Kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook lidhur me procesin e rinumërimit të votave që po vazhdon pas zgjedhjeve.
Damka ka theksuar se vullneti i qytetarëve nuk duhet dhe nuk mund të ndërhyhet pas mbylljes së kutive të votimit, duke nënvizuar se çdo votë përfaqëson besimin, mundin dhe sakrificën e popullit.
Sipas tij, çdo ndërhyrje në fletëvotim përbën mosrespektim të hapur jo vetëm ndaj tij personalisht, por ndaj vullnetit të përbashkët të shoqërisë kosovare turke.
Ai ka reaguar gjithashtu ndaj, siç i ka quajtur, sulmeve dhe pretendimeve të pabazuara që kohët e fundit janë drejtuar ndaj tij, duke vlerësuar se qëllimi i tyre është zbehja e arritjeve të deritanishme dhe minimi i vullnetit shoqëror.
"Jam duke ndjekur procesin e rinumërimit që po vazhdon pas procesit zgjedhor. Dua të dihet se vullneti i popullit nuk është i hapur për të ndërhyrë pas mbylljes së kutive të votimit.Secila votë është shenjë e prekshme e besimit, mundit dhe djersës që populli ynë ka tek ne. Çdo dorë që del nga fletëvotimi arrin vullnetin e lirë nuk është vetëm e personit tim; është mosrespektim i hapur i përpjekjes dhe vullnetit të përbashkët të shoqërisë kosovare turke.Kohët e fundit, sulmet dhe pretendimet e pabazuara që më synojnë kanë vetëm një qëllim: t’i hedhin hije arritjeve të arritura dhe të minojnë vullnetin tonë shoqëror. Ne jemi gjithmonë të hapur për çdo kritikë konstruktive dhe me kuptim të mirë; megjithatë, është e pamundur të na devijojnë nga këto atentate me reputacion të kryera me qëllime të pista. Të vërtetat do të zënë vend si në ndërgjegjen e popullit ashtu edhe para ligjit", ka shkruar Damka.
Siç tha ai: "Askush nuk duhet të dyshojë se; Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP) përsëri do të përfaqësohet në parlament dhe komuna me dy deputetë". /Telegrafi/
Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën “Vrasje në tentative”, konkretisht 05.01.2026, rreth orës 22:50, policia ka pranuar informacion se në rrugën “Ali Hadri”, në Prizren, kishte të shtëna me armë zjarri.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se si pasojë e të shtënave kishte edhe persona të plagosur, të cilët ishin dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor.
"Sipas ekipit mjekësor, dy personat e plagosur ishin jashtë rrezikut për jetë dhe vazhdojnë trajtimin e mëtejmë mjekësor. Rasti është duke u hetuar dhe nga policia, janë identifikuar dhe arrestuar e personave të përfshirë në rast, por njeri nga të dyshuarit është ende në arrati, ai është: - Egzon Besim Reshani, i lindur më 05/07/1992, me banim në Rr. Shkelzen DRAGAJ, nr. 10 Prizren", thuhet nën njoftim.
Tutje bëhet e ditur se me qëllim të ndriçimit të rastit kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në arrestimin e të dyshuarit.
"Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Prizren në numrin 192, në rrjetet sociale, apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë", thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Një nënë britanike që jeton në ishullin më të largët të pabanuar në botë ka ofruar një pamje të jetës së saj të përditshme, duke përfshirë atë që bën për të luftuar urinë.
Kelly Green, e cila është me origjinë nga East Sussex, tani dokumenton jetën e saj në Tristan da Cunha në rrjete sociale.
35-vjeçarja u zhvendos në ishullin vullkanik në Atlantikun Jugor më shumë se 10 vjet më parë dhe pavarësisht vështirësive, ajo nuk është kthyer pas.
Ishulli, i cili është i arritshëm vetëm me anije nga Cape Town, Afrika e Jugut, krenohet me vetëm një dyqan - i cili mbyllet gjatë dimrit.
Kelly u zhvendos në ishull pasi vizitoi prindërit e saj atje, të cilët ishin zhvendosur vetë për shkak të punës së babait të saj.
