Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Aksident në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë, makina përplas qytetarin në vijat e bardha

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, një qytetar është përplasur nga një automjet në momentin që po kalonte vijat e bardha në kryqëzimin e rrugës “Siri Kodra” me rrugën “Ferit Xhajko”, pranë Dispancerisë. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, si dhe gjendja shëndetësore e të plagosurit. Në […]

The post Aksident në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë, makina përplas qytetarin në vijat e bardha appeared first on BoldNews.al.

Turqia godet rrjetin e spiunazhit iranian, gjashtë të arrestuar

Autoritetet në Turqi kanë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për spiunazh për Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, duke monitoruar objekte ushtarake dhe vende të tjera strategjike në të gjithë vendin, raportuan mediat vendase të mërkurën. Forcat e sigurisë kryen bastisje të njëkohshme në pesë provinca, përfshirë Stambollin dhe Ankaranë, pas një hetimi të […]

The post Turqia godet rrjetin e spiunazhit iranian, gjashtë të arrestuar appeared first on BoldNews.al.

Prokurorja Rita Gjati dështon të kundërshtojë konkluzionet për pasurinë dhe figurën

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA i gjeti të drejtë shkaqet e ngritura në ankimin e prokurores së Kukësit, Rita Gjati lidhur me cënimin e procesit të rregullt ligjor nga Komisioni, për profesionalizmin, si dhe një pjesë të pretendimeve të saj për pasurinë. Megjithatë, mbeti në fuqi konkluzioni përfundimtar për deklarim të pamjaftueshëm në kriterin […]

The post Prokurorja Rita Gjati dështon të kundërshtojë konkluzionet për pasurinë dhe figurën appeared first on BoldNews.al.

Lufta Ukrainë–Rusi, mbi 2 milionë viktima

Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë ka shkaktuar deri tani gati 2 milionë viktima ushtarake, përfshirë të vrarë, të plagosur dhe të zhdukur, sipas një studimi të publikuar nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS), cituar nga The Guardian. Sipas studimit, forcat ruse kanë pësuar humbjet më të mëdha, me rreth 325 mijë të vrarë, […]

The post Lufta Ukrainë–Rusi, mbi 2 milionë viktima appeared first on BoldNews.al.

Zbulohet rafineria e drogës në Itali, sekuestrohen 34 kg kokainë, në pranga një shqiptar

Policia italiane ka zbuluar një rafineri kokaine në banesën e një shqiptari në Firence. Ata gjetën 34 kilogramë kokainë, e cila do të arrinte në treg një shumë prej 700 mijë eurosh. Në lidhje me këtë është arrestuar një 54-vjeçar shqiptar dhe tre shtetas kolumbianë. Policia italiane kishte vënë re lëvizje të çuditshme pranë shtëpisë së shqiptarit, […]

The post Zbulohet rafineria e drogës në Itali, sekuestrohen 34 kg kokainë, në pranga një shqiptar appeared first on BoldNews.al.

Miratohet ndërtimi i një parku fotovoltaik në Rrakull të Kavajës

Këshilli i Ministrave ka miratuar ndërtimin e një centrali gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike në fshatin Rrakull, njësia administrative Synej, Bashkia Kavajë. Sipas vendimit të qeverisë, centrali do të ketë një kapacitet të instaluar prej 95 MW dhe pritet të ndërtohet dhe të vihet në funksion brenda 36 muajve nga hyrja në fuqi e vendimit. […]

The post Miratohet ndërtimi i një parku fotovoltaik në Rrakull të Kavajës appeared first on BoldNews.al.

Detaje nga aksidenti në urën e Spatharit/ 3 personat dolën vetë nga makina, një prej tyre me dëmtime serioze

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i cili ndodhi pak më parë në urën e Spatharit, ku një makinë ra në ujë. Në automjet ndodheshin tre persona. Ata kanë arritur të dalin vetë nga automjeti menjëherë pas rënies në ujë. Pasi kanë dalë ata, kanë qëndruar për disa minuta poshtë urës, të kapur pas […]

The post Detaje nga aksidenti në urën e Spatharit/ 3 personat dolën vetë nga makina, një prej tyre me dëmtime serioze appeared first on BoldNews.al.

