Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 30 January 2026Main stream

Kërkohet paraburgim për 4 komisionerë dhe një kryesues të KKZ të Prizrenit

30 January 2026 at 16:25


Gjykata Themelore në Prizren ka pranuar kërkesat e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave të dyshuar.

Sipas njoftimit të Gjykatës së Prizrenit, katër (4) të pandehur, në cilësinë e komisionerëve, dyshohen për veprën penale falsifikim i rezultateve të votimit, ndërsa një (1) i pandehur, në cilësinë e kryesuesit të Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) në Prizren, dyshohet për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 414 paragrafi 3 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjatë ditës, nga ora 14:00 deri në ora 16:00, janë mbajtur dhe përfunduar tre (3) seanca dëgjimore, ndërsa seanca e katërt pritet të mbahet në orët në vijim.

Gjykata ka bërë të ditur se, brenda afateve ligjore, do të përpilojë vendimet lidhur me kërkesat e Prokurorisë Themelore në Prizren dhe se mediat do të njoftohen me kohë për vendimet e gjyqtarit të procedurës paraprake./Telegrafi/

Mbyllja e tregut të Vlorës/ Qytetarët në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, kërkojnë dialog

By: Brisi
30 January 2026 at 11:35

Tregtarët e Tregut Industrial në Vlorë, u paraqitën këtë të premte pranë ambienteve të Pallatit të Kulturës, ku po zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak, për të kërkuar një zgjidhje përfundimtare lidhur me mbylljen e tregut. Ata janë paraqitur të revoltuar teksa kanë kërkuar nga Bashkia që t’u vihet në dispozicion një treg i mirëfilltë dhe […]

The post Mbyllja e tregut të Vlorës/ Qytetarët në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, kërkojnë dialog appeared first on BoldNews.al.

Pas një dekade, Shqipëria bën reformë në tekste shkollore

29 January 2026 at 23:16


Viti i ardhshëm shkollor do të sjellë ndryshime thelbësore në çantat e nxënësve të arsimit parauniversitar. Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, njoftoi sot nisjen e një procesi masiv për përditësimin e 140 teksteve shkollore, një lëvizje që, sipas saj, vjen si domosdoshmëri pas një dekade nga reforma e fundit kurrikulare.

Gjatë një takimi pune me stafin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar (ASCAP), Kumbaro bëri të ditur se ekspertët po punojnë me ritme të larta për të garantuar që materialet e reja të jenë gati në shtator.

Ndryshimet kryesore

Nga 140 tekstet që po i nënshtrohen rishikimit, një peshë të konsiderueshme zënë gjuhët e huaja, me 44 tituj. Megjithatë, risia më e madhe qëndron te lëndët formuese të identitetit dhe qytetarisë.

Sipas Ministres, do të ketë tekste krejtësisht të reja për lëndët “Gjuha Shqipe” dhe “Qytetaria”. Këto ndryshime do të prekin fillimisht klasat që shënojnë fillimin e cikleve shkollore: klasën e parë (fillore), të gjashtë (e mesme e ulët) dhe të dhjetë (gjimnaz).

“Sivjet, për herë të parë ne do të bëjmë lëndë të reja, siç është Edukimi Qytetar për klasën e parë, të gjashtë dhe të dhjetë,” theksoi Kumbaro, duke shtuar se puna për këto tekste po bëhet nga ekspertët më të mirë të kurrikulave në vend.

Fokus te Teknologjia dhe 10-vjeçari

Përveç lëndëve sociale, Ministria e Arsimit ka vendosur theksin te digjitalizimi. Kumbaro konfirmoi se do të ketë përditësim rrënjësor në lëndët e Teknologjisë së Informacionit (TIK), duke filluar që nga klasa e parë e fillores e deri në maturë, për t’iu përgjigjur zhvillimeve teknologjike të kohës.

Ministrja argumentoi se ky proces ishte i pashmangshëm.

“Pas një periudhe 10-vjeçare, ka ardhur koha për të përditësuar kurrikulat e reja në arsimin parauniversitar,” tha ajo.

Duke vlerësuar punën e ASCAP, Kumbaro u shpreh se ky institucion ka “në dorë dhe në zemër cilësinë e shkollës”, pasi puna e tyre ndikon drejtpërdrejt te formimi jo vetëm i fëmijëve, por edhe i mësuesve.

