DAVOS – Witkoff sugjeron eksporte pa tarifa për Ukrainën nëse pranon planin e paqes
DAVOS, 22 janar /ATSH-DPA/ – Shtetet e Bashkuara mund t’i lejojnë Ukrainës të eksportojë mallra në SHBA pa tarifa doganore, nëse Kievi pranon një plan paqeje, deklaroi sot i dërguari amerikan, Steve Witkoff.
“Presidenti ka folur për një zonë pa tarifa nga Ukraina. Kjo, sipas mendimit tim, mund të jetë vendimtare”, tha Witkoff gjatë një paneli në Forumin Botëror Ekonomik në Davos.
Sipas tij, një marrëveshje e tillë do t’i jepte vendit të Evropës Lindore një avantazh të madh konkurrues, me industri që potencialisht do të zhvendoseshin në Ukrainë “në përmasa shumë të mëdha”.
Negociatori, i emëruar nga presidenti Donald Trump, tha gjithashtu se në Davos janë bërë “shumë përparime” në bisedimet me palën ukrainase për një plan paqeje që synon t’i japë fund luftës me Rusinë.
“Mendoj se e kemi ngushtuar në një çështje të vetme”, u shpreh Witkoff, pa specifikuar se për çfarë bëhet fjalë.
Kievi dhe Moska mbajnë qëndrime thellësisht të ndryshme lidhur me çështjet territoriale.
Kremlini vazhdon të kërkojë tërheqjen e plotë të Ukrainës nga rajoni i Donetskut, rreth 80% e të cilit ndodhet nën kontrollin rus.
Witkoff vlerësoi ekipin negociator të Ukrainës./ /Ad.Ab./ a.jor.
The post DAVOS – Witkoff sugjeron eksporte pa tarifa për Ukrainën nëse pranon planin e paqes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
