Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Precedentët e operacionit të Donald Trump në Venezuelë

Shtetet e Bashkuara tani e kanë nxjerrë Nicolás Maduro-n nga Venezuela dhe e kanë ndaluar atë në Nju-Jork, me presidentin Donald Trump që pretendon se vendin “do ta drejtojë” SHBA-ja. Sado tronditëse të jetë, asgjë në këtë katastrofë nuk është e re: ajo kujton katër precedentë që mund të na ndihmojnë të shohim elemente të […]

The post Precedentët e operacionit të Donald Trump në Venezuelë appeared first on Reporter.al.

Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë përmbytje masive në Durrës

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin në 24 orët e fundit, kanë shkaktuar përmbytje rrugësh dhe dëme të shumta materiale në bashkinë e Durrësit. Bashkia njofton se është pezulluar mësimi në të gjitha shkollat, në pesë kopshte dhe një çerdhe si dhe është bllokuar qarkullimi në 13 rrugë në lagjet nr. 12, […]

The post Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë përmbytje masive në Durrës appeared first on Reporter.al.

Kurthi me “kazinotë virtuale”: Si po zhvaten shqiptarët në Facebook

Në fund të vitit që shkoi, punonjësit e Autoritetit të Mbikqyrjes së Lojërave të Fatit, AMLF, u alarmuan kur hasën në rrjete sociale reklama për kazino virtuale në Shqipëri. Reklamuesit përdornin emrat e tre kazinove të licesuara, shoqëruar me premtime për fitime të sigurta. AMLF kontaktoi menjëherë kazinotë me shkresa zyrtare se nuk ishin të […]

The post Kurthi me “kazinotë virtuale”: Si po zhvaten shqiptarët në Facebook appeared first on Reporter.al.

Si e pushtoi krimi i organizuar shqiptar tregun europian të kokainës

Pasditen e 5 nëntorit 2020, ndërsa rrugët qëndronin të mbyllura për shkak të masave kundër pandemisë së Covid-19, dy burra shqiptarë me banim në Belgjikë shkëmbyen një seri mesazhesh të shkurtra nëpërmjet aplikacionit të koduar Sky ECC – të deshifruara vite më vonë nga autoritetet ligjzbatuese europiane. “E gjetëm mallin,” shkruante i kënaqur një prej […]

The post Si e pushtoi krimi i organizuar shqiptar tregun europian të kokainës appeared first on Reporter.al.

Politika përballë gjyqit: Dosjet e bujshme për vitin 2026

Sallat e gjykatave të Strukturës së Posaçme do të presin gjatë vitit 2026 një numër rekord të pandehurish mes zyrtarëve të nivelit të lartë, jo vetëm ish-funksionarë, por edhe ata që janë ende në detyrë. Në anën tjetër, edhe lista e të akuzuarve për krim të organizuar në Shqipëri është zgjeruar falë të dhënave të […]

The post Politika përballë gjyqit: Dosjet e bujshme për vitin 2026 appeared first on Reporter.al.

Doktrina Trump pas sulmit në Venezuelë

Nicolás Maduro është tani ish-presidenti i Venezuelës, i burgosur në paraburgim amerikan. Rrëzimi i tij nga Forcat Speciale të SHBA-së, megjithatë, kuptohet më së miri si fundi i fillimit, dhe jo si fillimi i fundit. Pa dyshim, pak njerëz në Venezuelë – ose kudo tjetër, do ta vajtojnë largimin e Maduros. Ai ishte një autokrat […]

The post Doktrina Trump pas sulmit në Venezuelë appeared first on Reporter.al.

Të burgosur nga e shkuara

Tre dekada më parë, historia përmbysi regjimet komuniste në mbarë Evropën. Megjithatë, zakonet, praktikat burokratike dhe instinktet e nënshtrimit dhe bindjes vazhdojnë të mbijetojnë, edhe pse shoqëritë kanë ngritur institucione demokratike – gjykata, parlamente, kushtetuta – dhe kanë privatizuar pronën shtetërore. Që nga viti 1989, pengesa më kokëfortë ndaj ndryshimeve demokratike në Evropën Qendrore dhe […]

The post Të burgosur nga e shkuara appeared first on Reporter.al.