Dhe pikërisht atje ajo takoi shpejt bashkëshortin e saj, Shane, me të cilin çifti ka dy fëmijë që ndjekin shkollën e vetme të ishullit.
"Pra, të jetosh në ishullin më të pabanuar në botë do të thotë që nëse zgjohesh një mëngjes dhe dëshiron peshk për darkë, nuk mund të shkosh në dyqanin vendas dhe ta blesh atë", tha Kelly në një video në TikTok.
Kelly vazhdoi të shpjegonte se mbyllja e dyqanit në ishull përkon edhe me mbylljen e qeverisë.
"Mbyllet më 19 dhjetor dhe rihapet më 12 janar", tha ajo.
"Pra, duhet të siguroheni që keni gjithçka, si për shembull letër higjienike", shtoi Kelly.
Kelly drejton zyrën e turizmit të ishullit, e cila sipas faqes së saj të internetit , deklaron se Tristani u injorua nga eksploruesit e hershëm si një shtëpi e mundshme për shkak të peizazhit të tij të thyer malor, mungesës së portit natyror, mungesës së tokës për bujqësi dhe një klime të ashpër me shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta në të gjitha stinët.
Që nga tetori i vitit 2018, ishulli ka 250 banorë të përhershëm. /Telegrafi/
Pavarësisht frikës së përhapur se Inteligjenca Artificiale (Al) mund të zëvendësojë vendet e punës, një studim nga Anthropic sugjeron se teknologjia aktualisht po i ndihmon punëtorët.
Pavarësisht shqetësimeve për punën, hulumtimi është më kompleks pasi u zbulua se Al i riformëson vendet e punës ndryshe, varësisht nga roli.
Në vend që të përqendrohej vetëm te sa shpesh përdoret Al, raporti shqyrtoi më nga afër se çfarë lloj detyrash i jepen asaj dhe nëse ka sukses, shkruan euronews.
Studimi zbuloi se 49% e vendeve të punës tani mund të përdorin Al në të paktën një të katërtën e detyrave të përfshira, që është një rritje prej 13% nga fillimi i vitit 2025.
Por, jo të gjitha punët në zyrë preken në të njëjtën mënyrë nga Al, sipas raportit.
Raporti thekson ndryshimet gjeografike. Vendet me të ardhura më të larta kanë tendencë ta përdorin Al më shpesh për punë dhe detyra personale. Vendet me të ardhura më të ulëta tregojnë një përqindje më të lartë të përdorimit në arsim.
Ndryshe, ky është botimi i katërt i indeksit ekonomik të Anthropic, i cili gjurmon se si Al po integrohet në punë dhe efektet e saj të mundshme.
Autorët e raportit argumentojnë se të kuptuarit se si përdoret Al është po aq e rëndësishme sa matja e përhapjes së saj. /Telegrafi/
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se do të ndërmarrë veprime vendimtare për të eliminuar "kërcënimin rus" në Grenlandë.
"NATO i ka thënë Danimarkës për 20 vjet se 'duhet ta largoni kërcënimin rus nga Grenlanda'. Fatkeqësisht, Danimarka nuk ka qenë në gjendje të bëjë asgjë për këtë. Tani është koha dhe do të bëhet!!!", shkroi Trump në Truth Social.
Të dielën, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte dhe Trump në një bidesë telefonike diskutuan për situatën e sigurisë në Grenlandë dhe Arktik.
Rutte tha se të dy "do të vazhdojnë të punojnë për këtë" dhe shtoi se “mezi pret ta shoh Trump në Davos më vonë këtë javë".
Grenlanda, një territor vetëqeverisës brenda Mbretërisë së Danimarkës, ka tërhequr prej kohësh interesin e SHBA-së për shkak të vendndodhjes së saj strategjike dhe burimeve të mëdha minerale si dhe shqetësimeve të supozuara për rritjen e aktivitetit rus dhe kinez.
Në një lëvizje të re, Trump tha se Washingtoni nga 1 shkurti do të vendosë tarifa prej 10% për mallrat nga tetë vende evropiane, përfshirë Danimarkën, Norvegjinë, Suedinë, Francën, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar, Holandën dhe Finlandën, duke rritur atë në 25% në qershor, për shkak të kundërshtimit të tyre ndaj kontrollit amerikan të Grenlandës.
