Një vrasje ndodhi brenda burgut të Korydallos, kur një i burgosur me origjinë shqiptare, u sulmua me thikë dhe ndërroi jetë nga plagët e marra.
Mësohet se shqiptari i vrarë në burgun e Koridhalos është Jani Aliaj, një emër shumë i njohur për botën e krimit.
Jani Aliaj rezulton i dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia shqiptare për vrasjen e Elton Çiços për hakmarrje, ngjarje kjo e ndodhur më 1 Maj të vitit 2016 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Mediat greke bëjnë të ditur se incidenti ndodhi në rrethana ende të paqarta, duke nxitur mobilizimin e menjëhershëm të autoriteteve të burgut.
Informacionet fillestare tregojnë se autori i krimit është një i burgosur grek, i cili e sulmoi viktimën duke përdorur një objekt të mprehtë të improvizuar.
Vërehet se të dy burrat ishin kriminelë të rrezikshëm që vuanin dënimin për vrasje./e,t
Bursat europiane e çelë javën në rënie, duke vijuar trendin negativ të nisur që prej njoftimit të Donald Trump për vendosjen e tarifave doganore ndaj Groenlandës.
Presidenti amerikan deklaroi se nga 1 shkurti, Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Britania e Madhe Holanda e Finlanda, vende këto që kanë dërguar trupa në ishull, përballen me tarifa doganore prej 10%.
E teksa në Europë po shqyrtohet tani mundësia e pezullimit të marrëveshjes së arritur me Uashingtonin të vitit të kaluar, por që ende duhet ratifikuar nga Parlamenti Euorpian, kërcënimi i një lufte të re tregtare me SHBA-në po shton nervozizmin në tregje. Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili po punon për të koordinuar një përgjigje europiane ndaj tarifave doganore nga ana e SHBA-së, po nxit aktivizimin e Instrumentit të Bashkimit Evropian Kundër Presioneve. Macron, deklaroi se kërcënimet e Trumpit janë “të papranueshme”.
Tensionet vijnë gjithashtu në një kohë kur në Davos çelet Forumi Ekonomik Botëror. Në terren negativ po lëvizin veçanërisht bursa e Parisit, që u hap me -1.5%, Frankfurti (-1,4%), Madridi (-0,9%) dhe Londra (-0,6%). Sektorët e gjendur nën një presion më të madh janë ata të automobilëve, mallrave të luksit dhe teknologjisë.
Ekspertët thonë se investitorët po orientohen drejt aseteve të sigurta, si metalet e çmuara; ari dhe argjendi arritën nivele të reja maksimale pas një hovi të fortë javën e kaluar./ET
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratës që sipas tij shtrembëron qëndrimin e tij lidhur me RTSH-në. Në një reagim të publikuar në platformën X, kreu i qeverisë shqiptare shprehet se po krijohet një model shqetësues i keqinformimit dhe i mungesës së vullnetit për të dëgjuar realisht atë që thuhet. Rama thekson se vërejtjet e tij nuk kanë absolutisht asnjë lidhje me një qasje të tillë dhe se thelbi i fjalimit të tij është keqkuptuar ose deformuar. Ai u bën thirrje autorëve të deklaratës që të lexojnë ose të dëgjojnë me kujdes fjalimin e tij dhe të bëjnë një përpjekje të sinqertë për të kuptuar mesazhin real.
Postimi i plotë nga kryeministri Edi Rama
Po bëhet një model për të ardhur keq i kësaj epoke të re të përtacisë së shfrenuar ndaj dëgjimit të asaj që të tjerët realisht thonë, që të përballemi me deklarata si ajo e bashkëngjitura, të cilat pasqyrojnë një keqkuptim thellësisht të shtrembëruar të qëndrimit tim lidhur me Transmetuesin Publik Shqiptar.
I ftoj autorët e kësaj deklarate keqorientuese ta lexojnë ose ta dëgjojnë me kujdes fjalimin tim dhe të bëjnë një përpjekje të sinqertë për të kuptuar thelbin. Vërejtjet e mia nuk kanë të bëjnë absolutisht aspak me “lidhjen e financimit apo të ekzistencës së RTSH-së me miratimin politik”. Çdo interpretim i tillë është thjesht i pasaktë dhe keqorientues.