Bukuroshja e Durrësit rikthehet në qytetin bregdetar pas 45 vitesh

Muzeu Kombëtar Arkeologjik i Durrësit do t’i mbajë dyert e mbyllura edhe për disa muaj. Specialistët kanë nisur punën për sistemimin e objekteve në katin e parë të godinës, ekspozita e të cilit i kushtohet periudhës së antikitetit, ndërsa ende nuk kanë filluar të trajtohen objektet e periudhës së mesjetës, që do të instalohen në […]

The post Bukuroshja e Durrësit rikthehet në qytetin bregdetar pas 45 vitesh appeared first on Reporter.al.

Ekonomia amerikane në 2026-ën

Parashikimi i një skenari qendror për ekonominë amerikane në vitin 2026 nuk ngjan si një detyrë e vështirë. Por gjasat që ky parashikim të materializohet ndoshta nuk i kalojnë 50%: shpërndarja “normale” në formë kambane është zëvendësuar nga një shpërndarje e pazakontë, ku probabiliteti i rezultateve më ekstreme, si pozitive ashtu edhe negative, është i […]

The post Ekonomia amerikane në 2026-ën appeared first on Reporter.al.

2026: Shpresë pa optimizëm

Çdo dhjetor të viteve të fundit, më kujtohet një moment kur Jeremy Corbyn, atëherë lider i opozitës Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, citoi një pjesë nga një fjalim i Vitit të Ri që më dukej tepër i njohur. “Ky vit do të jetë më i vështirë se viti i kaluar,” tha ai. Fjalët e Corbyn […]

The post 2026: Shpresë pa optimizëm appeared first on Reporter.al.

Viti 2026: Drejtësia do të jetë sërish kryefjala

Viti 2026 po e gjen Shqipërinë në një udhëkryq të ri sa i përket raporteve të politikës me drejtësinë, ndërkohë që vendi pret të avancojë në rrugën e përmbushjes së kushteve për anëtarësim në Bashkimin Europian me sundimin e ligjit si gurthemeli në këtë proces. Ndryshe nga ç’kishte premtuar, kryeministri Edi Rama e mbylli vitin […]

The post Viti 2026: Drejtësia do të jetë sërish kryefjala appeared first on Reporter.al.

Sporti në 2025: Nga goli i Rei Manajt te podiumet në ski dhe mundje

Goditja e Rei Manajt që shkundi rrjetën në minutën e fundit të pjesës së parë në ndeshjen Serbi-Shqipëri është me gjasë momenti më sportiv i vitit, që do të mbahet mend gjatë mes ndjekësve të futbollit. Përveçse shënoi fitoren në atë që mund të konsiderohet si një prej përplasjeve më të nxehta sportive të Kombëtares, […]

The post Sporti në 2025: Nga goli i Rei Manajt te podiumet në ski dhe mundje appeared first on Reporter.al.

Letër nga Uashingtoni: SHBA-ja sapo kritikoi autoritarët e Ballkanit, apo jo?

Përshëndetje nga Uashingtoni, ku gjithçka sillet rreth historive të mëdha: një luftë e mundshme me Venezuelën, një paqe e mundshme në Ukrainë, kush ishte mik me Jeffrey Epstein dhe kush mori pjesë në shfrytëzimin seksual të të miturve. Këtë muaj, Ballkani u shfaq gjithashtu në axhendën tonë politike tashmë të mbingarkuar, dhe u morën disa […]

The post Letër nga Uashingtoni: SHBA-ja sapo kritikoi autoritarët e Ballkanit, apo jo? appeared first on Reporter.al.