Pas njoftimit, tetë vendet evropiane lëshuan deklaratë të përbashkët duke dënuar veprimin e Trumpit dhe duke riafirmuar angazhimin e tyre për sigurinë e Arktikut. /Telegrafi/
TIRANË, 19 janar/ATSH-Maela Marini/ Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali u shpreh sot se ftesa e presidentit të SHBA-së, Donald Trump për Shqipërinë si vend anëtar themelues në “Bordin e Paqes” për Rripin e Gazës është një vlerësim i lartë, për rolin e ri që vendi ka marrë ndër vite në çështjet e paqes dhe sigurisë.
Në një konferencë për shtyp, Spiropali theksoi rëndësinë e veçantë të kësaj ftese për Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, ndërsa u shpreh se “politika jonë e jashtme në dekadën e fundit, po sjell në vazhdimësi rezultate të paimagjinueshme deri jo shumë vite më parë”.
Për ministren Spiropali kjo ftesë është një vlerësim i lartë për rolin e ri që Shqipëria ka marrë ndër vite në çështjet e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajonin tonë sigurisht, por edhe në gjirin e organizatave ndërkombëtare.
“Nuk ka dyshim se ftesa e Presidentit të Amerikës është edhe një vlerësim i drejtpërdrejtë për lidershipin e kryeministrit Edi Rama, i cili është ftuar personalisht si anëtar i ‘Bordit të Paqes'”, theksoi ajo.
Kryediplomatja shqiptare theksoi se sipas statutit, anëtarët themelues kanë zë të barabartë dhe peshë reale në drejtimin strategjik të këtij organizmi, prandaj kjo ftesë nuk është vetëm një nder i madh, po është edhe një përgjegjësi e lartë shtetërore.
“Fatkeqësisht, edhe për një ngjarje me një peshë të tillë, krejt të veçantë për Shqipërinë e vogël, ky lajm i mirë për emrin e Shqipërisë e të shqiptarit në botë, është pasuar nga një lumë marrëzish të derdhura në mexhlisin e informimit publik. Ndërkohë që Shqipëria ftohet si bashkëndërtuese e një mekanizmi të ri ndërkombëtar, i cili synon ndërtimin e paqes së qëndrueshme dhe funksionale në botë, duke nisur me një nga sfidat më të ndërlikuara dhe më të ndjeshme të sigurisë globale, siç është e ardhmja e Rripit të Gazës, opinioni publik shqiptar sulmohet nga brenda me gjithëfarë fantazish të kundërshtarëve të kësaj qeverie”, theksoi ajo.
Sipas Spiropalit, pikërisht në një moment me simbolikë e peshë të veçantë, ku Shqipëria thirret si bashkëthemeluese e një qendre të re diskutimesh e vendimmarrjesh me impakt global, në Shtëpinë e Bardhë, periferia e skenës sonë politike përndizet, a thua se Shqipëria u përjashtua me turp, jo se u ftua me nderim të posaçëm.
“Teksa ky zhvillim dërgon gjithashtu mesazhin e Amerikës së re, se në politikën ndërkombëtare të sotme, madhësia gjeografike apo demografike e një vendi nuk është faktor përcaktues, po vlejnë mbi të gjitha autenticiteti, koherenca dhe aftësia për t’i kontribuar paqes, stabilitetit e sigurisë – çka Shqipërisë ia njohin e çmojnë të gjithë prej disa vitesh tanimë – në Tiranë plas marazi e marrin dhenë lloj-lloj tregimesh me miliarda dollarë që do paguakemi për Bordin, e me palestinezët që do t’i sillkemi në Shqipëri në këmbim të prezencës sonë në atë bord”, shtoi ajo.
Spiropali theksoi se “kjo ftesë e drejtpërdrejtë e Presidentit të SHBA për Kryeministrin e Shqipërisë, për t’iu bashkuar Bordit të Paqes si bashkëthemelues, konfirmon forcën dhe besimin e ndërsjellë në partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.
