Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 December 2025Main stream

Shqipëria në histori/ Nga fitorja në Serbi te shanset me Poloninë për Botërorin, 2025 në shifra e fakte

By: V K
30 December 2025 at 09:41

Shqipëria po lë pas një vit shumë të suksesshëm, ku natyrisht kualifikimi për herë të parë në “Play Off” të Kupës së Botës”, është një nga sukseset më të mëdha që Shqipëria ka arritur ndonjëherë.

Viti 2025, nuk nisi në mënyrën më të mirë të mundshme, duke qenë se Shqipëria vinte nga një dështim në Ligën e Kombeve dhe në fakt, duke parë paraqitjet që janë bërë asokohe dhe duke e lidhur me shortin që kishte Shqipëria, nuk pritej me shumë optimizëm një sukses i tillë.

Por, kuqezinjtë ia dolën që të realizojnë gjysmën e ëndrrës së madhe që kemi të gjithë, pasi në muajin mars do të tentojmë për herë të parë të luajmë në Kupën e Botës, por për të bërë këtë duhet të fitojmë 2 ndeshje që janë sigurisht 2 ndeshjet më të rëndësishme në histori.

NGA ANGLIA TE ANGLIA Shqipëria e nisi rrugëtimin e saj me një transfertë shumë të vështirë në Angli, aty ku në Uembli i duhej mrekullia për të synuar kualifikimin. Por, duke qenë të qartë se kë kishim përballë, nuk mund të pritej shumë e në fakt Anglia e fitoi ndeshjen megjithëse jo pa vuajte. Kuqezinjtë bënë një ndeshje shumë të mirë në Angli pavarësisht se u mundën. Në ndeshjen e dytë, kuqezinjtë bënë atë që duhej të bënin duke fituar me Andorrën në shtëpi me rezultatin 3-0. E në fakt, Anglia ishte skuadra e vetme që na mundi në këto kualifikuese dhe diçka të tillë e bëri edhe pak muaj më parë, në ndeshjen e fundit kualifikuese por që për asnjërën nga skuadrat nuk pati shumë vlerë sepse objektivat ishin arritur dhe ajo sfidë, u kthye në miqësore luksi. Kështu, Anglia na dha fat në ndeshjen e parë për të siguruar vendin e dytë në grup dhe për të na ndihmuar edhe më shumë, “3 luanët” fituan ndeshjen në Londër kundër Serbisë, e cila me kombinimin e fitores së Shqipërisë në Andorra, na solli matematikisht kualifikimin si vendi i dytë në grup, arritje kjo të cilën Shqipëria gjithmonë e ka pasur ëndërr dhe vetëm i është afruar pa e arritur kurrë më parë. Natyrisht kuqezinjtë kishin një rrugëtim të vështirë, me histori e dështime por në fund, ndeshja në Tiranë ishte festë.

FITORJA NË SERBI Shqipëria luajti në qershor kundër Serbisë në Tiranë dhe një penallti e humbur nga Rei Manaj, u komentua gjatë dhe u mendua për shumë muaj se do të ishte momenti që do të mbetej peng në kujtimet e të gjithëve. Por, Rei Manaj diti të bënte mirë, diti të ndryshonte historinë dhe në tetor e bëri diçka të tillë pikërisht në Leskovcin shqiptar, tokën që ndër shekuj ka frymuar kuqezi. Në sekondat e fundit të pjesës së parë, Manaj bën një goditje të bukur nga jashtë zone, për ta çuar topin në rrjetë e duke i dhënë Shqipërisë një fitore historike, të madhe dhe natyrisht me shumë vlera për vetë objektivin që kuqezinjtë kishin. Ai 3 pikësh, e shkëputi skuadrën tonë në vendin e parë dhë nëse deri atë ditë, kualifikimi nuk varej nga ne, goli i Manajt e ndryshoi historinë e kualifikueseve dhe bëri që Shqipëria të vendoste vetë për fatin e saj. Minutat në vazhdim, po flisnin vetëm për Shqipërinë dhe çdo minutë që kalonte, e afronte skuadrën tonë me historinë dhe kështu, më 11 tetor, Shqipëria mori fitoren e parë në histori kundër Serbisë në fushën e blertë, duke qenë se një fitore më parë e pat arritur në vitin 2014, kur Ballist Morina arriti të ngrinte dronin mbi stadium.

KUALIFIKIMI PËR HERË TË PARË Fitorja në Serbi, i hapi rrugë Shqipërisë për të synuar seriozisht vendin e dytë dhe kuqezinjtë e dinin mirë se për ta bërë, duhej patjetër fitore në Andorra. Dhe në fakt, kështu ndodhi. Goli i shënuar nga Kristjan Asllani në atë sfidë, e kualifikoi Shqipërinë, ndërkohë që Serbia nga ana tjetër po mundej në Londër nga Anglia, duke e bërë më të lehtë për skuadrën tonë sepse një rezultat tjetër në Londër, do të linte gjithçka të hapur për ndeshjen e fundit, aty ku Serbia do të priste Letoninë e ne do të përballeshim me Anglinë. Fitorja jonë në Andorra, na çoi në kuotën e 14 pikëve dhe për herë të parë në histori, arritëm që të kualifikohemi në “Play Off” të Kupës së Botës”. Pak javë më parë, u hodh edhe shorti për këtë fazë, ku goglat vendosën Shqipërinë përballë Polonisë dhe fakti që ne jemi në vazon e tretë, e lejon Poloninë që të jetë pritëse teksa për finalen ishte me short. Shqipëria përballet me fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi dhe sërish, kuqezinjtë do të përballen në transfertë. Kështu, nëse Suedia arrin të fitojë, finalja do të luhet në Suedi, ndërsa Ukraina ka zgjedhur t’i luajnë në Spanjë ndeshjet e saj.

