❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Sejko thirrje bankave: Kuadri ligjor i sektorit do të përafrohet me atë të BE-së

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka një mesazh për bankat, duke thënë se në dy vitet e ardhshme kuadri ligjor dhe rregullator i sektorit bankar do të përafrohet plotësisht me atë të Bashkimit Europian. Në takimin e fundvitit me Shoqatën Shqiptare të Bankave, Guvernatori tha se në këtë proces është i domosdoshëm mirëkuptimi dhe bashkëpunimi i industrisë bankare


Source

Sejko: Vijon rritja ekonomike, turizmi dhe investimet me kontributin më të madh

TIRANË, 17 dhjetor/ATSH/ Guvernatori i BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, Gent Sejko tha sot se “pas rritjes me 3.6% nĂ« gjashtĂ«mujorin e parĂ«, ekonomia shqiptare ka vijuar tĂ« rritet me ritme tĂ« ngjashme edhe nĂ« gjysmĂ«n e dytĂ« tĂ« vitit”.

NĂ« konferencĂ«n pĂ«r mediet, ku prezantoi politikĂ«n monetare, Sejko theksoi se se “tĂ« dhĂ«nat nga sektori real, monetar e fiskal, sinjalizojnĂ« rritjen e mĂ«tejshme tĂ« konsumit, investimeve dhe eksporteve tĂ« shĂ«rbimeve, duke reflektuar vijimin e trendit pozitiv gjatĂ« muajve tĂ« fundit. NĂ« veçanti, rritja me rreth 22% e shĂ«rbimeve tĂ« turizmit nĂ« tremujorin e tretĂ«, tregon vijimin e kontributit pozitiv tĂ« kĂ«tij sektori. Kjo dinamikĂ« ka ndikuar nĂ« pĂ«rmirĂ«simin e pozicionit tĂ« jashtĂ«m, duke e çuar ekonominĂ« shqiptare – pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« periudhĂ«n post-tranzicion – drejt suficitit tĂ« llogarisĂ« korrente pĂ«r tre tremujorĂ«t e parĂ« tĂ« vitit”.

“Rritja ekonomike Ă«shtĂ« pasqyruar edhe nĂ« ecurinĂ« e tregut tĂ« punĂ«s. Shkalla e papunĂ«sisĂ« zbriti nĂ« 8.1% nĂ« tremujorin e tretĂ«, ndĂ«rsa pagat nĂ« sektorin privat u rritĂ«n me 9.8%, duke treguar njĂ« rritje dinamike dhe me bazĂ« tĂ« gjerĂ«. Deri tani, rritja e pagave ka mbĂ«shtetur rritjen e fuqisĂ« blerĂ«se tĂ« familjeve, pagjeneruar presione shtesĂ« mbi inflacionin. MegjithatĂ«, kĂ«rkesa e lartĂ« pĂ«r punĂ« nga bizneset dhe kufizimet nĂ« fuqinĂ« punĂ«tore vazhdojnĂ« tĂ« mbajnĂ« nĂ«n presion tregun e punĂ«s, duke pĂ«rbĂ«rĂ« njĂ« rrezik tĂ« kahut tĂ« sipĂ«rm mbi ecurinĂ« e inflacionit”, tha Sejko.

Në tërësi, vijoi Sejko, faktorët mbështetës të rritjes ekonomike në afatin e mesëm paraqiten solidë.

“Gjendja e qĂ«ndrueshme financiare e sektorit privat, sĂ« bashku me klimĂ«n pozitive tĂ« besimit dhe kushtet e favorshme tĂ« financimit, kanĂ« nxitur rritjen e konsumit dhe investimeve private. Paralelisht me to, rritja e tĂ« ardhurave nga turizmi ka vijuar tĂ« japĂ« njĂ« kontribut pozitiv nĂ« ekonomi. NjĂ«kohĂ«sisht, politikat e kujdesshme dhe tĂ« koordinuara makroekonomike kanĂ« bĂ«rĂ« tĂ« mundur ruajtjen e stabilitetit tĂ« çmimeve dhe kanĂ« forcuar qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« makroekonomike”, tha Sejko.

Në veçanti, shtoi Sejko, politika monetare ka lëvizur në kahun akomodues gjatë vitit 2025, duke ulur normën bazë të interesit në muajin korrik dhe duke vijuar të ruajë një prezencë të lartë në tregun valutor, me qëllim zbutjen e presioneve forcuese ndaj kursit të këmbimit. Këto ndërhyrje kanë kontribuuar në një stabilitet më të lartë të kursit të këmbimit dhe të mjedisit financiar.

“PĂ«r rrjedhojĂ«, tregu financiar Ă«shtĂ« shfaqur i qĂ«ndrueshĂ«m, me prime tĂ« ulĂ«ta rreziku dhe norma tĂ« ulĂ«ta interesi. Kredia pĂ«r sektorin privat ka vijuar tĂ« zgjerohet me ritme tĂ« larta, e nxitur nga kĂ«rkesa e qĂ«ndrueshme dhe e mbĂ«shtetur nga kushtet e favorshme tĂ« financimit. Portofoli i kredisĂ« shĂ«noi njĂ« rritje vjetore prej 14.2% nĂ« muajin tetor, duke qĂ«ndruar pranĂ« ritmeve tĂ« vitit tĂ« kaluar, por dukshĂ«m mbi mesataren e viteve tĂ« fundit. NĂ« veçanti, vihen re tre zhvillime pozitive: sĂ« pari, rritja e qĂ«ndrueshme e kredisĂ« pĂ«r investime, e cila sinjalizon zgjerimin e kapaciteteve prodhuese tĂ« vendit; sĂ« dyti, rritja e shpejtĂ« e kredisĂ« nĂ« Lek dhe rritja e peshĂ«s sĂ« saj ndaj totalit, çka pĂ«rmirĂ«son si hapĂ«sirĂ«n e veprimit tĂ« politikĂ«s monetare ashtu edhe stabilitetin financiar tĂ« vendit; dhe, sĂ« treti, cilĂ«sia e qĂ«ndrueshme e portofolit, e ilustruar nga niveli i ulĂ«t i raportit tĂ« kredive me probleme, prej 4.3%”, nĂ«nvizoi Sejko.

Sipas tij, parashikimet për të ardhmen mbeten pozitive.

/k.s/a.f/

The post Sejko: Vijon rritja ekonomike, turizmi dhe investimet me kontributin më të madh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sejko: Ushqimet dhe qiratë ndikuan në rënien e inflacionit

TIRANË, 17 dhjetor/ATSH/ Guvernatori i BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, Gent Sejko, deklaroi sot nĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r shtyp se “inflacioni i çmimeve tĂ« konsumit shĂ«noi njĂ« vlerĂ« mesatare prej 2.2% gjatĂ« muajve tetor e nĂ«ntor, duke shĂ«nuar njĂ« rĂ«nie tĂ« lehtĂ« nga tremujori i tretĂ«.

