Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 January 2026Main stream

Në luftë kundër seksit të tretë/ Berisha në Strasburg, flet dhe për Ramaduron

By: xhir jeta
27 January 2026 at 15:13

U deshën 24 orë për të zbuluar se pse shkoi me urgjencë në Strasburg. Në të njëjtën kohë kur të martën opozitarizmin në Tiranë e udhehiqte Gazment Bardhi, Berisha i shpalli luftë në PPE seksit të tretë. Dhe pse nuk e fshehu dëshpërimin, se edhe mes partive simotra të djathta, jo të gjithë ishin dakord me doktorin.

“Debatet për këtë çështje natyrisht nuk ishin të njëjta, por në tërësi u shprehën rezerva shumë të mëdha për raportin i cili në një farë mënyre kërkonte të legjitimonte ‘terapinë konvertuese’ ndaj fëmijëve për ndryshim gjinie. Ftova të pranishmit që të vijnë në Shqipëri, të shohin pasojat e rënda të transformimit të Shqipërisë në republikën e Xhorxh Soros”,- u shpreh ai.

Kurse lufta e dytë ishte për narkoshtetin. Berisha në anglisht u foli në Strasburg për Ramaduron, beson se europianët e morën vesh.

“Paraqita para audiencës rrezikun e madh që përfaqëson narkoshteti shqiptar më në krye Edi Rama apo siç quhet rëndom Ramaduro apo Noriega i Europës për sigurinë e vendeve të rajonit dhe vendeve të Europës. Mirëkuptimi ishte i plotë nga audienca”, – tha Berisha.

Por kjo fjalë e doktorit erdhi sërish nga holli i Këshillit të Europës. Aty ka vetëm një karrige për opozitën, dhe ajo ishte e rezervuar me ftesë vetëm për Albana Vokshin. Kur vjen puna te karriget, ato i zë vetëm doktori, edhe pa ftesë, ndërsa Vokshit i duhet të filmojë më mirë në kooridor./abcnews.al

Vlora, strehë për hebrenjtë/ Historiani: Lidhja u forcua gjatë Luftës së Dytë Botërore

By: xhir jeta
27 January 2026 at 15:10

Bashkëjetesa mes shqiptarëve dhe komunitetit hebre është e hershme duke datuar që prej shekullit të 16-të. Historiani Skënder Spahiu tregon se në Vlorë funksiononin rreth 60 oxhaqe hebre, një dëshmi e tolerancës, solidaritetit dhe respektit mes dy popujve.

Këtë 27 Janar, Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit, ky raport merr një rëndësi të veçantë, duke kujtuar jo vetëm vuajtjet e hebrenjve, por edhe rolin unik të shqiptarëve në shpëtimin e jetëve gjatë luftës së dytë botërore.

lidhja mes dy popujve vijon edhe sot, si një shembull unik i bashkëjetesës dhe solidaritetit.

Historia e bashkëjetesës mes shqiptarëve dhe popullit hebre tregon edhe njëherë tjetër se solidariteti trumfon mbi urrejtjen./abcnews.al

 

Suella gjen…Farage/ Ish Sekretarja e Brendshme britanike, bashkohet me ekstremin e djathtë

By: xhir jeta
27 January 2026 at 13:07

Ish Sekretarja e Brendshme Britanike Suella Braverman e njohur për retorikën e saj armiqësore kundër emigrantëve Shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar ka ndërruar parti. 45 vjeçarja u  prezantua si anëtare e Reform Uk, partisë së të djathtës ekstreme të Nigel Farage. Në tubimin e mbajtur në Londër Braverman tha se kishte hequr dorë nga anëtarësimi i saj në partinë konservatore pas 30 vitesh ndërsa shtoi se me kalimin e saj në Reform UK ndihet si në shtëpi.

Në fjalimin e saj krah Nigel Farage, Braverman iu tha të pranishmëve në sallë se Britania e Madhe ishte shkatërruar dhe se emigracioni i paligjshëm kishte dale jashtë kontrollit.

Ne ose do të vazhdojmë rrugën e dobësimit dhe rënies që përfshin dorëzimin e vendit tone ose mund ta rregullojmë vendin tone, të rimarrim pushtetin dhe të rizbulojmë forcën tone tha Braverman.

Deputete në Parlamentin Britanik që prej vitit 2015, Suella Braverman ka qënë më parë Prokurore e Përgjithshme e Wellsit përpara se të niste karrierën e saj në politikë. Braverman mori postin e Sekretares së Brendshme në Mbretërinë e Bahskuar në shtator të vitit 2022 nën qeverinë e Liz Truss por u detyrua të jepte dorëheqjen vetëm një muaj pas marrjes së detyrës pasi kishte përdorur emailin e saj personal për ti dërguar një dokument një kolegu konservator.

