Reading view

Rasti tronditës në Fier/ Bashkia ndihmon financiarisht nënën dhe 7 fëmijët e familjes Meta

Bashkia Fier ka reaguar menjëherë pas publikimit të rastit të ndodhur në familjen Meta në Sheqishte duke ofruar ndihmë të menjëhershme në vlerën 2 milionë lekë të vjetra.

Kjo vlerë do të ndihmojë për akordimin e një bonusi qiraje ku nëna e 7 fëmijëve të zgjedhin banesën dhe qiranë do e paguajë bashkia, si dhe mundësi punësimi në një nga ndërmarrjet e bashkisë.

Juela Meta , figuron banore e Fierit në gjendjen civile , ndërsa prej disa kohësh banonte në një banesë në ruajtje në Sheqishte./abcnews.al

  •  

Dosja Meta-Kryemadhi/ Prova të reja nga SPAK: Shpenzuan 240 mijë dollarë nga karta e biznesmenit …

SPAK ka zbuluar se çifti Meta-Kryemadhi ka shpenzuar rreth 240 mijë dollarë nga karta e dytë bankare që iu vu në dispozicion nga biznesmeni shqiptaro amerikan Adrian Shatku.

Gazetari Ermal Vija tha për ABC News se për të parë nëse ka patur shpenzime të tjera përmes kësaj karte bankare SPAK ka dërguar letër porosi në shtete të tjera mbi pagesat që janë kryer online.

Nga ana tjetër më herët ish-presidenti Meta ka mohuar të jetë përdorues i kësaj karte bankare duke pretenduar se përdoruese ka qenë ish-bashkeshorta e tij.

  •  

Berisha në “gjyq” për zgjedhjet/ Debati në Kuvend, PS “kujton” bëmat e PD

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, dominuan diskutimet edhe në seancën plenare të kësaj të enjteje, e parafundit për ketë legjislaturë të dhjetë.

Edhe pse rinumerimi i votave po fakton se është partia demokratike ajo që ka marrë më shumë vota të merituara, Sali Berisha akuzoi sërish kundërshtarët për masakër elektorale.

“Zhvilluat zgjedhjet si në Zimbvabve 30 vite më parë dhe pastaj të mos quhet Ramaduro. Në disa aspekte ia kalon edhe Maduros se ai u ankua se mafia shqiptare po më ndërhyn në punët e veta. Por, u pa gjithashtu se Shqipëria është vendi i shtetit monist, i shtetit elektoral. Pardje në Strasburg, asambleja parlamentare e Këshillit të Europës kërkon ndarjen e partisë nga shteti, çka nënkupton sundimin e partisë shtet në këtë vend.”

Por Berisha i lexon sic di vetë gjetjet e Këshillit të Europës, i cili në raportin për Shqipërinë, shkruante se procesi i votimit është zhvilluar i qetë. Për këtë arsye, ishte Petro Koci, ai që i kujtoi, se si zhvilloheshin zgjedhjet kur demokratët qeverisnin vendin.

“Sali ti je i fundit në Republikën e Shqipërisë që mund të flasësh për zgjedhjet e lira. Je kampioni i vjedhjes dhe grushtit shtetit në 96. A e mban mend ç’i ke bërë kreut të PS në Librazhd, e  masakruat. Një rrahje barbare me bandat tuaja elektorale. Ti që burgose Fatos Nanon për politikë. Mos fol më për zgjedhje. Je në të njëjtën frekuencë me Maduron. Duke akuzuar shqiptarët si mafie ndërkombëtare.Turp të kesh”

Berisha nuk la pa shigjetuar as deputetët e rinj, ndonëse socialistët i kujtuan listën e partisë së tij, me në krye aleatin e tij në qeli Ilir Metën, për të cilin dikur nuk i kursente akuzat.

“Ku është ajo Sara, as Zeqineja nuk kanë ardhur këtu, pra në qoftë se në Shqipëri u zhvillua farsa më e shëmtuar elektorale, ajo pati pasqyrimin më damkosës në botë.”

 “E mban mend çfarë i ke thënë Metës këtu. Ngrije kokën, ngrije kokën! I ke thënë kriminel, e ke akuzuar për vrasje dhe vjedhjen e floririt dhe erdhi dita që në 2025 e vure kandidat me frimën tënde. Hoqe Dash Sulën dhe vure Metën.”

