Reading view

Përfundon pas 4 orësh takimi i Ramës me kryetarët e bashkive në Kuç të Vlorës

Ka përfunduar pas katër orësh takimi i thirrur nga Kryeministri Edi Rama në Kuç të Vlorës këtë të mërkurë, ku në qendër të diskutimeve me kryetarët e bashkive ishte reforma e re administrativo-territoriale. Në këtë mbledhje u shqyrtua drafti që parashikon reduktimin e numrit të bashkive në 46 dhe riorganizimin e hartës vendore. Në takimin […]

The post Përfundon pas 4 orësh takimi i Ramës me kryetarët e bashkive në Kuç të Vlorës appeared first on BoldNews.al.

  •  

NATO dënon shkeljet e hapësirës ajrore të Polonisë dhe Rumanisë nga dronë dhe avionë rusë

NATO ka dënuar shkeljet e fundit të hapësirës ajrore të Polonisë dhe Rumanisë nga dronë dhe avionë rusë, pas një takimi të jashtëzakonshëm të Këshillit të Atlantikut të Veriut të zhvilluar të mërkurën, 12 gusht. Aleatët shprehën solidaritet të plotë me Poloninë dhe Rumaninë dhe deklaruan se Rusia mban përgjegjësi për këto shkelje, të cilat […]

The post NATO dënon shkeljet e hapësirës ajrore të Polonisë dhe Rumanisë nga dronë dhe avionë rusë appeared first on BoldNews.al.

  •  

Kuvajti parandalon një komplot të ISIS-it, arrestohet i dyshuari

Autoritetet e Kuvajtit thanë të mërkurën se forcat e sigurisë kanë parandaluar një “komplot terrorist” që synonte një objekt të rëndësishëm dhe kanë arrestuar një shtetas kuvajtian të lidhur me grupin terrorist ISIS, përpara se plani të vihej në zbatim. Në një deklaratë, Ministria e Brendshme tha se Shërbimi i Sigurisë së Shtetit zbuloi komplotin […]

The post Kuvajti parandalon një komplot të ISIS-it, arrestohet i dyshuari appeared first on BoldNews.al.

  •  

Hashashi zë vendin e cigares te adoleshentët, ekspertët paralajmërojnë për dëmet në shëndet

Nga cigarja direkt te hashashi. Ky është trendi më i fundit i adoleshentëve, të cilët deri pak kohë më parë, si provë të parë për të eksperimentuar, kishin cigaren klasike, ndërsa tanimë ka rënë kurioziteti për duhanin, është rritur kurioziteti për hashashin. Ajo që dikur niste me një cigare të marrë fshehurazi, sot nis me […]

The post Hashashi zë vendin e cigares te adoleshentët, ekspertët paralajmërojnë për dëmet në shëndet appeared first on BoldNews.al.

  •  

VIDEO/ Zjarr në lagjen Boje të Krujës

Një vatër zjarri ka rënë sot në afërsi të lagjes Boje të Krujës. Era ka favorizuar përhapjen e tij, teksa zjarrfikësit dhe ushtarë po punojnë për shuarjen. Në ndihmë ka shkuar edhe një helikopter. Ndërkohë, banorët janë të frikësuar pasi zjarri rrezikon banesat.

The post VIDEO/ Zjarr në lagjen Boje të Krujës appeared first on BoldNews.al.

  •  

I njohur si ‘cari ekonomik’ që ndihmoi në shndërrimin e Kinës në një fuqi të madhe, ndërron jetë Zhu Rongji

Zhu Rongji, ish-kryeministri kinez dhe një nga figurat kryesore të transformimit ekonomik të vendit, ka vdekur në moshën 97-vjeçare. Zhu vdiq të mërkurën në mëngjes në Pekin pas një sëmundjeje, njoftoi agjencia shtetërore kineze e lajmeve Xinhua. Ai shërbeu si kryeministër i Kinës nga viti 1998 deri në vitin 2003. I cilësuar si “cari ekonomik”, […]

The post I njohur si ‘cari ekonomik’ që ndihmoi në shndërrimin e Kinës në një fuqi të madhe, ndërron jetë Zhu Rongji appeared first on BoldNews.al.

  •  

Vuçiç dhe Rama, as lumi Ibër dhe as deti Jon nuk ua lan mëkatet!