Rishi Sunak e riemëroi Suella Braverman në këtë pozicion vetëm 6 ditë pasi kishte marrë detyrën, por Braverman nuk ia doli të mbijetonte gjatë pasi një vit më vonë u shkarkua nga kryeministri Britanik për shkak të një artikulli që akuzonte Policinë Metropolitane se kishte marrë rdhëra për arrestime në protestat pro palesztineze në Londër. Suella Braverman është deputetja e tretë Konservatore në Detyrë që i bashkohet Partisë së Nigel Farage duke e çuar numrin e deputetëve të partisë Reform UK në 8 brenda parlamentit britanik.

“Oscar për violinën shqiptare”/ Ina Kosturi mes interpretimit dhe krijimit

By: xhir jeta
27 January 2026 at 11:44

Kompozitorja dhe violinistja Ina Kosturi është nderuar në Angli me Çmimin e Madh “Saint-Saens”, një vlerësim prestigjioz që mban emrin e një prej kompozitorëve më të dashur të muzikës klasike botërore. Në studion e Pas Mesnatë, ajo ndan emocionet, përjetimet e këtij cmimi, por edhe rrugëtimin e karrierës së saj.

“Fitorja e një konkursi që mban një emër të tillë, ishte vërtetë shumë kënaqësi rë nderohesh nën emrin e këtij kompozitori të madh. Po nuk është vetëm kjo, ishte I vecantë ky konkurs, kishte tre synime të tija, vec faktit që i atashuar në një organizatë. Konkurset e kompozicionit sot janë konkurse ku e vajtura direkte është thuajse e pamundur se nuk ke si ta realizosh dicka të tillë. Kënaqësi e jashtëzakonshme të fitosh një çmim që mbart emrin e kompozitorit të zemrës”, shprehet Kosturi, duke e konsideruar këtë vlerësim si një kulmim të rrugëtimit të saj artistik mes interpretimit dhe krijimit muzikor.

Ky sukses vjen pas një sërë çmimesh ndërkombëtare, ku Ina Kosturi është vlerësuar si krijuese dhe interpretuese. Në karrierën e saj ajo numëron 8 cmime dhe 8 kompozime.

“Cdo cmim është ndryshe. Cmimi i parë ka qenë Sllovenia, më pas Malta edhe ai mjaft I rëndësishëm se isha e para shqiptare në një konkurs atje. Vjena është një tjetër cmim me rëndësi, kur merr një cmim në Vjenë, duket sikur ke marrë gjithë Botën. Ka një rëndësi të veçantë të vlerësohesh nga personalitete botërore të muzikës”, thekson ajo, duke shtuar se pengu i saj më i madh mbetet fakti që kjo vepër duhet të interpretohet me orkestër, për të marrë plotësisht frymën dhe dimensionin e saj artistik. Krijimtaria muzikore ka nisur herët për Inën, që në moshën 7-vjeçare, ndërsa sot ajo shprehet se po jeton ëndrrën e fëmijërisë. Për Kosturin, kompozicioni nuk është më një territor i dominuar nga burrat: “Gratë po triumfojnë dhe po dëshmojnë forcën e tyre krijuese në muzikën klasike”, thotë ajo./abcnews.al

“Na dehumanizuan”, i mbijetuari i Holokaustit: Kur mendoj tingullin e trokitjes së çizmeve në kalldrëm më rrënqethet trupi edhe sot

By: xhir jeta
27 January 2026 at 11:14

Leon Weintraub edhe sot e kujton shumë mirë atë ditë, kur nazistët më 9 shtator 1939 marshuan në qytetin e tij Lozh në Poloni: “Erdhën kolona që dukej sikur nuk kishin të mbaruar me ushtarë të rinj shtatlartë e të shëndetshëm të veshur me uniformat ngjyrë jeshile të Wehrmachtit. Kur mendoj tingullin e trokitjes së çizmeve në kalldrëm më rrënqethet trupi edhe sot”, tregon ai për DW. “Ata rrezatonin aq shumë pushtet. Ata mund të shkatërronin gjithçka që u pengonte rrugën.”

Asokohe ai ishte 13 vjeç dhe as që ia merrte mendja, se çfarë mizorie do të përjetonte. Bashkë me motrat dhe nënën e tij, që menaxhonte një lavanteri, ai jetonte në një lagje të varfër të qytetit. Babai i kishte vdekur, kur ai kishte qenë një vjeç e gjysmë. Familja e vogël qendronte e lidhur fort. Leoni ishte një djalë inteligjent. “Librat dhe filmat ishin për mua si një dritare, prej nga shihja botën”, thotë ai. Falë një burse ai arrin të shkojë në gjimnaz.

