Publikohet dokumentari "Historia e futsallit kosovar - sporti që për 15 vite po prek majat"

Gjatë ditës së djeshme (e enjte), 8 janar 2026, është publikuar dokumentari me titull "Historia e futsallit kosovar - sporti që për 15 vite po prek majat", i cili është promovuar me anë të një kokteji në 'HaPiTe Space' dhe ka si autor gazetarin e sportit Shkumbin Pireva, të mbështetur finaciarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).
Dokumentari “Historia e futsallit kosovar – sporti që për 15 vite po prek majat” sjell një rrëfim autentik për rrugëtimin e këtij sporti në Kosovë. Nga vitet e hershme, kur futbolli i vogël luhej nëpër lagje, qytete e fshatra, deri te hapat e parë drejt organizimit zyrtar.
Pjesë e dokumentarit janë figurat më eminente që kontribuuan në ndërtimin dhe zhvillimin e futsallit kosovar, teksa tregohet procesi i themelimit të Ligës së Futsallit dhe sfidat e para institucionale.
Huar Morina, Suad Keçi, Faik Fazliu, Arian Henci, Abaz Beqa, Bledion Bryma, Xhemajl Beqiri, Ramadan Alaj, Agon Ramadani, Rasim Gimolli dhe Hysni Gjinovci, janë njerëzit që me prononcimet e tyre kanë pasuar këtë dokumentar, duke treguar historitë e nisjes dhe suksesit të futsallit deri në ditët e sotme.
- YouTube www.youtube.com
Në këtë dokumentar, një kapitull i veçantë i kushtohet paraqitjes në garat evropiane të ekipeve kosovare dhe ekipit kombëtar të Kosovës, si dhe rritjes së vazhdueshme të nivelit konkurrues.
Një histori përkushtimi, pasioni dhe suksesi, që dëshmon se futsalli kosovar ka prekur majat brenda vetëm 15 vitesh, teksa tani po kërkon nivele edhe më të larta.
Autor i dokumentarit është gazetari i sportit, Shkumbin Pireva, ndërsa kamera dhe montazhi janë kryer nga Pjetër Monreca.
Ky dokumentar është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. /Telegrafi/












Postimi i Xherdan Shaqirit



Postimi i Xhakës në Instagram





