REKORDET Shqipëria pati një vit fantastik dhe pësoi vetëm 2 humbje, aty ku kuqezinjtë u mundën vetëm nga Anglia në ndeshjen e parë në mars dhe në ndeshjen e fundit në nëntor. Në këtë periudhë mes marsit dhe dhjetorit, kuqezinjtë ishin thuajse perfektë dhe nuk humbën asnjë ndeshje tjetër. Rezultati më zhgënjyes, natyrisht ishte barazimi 1-1 që Shqipëria mori në Letoni, aty ku duke parë nivelin e kundërshtarit, pritej një fitore nga skuadra jonë Kombëtare. Por, pas asaj ndeshjeje Shqipëria nuk po pësonte më gola dhe arriti të merrte edhe barazim me Serbinë. Kjo sfidë me serbët, u pasua më vonë nga 5 fitore radhazi nga skuadra jonë kuqezi. Fitorja e parë në këtë ecuri rekord për Shqipërinë, erdhi në datën 4 shtator në një miqësore me Gjibraltarin, ku skuadra jonë vuajti, nuk bindi por fitoi me rezultatin e ngushtë 0-1. Pak ditë më parë, kuqezinjtë luajtën në Tiranë me Letoninë dhe sërish fituan me rezultatin 1-0, në një ndeshje pa shkëlqim dhe ku në fakt, vendosi një penallti pasi loja nuk ishte shumë bindëse. Te Kombëtarja dukeshin të kënaqur dhe pas ndeshjeve, shpreheshin se në këtë moment, rëndësi kishin pikët dhe loja e bukur e në fakt, diçka e tillë rezultoi të ishte e rëndësishme. Fitorja me Letoninë u pasua një muaj më vonë nga fitorja në Serbi me rezultatin 0-1, ku për skuadrën tonë ishte ndoshta ndeshja më e mirë që kishte bërë në kualifikuese. Fitoren e katërt radhazi, Shqipëria e mori në miqësore ndaj Jordanisë, aty ku shënoi 4 herë por pësoi 2 gola, ndërkohë që fitorja e pestë radhazi dhe natyrisht shumë e rëndësishme erdhi në nëntor, ku Shqipëria fitoi ndaj Andorrës me rezultatin 0-1. Asnjëherë më parë Shqipëria nuk kishte arritur që të fitonte 5 ndeshje radhazi dhe natyrisht kjo ishte një tjetër arritje në vitin 2025 për kuqezinjtë.

HYSAJ KALON CANËN Elseid Hysaj e kishte vitin 2025 një ndër vitet më të veçanta në aspektin personal për sa i përket Kombëtares. Mbrojtësi shkodran u bë këtë vit futbollisti me më shumë ndeshje për Shqipërinë, duke thyer rekordin absolut që Lorik Cana mbante prej vitesh. Në ndeshjen me Serbinë, ku Shqipëria fitoi 0-1, Hysaj luajti ndeshjet e tij numër 93, duke arritur kështu rekordin e ishkapitenit kuqezi, ndërkohë që vetëm pak ditë më vonë e theu këtë rekord. Në ndeshjen me Jordaninë në Tiranë, Hysaj luajti ndeshjen e 94-ët, e cila ishte edhe zyrtarisht ndeshja që vuri rekordin e ri ndërkohë që vetëm pak javë më vonë, e thelloi këtë rekord pasi luajti edhe me Andorrën në transfertë dhe pak minuta me Anglinë në shtëpi para se të dëmtohej. Kështu, Hysaj e mbylli vitin 2025 në kuotën e 96 ndeshjeve, duke qenë absolutisht futbollisti me numrin më të lartë të ndeshjeve që ka zhvilluar me fanellën kuqezi. Ndryshe nga Cana që ka luajtur vetëm në një Europian, Hysaj ishte pjesë e Shqipërisë edhe në Europianin e vitit të shkuar, si edhe pjesë e historisë për kualifikimin në “Play Off”. Megjithëse te Lacio nuk po kalon momentin më të mirë, te Kombëtarja ka pasur ecuri fantastike dhe ka ditur të bëjë mirë e të jetë protagonist sa herë që i është kërkuar, duke kontribuuar jo pak.

RENDITJA E FIFA-s Fitoret që Shqipëria arriti të merrte në kualifikueset e Botërorit, u pasqyruan edhe në renditjen e FIFA-s, aty ku kuqezinjtë u ngjitën disa herë në klasifikim. Kështu, Shqipëria në muajin mars humbi një vend në klasifikim dhe e shihte veten në vendin e 66 të klasifikimit të përgjithshëm të FIFA-s, teksa kjo zbritje u pasua edhe në muajt në vazhdim, ku ndikuan barazimi me Letoninë dhe ai me Serbinë. Në korrik, Shqipëria humbi 2 pozicione të tjera dhe e shihte veten në vendin e 68- të dhe dukej se makthi nuk po merrte fund. Por, në shtator Shqipëria rikuperoi 2 vende dhe u rikthye sërish në vendin e 66-të të klasifikimit të përgjithshëm. Në muajin tetor, kuqezinjtë ishin për rekord duke rikuperuar plot 5 vende dhe për herë të parë për këtë vit, u rendit në vendin e 61 të klasifikimit të përgjithshëm. Humbja me Anglinë ndikoi për klasifikimin e fundit dhe Shqipëria humbi dy pozicione të tjera dhe e mbylli vitin në vendin e 63-të të klasifikimit të përgjithshëm të FIFA-s. Rekordin absolut për klasifikimin në FIFA, Shqipëria e ka në vitin 2015, kur për herë të parë në histori, Shqipëria e shihte veten të renditur në vendin e 36, si kurrë më parë ndonjëherë.

DEBUTIMET Silvinjo e ka treguar shpesh herë që nuk ka shumë besim te të rinjtë dhe i qëndron besnik lojtarëve që kanë kontribuuar më shumë te Shqipëria. Por, përtej kësaj, Shqipëria kishte edhe debutime në vitin 2025 megjithëse nuk ishin të shumta. Simon Simoni ishte portieri që debutoi këtë vit me Shqipërinë, ndërkohë që të njëjtin fat kishin edhe Pajaziti, Cake e Gripshi me këta dy të fundit që iu desh të prisnin vetëm fundin e vitit për të marrë minutat e para. Në mars debutoi Shehu që ishte edhe një nga lojtarët me më shumë paraqitje që nga debutimi i tij dhe luajti titullar thuajse në të gjitha ndeshjet e kuqezinjve, si në zyrtare, ashtu edhe në ato miqësore. Të tjerë debutues në vitin 2025 me fanellën e Shqipërisë, ishin edhe Maldini Kacurri dhe Kristian Shpendi, të cilët luajtën së bashku në një ndeshje miqësore me Gjibraltarin në muajin shtator.