I izoluar në geto
Por ai nuk mundi ta vazhdojë rrugën e shkollës. Në shkurt 1940 ai dhe familja e tij zhvendosen me detyrim në geton Litzmannstadt- këtë emër i kishin vënë gjermanët qytetit Lozh. Rreth 160.000 hebreje dhe hebrenj u vendosën në këtë geto, kush tentonte të arratisej e qëllonin. Njerëzit i futën në punë të detyruar. Leoni punonte në një punishte elektriku në sektorin e metaleve. Këshilli hebre u pati thënë, se kush qe i dobishëm për nazistët kishte shanse më të mira për të mbijetuar. (Këshillat hebreje ishin vendosur prej nacionalsocialistëve në territoret e pushtuara për të administruar bashkësinë hebreje dhe për të vepruar si ndërmjetësues midis tyre dhe pushtuesve gjermanë. Shën. red.)

Por në geto shumë vetë gjetën vdekjen prej epidemive dhe urisë.”Fjala uri ka një vend të veçantë në vokabularin e trurit tim”, thotë Weintraub. Sot uri mund të thuash, kur nuk ke ngrënë drekë, por kjo nuk është në fakt uri, është thjeshtë një oreks i shtuar. Unë kam vuajtur pesë vjet, shtatë muaj dhe tri javë, me një përjashtim të vetëm, nga uria. Nuk mund të flija nga dhimbja e presionit në stomak dhe po me këtë dhimbje ngrihesha në mëngjes. I vetmi mendim që kisha ishte, se si të gjeja diçka për të ngrënë, që të mbushja stomakun.”

Transporti në Auzhvic-Birkenau
Në verën e vitit 1944 getoja shpërbëhet. Presidenti i qeverisë rajonale, Friedrich Übelhöhe, më 1939 u kishte dërguar një letër krerëve nazistë, ku shkruante: “Krijimi i getos vetëkuptohet që është vetëm një masë e përkohshme. Se kur dhe në çfarë mënyre do të spastrohet getoja e hebrenjve në Lozh, këtë të drejtë ia rezervoj vetes për ta vendosur. Qëllimi final duhet të jetë në çdo rast, që ne ta djegim plotësisht këtë çiban murtaje.”

Banoreve dhe banorëve të getos u premtohej në mënyrë cinike, se do t’i dërgonin diku tjetër, ku mund të punonin për “të mirën e Rajhut të Tretë”.

Leon Weintraub, ashtu si shumë të tjerë, deportohet në kampin e shfarosjes Auzhvic-Birkenau. Kjo ishte thjesht një geto tjetër, pretendonin nazistët. “Por pastaj erdhi një tren mallrash, më shumë i destinuar për transportin e bagëtive se sa për njerëz”, tregon ai. “Ne na ngjeshën nëpër vagonë, aq ngushtë, se mund të qendronim vetëm në këmbë. Dyert u mbyllën me shul, nuk kishte ushqim e as ujë. Binte nata, zbardhte dita, e përsëri vinte nata.” Era e kovës për nevojat personale kutërbonte.

Dikur dyert u hapën, dikush ulëriti: “Dilni, dilni.” Ai ende nuk e kishte të qartë, se ku i kishin sjellë nazistët njerëzit”, tregon Weintraub. Ai i kishte thirrur nënës: “Shihemi aty brenda.” Por shpejt e kuptoi, se ata nuk kishin mbërritur në një geto tjetër. Ai pa, se telat me gjemba që rrethonin zonën ishin me elektricitet. Në të ashtuquajturin “Seleksionim” përpara binarit famëkeq 18 vjeçari pa për herë të fundit nënën e tij. SS-vendosnin, se kush lejohej të jetonte dhe kush jo: “Gishti i madh drejtuar djathtas, nënkuptonte i paaftë për punë, gishti i madh drejtuar majtas, shtyrje e vdekjes”, thotë Weintraub. Nëna e tij vdes po atë ditë në dhomën e gazit.

Për 18-vjeçarin Leon nisi kalvari i vuajtjes. “Filloi procedura e dehumanizimit”, kujton ai. Njerëzit u zhveshën, i futën në dush, iu prenë flokët dhe u dezinfektuan. “Na zhveshën nga gjithçka e vullnetit njerëzor. Ata na drejtonin dhe ne s’na mbeti gjë tjetër veçse të zbatonim urdhërat.”

Duke i shpëtuar dhomës së gazit
Kur Leon Weintraub mendon Auzhvicin, atij i kujtohet së pari era e mishit të djegur. Por atëherë, ai nuk e kishte idenë, që tymi i zi nga oxhaqet e larta, vinte prej njerëzve të djegur. Ai ndihej i vetmuar, nuk njihte askënd. “Por unë u mbylla në vetvehte, një qendrim vetëmbrojtës për të mos lejuar që e keqja të hynte brenda meje. Në rast të kundërt nuk do ta kisha përballuar.”