“E ndërkohë që ky partneritet, bosht kryesor i politikës së jashtme shqiptare dhe garanci e pozicionit tonë euroatlantik, fiton një kuotë të re historike dhe edhe një herë akoma, Shqipëria vlerësohet si një aleate e çmuar nga aleati i saj më i madh, SHBA, në pazarin e Tiranës politike numërohen të ftuarit. Ne nuk e dimë ende sa janë udhëheqësit e ftuar nga presidenti Trump, në kohë e kapacitete të ndryshme, për t’iu bashkuar nismës së tij globale, por dimë me siguri që as në Argjentinë e as në Turqi, ku udhëheqësit e atyre vendeve ku e ku më të mëdha sesa vendi ynë e kanë njoftuar publikun për ftesën, nuk ka pasur kurrfarë debati mbi madhësinë e numrit të anëtarëve të Bordit të Paqes. Përkundrazi, përfshirja e vendit ndër të ftuarit është konsideruar diçka pozitive, e mirëpritur dhe e pranuar me falenderim”, u shpreh Spiropali.
Bordi i Paqes, sipas ministres Spiropali, përfaqëson një qasje të re, të ndryshme nga modelet tradicionale të trajtimit të konflikteve dhe mekanizmat ekzistues të menaxhimit të krizave.
Modeli ynë i jashtëzakonshëm i bashkëjetesës fetare, sipas Spiropalit, është një vlerë e shtuar që Shqipëria do të çojë në tryezën e lartë të Bordit të Paqes, me statusin e Anëtarit Themelues, i cili i jep Shqipërisë një mundësi historike në formësimin e vizionit, parimeve dhe zgjidhjeve të Bordit të Paqes në të mirë të njerëzimit.
Kjo ftesë, sipas saj, “është e mjaftueshme për të zhbërë të gjitha fabrikimet, që kanë qarkulluar kohët e fundit lidhur me qasjen e administratës së presidentit Trump ndaj qeverisë shqiptare apo vetë kryeministrit Rama”.
“Këto fabrikime kulmuan me agresionin dizinformues ndaj vendimit të brendshëm të SHBA për të rishikuar politikën e vizave të qëndrimit e lejeve të punës në Amerikë për gati gjysmën e vendeve me të cilat SHBA kanë marrëdhënie diplomatike. Të gjithë ata që pa asnjë përgjegjshmëri publike, u turrën ta helmojnë publikun e kanë marrë përgjigjen as më shumë e as më pak, po direkt nga presidenti Donald Trump, i cili ka nënshkruar në letrën e tij se, Shqipëria është një partner i mrekullueshëm dhe Edi Rama është një udhëheqës i respektuar botërisht”, shtoi ajo.
Elisa Spiropali, ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme; Foto: Florian Abazaj
1 nga 2
Elisa Spiropali, Ministre e Europës dhe Punëve të Jashtme, Foto; Florian Abazaj
TIRANË, 19 janar/ATSH/ Presidenti Bajram Begaj theksoi sot rëndësinë e bashkëpunimit mes palëve në Kuvend për realizimin e reformës zgjedhore dhe asaj territoriale, ndërsa u shpreh se “nëse bashkëpunimi ngec, debati humbet fokusin nga interesi ynë kombëtar: integrimi në Bashkimin Evropian”.
Në një mesazh drejtuar Kuvendit në nisje të sesionit të ri parlamentar, Presidenti Begaj theksoi se ky gjashtëmujor mbart sfida të rëndësishme për vendin dhe kërkon vullnet politik e vetëdije të lartë shtetformuese, në mënyrë që çdo nismë ligjore t’i shërbejë drejtpërdrejt forcimit të shtetit të së drejtës, mirëqenies së qytetarëve tanë dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Përafrimi i legjislacionit dhe plotësimi me prioritet i agjendës së Bashkimit Evropian, sipas Kreut të Shtetit, “nuk mund të ketë konkurrencë”.
Begaj theksoi se kjo kërkon përgjegjësi dhe përkushtim të vërtetë, reforma të thella dhe punë intensive.
“Procesi parlamentar në këtë drejtim nuk e garanton dot suksesin nëse vëmendja shpërqendrohet, nëse ligjërimi parlamentar humbet rrugën, nëse bashkëpunimi ngec, nëse debati humbet fokusin nga interesi ynë kombëtar dhe nëse rezultatet vonojnë. Në rrugën drejt familjes evropiane ne nuk kemi kohë për të humbur dhe as energji për të shpërdoruar”, shtoi Begaj.