Bastiset selia e Deutsche Bank në Frankfurt, nisin hetimet për pastrim parash

Zyra Federale e Policisë Kriminale të Gjermanisë (BKA) ka kryer kontrolle në selinë qendrore të Deutsche Bank në Frankfurt, si dhe në ambiente të tjera të bankës në Berlin. Sipas raportimeve të Der Spiegel, hetimi lidhet me dyshime për pastrim parash, ndërsa nën hetim janë zyrtarë dhe punonjës ende të paidentifikuar. Sipas burimeve, operacioni ka […]

The post Bastiset selia e Deutsche Bank në Frankfurt, nisin hetimet për pastrim parash appeared first on BoldNews.al.

Në Serbi, 20 pika kufitare ende të bllokuara

Ndërmarrja publike “Rrugët e Serbisë” njoftoi më 28 janar se, sipas informacioneve nga Drejtoria e Policisë Kufitare të Serbisë, hyrjet dhe daljet nga ky shtet për automjetet e rënda janë të bllokuara në 20 pika kufitare. Sipas njoftimit, të bllokuara janë pikat kufitare me Kroacinë – Batrovci, Shid, Bogojevo, Baçka Pallanka, Bezdan, Neshtin; me Hungarinë […]

The post Në Serbi, 20 pika kufitare ende të bllokuara appeared first on BoldNews.al.

Kuvendi miraton dekriminalizimin gjysmak të shpifjes për gazetarët

Projektligji për shtesa dhe ndryshime në Kodin Penal u miratua me 85 vota pro, 9 kundër dhe zero abstenime, ku ndër të tjera përfshihen formulime nenesh për dekriminalizimin e shpifjes për gazetarët dhe mbrojtjen e tyre në detyrë, formulime që janë kontestuar si “të pjesshme dhe të pazbatueshme” nga organizatat e lirisë së medias. Organizatat […]

The post Kuvendi miraton dekriminalizimin gjysmak të shpifjes për gazetarët appeared first on BoldNews.al.

Qeveria miraton Kadastrën Fiskale, regjistër i ri për taksën mbi ndërtesën

  Këshilli i Ministrave ka miratuar krijimin e Regjistrit Qendror të Pasurive të Paluajtshme, i njohur si Kadastra Fiskale, një bazë shtetërore të dhënash që do të përdoret për administrimin dhe llogaritjen e taksës mbi ndërtesën në të gjithë vendin. Regjistri do të administrohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë, në bashkëpunim me […]

The post Qeveria miraton Kadastrën Fiskale, regjistër i ri për taksën mbi ndërtesën appeared first on BoldNews.al.

Keijsi pas daljes nga BBV: Miri dhe Stelina njihen nga jashtë

Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Keijsi, ka reaguar për herë të parë pas largimit nga shtëpia me “zarf të zi”, gjatë një interviste në emisionin “Shqipëri Live”. Ai ka komentuar raportin mes Mirit dhe Stelinës, duke deklaruar se ata njiheshin edhe jashtë shtëpisë dhe kishin një shoqëri të fortë prej kohësh, por nuk e […]

The post Keijsi pas daljes nga BBV: Miri dhe Stelina njihen nga jashtë appeared first on BoldNews.al.

Trump i kërkon Iranit të ulet në tryezën e bisedimeve: Koha po mbaron!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka bërë thirrje Iranit të nisë bisedime për një marrëveshje, ndërsa Shtetet e Bashkuara po rrisin praninë ushtarake në Lindjen e Mesme. Trump konfirmoi se aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln dhe grupi i saj sulmues janë vendosur në rajon, duke e cilësuar këtë si një sinjal të drejtpërdrejtë ndaj Teheranit. […]

The post Trump i kërkon Iranit të ulet në tryezën e bisedimeve: Koha po mbaron! appeared first on BoldNews.al.