Ai mbijetoi fare rastësisht prej kampit të shfarrosjes. Të burgosurit e rinj të bllokut 10, ku ai qe strehuar, drejtoria e kampit i kishte planifikuar për në dhomën e gazit. Në një çast kur aty pranë nuk ndodhej asnjë roje, Weintraub u përzie me një grup të burgosurish të zhveshur, të cilët do të dërgoheshin në kampin Groß-Rosen. Atyre u ishte vendosur numri me tatuazh. “Por kur na dërguan në dhomat e veshjes, pata fat, sepse nuk më kontrolluan, në rast të kundërt do të më kishin vrarë.”

Fotografia e fundit, që ai merr me vehte nga Auzhvici, është kufoma e një gruaje, që është e varur në gardhin me elektricitet. Ajo kishte bërë vetëvrasje.

Martirizimi dhe arratisja
Stacionet e të riut Leon janë kampi i përqendrimit Groß-Rosen, Flossenburg dhe Natzveiler-Struthof. Imazhet e mizorive janë ngulur thellë në memorjen e tij: Godtije brutale arbitrarisht, që u jepen të burgosurve duke kaluar, poshtërime dhe varje e të burgosurve. “Sa herë që vij në Flossenburg, më dridhen këmbët”, tregon ai për DW. “Unë shtangem për pak sekonda, sepse e shoh sërish vehten në dimër, në këtë erë të ftohtë. E gjithë turma e njerëzve lëviz në sheshin e apelit. Ky është një imazh apokaliptik.”

Pak para fundit të luftës Leon Weintraub me të burgosur të tjerë i hipin në një tren, që do ta zhysnin në liqenin Bodensee. Por kjo nuk ndodhi: Lokomotiva u qëllua nga një bombardues francez, treni ndaloi, Leoni arriti të arratiset. Dikur ai u gjend përballë një ushtari francez dhe e kuptoi, që ky qe fundi i martirizimit të tij. Në këtë kohë ai ishte 19 vjeç dhe peshonte vetëm 35 kg. dhe i sëmurë nga ethet e tifos. Ai jeton, por vuan për familjen e humbur – derisa rastësisht mëson, që tri motrat e tij kanë mbijetuar në kampin e përqendrimit Bergen-Belzen. “Në këtë moment u bëra njeri. Ky ishte fillimi i rrugës së kthimit në jetë”, thotë ai./DW

Wadephul: Europa do të vazhdojë të varet gjatë nga mbrojtja

By: xhir jeta
27 January 2026 at 11:10

Ministrja e Jashtme suedeze Maria Malmer Stenergard dhehomologu i saj gjerman Johann Wadephul mbajtën një konferencë shtypi pas bisedimeve bilaterale. Gjermania dhe Suedia janë “në mënyrë të veçantë të të njëjtit mendim” në çështjet themelore, tha Wadephul pas bisedimeve. Të dyja vendet kanë vlerësim shumë të ngjashëm të situatës së politikës së sigurisë. Lëvdata të qarta erdhën edhe nga Suedia: bashkëpunimi me Gjermaninë është më i rëndësishëm se kurrë, tha Stenergard. Por pavarësisht qëndrimeve të dukshme të përbashkëta, atmosfera është serioze. BE dhe NATO-ja duhet të përgatiten për një përballje afatgjatë me Rusinë, paralajmëroi Stenergard.

Wadephul-i tha në Stokholm se qeveria federale gjermane është e hapur për bisedime për mbrojtjen bërthamore me Francën. Megjithatë, zbatimi konkret i masave të nevojshme do të kërkonte mjaft kohë për t’u realizuar.

Ministrja e Jashtme suedeze Maria Malmer Stenergard gjithashtu u shpreh në mbështetje të një debati brenda NATO-s për formën e ardhshme të frikësimit bërthamor. Suedia iu bashkua aleancës së mbrojtjes së NATO-s dy vjet më parë, nën përshtypjen e luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, përjashtoi mundësinë që Europa të jetë në gjendje të mbrojë veten pa Shtetet e Bashkuara në të ardhmen e afërt. Ai theksoi se nëse Europa me të vërtetë dëshiron të veprojë vetë, shpenzimet e mbrojtjes të vendeve evropiane duhet të rriten në dhjetë për qind të prodhimit ekonomik.

Më parë Wadephuli kishte qëndruar për bisedime në Lituani./DW

Gërdeci/ GJKKO rrëzon kërkesën e Mediut për Shkëlzen Berishën. Shtyhet seanca

By: xhir jeta
27 January 2026 at 11:09

GJKKO nuk pranoi kërkesën e avokatëve të ish-ministrit të Mbrojtes Fatmir Mediu, për ekspertim të shënimit “për Shkelzenin”, në një faks të paraqitur si provë në proces. Avokatët e ish-ministrit pretenduan edhe për një sërë aktesh, që janë referuar nga prokurorët në gjyq, por nuk iu janë vënë në dispozicion nga Gjykata. Për ta mundësuar këtë kërkesë seanca u shty për në datën 10 shkurt.