Nga Boldnews.al Me peshqirin e lagur, apo i sapo dalë nga një zhytje, kryeministri Edi Rama reagoi në cektinë mendimesh ndaj një debati vere mes tij dhe mikut Aleksandër Vuçiç. Të dy po tregojnë “patriotizmin” si strehën e fundit ballë protestave në dy vendet ku protestuesit për të dy kanë një moto: “Autoritarë dhe të […]

The post Vuçiç dhe Rama, as lumi Ibër dhe as deti Jon nuk ua lan mëkatet! appeared first on BoldNews.al.

  •  

Varrezat masive në Zubin Potok/ Gjenden mbetjet e 15 viktimave, dyshohet se u përkasin intelektualëve të Mitrovicës

Për 14 ditë ekipet e mjekësisë ligjore dhe ekspertët po kryejnë gërmime në disa lokacione në Zubin Potok në lokacionet e identifikuara si varreza masive. Rreth 17 kilometra larg qytetit të Zubin Potokut, në një zonë malore po vazhdojnë gërmimet nën dyshimet për varrezë masive në Kalludër të Vogël. Gërmimet kanë konfirmuar gjetjen e mbetjeve […]

The post Varrezat masive në Zubin Potok/ Gjenden mbetjet e 15 viktimave, dyshohet se u përkasin intelektualëve të Mitrovicës appeared first on BoldNews.al.

  •  

Riaktivizohet zjarri në Halil të Krujës

Riaktivizohet sërish zjarri në Bojë, në fshatin Halil të Krujës. Forcat zjarrfikëse kanë nisur ndërhyrjen për shuarjen e flakëve si nga toka, ashtu edhe nga ajri, me qëllim mbajtjen e zjarrit sa më larg banesave të fshatit. Situata po monitorohet në vijimësi, ndërsa forcat në terren po punojnë për izolimin e vatrës dhe parandalimin e […]

The post Riaktivizohet zjarri në Halil të Krujës appeared first on BoldNews.al.

  •  

Rama mbledh kryebashkiakët në Kuç të Vlorës

Edi Rama ka mbledhur kryebashkiakët në Kuç të Vlorës. Takimi ka nisur në orën 12:00 në një prej lokaleve në zonën e Kuç-Qeparo, ku në fokus do të jetë Reforma Territoriale. Në takim pritet të marrin pjesë kryetarë të bashkive, ndërsa burime bëjnë me dije se mund të jenë të pranishëm edhe kryetarët e bashkive […]

The post Rama mbledh kryebashkiakët në Kuç të Vlorës appeared first on BoldNews.al.

  •  

Pushuesi bie nga shkëmbi në Radhimë, dërgohet në spital në gjendje të rëndë/ EMRI

Një pushues është plagosur rëndë pasi ka rënë nga një shkëmb në zonën e plazhit të Radhimës, në Vlorë. I plagosuri është identifikuar si 55-vjeçari Platon Bylyshi, i cili ka pësuar dëmtime të shumta si pasojë e rënies. Pas marrjes së ndihmës së parë në vendngjarje, 55-vjeçari po transportohet drejt Spitalit të Vlorës, ku do […]

The post Pushuesi bie nga shkëmbi në Radhimë, dërgohet në spital në gjendje të rëndë/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

  •  

Nuk kanë marrë kompensim për karburantin, Shoqatat e Transporti Publik paralajmërojnë: Do reduktojmë autobusët

Shoqatat e transportit publik kanë paralajmëruar reduktimin e flotës urbane nëse deri në fillim të javës së ardhshme nuk marrin një përgjigje nga qeveria për kompensimin e karburantit. Për News24, përfaqësues të operatorëve shprehen se vonesa në pagesat për muajt mars, prill dhe maj po rëndon ndjeshëm financat e kompanive të transportit. Qeveria ka miratuar […]

The post Nuk kanë marrë kompensim për karburantin, Shoqatat e Transporti Publik paralajmërojnë: Do reduktojmë autobusët appeared first on BoldNews.al.