Në seancë plenare, debatete pati edhe për shtyrjen e raportimit të institucioneve të pavarura në shtator por edhe zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Demokratët kërkuan futjen e tij në rend të ditës por socialistët thone se nuk ka konsultim për një emër konsënsual.

Zgjedhja e Avokatit të Popullit kërkon 84 vota. Me nisjen e legjislaturës së re, përzgjedhja do jetë me e lehtë pasi mazhoranca I ka 83 dhe i duhet vetëm një votë./abcnews.al

  •  

Ilir Meta kërkon lirinë/ Apeli i Gjykatës së Posaçme vendos këtë të enjte për kërkesën e tij

Ish-Presidenti Ilir Meta i ka kërkuar sërish lirinë nga qelia, dhe zbutje të masës së sigurisë “arrest në burg”. Apeli i Gjykatës së Posaçme vendos sot për kërkesën e tij.

Tetë muaj pas arrestimit për herë të parë Meta kërkon sërish lirinë, teksa në argumentet e tij thotë se vetë fakti i të qenit kreu i partisë së dytë opozitare në vend duhet të bindë gjykatën për lirimin e tij.

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi u morën të pandehur nga SPAK që u komunikoi akuzat e pastrimit të parave, korrupsionit dhe mosdeklarimit të pasurisë, ndërkohë që vendosi të vijojë hetimet edhe për 3 muaj të tjerë.

  •  

Berisha zgjedh Dumanin e tij/ Kreu i PD vlerëson Nuredinin: Denoncoi policin e korruptuar

Dy persona me mbiemrin Dumani janë të famshëm në drejtësi. Altini dhe Nuredini, sigurisht në krahët e ndryshëm të barrikadës së ligjit. Sali Berisha më në fund i gjeti zgjidhje. I ndryshoi mbiemrin kreut të SPAK. Por shumë dukej i shqetësuar mos ishte mërzitur i penduari i madh i drejtësisë.

“Se nuk duhet të fyejmë emrin mbiemrin Dumani më. Dumanin duhet ta quajmë Altin Troplini.”

Berisha per here te pare sot, tregoi perse vrasesi me pagese, eshte kthyer ne dumanin e tij të preferuar.

“Nuredin Dumani, ka përmendur emrin e një oficeri policie të cilin e akuzon si bashkëpunëtor të krimit. Dëshmia e Dumanit për Krenar Guçen nuk paska vlerë, në një kohë kur dëshmia për çdo person tjetër që i intereson Altin Troplinit, ka vlerë. Ja pra, dyfytyrësia e një krimineli, që paguhet 7 mijë euro për të mbrojtur kriminelë si Krenar Guçe apo bos Troplini.”

Dhe për tu kthyer tek halli i zgjedhjeve, doktori sërish nxori një tren të tretë bullgar. Por treni i tretë, përshkruhej me një video të turbullt shoqëruar me pretendimin se një votues kishte dy fletë votimi. Si dhe një gisht, qe pretendon se është i majtë.

“Revolja… e patë besoj, edhe njëherë pozën e fundit. Ja! Pra, një bandit që futet me gisht në revole.”

Revolen si gjithmonë e sheh vetëm doktori, dhe ne vdekataret normale. Por për të ecur treni bullgar, doktori kësaj radhe e shtyu drejt burgut. Aty sipas tij ka qene komisioni I vertete I numerimit te votave ne elbasan.

“A mund të imagjinoni ju, nga 102 vota të vlefshme, e adhuruara pafundësisht Sara Mile, merr 92 vota. kurse Ulsiu i ngarkoi Shullazit 313-ën dhe Shullazi nën terror ka detyruar, Mili i Partisë, të burgosurit të votojnë për kandidatin e partisë.”

Por ka një problem. Në kutinë reale të votave në burgun 313, kandidati më i votuar opozitar ishte Ilir Meta. Por doktori tregon se ndryshe nga pasuritë për të cilat akuzohet, këtë radhë Ilir Meta i ka fituar ato vota me djersë.

“Sot kryetari i partisë së dytë më të madhe opozitare, Ilir Meta, mbahet në burg dhe me urdhër të Edi Ramës i hiqet e drejta e aktivitetit fizik, ping-pong, për dhjetë ditë se ka folur në telefon pas orës 8.”/abcnews.al

  •  

Artan Tafani rrëfen atentatin ndaj Kujtim Metës: E qëllova 8 herë, por mbijetoi. Laerti e donte të vdekur sepse …

Në dëshminë e tij në GJKKO, Artan Tafani, i penduari i drejtësisë në bandën e Laert Haxhiu, dëshmoi edhe mbi atentatin ndaj Kujtim Metës në Lushnje. Ngjarje kjo e regjistruar në prill 2022. Ai tha se Laert Haxhiu porositi vrasjen e tij, pas sherri që Meta kishte patur me babain e tij.