RINOVIMI I SILVINJOS Kontrata e trajnerit të Kombëtares, Silvinjo përfundonte në muajin dhjetor. Por, kualifikimi për në “Play Off” të Kupës së Botës, bëri që kontrata e trajnerit të Kombëtares të shtyhej për më tej. Kështu, palët kanë arritur akord për të rinovuar kontratën duke e bërë të vlefshme deri në fundin e muajit, mars kur edhe do të luhen dy ndeshjet e fundit të këtij rrugëtimi historik. Nëse Shqipëria arrin të kualifikohet, atëherë kontrata e trajnerit brazilian do të rinovohet automatikisht për në vazhdim të Botërorit dhe vetëm pas përfundimit, do të vendoset përfundimisht për të ardhmen e tij. Nëse rrugëtimi i Shqipërisë përfundon në mars, edhe kontrata e Silvinjos skadon por kjo nuk do të thotë se trajneri do të jetë zyrtarisht i larguar. Me shumë gjasa, palët do të ulen sërish për të diskutuar për të ardhmen dhe dëshira e të dyja palëve, duket se është që të vazhdojë bashkëpunimi edhe për më tej, ku Shqipëria do të ketë provën e madhe për të tentuar sërish Europianin dhe ndoshta edhe për të shkruar histori të reja.

ÇMIMET E BILETAVE Një nga gjërat negative të 2025 për tifozët shqiptarë, natyrisht që kanë qenë çmimet e biletave për kualifikueset e Botërorit. Përveç faktit që ishte shumë e vështirë të gjendeshin bileta dhe se shumica e tyre po shiteshin në treg të zi, një tjetër problem ishin çmimet e shtrenjta nga vetë Federata. Kështu, shumë tifozë mbetën pa biletë jo vetëm për faktin se nuk po i gjenin, por edhe për koston e lartë që kishte për xhepin e tifozëve pasi çmimet ishin relativisht të larta, sidomos për ndeshjet e rëndësishme apo edhe për Anglinë në fund.

The post Shqipëria në histori/ Nga fitorja në Serbi te shanset me Poloninë për Botërorin, 2025 në shifra e fakte appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Futbollisti nga Petrela, ambasador i turizmit shqiptar në Poloni

28 December 2025 at 11:29

TIRANË, 28 dhjetor/ATSH-Maela Marini/ Futbollisti 27-vjeçar Juljan Shehu, i cili aktualisht luan me ekpin e Uidzeu Lodz në Poloni, ishte i ftuari i radhës i kryeministrit Edi Rama në podkastin “Flasim”.

Mesfushori nga Petrela, i cili e filloi karrierën e tij profesionale këtu në Shqipëri, me ekipin e Kastriotit më 2028-2019, dhe pasi spikati atje, u transferua tek ekipi i Laçit, ku qëndroi për tre sezone, 2019-2022, tregoi rrugëtimin e tij drejt skuadrës polake dhe sfidat me të cilat është përballur.

Ai është kthyer në një ambasador të Shqipërisë në Poloni, dhe ka fituar aq shumë popullaritet, sa shprehet se një agjenci turistike polake i thotë: “Sa herë ti bën gol, ne shtojmë një charter për në Shqipëri”.

Edhe kur vjen në Shqipëri, Juljani tregoi se sjell shumë turistë polakë që duan ta njohin vendin tonë.

Sipas tij, polakët e duan shumë Shqipërinë si pikë turistike. “Shqipëria është destinacioni i dytë për polakët për turizëm”, theksoi ai.

Duke folur për vështirësitë e fillimit në Poloni, siç ishte njohja me gjuhën, Juljani u shpreh se falë punës së palodhur ia ka dalë të arrijë suksesin.

Shehu luajti 98 ndeshje dhe shënoi 9 gola gjatë tre sezoneve.

Në vitin 2022 ai u transferua në Poloni te skuadra e Uidzeu Lodz, ku ka marrë një famë të madhe.

Juliani ka lindur në fshatin Petrelë në Tiranë dhe që i vogël e adhuronte futbollin. I ati, i cili ka pasur një servis makinash, e ka mbështetur për të ndjekur ëndrrën dhe talentin e tij. Juliani është i martuar me një vajzë shqiptare, po nga Petrela.

/r.e/

The post Futbollisti nga Petrela, ambasador i turizmit shqiptar në Poloni appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sulmet ruse në Ukrainë nuk kanë të ndalur, Polonia mbyll aeroportet për arsye sigurie

By: M C
27 December 2025 at 17:05

Polonia ka mbyllur gjatë natës dy aeroporte për arsye sigurie, pas sulmeve të rënda ajrore ruse në Ukrainë, njoftuan sot autoritetet e aviacionit.

“Për shkak të nevojës për të siguruar lirinë e operimit të aviacionit ushtarak, aeroportet në Rzeszóë dhe Lublin pezulluan përkohësisht operacionet ajrore”, tha agjencia kombëtare e kontrollit të trafikut ajror, PANSA në platformën X.

Të dy qytetet ndodhen pranë kufirit me Ukrainën. Ushtria polake kishte njoftuar më herët se avionët e saj luftarakë, së bashku me avionë të aleatëve të NATO-s, ishin ngritur në ajër për të mbrojtur hapësirën ajrore të Polonisë.

Megjithatë, nuk u raportua asnjë shkelje e hapësirës ajrore. Ushtria njoftoi përfundimin e misionit rreth orës 08:00 të mëngjesit.

Polonia ka nisur të ngrejë rregullisht në ajër avionët luftarakë pas sulmeve ajrore ruse në rajonet ukrainase pranë kufirit, por zakonisht këto masa nuk çojnë në mbylljen e aeroporteve polake.

The post Sulmet ruse në Ukrainë nuk kanë të ndalur, Polonia mbyll aeroportet për arsye sigurie appeared first on Albeu.com.

VARSHAVË – Polonia mbyll aeroportet për shkak të sulmeve ruse në Ukrainë

27 December 2025 at 11:24

VARSHAVË, 27 dhjetor /ATSH-DPA/- Polonia mbylli dy aeroporte gjatë natës për arsye sigurie për shkak të sulmeve të rënda ajrore ruse në Ukrainë, thanë sot autoritetet e aviacionit.