Mbrojtja e informacionit nis me mos përhapjen e dezinformimit.
Mbrojtja e informacionit nis me mos përhapjen e dezinformimit.
Persona ende të pa identifikuar, kanë hakëruar transmetimet satelitore të televizionit shtetëror iranian, duke paraqitur në transmetim disa pamje në mbështetje të Princit të Kurorës në Mërgim Reza Pajlavi, teksa gjithashtu u kanë bërë thirrje forcave të sigurisë të mos “i drejtojnë armët ndaj popullit”
Pamjet u transmetuan në disa kanale satelitore, të kontrolluara nga Islamic Republik of Iran Broadcasting, IRIB. Videoja përfshinte dy mesazhe të Pahlavit dhe forcave të rendit, e në grafikën shoqëruese shkruhej: “Ky është një mesazh për ushtrinë dhe forcat e sigurisë”. “Mos i drejtoni armët kundër popullit.Bashkohuni me kombin për lirinë e Iranit”!
Sulmi kibernetik vjen në një kohë kur bilanci i të vdekurve sa vjen edhe rritet.
Ky nuk është i pari sulm kibernetik që shënon ndërprerjen e transmetimeve iraniane. Në vitin 1986, The Washington Post raportoi se CIA u furnizoi aleatëve të princit “një transmetues televiziv në miniaturë për një transmetim klandestin 11-minutësh” në Iran nga Pahlavi që piratoi sinjalin e dy stacioneve në Republikën Islamike./ET
Meteorologia Lajda Porja është shprehur se kjo javë që ka nisur është një javë tipike dimri, me mëngjese të ftohta, ku temperatura më e ulët pritet të jetë -5 gradë Celsius dhe maksimumet që do të ngjiten deri në 12 gradë.
Në një lidhje live për Euronews Albania, ajo tha se këto janë temperatura tipike të janarit, dhe dita e martë do të jetë dita më e ftohtë e javës, me minimumin që do të zbresë edhe në -5 gradë Celsius në zonat malore.
Meteorologia Lajda Porja theksoi gjithashtu se në pjesën e dytë të javës, erërat do të jenë problematike për transportin detar.
“Vranësirat do të jenë më të pranishme në pjesën e dytë të javës. Do të ketë një shtim të lagështirës, e cila do të bëjë që i ftohti të shtohet akoma më shumë, dhe maksimumet do të jenë jo më shumë se 12 gradë. Reshje të pakta do të ketë në skajin jugor, dhe reshje dëbore në juglindje.
Dita e mërkurë sjell mundësi për reshje, të cilat do të jenë të pakta. Nga e enjtja, e premtja dhe fundjava do të përfshihen nga një masë e ngrohtë e ajrit, duke sjellë vranësira, lagështirë dhe reshje me intensitet të ulët.
Pjesa e parë e javës do të jetë e lagësht dhe e ftohtë, dhe pjesa e dytë e lagësht por e ngrohtë. Ajo që do të jetë problematike në pjesën e dytë të javës do të jenë stuhitë e erës, të cilat do të jenë me intensitet të lartë, deri në 80 apo 85 km/orë, e cila do të krijojë problem në trafikun detar, por jo shumë alarmante”, është shprehur ajo.
Ndërkohë, përsa i përket rajonit, meteorologia Lajda Porja ka thënë se në Kosovë ndryshe nga Shqipëria, nuk priten reshje shiu por temperaturat do të zbresin -5 deri -7 gradë Celsius.
“Shtohet ngrica, dhe lagështira do të bëjë që i ftohti të ndihet shumë. Pjesa e parë do të jetë më e ftohtë dhe pjesa e dytë më e ngrohtë për klimën e Kosovës. Maqedonia e Veriut do të ketë reshje më prezente, të cilat do të nisin që nesër”, u shpreh meteorologia./et
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve përmes një njoftimi tregon se cila kategori e pensionistëve nuk janë të obliguar për paraqitje paraqitje të rregullt para zyrave të pensioneve.