Ish Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, kërkoi në Gjykatën e Posacme, që prova e paraqitur nga SPAK, për një faks me mbishkrimin “Për Shkëlzenin” të mos merrej parasyshë nga togat e zeza, ose të paktën sipas tij, të kryhet një ekspertizë kaligrafike për origjinalitetin e shkrimit.

Kujtojmë se SPAK, solli në gjykatë këtë faks, që rezulton që është nisur nga Ministri i Drejtësisë në atë kohë Aldo Bumci, për në Ministrinë  Mbrojtjes, ku mbi zarf kishte shënimin ‘Për Shkëlzenin’, djali i kryeministrit të kohës, Sali Berisha. Mediu dhe Bumçi pretendojnë se ajo shkresë është mashtrim.

Edhe rreth dy vite më parë, Shkëlzen Berisha, djali i sh-kryeministrit Sali Berishës, ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme në lidhje me tragjedinë e Gërdecit. Në dhjetor 2023, Shkëlzen Berisha, I ka mohuar komunikimet me ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe ish-ministrin e Drejtësisë Aldo Bumçi, duke thënë se ka pasur vetëm takime personale, por Faksi i Administruar nga SPAK si prove, pritet të nxjerrë të verëtetën.

Yesterday — 26 January 2026Main stream

Rama: Shqipëria s’do ishte më e bekuar se të numëronte Izraelin dhe vendet arabe mes miqve të afërt. Turqinë gjithashtu

By: xhir jeta
26 January 2026 at 16:45

Rama: Dua të dal nga fjalimi im i shkruar. Një mik i madh i joni, bashkëshorti i të cilës është Iranian më tha disa ditë më parë, se njerëzit ishin brenda dhe zjarri ishte vendosur por tregu ishte rrethuar nga vrasësit dhe njerëzit kishin zgjidhje ose të digjeshin ose të vriteshin nga vrasësit. Pyetja ime është si ka mundësi që media ndërkombëtare flet për 35 mijë të vrarë, nuk ka asnjë shesh në Europë që të thërrasë rënien e këtij regjimi.

Ne jemi të bekuar të ndërlidhemi në një netëork solidariteti të jashtëzakonshëm që bashkohet në dete.ishin qytetarët amerikanë që mobilizuan njerëzimit për të shpëtuar jetë, duke krijuar lidhjen Amerikë – Shqipëri – Katar. Zoti e ndalon ti jap moral kujtdo, por besoj se ata që i japin leksione Izraelit nga larg kanë rrezik të madh të jenë thellësisht të padrejtë. Të kërkosh paqe, ka të bëjë me sa besim qëndron tjetri para tij. Edhe në anën tjetër në jemi guximtarë mjaftueshëm se jemi në anë të paqes, paqja është i vetmi bulevard i së ardhmes. E teksa Katari, ka bërë një hedhje të jashtëzakonshme në skenën globale, Omani është bërë një laborator i jashtëzakonshëm.

Vërtetë shpresoj që marëveshja e Abrahamit të vijojë dhe që ndoshta duke parë nga e shkuara e gjatë, me sytë drejt të ardhmes ky rajon do kuptojë se paqja mund të ngrijë të gjitha vendet në mrekulli. Shqipëria nuk do ishte më e bekuar se të numëronte Izraelin dhe vendet arabe mes miqve të afërt, dhe Turqinë gjithashtu meqë ra fjala. Ne mbajmë këto marrëdhënie për të qenë pjëse së bashku me vëllezërit tanë turq dhe të tjerët në një stabilizim të ardhshëm.

“Hamas burgosi Gazën, dhe askush tjetër”, Rama në Knesset: Derisa të çmontohet Hamas, asnjë paqe nuk do të zgjasë

By: xhir jeta
26 January 2026 at 16:27

Në parlamentin e Izraelit, kryeministri Edi Rama u shpreh se është Hamas që burgosi Gazën dhe akush tjetër. Rama shtoi se deri sa Hamas të carmatoset asnjë paqe nuk do të zgjasë, apo do të jetë e mundur.

“Më lejoni t’iu marr me vete shumë larg, në qendër të Tiranës, është një tunel në qendër të Tiranës, ndërtuar për të torturuar armiqtë e popullit, ose për t’u strehuar nga ndonjë sulm i ndërtuar nga një regjim që kishte frikë çdo dritë lirie. Kjo memorie më ka bërë gjithnjë që të kem. Më ka ardhur keq që shumë media e kanë përshkruar Gazën si burg në qiell të hapur, por kanë dështuar të sjellin në vëmendje kush është xhelati atje, fajtori është Hamasi dhe askush tjetër. Hamas burgosi Gazën dhe askush tjetër.

Derisa Hamasi të çarmatoset dhe të çmontohet, asnjë paqe nuk mund të zgjasë dhe nuk mund të arrihet. Sot, ai tunel që ju fola pak më parë, në Tiranë është transformuar në një hapësirë dedikuar viktimave, të atyre që ndërtuan tunelin.”, tha Rama.