Ankimimi për dënimin me 1 vit burg, Kushtetuesja kalon për shqyrtim çështjen e Salianjit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë për shqyrtim mbi bazë dokumentesh ankimimin e ish-deputetit Ervin Salianji, i cili kërkon shfuqizimin e vendimeve gjyqësore të dhëna për dënimin e tij. Sipas vendimit, çështja do të shqyrtohet në themel mbi aktet e depozituara, pa zhvillimin e seancës dëgjimore publike, në këtë fazë të procesit. Ervin Salianji u […]

The post Ankimimi për dënimin me 1 vit burg, Kushtetuesja kalon për shqyrtim çështjen e Salianjit appeared first on BoldNews.al.

Moti i keq, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe peshkimit në Vlorë

Kapiteneria e Portit të Vlorës ka ndaluar lundrimin për mjetet e vogla detare dhe për anijet e peshkimit për shkak të përkeqësimit të kushteve hidrometeorologjike brenda dhe jashtë Gjirit të Vlorës. Sipas njoftimit zyrtar, era pritet të arrijë forcën 6–7 ballë dhe dallgët nga 1.5 deri në 2.5 metra. Ndalimi i lundrimit ka nisur në […]

The post Moti i keq, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe peshkimit në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

Shkodër/ Makina bie në ujë nga ura e Shpatharit, shpëtojnë mrekullisht 3 persona

Një aksident është shënuar sot në aksin rrugor Shkodër–Vau i Dejës, ku një automjet ka rënë në ujë nga ura e Shpatharit. Sipas informacioneve paraprake, mjeti ka përplasur dhe shkatërruar barrierat anësore të urës, duke përfunduar më pas në ujë. Burime bëjnë me dije se 3 persona janë nxjerrë nga automjeti dhe janë dërguar në […]

The post Shkodër/ Makina bie në ujë nga ura e Shpatharit, shpëtojnë mrekullisht 3 persona appeared first on BoldNews.al.

Pretekstet/ Si po i djeg PS afatet për të shpëtuar Belinda Ballukun nga prangat

Mazhoranca socialiste po e çon me vetëdije drejt djegies kërkesën e SPAK për arrestimin e zv.kryeministres të pandehur Belinda Balluku, duke shfrytëzuar vonesën e një vendimi nga Gjykata Kushtetuese. Skema e zvarritjes duket se po çon në konsumimin e afateve ligjore, me synimin që kërkesa të bjerë automatikisht. Shpresat janë tek neni 118, pika 5 e rregullores […]

The post Pretekstet/ Si po i djeg PS afatet për të shpëtuar Belinda Ballukun nga prangat appeared first on BoldNews.al.

💾

IGJEO: Reshje intensive në vend, ja qytetet që rrezikojnë

Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) informoi se sot pasdite dhe nesër në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje intensive, ndërsa në qarqet Shkodër dhe Korçë priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Në qarqet e tjera reshjet priten mesatare dhe të shoqëruara me shtrëngata, ndërsa në veri, lindje dhe juglindje në lartësitë mbi 900 m nga niveli […]

The post IGJEO: Reshje intensive në vend, ja qytetet që rrezikojnë appeared first on BoldNews.al.

Britania afrohet me Kinën, Starmer vizitë në Pekin: I pari vjen interesi kombëtar

Mes tensionit në marrëdhëniet me SHBA-në, Anglia po i kthen sytë nga Kina: Keir Starmer mbërriti në Pekin për një vizitë tre-ditore, hera e parë kjo që një kryeministër britanik mbërrin atje që nga viti 2018. Starmer, i cili po udhëton së bashku me rreth 60 drejtues britanikë nga fusha e biznesit dhe kulturës- do […]

The post Britania afrohet me Kinën, Starmer vizitë në Pekin: I pari vjen interesi kombëtar appeared first on BoldNews.al.

❌