“Di që babai i Laertit ishte zënë me Kujtim Metën dhe donin që ta vrisnin, nuk e di shkakun e vërtetë. Dhe u hap si muhabet ku ishte edhe babai i Laertit ,na kërkonte që ta vrisnim me thikë tek ullinjtë që të dukej si sherr momental dhe mos kuptohej që vrasjen e kishte bërë Laerti për shkak të konfliktit, por vrasja nuk ndodhi.

Tentuam sërish të vrisnim Kujtim Metën dhe në vëzhgim po e mbante Dorian Shurdhi. Por Dorian Shurdhi nuk deshte ta vrisnim sepse kishte frikë se identifikohej nga kamerat e sigurisë. Unë me Laertin flisja në telefon dhe i tregoja për situatën dhe ai filloi të shante Dorianin dhe këmbëngulte që të bëhej vrasja. Më pas Laerti më dha informacion se Kujtimi ishte afër një lokali dhe më tha shko afrohu se e ke aty.

Isha me një kapele në kokë dhe një pistoletë tip zaztava me silenciator. Shkova te dera e lokalit, Kujtimi ishte duke pirë kafe i vetëm, unë Kujtimin e kisha parë nga Facebook ma kishte treguar Laerti dhe e njoha. Sapo e pashë nxora armën dhe e godita drejt dhe ai hidhet nga karrigia dhe përpiqet të ikë, unë e qëllova prap, e qëllova me 8 fishekë.

E ndoqa nga mbrapa ai duke dalë në një parking nga pas lokalit Kujtimi u pengua unë e qëllova sërish derisa më mbaruan fishekët. Aty nuk kuptova sa plumba e kapën, por në lajme pashë që e kisha plagosur në bark. Pas atentatit u larguam bashkë me Lulëzimin me makinë. Afër rreth rrotullimit të Cermës na e bëri me shenjë për të ndaluar një postobllok policie, por ne nuk i ndaluam u larguam.” tha ai.

  •  

Nis “krisja”/ Opozita fitoi Kavajën, por PL kërkon rinumërim për gjithë Bashkinë

KAVAJË- Nis krisja në koalicionin e “madhështorëve”. Partia e Lirisë ka kërkuar rinumërimin e votave për të gjitha njësitë administrative, që përbëjnë zonën zgjedhore të Bashkisë së Kavajës.

Kërkesa i është dërguar kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashit.

Kërkesa e Partisë së Lirisë, mban firmën e sekretarit të përgjithshëm, Tedi Blushi. Partia e Lirisë pretendon se ka patur parregullsi në procesin e numërimit për votën preferenciale, të Ilir Metës.

“Kërkesë për hapjen e kutive të votimit për rinumërimin e fletëve të votimit për zonën zgjedhore të Bashkisë së Kavajës. Ju drejtohemi me kërkesë për hapjen e kutive të votimit për rinumërimin e fletëve të votimit për të gjitha njësitë administrative, që përbëjnë zonën zgjedhore të Bashkisë së Kavajës. Kërkesa jonë mbështetet në dyshime të arsyeshëm mbi parregullsi gjatë procesit të numërimit dhe synon garantimin e transparencës dhe legjitimitetit të rezultatit p[përfundimtare”, thuhet në letrën e Partisë së Lirisë, drejtuar kreut të KQZ-së.

 

  •  

Meta dhe Berisha në karrigen e të pandehurit/ Analisti: Të gjithë para ligjit për dëmet që kanë bërë ndaj popullit

SPAK mbylli ditën e djeshme hetimet për Presidentin e Partisë së Lirë, Ilir Meta, që aktualisht ndodhet në burg dhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi. Pas kësaj pritet që dosja e tyre të merret për gjykim nga gjykata. Ndërkohë kujtojmë se Meta dhe Kryemadhi nuk janë të vetmit anëtarë të opozitës që do të ulen në karrigen e të pandehurit, edhe ndaj kreut të opozitës, Sali Berisha pritet që të nisë gjykimi për “dosjen Partizani”.

Lidhur me këto analisti Martin Leka në “News Line” në ABC News tha se kjo tregon një progres të drejtësisë, ku të gjithë ata që kanë kryer shkelje ndaj ligjit dhe popullit po marrin dënimin e merituar.