Plagosi me thikë vajzën/ Merr fund arratia, prangoset babai i 24-vjeçares

By: xhir jeta
26 January 2026 at 15:32

Merr fund arratia, e 56-vjeçarit Mikel Ndoj i cili mëngjesin e kësaj të hëne, plagosi me thikë vajzën e tij 24 vjecare.

ABC News mëson nga grupi i hetimit se shkak për plagosjen e ndodhur këtë të hënë në lagjen numër 12 të Durrësit të jetë bërë qëndrimi i vajzës në lidhje me konfliktet që autori kishte me ish bashkëshorten.

56-vjeçari Mikel Ndoj ishte i divorcuar për shkak të dhunës së vazhdueshme që ky i fundit kishte ushtruar në familje.

Mikel Ndoj rezulton një person me precedent penal në shtetin Italian për dhunë, vepër për të cilën kishte kryer edhe disa vite burg.

E ëma e vajzës së plagosur punonte në një fasoneri pranë vendit të ngjarjes, ndërsa krimi ndodhi në ambientet e jashtme të një agjencie imobiliare ku punonte vajza.

I plagosur ka mbetur po ashtu edhe kolegu i 24-vjeçares i cili ndërhyri për të parandaluar përshkallëzimin e krimit.

24-vjeçarja Xhesika Ndoj dhe kolegu i saj i punës vijojnë në spital nën kujdesin mjekësor./abcnews.al

 

Dorëzohet përgjimi i 21 janarit/ Artan Hoxha e çon në zyrat e SPAK

By: xhir jeta
26 January 2026 at 15:28

Kaseta origjinale e diktofonit me regjistrimet e komunikimeve të Gardës së Republikës, ku u dhanë urdhërat e vrasjeve së protestuesve më 21 Janarin 2011, është dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme nga gazetari Artan Hoxha.

Në të janë 36 minuta regjistrim, ku dëgjohen bisedat e ish kreut te gardes Ndrea Prendi dhe vartësve të tij para, gjatë dhe pas vrasjes së 4 protestuesve dhe plagosjes së dhjetra të tjerëve.

Me  këtë provë të fortë origjinale që tashmë SPAK ka në dorë pritet të vertetohet se vrasjet e 21 janarit kanë qënë me urdhër.

Më heret në SPAK për të dëshmuar për 21 Janarin janë thirrur i gjithë zinxhiri komandues i drejtuesve të lartë të kohës së protestës.  Edhe vetë Sali Berisha pavarësisht se disa herë iu shmang SPAK, është marrë në pyetje lidhur me protestën dhe vrasjet e protestuesve në bulevard./abcnews.al

Izraelitët jo “kurnacë” me ne/ Dyfishohet shkëmbimi tregtar në 2025

By: xhir jeta
26 January 2026 at 15:22

Tregtia mes Shqipërisë dhe Izraelit ka njohur një rritje të fortë gjatë vitit 2025. Të dhënat e INSTAT tregojnë se mallrat shqiptare të eksportuara drejt Izraelit janë më shumë se dyfishuar, duke arritur në rreth 1 miliard lekë, krahasuar me 386 milionë lekë që ishin në vitin 2024.

Rritja rezulton e konsiderueshme edhe nëse krahasohet me vitet e mëparshme. Ndër nëngrupet kryesore që dominojnë tregtinë me Izraelin janë produktet ushqimore, pijet dhe duhani, mineralet dhe lëndët djegëse, si dhe tekstilet dhe këpucët.

Nga ana tjetër, importet nga Izraeli mbeten më të larta se eksportet. Gjatë vitit të kaluar, importet arritën vlerën e rreth 2.6 miliardë lekëve.

Gjithashtu, investimet midis dy vendeve kanë shënuar një rritje të ndjeshme vitet e fundit. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në 9-mujorin e vitit 2025, investimet izraelite në Shqipëri arritën në rreth 19.3 milionë euro, një shumë kjo disa herë më e lartë krahasuar me vitet e fundit.

Së fundmi, investitorët izraelitë synojnë të hyjnë në tregun bankar shqiptar përmes krijimit të bankës së parë digjitale. Po ashtu, ata kanë shfaqur interes të shtuar edhe për tregun e pasurive të paluajtshme./abcnews.al

Vuçiç: SHBA paraqiti një kërkesë “politike” dhe një të lidhur me energjinë për të nisur Dialogun Strategjik

By: xhir jeta
26 January 2026 at 13:47

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë të hënën se njëra kërkesë zyrtare për nisje të Dialogut Strategjik me Shtetet e Bashkuara lidhet me energjinë, ndërsa tjetra është politike.

“Njëra kërkesë është e lidhur me energjinë, tjetra ka natyrë më politike”, ka thënë Vuçiq më 26 janar për televizionin Blic, me seli në Beograd.

