Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 January 2026Main stream

E rëndë në Meksikë/ 11 viktima pas të shtënave në një ndeshje futbolli

By: armand
26 January 2026 at 15:23

Të paktën 11 persona janë vrarë pasi disa persona të armatosur hapën zjarr dje në një ndeshje futbolli në Meksikën qendrore, raportuan mediat lokale. Përveç personave të vrarë, u raportuan edhe 12 të plagosur. “Ata po luanin futboll kur disa persona të armatosur mbërritën me dy automjete dhe hapën zjarr ndaj të pranishmëve”, raportoi gazeta “El […]

The post E rëndë në Meksikë/ 11 viktima pas të shtënave në një ndeshje futbolli appeared first on BoldNews.al.

Aksidenti në Gramsh/ Zbulohen emrat e dy viktimave, një infermiere e plagosur rëndë

By: armand
26 January 2026 at 14:57

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë të hënë në aksin Kabash–Poroçan të Bashkisë Gramsh, pranë fshatit Bardhaj. Një kamion ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë, duke shkaktuar pasoja tragjike për personat që ndodheshin brenda. Sipas informacioneve paraprake, në mjet udhëtonin tre persona, pjesë e personelit të shërbimit në fshatra: një […]

The post Aksidenti në Gramsh/ Zbulohen emrat e dy viktimave, një infermiere e plagosur rëndë appeared first on BoldNews.al.

Zhupa: Mbyllja e Kadastrës në Vlorë është akt antikushtetues dhe goditje ndaj qytetarëve

By: armand
26 January 2026 at 14:45

Deputetja Ina Zhupa ka reaguar ndaj vendimit për mbylljen e Zyrës së Kadastrës në Vlorë dhe transferimin e saj në Tiranë. Zhupa duke e cilësuar këtë akt si arbitrar, të paligjshëm dhe thellësisht antikushtetues. Sipas saj, ky është një precedent i rrezikshëm që shkel çdo parim të funksionimit të administratës publike. Reagimi:  Mbyllja e Zyrës […]

The post Zhupa: Mbyllja e Kadastrës në Vlorë është akt antikushtetues dhe goditje ndaj qytetarëve appeared first on BoldNews.al.

Kamioni bie në humnerë në Gramsh, raportohet për dy të vdekur

By: armand
26 January 2026 at 14:23

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Kabash–Porocan, në Gramsh, pranë fshatit Bardhan. Mësohet se dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje shumë të rëndë. Një mjet tip kamion ka rënë në humnerë, ku në të udhëtonin një mësuese, një infermiere dhe drejtuesi i mjetit, pjesë e personelit të […]

The post Kamioni bie në humnerë në Gramsh, raportohet për dy të vdekur appeared first on BoldNews.al.

Artan Hoxha del nga SPAK, tregon çfarë përmban audio-përgjimi për “21 Janarin”

By: armand
26 January 2026 at 13:44

Gazetari Artan Hoxha ka dalë pak minuta më parë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku u paraqit paraditen e kësaj së hëne dhe dorëzoi audiopërgjimin origjinal të protestës së 21 janarit, ku humbën jetën 4 protestues. Në një deklaratë para gazetarëve, Hoxha theksoi se ky material jep informacione për vrasjet e bëra në mes […]

The post Artan Hoxha del nga SPAK, tregon çfarë përmban audio-përgjimi për “21 Janarin” appeared first on BoldNews.al.

Banorët e Luzit protestojnë për unazën e Fushë-Krujës, Kalaja: Rruga në gjendje lufte!

By: armand
26 January 2026 at 13:30

Banorët e fshatit Luz në Fushë-Krujë kanë dalë sot në protestë për gjendjen e rënduar të rrugës që kalon në zonën e tyre. Rruga është shndërruar në një problem serioz për komunitetin ku trotuaret janë të mbuluara me baltë, duke rrezikuar kalimtarët, ndërsa fasadat e shtëpive janë dëmtuar nga ndotja masive. Sipas banorëve, mjetet e […]

The post Banorët e Luzit protestojnë për unazën e Fushë-Krujës, Kalaja: Rruga në gjendje lufte! appeared first on BoldNews.al.

