u transferuan atje dhe uzina u degradua. Gjatë tranzicionit ajo u kthye në treg ushqimor dhe më pas treg rrobash dhe elektroshtëpiakesh.

The post Zjarri te ish-Uzina Dinamo shkrumbon rreth 50 biznese appeared first on Citizens.al.

OEK: Zjarri në Comodita, humbje e madhe për ekonominë



Oda Ekonomike e Kosovës ka shprehur keqardhjen e thellë për zjarrin që përfshiu një pjesë të objektit të kompanisë 'Comodita Home' në Gjakovë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

OEK thotë se ky incident përbën një humbje të madhe jo vetëm për kompaninë 'Comodita' dhe 'Devolli Corporation', por edhe për ekonominë e Gjakovës dhe të gjithë Republikës së Kosovës, duke marr parasysh rolin e rëndësishëm që ky grup ka në zhvillimin ekonomik, punësimin dhe kontributin fiskal në vend.

“Duke pasur parasysh se Devolli Group është ndër taksapaguesit më të mëdhenj në Kosovë dhe një nga shtyllat kryesore të sektorit privat, Oda Ekonomike e Kosovës i bën thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës që të ofrojë mbështetje institucionale dhe financiare, në mënyrë që kjo kompani të rikuperohet sa më shpejt dhe të vazhdojë aktivitetin e saj afarist.

Oda Ekonomike e Kosovës qëndron pranë kompanisë Comodita dhe Devolli Group, duke shprehur mbështetje të plotë në përpjekjet për rikuperim dhe vazhdim të aktivitetit të tyre afarist. OEK është e bindur se kjo kompani do ta tejkalojë këtë situatë të vështirë dhe do të vazhdojë të kontribuojë fuqishëm në zhvillimin ekonomik të vendit”, thuhet në reagim.

OEK rithekson rëndësinë e mbrojtjes së bizneseve dhe infrastrukturës ekonomike si faktorë kyç për stabilitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës. /Telegrafi/

MM: Dy zjarrfikëse dhe 12 efektivë për fikjen e zjarrit te “5 Maji”

TIRANË, 8 janar /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes njoftoi se dy automjete zjarrfikëse dhe 12 efektivë nga Komanda e Forcës Tokësore kanë mbërritur për të ndërhyrë në zjarrin që ka përfshirë magazinat e tregut në zonën “5 Maji” në Tiranë.

Zjarri masiv që shpërtheu pasditen e sotme, është përhapur edhe në kapanonin e dytë, por situata mbetet nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për zonat e banuara përreth.

Në operacionin e shuarjes janë angazhuar rreth 60 forca zjarrfikëse, të cilat po punojnë intensivisht për neutralizimin e të gjitha vatrave aktive.

Ndërhyrja po vijon në kushte të vështira për shkak të sipërfaqes së gjerë të zonës dhe materialeve të djegshme në magazina.

Situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat përkatëse të emergjencave civile, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin zonën për të mos penguar lëvizjen dhe ndërhyrjen e mjeteve të emergjencës.

1 nga 4

/gj.m/j.p/

 

The post MM: Dy zjarrfikëse dhe 12 efektivë për fikjen e zjarrit te “5 Maji” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarri masiv në tregun te “5 Maji”, Ristani: Flakët nën kontroll, nuk rrezikohen banesat

TIRANË, 8 janar /ATSH/ Nënkryetarja e  Bashkisë së Tiranës, Anduela Ristani informoi mbrëmjen e sotme se zjarri që ka përfshirë pasditen e sotme magazinat e tregut në Tiranë tek zona “5 Maji” është përhapur edhe në kapanonin e dytë.

Ajo gjithsesi theksoi se, situata është nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për zonat e banuara përreth.

“Zjarri është përhapur për shkak të materialeve të shumta që ndodheshin brenda magazinave. Flakët kanë kaluar edhe në kapanonin e dytë, por nuk ka asnjë rrezik për përhapjen e tij drejt qendrave të banuara. Jemi duke punuar për ta eliminuar plotësisht zjarrin”, u shpreh Ristani për mediat.