Duke iu drejtuar deputetëve, Begaj u shpreh se qytetarët presin më pak konflikt dhe më shumë zgjidhje. “Ata presin ligje cilësore, mbikëqyrje mbi qeverisjen dhe një debat politik të ndershëm. Në këtë ekuilibër rolesh, secili ka përgjegjësinë e vet. Demokracia nuk mund të funksionojë pa ekuilibër dhe pa respekt reciprok”, tha Begaj.
Ky sesion, sipas Kreut të Shtetit, përballet me nevojën që politika të konfirmojë mbështetjen për drejtësinë. “Politika duhet të ndihet krenare kur drejtësia vepron kundër korrupsionit, krimit të organizuar, kur drejtësia tregon pavarësi, integritet, profesionalizëm dhe kur qytetarët marrin drejtësi sipas standardeve evropiane”, shtoi ai.
Po ashtu, Begaj theksoi se në këtë sesion, reforma zgjedhore duhet të arrijë pikën kulmore.
“Angazhimet në funksion të kësaj reforme kërkojnë përkushtimin tuaj maksimal. Rekomandimet e misionit të OSBE-ODIHR-it kanë identifikuar çështje thelbësore për standardin e zgjedhjeve në Shqipëri, të cilat nuk mund të ngelen pa u adresuar. Kuadri ligjor zgjedhor duhet t’i nënshtrohet një reformimi tërësor, në një proces konsultimi gjithëpërfshirës dhe në përputhje me praktikat e mira dhe standardet ndërkombëtare brenda këtij sesioni parlamentar. Ndryshimet e vonuara të legjislacionit zgjedhor përbëjnë rrezik për standardin e zgjedhjeve”, u shpreh Presidenti.
Një tjetër gur kilometrik, sipas Kreut të Shtetit, përbën reforma administrativo-territoriale, e cila suksesin e ka të lidhur ngushtë me aftësinë e palëve për dialog konstruktiv dhe kompromis.
“Kjo reformë duhet të udhëhiqet nga interesi më i lartë i qytetarëve, lëvizjet demografike, nga nevoja për shërbime dhe infrastrukturë publike dinjitoze dhe të barabartë në çdo njësi për ta bërë vetëqeverisjen vendore të vërtetë dhe të qëndrueshme”, shtoi Begaj.
Begaj tha se “qytetarët kanë nevojë ta shohin Kuvendin në veprim dhe qeverinë të japë llogari, por, mbi të gjitha, ata kanë nevojë që kjo procedurë parlamentare të jetë serioze dhe e përgjegjshme”.
Në këtë drejtim, ai theksoi se kontrolli parlamentar ka kuptim kur ai prodhon rezultat, kur institucionet vihen në lëvizje, kur merren masa, ndryshohen procedura, përmirësohen ligje.
“Një parlament me qytetarët dhe për qytetarët duhet të reflektojë problemet dhe kërkesat e tyre prioritare. Përmes një komunikimi politik, etik, konstruktiv dhe bashkëpunues, sfidat e demografisë, të sigurisë sociale, sigurisë kibernetike, sigurisë nga fatkeqësitë natyrore dhe të sigurisë kombëtare meritojnë vëmendje më të madhe ligjore dhe institucionale”, tha Presidenti.