“Këtu duhet përshëndetur i vetmi revolucion që ka ndodhur këto vite në Shqipëri, që është SPAK. Populli rreth 70-80% beson se kultura e pandëshkueshmërisë po shembet. Fakti që presidenti i LSI-së është në një akuzë të mirëfilltë, fakti që kreu i PD është në hetim për aferën partizani, tregon se ka një ndryshim të situatës në procesin e drejtësisë.

Kreu i Bashkisë së Tiranës edhe pse me akuza të paqarta është nën hetimin, tregon se drejtësia është larguar nga ndikimet politike. Kjo tregon se të gjithë do të shkojnë para ligjit për dëmet që kanë bërë ndaj popullit. Sistemi i drejtësisë ka pasur ndikimin e vet në bindjen dhe mbështetjen për organin e drejtësisë”, tha analisti./abcnews.al

  •  

Meta sulmon Dumanin/ Humbi në zgjedhje, akuza kreut të SPAK: I dha mandatin socialistëve

Ilir Meta nuk e fitoi mandatin e deputetit e për rrjedhojë as lirinë. Njëjtë si aleati I tij, as kryetari i Partisë së Lirisë nuk e pranon humbjen por për të ka vetëm një fajtor. Altin Dumani, kreu i SPAK, të cilin e akuzon se ka mbështetur krimet zgjedhore dhe po nxiton ta lërë në qeli, pasi Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet për dosjen CEZ-DIA dhe lobimin e LSI në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Pas farsës kriminale zgjedhore, që nuk mund të ndodhte pa ndihmën e SPAK edhe me rrëmbimin tim në mënyrë kriminale më 21 tetor 2024, siç e panë të gjithë shqiptarët dhe e gjithë bota, përshëndes përfundimin e farsës hetimore të tejzgjatur nga SPAK për shkak të zgjedhjeve, të nisur që në dhjetor 2019 nga Altin Dumani”

Prokurorët dhe Gjyqtarët, Meta i akuzoi se po marrin urdhra nga Edi Rama. Ish presidenti që po përballet me drejtësinë, thotë se mandatin e katërt socialisteve ia dha SPAK.

“Pres me padurim, nisjen e gjykimit të këtij procesi, i cili do të jetë publik dhe do të faktojë botërisht se SPAK-u që nuk shikon krimin intelektual të inceneratorit që nuk ekziston dhe që lëshon urdhër-arreste fiktive për terroristët zgjedhorë, duke i lajmëruar që të largohen, është vetëm një organizatë në shërbim të verbër të Edi Ramës, që me “Task Force” e saj anti-opozitë i dha atij një mandat të paligjshëm vetëm me qëllimin që të garantojnë mandate të përjetshme për veten e tyre”

Një koment Meta e kishte edhe për reformën në drejtësi.

“Jemi të bindur në shpartallimin e plotë të kësaj farse kundër Ilir Metës si President i Partisë së Lirisë, por edhe si ish-President i Republikës, i cili provoi botërisht në Komisionin e Venecias dhe kudo tjetër, shndërrimin e Reformës në Drejtësi me 140 vota në Ramaformë me 69 vota”

Ilir Meta, i vetmi politikan që ka mbajtur thuajse çdo post, përfshirë atë të presidentit, kryeministrit dhe kryetarit të kuvendit, ndodhet në burg që prej tetorit të vitit të kaluar nën akuzën e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurive.

  •  

VIDEO/ Paraqitet në SPAK avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani është paraqitur këtë të martë në SPAK.

Kutojmë se SPAK përfundoi hetimet për dosjen CEZ-DIA, lobimin e ish-LSI ne SHBA dhe hetimin pasuror ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Ish-çifti Meta-Kryemadhi që u divorcuan pak kohë më parë janë hetuar për korrupsion, pastrim parash e mosdeklarim e fshehje pasurie.

  •  

U hetuan për korrupsion dhe pastrim parash/ SPAK mbyll hetimet, merr të pandehur Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin

SPAK përfundon hetimet për dosjen CEZ-DIA, lobimin e ish-LSI ne SHBA dhe hetimin pasuror ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Ish-çifti Meta-Kryemadhi që u divorcuan pak kohë më parë janë hetuar për korrupsuon, pastrim parash e mosdeklarim e fshehje pasurie.

Kryemadhit iu komunikuan akuzat ne mesditë nga SPAK ndersa ish-presidentit Meta pritet ti komunikohen akuzat ne oren 14:00.