Në operacionin e shuarjes së zjarrit janë angazhuar rreth 60 forca zjarrfikëse, të cilat po punojnë intensivisht për neutralizimin e të gjitha vatrave aktive.

Situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat përkatëse, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin zonën për të mos penguar ndërhyrjen e mjeteve të emergjencës.

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anduela Ristani, foto: Andrin Hoxha
1 nga 14

/gj.m/j.p/

The post Zjarri masiv në tregun te “5 Maji”, Ristani: Flakët nën kontroll, nuk rrezikohen banesat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, policia jep detaje



(E plotësuar) - Një zjarr i madh ka përfshirë fabrikën e dyshekëve “Comodita” në Gjakovë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Gjergj Sokoli”.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka njoftuar se menjëherë njësitet e zjarrfikësve dhe të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar intensivisht për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit.



Sipas autoriteteve, flakët janë të përmasave të mëdha dhe ndërhyrja emergjente është ende në zhvillim.



"“Rreth orës 16:50, jemi njoftuar se në rrugën “Gjergj Sokoli” në Gjakovë një fabrikë është përfshirë nga zjarri. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit".

Elezaj ka bërë të ditur se deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.



"Deri në këto momente, bazuar në informatat e pranuara, nuk raportohet për persona të lënduar, megjithatë verifikimi i plotë i situatës dhe i pasojave eventuale në njerëz do të bëhet pas shuarjes së plotë të zjarrit”, ka shtuar ai.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar shkaqet e zjarrit, ndërsa qytetarëve u është bërë thirrje të shmangin zonën për arsye sigurie./Telegrafi/


Autori erdhi me taksi nga Tirana/ Zbardhet DINAMIKA e grabitjes me armë zjarri në Fushë-Krujë

Është zbardhur dinamika e grabitjes me armë zjarri, të raportuar pasditen e kësaj të hëne në zonën e Fushë-Krujës. Burime për mediat bëjnë me dije se një person, emri i të cilit ende nuk bëhet publik ka marrë një taksi në Tiranë dhe ka kërkuar në shkojë në Fushë Krujë. Në afërsi të Tapizës ai […]

The post Autori erdhi me taksi nga Tirana/ Zbardhet DINAMIKA e grabitjes me armë zjarri në Fushë-Krujë appeared first on BoldNews.al.

Grabitje me armë zjarri në një pikë karburanti në Fushë-Krujë

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e së hënës në një pikë karburanti në Fushë-Krujë. Sipas A2CNN, një person që lëvizte me një automjet taksi ka kërcënuar me armë punonjësit e karburantit dhe ka marrë xhiron ditore. Pas kryerjes së grabitjes, autori ka braktisur taksinë dhe është larguar në drejtim të fshatrave përreth […]

The post Grabitje me armë zjarri në një pikë karburanti në Fushë-Krujë appeared first on BoldNews.al.

Zvicra shpall 9 janarin ditë zie pas zjarrit vdekjeprurës



Pas zjarrit të natës së Vitit të Ri në Crans-Montana, Zvicra e ka shpallur të premten, 9 janar, ditë zie.

Në orën 14:00, kambanat e kishave do të bien në të gjithë vendin ndërsa fillon një ceremoni mortore në vendpushimin e famshëm, shkruan Le Nouvelliste .

Në të njëjtën kohë, është planifikuar një minutë heshtje.

"Në këtë moment uniteti, çdo person në Zvicër do të jetë në gjendje të reflektojë personalisht mbi viktimat e katastrofës", tha presidenti i konfederatës, Guy Parmelin.

Ai konfirmoi se vetë do të marrë pjesë në ceremoninë në Crans-Montana, së bashku me një delegacion nga Këshilli Federal dhe autoritetet e kantonit Valais.