Procesi i rishikimit pritet të përmbyllet para fillimit të vitit të ri shkollor, ndërsa ekspertët po punojnë për të siguruar që përmbajtja e re të jetë në përputhje me standardet bashkëkohore të mësimdhënies./RTSH

Before yesterdayMain stream

Lore zbulon banorët që sheh në finalen e “Big Brother VIP 5”

By: M C
29 January 2026 at 18:04

Këngëtarja e njohur, Lore, ka qenë e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka komentuar rrugëtimin e saj brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”. Por jo vetëm kaq, pasi ajo foli edhe në lidhje me projektet e saj më të reja muzikore.

Në një moment gjatë intervistës, Lore është pyetur për banorët që ajo mendon se janë më shumë në avantazh deri në këtë pikë të lojës për të qenë në finale.

Sipas ish-banores së shtëpisë më të famshme në Shqipëri, një nga lojtarët më të fortë dhe më inteligjent është Kristi. Lore shtoi se sheh në finale edhe Mirin me Selin.

“Kam shumë konsideratë për lojën e Kristit. Është një nga lojtarët më inteligjentë dhe të ftohtë. Miri dhe Selin janë një dyshe që i shoh në finale. Këta janë ata që mendoj unë më të avantzhuar. Mendoj se fitorja do ndahet mes këtyre të treve. Unë do doja shumë Brikenën në finale, por pse jo dhe Mateon. Kam vënë re që Mateo po pëlqehet shumë në rrjet”, tha këngëtarja e njohur.

The post Lore zbulon banorët që sheh në finalen e “Big Brother VIP 5” appeared first on Albeu.com.

Vetingu i Aurel Zarkës, palët paraqesin në KPA qëndrimet për provat

29 January 2026 at 16:33

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të enjten më 29 dhjetor me qëndrimet për aktet e reja në çështjen e vetingut të ish-drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, i arrestuar në korrik të vitit 2024 për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm në çështjen e “Toyota Auris”. Prokurori Adnan Xholi i cili përfaqëson […]

The post Vetingu i Aurel Zarkës, palët paraqesin në KPA qëndrimet për provat appeared first on Reporter.al.

Prokuroria e Prizrenit zgjeron hetimet për rastin e manipulimit të rezultateve zgjedhore

29 January 2026 at 17:05


Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, si dhe me Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, ka zgjeruar hetimet lidhur me procesin e rinumërimit të rezultateve të votimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), përkatësisht në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) në Prizren.

Sipas njoftimit, hetimet janë zgjeruar pas pranimit të informatave publike dhe kanë përfshirë një grup të dytë të të dyshuarve.

Me autorizim të Prokurorisë, në kuadër të këtij zgjerimi janë intervistuar gjithsej 28 të dyshuar dhe 6 dëshmitarë.

Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, pesë persona janë ndaluar për 48 orë. Katër prej tyre, në cilësinë e kryesuesve të komisioneve, dyshohen për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”, nga neni 216 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ndërkaq, një person tjetër, në cilësinë e Koordinatorit të Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) për Komunën e Prizrenit, dyshohet për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 i KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se, brenda afateve ligjore, do të vlerësojë parashtrimin e kërkesës për caktimin e masave për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë./Telegrafi/

Urdhri i Lorenës për shkrirjen e Kadastrës së Vlorës, nis transferimi i materialeve drejt Tiranës

By: Elva
29 January 2026 at 16:44

Forca të shumta policie janë paraqitur mesditën e sotme në ambientet e Kadastrës së Vlorës, ku po kryhet paketimi dhe transferimi i dokumentacionit të hipotekës drejt Tiranës. Pavarësisht kundërshtimeve të punonjësve, urdhri i Lorenës po zbatohet me nxitim.Dokumentet dhe materialet janë ngarkuar në një kamion dhe po transportohen drejt kryeqytetit, të shoqëruara nga forcat e […]

The post Urdhri i Lorenës për shkrirjen e Kadastrës së Vlorës, nis transferimi i materialeve drejt Tiranës appeared first on BoldNews.al.