Akuzat do t’i komunikohen edhe personave të tjerë të eskpozuar në këtë dosje, Ema Çoku e Pirro Xhixho.

Brenda pak dite SPAK pritet të dergojë dosjen në gjykatë ku në seance paraprake GJKKO do të vendose nëse ceshtja do të kalojë për gjykim, kthehet pas për plotesim apo pushohet

  •  

Berisha në sulm, për mbrojtje godet gazetarët, lavdëron La Civita

Sali Berisha nuk heq dorë. As nga mospranimi I humbjes dhe as nga fajesimi I te tjereve per deshtimet e tij.  Edhe në dyert e Spak, ku u rikthye për zbatimin e masës detyrim paraqitje, kryedemokrati i doli në mbrojtje dhunes se deputeteve të tij, të cilët intimiduan haptazi gazetarët, në protestën e thirrur nga opozita të premten, në të njëjtën ditë kur në Tiranë zbritur e gjithe Europa.

“Cilido politikan duhet të ketë një kujdes të veçantë në marrëdhëniet me gazetarin.  Sikundër në protesta, kur ka një kauzë, besoj se gazetari duhet të ketë në qoftë se nuk e mbështet protestën dhe nuk ka asnjë detyrim të mbështesë protestën, nuk duhet të marrë porosi dhe të zbatojë porosi të cilat nuk është vendi për t’i zbatuar aty se mund të krijojë gjaknxehtësira dhe gjëra të papëlqyera.”

me porosi, kreu I opozites, qe maredheniet me gazetaret I ka problematike prej 30 vjetesh, nenkuptoi pyetjet qe reporteret I bene deputeteve te tij, lidhur me pergjegjesit e humbjes se zgjedhjeve dhe te nje tjeter proteste te deshtuar. Por, berisha pasi mbeshteti dhunen ndaj gazetareve, falenderoi nje tjeter bashkepergjegjes te fushates se tij tge deshtuar: kris la civita

“Tani, duhet ta falënderoj për punën që ka bërë.Çështjet e privacisë, edhe Sali Berisha sado që është njeriu më publik që qarkullon, ka përsëri edhe ai privacinë e tij.Ndaj dhe po mjaftohem me falënderimet për kontributin dhe ndihmën që na ka dhënë dhe që jep.”

Ndërsa për mbështetjen e ulët që PD, mori në diasporë, Berisha nxitoi të gjejë fajtorin tjeter.

“Dumani po lobon fort për të ndryshuar Kushtetutën për karrigen e tij. Ai po lobon fort duke treguar se po të kishte diçka në dorë është i aftë të bëjë gjithçka për të mbrojtur karrigen e vet.Dumani i ka publike kërkesat e tij.Ju nuk keni dëgjuar një kërkesë tjetër për të përveç mandatit të tij.”

Por ndryshe nga herët e tjera, Berisha nuk kërcenoi më kreun e SPAK se do t’i bllokonte rizgjedhjen. Kjo ndoshta pasi nuk ka mundesi. Blloku i tij opozitar ka mbetur me 50 deputetë, nga të cilët 1 është i Shpëtim Idrizit dhe dy janë të Ilir Metës. Shifra 84 por as 93, që përbëjnë shumicat për ligje të cilesuara apo ndryshime kushtetuese, tashmë janë të arritshme për mazhorancën, në negociata jo me Berishën, por me partitë e tjera.

  •  

Mandati i jep Metës lirinë/ Blushi: Më 12 maj do të jetë i lirë, qytetarët e Tiranës do ta votojnë masivisht

Tedi Blushi në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News u shpreh se më 12 maj Ili Meta do të jetë i lirë.

Ai u shpreh se fitorja në këto zgjedhje është e padiskutuar. Më tej shtoi se më 12 maj Ilir Meta do të jetë i lirë dhe se qytetarët e Tiranës do ta votojnë masivisht.

“Ilir Meta po bën fushatë çdo ditë, e ka kthyer qelinë në llogore. Bën fushatë duke komunikuar me letra, pasi kjo është e vetmja mundësi sepse ky regjim i ka mohuar të drejtën edhe të takohet me deputetë. Më datë 12 maj shqiptarët do të zgjohen të lirë. I pari që po bën sakrificë nga të gjithë ne është Ilir Meta. Dhe kur ai punon ditë natë, po bën fushatë ditë natë, Tedi Blushi i pari dhe Erisa Xhixho dhe gjithë strukturat e tjera duhet të punojmë dhe do punojmë për mos humbur asnjë sekondë, për ta kthyer këtë fitore, ose për ta kthyer 11 majin në një referendum mbarëpopullor për të garantuar Shqipërinë madhështore. Ilir Meta në 12 maj do të jetë i lirë, nuk ka asnjë skenar tjetër. Ky është verdikti i qytetarëve të Tiranës që do ta votojnë masivisht Ilir Metën në Kuvendin e ri të Shqipërisë”, tha Blushi.