Sipas njoftimit thuhet se pensionistët kontributiv, parciale kontributive, dhe familjare nuk janë të obliguar të paraqiten para zyrave të pensioneve.
Ndërsa siç thuhet në njoftim pensionistët e kategorive të tjera vazhdojnë të kenë obligim për paraqitje sipas legjislacionit në fuqi.
“MFPT ka ndërmarrë hapa të vazhdueshëm për të lehtësuar shërbimet për pensionistët, duke përfshirë: Ekipet mobile që ofrojnë shërbime në shtëpi për ata që nuk mund të paraqiten fizikisht, në të gjitha shtatë rajonet e Kosovës; Thjeshtësimin e procedurave për personat paraplegjikë, tetraplegjikë dhe të verbër, duke eliminuar proceset e panevojshme dhe të lodhshme të rivlerësimit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marr vendim për ndërprerjen e mandatit të përfaqësuesve të subjekteve politike në Komisioni Komunal të Zgjedhjeve në komunën e Prizrenit.
Këtë e bëri të ditur gjatë mbledhje kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.
Ai po ashtu bëri të ditur edhe vendimin për rinumërimin e të gjitha vendvotimeve në 28 komunat, si: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut; dhe
Vendim për rinumërimin e të gjitha vendvotimeve në 28 komunat, si: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut; dhe
Sipas vendimit të mëhershëm të KQZ-së, i datës 13 janar 2026, parashihej që në 10 komuna (Dragash, Kaçanik, Lespoaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug) të bëhej rinumërimi i të gjitha vendvotimeve, ndërkaq për 28 të tjera vetëm nga 10% të vendvotimeve. Pas vendimit të mbledhjes së sotme, të gjitha vendvotimet, 2,557 sosh, që i përkasin të gjitha komunave të Republikës së Kosovës, do të përfshihen në rinumërim.
Para votimit të këtyre dy rekomandimeve, kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, njoftoi se gjatë ditës së sotme, KQZ ka pranuar raport preliminar nga procesi i deritashëm i rinumërimit të vendvotimeve nga komuna të ndryshme të Republikës së Kosovës që po zhvillohet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Ai riktheu në vëmendje se KQZ, me vetëiniciativë, ka zhvilluar procesin për verifikimin e rezultateve zgjedhore dhe më pas ka marrë edhe vendimin për rinumërimin e fletëvotimeve nga 914 vendvotime.
Gjatë mbledhjes, Radoniqi prezantoi pjesë nga raporti i rinumërimit të deritashëm.
“Kur flasim për votat e subjekteve politike, ndryshimet e identifikura janë minimale dhe pothuaje të papërfillshme. Kjo do të thotë se rezultatet e subjekteve janë numëruar dhe paraqitur saktë”, tha Radoniqi.
Më tej, ai shpjegoi se për dallim nga votat për subjektet politike, të dhënat për kandidatët pas rinumërimit, paraqesin një shkallë të lartë të pasaktësive në numërim.
“Sipas raportit nga vendvotimet e rinumëruara në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, rezulton se pas rinumërimit në QNR janë zbritur nga rezultati 36,007 vota për kandidatë, të cilat u ishin regjistruar atyre në QKN. Po ashtu, pas rinumërimit u janë shtuar 20,978 vota kandidatëve, të cilat nuk ishin regjistruar saktë në QKN. Ndryshimi në numrin e votave të kandidatëve pas rinumërimit tregon se procesi i numërimit të votave të kandidatëve brenda subjekteve politike ka pasur pasaktësi”, tha Radoniqi.