Vlora në terr! Një pjesë e qytetit pa energji elektrike, ja shkaku i ndërprerjes

By: armand
28 January 2026 at 22:15

Një prej firmave të ndërtimit e cila po punon në qytet për vendosjen e linjave të reja të ujit të pijshëm ka lënë të gjithë lagjen “Pavarësia” në Vlorë pa energji elektrike. Siç raportohet gjatë punimeve kjo firmë ka dëmtuar linjën kryesore të transmetimit të energjisë elektrike për lagjen “Pavarësia” duke lënë me qindra banesa […]

The post Vlora në terr! Një pjesë e qytetit pa energji elektrike, ja shkaku i ndërprerjes appeared first on BoldNews.al.

Moti i keq, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe peshkimit në Vlorë

By: Elva
28 January 2026 at 16:27

Kapiteneria e Portit të Vlorës ka ndaluar lundrimin për mjetet e vogla detare dhe për anijet e peshkimit për shkak të përkeqësimit të kushteve hidrometeorologjike brenda dhe jashtë Gjirit të Vlorës. Sipas njoftimit zyrtar, era pritet të arrijë forcën 6–7 ballë dhe dallgët nga 1.5 deri në 2.5 metra. Ndalimi i lundrimit ka nisur në […]

The post Moti i keq, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe peshkimit në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

Përkeqësimi i motit në Gjirin e Vlorës, paralajmërim për mjetet lundruese

28 January 2026 at 13:41


Të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës janë ndaluar të dalin në det të hapur, duke filluar nga ora 06:00 datë 28.01.2026 deri në datë 29.01.2026 në orën 06:00.

Kapiteneria e Portit Vlorë bën me dije se vendimi merret për shkak të përkeqësimit të kushteve meteorologjike brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë këtyre datave.

“Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike detare të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 28-29.01.2026 duke filluar nga ora 06:00 datë 28.01.2026 në drejtimin JUG-JUGLINDJE në forcën deri 6-7bft me shpejtësi ere deri në 15-25m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra, ju bëjmë me dije se:

Kapiteneria e portit Vlorë ka ndaluar pajisjen me leje-nisje të mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit të cilat duan të operojnë brenda gjirit të Vlorës dhe në det të hapur, duke filluar nga ora 06:00 datë 28.01.2026 deri në datë 29.01.2026 në orën 06:00.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve dhe institucioneve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse”, thuhet në njoftimin e Kapitenerisë së Vlorës. /euronewsl.al/

Moti i keq në Vlorë, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla

TIRANË, 28 janar/ATSH/ Për shkak të motit të keq Kapiteneria e Portit të Vlorës ka ndaluar pajisjen me leje nisjeje të mjeteve të vogla lundruese dhe të atyre të peshkimit për 24 orë.

Sipas njoftimit për shtyp, në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike detare moti do të përkeqësohet brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, ku era do të fryjë në drejtimin jug-juglindje në forcën deri 6-7bft me shpejtësi ere deri në 15-25m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra.

Kapiteneria e Portit Vlorë ka ndaluar pajisjen me leje-nisje të mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit, të cilat duan të operojnë brenda gjirit të Vlorës dhe në det të hapur sot dhe nesër.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, Kaiteneria e Vlorës kërkon bashkëpunimin e të gjithë subjekteve dhe institucioneve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar të parashikuar për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit do të jetë më 29 janar mbas orës 06:00.

/k.s/j.p/

The post Moti i keq në Vlorë, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kadastra e Vlorës zhvendoset në Tiranë, reagon ASHK: Qytetarët nuk preken

By: lindita
28 January 2026 at 11:46

Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) ka reaguar zyrtarisht lidhur me debatin e ndezur prej dy ditësh për transferimin e ASHK Vlorë në Tiranë. Punonjësit e Kadastrës së Vlorës kanë pezulluar punën në shenjë proteste prej dy ditësh. Lajmërimi për zhvendosjen deri në fund të muajit janar u ka ardhur më datë 23, vendim ky i firmosur nga drejtoresha e përgjithshme e Kadastrës Lorena Goxhobelli.

Source

Zhvendosja e Kadastrës Vlorë, ASHK: Qytetarët nuk penalizohen, model i nisur në 2021 edhe me drejtori të tjera

TIRANË, 28 janar/ATSH/- Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka reaguar sot lidhur me situatën e krijuar në Kadastrën e Vlorës.