/abcnews.al/

  •  

U gjobitën nga BE me 700 milionë euro, Apple dhe Meta “bëjnë rezistencë”: E padrejtë

Bashkimi Evropian urdhëroi gjigandët e teknologjisë Apple dhe Meta që të paguajnë së bashkuë një shumë pre 700 milionë euro.

BE lëshoi një gjobë prej 500 milionë € për Apple dhe për “App Store-in “e saj, ndërsa Meta është gjobitur 200 milionë € për mënyrën se si ka trajtuar të dhënat e përdoruesit.

“Ne kemi për detyrë të mbrojmë të drejtat e qytetarëve dhe bizneseve inovative në Evropë”, tha komisionerja Henna Virkkunen në një deklaratë.

Pas gjobës dy kompanitë e teknologjisë kanë reaguar me zemërim. Meta qëndron këmbëngulëse në akuzat e saj duke pretenduar se gjoba e vendosur nga BE është një përpjekje për të penguar bizneset e suksesshme amerikane. Kurse Apple ka thënë se është duke i shënjestruar nga institucionet në mënyrë të padrejtë dhe po se po detyrohej që të jepte shërbimin e saj teknologjik falas.

Gjobat janë më të ulëta se disa nga ato të lëshuara nga BE në të kaluarën, por duke pasur parasysh tensionet e rritura ekonomike me Amerikën, ende rrezikojnë të zemërojnë Presidentin e SHBA Donald Trump./abcnews.al

  •  

“S’ka goditje më të madhe…”, Minxhozi: Tre liderët e opozitës ose në burg ose të pandehur, njëri prej të treve edhe me “non grata”

Analisti Skënder Minxhozi nga studioja e “Real Story” e Sokol Ballës në ABC News tha se opozita zyrtare liderët e saj i ka ose në burg ose të pandehur. Këtu analisti përmendi “non gratën” e Berishës në SHBA e Britani dhe arrestimin e Ilir Metës.

“Mjafton të kujtojmë që sot opozita zyrtare tre krerët e saj i ka ose në burg ose të pandehur. Nuk ka goditje më të madhe, aq më tepër në kohë fushate. Madje njëri prej tyre ka “non grata” në Britani dhe në SHBA.

Është një situatë e lidershipit që është jo vetëm e lodhur, por dhe shumë e komplikuar. Problemin nuk e ka me Amerikën, Berisha e ka me votuesit shqiptar. Duhet të themi që të tre krerët e opozitës janë të implikuar në shkelje.

Rama nuk është vetë i implikuar. Janë tre krerët e opozitës zyrtare dhe akuzat janë të rënda. Berisha ndenji në arrest shtëpie. Ke Berishën  dhe Metën poshtë partive të tyre resprektive dhe ke Ramën sipër partisë së tij resprektive”, tha analisti./abcnews.al

  •  

“Berisha forcë regresive në PD”, Meçe: Dëmi që i ka sjellë koalicionit bashkë me Metën, i pallogaritshëm

Analisti Arben Meçe, komentoi për ‘News Line’, rezultatet e sondazhit të publikuar një ditë më parë, nga ABC News dhe Angie Ricerche.

Mece tha se pritshmëritë e tij janë që PS edhe në këto zgjedhje të drejtojë e vetme Shqipërinë për 4 vitet e ardhshme.

“Rezultatet janë të tilla, që të gjitha sondazhet janë në sinkron me njëra tjetrën. Nëse ky sondazh nxjerr me 50 % PS, vetë formula e zgjedhjeve e zgjedh PS si një parti që e vetme do drejtojë përsëri Shqipërinë. Nuk ka gjëra që janë të diskutueshme. Do shihni në sondazhet e tjera rënie të ndjeshme të PD dhe ngritje të PS.