Parmelin shtoi se ende nuk ka informacion se cilat delegacione të huaja do të jenë të pranishme.

Pas zjarrit, shumë krerë shtetesh dhe qeverish të huaja e telefonuan personalisht për t'i ofruar mbështetje konkrete, përfshirë dërgimin e ekspertëve mjekësorë.

"Është e qartë se vendi nuk mund të përballojë vetëm një emergjencë të tillë", tha Parmelin, duke vënë në dukje se konfederata kishte kërkuar ndihmë ndërkombëtare.

Bashkimi Evropian ka aktivizuar mekanizmin e tij të reagimit ndaj fatkeqësive, i cili lejon koordinimin e ndihmës nga 27 shtete anëtare.

Falë kësaj, viktimat nga Crans-Montana do të transferohen në klinika të specializuara në vende të ndryshme të BE-së për të marrë kujdesin më të mirë të mundshëm.

Parmelin shprehu edhe një herë ngushëllimet dhe keqardhjen e tij të thellë për familjet e prekura nga kjo "tragjedi njerëzore me përmasa të papara".

Ai theksoi se tragjedia kërkonte një "gjest mbështetjeje dhe solidariteti", prandaj flamujt në Pallatin Federal u ulën në gjysmështizë për pesë ditë, dhe qytete dhe kantone të shumta iu bashkuan iniciativës.

Ndërkohë, gjyqësori vazhdon hetimin e tij për të sqaruar shkaqet dhe përgjegjësinë për tragjedinë. /Telegrafi/

E konfirmon ADN-ja, Stiven Ivanovski në mes viktimave në Crans-Montana



Stiven Ivanovski, i cili konsiderohej i zhdukur pas zjarrit të madh në Crans-Montana, është gjetur i vdekur, pasi analiza e ADN-së konfirmoi identitetin e tij.

Ai ishte parë për herë të fundit natën e Vitit të Ri, në momentet kur shpërtheu zjarri në bodrumin e lokalit, ku humbën jetën dhjetëra persona dhe qindra të tjerë u lënduan.

Lajmin e konfirmuan dhe nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut:

"Ka një konfirmim nga Berni, trupi është identifikuar. Fatkeqësisht, është një person i vdekur. Një anëtar i familjes e konfirmoi këtë sipas ADN-së. Shprehim keqardhjen dhe ngushëllimet tona të thella", njoftuan nga Qeveria.

Ndërsa vajtojmë humbjen tragjike jetëve dhe i shprehim homazhe përpjekjeve ndihmësve parë, mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe plagosurve”, shkroi Ambasada Zvicerane vend faqen e saj Facebook.

Maqedonia gjithashtu ofroi ndihmë pritjen e pacientëve plagosur dhe ofrimin e mbështetjes duhur mjekësore mjediset tona shëndetësore.

Policia zvicerane tha se rreth 40 persona vdiqën zjarr dhe shumë se 100 u plagosën. Megjithatë, raportet e medias thanë se shumica e mysafirëve bar ishin midis moshës 15 dhe 20 vjeç.

Midis vdekurve kishte njerëz kombësive ndryshme, cilët, sipas zyrtarëve, do duhen javë për t'u identifikuar.

Kujtojmë se zhdukja e Stivenit shkaktoi një valë apeli në rrjetet sociale, ku familjarët dhe miqtë kërkonin çdo informacion të mundshëm për fatin e tij.


Burimi: Македонецот Стивен Ивановски кој беше исчезнатиот по пожарот во Швајцарија е пронајден починат

Македонецот Стивен Ивановски кој беше исчезнатиот по пожарот во Швајцарија е пронајден починат 24.mk

Tragjedia në Zvicër/ Identifikohen katër viktimat e zjarrit në Crans-Montana, mes tyre edhe dy të mitur

✇Albeu
By: V K

Autoritetet zvicerane kanë përfunduar identifikimin e katër viktimave të tjera nga tragjedia që ndodhi natën e Vitit të Ri në barin “Le Constellation”, në qendrën e skive Crans-Montana, dhe i kanë dorëzuar trupat familjeve të tyre.