Sejko theksoi se “Kjo ecuri u diktua mĂ« sĂ« shumti nga ulja e inflacionit tĂ« artikujve ushqimorĂ«. Paralelisht me to, rritja e shpejtĂ« e çmimit tĂ« qirasĂ« u frenua nĂ« muajin nĂ«ntor, kontributi negativ i inflacionit tĂ« naftĂ«s u zbeh plotĂ«sisht, ndĂ«rsa inflacioni i artikujve tĂ« tjerĂ« rezultoi pĂ«rgjithĂ«sisht i qĂ«ndrueshĂ«m.

“NĂ« terma makroekonomikĂ«, presionet e brendshme inflacioniste vijojnĂ« tĂ« jenĂ« nĂ« linjĂ« me objektivin e stabilitetit tĂ« çmimeve, duke pasqyruar njĂ« ekuilibĂ«r mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« kĂ«rkesĂ«s dhe ofertĂ«s nĂ« tregun e produkteve. Nga ana tjetĂ«r, presionet e huaja janĂ« dobĂ«suar mĂ« tej, nĂ« pasqyrim tĂ« rĂ«nies sĂ« çmimeve tĂ« lĂ«ndĂ«ve tĂ« para nĂ« tregjet ndĂ«rkombĂ«tare dhe mbiçmimit – ndonĂ«se mĂ« tĂ« ngadaltĂ« – tĂ« Lekut”, nĂ«nvizoi Sejko.

Kreu i BSH-sĂ« tha se “nĂ« reflektim tĂ« kĂ«tyre zhvillimeve, inflacioni i brendshĂ«m dhe ai bazĂ« janĂ« rritur gjatĂ« vitit, duke qĂ«ndruar rreth niveleve mesatare 3.1-3.5% nĂ« muajt tetor-nĂ«ntor, ndĂ«rkohĂ« qĂ« inflacioni i importuar Ă«shtĂ« nĂ« territor negativ dhe ai afatshkurtĂ«r ka zbritur nĂ« minimumet e tij historike”.

/k.s/a.f/

The post Sejko: Ushqimet dhe qiratë ndikuan në rënien e inflacionit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sejko: Norma bazë e interesit për lekun mbetet 2.5%

TIRANË, 17 dhjetor/ATSH/ KĂ«shilli MbikĂ«qyrĂ«s i BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« vendosi sot qĂ« norma bazĂ« e interesit tĂ« mbetet e pandryshuar nĂ« nivelin 2.5%.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në konferencën për shtyp tha se Këshilli Mbikëqyrës vendosi që normat e interesit të depozitës njëditore dhe të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë, të mbeten përkatësisht në nivelet 1.5% dhe 3.5%.

Sejko theksoi se “ekonomia shqiptare ka vijuar tĂ« rritet, ndĂ«rsa parametrat kryesorĂ« tĂ« stabilitetit ekonomik, monetar dhe financiar tĂ« vendit, mbeten tĂ« konsoliduar. NĂ« veçanti, inflacioni ka shĂ«nuar njĂ« rritje tĂ« lehtĂ« gjatĂ« tremujorit tĂ« tretĂ«, por ai vijon tĂ« qĂ«ndrojĂ« nĂ« nivele tĂ« ulĂ«ta dhe poshtĂ« objektivit tonĂ«. Po ashtu, tregjet financiare kanĂ« qenĂ« pĂ«rgjithĂ«sisht tĂ« qeta dhe kreditimi ka ardhur nĂ« rritje”.

Sipas Sejkos, “politika monetare e BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« ka pasur njĂ« kontribut pozitiv nĂ« kĂ«tĂ« ecuri. Reagimi nĂ« kohĂ« i saj ka mundĂ«suar kontrollin e presioneve dhe tĂ« pritjeve inflacioniste. Po ashtu, fleksibiliteti qĂ« kemi shfaqur nĂ«pĂ«rmjet koordinimit tĂ« vazhdueshĂ«m me politikĂ«n fiskale dhe ecurinĂ« e kursit tĂ« kĂ«mbimit, ka mundĂ«suar njĂ« ambient monetar akomodues pĂ«r rritjen e kreditimit, tĂ« konsumit dhe tĂ« investimeve”, theksoi Sejko.

Kreu i BSH-së u shpreh se rritja ekonomike pritet të luhatet pranë niveleve aktuale gjatë periudhës afatmesme, ndërkohë që inflacioni parashikohet të kthehet në objektiv në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.

“NĂ« kĂ«to rrethana, KĂ«shilli MbikĂ«qyrĂ«s i BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« gjykoi se qĂ«ndrimi aktual i politikĂ«s monetare mbetet i pĂ«rshtatshĂ«m”, tha Sejko

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi:

  • tĂ« mbajĂ« tĂ« pandryshuar normĂ«n bazĂ« tĂ« interesit, nĂ« nivelin 2.5%;
  • tĂ« mbajĂ« tĂ« pandryshuar normĂ«n e interesit tĂ« depozitĂ«s njĂ«ditore, nĂ« nivelin 1.5%;
  • tĂ« mbajĂ« tĂ« pandryshuar normĂ«n e interesit tĂ« kredisĂ« njĂ«ditore, nĂ« nivelin 3.5%.

/k.s/a.f/

The post Sejko: Norma bazë e interesit për lekun mbetet 2.5% appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Në Shqipëri 4.6 miliardë euro qarkullojnë jashtë bankave, Sejko paralajmëron rreziqet nga rritja e parasë në dorë



Në Shqipëri po rritet volumi i parasë që qarkullon jashtë bankave.

Raportet tregojnë se gjatë këtij viti biznesi dhe qytetarët qarkulluan jashtë sistemit bankar afro 4.6 miliardë euro.

Por Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me institucionet financiare, po punon për marrjen e masave për minimizimin e këtij fenomeni. Guvernatori Gent Sejko thotë se një nga prioritetet është digjitalizimi i pagesave.

“NĂ« BankĂ«n e ShqipĂ«risĂ«, transferimi digjital Ă«shtĂ« kthyer nĂ« njĂ« objektiv strategjik. PĂ«r qytetarĂ«t dhe bizneset, integrimi nĂ« SEPA pĂ«rkthehet nĂ« pagesa mĂ« tĂ« shpejta drejtĂ« EuropĂ«s, kosto mĂ« tĂ« ulĂ«ta, standarde tĂ« larta sigurie dhe mĂ« shumĂ« mundĂ«si pĂ«r tregti, investime dhe shĂ«rbime digjitale. Po punojmĂ« me partnerĂ«t ndĂ«rkombĂ«tar pĂ«r modernizimi e sistemeve tĂ« pagesave brenda vendit”, tha Sejko.

Nëse në qershor të vitit 2024 qarkulluan 3.953 milionë euro, në të njëjtën periudhë të këtij viti kjo lëvizje e parasë në dorë ka ardhur në rritje, duke e çuar këtë shumë në 4.6 miliardë euro. Kjo lëvizje e lartë e parasë në dorë sjell kosto të mëdha për ekonominë, pasi rrit hapësirat për informalitet, duke e bërë thuajse të pamundur verifikimin se nga cilat rrugë vijnë këto para. Sipas Guvernatorit, përmes inovacionit dhe investimit në dije mund të ndërtojmë një ekonomi më konkurruese dhe më elastike.