Vullneti politik i mazhorancës diktoi jetën parlamentare në vitin 2025

Në fund të sesionit parlamentar, me orientimin politik të kryeministrit, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi refuzoi të mblidhte Këshillin e Mandateve për të vendosur mbi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të deputetit zv.kryeministes Belinda Balluku, pavarësisht se kjo bie ndesh me Rregulloren e Kuvendit dhe praktikën parlamentare. Ky ishte akti i […]

The post Vullneti politik i mazhorancës diktoi jetën parlamentare në vitin 2025 appeared first on Reporter.al.

Nga bllokimi në drejtim: Çfarë treguan votimet në Kosovë

Ndërsa pluhuri po bie pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të Kosovës të dielën, rezultati nuk duket si një ngjarje politike rutinë, por si një gjykim kolektiv. Elektorati nuk ishte delikat. Ai i dërgoi një mesazh të qartë dhe të fuqishëm klasës politike në vend dhe vëzhguesve jashtë Kosovës: paraliza 1-vjeçare institucionale solli kosto dhe kishte […]

The post Nga bllokimi në drejtim: Çfarë treguan votimet në Kosovë appeared first on Reporter.al.

Kryetari i Gjykatës së Lartë, kritika ndaj ekzekutivit dhe këshillave gjyqësorë

Në konferencën e mbajtur të hënën më 29 dhjetor nga kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ai paraqiti bilancin e vitit që po lëmë pas, si dhe ngriti si shqetësim mungesën e burimeve njerëzore, duke e cilësuar këtë si një realitet që nuk mund të quhet normalitet institucional. Ai iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, […]

The post Kryetari i Gjykatës së Lartë, kritika ndaj ekzekutivit dhe këshillave gjyqësorë appeared first on Reporter.al.

Jo më ‘të paprekshëm’

Data 10 shkurt e këtij viti nisi si një ditë e zakonshme, me socialistët që përgatiteshin për fushatën zgjedhore të 11 majit dhe opozitën që prezantonte zbulimin e saj të ri, Chris LaCivita, këshilltar i presidentit amerikan, Donald Trump, si kartë suksesi për zgjedhjet. Politikani Erion Veliaj, i cili gjerësisht konceptohej si një trashëgimtar potencial […]

The post Jo më ‘të paprekshëm’ appeared first on Reporter.al.

Korrupsioni gjuhësor si efekt anësor i korrupsionit politik

Kryeministri Edi Rama përdori termin “të hatashme” për të përshkruar akuzat që rëndojnë mbi drejtoreshën jetëgjatë të AKSHI, Mirlinda Karçanaj, si dhe termin “destabilizim” për procesin elementar demokratik të kërkesës së llogarisë ndaj një qeverie që, siç po del, është përgjegjëse për vjedhjen dhe grabitjen sistemike të çdo leku nga taksat e qytetarëve që patën […]

The post Korrupsioni gjuhësor si efekt anësor i korrupsionit politik appeared first on Reporter.al.

Viti 2025: Shqipëria në foto

Fotot e vitit 2025 përmes objektivit të Nensi Bogdanit përshkojnë një Shqipëri të vendosur në kryqëzimin mes krizave globale, tranzicioneve politike dhe betejave sociale të brendshme: nga refugjatët afganë dhe emigrantët e Lindjes së Mesme të strehuar përkohësisht në Shëngjin si pasojë e marrëveshjeve me SHBA-në dhe Italinë, te ceremonitë mortore për Kryepeshkopin Anastasios Janulatos […]

The post Viti 2025: Shqipëria në foto appeared first on Reporter.al.

Ish-drejtori i Mjedisit dhe 6 vartës nën akuzë për abuzime me lejet mjedisore

Prokuroria e Fierit njoftoi të dielën më 28 dhjetor përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të çështjes penale në ngarkim ish-drejtorit dhe gjashtë specialistëve të Agjencisë Rajonale Mjedisore Fier, Vlorë e Gjirokastër, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi akuzohen se kishin miratuar dhe refuzuar leje mjedisore në kundërshtim me ligjin dhe duke neglizhuar […]

The post Ish-drejtori i Mjedisit dhe 6 vartës nën akuzë për abuzime me lejet mjedisore appeared first on Reporter.al.

❌