Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 12 January 2026Main stream

Përfshihet nga flakët banesa në Vlorë

By: armand
12 January 2026 at 13:03

Një banesë në qytetin e Vlorës është përfshirë nga flakët këtë të hënë. Ngjarja është regjistruar në në bulevardin Vlorë-Skelë, në lagjen “Isa Boletini”. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e bombolës së gazit. Zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e plotë të flakëve.

The post Përfshihet nga flakët banesa në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Përfshihet nga flakët një banesë në Klos

By: Elva
6 January 2026 at 19:32

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në fshatin Shkallë, Njësia Administrative Xibër, në Bashkinë e Klos. Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka përfshirë të gjithë banesën dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar.

The post Përfshihet nga flakët një banesë në Klos appeared first on BoldNews.al.

Shërbimi shëndetësor në banesë, afro 200 mijë vizita gjatë 2025-ës

6 January 2026 at 10:46

TIRANË, 6 janar /ATSH/ Shërbimet e Kujdesit Shëndetësor në Banesë vazhdojnë në të gjithë vendin, duke u ardhur në ndihmë të moshuarve dhe pacientëve kronikë që e kanë të vështirë të paraqiten në qendrat shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale bën të ditur se shërbimi i kontrollit shëndetësor në banesë po garanton ndjekje të vazhdueshme për pacientët në nevojë.

Sipas MSHMS, ky shërbim vjen falë angazhimit të 3142 mjekëve dhe infermierëve në 356 qendra shëndetësore në të gjithë vendin.

MSHMS njofton se vetëm gjatë vitit 2025 janë realizuar 198.358 vizita në banesë, duke përmirësuar aksesin dhe cilësinë e shërbimit shëndetësor.

Fuqizimi i këtij modeli të kujdesit në komunitet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale është kthyer në një realitet të prekshëm për mijëra qytetarë në të gjithë vendin, veçanërisht për ata që përballen me sëmundje kronike apo vështirësi në lëvizje.

Ky program po shtrihet në 36 Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe 356 qendra shëndetësore.

/e.i/r.e/a.f/

The post Shërbimi shëndetësor në banesë, afro 200 mijë vizita gjatë 2025-ës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përfshihet nga flakët një banesë në Elbasan

By: Elva
4 January 2026 at 12:13

Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në fshatin Murras. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, pasi tre anëtarët e familjes që banonin në shtëpi kanë arritur të dalin në kohë, duke shpëtuar pa dëmtime. Ky është […]

The post Përfshihet nga flakët një banesë në Elbasan appeared first on BoldNews.al.

Përfshihet nga flakët një banesë në Elbasan, raportohet për dëme materiale

By: V K
3 January 2026 at 15:51

Këtë të shtunë rreth orës 13:40, në lagjen “Aqif Pasha” në qendër të qytetit të Elbasanit, një shtëpi private u përfshi nga flakët.

Flakët me përmasa të mëdha kanë “pushtuar” të gjithë banesën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Fatmirësisht, nga ky incident nuk raportohet për dëme në njerëz, ndërsa banorët kanë mundur të dalin në kohë nga banesa.

Zjarri ka krijuar panik në zonë, për shkak të afërsisë me banesa të tjera dhe dendësisë së lagjes.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për neutralizimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së zjarrit në objektet përreth.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa pritet një verifikim i plotë nga autoritetet përkatëse.

The post Përfshihet nga flakët një banesë në Elbasan, raportohet për dëme materiale appeared first on Albeu.com.

Skulptorët shqiptarë që bënë kryevepra e histori në Venecia. E vërteta që pak e dinë…

26 December 2025 at 11:00

Historia e artit europian fsheh brenda saj emra të mëdhenj shqiptarë, të cilët për shekuj me radhë kanë mbetur në hije.