Në njoftimin zyrtar, ASHK thekson se prej kohësh, proceset kadastrale për disa drejtori vendore janë të lokalizuara në Tiranë, si pjesë e një modeli organizimi që synon optimizimin e burimeve njerëzore dhe proceseve administrative.

Sipas ASHK-së, procesi i transferimit të drejtorive vendore në Tiranë ka nisur që në vitin 2021 me transferimin e Durrësit e Krujës, për të vijuar më tej edhe me drejtori të tjera si Shkodër, Kavajë, Kamëz -Vorë dhe Vlorë.

“Në kuadër të rritjes së efikasitetit dhe të mirëadministrimit të proceseve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi, edhe pjesa e mbetur e punonjësve në qytetin e Vlorës, po zhvendoset në Tiranë. Ky riorganizim synon përshpejtimin e trajtimit dhe unifikimin e praktikave të punës”, sqarohet në njoftimin për shtyp.

Gjithashtu, në njoftim nënvizohet se “falë digjitalizimit dhe përdorimit të sistemeve të avancuara, një jurist mund të përpunojë të gjithë dokumentacionin ligjor dhe një hartograf mund të kryejë reflektimet hartografike në sistemet përkatëse, pa qenë prezent fizikisht në territorin në të cilin ndodhet prona apo aplikuesi”.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës siguron banorët e Vlorës se “jemi të përkushtuar për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve kadastrale, për të rritur ritmin e legalizimit të ndërtimeve informale si dhe për të përfunduar procesin e Regjistrimit Fillestar në zonat e mbetura në të gjithë qarkun e Vlorës”.

Në njoftimin për shtyp, Kadastra sjell në vëmendje se  “të gjitha aplikimet kryhen online përmes portalit e-Albania dhe shërbimet përkatëse ofrohen gjithashtu në mënyrë elektronike, drejtpërdrejt në profilin e qytetarit aplikues. Gjithashtu, dokumentacioni i nevojshëm për trajtimin e aplikimit, përveç ngarkimit në sistemin elektronik, dërgohet përmes Postës Shqiptare pranë drejtorisë vendore, pavarësisht vendndodhjes së saj, për t’u administruar dhe bashkëlidhur me aplikimin e kryer në mënyrë të rregullt dhe të standardizuar”

Agjencia Shtetërore e Kadastrës përfundon reagimin zyrtar se mbetet e angazhuar që, përmes digjitalizimi të proceseve, të ofrojë shërbime gjithnjë e më të shpejta, transparente dhe të besueshme për çdo qytetar, në çdo drejtori vendore.

The post Zhvendosja e Kadastrës Vlorë, ASHK: Qytetarët nuk penalizohen, model i nisur në 2021 edhe me drejtori të tjera appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Transferimi i Kadastrës së Vlorës, ASHK: Procesi ka nisur 5 vite më parë, qytetarët nuk penalizohen

By: V K
28 January 2026 at 11:36

Shkrirja e Kadastrës së Vlorës, ka shkaktuar kaos dhe paqartësi institucionale, teksa 55 punonjësit e mbështetur edhe nga zv/drejtori i shkarkuar Sokol Shehaj, kanë protestuar dhe bërë peticion kundër zhvendosjes në Tiranë të drejtorisë.

Në këtë situatë të krijuar, Drejtoria e Përgjithshme e Kadastrës, ASHK, ka bërë një njoftim për punonjësit që të dërgojnë kërkesat nëse duan të transferohen me punë në Drejtorinë e Kadastrës Fier.

Në njoftim jepen edhe specifikat se si të veprojnë në shprehjen e interesit dhe ku të adresohen.

Por vetë punonjësit e Kadastrës së Vlorës, jashtë kamerave thonë se ky është “muhabet kot dhe për t’i përçarë”.

“Ata thonë se ka vende në Fier, por atje nuk ka vende bosh”, shprehen punonjësit, që vijojnë protestën e tyre dhe kërkojnë një zgjidhje zyrtare.

Ata shprehen se zhvendosja në Tiranë jo vetëm u rrezikon mbylljen e vendit të punës, por edhe pamundësinë për të shkuar çdo ditë në kryeqytet dhe kthyer, kur janë me familje e fëmijë.