Sipas njoftimit të policisë së kantonit Valais, pas një procesi të gjatë dhe intensiv identifikimi gjatë orëve të fundit, u konfirmua identiteti i katër shtetasve zviceranë: dy vajza, 21 dhe 16 vjeçe, dhe dy djem, 18 dhe 16-vjeç.

Procesi i identifikimit u krye me ndihmën e njësive të specializuara për viktimat e katastrofave masive (DVI) dhe të Institutit të Mjekësisë Ligjore, për shkak të rëndësisë së plagëve të shkaktuara nga zjarri.

Pas përfundimit të të gjitha procedurave mjeko-ligjore dhe administrative, trupat iu dorëzuan familjeve në mënyrë zyrtare.

Si ndodhi tragjedia?

Hetuesit po përpiqen të zbardhin se si dhe pse zjarri vdekjeprurës që shpërtheu natën e ndërrimit të viteve në Crans-Montana u përhap me një shpejtësi kaq të madhe, duke shkaktuar një nga tragjeditë më të rënda të viteve të fundit në Zvicër.

 

 

Autoritetet zvicerane, deklaruan të premten se fishekzjarrë që shpërthyen mbi shishe shampanje ishin shkaku fillestar i zjarrit.

Megjithatë, mënyra se si flakët u përhapën me një intensitet ekstrem, duke lënë të paktën 40 viktima dhe 119 të plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë, mbetet një nga çështjet kryesore të hetimit, së bashku me historikun e sigurisë së barit Le Constellation.

Sipas BBC-së, ekspertë të sigurisë nga zjarri kanë analizuar video dhe fotografi të realizuara nga të mbijetuarit, në përpjekje për të identifikuar gabimet që çuan në tragjedi.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë persona që mbajnë mbi kokë shishe shampanje me fishekzjarrë të ndezur, shumë pranë tavanit, mes një turme të dendur njerëzish.

Në disa prej imazheve, flakët duken teksa nisin të përhapen në tavan, ndërsa në video të tjera shihen klientë që filmojnë zjarrin, me muzikë të fortë në sfond, përpara se të përfshihen nga paniku dhe të vrapojnë drejt daljes.

Prokurorja e përgjithshme e rajonit Valais, Beatrice Pilloud, deklaroi se të dhënat deri tani çojnë në përfundimin se zjarri nisi nga fishekzjarrë të vendosur mbi shishe shampanje, të cilat “u afruan shumë pranë tavanit”.

Një tjetër element kyç i hetimit është materiali i veshjes së tavanit. Dy ekspertë të sigurisë nga zjarri i thanë BBC-së se në pamje duket një material që i ngjan shkumës akustike prej poliuretani, e cila, nëse nuk është trajtuar me substanca kundër zjarrit, është jashtëzakonisht e ndezshme dhe prodhon tym të dendur toksik.

Sipas specialistëve, zjarri mund të ketë shkaktuar fenomenin e njohur si “flashover”, ku gazrat e nxehtë grumbullohen në tavan dhe përfshijnë pothuajse menjëherë të gjithë ambientin nga flakët. Ekspertët theksojnë se në raste të tilla, mbijetesa është pothuajse e pamundur.

Autoritetet zvicerane deklarojnë se për momentin nuk mund të konfirmojnë nëse materiali i përdorur në tavan ishte në përputhje me standardet e sigurisë, ndërsa theksojnë se ndërtesa të përmasave të tilla duhet të inspektohen çdo vit.

Hetimi po fokusohet edhe te daljet e emergjencës së lokalit, i cili shtrihej në dy nivele, kat përdhes dhe bodrum.

Dyshohet se zjarri nisi në bodrum, ndërsa videot tregojnë njerëz që përpiqen të largohen përmes një shkalle të ngushtë, e cila mund të jetë kthyer në një pikë fatale bllokimi gjatë panikut.