“Për shkak të nevojës për të siguruar lirinë e operimit të aviacionit ushtarak, aeroportet në Rzeszów dhe Lublin pezulluan përkohësisht operacionet ajrore”, tha agjencia kombëtare e kontrollit të trafikut ajror, PANSA në platformën X.

Të dy qytetet ndodhen pranë kufirit ukrainas.

Ushtria polake njoftoi më herët se avionët e saj luftarakë ishin ngritur së bashku me avionët e aleatëve të NATO-s për të mbrojtur hapësirën ajrore të Polonisë.

Megjithatë, nuk pati shkelje të hapësirës ajrore.

Ushtria raportoi fundin e misionit rreth orës 8:00 të mëngjesit.

Polonia, ka nisur të ngrejë rregullisht ajër avionët luftarakë pas sulmeve ruse ajrore në rajonet ukrainase pranë kufirit.

Megjithatë, kjo zakonisht nuk rezulton në mbylljen e aeroporteve polake. //a.i/

The post VARSHAVË – Polonia mbyll aeroportet për shkak të sulmeve ruse në Ukrainë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Trajneri i Polonisë vlerëson Shqipërinë: Do të jetë një ndeshje e vështirë

23 December 2025 at 14:26

TIRANË, 23 dhjetor /ATSH/ Trajneri i Kombëtares së Polonisë, Jan Urban, ka vlerësuar lart skuadrën shqiptare, që do të jetë kundërshtari i tij në gjysmëfinalen e “Play Off”-it për kualifikimin në Botëror.

Në një prononcim për mediat, Urban theksoi se Shqipëria ka treguar kualitet dhe organizim, duke arritur deri në këtë fazë të eliminatoreve.

“Shqipëria është një skuadër që ka arritur të kalojë grupin e saj dhe këtë e tregon fakti se ndodhet në këtë fazë të eliminatoreve. Ata dinë të luajnë mirë futboll, ashtu si pjesa më e madhe e ekipeve që kanë siguruar kualifikimin për në Botëror. Është një ndeshje dhe mund të ndodhë gjithçka. Duhet të monitoroj jo vetëm lojtarët e mi, por edhe të Shqipërisë”, deklaroi trajneri polak.

Megjithatë, Urban e konsideron shortin relativisht të favorshëm për Poloninë dhe nënvizon rëndësinë e ndeshjes së parë në shtëpi.

“Shorti është i mirë, edhe pse do të më pëlqente të luanim të dyja ndeshjet në shtëpinë tonë. Por fokusi im i plotë është tek ndeshja me Shqipërinë. Për të shkuar në Botëror, gjithçka fillon nga kjo përballje”, shtoi ai.

Ndeshja mes Polonisë dhe Shqipërisë është programuar të zhvillohet më 26 mars në Varshavë.

Fituesi i kësaj gjysmëfinale do të përballet në finale me triumfuesin e çiftit Ukrainë-Suedi, duke përcaktuar kështu skuadrën që do të sigurojë një vend në Kampionatin Botëror.

/gj.m/a.f/

The post Trajneri i Polonisë vlerëson Shqipërinë: Do të jetë një ndeshje e vështirë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sondazhi: Mbështetja për daljen e Polonisë nga BE-ja po rritet te qendra e djathtë

23 December 2025 at 08:15

Sipas një sondazhi të ri, mbështetja për daljen e Polonisë nga Bashkimi Evropian (BE) është zhvendosur nga e djathta ekstreme drejt qendrës së djathtë.

Sondazhi i realizuar nga ‘United Surveys’ për faqen polake ‘Wirtualna Polska’ zbuloi se mbështetja për një “Polexit” ishte më e larta mes votuesve të partisë konservatore Ligj dhe Drejtësi (PiS) dhe jo te Konfederata e djathtë ekstreme. PiS humbi statusin e partisë në pushtet në vitin 2023, pas tetë vitesh qeverisjeje.

Derisa shumica e polakëve ende janë në favor të qëndrimit në BE, përqindja e atyre që duan largimin është rritur në 24,7 për qind ose pothuajse një e katërta.

Në përgjithësi, 65,7 për qind e të anketuarve duan që Polonia të qëndrojë në bllokun evropian, me 48,6 për qind që janë fuqishëm kundër largimit dhe 17,1 për qind që janë mesatarisht kundër tij.

Mbështetësit e PiS-it ishin më pro Polexit-it, me 47 për qind që mbështesin shkëputjen nga BE-ja, 29 për qind fuqishëm pro dhe vetëm 33 për qind kundër.

Votuesit e Konfederatës renditen të dytët, me 41 për qind që mbështesin Polexit-in dhe vetëm 8 për qind që e kundërshtojnë.

Euroskepticizmi është në rritje vitet e fundit dhe është shndërruar në një temë kyçe politike.

Në zgjedhjet presidenciale verore, fituesi i mbështetur nga PiS, Karol Nawrocki, theksoi sovranitetin polak përballë burokratëve të Brukselit. Ndërkohë, ultranacionalisti Grzegorz Braun ka fituar vëmendje me retorikën e tij kundër BE-së dhe veprimet e bujshme publike, ndërsa partia e tij në dhjetor renditej e treta në nivel kombëtar.

Mbështetësit e partive të koalicionit qeverisës mbeten fuqishëm pro BE-së, me mbi 80 për qind kundërshtim ndaj Polexit-it në të gjitha rastet. Mes votuesve të Koalicionit Qytetar dhe së Majtës, nuk u regjistrua asnjë “po” i vendosur për largim.

Sondazhi zbuloi gjithashtu se euroskepticizmi është më i përhapur te burrat dhe te grupmosha 30-49 vjeç, ndërsa të rinjtë 18-29 vjeç janë grupi më pro BE-së.

KOMENT – Zelensky i ofron Polonisë degën e ullirit në debatin mbi historinë e përbashkët

19 December 2025 at 17:27

VARSHAVË, 19 dhjetor /ATSH-DPA/ – Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka sinjalizuar gatishmërinë për të zbutur tensionet me Poloninë lidhur me një kapitull të errët të historisë së përbashkët të dy vendeve.