“PĂ«rgatitja e brezave tĂ« rinj qĂ« kuptojnĂ« ekonominĂ« digjitale, financat moderne, rolin e tĂ« dhĂ«nave dhe sfidat e tranzicionit tĂ« gjelbĂ«r, Ă«shtĂ« njĂ« investim me efekt shumĂ«palĂ«sh pĂ«r ekonominĂ« dhe shoqĂ«rinĂ«â€, u shpreh Guvernatori.

Guvernatori Sejko tha se, kur transformimi teknologjik zhvillohet me ritme të jashtëzakonshme, vendet kanë nevojë për strategji të reja zhvillimi, që ndërthurin dijen, inovacionin dhe teknologjinë me politikat publike dhe zhvillimin të kapitalit njerëzor./RTSH

- YouTube youtu.be

“AI”, sfidĂ« pĂ«r ekonominĂ«/ Sejko: Investime pĂ«r infrastrukturĂ«n financiare dhe burimet njerĂ«zore

Inteligjenca artificiale është  vlerësuar një mundësi më shumë për zhvillimin ekonomik por një kohësisht edhe një risk.

Në një kohë që zhvillimit teknologjike kkanë marë hov guvernatori Gent Sejko theskon se ëshët shumë e rëndësishme të realizohen investime sidomos në infrastrukturën financiare por edhe për krijimin personave të kualifikuar.

Shqipëria aktualisht ka ndërmarë një nismë të rëndësihme për të rritur pagesat elektorinke dhe për të ulur përdorimin e parasë fizike në ekonomi.

Për të reduktuar përdorimin e parave Cash në ekonomi qeveria në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë kanë ndërmarë një nismë kombëtare e cila pritet të nisë zbatimin që nga janri I vitit të ardhshëm dhe synon  që deri në 2030 60% e trasaksioneve të realizohen nëpërmjet pagesave elektronike./abcnews.al

Sejko: Pagesat elektronike reduktojnë përdorimin e parasë fizike dhe formalizojnë ekonominë

TIRANË, 4 dhjetor /ATSH/ Qeveria ka ndĂ«rmarrĂ« nismĂ«n kombĂ«tare pĂ«r reduktimin e parasĂ« fizike (cash) dhe rritjen e pagesave digjitale.

Në takimin që u zhvillua sot në Tranë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi se në kuadër të modernizimit të sistemit të pagesave digjitale, Banka Qendrore ka ndërmarrë një sërë hapash dhe iniciativash konkrete për reduktimin e parasë cash dhe rritjen e përdorimit të pagesave elektronike në vend.

“BSH synon modernizimin e thellĂ« tĂ« infrastrukturĂ«s sĂ« pagesave”, u shpreh Sejko.

Sipas tij, Banka e Shqipërisë ka realizuar disa reforma të rëndësishme ndër të cilat: miratimin e ligjit të ri për pagesat, licencimin e institucioneve të pagesave elektronike, zhvillimin e infrastrukturës për banking-un e hapur, anëtarësimin e Shqipërisë në SEPA dhe vënien në funksion të plotë të sistemit SEPA për transfertat ndërkombëtare.

Ai bëri të ditur se aktualisht janë në proces edhe projekte të tjera madhore, përfshirë sistemin e pagesave të shpejta në bashkëpunim me Bankën e Italisë, i cili pritet të jetë gati deri në fund të vitit 2026.

Sejko u shpreh optimist se këto masa do të çojnë në reduktimin e ndjeshëm të parasë fizike në ekonomi dhe në rritjen e sigurisë, efikasitetit dhe transparencës së transaksioneve financiare.

I pranishëm në këtë takim, ministri i Financave, Petrit Malaj tha se nismat e Ministrisë janë plotësisht të harmonizuara me prioritetet e qeverisë për zgjerimin e përdorimit të pagesave digjitale.

Ai theksoi se në paketën fiskale 2026 janë parashikuar masat e para konkrete për reduktimin e transaksioneve me para fizike mes bizneseve dhe kufizimin e pagesave cash në marrëdhëniet mes bizneseve dhe individëve.

Malaj nënvizoi se objektivi i qeverisë është që deri në vitin 2030 të minimizohet përdorimi i cash-it në ekonomi dhe të thellohet formalizimi i aktiviteteve ekonomike në të gjithë sektorët.

Nisma e re, e cila shoqërohet me reforma ligjore, teknologjike dhe administrative, pritet të transformojë ndjeshëm mënyrën e kryerjes së pagesave në Shqipëri, duke e çuar vendin drejt standardeve moderne europiane të pagesave digjitale.

/e.xh/a.f/r.e/

The post Sejko: Pagesat elektronike reduktojnë përdorimin e parasë fizike dhe formalizojnë ekonominë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sejko: Ekonomia rritje të qëndrueshme në vijimësi, inflacion stabël

TIRANË, 14 nĂ«ntor /ATSH/ Guvernatori i BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, Gent Sejko, nĂ« konferencĂ«n e pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r shtyp me Shefen e Misionit tĂ« FMN-sĂ«, Anke Weber, dhe Ministrin e Financave, Petrit Malaj, i vlerĂ«soi pozitive zhvillimet e ekonomisĂ« shqiptare gjatĂ« vitit 2025.

Sejko theksoi se ekonomia shqiptare ka vijuar të shënojë rritje të qëndrueshme, me tregues të fortë në aktivitetin ekonomik, punësim dhe pagat në sektorin privat jobujqësor. Inflacioni ka mbetur i ulët, pranë objektivit të Bankës së Shqipërisë, ndërsa presionet nga rritja e pagave dhe kostove të prodhimit janë neutralizuar nga forcat e tregut dhe kursi i këmbimit.

Guvernatori nënvizoi gjithashtu rolin e politikës monetare në kontrollin e inflacionit dhe mbështetjen e zgjerimit të konsumit dhe investimeve, si dhe rëndësinë e procesit të konsolidimit fiskal në uljen e deficitit dhe borxhit publik.

Sejko theksoi avancimin e tregjeve financiare dhe anëtarësimin e Shqipërisë në SEPA, duke ulur kostot e transaksioneve me partnerët ndërkombëtarë dhe duke favorizuar integrimin në Bashkimin Evropian.

Parashikimet e Bankës së Shqipërisë për vitet e ardhshme mbeten pozitive, me rritje ekonomike të qëndrueshme dhe inflacion të stabilizuar rreth nivelit 3%, duke krijuar hapësira për politika makroekonomike të balancuara dhe për zhvillimin e mëtejshëm të tregjeve financiare dhe sistemit bankar.

Sejko siguroi se Banka e Shqipërisë do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar ndaj stabilitetit të çmimeve, rregullimit dhe mbikëqyrjes së tregut financiar, si dhe mbështetjes së reformave strukturore për një rritje më të shpejtë dhe gjithëpërfshirëse ekonomike.

/e.xh/a.f/

The post Sejko: Ekonomia rritje të qëndrueshme në vijimësi, inflacion stabël appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sejko: Stabiliteti financiar dhe integrimi në BE, prioritetet kryesore të Bankës së Shqipërisë

TIRANË, 11 nĂ«ntor/ATSH/ Guvernatori i BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, Gent Sejko deklaroi sot se prioriteti nĂ« vitet e ardhshme do tĂ« jetĂ« forcimi i stabilitetit financiar dhe pĂ«rafrimi i plotĂ« me kuadrin rregullator tĂ« Bashkimit Europian.

