Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Petrit Vukaj

Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho u qëndroi gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare më 3 shkurt shkaqeve të ankimit për pasurinë dhe profesionalizmin e prokurorit të Tiranës, Petrit Vukaj, ndërsa u tërhoq nga gjetjet për pastërtinë e figurës. Në përfundim, prokurori Adnan Xholi i cili përfaqëson Brahon në këtë çështje, kërkoi shkarkimin nga detyra të Vukajt […]

The post Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Petrit Vukaj appeared first on Reporter.al.

Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Gjergji Tako

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA të martën më 3 shkurt shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Gjergji Tako, për probleme në kriterin profesional dhe për etikën. Tako dhe përfaqësuesja e tij ligjore, avokatja Romina Zano i kundërshtuan shkaqet si të pamjaftueshme për të sjellë […]

The post Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Gjergji Tako appeared first on Reporter.al.

KPA lë në fuqi konfirmimin e ndihmëses ligjore, Aulona Bodo

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të martën më 3 shkurt lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të ndihmëses ligjore pranë Gjykatës së Lartë, Aulona Bodo. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relatore […]

The post KPA lë në fuqi konfirmimin e ndihmëses ligjore, Aulona Bodo appeared first on Reporter.al.

Konfirmimi i ndihmësit ligjor, Periand Teta merr formë të prerë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të martën më 3 shkurt pushimin e çështjes së vetingut për ndihmësin ligjor të Gjykatës së Lartë, Periand Teta, prej nga mori formë të prerë vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të këtij subjekti rivlerësimi. Trupi gjykues i KPA e mori vendimin […]

The post Konfirmimi i ndihmësit ligjor, Periand Teta merr formë të prerë appeared first on Reporter.al.

Kemi qenë gjithmonë këtu: Ballkani duhet t’i nderojë pionierët e tij LGBTQ+

Ende i mbaj mend fjalët e tyre me një qartësi të jashtëzakonshme, edhe pas gjithë këtyre viteve. Termat e panumërta çnjerëzore, gënjeshtrat dhe përfaqësimet e pasinqerta të personave LGBTQ+. I dëgjova të gjitha, nëpër dhomat e ndenjjes së familjeve ballkanase në diasporë, të shoqëruara vazhdimisht nga kornizimi se identitetet LGBTQ+ ishin në thelb të papajtueshme […]

The post Kemi qenë gjithmonë këtu: Ballkani duhet t’i nderojë pionierët e tij LGBTQ+ appeared first on Reporter.al.

Historia e Hamid: Një tregim mbi vdekjen dhe rrëshqitjen e Europës drejt kampeve offshore për emigrantët

Një fytyrë e njohur në periferinë e Torinos, Hamid Badoui dukej një kandidat i pamundur për t’u shndërruar në pamjen tragjike të eksperimentit më ambicioz të Italisë për ndalimin e emigrantëve jashtë kufijve të saj. Një endacak dhe ish-shitës frutash në treg, me origjinë marokene – i cili kishte jetuar në Itali për rreth 15 […]

The post Historia e Hamid: Një tregim mbi vdekjen dhe rrëshqitjen e Europës drejt kampeve offshore për emigrantët appeared first on Reporter.al.

Mazhoranca nis punën për një Reformë Territoriale të njëanshme

Socialistët pritet të miratojnë në parlament të martën një projektvendim që ndryshon formulën e përbërjes dhe strukturën vendimmarrëse të këtij komisioni, duke i dhënë mundësinë PS-së që të ketë shumicën e anëtarëve në komision dhe heqjen e të drejtës së vetos dhe bashkëkryesimit opozitës. Gjatë mbledhjes së të hënës bashkëkryetari socialist, Arbjan Mazniku tha se […]

The post Mazhoranca nis punën për një Reformë Territoriale të njëanshme appeared first on Reporter.al.

SPAK heq dorë nga ankimi për ndihmësin ligjor, Periand Teta

Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho u tërhoq të hënën më 2 shkurt nga shkaqet e ankimit ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për konfirmimin në detyrë të ndihmësit ligjor të Gjykatës së Lartë, Periand Teta. Ndihmësi ligjor, Periand Teta u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 1 tetor të vitit 2024, […]

The post SPAK heq dorë nga ankimi për ndihmësin ligjor, Periand Teta appeared first on Reporter.al.

Kalon për gjykim çështja penale ndaj kryetarit të Bashkisë Tropojë

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi të hënën më 2 shkurt pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, SPAK për kalimin në gjykim të çështjes penale në ngarkim të kryetarit të Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi dhe ndaj zëvendësit të tij, Abedin Kërrnaja, të akuzuar për veprën […]

The post Kalon për gjykim çështja penale ndaj kryetarit të Bashkisë Tropojë appeared first on Reporter.al.

Vizita e Ivanka Trump rindez konfliktin e pronësisë për Zvërnecin

Përgjatë dy ditëve të vrenjtura më 21 dhe 22 janar, zona piktoreske e Zvërnecit buzë lagunës së Nartës në Vlorë u kthye në tokën e Ivanka Trump – vajzës së presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Fshati u rrethua nga forca të shumta policie, ndërkohë që Trump e shoqëruar nga një grup i madh […]

The post Vizita e Ivanka Trump rindez konfliktin e pronësisë për Zvërnecin appeared first on Reporter.al.