”Ukraina është e gatshme të përshpejtojë procesin e zhvarrosjes së viktimave polake të masakrave të Volhinisë në fund të Luftës së Dytë Botërore”, deklaroi sot Zelensky në Varshavë, pas një takimi me homologun e tij polak, Karol Nawrocki.

Deklaratat i referohen dëbimeve etnike dhe masakrave të viteve 1943–1945, kryesisht në rajonin e Volhinisë, i cili dikur ishte pjesë e Polonisë dhe sot ndodhet në territorin e Ukrainës.

Ushtria kryengritëse ukrainase vrau deri në 100 000 polakë, me synimin për të forcuar pretendimin ukrainas mbi territorin, duke u ngritur kundër pushtuesve gjermanë dhe duke eliminuar popullsinë civile polake.

Ukraina lejoi vetëm disa muaj më parë nisjen e gërmimeve për kërkimin e viktimave, ndërsa zhvarrimet kanë filluar në dy lokacione.

Megjithatë, procesi po ecën ngadalë, çka, sipas Kievit, lidhet me kushtet e vështira të krijuara nga pushtimi i vazhdueshëm rus.

Kjo çështje ka qenë prej kohësh burim tensioni mes Varshavës dhe Kievit.

Polonia, anëtare e BE-së dhe NATO-s, është një nga mbështetëset më të forta të Ukrainës që prej nisjes së pushtimit të plotë rus në shkurt 2022 dhe ka pranuar pothuajse një milion refugjatë ukrainas.

Nawrocki, një konservator kombëtar dhe kundërshtar i kryeministrit Donald Tusk, ka kërkuar vazhdimisht nga Ukraina më shumë mirënjohje dhe gatishmëri për kompromis.

Nawrocki  historian në profesion, shprehu kënaqësi pas takimit, duke thënë se ishte i bindur se të gjitha pengesat burokratike dhe ligjore, që deri tani kishin bllokuar zgjidhjen e pasojave të masakrave të Luftës së Dytë Botërore, do të hiqen.

Nga ana e tij, Zelensky falënderoi popullin polak për ndihmën ushtarake dhe për pranimin e refugjatëve.

“Polonia na ka mbështetur gjithmonë, ka qenë gjithmonë në krahun tonë”, tha ai, duke shtuar se Ukraina do të jetë gjithmonë mirënjohëse për këtë mbështetje./  /Ad.Ab./

The post KOMENT – Zelensky i ofron Polonisë degën e ullirit në debatin mbi historinë e përbashkët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë tensionet historike

19 December 2025 at 16:16

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u prit sot nga homologu i tij polak, Karol Nawrocki, në Pallatin Presidencial në Varshavë. Vizita e Zelensky synon të sigurojë që marrëdhëniet me aleatin kryesor, Poloninë të mbeten të qëndrueshme, pavarësisht ndryshimeve që mund të ndodhin në pushtet, në Varshavë.

Duke folur gjatë një konference për shtyp të premten, Nawrocki sinjalizoi se ishte i kënaqur me vizitën e Zelensky.

“Në çështjet strategjike, bashkëpunimi ynë në fushën e çështjeve të sigurisë, Polonia, Ukraina, vendet e rajonit, vendet me vlera demokratike janë së bashku dhe kjo nuk ka qenë kurrë në dyshim”, tha Nawrocki.

Nawrocki tha se Polonia kishte mbështetur përpjekjet për të transferuar asetet e ngrira ruse në Ukrainë, si dhe sanksione të mëtejshme kundër Rusisë dhe veprime kundër “flotës hije”.

Zelensky tha se Ukraina ishte e gatshme të ndante ekspertizën e saj në mbrojtjen nga dronët dhe mirëpriti bizneset polake të merrnin pjesë në rindërtimin e Ukrainës.

Qeveria aktuale e Polonisë është një mbështetëse e fortë e Ukrainës, me kryeministrin Donald Tusk që vepron si një nga mbrojtësit më të vendosur të Kievit në forumet ndërkombëtare.

Por, rezultatet e zgjedhjeve presidenciale tregojnë se partia e mëparshme nacionaliste në pushtet, “Ligj dhe Drejtësi”, mund të kthehet në pushtet në vitin 2027.

Duke mbrojtur qëndrimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Nawrocki tha se priste që Zelensky të shprehte mirënjohje për ndihmën e rëndësishme ushtarake dhe humanitare që Polonia i kishte ofruar Ukrainës.

“Unë kam kërkuar vazhdimisht simetri në marrëdhëniet midis Polonisë dhe Ukrainës”, tha ai në fillim të dhjetorit.

Nawrocki tha se pranimi i Ukrainës në Bashkimin Evropian nuk mund të ishte pa kushte dhe se Polonia po shpenzonte shumë burime për refugjatët ukrainas në kurriz të polakëve.

POLONI – Rutte: NATO po harton garanci sigurie për të penguar sulmet ruse pas çdo marrëveshjeje paqeje në Ukrainë

19 December 2025 at 11:20

VARSHAVË, 19 dhjetor /ATSH/- NATO po harton garanci sigurie për të penguar sulmet ruse në Ukrainë pas çdo marrëveshjeje të mundshme paqeje, tha sekretari i përgjithshëm i aleancës, Mark Rutte, duke paralajmëruar se Moska nuk duhet të ketë asnjë dyshim se çdo sulm i ripërtërirë do të shkaktonte një përgjigje “shkatërruese”, sipas “NATO News”.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp në Poloni me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, Rutte tha se çështja e sigurisë së Ukrainës shkonte përtej përpjekjes së vazhdueshme për paqe dhe mbetej kryesore për strategjinë afatgjatë të NATO-s.

“Presidenti rus Vladimir Putin duhet ta dijë se pas një marrëveshjeje paqeje, nëse ai do të përpiqet të sulmojë sërish Ukrainën, përgjigja do të jetë shkatërruese dhe kjo është pikërisht mënyra se si po i hartojmë këto garanci sigurie”, tha ai.

Rutte përsëriti angazhimin politik të NATO-s për të ardhmen euroatlantike të Ukrainës, duke kujtuar se aleatët kishin rënë dakord në Samitin e Uashingtonit të vitit 2024 mbi “rrugën e pakthyeshme” të Ukrainës drejt anëtarësimit në NATO.

Megjithatë, ai pranoi se, në terma praktikë, unanimiteti midis aleatëve, aktualisht mungonte.