Në fjalën e tij në konferencën e zhvilluar për 100-vjetorin e Bankës së Shqipërisë, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, Sejko theksoi se politika monetare do të mbështetet në regjimin e inflacionit të shënjestruar dhe kursin e lirë të këmbimit, të cilat kanë garantuar stabilitetin e çmimeve dhe qëndrueshmërinë e ekonomisë edhe në periudha goditjesh të jashtme.

Ai paralajmëroi se digjitalizimi dhe zhvillimet e reja teknologjike në financë, si asetet digjitale dhe përdorimi i teknologjisë blockchain, do të kërkojnë kujdes të shtuar nga autoritetet rregullatore për të balancuar përfitimet me rreziqet e reja për stabilitetin financiar.

Guvernatori theksoi se Banka e Shqipërisë po punon për adoptimin e instrumenteve makroprudenciale dhe forcimin e rrjeteve të sigurisë, duke e konsideruar sektorin bankar si shtyllën kryesore të sistemit financiar dhe burimin kryesor të financimit të ekonomisë.

Sejko vlerësoi se, pavarësisht pasigurive që sjellin tensionet gjeopolitike dhe fragmentimi i tregtisë ndërkombëtare, Shqipëria ka përpara një mundësi të madhe zhvillimi përmes procesit të integrimit europian. Ai nënvizoi se Banka e Shqipërisë luan një rol aktiv në këtë proces, duke drejtuar punën për disa kapituj të acquis të BE-së dhe duke kontribuar në përafrimin e plotë të sistemit financiar me atë europian.

Një nga arritjet më të rëndësishme të fundit, sipas Sejkos, është anëtarësimi i Shqipërisë në zonën unike të pagesave në euro (SEPA), që lehtëson ndjeshëm pagesat ndërkufitare dhe forcon lidhjet ekonomike me Bashkimin Europian. Ai theksoi se përpjekjet e bankës do të përqendrohen në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, forcimin e institucioneve financiare dhe përgatitjen e vendit për fazat e reja të integrimit.

“PavarĂ«sia, profesionalizmi dhe transparenca do tĂ« mbeten themelet e politikave tona, ndĂ«rsa integrimi europian Ă«shtĂ« drejtimi qĂ« do tĂ« udhĂ«heqĂ« zhvillimin financiar tĂ« ShqipĂ«risĂ«â€, deklaroi Sejko.

/r.e/a.f/

The post Sejko: Stabiliteti financiar dhe integrimi në BE, prioritetet kryesore të Bankës së Shqipërisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Georgieva: Shqipëria mes vendeve me rritjen ekonomike më të shpejtë në Evropë

TIRANË, 11 nĂ«ntor /ATSH/ Drejtoresha e Fondit Monetar NdĂ«rkombĂ«tar, Kristalina Georgieva u shpreh se ShqipĂ«ria renditet mes vendeve me rritjen ekonomike mĂ« tĂ« shpejtĂ« nĂ« EvropĂ«.

Deklarata e drejtueses së FMN-së, erdhi gjatë aktivitetit të organizuar sot me rastin e 100-vjetorit të Bankës së Shqipërisë. Në këtë aktivitet, të pranishëm ishin edhe Kryeministri Edi Rama, ministri i Financave Petrit Malaj, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, si edhe akademikë, ekonomistë dhe ekspertë nga Shqipëria e shtete të huaja.

Georgieva theksoi se ky përvjetor i Bankës së Shqipërisë nuk përbën vetëm një rast për të festuar jetëgjatësinë e institucionit, por edhe një testament të reformimit të qëndrueshëm të institucionit dhe vizionit të tij.

“Nga themelimi nĂ« vitin 1925, duke kaluar nĂ«pĂ«r dekada nga transformimi, standardi i arit, planifikimi i centralizuar dhe objektivi bashkĂ«kohor i shĂ«njestrimit tĂ« inflacionit, Banka e ShqipĂ«risĂ« ka pasqyruar evoluimin e shtetit shqiptar. Vendi Ă«shtĂ« pĂ«rballur me ndryshime politike, goditje ekonomike dhe ndikime tĂ« zhvillime globale”, tha ajo.

“Duke pasur nĂ« krahĂ« BankĂ«n e ShqipĂ«risĂ«, gjithmonĂ« tĂ« pĂ«rkushtuar pĂ«r tĂ« ruajtur stabilitetin dhe besueshmĂ«rinĂ« e publikut. Sot, ShqipĂ«ria renditet mes vendeve me rritjen ekonomike mĂ« tĂ« shpejtĂ« nĂ« EvropĂ«, testamenti i progresit tĂ« palĂ«kundur dhe qĂ«ndrueshmĂ«risĂ« gjithnjĂ« nĂ« rritje. NĂ« kĂ«tĂ« arritje, Banka e ShqipĂ«risĂ« ka luajtur njĂ« rol kyç, falĂ« angazhimit ndaj politikave monetare tĂ« qĂ«ndrueshme, kuadrit rregullativ dhe transparencĂ«s institucionale”, vijoi drejtoresha e FMN-sĂ«.

Georgieva theksoi në videomesazhin e saj, se ky përkushtim ka shërbyer për mirë në kohë të trazuara, duke forcuar stabilitetin financiar dhe besimin e publikut.

“Reagimi ndaj krizĂ«s botĂ«rore financiare tĂ« rritjes sĂ« kredive me probleme apo ndĂ«rmarrja e operacioneve tĂ« shpejta dhe tĂ« shĂ«njestruara gjatĂ« pandemisĂ«. Banka ka hedhur njĂ« themel tĂ« fortĂ« pĂ«r rritjen ekonomike dhe qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« e vendit. RrugĂ«timi i ShqipĂ«risĂ« na ofron njĂ« mĂ«sim kyç se pavarĂ«sia ekonomike e bankave qendrore Ă«shtĂ« shumĂ« mĂ« tepĂ«r se njĂ« teknikalitet, ajo Ă«shtĂ« gur themeli i qĂ«ndrueshmĂ«risĂ« kombĂ«tare. Bankat qendrore tĂ« pavarura janĂ« tĂ« pĂ«rqendruara mĂ« mirĂ« pĂ«r tĂ« ruajtur stabilitetin financiar, pĂ«r tĂ« mbrojtur integritetin financiar dhe pĂ«r t’iu pĂ«rgjigjur krizave”, tha Georgieva.

“PĂ«rvoja e ShqipĂ«risĂ« e ilustron qartĂ« kĂ«tĂ« realitet. PavarĂ«sia nuk mund tĂ« merret si e mirĂ«qenĂ«. Ajo duhet mbrojtur dhe kultivuar. Kjo kĂ«rkon mandat tĂ« qartĂ« dhe kuadĂ«r ligjor tĂ« qartĂ«, transparencĂ«, llogaridhĂ«nie dhe komunikim me publikun”, pohoi ajo.

