Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 14 January 2026Main stream

Arratisja e Altin Ndocit/ Arrestohen zyrtari i lartë i policisë, kryeinfermieri dhe 6 të tjerë

By: Ela
14 January 2026 at 09:56

Tetë persona janë arrestuar pas arratisjes spektakolare të të dënuarit të rrezikshëm Altin Ndocit ditën e djeshme nga spitali Rajonal i Durrësit. Mes 8 personave të arrestuar janë edhe një zyrtar i lartë i policisë dhe kryeinfermieri. Si ndodhi arratisja? Rreth orës 13.00 të së martës ai është shoqëruar së bashku me një të dënuar […]

The post Arratisja e Altin Ndocit/ Arrestohen zyrtari i lartë i policisë, kryeinfermieri dhe 6 të tjerë appeared first on BoldNews.al.

Rrëshqitje dherash në Rrugën e Arbrit, bllokohet qarkullimi në një korsi

By: Ela
14 January 2026 at 09:45

Rruga nacionale Herbel–Peshkopi, pjesë e Rrugës së Arbrit, gjatë orëve të natës ka pësuar rrëshqitje të skarpatës. Si pasojë, një korsi e rrugës është bllokuar nga balta dhe inertet që kanë përfunduar në asfalt. Pavarësisht se për këtë segment rrugor janë shpenzuar miliona lekë, sa herë ka reshje shiu në këtë zonë, situata përsëritet me […]

The post Rrëshqitje dherash në Rrugën e Arbrit, bllokohet qarkullimi në një korsi appeared first on BoldNews.al.

2025-a, viti i tretë më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë! Çfarë pritet të ndodhë në 2026-ën?

By: Ela
14 January 2026 at 09:39

Viti 2025 u rendit si viti i tretë më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë në planet, shumë pranë niveleve rekord të viteve 2024 dhe 2023. Kështu njoftuan sot veçmas Observatori Evropian i Kopernikut dhe Instituti Amerikan Berkeley Earth, duke paralajmëruar se temperaturat globale pritet të mbeten në nivele historikisht të larta edhe gjatë vitit 2026. […]

The post 2025-a, viti i tretë më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë! Çfarë pritet të ndodhë në 2026-ën? appeared first on BoldNews.al.

Ministri iranian i Mbrojtjes: Nëse Trump na sulmon, do bombardojmë bazat amerikane

By: Ela
14 January 2026 at 09:30

Ministri iranian i Mbrojtjes, gjeneral brigade Aziz Nasirzadeh, paralajmëroi të mërkurën se Irani do të godasë bazat amerikane në rajon nëse Shtetet e Bashkuara ndërmarrin një sulm kundër vendit. “Nese Irani sulmohet, ai do të sulmojë bazat amerikane,” tha zyrtari ushtarak, sipas agjencisë lokale Mehr. Ai shtoi se “të gjitha bazat amerikane dhe ato të […]

The post Ministri iranian i Mbrojtjes: Nëse Trump na sulmon, do bombardojmë bazat amerikane appeared first on BoldNews.al.

Nuk iu bindën urdhrave, kush janë 3 banorët që u futën në “burgun” e Big Brother

By: Ela
14 January 2026 at 09:08

Vëllai i madh ka vendosur dënimin që do marrin banorët që nuk iu bindën urdhrave pas zarfit të zi. Kristi, Brikena dhe Flori do të futen me radhë në burgun e Big Brother. Ndërkohë Angelo i cili gjithashtu i theu rregullat nuk do të futet në “burg” sepse është izoluar në Akuarium.

The post Nuk iu bindën urdhrave, kush janë 3 banorët që u futën në “burgun” e Big Brother appeared first on BoldNews.al.