Presidenti rus Vladimir Putin ka marrë një ftesë për t’u bashkuar me Bordin e Paqes në Gaza dhe kjo mundësi po shqyrtohet, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. Sipas tij, presidenti Putin ka marrë një ftesë përmes kanaleve diplomatike për t’u bashkuar me këtë Bord të Paqes. “Aktualisht po studiojmë të gjitha detajet […]
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, vërtetoi sërish sot se e meriton mbështetjen e liderit të saj pasi nuk e zhgënjeu as kësaj here duke i mbajtur krah në delirin e tij të madhështisë. Spiropali po zhvillon një konferencë për shtyp me fokus ftesën e Presidentit amerikan Donald Trump, drejtuar Kryeministrit të […]
Është një shuplakë në fytyrë për mbarë Italinë. Dyzet të huaj, të përzgjedhur për t’u transferuar në qendrën e ndalimit në Shqipëri, janë “kthyer mbrapsht” si pako me defekt. Pse? E thjeshtë. Sepse në Itali vepron një kombinim i fuqishëm i tre faktorëve: prirja e shumë magjistratëve për të politizuar vendimet e tyre, ngërçi normativ […]
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Vlorë–Orikum. Drejtuesja e automjetit tip Benz, ka humbur kontrollin e makinës dhe ka përfunduar jashtë rruge. Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të dëmtuar lehtë shoferja dhe pasagjeri, rreth 16 vjeç. Të lënduarit kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Autoriteti i Konkurrencës ka hapur hetim të thelluar ndaj dy kompanive të ofrimit të shërbimeve celulare në vend, Vodafone Albania dhe One Albania. Siç kishte paralajmëruar në muajin tetor, gjatë raportimit në Kuvendin e Shqipërisë, Autoriteti i Konkurrencës gjatë fazës së hetimit paraprak të tregut ka gjetur elementë që mund të tregojnë sjellje anti-konkurruese nga […]
Eksperti i punësimit Arbër Xhihani, i ftuar në emisionin “Dita Jonë”, ka renditur disa nga arsyet kryesore pse të rinjtë në Shqipëri nuk zgjedhin të aplikojnë për punë përmes zyrave të punës, pavarësisht numrit të lartë të vendeve vakante. Sipas tij, një nga problematikat kryesore mbetet perceptimi i gabuar për zyrat e punës, të cilat shihen më shumë si institucione për përfitime sociale sesa si…
Nga Gazeta ‘SI’ – Administrata Tatimore ka detajuar skemën e re të mbështetjes për prodhuesit vendas, ku fermerët mund të përfitojnë një rimbursim prej 10% mbi vlerën e produkteve të tyre. Ky proces, i cili synon të lehtësojë kostot e inputeve bujqësore, kalon përmes një procedure specifike dokumentimi të njohur si autofaturimi.
Si funksionon autofaturimi?
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaron se barra e dokumentimit bie mbi blerësin e regjistruar për TVSH-në (siç janë grumbulluesit, përpunuesit ose agroturizmet e certifikuara). Ky i fundit lëshon një autofaturë në emër të fermerit për mallrat ose shërbimet e blera.
Në këtë faturë duhet të shënohet domosdoshmërisht NIPT-i i fermerit dhe të gjithë elementet e tjera ligjore. Kjo vlerë fature shërben më pas si bazë për llogaritjen e kompensimit prej 10%.
Për të qenë pjesë e kësaj skeme, prodhuesit bujqësorë duhet të përmbushin katër kritere kyçe; Qarkullimi vjetor nuk duhet të kalojë kufirin minimal të regjistrimit të TVSH-së. Produktet ose shërbimet duhet të jenë rezultat i drejtpërdrejtë i punës së tyre bujqësore. Mallrat duhet t’u shiten personave të tatueshëm që nuk bëjnë pjesë vetë në skemat e kompensimit. Fermeri duhet të jetë i pajisur me NIPT, por pa pasur detyrim për deklarim periodik të TVSH-së.
Kompensimi llogaritet mbi bazën e vlerës totale të furnizimeve për një periudhë 6-mujore. Për të arkëtuar paratë, fermeri duhet të dorëzojë kërkesën elektronikisht ose me postë pranë Tatimeve, duke bashkëngjitur kopjen e faturave të lëshuara nga blerësi (autofaturat) dhe numrin e llogarisë bankare.
Kalendari i aplikimeve për vitin 2026 ndahet në dy periudha, Janar-Qershor 2026: Aplikimi bëhet deri më 31 dhjetor 2026. Për periudhën Korrik-Dhjetor 2026: Aplikimi bëhet deri më 30 qershor 2027.
Sipas rregullores, administrata tatimore është e detyruar të kryejë kalimin e fondeve në llogarinë e fermerit brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës.
Nga Gazeta ‘SI’ – Një vendim i ri i ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, zgjeron mbështetjen për bizneset e llojeve start-up, duke përfshirë për herë të parë konceptin e “Scaleup-eve”.
Sipas dokumentit, tashmë ndihmë nga shteti do të përfitojnë edhe scale-up, bizneset e zhvilluara dhe të konsoliduara në treg.