Në një lidhje direkte për ABC e Mëngjesit, studiuesi Alban Kraja solli në vëmendje një kapitull mahnitës të historisë sonë kulturore: historinë e dy skulptorëve virtuozë shqiptarë që magjepsën Italinë e shekujve XVI–XVII.
Giovanni Battista Albanese dhe vëllai i tij Girolamo Albanese ishin skulptorë, arkitektë dhe piktorë me origjinë shqiptare, të cilët u bënë emra të njohur në Italinë e kohës. Ata kishin qendrën e tyre artistike në Vicenza, ndërsa në Venecia realizuan disa nga kryeveprat që sot admirohen nga mijëra vizitorë nga e gjithë bota.
Sipas studiuesit Alban Kraja, gjyshi i tyre vinte nga Shkodra, ndërsa origjina shqiptare e familjes është e dokumentuar. Pas pushtimit osman të Shkodrës, një pjesë e madhe e popullsisë u detyrua të emigrojë drejt territoreve të Republikës së Venecias.
“Rreth 40% e qytetarëve të Shkodrës u zhvendosën në Venecia, sepse ishte vendi më mikpritës për ta në atë periudhë historike,” shpjegon Kraja.
Një nga dëshmitë më të forta të kontributit shqiptar në artin italian ndodhet në Kishën San Giorgio Maggiore në Venecia. Pikërisht aty gjenden pesë statuja të realizuara nga Giovanni Battista Albanese, vepra që edhe sot konsiderohen si shembuj të shkëlqyer të artit skulpturor të kohës.
“Gjurmët e Giovanni Battista Albanese janë qartësisht të dukshme në këtë kishë ikonike,” thekson studiuesi, duke shtuar se arti i tij përfaqëson nivelin më të lartë të mjeshtërisë së epokës.
Veprimtaria e Giovanni Battista Albanese nuk u kufizua vetëm në Venecia. Në sheshin kryesor të Vicenza-s, ai ka realizuar një statujë monumentale që vazhdon të qëndrojë aty edhe sot, si një dëshmi e pavdekshme e talentit të tij.
Qendra e tyre krijuese ishte pikërisht Vicenza, nga ku vëllezërit Albanese udhëtonin drejt Venecias për të realizuar porositë më të rëndësishme artistike të kohës.

Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë

By: armand
24 December 2025 at 19:24

Një banesë është përfshirë nga flakët në zonën e Plazhit të Vjetër. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta dhe pritet një verifikim i mëtejshëm nga autoritetet përkatëse. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë […]

The post Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

Albanese kërkon falje pas sulmit terrorist në plazh

22 December 2025 at 10:35


Anthony Albanese i ka kërkuar falje komunitetit hebraik të Australisë, duke thënë se ndien "peshën e përgjegjësisë" pas sulmit terrorist në plazhin Bondi.

Një ditë pasi u fishkëllye në një ceremoni fetare në Bondi , kryeministri i Australisë tha në një konferencë për shtyp në Canberra se e kuptonte zemërimin e komunitetit ndaj tij.

“Emocionet ishin të papërpunuara dhe shumë njerëz në komunitet janë të lënduar dhe të zemëruar, dhe një pjesë e atij zemërimi ishte e drejtuar ndaj meje, dhe e kuptoj këtë”, tha Albanese.

"Si kryeministër, ndiej peshën e përgjegjësisë për një mizori që ndodhi ndërsa isha kryeministër dhe më vjen keq për atë që ka përjetuar komuniteti hebre dhe kombi ynë në tërësi", shtoi ai.

Ndryshe, qeveria është përballur me një breshëri kritikash nga udhëheqësit e komunitetit hebre, të cilët e kanë akuzuar kryeministrin dhe Partinë Laburiste se nuk kanë arritur të luftojnë antisemitizmin që nga sulmet e 7 tetorit 2023 nga Hamasi.

Albanese njoftoi detaje të reja të masave për të synuar "predikuesit e urrejtjes" dhe rriti dënimet për ata që përdorin gjuhë të urrejtjes. /Telegrafi/

Sulmi në plazhin e Sidneit i motivuar nga "ideologjia e Shtetit Islamik", thotë kryeministri australian

16 December 2025 at 11:22


Të shtënat masive vdekjeprurëse në Bondi Beach u motivuan nga "ideologjia e Shtetit Islamik", tha kryeministri australian Anthony Albanese të martën në mëngjes.

"Duket se kjo ishte e motivuar nga ideologjia e Shtetit Islamik", i tha ai Korporatës Australiane të Transmetimeve (ABC).

Sipas tij, "ideologjia që ka ekzistuar për më shumë se një dekadë çoi në këtë ideologji të urrejtjes, dhe në këtë rast, një gatishmëri për t'u angazhuar në vrasje masive".

Kryeministri theksoi se ndërsa autoritetet kishin hetuar një nga personat e armatosur në vitin 2019, ai nuk konsiderohej person me interes në atë kohë dhe nuk ishte subjekt i monitorimit të vazhdueshëm, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

"Tani, nëse ai u radikalizua më tej pas kësaj, cilat janë rrethanat, kjo është objekt hetimi të mëtejshëm", citohet të ketë thënë Albanese.