Edhe qytetarët e Vlorës kanë shprehur shqetësimin e tyre për këtë vendim, duke deklaruar se “tani punët dhe hallet e tyre do shkretohen fare”, duke e krahasuar vendimin si një “varr”.

 

 

Nga ana e saj, Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka reaguar në lidhje me zhvendosje n e Kadastrës së Vlorës drejt Tiranës.

Ajo shprehet se qytetarët nuk preken dhe se procesi i transferimit të institucionit ka nisur 5 vite më parë dhe më 1 shkurt hyn në fuqi.

Reagimi i plotë:

Agjencia Shtetërore e Kadastrës vijon punën për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, përmes thjeshtimit dhe lehtësimit të proceseve të brendshme institucionale.

Prej kohësh, proceset kadastrale për disa drejtori vendore janë të lokalizuara në Tiranë, si pjesë e një modeli organizimi që synon optimizimin e burimeve njerëzore dhe proceseve administrative.

Të gjitha aplikimet kryhen online përmes portalit e-Albania dhe shërbimet përkatëse ofrohen gjithashtu në mënyrë elektronike, drejtpërdrejt në profilin e qytetarit aplikues.

Gjithashtu, dokumentacioni i nevojshëm për trajtimin e aplikimit, përveç ngarkimit në sistemin elektronik, dërgohet përmes Postës Shqiptare pranë drejtorisë vendore, pavarësisht vendndodhjes së saj, për t’u administruar dhe bashkëlidhur me aplikimin e kryer në mënyrë të rregullt dhe të standardizuar.

Procesi i transferimit të drejtorive vendore në Tiranë ka nisur që në vitin 2021 me transferimin e Durrësit e Krujës, për të vijuar më tej edhe me drejtori të tjera si Shkodër, Kavajë, Kamëz -Vorë, dhe Vlorë.

Në kuadër të rritjes së efikasitetit dhe të mirëadministrimit të proceseve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi, edhe pjesa e mbetur e punonjësve në qytetin e Vlorës, po zhvendoset në Tiranë. Ky riorganizim synon përshpejtimin e trajtimit dhe unifikimin e praktikave të punës.

Falë digjitalizimit dhe përdorimit të sistemeve të avancuara, një jurist mund të përpunojë të gjithë dokumentacionin ligjor dhe një hartograf mund të kryejë reflektimet hartografike në sistemet përkatëse, pa qenë prezent fizikisht në territorin në të cilin ndodhet prona apo aplikuesi.

Sigurojmë banorët e Vlorës se jemi të përkushtuar për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve kadastrale, për të rritur ritmin e legalizimit të ndërtimeve informale si dhe për të përfunduar procesin e Regjistrimit Fillestar në zonat e mbetura në të gjithë qarkun e Vlorës.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës mbetet e angazhuar që, përmes digjitalizimi të proceseve, të ofrojë shërbime gjithnjë e më të shpejta, transparente dhe të besueshme për çdo qytetar, në çdo drejtori vendore”.

The post Transferimi i Kadastrës së Vlorës, ASHK: Procesi ka nisur 5 vite më parë, qytetarët nuk penalizohen appeared first on Albeu.com.

Bardhi: Shkrirja e Kadastrës së Vlorës, pasojë e dështimit të Policisë për të garantuar sigurinë

By: armand
27 January 2026 at 13:45

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka deklaruar në Kuvend se shkrirja e Zyrës së Kadastrës në Vlorë është pasojë e dështimit të Policisë së Shtetit për të garantuar rendin dhe sigurinë e institucioneve publike. Sipas Bardhit, krimi i organizuar ka depërtuar në hipotekën e Vlorës, duke e bërë të pamundur ushtrimin […]

The post Bardhi: Shkrirja e Kadastrës së Vlorës, pasojë e dështimit të Policisë për të garantuar sigurinë appeared first on BoldNews.al.

Presion ndaj punonjësve të Hipotekës Vlorë pas peticionit, pezullohet puna

27 January 2026 at 12:09


Burime brenda stafit të Hipotekës Vlorë bëjnë me dije se, pas dorëzimit të peticionit kundër zhvendosjes së zyrave në kryeqytet, punonjësit kanë marrë mbështetje nga zëvendësdrejtori i ASHK Vlorë Sokol Shehaj.