Kulmin PD e pati në nisje të fushatës, njerëzit kishin pritshmëri kjo është fushata më e vakët e organizuar deri më sot. Aktiviteti i PS është shumë më dinamik. Shumë nga shqetësimet e qytetarëve nuk janë në sinkron me platformën e PD. Janë pritshmëri që po i bëjmë evidente prej mëse një viti, tashmë po lexohen në shifra.

Berisha është me rënie të madhe, pëlqyeshmëria e Berishës është shumë herë më e vogël se e PD. Është kthyer forca regresive në atë parti. Qeveria në terma reale, e con PS në zgjedhje peblishitare, përsëri me 2/3. Dëmi që i kanë sjellë Berisha e Meta koalicionit është i pallogaritshëm.” – u shpreh Meçe./abcnews.al

  •  

Nga Rama, Berisha, Ilir Meta e aktorët e rinj në politikë/ Vlerësimet në sondazhin e ABC News & Angi Ricerche

ABC News dhe Angi Ricerche, një prej firmave me prestigjioze të sondazheve në Europë, publikojnë në emisionin ‘Real Story’ nga Sokol Balla, sondazhin e parë parazgjedhor kombëtar për zgjedhjet e 11 majit.

Vlerësimet  e udhëheqësve politikë

Vlerësimi për  Edi Ramën

Pozitiv- 51,2 %

Nuk ka mendim 3.6 %

Negativ- 45.2 %

Vlerësimet për Sali Berishën

Pozitiv – 33.8. %

Nuk ka mendim – 2,3 %

Negativ – 63, 9 %

Vlerësimet për Ilir Metën

Pozitiv – 11, 6 %

Nuk ka mendim 5,2 %

Negativ 83, 2

Vlerësimet për liderët e partive të reja;

Vlerësimet e udhëheqësve politikë: Adriatik Lapaj

Pozitiv – 35, 2 %

Nuk ka mendim – 29, 9 %

Negativ – 34 , 9 %

Vlerësimet e udhëheqësve politikë;  Agron Shehaj; 

Pozitiv – 34, 2%

Nuk ka mendim – 25, 6 %

Negativ – 40, 2 %

Vlerësimet e udhëheqësve politikë;  Arlind Qori

Pozitiv- 23, 6 %

Nuk ka mendim – 42, 7 %

Negativ – 33, 7 %

 

  •  

Meta ‘single’, në qeli dhe “jashtë”/ Divorc zyrtar në ditën e parë të fushatës

Nga sot Ilir Meta është zyrtarisht është sigle. Në procesin gjyqësor, zhvilluar në gjykatën e Tiranës kreu i PL shkoi i shoqëruar me furgon policie nga qelia në sallën e gjyqës, por ish-bashkëshortja e tij tashmë, ashtu sikundër kishte deklaruar edhe më parë nuk u paraqit në seancë.

Që prej orës 10:30 është duke u zhvilluar në Gjykatën Civile gjyqi për zgjidhjen martesore mes Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës.

Në këtë seancë paraprake ku është parashikuar pajtimi mes palëve mësohet se i pranishëm ishte edhe vetë Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, i cili prej tetorit 2024 mbahet në burg për llogari të hetimeve te SPAK.

Meta është shoqëruar nga qelia e 313 me forcat e policisë së Burgjeve drejt gjykatës civile te Tiranës. Ndërkohë vetë Kryemadhi nuk u paraqit në Seancë por përfaqësohet nga avokati i saj mbrojtës Redi Llanaj.

Njoftimi i Gjykatës:

Sot në datën 11.04.2025, ora 10:30, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Civile, u zhvillua seanca e pajtimit si dhe seanca gjyqësore me objekt zgjidhje martese me paditës I.M dhe të paditur M.K, ku të pranishëm ishin paditësi dhe avokati i tij.

Pala e paditur, e njoftuar nga gjykata me fletëthirje, nuk u paraqit në seancë, pa asnjë shkak ligjor, duke e lënë gjykimin në mungesë.

Në përfundim të seancës, gjykata vendosi:

Zgjidhjen e marteses midis paditesit I.M dhe te paditures M.K. /abcnews.al

  •  

Berisha do hapë burgjet: Do lirohen të burgosurit, mbahen kot në qeli

“Tjetër? Se ju bëni ca pyetje jashtë programit, por unë i pranoj”

Akuzon kryeministrin se nuk pranon pyetje, por Berisha një ditë para fushatës mori rolin që nuk e ka pranuar kurrë. Ai kërkoi të shmangte pyetjet për fushatën. Ndonëse reflektoi shpejt.