Në fund të videomesazhit, shefja e FMN-së u shpreh se me vështrimin nga e ardhmja, Shqipëria përballet me sfida si fragmentimi gjeopolitik në rritje, transformimi digjital, roli i Inteligjencës Artificiale dhe zhvendosja demografike.

“ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« e vendosur qĂ« t’i bashkohet BE-sĂ« dhe vendi ka bĂ«rĂ« pĂ«rparime tĂ« qĂ«ndrueshme drejt kĂ«tij objektivi. Banka e ShqipĂ«risĂ« ka njĂ« rol thelbĂ«sor tĂ« pĂ«rkushtuar dhe me vizion tĂ« qartĂ« nĂ« kĂ«tĂ« rrugĂ« sfiduese, pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur vendin nĂ« shfrytĂ«zimin e mundĂ«sive qĂ« ofron anĂ«tarĂ«simi nĂ« BE. FMN do tĂ« vijojĂ« tĂ« jetĂ« partnere e palĂ«kundur nĂ« kĂ«tĂ« udhĂ«tim duke mbĂ«shtetur ShqipĂ«rinĂ« lidhur me politikat, kĂ«rkimin dhe zhvillimin e kapaciteteve”, tha Georgieva.

/e.i/a.f/r.e/

The post Georgieva: Shqipëria mes vendeve me rritjen ekonomike më të shpejtë në Evropë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sejko: Ekonomia shqiptare po përballet me tre sfida kryesore

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka vlerësuar se ekonomia shqiptare përballet sot me tre sfida kryesore, të cilat kërkojnë politika të kujdesshme dhe përshtatje me realitetet e reja globale. Në konferencën shkencore me rastin e 100-vjetorit të Bankës së Shqipërisë, Sejko tha se sfida e parë lidhet me rritjen e tensioneve gjeopolitike në [
]

The post Sejko: Ekonomia shqiptare po përballet me tre sfida kryesore appeared first on BoldNews.al.

100-vjetori i Bankës së Shqipërisë/ Guvernatori Gent Sejko: Anëtarësimi në BE, oportunitet për tejkalimin e sfidave

✇Albeu
By: V K

Në konferencën shkencore me rastin e 100-vjetorit të Bankës së Shqipërisë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka vlerësuar se ekonomia shqiptare përballet sot me tre sfida kryesore, të cilat kërkojnë politika të kujdesshme dhe përshtatje me realitetet e reja globale.

Sejko tha se sfida e parĂ« lidhet me rritjen e tensioneve gjeopolitike nĂ« arenĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare, tĂ« cilat kanĂ« sjellĂ« njĂ« “realitet tĂ« ri ekonomik” me barriera mĂ« tĂ« larta tregtare dhe lĂ«vizje mĂ« tĂ« kufizuara tĂ« kapitalit.

Ai deklaroi se; “rreziqet qĂ« vijnĂ« nga kĂ«to sfida tejkalohen si nĂ« cilĂ«si dhe sasi nga oportunitetet qĂ« ofron procesi i anĂ«tarĂ«simit nĂ« BE”.

Gent Sejko: Sfida e parë është rritja e tensioneve gjeopolitike në ambientin e huaj. Rritja e barrierave tregtare janë një realitet i ri ekonomik.

Sfida e dytë është inovacioni i shpejtë financiar. Gjatë dekadës së fundit ne jemi bërë dëshmitarë të një revolucioni të shpejtë financiar i cili ka potencialin të tranformojë këtë industri. Dixhitalizimi i sistemit të pagesave dhe përdorimi i teknologjisë ka përfitimet dhe rreziqet e veta.

Sfida e tretë ka të bëjë me vetë stadin e zhvillimit të Shqipërisë. Si një vend me të ardhura të mesme Shqipëria është e ekspozuar ndaj një konkurrence më të fortë për kapital e fuqi punëtore në tregun evropian. Shqipërisë i duhet të bazojë më shumë modelin e zhvillimit te rritja e produktivitetit dhe avantazheve të saj krahasuese. Kjo sfide e fundit bëhet edhe me komplekse në prani të trendëve të pafavorshme demokratike që vendosin një premiom të lartë për fuqi punëtore të kualifikuar.

Rreziqet që vijnë nga këto sfida tejkalohen si në cilësi dhe sasi nga oportunitetet që ofron procesi i anëtarësimit në BE.

The post 100-vjetori i Bankës së Shqipërisë/ Guvernatori Gent Sejko: Anëtarësimi në BE, oportunitet për tejkalimin e sfidave appeared first on Albeu.com.

Shënohet 100-vjetori i BSH, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë: Rritja e barrierave tregtare janë një realitet i ri ekonomik

ËshtĂ« zhvilluar ditĂ«n e sotme konferenca shkencore me rastin e 100-vjetorit tĂ« BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«.

Akademikë, ekonomistë dhe ekspertë nga Shqipëria e të huaj ndajnë analiza, studime e vizione për sfidat e ekonomisë moderne dhe të ardhmen e sistemit bankar shqiptar. Në konferencën shkencore me rastin e 100-vjetorit të Bankës së Shqipërisë, i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, gjatë fjalës së tij tha se Shqipërisë i duhet të bazojë më shumë modelin e zhvillimit te rritja e produktivitetit dhe avantazheve të saj krahasuese.

Gjithashtu ai renditi edhe disa nga sfidat, që sipas tij kanë të bëjnë me rritjen e tensioneve gjeopolitike, inovacioni i shpejtë financiar, si edhe sfida tjetër që ka të bëjë me vetë stadin e zhvillimit të Shqipërisë

“Sfida e parĂ« Ă«shtĂ« rritja e tensioneve gjeopolitike nĂ« ambientin e huaj. Rritja e barrierave tregtare janĂ« njĂ« realitet i ri ekonomik. Sfida e dytĂ« Ă«shtĂ« inovacioni i shpejtĂ« financiar. GjatĂ« dekadĂ«s sĂ« fundit ne jemi bĂ«rĂ« dĂ«shmitarĂ« tĂ« njĂ« revolucioni tĂ« shpejtĂ« financiar i cili ka potencialin tĂ« transformojĂ« kĂ«tĂ« industri. Dixhitalizimi i sistemit tĂ« pagesave dhe pĂ«rdorimi i teknologjisĂ« ka pĂ«rfitimet dhe rreziqet e veta. Sfida e tretĂ« ka tĂ« bĂ«jĂ« me vetĂ« stadin e zhvillimit tĂ« ShqipĂ«risĂ«. Si njĂ« vend me tĂ« ardhura tĂ« mesme ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« e ekspozuar ndaj njĂ« konkurrence mĂ« tĂ« fortĂ« pĂ«r kapital e fuqi punĂ«tore nĂ« tregun evropian. ShqipĂ«risĂ« i duhet tĂ« bazojĂ« mĂ« shumĂ« modelin e zhvillimit te rritja e produktivitetit dhe avantazheve tĂ« saj krahasuese. Kjo sfide e fundit bĂ«het edhe me komplekse nĂ« prani tĂ« trendĂ«ve tĂ« pafavorshme demokratike qĂ« vendosin njĂ« premtim tĂ« lartĂ« pĂ«r fuqi punĂ«tore tĂ« kualifikuar”, tha Sejko.