“Kontroll, asnjë lëvizje”/ “Le Iene” publikon pamjet nga aksioni kundër call-center në Tiranë

By: armand
26 January 2026 at 13:21

Emisioni investigativ italian “Le Iene” ka publikuar pamjet e operacionit të SPAK dhe BKH në një call centre në Tiranë. Në video shihet momenti kur oficerët  afrohen afër recepsionit duke thënë: “SPAK-u kontroll, asnjë lëvizje vajza. Mos i prekni telefonat”. Organizata dyshohet se fitonte midis 20 dhe 30 milionë euro në muaj përmes qendrave të […]

The post “Kontroll, asnjë lëvizje”/ “Le Iene” publikon pamjet nga aksioni kundër call-center në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Shpikjet e Lorenës së ASHK, Kadastrën e Vlorës e sjell në Tiranë

By: armand
26 January 2026 at 12:04

Me një firmë të vetme, drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, ka vulosur mbylljen e strukturave vendore të Kadastrës në Vlorë. Vendimi, i cili hyn në fuqi më 1 shkurt 2026, i heq qytetit bregdetar shërbimet e menaxhimit të pronave, duke i kaluar ato në kryeqytet. Sipas dokumentit zyrtar, ky hap […]

The post Shpikjet e Lorenës së ASHK, Kadastrën e Vlorës e sjell në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Babai goditi me thikë vajzën dhe kalimtarin, si paraqitet gjendja shëndetësore e të plagosurve

By: armand
26 January 2026 at 11:51

24-vjeçarja Xhensila Ndoj mbeti e plagosur pasi u godit me thikë nga babai i saj, Mikel Ndoj, 56-vjeç, pas një sherri të ndodhur mes tyre pranë ambienteve ku punonte vajza. Nga ngjarja në Durrës, i plagosur mbeti edhe shtetasi Onard Memlika, i cili kishte ndërhyrë për të qetësuar konfliktin, por gjithashtu u godit me thikë […]

The post Babai goditi me thikë vajzën dhe kalimtarin, si paraqitet gjendja shëndetësore e të plagosurve appeared first on BoldNews.al.

Grabiti bankën në Shkodër dy ditë më parë, arrestohet 27-vjeçari (EMRI)

By: armand
26 January 2026 at 11:43

Policia e Shkodrës ka identifikuar dhe arrestuar autorin e grabitjes së ndodhur më 24 janar 2026, në lagjen “Vojo Kushi”. Në pranga ka rënë 27-vjeçari Gjionata Kola, i dyshuar për vjedhjen e një shume parash në një institucion financiar. Sipas njoftimit zyrtar, Kola ka hyrë në ambientet e bankës dhe ka kanosur punonjësit me një […]

The post Grabiti bankën në Shkodër dy ditë më parë, arrestohet 27-vjeçari (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

Artan Hoxha shkon në SPAK, dorëzon audio-përgjimin për “21 Janarin”

By: armand
26 January 2026 at 11:29

Gazetari Artan Hoxha është paraqitur pak më parë në Prokurorinë e Posaçme. Mësohet se Hoxha ka dorëzuar në SPAK audiopërgjimin origjinal në lidhje me “21 Janarin”. Ngjarja e 21 janarit 2011 shënon një nga episodet më të rënda të dhunës politike në vend, kur gjatë një proteste të PS-së para godinës së Kryeministrisë, u qëlluan […]

The post Artan Hoxha shkon në SPAK, dorëzon audio-përgjimin për “21 Janarin” appeared first on BoldNews.al.

Berisha në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës: Vijon beteja kundër narkoshtetit

By: armand
26 January 2026 at 11:16

Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha, ka udhëtuar drejt Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në një mision që siç e quan ai, është vazhdimi i betejës kundër narkoshtetit të Edi Ramës. Me një postim të shkurtër në rrjetin social Facebook, Berisha ka dhënë mesazhin nga Asambleja e PE-së, ku ndodhet së bashku me deputeten […]

The post Berisha në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës: Vijon beteja kundër narkoshtetit appeared first on BoldNews.al.

Pjesë e grupit “Rraja”/ I akuzuar për trafik droge, arrestohet në Dubai Bujar Sefa

By: armand
26 January 2026 at 09:50

Është arrestuar në Dubai, Bujar Sefa i shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e grupit “Rraja”. Bujar Sefa alias Xaka nga Kruja u shpall në kërkim nga SPAK më 15 dhjetor 2025 si pjesë e një grupi që kishte trafikuar marijuanë dhe kokainë drejt vendeve të BE. Nga dosja hetimore rezulton se Bujar Sefa, […]

The post Pjesë e grupit “Rraja”/ I akuzuar për trafik droge, arrestohet në Dubai Bujar Sefa appeared first on BoldNews.al.

Tragjedi në brigjet e Tunizisë, 50 emigrantë të mbytur nga fundosja e një anijeje!