“Unë s’jam si Rama, ju e dini, unë i pranoj pyetjet tuaja. Jo. Shkoni bëjini pyetje atij, spranon ai”

Doktori duket se mendjen nuk e ka më 11 prill, por më 11 maj. Ai zbuloi se do e mbrojë votën, por me një ndryshim nga Lulzim Basha, mbrojtja e tij do të nisë pas zgjedhjeve, sapo të mësojë rezultatin.

“Ndryshimi është si dita me natën. Nëse opozita do të kishte mbrojtur votën, atëherë Rama s’do ishte më kurrë në pushtet. Unë premtoj se do e mbrojmë votën. Të mendosh se Edi Rama nuk do të bëjë çdo përpjekje për të manipuluar votën është të gënjesh veten”

Berisha u tregua i sinqertë, kur tha se është ogur i bardhë, kur europianët i hapin derën atij, ndërsa në të njëjtën kohë Ramës i vijnë në Tiranë. Ai nuk e fshehu se kur shkon në Strasburg, sulmon hapur drejtësinë ndërsa zbuloi edhe një plan të fshehur, lirimin e të burgosurve pas 11 majit, pa përjashtuar edhe Ilir Metën.

“Qytetarët shqiptarë duhet ta dinë se një e treta e të burgosurve janë plotësisht të pafajshëm, pa asnjë akuzë. Se mbi dy të tretat e tyre janë të padënuar, për definicion, të pafajshëm dhe se norma e standarde të tilla nuk kanë ekzistuar as në diktaturën më të zezë staliniste në Shqipëri. Ky rekord është ndër më të zinjtë në Europë.”

Megjithatë, Berisha u kujtua nesër përveç hapjes së fushatësh, është dhe 40-vjetori i vdekjes së Enver Hoxhës. Doktori tha se nuk beson tek profecitë, pasi ato ia ka lënë Ramës.

“A ka të bëjë me koincidencë, asnjë lidhje nuk ka. Tani të themi të vërtetën, po ta bënte PS-ja e cila e ka at shpirtëror dhe ka lidhje në krim me nomenklaturën, Edi Rama edhe mund të shkonte mendja. Unë nuk jam profet. Nuk marr rol profeti.”

Dhe si për rrëzuar koincidencën, Berisha njoftoi se nesër, nga përvjetor vdekje, do e kthejë fushatën në ditë dasme, me La Çivitën.

“Problemi është se, çifti dashurohet muaj apo vite, por e ka një ditë që ndryshon dhe paraqitet krejt tjetër dhe të gjithë pavarësisht se i kanë parë qindra e mijëra herë, vrapojnë ti shohin atë ditë si çift, me kostumin e nusërisë.”

  •  

Më shumë mundësi për adoleshentët në Facebook dhe Messenger

Gjigandi i teknologjisë, Meta po zgjeron llogaritë e adoleshentëve, atë që e konsideron përvojën e saj të përshtatshme për moshën për nën 18 vjeç, në Facebook dhe Messenger.

Sistemi përfshin vendosjen e adoleshentëve të rinj në platforma në cilësime më të kufizuara si parazgjedhje, me lejen e prindërve të kërkuar për të transmetuar drejtpërdrejt ose për të çaktivizuar mbrojtjen e imazheve për mesazhet.

U prezantua për herë të parë shtatorin e kaluar në Instagram, për të cilin Meta thotë se “ndryshoi rrënjësisht përvojën për adoleshentët” në platformë.

Por aktivistët thonë se është e paqartë se çfarë ndryshimi kanë bërë në të vërtetë. Mënyra se si funksionojnë llogaritë e adoleshentëve varet nga mosha e vetëdeklaruar e përdoruesit në krijimin e llogarisë.

Përdoruesit që i përkasin moshës 16 deri në 18 vjeç do të jenë në gjendje të çaktivizojnë cilësimet e paracaktuara të sigurisë, si p.sh. vendosja e llogarisë së tyre në private.

Por, moshat 13 deri në 15 vjeç duhet të marrin lejen e prindërve për të çaktivizuar këto cilësime, gjë që mund të bëhet vetëm duke shtuar një prind ose kujdestar në llogarinë e tyre.

Meta thotë se ka zhvendosur të paktën 54 milionë adoleshentë globalisht në llogaritë e adoleshentëve që kur u prezantua në shtator. Kompania gjithashtu thotë se 97% e moshave 13 deri në 15 vjeç kanë mbajtur gjithashtu kufizimet e tij të integruara./abcnews.al

  •  
❌