Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 11 January 2026Main stream

08:00 Horoskopi, 11 janar 2026

By: Klara
11 January 2026 at 08:00

Dashi

Do jeni shume te sinqerte gjate kësaj dite me partnerin tuaj dhe çdo gjë do shkoje për mrekulli. Nuk priten aspak mosmarrëveshje. Beqaret nuk do bien pre e intrigave te disa personave dhe do ndihen mire vetëm siç janë. Financat do jene te stabilizuara. Vazhdoni te tregoheni te kujdesshëm me çdo lloj shpenzimi dhe nuk keni për t’u penduar.

Demi

Do kaloni shume momente intime gjate kësaj dite dhe gjerat do ecin me se miri me atë qe keni ne krah. Emocionet gjithashtu do jene te fuqishme. Beqaret do kenë takime dhe flirte pa fund, por nuk do mund te fillojnë një lidhje. Ne planin financiar tregohuni sa me te arsyeshëm sepse përndryshe mund te keni probleme goxha te mëdha.

Binjaket

Do argëtoheni pa fund gjate kësaj dite me atë qe keni ne krah dhe do kaloni çaste fantastike. harrojini problemet e se shkuarës. Beqaret duhet te tregohen me te hapur dhe me te shoqërueshëm me personat qe do i ftojnë. Ne planin financiar gjendja nuk do jete aspak e favorshme. Mos bëni çmenduri sepse keni për tu penduar shpejt.

Gaforrja

Situata ne jetën tuaj ne çift do jete goxha e ndërlikuar gjate kësaj dite. Nuk do bini dakord për asgjë me atë qe keni ne krah dhe do debatoni ashpër. Beqareve do ju pëlqejë shume një person, por do kenë druajtje ta joshin atë. Po qëndruat ne heshtje dikush tjetër do e beje për vete. Për financat do jete dite goxha e paqëndrueshme. Mos hidhni hapa te gabuara.

Luani

Jeta juaj sentimentale do ece me se miri sot. Do dashuroheni pa dorashka me atë qe keni ne krah dhe gjithçka do shkoje si e kishit menduar. Beqaret nuk do jene aspak ne humorin e duhur dhe nuk do e kenë mendjen për te krijuar një lidhje. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Do keni mundësi te kryeni shpenzime dhe te hiqni edhe disa para mënjanë.

Virgjeresha

Dite pozitive dhe e paqte kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni mire pranë partnerit dhe do filloni te bëni edhe plane me te. Beqaret nuk do i kenë rrethanat e përshtatshme për te filluar një lidhje, kështu qe do ju duhet te presin edhe disa kohe. Ne planin financiar duhet te gjeni një mënyrë për ta stabilizuar situatën sepse gjendja duket goxha e paqëndrueshme.

Peshorja

Nuk do mërziteni aspak gjate kësaj dite juve qe jeni ne një lidhje. partneri do jete ne humor dhe do ju surprizoje ne çdo çast. Duhet te ndiheni me fat qe e keni atë ne krah. Beqaret do fillojnë një histori re bukur dashurie me një person qe e njohin qe ne vogëli. Financat do kalojnë trazira te mëdha. Shmangni shpenzimet e panevojshme sa me shume qe te mundeni.

Akrepi

Marrëdhënia ne çift do jete mjaft e kënaqshme gjate kësaj dite. Nuk do kërkoni aspak te dominoni mbi tjetrin, përkundrazi do hapni rruge dhe do bëni atë qe është me e mira për te dy. Beqaret duhet ta lënë veten te lire dhe te bëjnë atë qe do iu thotë zemra. Ne planin financiar gjendja do jete delikate. Vetëm duke marre hua nga familjaret mund t’ia dilni.

Shigjetari

Duhet t’i kushtoni me shume kohe dhe rëndësi partnerit tuaj gjate kësaj dite nëse doni qe gjerat te rrjedhin sa me mire mes jush. Beqaret do ndihen gati për te filluar një histori dashurie me personin qe ka kohe qe i lakmon dhe i josh. Ne planin financiar kërkoni ndihme nëse nuk ja dilni dot vete ta stabilizoni situatën. Te afërmit do i keni gjithmonë pranë.

Bricjapi

Mos u tregoni indiferente gjate kësaj dite ndaj partnerit tuaj sepse ai mund te mërzitet dhe do kërkoje strehim diku tjetër. Beqaret duhet te tregohen te duruar nëse duan te gjejnë personin ideal. Gjerat e nxituara nuk dalin mire. Financat do jene gjithë kohës te mbrojtura. Do jeni edhe ju shume te kujdesshëm dhe do mendoni me tepër për te ardhmen.

Ujori

Asgjë nuk do ece ashtu si ju e kishit menduar sot ne jetën sentimentale. Mund te keni edhe disa mosmarrëveshje me partnerin dhe do mërziteni tej mase. Beqaret do ndihen me te vetmuar se kurrë dhe do mbyllen ne vetvete. Ky do jete një gabim i rende. Financat do jene gjate gjithë kohës te ekuilibruara dhe aspak problematike.