Deklarata e fortë e Keijsit: Miri porosiste lule për dashnoret e tij te dyqani i Stelinës

By: Ela
14 January 2026 at 08:48

Një debat i ashpër ka shpërthyer mes Mirit, Stelinës dhe Keijsit, pas një deklarate të fortë të bërë nga ky i fundit. Keijsi akuzoi Mirin duke thënë se ai “ka blerë lule për dashnoret e tij te dyqani i Stelinës”. Kjo deklaratë shkaktoi reagime të menjëhershme dhe nuk u prit aspak mirë nga Miri dhe […]

The post Deklarata e fortë e Keijsit: Miri porosiste lule për dashnoret e tij te dyqani i Stelinës appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 13 January 2026Main stream

Rama merr medaljen “Zayed”: Respekti dhe vlerësimi më i madh për një kryeministër shqiptar

13 January 2026 at 17:02

TIRANË, 13 janar/ATSh/ Kryeministrit Edi Rama iu akordua sot medalja “Zayed” nga presidenti i Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohammed bin Zayed al Nayan.

Kryeministri theksoi se ky është respekti dhe vlerësimi më i madh për një kryeministër shqiptar.

“Thellësisht i prekur prej surprizës së paimagjinueshme dhe nderimit të jashtëzakonshëm nga presidenti i Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohammed bin Zayed al Nayan
akordimi i medaljes më të lartë të vendit mik, e cila mban emrin e themeluesit të Emirateve të Bashkuara, Sheikut Zayed, është respekti dhe vlerësimi më i madh për një kryeministër shqiptar, që e mora përulësisht plot me krenari për Shqipërinë, e me mirënjohje të thellë për mikun e madh të shqiptarëve, lartësinë e tij Sheikh Mohammed bin Zayed, si edhe për çdo shqiptar që ma ka besuar udhëheqjen dhe përfaqësimin e atdheut tonë të përbashkët”, tha Rama.

Në kuadër të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu-Dabi (Abu Dhabi) u zhvillua sot ceremonia e ndarjes së çmimeve “Zayed” të cilat nderojnë iniciativat humanitare të atyre që kontribuojnë në vendet në zhvillim.

Çmimet u akorduan për projekte dhe organizata që kanë punuar lidhur me përmirësimin e arsimit dhe shkollimit, sigurimin e ujit të pijshëm, mbështetjen e ushqimit për komunitetet në nevojë si dhe për nisma që adresojnë ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen e mjedisit.

/m.m/j.p/r.e/

The post Rama merr medaljen “Zayed”: Respekti dhe vlerësimi më i madh për një kryeministër shqiptar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shteti merr sterilizimin, PPP kthehet në shoqëri publike, me kosto si private

By: Ornela
13 January 2026 at 15:34

Qeveria ka vendosur të krijojë një shoqëri aksionare me kapital 100 për qind shtetëror për ofrimin e shërbimeve të integruara të sterilizimit në të gjitha spitalet publike të vendit, në një kohë kur kontrata aktuale e sterilizimit me PPP vijon të jetë nën akuza për korrupsion dhe abuzim me fondet publike.

Vendimi për krijimin e “Operatorit të Shërbimeve të integruara të Sterilizimit” SHA, i botuar në Fletoren Zyrtare, parashikon një kapital fillestar prej 200 milionë lekësh nga buxheti i shtetit për vitin 2026 dhe transferimin pa pagesë të aseteve që i kalojnë shtetit pas përfundimit të kontratës koncesionare të nënshkruar në vitin 2015.

Krijimi i një shoqërie aksionare të veçantë për sterilizimin spitalor ka ngritur pikëpyetje serioze mbi arsyen pse një shërbim që historikisht ka qenë pjesë e rutinës bazë të spitaleve po nxirret jashtë tyre dhe po institucionalizohet si entitet më vete. Sterilizimi i instrumenteve kirurgjikale konsiderohet një funksion thelbësor i çdo spitali publik, i lidhur drejtpërdrejt me sigurinë e pacientit dhe praktikën mjekësore të përditshme, dhe për dekada është realizuar nga struktura të brendshme spitalore pa nevojën e një operatori të veçantë juridik.

Në shumicën e vendeve me sisteme të zhvilluara të kujdesit shëndetësor, sterilizimi është pjesë integrale e funksionit të spitalit vetë, dhe jo një shërbim i jashtëm me kontrata koncesionare apo operatorë të veçantë juridikë. Ky proces merret nën përgjegjësinë e Central Sterile Services Department (CSSD), i njohur edhe si Sterile Processing Department, brenda çdo spitali apo qendre shëndetësore. CSSD është një njësi funksionale brenda strukturës spitalore që merret me pastrimin, dezinfektimin, kontrollin, paketimin dhe sterilizimin e instrumenteve të ripërdorshme mjekësore dhe kirurgjikale për përdorim të mëtejshëm në sallat e operacionit apo njësi të tjera klinike. Ky model është përdorur gjerësisht në vende të Evropës, Amerikës së Veriut dhe Azi-Pacifik, dhe konsiderohet standard ndërkombëtar për sigurimin e sigurisë së pacientit dhe parandalimin e infeksioneve spitalore.