Ai nuk ka dhënë më shumë hollësi për kërkesat. Presidenti serb i ka përmendur fillimisht kërkesat pesë ditë më parë, pas një takimi që ka zhvilluar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

Sipas tij, Serbisë i janë bërë dy kërkesa zyrtare për ta nisur Dialogun Strategjik me SHBA-në. Prej atëherë, as Beogradi dhe as Uashingtoni nuk janë deklaruar më tepër në këtë drejtim.

Presidenca dhe Qeveria e Serbisë, ashtu sikurse Departamenti amerikan i Shtetit, nuk u janë përgjigjur kërkesave të Radios Evropa e Lirë për të kuptuar më shumë.

Dialogu Strategjik, të cilin Shtetet e Bashkuara e zhvillojnë me disa shtete në botë synon thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe mbulon një mori fushash – nga ekonomia deri te siguria dhe politika e jashtme.

Uashingtoni e konsideron luftimin e ndikimit kinez dhe rus, si njërin prej interesave kryesore në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Vuçiç ka thënë se kërkesat nuk janë diskutuar në një takim të jashtëzakonshëm të Qeverisë Serbe më 25 janar. Sipas tij, për kërkesat do të diskutohet në ditët në vijim.

Ulja e varësisë së Ballkanit nga energjia ruse ka qenë njëra prej synimeve të përmendura edhe në Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare të SHBA-së, të miratuar në dhjetor të vitit të kaluar.

Në të njëjtën ligj përmendet që duhet zvogëluar edhe ndikimi kinez.

Shtetet e Bashkuara e shohin me shumë rëndësi edhe përparimin në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Aty përmendet që SHBA-ja do ta përkrahë procesin drejt arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare, të bazuar në njohjen reciproke.

Sa i përket Dialogut Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë, për të fillimisht është folur në gusht të vitit 2025, mirëpo ai nuk ka nisur ende.

Dialogu Strategjik ishte planifikuar të niste edhe mes Kosovës dhe SHBA-së, mirëpo autoritetet amerikane e pezulluan atë në shtator të vitit të kaluar për një kohë të pacaktuar, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë.

Dialogu ishte planifikuar për t’i forcuar lidhjet ekonomike dhe diplomatike.

Vuçiç: Aksionet ruse në NIS prekin vlerën e 1 miliard eurove
Presidenti i Serbisë ka thënë se aksionet ruse në Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS) të cilat pritet të blihen nga kompania hungareze MOL, kapin vlerën e 900 milionë – 1 miliard eurove.

Ai ka thënë se Serbia ka qenë e gatshme të paguajë dyfishin e asaj shume.

“I kemi pasur paratë gati, të paguajmë dy miliardë euro. Të paguajmë edhe më shumë sesa aq”, ka përsëritur Vuçiq për Blic.

Industria e Naftës e Serbisë është nën sanksione amerikane prej fillimit të vitit 2025 për shkak se një numër i madh i aksioneve janë në duart ruse.

Autoritetet në Beograd mëtojnë ta ndryshojnë këtë situatë, pas arritjes së një marrëveshjeje për shitjen e aksioneve ruse të NIS-it te MOL-i hungarez.

Vuçiç ka thënë se ai lehtësisht ia sqaron vetes pse aksionet ruse në NIS nuk i janë ofruar Serbisë, mirëpo nuk dëshiron të flasë publikisht, sepse nuk dëshiron t’i rrezikojë interesat e shtetit.

“Për mua, arsyet janë të qarta, të kuptueshme, mirëpo a janë të pranueshme, ajo është punë tjetër”, ka thënë ai.

I pyetur se çfarë marrëdhëniesh ka tani Serbia me Rusinë, Vuçiç ka thënë se ato janë “të mira.

Serbia vazhdon të ketë bashkëpunim të ngushtë me Rusinë, pavarësisht thirrjeve të Perëndimit për të vendosur sanksione ndaj Kremlinit për nisjen e luftës në Ukrainë./rel

Drejtoria e Përgjithshme merr vendimin: Kadastra e Vlorës zhvendoset në Tiranë

By: xhir jeta
26 January 2026 at 13:26

Kadastra e Vlorës do të zhvendoset në Tiranë. Vendimi është marrë nga drejtoria e përgjithshme e cila kërkon zhvendosjen brenda datës 31 janar.

Në shkresën e firmosur nga drejtoresha e përgjithshme e Kadastrës, Lorena Goxhobelli, kërkohet zhvendosja e strukturave të mbetura, të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Vlorë, që ushtrojnë veprimtarinë në qytetin e Vlorës, në ambientet e godinës së ASHK me adresë rruga “Jordan Misja”, Tiranë.

Zhvendosja e ambienteve të punës sipas pikës 1 të këtij urdhri të përfundojë brenda datës 31.01.2026.