“Duke pasur parasysh këto kufizime, aleatët po përqendrohen në garanci alternative për të penguar sulmet e ardhshme ruse, nëse anëtarësimi në NATO nuk ishte i realizueshëm pas një armëpushimi ose marrëveshjeje paqeje”, tha Rutte.

Ai përshkroi një arkitekturë sigurie me tre shtresa, duke filluar me forcat e armatosura të Ukrainës si vija e parë e mbrojtjes.

Shtresa e dytë do të përfshinte mbështetje nga “koalicioni i të vullnetshmëve”, i udhëhequr nga Britania e Madhe dhe Franca, me vendet evropiane dhe Kanadanë që kontribuojnë në ruajtjen e paqes.

Shtresa e tretë do të përfshinte SHBA-në, pasi presidenti Donald Trump sinjalizoi gatishmërinë e Uashingtonit për të qenë pjesë e garancive, me diskutime që vazhdojnë mbi formën e saktë të përfshirjes amerikane.

Rutte vlerësoi aftësitë ushtarake të Polonisë që po zgjerohen me shpejtësi, duke theksuar shpenzimet e mbrojtjes që tejkalojnë 4,5% të PBB-së, planet për të rritur numrin e trupave në 300 000 deri në vitin 2035 dhe dorëzimin e pritur të avionëve luftarakë F-35 duke filluar vitin e ardhshëm.

Kosiniak-Kamysz, duke e quajtur ditën “historike” për Poloninë dhe aleancën transatlantike, njoftoi se sistemi polak i mbrojtjes ajrore dhe raketore “Patriot” kishte arritur gatishmërinë e plotë luftarake. //a.i/

The post POLONI – Rutte: NATO po harton garanci sigurie për të penguar sulmet ruse pas çdo marrëveshjeje paqeje në Ukrainë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonxhja: Dokumentim digjital i koleksioneve muzeore në Apoloni

13 December 2025 at 09:20

TIRANË, 13 dhjetor /ATSH/ Parku Arkeologjik i Apolonisë vijon të mbetet një nga destinacionet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në vend.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 ky park ka mirëpritur mbi 125 mijë vizitorë, çka konfirmon interesin e lartë për këtë sit arkeologjik.

Sipas Gonxhes,  koleksionet muzeore të Apolonisë po i nënshtrohen një procesi modernizimi dhe dokumentimi digjital, me synim ruajtjen dhe prezantimin e tyre sipas standardeve bashkëkohore. Paralelisht, vijon puna për ndërtimin e Qendrës së Re të Vizitorëve, e cila pritet të ofrojë shërbime më të mira dhe një përvojë të përmirësuar për publikun.

Apolonia ndodhet në jugperëndim të Fierit dhe përfaqëson një nga qytetet antike më të mëdha në territorin e Shqipërisë. Si një nga qendrat më të rëndësishme të botës antike mesdhetare, ajo konsiderohet një nga perlat e trashëgimisë arkeologjike shqiptare.

Sipas arkeologëve, vetëm rreth 10 për qind e territorit të qytetit antik është zbuluar deri më sot.

/k.s/j.p/

The post Gonxhja: Dokumentim digjital i koleksioneve muzeore në Apoloni appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BRUKSEL – BE i jep dritën jeshile centralit të parë bërthamor në Poloni

9 December 2025 at 18:04

BRUKSEL, 9 dhjetor /ATSH-DPA/- Komisioni Evropian miratoi sot ndihmën shtetërore me vlerë miliarda dollarë për ndërtimin e centralit të parë bërthamor në Poloni.

Centrali, i cili do të ndërtohet në Lubiatowo-Kopalino pranë bregdetit Baltik, pritet të fillojë funksionimin në fund të vitit 2030 dhe do të kushtojë rreth 42 miliardë euro.

Qeveria polake planifikon të mbështesë operatorin shtetëror PEJ – (Centrali Bërthamore Polak) me rreth 30% të kostos së ndërtimit dhe garanci që mbulojnë 100% të borxhit të marrë nga operatori – për të financuar projektin.

“Qeveria gjithashtu planifikon të japë mbështetje të drejtpërdrejtë të çmimeve”, thuhet në deklaratën e komisionit.

“Sipas kontratës, shteti polak do t’i paguajë PEJ nëse çmimet e tregut bien nën çmimin fiks të përcaktuar në marrëveshje që do të përcaktohet sipas një metodologjie të qartë të shqyrtuar nga Komisioni Evropian.

Nëse çmimet tejkalojnë çmimin fiks të kontratës, operatori duhet t’i paguajë shtetit.

“Polonia ka bërë disa ndryshime në planet e saj të ndihmës shtetërore – për të adresuar shqetësimet e komisionit për një mbikompensim të mundshëm, shtrembërim të konkurrencës dhe përqendrim të tregut”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Gjatë hetimit 1-vjeçar mbi planin e financimit, komisioni mori mbështetje të gjerë për projektin dhe theksoi rëndësinë e tij strategjike për objektivat afatgjata të sigurisë energjetike dhe dekarbonizimit të Polonisë. //a.i/

 

The post BRUKSEL – BE i jep dritën jeshile centralit të parë bërthamor në Poloni appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi

7 December 2025 at 11:55

ROMË, 7 dhjetor /ATSH/- Polonia i ka dhënë fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi, sipas të përditshmes italiane “Wired”.

Presidenti Karol Nawrocki nënshkroi të martën një ligj që ndalon përdorimin e gëzofit, duke e bërë Poloninë – shtetin e 18 anëtar të Bashkimit Evropian që i jep fund një praktike që rezultonte çdo vit në vdekjen e afërsisht tre milionë vizonëve, dhelprave, qenve, rakunëve dhe çinçilëve.

Vendimi godet në zemër të një sektori – në të cilin Polonia ishte prodhuesja kryesore evropiane dhe e dyta më e madhe në nivel global, e tejkaluar vetëm nga Kina.

Sipas të dhënave, 281 ferma ende operonin në të gjithë vendin, duke përfshirë 169 ferma vizonësh, 37 ferma dhelprash, 11 qen, rakunë dhe 64 ferma çinçilash.

Nënshkrimi i presidentit erdhi pas miratimit të ligjit nga Sejmi, Dhoma e Ulët e parlamentit polak, dhe Senati muajin e kaluar, falë një marrëveshjeje ndërpartiake.