Ndryshe nga rregullat e mëparshme të vitit 2024 të cilat shfuqizohen, vendimi i ri specifikon se shteti nuk do të ofrojë vetëm grante klasike. Instrumentet e reja financiare përfshijnë financimin me kapital (equity) ku shteti mund të investojë drejtpërdrejt në kapitalin e kompanive.
Mekanizmat e lehtësimit të rrezikut: Skema që mbrojnë sipërmarrësit nga dështimet e mundshme në inovacion dhe masa teknike si ofrimi i aksesit në laboratorë, infrastrukturë kërkimore dhe konsulencë ligjore apo financiare falas.
Një risi tjetër është monitorimi dhe Agjencia përgjegjëse do të ndjekë zbatimin e projekteve deri në 12 muaj pas përfundimit të tyre për të vlerësuar ndikimin real në ekonomi.
Për të shmangur abuzimet, qeveria parashikon ngritjen e një Komisioni për vlerësim dhe ankimin, ku anëtarët duhet të plotësojnë kritere të larta profesionale, përfshirë të paktën 10 vite përvojë pune për përfaqësuesit nga bota akademike dhe ekosistemi i startup-eve. Gjithashtu, çdo anëtar është i detyruar të nënshkruajë deklaratën e konfliktit të interesit përpara çdo procesi vlerësimi.
Për të garantuar transparencë, i gjithë procesi i aplikimit do të kryhet përmes portalit e-Albania. Afatet për thirrjet publike do të jenë të qarta, duke zgjatur nga 10 deri në 30 ditë pune.
Ky vendim hyn në fuqi më datë 22 janar 2026, pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve në ligjin bazë për startup-et
Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se nuk ndien më detyrim të mendojë “thjesht për paqen”, në një letër dërguar kryeministrit të Norvegjisë, ku përpiqet të justifikojë kërcënimet e tij kundër Grenlandës.
Letra iu drejtua kryeministrit norvegjez Jonas Gahr Store dhe iu dërgua një numri ambasadash evropiane në Uashington.
Në të, Trump akuzoi Norvegjinë se kishte vendosur të mos i jepte Çmimin Nobel për Paqen, të cilin ai tha se e meritonte “për ndalimin e 8 luftërave”.
Si rezultat, ai tha: “Nuk ndiej më detyrimin të mendoj vetëm për paqen, megjithëse ajo do të jetë gjithmonë mbizotëruese, por tani mund të mendoj për atë që është e mirë dhe e përshtatshme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”
Bëhet e ditur se parlamenti norvegjez emëron pesë anëtarët e Komitetit të Nobelit, por qeveria nuk e zgjedh drejtpërdrejt fituesin, shkkruan the Journal.
NEW: @potus letter to @jonasgahrstore links @NobelPrize to Greenland, reiterates threats, and is forwarded by the NSC staff to multiple European ambassadors in Washington. I obtained the text from multiple officials:
Dear Ambassador:
President Trump has asked that the… — Nick Schifrin (@nickschifrin) January 19, 2026
Javën e kaluar, fituesja e çmimit, udhëheqësja e opozitës venezueliane, Maria Corina Machado, i dhuroi Trumpit medaljen gjatë një vizite në Shtëpinë e Bardhë, por Komiteti i Nobelit këmbënguli se posedimi i medaljes nuk do të thotë të jesh laureat.
“Pavarësisht se çfarë mund të ndodhë me medaljen, diplomën apo shumën e çmimit, është dhe mbetet laureati origjinal ai që është regjistruar në histori si marrësi i çmimit”, tha komiteti në një deklaratë.
“Edhe nëse medalja ose diploma më vonë bie në zotërim të dikujt tjetër, kjo nuk e ndryshon se kush është vlerësuar me Çmimin Nobel për Paqen”, shtoi ajo.
Në letrën e tij drejtuar Store, Trump përsëriti pohimin se Danimarka, territor i së cilës është Grenlanda, nuk është në gjendje të mbrojë ishullin Arktik.