Megjithatë, sipas të njëjtave burime, pas kësaj mbështetjeje mësohet se zyrtari në fjalë është shkarkuar nga detyra, shkruan Euronews.al.

Ndërkohë, raportohet se ndaj 55 punonjësve të Hipotekës Vlorë po ushtrohet presion për përgatitjen e materialeve e drejt Tiranës. Punonjësit shprehen se kjo situatë ka krijuar pasiguri dhe tension, duke rrezikuar vazhdimësinë e punës së tyre në qytet.

Në shenjë reagimi, punonjësit kanë kërkuar ndërhyrje dhe mbështetje nga përfaqësuesit e zgjedhur, ndërsa kanë vendosur të pezullojnë përkohësisht punën, deri në sqarimin e situatës dhe marrjen e një zgjidhjeje të drejtë.

Ndërkohë, qytetarët të cilët janë gjendur sot përpara derës së kadastrës së Vlorës shprehen kundër vendimit për largimin e institucionit.

Me dokumentacione në duar ata thonë se ky vendim vetëm sa jua shton hallet dhe problemet. Sipas qytetarëve Kadastra duhet të qëndrojë në Vlorë dhe vendimi të rishikohet.

Denoncimi: Urdhrin për zhvendosjen e Kadastrës së Vlorës e dha halla e Lorenës së ASHK

By: armand
27 January 2026 at 12:00

Pas vendimit për “shkrirjen” e Kadastrës së Vlorës dhe zhvendosjen e saj në Tiranë, 55 punonjës kanë nisur protesta brenda ambienteve të institucionit dhe kanë firmosur një peticion kundër këtij vendimi. Ata u njoftuan më 23 janar, ndërsa mbyllja e strukturave vendore në Vlorë u vulos nga drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, […]

The post Denoncimi: Urdhrin për zhvendosjen e Kadastrës së Vlorës e dha halla e Lorenës së ASHK appeared first on BoldNews.al.

Zhvendosja e Kadastrës/ Presion ndaj punonjësve në Vlorë, zv.drejtori pezullohet nga puna

By: Brisi
27 January 2026 at 11:23

Shkrirja e Kadastrës së Vlorës dhe zhvendosja e saj drejt Tiranës, ka shkaktuar përplasje dhe tensione mes punonjësve të këtij institucioni. Pas urdhërit të Lorena Goxhobellit, punonjësit e kadastrës në Vlorë kanë firmosur një peticion që të mos zhvendosen drejt Tiranës, ndërkohë që burime për mediat bëjnë me dije se pas kësaj, ndaj tyre është […]

The post Zhvendosja e Kadastrës/ Presion ndaj punonjësve në Vlorë, zv.drejtori pezullohet nga puna appeared first on BoldNews.al.

“Merr armët më vrit”/ Mbyllja e tregut revolton qytetarët në Vlorë, mësyjnë brenda bashkisë

By: Brisi
27 January 2026 at 09:16

Një situatë e paprecedentë është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në Bashkinë e qytetit të Vlorës. Dhjetëra tregtarë kanë mësyrë brenda bashkisë, pas paralajmërimit për mbylljen e tregut industrial të qytetit. Tregtarë janë futur me forcë brenda institucionit, në shenjë revolte ndaj vendimeve që po i nxjerrin sipas tyre në rrugë dhe po i […]

The post “Merr armët më vrit”/ Mbyllja e tregut revolton qytetarët në Vlorë, mësyjnë brenda bashkisë appeared first on BoldNews.al.

Iu kërkua të largohen nga vendi ku punojnë, tregtarët në Vlorë protestë para bashkisë

By: Elva
26 January 2026 at 20:04

Tregtarët e tregut industrial në qytetin e Vlorës kanë dalë mbrëmjen e së hënës në protestë përpara Bashkisë së qytetit. Shkak për protestën është bërë njoftimi i dhënë nga Bashkia e Vlorës, sipas të cilit tregtarët duhet të largohen brenda tre ditësh nga ambientet ku ushtrojnë aktivitetin e tyre, në kuadër të një projekti që […]

The post Iu kërkua të largohen nga vendi ku punojnë, tregtarët në Vlorë protestë para bashkisë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