Sejko takon misionin e FMN: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme. Inflacioni pranë objektivit dhe sektori bankar i fortë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi sot një takim me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të kryesuar nga Anke Weber, shefe e Misionit për Shqipërinë. Qëllimi i vizitës së Misionit në Shqipëri ishte zhvillimi i dialogut periodik me autoritetet shqiptare mbi zhvillimet ekonomike, monetare e financiare, si dhe politikat e duhura për nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm


Source

Sejko: Rritje e eksporteve dhe investimeve të huaja direkte, rezerva valutore 7 miliardë euro

TIRANË, 30 tetor/ATSH-Maela Marini/ Guvernatori i BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, Gent Sejko deklaroi sot nĂ« Kuvend se ecuria pozitive e ekonomisĂ« dhe e tregjeve financiare shqiptare gjatĂ« vitit 2024 dhe gjysmĂ«s sĂ« parĂ« tĂ« vitit 2025 u pasqyrua edhe nĂ« sektorin bankar.

Gjatë raportimit vjetor në Kuvend, Sejko u shpreh se sektori bankar njohu rritje, nxitur nga rritja e shpejtë e kreditimit dhe zgjerimi i bazës së depozitave, si dhe përmirësim të treguesve të shëndetit financiar.

Sejko theksoi se cilĂ«sia e kredisĂ« vijoi tĂ« pĂ«rmirĂ«sohet dhe treguesi i kredive me probleme zbriti nĂ« 4.0%, duke shĂ«nuar nivelet mĂ« tĂ« ulĂ«ta qĂ« prej vitit 2008. “Analizat tona periodike sugjerojnĂ« nivele tĂ« kontrolluara tĂ« rreziqeve sistemike dhe testet e rezistencĂ«s sĂ« sistemit bankar tregojnĂ« njĂ« aftĂ«si tĂ« mirĂ« pĂ«rballimi tĂ« goditjeve tĂ« mundshme makrofinanciare”, shtoi Sejko.

Sejko theksoi se “pozicioni i jashtĂ«m i ekonomisĂ« Ă«shtĂ« konsoliduar, falĂ« rritjes sĂ« mĂ«tejshme tĂ« eksporteve, remitancave dhe investimeve tĂ« huaja direkte”.

“GjatĂ« vitit 2024, eksportet totale shĂ«nuan vlerĂ«n e 9.1 miliardĂ« eurove, duke u rritur me 11% krahasuar me vitin paraardhĂ«s, tĂ« nxitura nga tĂ« ardhurat nga turizmi nĂ« vlerĂ«n e 5 miliardĂ« eurove. Po ashtu, remitancat arritĂ«n 1 miliardĂ« euro, ndĂ«rsa flukset hyrĂ«se nga investimet e huaja direkte nĂ« 1.6 miliardĂ« euro”, tha Sejko.

Edhe gjatĂ« gjysmĂ«s sĂ« parĂ« tĂ« vitit 2025, sipas tij tĂ« tre kĂ«ta tregues vijuan tĂ« rriten. “Eksportet totale u rritĂ«n me 6.1%, remitancat me 4.3%, ndĂ«rsa investimet e huaja direkte me 1.1%”, shtoi ai.

Sejko nënvizoi se në tërësi, bilanci i shkëmbimeve tregtare e financiare me jashtë ka shënuar vlera të larta pozitive gjatë tre viteve të fundit.

“NĂ« pasqyrim tĂ« kĂ«tyre dinamikave, borxhi i jashtĂ«m ra nĂ« 40.5% tĂ« PBB-sĂ« nĂ« tremujorin e dytĂ« tĂ« vitit 2025, nga 46.2% nĂ« fund tĂ« vitit 2023. Po ashtu, rezervat valutore tĂ« BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, njĂ« tregues kyç i qĂ«ndrueshmĂ«risĂ« financiare tĂ« vendit, i janĂ« afruar nivelit 7 miliardĂ« euro, duke ofruar njĂ« garanci tĂ« rritur pĂ«r investitorĂ«t e huaj”, u shpreh Sejko.

Sejko nënvizoi se pozicioni fiskal është përmirësuar më tej, sikurse tregohet nga reduktimi i deficitit buxhetor dhe i borxhit publik, respektivisht në nivelet 0.7% dhe 53.8% të PBB-së për fundin e vitit 2024.

Po ashtu, Sejko theksoi se sistemi bankar ka përmirësuar treguesit e qëndrueshmërisë dhe ka konsoliduar rolin e tij ndërmjetësues.

“KĂ«to zhvillime kanĂ« rritur aftĂ«sinĂ« e sistemit bankar pĂ«r tĂ« furnizuar ekonominĂ« me fonde tĂ« qĂ«ndrueshme dhe me kosto tĂ« ulĂ«ta, si dhe kanĂ« ndihmuar nĂ« zgjerimin e pĂ«rdorimit tĂ« instrumenteve moderne tĂ« pagesave”, shtoi ai.

Ndërkohë Sejko theksoi se rritja e kërkesës për punë nga bizneset dhe mungesa e fuqisë punëtore, kanë sjellë rritjen e pagave në sektorin privat, me një mesatare vjetore prej 8.6% për vitin 2024 dhe 9.5% për gjashtëmujorin e parë 2025.

“Paralelisht me kĂ«to zhvillime, inflacioni ka ardhur nĂ« rĂ«nie, duke zbritur nga niveli mesatar prej 4.8% nĂ« vitin 2023, nĂ« 2.2% pĂ«r vitin 2024 dhe tre tremujorĂ«t e parĂ« tĂ« vitit 2025. Reduktimi i inflacionit Ă«shtĂ« nxitur nga rĂ«nia e çmimeve nĂ« tregjet ndĂ«rkombĂ«tare, forcimi i kursit tĂ« kĂ«mbimit dhe zbatimi i njĂ« politike monetare proaktive e tĂ« balancuar. PĂ«r rrjedhojĂ«, inflacioni i importuar ka shĂ«nuar njĂ« rĂ«nie tĂ« shpejtĂ«, ndĂ«rsa presionet nga ekonomia vendase janĂ« nĂ« linjĂ« me objektivin tonĂ« tĂ« stabilitetit tĂ« çmimeve”, shtoi ai. /j.p/

The post Sejko: Rritje e eksporteve dhe investimeve të huaja direkte, rezerva valutore 7 miliardë euro appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sejko: Rritja ekonomike 3,5%, investimet dhe konsumi privat motorët kryesorë

TIRANË, 19 tetor /ATSH/ Guvernatori i BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, Gent Sejko dhe ministri i Financave, Petrit Malaj morĂ«n pjesĂ« nĂ« Mbledhjet Vjetore tĂ« Fondit Monetar NdĂ«rkombĂ«tar (FMN) dhe tĂ« Grupit tĂ« BankĂ«s BotĂ«rore (BB), tĂ« zhvilluara nĂ« Uashington DC, SHBA.