Udhëheqësi australian bëri të ditur se qeveria po punon shumë për të adresuar antisemitizmin në vend.

“Po punojmë sa më shumë që mundemi”, tha ai, duke shtuar: “Por antisemitizmi, sigurisht, ka ekzistuar për një periudhë shumë të gjatë kohore – kjo është çështja. Shteti Islamik është një ideologji që, tragjikisht, gjatë dekadës së fundit, veçanërisht që nga viti 2015, ka çuar në radikalizimin e disa njerëzve në këtë pozicion ekstrem, dhe është një veprim i urryer”.

Kujtojmë se një baba dhe biri i tij janë identifikuar si të dyshuarit për sulmin terrorist ndaj një eventi hebraik në plazhin Bondi, Sidnei - i cili vrau të paktën 15 persona.

Më shumë se 1,000 persona po festonin festën hebraike të Hanukkah në plazh të dielën në mbrëmje, kur dy persona hapën zjarr ndaj tyre.

Personat e vrarë në sulm janë nga 10 deri në 87 vjeç, përfshirë një rabin dhe një të mbijetuar të Holokaustit, ndërsa 38 të tjerë janë plagosur.

Një nga personat e dyshuar për sulm është identifikuar nga policia e New South Wales (NSW) si 24-vjeçari Naveed Akram, ndërsa tjetri është identifikuar si babai i tij 50-vjeçar, Sajid Akram. /Telegrafi/

"Ahmed, ti je një hero australian”: Kryeministri Anthony Albanese viziton burrin që çarmatosi sulmuesin e Sidneit

16 December 2025 at 08:49


Kryeministri australian Anthony Albanese u takua me Ahmed al Ahmed, "heroin australian" i cili ndaloi dhe çarmatosi një nga personat e armatosur.

Në konferencën për shtyp më parë, ai tha se "e falënderoi atë për jetët që ndihmoi të shpëtoheshin".

Ai publikoi një video në X të takimit, në të cilën e vlerësoi Ahmedin dhe i shtrëngoi dorën.

“Ahmed, ti je një hero australian. E vure veten në rrezik për të shpëtuar të tjerët, duke vrapuar drejt rrezikut në plazhin Bondi dhe duke çarmatosur një terrorist. Në kohët më të këqija, ne shohim më të mirën e australianëve. Dhe kjo është pikërisht ajo që pamë të dielën në mbrëmje. Në emër të çdo australiani, të them faleminderit”, ka shkruar Albanese, përcjell Telegrafi.

Pas aktit të tij të guximshëm, mbi 1 milion dollarë janë mbledhur për Ahmedin, i cili u plagos gjatë përleshjes me të dyshuarin.

Pamjet filmike treguan momentin kur Ahmed iu afrua autorit të sulmit dhe arriti t’i marrë armën pas një përleshjeje.

Ahmed, you are an Australian hero.

You put yourself at risk to save others, running towards danger on Bondi Beach and disarming a terrorist.

In the worst of times, we see the best of Australians. And that's exactly what we saw on Sunday night.

On behalf of every Australian, I… pic.twitter.com/mAoObU3TZD
— Anthony Albanese (@AlboMP) December 16, 2025

Ahmed al Ahmed, 43 vjeç, është baba i dy fëmijëve dhe drejton biznese të vogla në Sidnei.

Kujtojmë se një baba dhe biri i tij janë identifikuar si të dyshuarit për sulmin terrorist ndaj një eventi hebraik në plazhin Bondi, Sidnei - i cili vrau të paktën 15 persona.

Më shumë se 1,000 persona po festonin festën hebraike të Hanukkah në plazh të dielën në mbrëmje, kur dy persona hapën zjarr ndaj tyre.

Personat e vrarë në sulm janë nga 10 deri në 87 vjeç, përfshirë një rabin dhe një të mbijetuar të Holokaustit, ndërsa 38 të tjerë janë plagosur.

Një nga personat e dyshuar për sulm është identifikuar nga policia e New South Wales (NSW) si 24-vjeçari Naveed Akram, ndërsa tjetri është identifikuar si babai i tij 50-vjeçar, Sajid Akram. /Telegrafi/

Sulmi me 16 viktima në Australi, kryeministri Albanese: Ligje më të ashpra për armët

By: Brisi
15 December 2025 at 08:49

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese deklaroi se qeveria australiane po shqyrton ligje më të ashpra për armët pas të shtënave në Bondi Beach. “Qeveria është e përgatitur të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm – përfshirë këtu edhe ligje më të ashpra për armët”, thotë ai, shkruan Sky News. Sipas tij, kjo do të përfshinte kufizime në numrin e […]

The post Sulmi me 16 viktima në Australi, kryeministri Albanese: Ligje më të ashpra për armët appeared first on BoldNews.al.