“Analiza numerike e veçon komunën e Prizrenit si rastin më ekstrem. Pas rinumërimit në QNR të komunës së Prizrenit janë zbritur nga rezultati 29,343 vota për kandidatë, të cilat u ishin regjistruar atyre në QKN të Prizrenit. Po ashtu, pas rinumërimit u janë shtuar 16,366 vota kandidatëve, të cilat nuk ishin regjistruar saktë në këtë QKN. Megjithatë, në komunat tjera të rinumëruara nuk vërehen dallime të mëdha në votat e kandidatëve. Ndryshimet përfshijnë gabimet eventuale të regjistrimit të votave të kandidatëve dhe shtimin e votave si rezultat i rivlerësimit të fletëvotimeve të pavlefshme, por në vendvotime të caktuara janë evidente ndryshime me të mëdha tek disa kandidatë”, shtoi Radoniqi.
Gjithashtu, Radoniqi kujtoi se vendimi i KQZ-së është ndërmarrë me qëllim të garantimit të saktësisë së rezultateve zgjedhore dhe për të siguruar që vullneti i qytetarëve të Republikës së Kosovës të regjistrohet dhe të reflektohet në mënyrë të saktë, ashtu siç është shprehur prej tyre në fletëvotime, duke shtuar se për të qenë plotësisht transparent në këtë proces, rezultati i çdo vendvotimi të rinumëruar është pasqyruar në platfomën e KQZ-së për rezultate.
Në fund, në emër të KQZ-së, Radoniqi ritheksoi se gjetjet nga procesi i rinuëmrimit do të adresohen në Prokurorinë e Shtetit dhe se KQZ do të ofrojë bashkpëunim të plotë institucional në procesin hetimor.
Drejtoresha për Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë në American Hotel & Lodging Educational Institute (AHLEI), Yamel Henriksen, në një intervistë për Telegrafin ka folur për rolin e AHLIE-t në zhvillimin e sektorit të turizmit dhe mikpritjes, si dhe për përfitimet konkrete që këto trajnime dhe certifikime sjellin për Kosovën.
Henriksen ka theksuar se AHLIE është institucioni global i trajnimit dhe certifikimit i Shoqatës Amerikane të Hoteleve dhe Strehimeve dhe Shoqatës Kombëtare të Restoranteve, dy organizatat më të mëdha të mikpritjes në botë.
“Ne operojmë ekskluzivisht në sektorin e mikpritjes dhe turizmit dhe misioni ynë është shumë i qartë: të rrisim profesionalizmin, cilësinë e shërbimit dhe konkurrueshmërinë globale të industrisë përmes trajnimeve, burimeve akademike dhe certifikimeve profesionale të njohura ndërkombëtarisht”, ka deklaruar ajo.
Sipas Henriksen, AHLIE është i pranishëm në mbi 100 vende të botës dhe bashkëpunon me më shumë se 2,000 institucione partnere, duke mbështetur studentët, edukatorët dhe profesionistët në ndërtimin e karrierave të qëndrueshme dhe të përgatitura për të ardhmen.
Drejtoresha rajonale e AHLIE-t ka vlerësuar se certifikimet ndërkombëtare janë kyçe për ngritjen e standardeve në të gjithë sektorin e turizmit dhe hotelerisë.
Foto: Ridvan Slivova
“Certifikimet e AHLIE-t bazohen në kompetenca, janë të validuara nga industria dhe të përafruara me nevojat reale operacionale të hoteleve, restoranteve dhe organizatave turistike në mbarë botën. Kur profesionistët fitojnë një certifikatë AHLIE, ata dëshmojnë jo vetëm njohuri teorike, por edhe aftësinë për të zbatuar praktikat më të mira në nivel ndërkombëtar”, ka theksuar Henriksen.
Ajo ka shtuar se kjo ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimit, kënaqësinë e mysafirëve dhe konkurrueshmërinë e destinacioneve turistike.
Duke folur për Kosovën, Henriksen ka vlerësuar se vendi ka potencial të madh për zhvillimin e turizmit, ndërsa certifikimet ndërkombëtare ndihmojnë në tejkalimin e mungesës së aftësive dhe profesionalizimin e fuqisë punëtore.
“Për vende si Kosova, që po zgjerojnë ofertën e tyre turistike, këto certifikime ndihmojnë në mbushjen e boshllëqeve të aftësive, forcimin e besueshmërisë së bizneseve lokale dhe rritjen e konkurrencës në tregun global”, ka thënë ajo.