I vetmi kundërshtim erdhi nga partia e ekstremit të djathtë “Konfederacja”, siç raporton “Notes from Poland”.

Projektligji përcakton një ndalim të menjëhershëm të fermave të reja dhe që objektet ekzistuese duhet të ndërpresin veprimtarinë deri më 31 dhjetor 2033.

Një sistem kompensimi gradual do të stimulojë mbylljet e parakohshme: ata që braktisin aktivitetin e tyre deri më 1 janar 2027, do të marrin deri në 25% të të ardhurave të tyre mesatare për vitet 2020-2024.

Rënia e industrisë së gëzofit në Poloni, kishte kohë që kishte filluar.

Sipas të dhënave të cituara nga “Business of Fashion”, eksportet e gëzofit të vizonit nga Polonia kanë rënë ndjeshëm nga 402 milionë euro në vitin 2015 në vetëm 71 milionë euro në vitin 2024.

Numri i fermave të vizonit në të gjithë vendin kishte rënë nga 810 në vitin 2015 në 281 aktualisht.

Sipas sondazheve, 66% e polakëve e mbështesin mbështesin vendimin e qeverisë polake. //a.i/

The post Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Bie ndjeshëm entuziazmi polak për Bashkimin Evropian

5 December 2025 at 10:48

VARSHAVË, 5 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Entuziazmi polak për Bashkimin Evropian ka rënë nga 92% në vitin 2022 në 69% këtë vit, sipas një sondazhi të kohëve të fundit të kryer në fund të nëntorit për revistën franceze ‘’Le Grand Continent’’.

Sipas këtyre të dhënave, 25% e polakëve në të vërtetë duan që vendi i tyre të largohet nga BE-ja, pavarësisht faktit se bashkatdhetarët e Papa Gjon Palit II deri më tani kanë qenë mbështetësit më të zjarrtë të integrimit evropian.

Gazeta ‘’Wyborcza’’ citon gjithashtu sondazhe të brendshme polake që tregojnë se mbështetja për BE-në në fakt ka qenë në rënie në Poloni për disa vite: në vitin 2024, mbështetja për BE-në ishte në 77%.

Duke komentuar këto trende, gazeta thekson frikën e luftës me Rusinë, ndikimin e propagandës ruse përmes mediave sociale dhe përhapjen e opinioneve të politikanëve të ekstremit të djathtë, përfshirë euroskepticizmin e hapur të presidentit të ri, Karol Nawrocki.   /os/

 

The post FOKUS – Bie ndjeshëm entuziazmi polak për Bashkimin Evropian appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjermania dërgon pesë avionë luftarakë dhe 150 ushtarë në Poloni

By: Re Nato
5 December 2025 at 09:27

Gjermania ka vendosur pesë avionë luftarakë Eurofighter dhe rreth 150 trupa ushtarake në qytetin Malbork të Polonisë, me qëllim forcimin e mbrojtjes së hapësirës ajrore pas depërtimit të dronëve rusë në shtator. Lajmi u konfirmua nga Forcat Ajrore Gjermane.

Në incidentin e ndodhur në mesin e shtatorit, avionë polakë F-16, holandezë F-35, si dhe avionë të zbulimit AWACS nga Italia dhe një aeroplan furnizimi i NATO-s u ngritën për të neutralizuar dronët që hynë në hapësirën ajrore polake. Kjo shënon rastin e parë që një vend anëtar i NATO-s ka hapur zjarr gjatë luftës në Ukrainë. Rusia ka mohuar çdo përfshirje në këtë ngjarje.

Eurofighter-ët gjermanë do të operojnë në kuadër të misionit të NATO-s Eastern Sentry dhe do të qëndrojnë në Malbork deri në mars 2026, sipas Luftwaffe. Qyteti ndodhet rreth 60 kilometra nga Gdansk dhe 80 kilometra nga enklava ruse e Kaliningradit.

“Kjo dislokim përfaqëson një tjetër mesazh të fortë mbështetjeje për Poloninë dhe për NATO-n në tërësi,” deklaroi shefi i Forcave Ajrore Gjermane, Holger Neumann.

Gjermania ka vendosur gjithashtu avionë Eurofighter në Rumani, si pjesë e përpjekjeve për të forcuar krahun lindor të NATO-s në kushtet e tensioneve të rritura me Rusinë.

BERLIN – Gjermania dislokon avionë luftarakë në Poloni pas ndërhyrjeve ruse

4 December 2025 at 15:36

BERLIN, 4 dhjetor /ATSH-DPA/- Një numër avionësh luftarakë gjermanë “Eurofighter Typhoon” u nisën sot nga baza ajrore Norvenich pranë Këlnit, drejt bazës ajrore polake në Malbork, në juglindje të Gdansk, për të përforcuar krahun lindor të NATO-s.

Forcat Ajrore Gjermane thanë se ripozicionimi i avionëve luftarakë përfaqësonte një përgjigje ndaj shkeljeve të fundit ruse të hapësirës ajrore të NATO-s në rajonin e Baltikut, së bashku me inkursionet nga dronë kamikazë.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius e njoftoi masën në mesin e tetorit. Dislokimi i avionëve “Eurofighter Typhoon” është planifikuar të zgjasë deri në mars.

“Me këtë mision, trupat tona po japin një kontribut të mëtejshëm të vlefshëm në mbrojtjen e rajonit lindor të NATO-s, së bashku me krahun tonë të reagimit të shpejtë të stacionuar në Rumani që nga gushti”, tha oficeri komandues i forcave ajrore, gjenerallejtënant Holger Neumann.

Avionët gjermanë u stacionuan në Malbork, rreth 60 kilometra në juglindje të Gdansk dhe 80 kilometra në perëndim të enklavës ruse të Kaliningradit, në gusht dhe shtator.

Avionët luftarakë shoqërohen nga rreth 150 persona, përfshirë pilotë, teknikë, roje dhe policë ushtarakë. //a.i/

The post BERLIN – Gjermania dislokon avionë luftarakë në Poloni pas ndërhyrjeve ruse appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ronaldo apo e majta “vrasëse”/ Portugezi ka shënuar 182 gola me këmbën “e keqe” në karrierë

29 November 2025 at 12:06

Jo më kot cilësohet një nga legjendat më të mëdha.