Masakra në Australi, kryeministri Albanese: Ligje më të ashpra për armët

By: Re Nato
15 December 2025 at 07:31

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese deklaroi se qeveria australiane po shqyrton ligje më të ashpra për armët pas të shtënave në Bondi Beach.

“Qeveria është e përgatitur të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm – përfshirë këtu edhe ligje më të ashpra për armët”, thotë ai, shkruan Sky News.

Sipas tij, kjo do të përfshinte kufizime në numrin e armëve që mund të licencohen nga individët, kontrolle më të mëdha dhe një rishikim të licencave gjatë një periudhe kohore.

“Veprimet e nevojshme do të paraqiten në mbledhjen e ardhshme të kabinetit në orën 16:00 sipas orës lokale”, tha Albanese.

Nëse ligjet ekzistuese duhen shtrënguar, “Unë jam sigurisht dakord”.

“Rrethanat e njerëzve ndryshojnë, njerëzit mund të radikalizohen me kalimin e një periudhe kohore, licencat nuk duhet të lëshohen përgjithmonë”, shtoi ai.

Bilanci i viktimave nga sulmi me armë zjarri në plazhin Bondi në Sidney të Australisë ka shkuar në 16.

40 persona të tjerë ndodhen ende të shtruar në spital, disa prej tyre në gjendje të rëndë. Sulmi ndodhi gjatë një aktiviteti të komunitetit hebre, ku qindra persona ishin mbledhur për të festuar ditën e parë të Hanukës./abcnews.al

Albanese: Sulmi në Sidnei është terrorizëm dhe akt i ligë

14 December 2025 at 15:00


Autoritetet australiane kanë denoncuar një sulm të qëllimshëm terrorist ndaj komunitetit hebre, pas një sulmi me armë në Bondi Beach që vrau të paktën 11 persona gjatë një festimi të Hanukkah.

Një nga autorët e sulmit është i vdekur, ndërsa i dyti është në gjendje kritike.

Autoritetet thonë gjithashtu se 29 persona janë dërguar në spital dhe po marrin trajtim mjekësor.

Policia thotë se një hetim është duke vazhduar, por sugjeroi një sulm të qëllimshëm ndaj komunitetit hebre.

Hetimi do të drejtohet nga njësia australiane kundër terrorizmit.

“Ky është një sulm i synuar ndaj australianëve hebrenj në ditën e parë të Hanukkah”, tha kryeministri australian Anthony Albanese në një konferencë për shtyp.

“Një akt i lig antisemitizmi, terrorizmi, që ka goditur zemrën e kombit tonë”, shto ai.

Udhëheqësit botërorë kanë reaguar gjithashtu.

Presidenti francez Emmanuel Macron i dënoi të shtënat si "një sulm terrorist antisemit" dhe u zotua të vazhdojë luftën "kundër urrejtjes antisemite".

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni shprehu ngushëllime dhe bëri thirrje për "vendosmëri të fortë kundër çdo forme dhune dhe antisemitizmi".

Presidenti izraelit Isaac Herzog ishte ndër të parët që komentoi publikisht, duke thënë "zemrat shkojnë me motrat dhe vëllezërit tanë hebrenj në Sidnei, të cilët janë sulmuar nga terroristë të ligë ndërsa shkonin të ndeznin qiriun e parë të Hanukkah". /Telegrafi/

Përfshihet nga flakët një banesë në Bradashesh të Elbasanit

By: Elva
10 December 2025 at 16:37

Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në fshatin Kusarth, Njësia Administrative Bradashesh, në Elbasan. Zjarri ka nisur në katin e parë të shtëpisë, ku ndodheshin materiale të ndryshme që kanë favorizuar përhapjen e shpejtë të flakëve. Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Shkak i […]

The post Përfshihet nga flakët një banesë në Bradashesh të Elbasanit appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Korçë/ Jetonte e vetme, e moshuara gjendet e pa shenja jete në banesën e saj

By: V K
8 December 2025 at 11:25

Një 70-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në Korçë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se e moshuara jetonte e vetëm në një pallat në lagjen nr 17.