Henriksen ka konfirmuar se AHLIE e konsideron Unionin e Turizmit të Kosovës si një partner të rëndësishëm dhe strategjik për zhvillimin e trajnimeve dhe certifikimeve në vend.
Foto: Ridvan Slivova
“Unioni i Turizmit të Kosovës ka demonstruar profesionalizëm, përkushtim dhe një kuptim të thellë të nevojave të sektorit. Bashkëpunimi na lejon të sjellim standarde globale, gjithmonë të përshtatura me kontekstin lokal, duke siguruar ndikim afatgjatë dhe qëndrueshmëri”, ka deklaruar ajo.
Sipas Henriksen, përfitimet nga pjesëmarrja në trajnimet e AHLIE-t janë të prekshme në çdo nivel.
“Për studentët dhe profesionistët, certifikimet forcojnë punësimin, hapin dyer ndërkombëtare dhe ofrojnë aftësi që zbatohen menjëherë në vendin e punës. Për bizneset, ato nënkuptojnë cilësi më të lartë shërbimi, mbajtje më të mirë të stafit dhe pajtueshmëri me standardet ndërkombëtare të sigurisë dhe përvojës së mysafirëve”, ka theksuar ajo.
Foto: Ridvan Slivova
Në fund, drejtoresha e AHLEI-t ka dhënë një mesazh motivues për të rinjtë dhe profesionistët e sektorit të turizmit dhe mikpritjes në Kosovë.
“Investoni në veten tuaj. Ky sektor shpërblen ata që janë të etur për dije, që vazhdojnë të mësojnë dhe që guxojnë të rriten. Një certifikatë AHLIE nuk është thjesht një dokument, por një derë e hapur drejt mundësive globale. Kosova ka talent, pasion dhe potencial – me trajnim, disiplinë dhe vizion, suksesi ndërkombëtar është i arritshëm”, ka përfunduar Henriksen. /Telegrafi/
Një sherr mes dy të burgosurve, një greku dhe një shqiptari, ka përfunduar me vrasjen e këtij të fundit në burgun e Koridhalos. Sipas mediave greke, dy të dënuarit janë përfshirë fillimisht në një konflikt banal, për arsye që ende nuk janë bërë të ditura. Gjatë përleshjes, i burgosuri grek ka nxjerrë një mjet prerës […]
Kryeministri Edi Rama ka përgënjeshtruar deklaratat që vetë bëri pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së për Radiotelevizioni Shqiptar, duke i cilësuar si interpretime publike të shtrembëruara dhe të pavërteta. Në reagimin e tij, Rama shprehet se po krijohet një model shqetësues i “përtacisë intelektuale” në këtë epokë të re, ku njerëzit sipas tij nuk […]
Përdorimi i dënimit me vdekje në nivel global po rritet me një ritëm alarmant, ka paralajmëruar OKB përmes Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk. Në një deklaratë të publikuar nga Gjenevë, Türk shprehu shqetësim të veçantë për situatën në Iran, Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara, mes vendeve të tjera ku […]
Katër persona, mes tyre dy zyrtarë të Ministria e Punëve të Brendshme, janë arrestuar të hënën në Prishtinë, nën dyshimet për ryshfet dhe abuzime në procesin e lëshimit të lejeve për armë. Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi se dy zyrtarët e MPB-së dyshohet se kanë lëshuar certifikata për armëmbajtje duke shpërfillur procedurat ligjore, për çka […]
Edi Rama inspektoi sot parkun e ri të ndërtuar në liqenin e Paskuqanit, pjesë e bashkisë së Kamzës. Kryebashkiaku Rakip Suli, teksa prezantoi projektin e përfunduar, zbuloi se po planfikojnë ta betonizojnë së shpejti, ashtu si çdo hapësirë tjetër të gjelbër në Tiranë. “Ka një interes të madh për ndërtime private. Janë menduar jo më […]
Një mesazh prekës ka emocionuar ndjekësit në rrjetet sociale. Selvije Jao, bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, ka ndarë një dedikim mjaft emocional me rastin e 4-vjetorit të lindjes së djalit të tyre, Roel. Kjo ditëlindje shënon një moment të veçantë dhe të dhimbshëm për familjen, pasi është hera e parë që vogëlushi e feston pa praninë fizike të të atit.