“Danimarka nuk mund ta mbrojë atë tokë nga Rusia apo Kina, dhe pse ata kanë një të drejtë pronësie gjithsesi. Nuk ka dokumente të shkruara, vetëm se një anije zbarkoi atje qindra vjet më parë, por edhe ne kishim anije që zbarkuan atje”, tha Trump.
Presidenti amerikan gjithashtu deklaroi se kishte bërë “më shumë për NATO-n se çdo person tjetër që nga themelimi i saj, dhe tani, NATO duhet të bëjë diçka për Shtetet e Bashkuara”.
“Bota nuk është e sigurt nëse nuk kemi kontroll të plotë dhe total të Grenlandës. Faleminderit! President DJT”, vazhdoi ai. /Telegrafi/
Hakerët ndërprenë transmetimet satelitore të televizionit shtetëror iranian për të transmetuar pamje që mbështesnin Princin e Kurorës në mërgim të vendit dhe u bënin thirrje forcave të sigurisë të mos "i drejtonin armët nga populli".
Sulmi kibernetik vjen në një kohë kur numri i të vdekurve në protesta arriti në të paktën 3,919 persona të vrarë, thanë aktivistët.
Pamjet u transmetuan në shumë kanale të transmetuara me satelit nga Islamic Republic of Iran Transmeting, transmetuesi shtetëror i vendit i cili ka monopolin në transmetimet televizive dhe radiofonike, shkruan Abc News.
Videoja transmetoi dy klipe të Princit të Kurorës në mërgim Reza Pahlavi, më pas përfshinte pamje të forcave të sigurisë.
“Ky është një mesazh për ushtrinë dhe forcat e sigurisë”, shkruhej në një grafikë.
“Mos i drejtoni armët nga populli. Bashkohuni me kombin për lirinë e Iranit.”
Edhe në një treg të drejtuar nga cikle të shpejta modelesh dhe inovacion të pandërprerë, disa automjete vërtetohen çuditërisht rezistente ndaj ndryshimit.
Toyota HiAce e Japonisë është ky përjashtim nga rregulli.
Ndërsa pjesa më e madhe e botës kaloi në një brez të ri në vitin 2019, ky furgon ka qenë në përdorim që nga viti 2004.
Megjithatë, pavarësisht moshës së tij, automjeti mbetet mjaftueshëm popullor në Japoni për të justifikuar praninë e tij të vazhdueshme, dhe për vitin 2026, ai merr përditësimin e tij më të plotë në më shumë se një dekadë.
Për vitin 2026, Toyota i ka mbajtur ndryshimet delikate, duke i kufizuar përditësimet e jashtme në dritat e reja.
Brenda, HiAce LCV më në fund merr një prekje më moderne.
Të gjitha variantet tani vijnë standard me një ekran me prekje që është i shoqëruar me një panel instrumentesh.
Padyshim ndryshimet më domethënëse janë në departamentin e sigurisë. HiAce i përditësuar përfiton nga paketa më e fundit Safety Sense e Toyota-s, e cila tani përfshin veçori më të përparuara të asistencës për shoferin.
Opsionet e sistemit të fuqisë janë gjithashtu të vlefshme, me një motor benzine 2.0 litra që prodhon 158 kuaj fuqi si dhe një motor nafte 2.8 litra që prodhon 149 kuaj fuqi.
Të dy motorët janë të çiftëzuar me një transmision automatik me gjashtë shpejtësi dhe ofrohen në konfigurime me tërheqje në të pasmet dhe në të katër rrotat. /Telegrafi/
Drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit, Edmond Llabani, ka pësuar hemorragji cerebrale dhe është shtruar me urgjencë në Shërbimin e Neurokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë.
Llabani u komandua javën e kaluar në këtë detyrë, pas shkarkimit të drejtorit Indrit Cërloj, i cili edhe u arrestua më pas, i akuzuar për shpërdorim detyre, pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci, gjatë një vizite shëndetësore në Spitalin e Durrësit.
Përveç Cërlojit u arrestuan edhe punonjës të tjerë të burgut dhe spitalit.
Llabani është profesionist në fushën e drejtësisë dhe administratës publike dhe ka përvojë të gjerë në menaxhimin e institucioneve të ngjashme, shkruan A2CNN. Më parë ka drejtuar Burgun e Peqinit. (A2 Televizion)