Dyshohet që e moshuara të ketë disa ditë që ka ndërruar jetë, ndërsa nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Pritet që trupi t`i nënshtrohet ekspertizës mjeko ligjore për të zbardhur shkakun e vdekjes.

The post E rëndë në Korçë/ Jetonte e vetme, e moshuara gjendet e pa shenja jete në banesën e saj appeared first on Albeu.com.

Përfshihet nga flakët një banesë dy katëshe në Gramsh/ Shkaktohen dëme të shumta materiale

By: V K
1 December 2025 at 15:51

Pasditen e sotme rreth orës 15:00, një banesë dy katëshe është përfshirë nga flakët në fshatin Kukur të Gramshit. Zjarri, i cili ka nisur ende në rrethana të paqarta, ka përfshirë me shpejtësi të gjithë godinën.

Banuesja e cila në katin e parë shfrytëzohej edhe si njësi shërbimi, ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të Gramshit, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre në banesat përreth.

Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet që çuan në përfshirjen e objektit nga zjarri.

The post Përfshihet nga flakët një banesë dy katëshe në Gramsh/ Shkaktohen dëme të shumta materiale appeared first on Albeu.com.

Shpërthim me lëndë plasëse në portën e jashtme të një banese në Vlorë

By: V K
30 November 2025 at 07:43

Një shpërthim me eksploziv, ka ndodhur gjatë natës në lagjen “Partizani” të Vlorës. Policia thotë se lënda plasëse ishte vendosur në portën e jashtme të një banesë, në pronësi të shtetases me iniciale B.Z 63-vjeçe.

Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Njoftimi:

“Më datë 29.11.2025, rreth orës 23:38, në rrugën “Ali Demi”, lagjja “Partizani”, në portën e jashtme të banesës së shtetases B. Z., 63 vjeçe, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, nga e cila janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin, kapjen e autorëve dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, thotë policia.

Ndërkohë, materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Shpërthim me lëndë plasëse në portën e jashtme të një banese në Vlorë appeared first on Albeu.com.

Martohet presidenti (arbëresh) australian/ Antony Albanese, i pari kryeministër në detyrë që martohet në vend

29 November 2025 at 14:57

Arbëreshi në udhëheqje të qeverisë australiane, Anthony Albanese, ka kurorëzuar dashurinë e tij në martesë këtë të shtunën me partneren e tij Jodie Haydon.

Kryeministri 62 vjeçar është i pari që martohet në krye të detyrës në historinë e shtetit.

Çifti zhvilloi ceremoninë në kryeqytet, Canberra, një ditë pas seancës së fundit të vitit parlamentar.

“Jemi absolutisht të kënaqur që ndajmë dashurinë dhe angazhimin tonë për të kaluar jetën tonë të ardhshme së bashku, përpara familjes dhe miqve tanë më të ngushtë”, tha Albanese në një deklaratë të shkurtër.

Por ky nuk është rekordi i pare i Albanesë, ai u be zyrtarisht kryeministri i pare qe fejohet ne detyre, Shën Valentinit vitin e kaluar. Propozimi i udhëheqësit të Partisë Laburiste dhe pritja e dasmës u zhvilluan në rezidencën e tij zyrtare, The Lodge.

Deri në ditën e madhe, planet e dasmës ishin mbajtur sekret për shkak të shqetësimeve në lidhje me sigurinë dhe ndërprerjeve të mundshme.

Të pranishëm ishin prindërit e znj. Haydon, si dhe djali i Albanese nga martesa e tij e mëparshme. Disa nga ministrat e kabinetit të Albanese morën pjesë në ceremoni.

Qeni i Albanese, Toto, veproi si mbajtës i unazës ndërsa çifti ecte përsëri drejt altarit me këngën “Signed, Sealed, Delivered (I’m Yours)” të Stevie Wonder.

Kryeministri ndau gjithashtu një video në llogaritë e tij zyrtare në mediat sociale ku tregohet çifti i lumtur duke ecur drejt altarit.

Albanese, 62 vjeç, dhe znj. Haydon, 47 vjeç, u takuan për herë të parë në një darkë biznesi në kryeqytet.

Kryeministri i Australisë i jep fund beqarisë, Albanese i pari që kurorëzohet në detyrë

By: gaze tare
29 November 2025 at 16:45

Kryeministri Australian Anthony Albanese eshte martuar me Jody Haydon.

Albanese u bë udhëheqësi i parë australian që u martua gjatë kohës që ishte në detyrë. Çifti lidhi kurorë në Canberra të shtunën pasdite, një ditë pas seancës së fundit të vitit parlamentar.