Zyrtarët konfirmojnë se ndërtesa kishte më shumë se një dalje, por ende nuk është e qartë nëse dalja e emergjencës ishte e hapur në momentin e zjarrit.

Ndërkohë, dy drejtuesit francezë të barit janë marrë në pyetje nga autoritetet, së bashku me disa nga personat që arritën të shpëtojnë.

Njëri prej pronarëve ka deklaruar për mediat lokale se lokali ishte inspektuar tre herë gjatë dhjetë viteve të fundit dhe se gjithçka ishte në përputhje me rregullat.

Hetuesit kanë zbuluar gjithashtu se fishekzjarrë të vendosur mbi shishe ishin përdorur edhe më herët në këtë bar, të paktën që nga viti 2024, sipas videove të publikuara në internet.

The post Tragjedia në Zvicër/ Identifikohen katër viktimat e zjarrit në Crans-Montana, mes tyre edhe dy të mitur appeared first on Albeu.com.

Dëshmitari i zjarrit në Zvicër: Do të jem i traumatizuar për gjithë jetën time



Shkalla e vuajtjeve që ai pa pas zjarrit në Crans-Montana të Zvicrës e tronditi thellë një turist francez 22-vjeçar që ndodhej rastësisht në vendin e aksidentit.

Jeremy Halna tregoi se si ai dhe miqtë e tij ishin ndër të parët që ndihmuan viktimat, edhe para se të mbërrinin shërbimet e emergjencës, dhe skenat e tmerrshme, thotë ai, do ta ndjekin për gjithë jetën.

Halna përshkroi se si ata rastësisht gjetën vendin e katastrofës në një intervistë me Reuters.

"Njerëzit ishin në një gjendje të tillë të vështirë sa mund të dëgjonim britma të mëdha", tha ai.

Ata i erdhën menjëherë në ndihmë.

"Dy nga miqtë e mi shkuan t'i merrnin. Hynë në bar pa menduar dhe kapën djalin që gjetën në dysheme. E nxorën jashtë nga bari. Një nga miqtë e mi qëndroi me të për një orë, një orë e gjysmë, duke i thënë gjithçka do të shkojë mirë, mos u shqetëso”, përshkroi ai momentet dramatike.

Ndërsa po ndihmonin burrin, pjesa tjetër e grupit vrapoi nëpër qytet për të marrë batanije dhe ujë për viktimat e tjera.

"Ne vrapuam nëpër të gjithë qytetin, në baret përreth, për të marrë batanije dhe ujë", kujtoi ai.

"Njerëzit ishin shumë të lumtur për këtë. U dhashë xhaketën time. Mund ta shihja që personi ishte vërtet në telashe."

Francezi i ri tregoi gjithashtu se si kishte qenë në barin Le Constellation vetëm një ditë më parë, duke e përshkruar atë si një bodrum "të ngushtë" ku hyje nga një shkallë e vogël.

Por skenat që gjeti pas zjarrit u gdhendën në kujtesën e tij përgjithmonë.

"Ajo që më trondit më shumë janë imazhet, imazhet që më mbeten në mendje, njerëz të djegur, të djegur aq keq. As nuk mund t'i njihje", tha Halna.

"Mendoj se do të jem e traumatizuar për gjithë jetën time." /Telegrafi/

Sherr mes të rinjve në Vlorë, 19-vjeçari qëllohet me armë zjarri (EMRAT)

✇Albeu
By: V K

Një sherr mes të rinjve në një lokal në Vlorë, ka degraduar në përdorimin e armës së zjarrit. Sipas policisë disa persona janë konfliktuar në ambientet e jashtme të lokalit, e njëri prej tyre ka pasur pasur armë zjarri me vete.

Gjatë konfliktit 25-vjeçari Mauricio Alushaj, ka marrë armën e zjarrit nga shoku i tij, shtetasit 19-vjeç Arbri Hysaj dhe më pas ka qëlluar në ajër.