Këto mbledhje përfaqësojnë një forum të nivelit të lartë, ku vendimmarrësit e FMN-së dhe BB-së, guvernatorët dhe ministrat e financave të vendeve anëtare në këto institucione financiare ndërkombëtare, mblidhen së bashku për të diskutuar rreth zhvillimeve më të fundit të ekonomisë botërore.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, Guvernatori Sejko zhvilloi një sërë takimesh të rëndësishme me personalitete të njohura të fushës financiare ndërkombëtare, ndër të cilët veçojmë: Drejtorin Ekzekutiv për Shqipërinë në FMN, Riccardo Ercoli; Drejtorin e Departamentit Evropian në FMN,  Alfred Kammer; Këshilltaren Rajonale pranë Departamentit Monetar dhe Tregjeve Kapitale, Mary Goodman; Shefen e Misionit të FMN-së, Anke Weber, zëvendëspresidenten për Rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore në BB, Antonella Bassani; Drejtorin Ekzekutiv për Shqipërinë në BB, Matteo Bugamelli; Drejtoren Rajonale për Ballkanin Perëndimor në BB, Xiaoqing Yu; Drejtuesin e Ekipit të Këshillimit dhe Partneriteteve pranë Departamentit të Menaxhimit të Aseteve dhe Shërbimeve Këshilluese në BB, Marco Ruiz.

Gjatë këtyre takimeve, Guvernatori Sejko i njohu përfaqësuesit e FMN-së dhe BB-së me zhvillimet më të fundit ekonomike dhe financiare në vend, si dhe perspektivën e tyre për të ardhmen; politikën monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë dhe masat e marra për ruajtjen dhe forcimin e shëndetit të sektorit bankar dhe stabilitetit financiar të vendit.

Pavarësisht sfidave, ekonomia shqiptare ka treguar qëndrueshmëri dhe rritje në dy vitet e fundit, me një normë mesatare rritjeje të PBB-së prej rreth 3,5% në vit. Inflacioni ka qëndruar i ulët dhe i qëndrueshëm pranë objektivit prej 3%, ndërsa tregu i punës ka shënuar një papunësi në nivele historikisht të ulëta dhe rritje të pagave.

Guvernatori vuri në dukje se politikat makroekonomike kanë qenë të kujdesshme dhe të koordinuara: politika fiskale ka vijuar të jetë e konsoliduar, duke zvogëluar borxhin publik; ajo monetare ka qenë lehtësuese, me qëllim mbajtjen e pritshmërive të inflacionit të ankoruara; si dhe politika makroprudenciale ka synuar parandalimin e rreziqeve në sektorin bankar dhe tregun e pasurive të patundshme.

Ai shtoi se investimet dhe konsumi privat mbetën motorët kryesorë të rritjes, në veçanti sektori i shërbimeve dhe turizmi kontribuuan pozitivisht.

Në lidhje me perspektivën afatmesme, Guvernatori Sejko theksoi se rritja ekonomike pritet të ruajë një ritëm të qëndrueshëm, ndërsa inflacioni të arrijë nivelin objektiv në vitin 2026. Ai shtoi se rreziqet kryesore vijnë nga faktorët e jashtëm, përfshirë ngadalësimin ekonomik në partnerët tregtarë dhe tensionet gjeopolitike, ndërsa anët pozitive janë perspektiva e integrimit në BE dhe plani i ri i rritjes për Ballkanin Perëndimor. Politika monetare do të mbetet e fokusuar në stabilitetin e çmimeve, ndërsa politika fiskale do të vazhdojë konsolidimin. Në fokus kryesor mbetet stabiliteti monetar dhe financiar, të cilët janë baza për rritje të qëndrueshme ekonomike.

Një tjetër çështje e diskutuar ishte inovacioni në sektorin financiar, për të cilën Guvernatori u shpreh se Banka e Shqipërisë ka qenë e angazhuar intensivisht në përmirësimin e sistemeve të pagesave, ku fryti kryesor ishte integrimi i Shqipërisë në sistemin e pagesave të BE-së. Nën drejtimin e Bankës së Shqipërisë, Shqipëria u anëtarësua në SEPA në vitin 2024 përmes harmonizimit rregullator dhe përditësimit të infrastrukturës, si dhe nga 7 tetori 2025 nisën pagesat e para në tregun unik të pagesave me 40+ vende.

Së fundmi, Guvernatori theksoi se bashkëpunimi me institucionet evropiane dhe ndërkombëtare ka qenë thelbësor për menaxhimin e rreziqeve dhe mbështetjen e stabilitetit financiar të vendit. Në këtë kontekst, roli i FMN-së dhe BB-së ka qenë i rëndësishëm për të forcuar kapacitetet dhe për të ndihmuar në zbatimin e politikave të duhura.

Përfaqësuesit e FMN-së dhe BB-së përgëzuan BSH-në për anëtarësimin në SEPA, një arritje e rëndësishme e Bankës së Shqipërisë për modernizimin e sistemit financiar të vendit dhe një hap konkret drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu ata u shprehën pozitivisht lidhur me progresin e bërë nga Shqipëria në drejtim të zhvillimit ekonomik, si dhe kontributin e Bankës së Shqipërisë në këtë zhvillim. Sipas tyre, bankat qendrore janë shtylla stabiliteti në kohë pasigurie, duke mbrojtur ekonominë dhe duke ndihmuar në ndërtimin e rezistencës për të ardhmen.

Një vlerësim i veçantë u shpreh edhe për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, i cili ofron mundësi të shumta për nxitjen e investimeve të huaja direkte në vend, si dhe u theksua nevoja për përparimin e reformave strukturore në këtë drejtim.

Përfaqësuesit e FMN-së dhe BB-së theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të deritanishëm me Bankën e Shqipërisë dhe vazhdimin e tij nëpërmjet asistencës teknike. Në fokus ishin edhe përpjekjet e Bankës së Shqipërisë për përmirësimet dhe risitë e vazhdueshme në sistemet e pagesave, dhe implementimin e projektit për pagesat e menjëhershme nëpërmjet TIPS clone.

Përfaqësuesit e FMN-së vlerësuan pozitivisht regjimin e lirë të kursit të këmbimit në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një mekanizëm që ka ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe në përthithjen e goditjeve të jashtme, me një rol të rëndësishëm në përballimin e presioneve inflacioniste dhe në ruajtjen e stabilitetit të çmimeve. Kursi i këmbimit duhet të lejohet të përshtatet më fleksibël ndaj zhvillimeve të tregut, ndërsa ndërhyrjet e bankës qendrore duhet të mbeten një mjet në funksion të përmbushjes së mandatit primar, atij të stabilitetit të çmimeve, dhe për të zbutur luhatjet që burojnë nga faktorë spekulativë.

Guvernatori Sejko dhe përfaqësuesit e FMN-së dhe BB-së dakortësuan lidhur me vazhdimin e bashkëpunimit midis institucioneve dhe vijimit të ofrimit të asistencës teknike në të ardhmen në fusha si mbikëqyrja bankare, sistemet e pagesave, aspektet ligjore etj.

Gjatë qëndrimit në Uashington, delegacioni pati rastin të zhvillojë dhe takime me homologë nga vende të ndryshme, ku u diskutua mbi zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, me qëllim thithjen e asistencës teknike për çështje specifike.