  •  

Eklipsi total i Diellit, sot spektakli astronomik që magjeps botën: Ja sa do të shihet në Tiranë

Eklipsi total i Diellit këtë të mërkurë po konsiderohet si një nga ngjarjet astronomike më spektakolare të vitit. Mijëra njerëz kanë planifikuar udhëtime drejt Spanjës, Islandës dhe Grenlandës për të ndjekur nga afër momentin kur Hëna do të mbulojë plotësisht Diellin, duke krijuar një pamje që zgjat vetëm pak minuta. Për shqiptarët, eklipsi nuk do […]

The post Eklipsi total i Diellit, sot spektakli astronomik që magjeps botën: Ja sa do të shihet në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

  •  

Shefi i KFOR-it: Trupat mund të shtohen nëse rrezikohet siguria në Kosovë

Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, është takuar të martën me presidentin e Listës Serbe, Zlatan Elek, pas kundërshtimit të kësaj partie ndaj procesit të uljes graduale të pranisë së KFOR-it në urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Takimi u zhvillua me kërkesë të Elekut në selinë e KFOR-it në Kampin […]

The post Shefi i KFOR-it: Trupat mund të shtohen nëse rrezikohet siguria në Kosovë appeared first on BoldNews.al.

  •  

Iluzioni, Shqipëria kalon e treta në rajon për të ardhurat për frymë, por me to nuk blen asgjë

Shqipëria ka bërë një kapërcim të dukshëm në renditjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të ardhurat për frymë, por ky përmirësim zbehet ndjeshëm sapo në llogari futet kostoja e jetesës. Dy mënyrat e matjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto për frymë japin sot dy pamje të ndryshme të pozicionit ekonomik të Shqipërisë. Në treguesin […]

The post Iluzioni, Shqipëria kalon e treta në rajon për të ardhurat për frymë, por me to nuk blen asgjë appeared first on BoldNews.al.

  •  

A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës?

Marrëdhëniet mes Ukrainës dhe Serbisë nuk janë strategjike, por interesat e ndërsjella që i kanë afruar dy vendet po ndikojnë edhe në mënyrën se si Kievi e trajton çështjen e pavarësisë së Kosovës, vlerësojnë ekspertë të intervistuar nga Radio Evropa e Lirë. I gjithë ky diskutim u nxit pas vizitës së parë zyrtare të presidentit […]

The post A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës? appeared first on BoldNews.al.

  •  

Si po fiton qeveria nga rënia e euros; Pesha e borxhit në valutë,në nivelin më të ulët të dekadës

Forcimi i vazhdueshëm i Lekut në kursin e këmbimit po e mban borxhin publik në valutë të huaj pranë niveleve më të ulëta në të paktën një dekadë. Sipas Ministrisë së Financave, rreziku i kursit të këmbimit, i shprehur si raporti i borxhit në monedhë të huaj ndaj totalit të borxhit publik, në mesin e […]

The post Si po fiton qeveria nga rënia e euros; Pesha e borxhit në valutë,në nivelin më të ulët të dekadës appeared first on BoldNews.al.

  •  

Shoferi humb kontrollin dhe del nga rruga në aksin Milot-Rrëshen, plagosen dy persona

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Milot-Rrëshen. Sipas policisë, një i ri nga Kosova, 25-vjeç dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë, makina ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe një pasagjer, të […]

The post Shoferi humb kontrollin dhe del nga rruga në aksin Milot-Rrëshen, plagosen dy persona appeared first on BoldNews.al.

  •  

Ministrja e buzëqeshur Diella është krijesë e Agjencisë nën hetim për korrupsion

Në shtatorin e kaluar, Shqipëria bëri bujë në mbarë botën kur prezantoi të parën “ministre me inteligjencë artificiale” në botë. Diella, që në shqip do të thotë “Sun” (“Diell”), ishte një chatbot të cilit i është dhënë statusi i një ministreje. Mandati i saj, njoftoi kryeministri Edi Rama, ishte të garantonte që “tenderat publikë do […]

The post Ministrja e buzëqeshur Diella është krijesë e Agjencisë nën hetim për korrupsion appeared first on BoldNews.al.

  •  

Turizmi dhe mungesa e prodhimit rriti çmimet e peshkut dhe perimeve në korrik

Hendeku ndërmjet turizmit dhe bujqësisë sa vjen e zgjerohet, teksa numri i vizitorëve rritet dhe nga ana tjetër, prodhimi bujqësor tkurret vit pas viti. Këto zhvillime siç tregojnë të dhënat po ndikojnë në rritjen e çmimeve të mallrave te shportës dhe në zgjerimin me ritme dyshifrore të importeve të ushqimeve. Sipas INSTAT, gjatë muajit çmimet […]

The post Turizmi dhe mungesa e prodhimit rriti çmimet e peshkut dhe perimeve në korrik appeared first on BoldNews.al.

  •  
❌