Por qeveria jonë do të aplikojë modele të komplikuara për shërbime dytësore në një kohë që spitale mungojnë barnat dhe terapitë inovative.

Sipas vendimit të fundit të qeverisë Shoqëria e re shtetërore do të marrë përsipër të gjithë zinxhirin e shërbimeve të sterilizimit, nga furnizimi me instrumente kirurgjikale sterile dhe materiale njëpërdorimëshe, deri te menaxhimi i Stacionit Qendror të Sterilizimit në QSUT, trajtimi i mbetjeve spitalore me rrezik biologjik dhe digjitalizimi i procesit. Të gjitha tarifat e këtyre shërbimeve do të arkëtohen nga vetë shoqëria, e cila do të financohet nga të ardhurat e saj dhe burime të tjera të ligjshme, duke ruajtur formalisht karakterin e shërbimit publik.

Mbetet e paqartë nëse ky hap përfaqëson një ndarje reale nga modeli i kritikuar i koncesioneve apo thjesht një riformatim institucional që nuk adreson përgjegjësitë për abuzimet e së shkuarës.

Vendimi mban firmën e kryeministrit Edi Rama dhe ngarkon Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale me zbatimin e tij, ndërsa injektimi i kapitalit fillestar do të kryhet menjëherë pas regjistrimit të shoqërisë në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Kontratat e sterilizimit të instrumenteve kirurgjikale dhe të dializës, të dyja të nënshkruara në vitin 2016 me afat dhjetëvjeçar, kanë qenë ndër më të kushtueshmet për buxhetin e shëndetësisë. Afati i tyre përfundon këtë vit.

Kontrata e sterilizimit, në veçanti, është shoqëruar me akuza për fryrje të kostove, pagesa të pajustifikuara dhe procedura të dyshimta prokurimi që kanë përfshirë edhe hetime nga SPAK.

Nga viti 2017 deri në vitin 2026 kosto reale për sterilizimin ka arritur mbi 15,3 miliardë lekë,, ose rreth 53% më shumë sesa ishte parashikuar në kontratën fillestare prej 10 miliardë lekësh.

 

The post Shteti merr sterilizimin, PPP kthehet në shoqëri publike, me kosto si private appeared first on Revista Monitor.

A po i lexon vërtet Google email-et tuaja për të trajnuar inteligjencën artificiale Gemini?

By: Ela
13 January 2026 at 15:11

Kohët e fundit, përdoruesit e Google janë paralajmëruar në rrjete sociale se, pa e kuptuar, janë përfshirë automatikisht në një funksion që i lejon kompanisë të analizojë email-et e tyre personale. Pretendimi kryesor: Google po i përdor mesazhet e Gmail për të trajnuar chatbot-in e tij të inteligjencës artificiale, Gemini. Por sa qëndron kjo? Nga […]

The post A po i lexon vërtet Google email-et tuaja për të trajnuar inteligjencën artificiale Gemini? appeared first on BoldNews.al.

Arratisja e Altin Ndocit/ Kontrolle intensive e postblloqe edhe në hyrje-dalje të Tiranës

By: Ela
13 January 2026 at 15:00

Pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci nga spitali i Durrësit, edhe Policia e Tiranës ka intensifikuar masat e sigurisë, duke ngritur postblloqe në disa akse rrugore, kryesisht në hyrje-dalje të kryeqytetit. Raportohet se kontrollet po zhvillohen në pikat strategjike që lidhin Tiranën me Durrësin dhe qytete të tjera, në kuadër të një operacioni të […]

The post Arratisja e Altin Ndocit/ Kontrolle intensive e postblloqe edhe në hyrje-dalje të Tiranës appeared first on BoldNews.al.