“Jemi të kënaqur të ndajmë dashurinë dhe angazhimin tonë për të kaluar jetën tonë të ardhshme së bashku, përpara familjes dhe miqve tanë më të ngushtë”, tha Albanese, sipas BBC-së. Kryeministri australian postoi gjithashtu foto nga dasma e tij në Twitter, të cilat i shoqëroi me mbishkrimin: ” Të dua Jody “.

Deri në ditën e madhe, planet e dasmës u mbajtën sekret për shkak të shqetësimeve për sigurinë. Prindërit e Jodie-s ishin të pranishëm, si dhe djali i Albanese-s nga një martesë e mëparshme, Nathan. Disa ministra të qeverisë morën pjesë në ceremoni.

Married💍❤💍 pic.twitter.com/mSzojtBF2I

— Anthony Albanese (@AlboMP) November 29, 2025

Qeni i Albanese, Toto, mbante unazat e martesës ndërsa çifti doli nën tingujt e këngës “Signed, Sealed, Delivered (I’m Yours)” të Stevie Wonder.

Kryeministri ndau gjithashtu një video në llogaritë e tij zyrtare në mediat sociale ku tregon çiftin e lumtur duke dalë. Në pritje, vallëzimi i parë i çiftit ishte me këngën “The Way You Look Tonight” të Frank Sinatrës. Të ftuarit pinë birra nga kanaçe me fotografi të çiftit mbi to.

Anthony Albanese dhe Jodie Haydon do ta kalojnë muajin e mjaltit në Australi. Sa i përket njohjes së tyre, ajo ka ndodhur në vitin 2020 në një darkë në Melbourne, kur partia e Albanese ishte në opozitë.

The post Kryeministri i Australisë i jep fund beqarisë, Albanese i pari që kurorëzohet në detyrë appeared first on iconstyle.al.

Albanese, kryeministri i parë australian që martohet në detyrë

29 November 2025 at 13:59

SIDNEJ, 29 nëntor /ATSH/- Kryeministri australian, Anthony Albanese është martuar me partneren e tij Jodie Haydon, duke u bërë udhëheqësi i parë i vendit që martohet gjatë kohës që është në detyrë, sipas BBC.

Çifti u martua dje pasdite në kryeqytet, Kanberra, një ditë pas seancës së fundit paralamentare të vitit.

“Jemi absolutisht të kënaqur që ndajmë dashurinë dhe angazhimin tonë për të kaluar jetën së bashku, para familjes dhe miqve tanë më të ngushtë”, tha Albanese në një deklaratë të shkurtër.

Çifti u fejua në Ditën e Shën Valentinit të vitit të kaluar. Pritja e dasmës u zhvillua në rezidencën e tij zyrtare, “The Lodge”.

Deri në ditën e madhe, planet e dasmës ishin mbajtur sekret për shkak të shqetësimeve në lidhje me sigurinë.

Të pranishëm ishin prindërit e Haydon, si dhe djali i Albanese nga martesa e tij e mëparshme.

Qeni i Albanese, Toto, shërbeu si mbajtës i unazave ndërsa çifti eci drejt altarit me këngën “Signed, Sealed, Delivered (I’m Yours)” të Stevie Wonder.

Kryeministri ndau gjithashtu një video në rrjete sociale ku tregohej çifti i lumtur duke ecur drejt altarit ndërsa të ftuarit i mbuluan me konfeti.

Disa nga ministrat e kabinetit të Albanese morën pjesë në ceremoni, gjithashtu.

Vallëzimi i tyre i parë u bë nën tingujt e “The Way You Look Tonight” nga Frank Sinatra.

Festimet përfshinin edhe kanaçe birre të punuara me porosi me imazhin e çiftit.

Albanese, 62 vjeç, dhe Haydon, 47 vjeç, u takuan për herë të parë në një darkë biznesi në Melbourne në vitin 2020, ndërsa kryeministri ishte udhëheqës i opozitës.

Haydon u shfaq gjatë fushatave zgjedhore të Albanese në vitet 2022 dhe 2025, dhe u pa përkrah kryeministrit në ngjarje të mëdha, përfshirë funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II dhe në një darkë shtetërore të organizuar nga ish-presidenti i SHBA-së, Joe Biden.

Albanese është kryeministri i parë australian që martohet ndërsa është në detyrë. //a.i/

 

The post Albanese, kryeministri i parë australian që martohet në detyrë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