Në kuadër të këtyre mbledhjeve, Guvernatori Sejko dhe përfaqësuesit e BSH-së morën pjesë në seancën plenare të Komitetit Ndërkombëtar Monetar e Financiar të FMN-së, si dhe në seancën plenare të Mbledhjeve Vjetore të FMN-BB.

Guvernatori Sejko ishte gjithashtu i ftuar në një mëngjes pune me ministrat e financave dhe guvernatorët e bankave qendrore, të organizuar nga Drejtori i Departamentit Evropian pranë FMN-së,  Alfred Kammer, gjatë të cilit ai prezantoi zhvillimet makroekonomike në Shqipëri, sektorët kryesorë të zhvillimit, si dhe potencialin që vendi paraqet për investitorët e huaj.

/e.i/r.e/

The post Sejko: Rritja ekonomike 3,5%, investimet dhe konsumi privat motorët kryesorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sejko dhe Malaj, diskutim me liderët financiarë të rajonit për sfidat ekonomike

TIRANË, 18 tetor /ATSH/ Guvernatori i BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, Gent Sejko, sĂ« bashku me ministrin e Financave, Petrit Malaj, morĂ«n pjesĂ« nĂ« njĂ« takim me dyer tĂ« mbyllura me ministrat e financave dhe guvernatorĂ«t e bankave qendrore tĂ« vendeve tĂ« EvropĂ«s Qendrore, Lindore dhe Juglindore, tĂ« organizuar nga Departamenti Evropian i Fondit Monetar NdĂ«rkombĂ«tar (FMN).

Takimi kishte në fokus sfidat ekonomike dhe perspektivat e politikave për Evropën, në një kontekst të pasigurt global, me qëllim ndarjen e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në rajon.

Ky takim u zhvillua në kuadër të Mbledhjeve Vjetore 2025 të FMN-së dhe Bankës Botërore, që po mbahen në Uashington, DC, ku Shqipëria përfaqësohet nga një delegacion i kryesuar nga Guvernatori Sejko.

Pjesëmarrja e përfaqësuesve të lartë të Shqipërisë në këto forume thekson angazhimin e vendit për të ndjekur politika të qëndrueshme ekonomike dhe për të forcuar bashkëpunimin financiar ndërkombëtar. /e.xh/a.f/

1 nga 3

The post Sejko dhe Malaj, diskutim me liderët financiarë të rajonit për sfidat ekonomike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Banka e Shqipërisë, ligj të ri në përputhje me acquis-në e BE-së

TIRANË, 17 tetor/ATSH/ Guvernatori i BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, Gent Sejko zhvilloi sot njĂ« takim me Mary Goodman, kĂ«shilltare rajonale pranĂ« Departamentit Monetar dhe Tregjeve Kapitale.

Sipas njoftimit të BSH-së, në këtë takim u diskutuan nevojat për asistencë teknike në kuadër të reformave të rëndësishme institucionale dhe harmonizimit me kërkesat e Bashkimit Evropian.

Në njoftim thuhet se në fokus ishin edhe përpjekjet e Bankës së Shqipërisë për hartimin e ligjit të ri për Bankën e Shqipërisë në përputhje me acquis-në e BE-së në fushën e bankës qendrore.

“Procesi i integrimit evropian ofron njĂ« udhĂ«rrĂ«fyes tĂ« pazĂ«vendĂ«sueshĂ«m pĂ«r agjendĂ«n e reformave strukturore, ndĂ«rsa perspektiva e integrimit nĂ« Bashkimin Evropian ofron njĂ« mundĂ«si historike pĂ«r nxitjen e investimeve tĂ« huaja direkte”, cilĂ«sohet nĂ« njoftim.

Takimi u zhvillua në kuadër të Mbledhjeve Vjetore 2025 të FMN-së dhe BB-së në Uashington, DC, ku Banka e Shqipërisë përfaqësohet nga delegacioni i kryesuar nga guvernatori Gent Sejko.

/e.i/j.p/

The post Banka e Shqipërisë, ligj të ri në përputhje me acquis-në e BE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ecuria ekonomike dhe sfidat/ Ministri i Financave dhe guvernatori takime me FMN në Washington

Ministri i financave Petrit Malaj dhe guvernatori Gent Sejko   kanĂ« nisur takimet nĂ« Ă«ashington nĂ« kuadĂ«r tĂ« takimeve tĂ« VjeshtĂ«s tĂ« Fondit Monetar NdĂ«rkombĂ«tar dhe tĂ« Grupit tĂ« BankĂ«s BotĂ«rore. GjatĂ« takimeve u ndanĂ« me pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« disa institucioneve bankare ndĂ«rkombĂ«tare dhe agjencive vlerĂ«suese, si JP Morgan, Moody’s dhe Standard & Poors, progresi ekonomik tĂ« ShqipĂ«risĂ«.

“Reformat qĂ« po ndĂ«rmarrim, veçanĂ«risht sa i takon mirĂ«menaxhimit tĂ« borxhit publik, janĂ« tregues tĂ« besimit gjithnjĂ« nĂ« rritje tĂ« investitorĂ«ve tĂ« huaj.”

Ministri i financave  dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko zhvilluan një takim  edhe me Drejtorin Ekzekutiv për Shqipërinë në FMN,  Riccardo Ercoli. Ndërsa u diskutua mbi prioritetet e mandatit të ri qeverisës, progresin drejt integrimit në BE, ecurinë e ekonomisë shqiptare, si dhe parametrat e qëndrueshëm makroekonomikë.

Ekonomia shqiptare po shihet gjithnjë e më shumë si një destinacion për investime të sigurta dhe të qëndrueshme nga partnerët tanë ndërkombëtarë./abcnews.al

Sejko takon drejtorin e Departamentit Evropian të FMN: Perspektiva pozitive për ekonominë shqiptare

TIRANË, 17 tetor /ATSH/ NĂ« kuadĂ«r tĂ« Mbledhjeve Vjetore 2025 tĂ« Fondit Monetar NdĂ«rkombĂ«tar (FMN) dhe BankĂ«s BotĂ«rore, qĂ« po mbahen nĂ« Uashington, DC, Guvernatori i BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, Gent Sejko, zhvilloi njĂ« takim me Alfred Kammer, drejtor i Departamentit Evropian nĂ« FMN.

Gjatë takimit, u diskutua mbi zhvillimet e fundit ekonomike në Shqipëri, pritshmëritë për rritjen ekonomike dhe inflacionin, si dhe rëndësia e vazhdimit të politikave monetare dhe fiskale të kujdesshme për të garantuar stabilitetin makroekonomik në vend.

BSH-ja njofton se, në qendër të diskutimeve ishte gjithashtu nevoja për përparimin e reformave strukturore që mbështesin rritjen afatgjatë, si dhe rëndësia e përshpejtimit të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Sejko dhe Kammer, nënvizuan bashkëpunimin e ngushtë mes Bankës së Shqipërisë dhe FMN-së, si dhe angazhimin e përbashkët për mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në vend.

Delegacioni i Bankës së Shqipërisë në këto mbledhje kryesohet nga Guvernatori Sejko.

1 nga 2

/e.xh//r.e/

The post Sejko takon drejtorin e Departamentit Evropian të FMN: Perspektiva pozitive për ekonominë shqiptare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