Ngarkohen Drejtoria Vendore e ASHK Vlorë, si dhe Drejtoria e Vlerësimit të Riskut dhe Sistemeve dhe Drejtoria e Investimeve dhe Shërbimeve, në Drejtorinë e Përgjithshme, për zbatimin e këtij urdhri.

“Sens paniku nga deklarata në Beograd”, Vengu: Bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë e Kosovën, s’i marrim leje askujt!

By: xhir jeta
26 January 2026 at 13:16

Në konferencën me gazetarët, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu tha se ka nisur tashmë bashkëpunimi ushtarak me Shqipërisë-Kosovës dhe Kroacisë. Ndër të tjera Vengu komentoi edhe deklaratat e ardhura nga Beogradi lidhur me këtë bashkëpunim tre palësh, për të cilat tha se ka vënë re një sens paniku nga deklarata zyrtare në Beograd, qoftë mediatike, qoftë politike.

“Patjetër kam vënë re një sens paniku nga deklarata zyrtare në Beograd, qoftë mediatike, qoftë politike. Marrëveshje Shqipëri-Kroaci-Kosovë është një marrëveshje trepalëshe që nuk është ndërtuar kundër askujt. Ajo që mund të them është se Shqipëria, Kosova, Kroacia, kanë filluar në bazë të kësaj marrëveshjeje, qoftë në rrafshin ushtarak, stërvitor, apo akademik-arsimor, të bashkëpunojnë.

Është një partneritet i hapur. Por nuk jemi në situatat e garancive të mbrojtjes. Ne kemi arkitekturën tonë të sigurisë kolektive, por kemi vënë re që të treja vendet kanë nevoja të ngjashme, përsa i përket rritjes së kapaciteteve. Janë në një marrëveshje për të marrë secila më të mirën nga tjetra, përsa i përket industrisë ushtarake.

Kroacia është vend lider në Europë përsa i përket dronëve të vegjël ushtarakë. Sikundër edhe ne synojmë që në kuadër të mjeteve të blinduara të krijojmë një epërsi dhe pse jo edhe të nisim të eksportojmë”, tha Vengu, ndërsa shtoi se mirëpresim vende të tjera t’i bashkohen kësaj marrëveshjeje./abcnews.al

“Prodhimi i dronëve pritet të nisë në shkurt”, Vengu: Synimi afatmesëm, blerja e 4 avionëve zjarrfikës

By: xhir jeta
26 January 2026 at 13:09

Shqipëria pritet të nisë në muajin shkurt prodhimin e dronëve. Deklaratave vjen nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu duke iu përgjigjur interesit të medias.

Si pjesë e marrëveshjes me Izraelin ku zbatues është Elbit nga pala izraelite dhe Kayo nga pala shqiptare, kemi tre cështje bashkëpunimi. Është nënshkruar vetëm një kontratë, sa i përket kapaciteteve të dronëve luftarakë dhe sistemeve antidron. Bëhet fjalë për një kontratë që kap vlerën 30 milionë euro. Po investimojmë në ato komponentë që i gjykojmë esencialë për momentin ndaj edhe kemi këtë kontratë për momentin.

Presim për uniformat para fundit të këtij 6 mujori, sistemet dron fillojnë prodhimin në shkurt, sistemet antidron presim të finalizohen para fundit të këtij viti”, tha ai ndërsa shtoi se synimi afatmesëm, i dikasterit që drejton është blerja e 4 avionëve zjarrfikës./abcnews.al

Mes SHBA e BE në fushën e Mbrojtjes? Vengu: S’bëhet fjalë për zgjedhje mes të dyjave, por…

By: xhir jeta
26 January 2026 at 13:05

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, deklaroi sot, se Shqipëria po ndërton strategjinë e saj mbrojtëse dhe po fokusohet në forcimin e Forcave të Armatosura dhe strukturave të Emergjencave Civile.

Pyetur nëse Shqipëria ndodhet mes SHBA e BE në fushën e mbrojtjes, Vengu tha se nuk bëhet fjalë për zgjedhje mes të dyjave, por Shqipëria ndodhet brenda Washingtonit dhe Brukselit

“Përmendet shpesh cfarë bën Shqipëria, SHBA – BE, pozicionimi. Ajo që mund të them është se për Shqipërinë nuk bëhet fjalë për një zgjedhje mes të dyjave. Mënyra si ne e ndërtojmë politikën në fushën e mbrojtjes ka të bëjë me identitetin tonë tërësisht euroatlantik.

Shqipëria ka tre elementë, e para NATO si garanci sigurie, BE është më shumë në rrafshin e një projekti politik dhe civilizues dhe nga ana tjetër bashkëpunimi me SHBA është defakto boshti ku testohet besueshmëria jonë ushtarake.

Nuk besoj se janë alternativa janë tre shtylla të së njëjtës arkitekturë dhe në një lloj mënyre nuk jemi mes Ëashingtonit dhe Brukselit, por jemi brenda Ëashingtonit dhe Brukselit”, tha Vengu.

❌
❌