Shpat Kasapi u nda nga jeta papritur më 26 nëntor të vitit të kaluar, duke lënë pas një boshllëk të madh tek të dashurit e tij.
Përmes një postimi në Instagram, Selvija shprehu dhimbjen dhe mallin e thellë, duke rrëfyer se do të kishte dashur që Shpati të ishte aty për të përqafuar djalin e tyre, me duart plot dhurata, si çdo prind në një ditëlindje. Në vend të kësaj, Roeli e përjetoi këtë përvjetor duke parë fotografinë e babait të tij.
Selvije i bën një premtim të ndjerë të birit, duke theksuar se do të jetë gjithmonë pranë tij dhe do ta mbështesë në çdo hap të jetës.
“Biri im, mami është këtu për të të dashur dyfish dhe për të të mbajtur fort,” shkroi ajo, ndërsa shtoi se beson se Shpati e mbron dhe e do Roelin nga qielli./et
Kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi, ka thirrur zgjedhje të parakohshme, ndërsa përpiqet të përfitojë nga vlerësimet e larta të miratimit që kur u bë kryeministrja e parë femër e vendit tre muaj më parë.
Takaichi, një konservatore e përfshirë në një mosmarrëveshje gjithnjë e më të thellë me Kinën mbi sigurinë e Tajvanit, tha të hënën se do të shpërndajë dhomën e ulët të Dietës – parlamentin e Japonisë – më 23 janar, dhe zgjedhjet do të pasojnë më 8 shkurt.
Duke folur në një konferencë për shtyp, Takaichi, e cila mori detyrën pas dorëheqjes së paraardhësit të saj, tha se donte që votuesit të gjykonin nëse ajo ishte “e përshtatshme” për të vazhduar në këtë rol.
Duke e përshkruar vendimin për të thirrur zgjedhje të parakohshme si “shumë të vështirë”, Takaichi u tha gazetarëve: “Po e vë në rrezik të ardhmen time si kryeministër. Dua që populli të vendosë drejtpërdrejt nëse mund të më besojë mua menaxhimin e vendit.”
Zgjedhjet e ardhshme për Dhomën e Ulët nuk ishin planifikuar deri në tetor 2028, por Takaichi duket e bindur se mund ta përdorë popullaritetin e saj personal për të përmbysur serinë e dobët zgjedhore të Partisë Liberale Demokratike (LDP) të kohëve të fundit ./e.t
Një 52-vjeçare ka rënë në prangat e Policisë në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të vajzës së saj (dhëndrit).
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se 52-vjeçarja është banuese në Tiranë, ndërkohë që shkaqet e konfliktit mes tyre mbeten të pa zbardhura.
Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Fier-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasen L. Sh., 52 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të vajzës së saj.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme./et
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të ketë rinumërim të plotë të të gjitha votave për kandidatët 28 komunat. Po ashtu është vendosur që të shkarkohet përfaqësuesit politikë në Komisionin Komunal Zgjedhor në Prizren, ku sipas kreut të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, janë vërejtur dallimet më të mëdha në votat për kandidatët për deputetë.
Paraprakisht, në këto 28 komuna KQZ kishte vendosur që të rinumëroheshin vetëm 10 për qind e vendvotimeve, ndërkaq në 10 komuna të tjera vendosi për rinumërim të plotë.
Vendimi i 19 janarit vjen pasi gjatë rinumërimit të pjesshëm u vërejtën dallime të mëdha në votat për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit të vitit 2025.
Pas zbulimit të këtyre devijimeve, partitë dhe organizatat e shoqërisë civile kërkuan rinumërim të plotë të votave./et
Bashkimi Europian po përgatitet për një përplasje të fortë tregtare me Shtetet e Bashkuara, nëse presidenti amerikan Donald Trump nuk tërhiqet nga kërcënimi për vendosjen e tarifave të reja, të lidhura me çështjen e Groenlandës. Në prag të Forumit Ekonomik të Davosit, kryeqytetet europiane kanë sinjalizuar se më 6 shkurt mund të hyjnë automatikisht në fuqi kundërmasa ndaj Uashingtonit, me një vlerë totale prej 93 miliardë dollarësh.