I mituri shqiptar kapet duke shpërndarë drogë rrugëve të Italisë! Izolohet në një Institut

By: Ela
13 January 2026 at 14:52

Një i mitur shqiptar është kapur në ndjekje nga efektivët e policisë italiane, teksa ishte përfshirë në rrjetin e shpërndarjes së drogës në zonat publike të Pavias. Me të parë oficerët, ai hodhi një bllok ngjyrë kafe në lulishte, e cila më vonë rezultoi se përmbante hashash. Me urdhër të Prokurorit të Milanos ai u […]

The post I mituri shqiptar kapet duke shpërndarë drogë rrugëve të Italisë! Izolohet në një Institut appeared first on BoldNews.al.

“Ajo që na bashkon është më e madhe se ajo që na ndan”, zbulohet slogani i protestës së “Shqipëria Bëhet”

By: Ela
13 January 2026 at 14:26

“Shqipëria Bëhet” do të mbajë pasditen e së shtunës një protestë kundër regjimit hajdut dhe të korruptuar të Edi Ramës dhe bandës së tij. Protesta e së shtunës, 17 janar, do të nisë në orën 18:00, tek Kryeministria. Ndërkohë, është publikuar edhe slogani i protestës, që fton qytetarët që t’i bashkohen tubimit të thirrur nga […]

The post “Ajo që na bashkon është më e madhe se ajo që na ndan”, zbulohet slogani i protestës së “Shqipëria Bëhet” appeared first on BoldNews.al.

Makina shpërthen në flakë në mes të qytetit të Fierit, shoferi shpëton në çastin e fundit

By: Ela
13 January 2026 at 14:13

Një automjet është përfshirë nga flakët në qendër të qytetit të Fierit. Raportohet se mjeti ka qenë në lëvizje kur papritur ka shfaqur shenja defekti dhe brenda pak çastesh është përfshirë nga flakët. Fatmirësisht, drejtuesi i automjetit ka arritur të dalë në kohë dhe nuk raportohet për persona të lënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë […]

The post Makina shpërthen në flakë në mes të qytetit të Fierit, shoferi shpëton në çastin e fundit appeared first on BoldNews.al.

Skandali me fondet e bujqësisë në Durrës, AZHBR: Kontrata u nënshkrua, por pagesa u bllokua

13 January 2026 at 15:01

Nga Gazeta ‘SI’- Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural ka reaguar pas një lajmi ku raportohej se i ka dhënë fonde që i dedikohen bujqësisë, një kontigjenti kriminal në qytetin e Durrësit.

Sipas lajmit të publikuar, drejtoresha e AZHBR Durrës ka firmosur dhënien e një granti 22.5 milionë lekë të vjetra për Xhevdet Troplinin.

Në një deklaratë për mediat, AZHBR thotë se proceset për dhënien e fondit janë kryer në përputhje me ligjin dhe se subjekti në fjalë ishte legjitim.

Por, AZHBR thekson se në fazën e pagesës, procedurat janë refuzuar nga autoriteti sepse subjekti, në këtë rast, Troplini, nuk i kishte përmbushur kushtet.

Reagimi i AZHBR:

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural dëshiron të sqarojë opinionin publik lidhur me një lajm të pasaktë që po qarkullon në disa portale, mbi një pagesë të supozuar të kryer nga AZHBR.

Në zbatim të Udhëzimit nr. 22, datë 19.09.2024, “Për kriteret, procedurat dhe mënyrën e administrimit të fondit të programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural”, subjekti në fjalë është kontraktuar në përputhje të plotë me kriteret dhe procedurat e parashikuara në këtë akt.

Megjithatë, në fazën e pagesës, subjekti i kontraktuar në fjalë, është 𝐫𝐞𝐟𝐮𝐳𝐮𝐚𝐫 pasi nuk ka përmbushur kushtet e përcaktuara në kontratën e grantit.

AZHBR garanton fermerët dhe qytetarët se çdo proces zhvillohet në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi dhe me detyrimet që rrjedhin prej tij, duke zbatuar parimet e transparencës dhe përgjegjshmërisë.

The post Skandali me fondet e bujqësisë në Durrës, AZHBR: Kontrata u nënshkrua, por pagesa u bllokua appeared first on Gazeta Si.