Menaxhimi i pronave të Himarës me shoqëri tregtare pritet me shqetësim

Anëtarët e Këshillit Bashkiak të Himarës janë njohur prej disa ditësh me një projektvendim të firmosur nga kryebashkiaku socialist Vangjel Tavo për krijimin e shoqërisë bashkiake “Himara Invest” SH.P.K., një kompani që sipas aktit të themelimit do të menaxhojë asetet publike të kësaj bashkie dhe do të përfshihet në projekte zhvillimi me privatët. Nisma synon […]

The post Menaxhimi i pronave të Himarës me shoqëri tregtare pritet me shqetësim appeared first on Reporter.al.

Progresi i Shqipërisë drejt BE-së “tregon më shumë për Brukselin sesa për Tiranën”

Progresi i Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian i detyrohet më pak përpjekjeve të qeverisë dhe më shumë një entuziazmi të ripërtërirë për zgjerim brenda vetë bllokut, thotë sociologu dhe analisti politik Ergys Mërtiri. Pasi hapi “grupin” e parë të kapitujve të negociatave me BE-në në tetor 2024, Shqipëria e hapi grupin e fundit në […]

The post Progresi i Shqipërisë drejt BE-së “tregon më shumë për Brukselin sesa për Tiranën” appeared first on Reporter.al.

Kolapsi i “Self-Care” krijon ngërç ekonomik dhe ligjor për bizneset

person using laptop on white wooden table

Një numër i madh biznesesh në Shqipëri po përballen që prej 20 janarit me probleme të shumta në mbarëvajtjen e aktivitetit të tyre për shkak të mosfunksionimit të platformës së fiskalizimit “Self-Care”, që menaxhohet nga e-Albania. Sipas ekspertëve të ekonomisë dhe biznesit, ky mosfunksionim i shërbimeve të teknologjisë së informacionit sjell kolaps në financat e […]

The post Kolapsi i “Self-Care” krijon ngërç ekonomik dhe ligjor për bizneset appeared first on Reporter.al.

Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të familjarëve të një të dënuari për terrorizëm në SHBA

Prokuroria e Tiranës njoftoi të shtunën, më 31 janar, se ka depozituar në gjykatë kërkesë për konfiskimin e pasurive të familjarëve të Sajmir Alimehmetit, i dënuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 22 vite burg për vepra penale në fushën e akteve terroriste. Alimehmeti u akuzua se kishte siguruar dhe tentuar të siguronte mbështetje […]

The post Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të familjarëve të një të dënuari për terrorizëm në SHBA appeared first on Reporter.al.

Mashtruesi kanadez i kriptomonedhave i shpëton prangave në Serbi, shfaqet në Bosnjë

Ndërsa fluturimi i tij nisej nga aeroporti Schiphol i Amsterdamit drejt Kuvajtit përmes Stambollit, kanadezi Andean Medjedovic nuk ishte i vetëdijshëm se stili i tij i jetesës nëpër botë do të ndërpritej së shpejti. Vetëm dy javë më vonë, më 11 dhjetor 2023, autoritetet holandeze lëshuan një urdhër arresti evropian për atë kohë 21-vjeçarin, duke […]

The post Mashtruesi kanadez i kriptomonedhave i shpëton prangave në Serbi, shfaqet në Bosnjë appeared first on Reporter.al.

Tingulli dhe imazhi i pakuptuar i orkestrës simfonike të RTSH-së

Diku nga fillimi i dhjetorit në kanalet e RTSH-së më tërhoqi vëmendjen një spot publicitar tek i cili shfaqej edhe orkestra simfonike e RTSH-së. Spoti hapet me një mesazh: “Jo çdo histori tregohet me zë”. Fill pas kësaj shkojmë në një ambient të madh grimi (krejt i pangjashëm me hapësirat modeste të grimit që gjenden […]

The post Tingulli dhe imazhi i pakuptuar i orkestrës simfonike të RTSH-së appeared first on Reporter.al.

KLGJ rrëzon verifikimin e Irena Gjokës dhe ia ‘pason topin’ ILD-së

Me shumicën e votave të anëtarëve, Këshilli i Lartë Gjyqësor rrëzoi të premten një kërkesë për verifikimin e statusit të gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka lidhur me mosdeklarimin prej saj të një dënimi penal të dhënë nga drejtësia greke në vitin 2005. Çështja e Gjokës u fut në rendin e ditës me propozimin […]

The post KLGJ rrëzon verifikimin e Irena Gjokës dhe ia ‘pason topin’ ILD-së appeared first on Reporter.al.

“Atë ditë, filloi lufta”: Pamjet rrëqethëse të kameramanit boshnjak të vrasjes së Ylfete Humollit

Si kameraman në Bosnje dhe Hercegovinë, Sulejman Mulaomeroviçi dokumentoi rrethimin e Sarajevës nga fillimi deri në fund, por, për të, shpërbërja e përgjakshme e Jugosllavisë kishte nisur dy vjet më herët, në një fshat në verilindje të Kosovës. Në kohën kur Mulaomeroviçi mori thirrjen për të shkuar në Kosovë, në fund të janarit 1990, Jugosllavia […]

The post “Atë ditë, filloi lufta”: Pamjet rrëqethëse të kameramanit boshnjak të vrasjes së Ylfete Humollit appeared first on Reporter.al.

Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët për skemat mashtruese me kredi të rreme

Drejtorisë e Hetimit të Krimit Kibernetik ka paralajmëruar qytetarët shqiptarë lidhur me raste të mashtrimeve kibernetike për kredi të rreme. “Janë evidentuar raste kur persona të panjohur, përmes faqeve të dyshimta në internet, rrjeteve sociale apo mesazheve elektronike, paraqiten si përfaqësues të institucioneve financiare dhe i nxisin qytetarët të aplikojnë online për kredi, me qëllim […]

The post Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët për skemat mashtruese me kredi të rreme appeared first on Reporter.al.

❌