Këto kundërtarifa janë përgatitur që në muajin gusht nga BE-ja, por u “ngrinë” për t’i hapur rrugë një marrëveshjeje tregtare me Shtëpinë e Bardhë, e cila u arrit në fund të verës. Tani, sipas burimeve në Bruksel, pezullimi i tyre mund të mos zgjatet më. Mjafton që BE-ja të mos ndërmarrë asnjë veprim shtesë dhe tarifat do të rikthehen automatikisht.
Komisioni Europian dhe Këshilli e shohin qëndrimin e Trump si një përpjekje për të përçarë Unionin dhe për të minuar unitetin e NATO-s, duke sugjeruar trajtime të ndryshme për shtete të veçanta anëtare. Një skenar që, sipas Brukselit, është i vështirë edhe teknikisht, për shkak të tregut të përbashkët europian dhe origjinës së ndërthurur të mallrave.
Megjithatë, linja zyrtare mbetet ajo e çtensionimit. BE-ja synon të mbajë të hapur dialogun dhe të shmangë një krizë të plotë transatlantike. Por nëse deri më 1 shkurt nuk ka tërheqje nga Uashingtoni, partnerët europianë janë të gatshëm të reagojnë.
Përveç paketës prej 93 miliardë dollarësh, në tryezë janë edhe masa më të ashpra: pezullimi i marrëveshjes së gushtit që heq tarifat për mallrat amerikane dhe, si mjet ekstrem, aktivizimi i një instrumenti ligjor që do të kufizonte ndjeshëm aksesin e kompanive amerikane në tregun europian.
Çështja do të diskutohet në një Këshill Europian të jashtëzakonshëm, të thirrur nga presidenti i Këshillit, Antonio Costa, i cili ka theksuar nevojën për unitet, mbështetje për Danimarkën dhe Groenlandën, si dhe gatishmëri për t’u mbrojtur nga çdo formë presioni. Në lojë, paralajmëron Brukseli, nuk është vetëm tregtia, por vetë kohezioni i BE-së dhe i NATO-s./et
Të paktën 39 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi dy trena me shpejtësi të lartë u përplasën në jug të Spanjës mbrëmjen e së dielës.
Incidenti pranë qytetit të Kordobës është përshkruar nga zyrtarët lokalë si aksidenti më i rëndë hekurudhor që ka ndodhur në Spanjë në më shumë se një dekadë.
BBC shkruan se kryeministri Pedro Sánchez pritet të vizitojë vendin e ngjarjes gjatë kësaj të hëne, ku përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë.
Aksidenti ndodhi rreth orës 19:45 (sipas orës lokale) të dielën, rreth një orë pasi një nga trenat u nis nga Málaga drejt Madridit.
Treni doli nga shinat dhe kaloi në binarët e kundërt, tha operatori Adif. Më pas u përplas me një tren që po vinte nga jugu i Madridit drejt Huelvës, i cili u detyrua të dilte në një argjinaturë pranë shinave, tha ministri i transportit të Spanjës, Óscar Puente.
Shumica e të vrarëve dhe të plagosurve ishin në vagonët e parë të trenit që shkonte drejt Huelvës, shtoi ai.
Shkaku i daljes nga shinat mbetet i paqartë. Zyrtarët thonë se është hapur një hetim, por nuk pritet të përcaktojë se çfarë ndodhi për të paktën një muaj.
Ministri Puente e përshkroi aksidentin si “jashtëzakonisht të çuditshëm” dhe tha se të gjithë ekspertët hekurudhorë të konsultuar nga qeveria “janë jashtëzakonisht të habitur nga aksidenti”.