Arratiset nga spitali i Durrësit i burgosuri i rrezikshëm/ EMRI

By: Ela
13 January 2026 at 13:22

Një i burgosur, i shtruar në Repartin Infektiv të spitalit të Durrësit, është arratisur nga ambientet në rrethana ende të paqarta. Altin Ndoci, mësohet se ishte dërguar për shtrim për probleme shëndetësore, por më pas dyshohet se është arratisur. Ndoci është arrestuar për llogari të SPAK për vepra të rënda penale dhe pas masave të […]

The post Arratiset nga spitali i Durrësit i burgosuri i rrezikshëm/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Komenti në FB e bashkëfshatares ‘mollë sherri’, babë e bir u dhunuan nga polici/ DETAJE

By: Ela
13 January 2026 at 13:21

Altin Meçaj, emigranti 46-vjeçar nga Fieri, i cili u dhunua disa ditë më parë nga tre persona, një prej tyre efektiv policie, ka zbuluar mesazhin kërcënues që i është dërguar, dy orë para se të dhunohej. Ngjarja sipas tij ka ndodhur pas një komenti që Meçaj i ka bërë motrës së efektivit, Fredi Lamaj në rrjetet […]

The post Komenti në FB e bashkëfshatares ‘mollë sherri’, babë e bir u dhunuan nga polici/ DETAJE appeared first on BoldNews.al.

Përmbytjet/ Prokuroria sekuestron dokumentet e hidrovorit të ri të Porto Romanos me vlerë 19 mln euro

By: Ela
13 January 2026 at 12:56

Prokuroria e Durrësit, e cila ka nisur hetimet prej disa ditësh për të përcaktuar shkaqet e përmbytjeve në qark, ku u shkaktua një viktimë dhe dhjetëra milionë  euro dëme materiale, sekuestroi dokumentet që lidhen me ndërtimin e hidrovorit të ri në Port Romano, me vlerë 19 milionë euro. Sipas grupit të hetimit është bërë sekuestrimi […]

The post Përmbytjet/ Prokuroria sekuestron dokumentet e hidrovorit të ri të Porto Romanos me vlerë 19 mln euro appeared first on BoldNews.al.

“Ti që s’di ku ke varrin e babit, puthesh me çunat te Myslym Shyri”, Ina përplaset me Stelinën

By: Ela
13 January 2026 at 12:43

Debatet në shtëpinë e Big Brother VIP 5 vijojnë të shtohen akoma e më shumë dita ditës. Në sfidën e dhënë nga Vëllai i Madh, Ina dhe Stelina u vendosën përballë njëra-tjetrës në lojën për shtypjen e pulsantit, ku përplasjet mes tyre nuk munguan. Ina i përmendi Stelinës një histori personale që ajo e ka […]

The post “Ti që s’di ku ke varrin e babit, puthesh me çunat te Myslym Shyri”, Ina përplaset me Stelinën appeared first on BoldNews.al.

Mjalti “kinez” me m… shqiptar

By: Ela
13 January 2026 at 12:30

Nga Basir Çollaku Rama sfidon dhe u bën karshillëk aleatëve strategjikë amerikanë, thuajse përditë në një rast gjithnjë e më lajthitës. Në një panel për një projekt energjie në Tropojë, kishte vënë në rresht të parë, ngjitur me të ngarkuarën me punë të Ambasadës Amerikane, Nancy VonHorn, të pandehurën zv-kryeministre, Belinda Balluku, ndaj së cilës […]

The post Mjalti “kinez” me m… shqiptar appeared first on BoldNews.al.

Temperatura të ulëta e ngrica, ndërpritet energjia elektrike në disa zona në Elbasan

By: Ela
13 January 2026 at 12:23

Moti i keq që ka përfshirë qarkun e Elbasanit ka sjellë probleme të shumta në furnizimin me energji elektrike, veçanërisht në zonat malore të rajonit. Si pasojë e kushteve të vështira atmosferike dhe bllokimit të disa akseve rrugore, disa fshatra vijojnë të mbeten pa energji. Aktualisht, mungesa e energjisë elektrike raportohet në disa fidra të […]

The post Temperatura të ulëta e ngrica, ndërpritet energjia elektrike në disa zona në Elbasan appeared first on BoldNews.al.

❌
❌