By: armand
26 January 2026 at 09:47

Një emigrant është shpëtuar dhe 50 të tjerë dyshohet se janë mbytur pasi një anije u fundos në Mesdhe, raporton Reuters. Emigranti që u shpëtua pas 24 orëve në det tha se dyshon që të tjerët mund të kenë vdekur. Anija ishte ardhur nga Tunizia, shtoi ajo, një pikë e zakonshme nisjeje për migrantët që […]

The post Tragjedi në brigjet e Tunizisë, 50 emigrantë të mbytur nga fundosja e një anijeje! appeared first on BoldNews.al.

11 viktima dhe miliona njerëz pa energji nga stuhia dimërore në SHBA

By: armand
26 January 2026 at 09:37

Një stuhi e rrezikshme dimërore ka përfshirë SHBA-në duke lënë të paktën 11 persona të vdekur dhe miliona njerëz pa energji elektrike. Mediat amerikane bëjnë të ditur se i ftohti vdekjeprurës do të vazhdojë gjatë gjithë javës. Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit (NËS), shkollat ​​dhe rrugët në të gjithë vendin janë mbyllur dhe fluturimet janë […]

The post 11 viktima dhe miliona njerëz pa energji nga stuhia dimërore në SHBA appeared first on BoldNews.al.

I dyshuar për 7 grabitje me armë dhe djegie makine, arrestohet 30-vjeçari në Lezhë (EMRI)

By: armand
26 January 2026 at 09:24

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 30-vjeçar, i identifikuar si Emiljan Nikolli, alias Emiljan Lleshi nga Mamurrasi. Sipas policisë, gjatë vitit 2025 dhe muajit janar 2026, 30-vjeçari dyshohet se ka kryer 11 vjedhje, prej të cilave 7 nën kërcënimin e armës. Mes rasteve të dokumentuara janë vjedhje në dy karburante, një dyqan dhe […]

The post I dyshuar për 7 grabitje me armë dhe djegie makine, arrestohet 30-vjeçari në Lezhë (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

Denoncimi i Tabakut: 500 milionë euro për AKSHI-n, por shërbimet dixhitale nuk funksionojnë!

By: armand
26 January 2026 at 09:15

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur alarmin mbi atë që e cilëson si një dështim të rëndë të politikave të digjitalizimit nga qeveria, duke theksuar se shpenzimet rekord nuk janë reflektuar në shërbime funksionale për qytetarët. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku thekson se vetëm brenda një viti buxheti i […]

The post Denoncimi i Tabakut: 500 milionë euro për AKSHI-n, por shërbimet dixhitale nuk funksionojnë! appeared first on BoldNews.al.

Detaje nga vrasja e Jani Aliajt në burgun grek, dyshohet se u ekzekutua nga Xhuliano Halili

By: armand
26 January 2026 at 09:02

Orët e fundit, hetimet për vrasjen e 49-vjeçarit Jani Aliaj në burgun e Koridhalos, kanë marrë kthesë. Policia greke dyshon fort se autor i vrasjes së Aliajt mund të jetë 44-vjeçari nga Tepelena, Xhuliano Halili. Ai ndodhej në të njëjtin sektor me Aliajn, në qeli afër njëri-tjetrit dhe çuditërisht rezulton i plagosur në këtë ngjarje. […]

The post Detaje nga vrasja e Jani Aliajt në burgun grek, dyshohet se u ekzekutua nga Xhuliano Halili appeared first on BoldNews.al.

Shkodër/ Zbulohen ambiente për kultivim kanabisi, 5 të arrestuar, 4 prej tyre punonjës të OSHEE-së

By: armand
26 January 2026 at 08:53

Policia e Shkodrës ka zhvilluar një aksion në fshatin Boriç i Madh, ku u zbuluan ambiente të përshtatura për kultivimin e kanabisit me pajisje elektrike të lidhura në mënyrë të paligjshme. Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Kol Narkaj, 35 vjeç, banues në fshatin Bratosh, ndërsa u shpall në kërkim shtetasi A. G., 36 […]

The post Shkodër/ Zbulohen ambiente për kultivim kanabisi, 5 të arrestuar, 4 prej tyre punonjës të OSHEE-së appeared first on BoldNews.al.

Trump akuzon demokratët për tensionet në Minneapolis: Refuzojnë bashkëpunimin për dëbimet e emigrantëve

By: armand
26 January 2026 at 08:43

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka reaguar ndaj ngjarjeve të fundit në Minneapolis përmes disa postimeve në rrjetet sociale, ku ka mbrojtur operacionet federale të emigracionit dhe ka akuzuar demokratët për përshkallëzimin e tensioneve. Në postimet e publikuara mbrëmjen e kaluar, Trump deklaroi se republikanët fituan “në masë të madhe” zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 […]

The post Trump akuzon demokratët për tensionet në Minneapolis: Refuzojnë bashkëpunimin për dëbimet e emigrantëve appeared first on BoldNews.al.

❌
❌