Presidenti i operatorit shtetëror hekurudhor të Spanjës, Renfe, tha se kishte “përjashtuar” mundësinë që incidenti të kishte ndodhur për shkak të shpejtësisë së tepërt ose gabimit njerëzor.
Álvaro Fernández Heredia i tha radios kombëtare spanjolle RNE se edhe nëse do të ishte bërë një gabim, një sistem brenda trenit do ta kishte korrigjuar atë.
Ai shtoi se të dy trenat po udhëtonin nën kufirin maksimal të shpejtësisë në segmentin e shinave ku ndodhi aksidenti. Heredia sugjeroi se një defekt mekanik ose një problem infrastrukture ishte shkaku më i mundshëm.
A ka ende njerëz të bllokuar në trena?
Në dy trenat, të operuar nga kompanitë Iryo dhe Alvia, kishte rreth 400 pasagjerë dhe anëtarë të stafit.
Nuk është e qartë nëse ka ende njerëz të bllokuar brenda vagonëve, por ekipet e shpëtimit ndodhen në vendngjarje.
“Problemi është se vagonët janë shtrembëruar, kështu që metali është shtrembëruar bashkë me njerëzit brenda,” tha Francisco Carmona, shefi i zjarrfikësve në Kordoba, për transmetuesin publik RTVE.
“Madje kemi pasur raste kur kemi nxjerrë një person të vdekur për të arritur tek dikush që ishte gjallë. Është punë e vështirë dhe delikate,” shtoi ai.
39 viktimat e aksidentit nuk janë identifikuar ende dhe Puente që tha se numri i të vdekurve “nuk është ende përfundimtar” pasi hetimet për aksidentin sapo kanë filluar.
Deri në mesditën e së hënës, 112 persona kishin marrë ndihmë mjekësore, 43 prej të cilëve mbetën të shtruar në spital, sipas shërbimeve lokale të emergjencës.
Ndër 43 personat që ndodhen ende në spital: Katër prej tyre janë të mitur, njëri prej të cilëve në kujdes intensiv, ndërsa dymbëdhjetë të rritur janë gjithashtu në kujdes intensiv.
Çfarë kanë thënë të mbijetuarit?
Pasagjerët në trenin që shkonte drejt Madridit e përshkruan momentin e përplasjes si një “tërmet” dhe thanë se u thyen xhamat e trenit, u zhvendosën bagazhet dhe njerëzit u përplasën në dysheme.
“Unë isha në vagonin e parë. Në një moment ndjeva sikur ishte tërmet dhe treni doli nga shinat,” tha gazetari Salvador Jimenez për transmetuesin publik Canal Sur.
“Kishte njerëz që bërtisnin, thërrisnin për mjekë,” shtoi ai.
Një tjetër pasagjer, Lucas Meriako, i tha transmetuesit spanjoll La Sexta Noticias se ishte në vagonin e pestë të të njëjtit tren kur filloi të “ndjente disa goditje” që u bënë gjithnjë e më të forta.
“Një tren tjetër na kaloi dhe gjithçka filloi të dridhej. Pati një tronditje pas nesh dhe ndjesi sikur i gjithë treni do të shpërbëhej,” përshkroi ai./et
TIRANË, 19 janar/ATSH/ Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu, në fjalën e mbajtur sot në Konferencën e Kryetarëve, u ndal te çështjet që lidhen me dezinformimin dhe lajmet e rreme.
“Në fundjavë ishim dëshmitarë të një lajmi plotësisht të pavërtetë dhe pa asnjë fakt të cilat vendosën në shënjestër familjarë të kryetarit të grupit parlamentar të PS-së (Taulant Balla – shën. i red.). Mediet të cilat i servirën këto lajme edhe pse u vunë në dijeni të së vërtetës, vazhduan të përhapin shpifjet e hedhura nga Berisha dhe përfaqësues të tjerë të opozitës”, u shpreh Spahiu.
Sipas Spahiut, është e papranueshme ajo që ndodhi.
Spahiu tha se “duhen gjetur mekanizmat që në raste të tilla si ky, të marrin përgjegjësitë, qoftë edhe penale, personat që orkestrojnë lajme të rreme të tilla”.