Po ashtu, jo më kot ëndërron ta cilësojnë si më të mirin e të gjitha kohëve.

Kristiano Ronaldo është një profesionist I ajkës më të lartë të elitës së sportit botëror dhe këtë e tregon edhe me golat e shënuar me atë këmbë që cilësohet “e keqja”.

Për CR7 kjo është e majta.

I njohur si goditës me të djathtën, superylli portugez ka 614 rrjeta të shënuara me të, ndërsa me të majtën gjithashtu është shumë lart në renditjen e të gjitha kohëve.

Statistikat thonë se ylli 40-vjeçar ka 182 gola gjithsej me këtë gjymtyrë, duke qenë në vendin e pestë në histori.

I pari është padyshim madhëria e tij, Lionel Mesi, që është “sallaks I lindur”.

Kampioni I botës numëron plot 752 herë që ka shënuar me të majtën, por ata që vijnë më pas nuk janë shumë lart Ronaldos.

Kristiano ndjek brazilianin Hulk që është I dyti me 258, pastaj Mohamed Salah me 243 dhe 191 nga Antuan Grizman.

Pra, portugezi është shumë pranë francezit, edhe pse do ta ketë të vështirë të ngjitet në podium.

“Play-off”-i i Botërorit 2026, trajneri i Polonisë flet për përballjen me Shqipërinë: Jemi favoritë

20 November 2025 at 16:18

TIRANË, 20 nëntor /ATSH/ Kombëtarja shqiptare njohu sot kundërshtarin e fazës “play-off” në shortin e hedhur në selinë e UEFA-s në Zyrih.

Polonia është ekipi kundërshtar i fazës gjysmëfinale dhe në rast fitoreje, do të ndeshemi në finale ndaj ekipit fitues të çiftit Ukrainë-Suedi.

Trajneri i Kombëtares së Polonisë, Jan Urban, ka komentuar shortin e “play-off”-it të Kupës së Botës, ku skuadra e tij do të përballet me Shqipërinë.

Urban u shpreh se ekipi i tij e sheh veten favorit, sidomos duke qenë se ndeshja e parë luhet në Varshavë.

“Mendoj se nuk duhet të ankohemi. Luajmë ndeshjen e parë në shtëpi dhe jemi favoritë. Sigurisht, në një ndeshje të vetme mund të ndodhë gjithçka, por duhet të shfrytëzojmë fushën tonë për të shkuar në finalen e play-off-it”, tha ai.

Trajneri polak vlerësoi edhe cilësinë e ekipit kuqezi, duke theksuar se shumë prej lojtarëve aktivizohen në kampionatin italian.

“Shumë lojtarë të Shqipërisë luajnë kryesisht në Serinë A. Sylvinho vjen nga një kulturë futbolli teknik dhe kështu luan edhe skuadra e tij. Por do t’i analizojmë. Kemi kohë të mjaftueshme dhe këto katër muaj janë shumë në futboll”, shtoi Urban.

/gj.m/r.e/

The post “Play-off”-i i Botërorit 2026, trajneri i Polonisë flet për përballjen me Shqipërinë: Jemi favoritë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“FIFA 2026″/ Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët në fazën ‘play-off’

By: Brisi
20 November 2025 at 13:45

Shqipëria dhe Kosova kanë mësuar kundërshtarët e tyre në fazën “play off” këtë të enjte pas shortit të hedhur në Zyrih. Sipas shortit, Shqipëria do të përballet me Poloninë për fazën e playoff të Botërorit, ndërsa Kosova do të luajë me Sllovakinë. Shqipëria dhe Kosova i mbyllën ndeshjet kualifikuese në vendet e dyta në grupet […]

The post “FIFA 2026″/ Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët në fazën ‘play-off’ appeared first on BoldNews.al.

Autobusi përplaset me dy tramvaje, 24 të plagosur në Varshavë

18 November 2025 at 15:50

Një autobus është përplasur me dy tramvaje këtë të martë në qendër të Varshavës, në Poloni.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur 24 persona, 16 prej të cilëve janë transportuar në spital. Forcat e policisë si edhe ekipet zjarrfikëse mbërritën në vendin e ngjarjes, pas aksidentit.

Kryetari i Bashkisë së Varshavës, Rafal Trzaszkoëski, i tha X se prokurorët kanë hapur një hetim për incidentin.

/abcnews.al/

POLONI – Tusk: Dëmtimi i linjës kryesore hekurudhore, shkak sabotimi

17 November 2025 at 11:28

VARSHAVË, 17 nëntor /ATSH-DPA/- Një linjë hekurudhore e rëndësishme në Poloni është dëmtuar nga sabotimi, tha sot kryeministri polak, Donald Tusk.

“Shinat në rrugën nga kryeqyteti i Varshavës në qytetin lindor të Lublinit u shkatërruan nga një pajisje shpërthyese”, tha Tusk në X.

Një rast i dytë dëmtimi u zbulua në të njëjtën linjë më në lindje të zonës.

Sfondi i incidentit mbetet i paqartë. Zyra e prokurorit publik dhe shërbimi sekret kanë nisur hetimet lidhur me incidentin.

Dje në mëngjes, shoferi i një treni që udhëtonte nga Deblin në provincën e Lublinit për në Varshavë vuri re një pjesë të dëmtuar të binarëve pranë fshatit Zyczyn.

Ai njoftoi qendrën e kontrollit, e cila më pas pezulloi përkohësisht shërbimet e trenave në atë pjesë të linjës.

Autoritetet polake kanë paralajmëruar për kërcënimin nga sabotimi rus për shkak të mbështetjes së Varshavës për Ukrainën.

Rrjeti hekurudhor konsiderohet një objektiv, pasi shumë dërgesa ushtarake perëndimore në Ukrainë kalojnë nëpërmjet Polonisë.

Vitin e kaluar, qeveria polake fajësoi shërbimet ruse të inteligjencës për shkaktimin e një zjarri të madh në një qendër tregtare në Varshavë.

Në tetor, tetë persona u arrestuan me akuzën e planifikimit të akteve të sabotimit dhe spiunazhit. //a.i/

The post POLONI – Tusk: Dëmtimi i linjës kryesore hekurudhore, shkak sabotimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