Të rinjtë janë arrestuar në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë.

Njoftimi i policisë:

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale me pasoja për jetën, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë.

Vihen në pranga dy shtetas, njëri prej të cilëve qëlloi me armë zjarri në ajër, gjatë një konflikti.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se në ambientet e jashtme të një lokali disa persona po konfliktoheshin dhe se njëri prej tyre kishte armë zjarri, ndërhynë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, duke arrestuar 2 autorët, konkretisht shtetasit:

A. H., 19-vjeç, banues në Vlorë;

M. A., 25-vjeç, banues në Orikum.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, në ambientet e jashtme të një lokali, gjatë një konflikti fizik midis 2 shtetasve të mësipërm dhe disa personave të tjerë, shtetasi M. A. ka marrë armën e zjarrit pistoletë nga shoku i tij, shtetasi A. H., dhe ka qëlluar një herë në ajër.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të patrullës, u bë e mundur neutralizimi dhe kapja e dy shtetasve, si dhe gjetja dhe sekuestrimi i armës së zjarrit pistoletë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

The post Sherr mes të rinjve në Vlorë, 19-vjeçari qëllohet me armë zjarri (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Fotot tregojnë momentin kur tavani i barit në Zvicër përfshihet nga flakët



BBC Verify ka verifikuar dy foto që tregojnë fishekzjarre të ndezura në shishe brenda klubit të natës Le Constellation në vendpushimin e skive Crans-Montana, Zvicër, të shpërndara në internet me pretendimin se ato janë bërë rreth fillimit të zjarrit në natën e Vitit të Ri.

Një imazh tregon njerëz që mbajnë disa shishe në ajër me fishekzjarre të ndezura të bashkangjitura dhe atë që duket të jetë një zjarr në tavan.

Fotot u testuan me katër mjete zbulimi të Inteligjencës Artificiale, asnjëra prej të cilave nuk zbuloi manipulim.

Ndryshe, 47 persona kanë vdekur dhe 115 të tjerë janë lënduar në një zjarr që shpërtheu natën e Vitit të Ri në një bar në vendpushimin e famshëm të skive Crans-Montana në Zvicrën jugperëndimore.

Zjarri në lokalin Le Constellation shpërtheu në orën 1:30 të mëngjesit.

Autoritetet konfirmuan se në lokal kishte njerëz të kombësive të ndryshme. /Telegrafi/

Pamjet tregojnë një burrë që përpiqet të shuajë zjarrin vdekjeprurës në Zvicër



47 persona kanë vdekur dhe 115 të tjerë janë lënduar në një zjarr që shpërtheu natën e Vitit të Ri në një bar në vendpushimin e famshëm të skive Crans-Montana në Zvicrën jugperëndimore.

Zjarri në lokalin Le Constellation shpërtheu në orën 1:30 të mëngjesit.

Autoritetet konfirmuan se në lokal kishte njerëz të kombësive të ndryshme.

Kryeprokurori rajonal vuri në dukje se autoritetet po e trajtojnë rastin si zjarr dhe se mundësia e një sulmi është përjashtuar.

Viktima e parë e zjarrit është identifikuar si Emanuele Galeppini, një golfist adoleshent italian.

17-vjeçari u emërua nga Federata Italiane e Golfit, e cila tha se mban zi për vdekjen e një "atleti të ri që mishëronte pasionin dhe vlerat autentike".

Tani një video që tregon përpjekje për të shuar zjarrin që u përhap në tavanin e barit Le Constellation është përhapur në rrjetet sociale. /Telegrafi/



#CransMontanaFire: Tragedy strikes at Swiss ski resort! Fire at Le Constellation bar kills 40, injures 115+ during New Year's bash. Police rule out terrorism, investigation underway. Emergency services rush to scene. #SwitzerlandBlast #Switzerland pic.twitter.com/BWLirDV868
— Lokmat Times Nagpur (@LokmatTimes_ngp) January 2, 2026

❌