Peshqit

Dita do filloje mire sot për jetën tuaj sentimentale, por me kalimin e orëve situata mund te ndërlikohet. Do kërkoni gjera te pamundura nga partneri dhe kjo do e elektrizoje situatën. Beqaret do mbeten me te njëjtin status siç kane qene. Ne planin financiar do jeni shume te kujdesshëm dhe te maturi. Do merreni me shume se zakonisht me menaxhimin e te ardhurave./K.M

07:05 Histori/ 11 janar 1944 – Galeazzo Ciano, ekzekutohet në moshën 40-vjeçare në Verona

By: Leonard
11 January 2026 at 07:05

Më 11 janar 1944, në qytetin e Veronës, përpara një skuadre pushkatimi të Republikës Fashiste të Salos, përfundoi jeta e Galeazzo Cianos, njërit prej emrave më të njohur dhe njëkohësisht më tragjikë të elitës politike italiane gjatë Luftës së Dytë Botërore. Vetëm 40 vjeç, ish-ministri i Jashtëm i Italisë dhe dhëndri i Benito Mussolinit u bë viktimë e të njëjtit regjim që kishte shërbyer për vite me radhë.

Galeazzo Ciano ishte figurë qendrore e diplomacisë fashiste nga viti 1936 deri në vitin 1943. I ri, ambicioz dhe me formim diplomatik, ai përfaqësonte fytyrën moderne të Italisë së Mussolinit në arenën ndërkombëtare. Si ministër i Jashtëm, Ciano ishte i përfshirë drejtpërdrejt në aleancën me Gjermaninë naziste, në Paktin e Çeliktë dhe në vendimet që e futën Italinë në luftë. Megjithatë, me kalimin e kohës, ai u shndërrua në një kritik të hapur të varësisë gjithnjë e më të thellë nga Hitleri dhe të aventurës ushtarake që po e çonte vendin drejt katastrofës.

Moment kyç në fatin e tij ishte mbledhja e Këshillit të Madh Fashist më 25 korrik 1943. Atje, Ciano votoi pro mocionit që çoi në rrëzimin e Mussolinit nga pushteti. Ky akt, i konsideruar tradhti nga Duçja dhe besnikët e tij, do të vuloste më vonë dënimin me vdekje të dhëndrit të tij.

Pas kapitullimit të Italisë dhe krijimit të Republikës së Salos, një shtet kukull nën kontrollin gjerman, Ciano u arrestua nga forcat fashiste. Në Verona u organizua një proces i ashtuquajtur gjyqësor, i njohur si “Gjyqi i Veronës”, ku verdikti ishte i paracaktuar. I akuzuar për tradhti ndaj regjimit, ai u dënua me pushkatim së bashku me disa ish-hierarkë të tjerë fashistë që kishin kundërshtuar Mussolinin.

Ekzekutimi i Galeazzo Cianos nuk ishte vetëm një akt hakmarrjeje politike, por edhe simbol i përçarjes së thellë brenda vetë fashizmit italian në momentet e fundit të tij. Ai mbetet një figurë kontradiktore: arkitekt i politikës së jashtme fashiste, por edhe autor i ditarëve të famshëm, ku dokumentoi nga brenda prishjen morale dhe politike të regjimit.

Vdekja e tij në Verona shënoi jo vetëm fundin e një njeriu, por edhe agoni­në e një epoke, ku besnikëria ndaj pushtetit u shpërblye me plumb, sapo pushteti filloi të shembet.

Përgatiti: L.Vezi

Ekskluzive | Ky është i dyshuari që sulmoi zyrtarin policor brenda stacionit në Prishtinë

11 January 2026 at 07:51

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se personi që sulmoi fizikisht zyrtarin policor, e kanosi atë dhe shkatërroi pajisje zyrtare brenda Stacionit Policor Veriu, është Lulzim Beha rreth 55 vjeçar.

I dyshuari, i cili ishte shoqëruar në stacion për moszbatim të urdhrit zyrtar, ka kaluar në sjellje agresive, duke goditur policin në pjesën e nofullës dhe duke dëmtuar një kompjuter të policisë.

Me vendim të Prokurorit Kujdestar, Beha është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti po trajtohet për veprat penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, “Kanosje” dhe “Dëmtim apo asgjësim i pasurisë”.

Hetimet janë në vazhdim.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Ky është i dyshuari që sulmoi zyrtarin policor brenda stacionit në Prishtinë appeared first on Sinjali.

Bie fluksi i kolonave, kjo është gjendja në pikat kufitare në Kosovë

11 January 2026 at 07:45

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar i ka përditësuar të dhënat mbi pritjet në kufi.

Aktualisht nuk ka kolona në asnjërën nga pikëkalimet kufitare.

Pritjet në dalje dhe në hyrje të Kosovës raportohen të jenë deri në 5 minuta.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Bie fluksi i kolonave, kjo është gjendja në pikat kufitare në Kosovë appeared first on Sinjali.

Këto shenja horoskopi nuk e krahasojnë kurrë veten me të tjerët

11 January 2026 at 07:33

Në një botë ku të gjithë krahasojnë vazhdimisht veten, kush ka më shumë, kush përparon më shpejt, kush duket më mirë, ka njerëz që qëndrojnë të qetë, por të vendosur.

Ata nuk e bëjnë sepse nuk shohin se çfarë po bëjnë të tjerët, por sepse thjesht nuk i përcakton ata.

Këto shenja të zodiakut kanë një ndjenjë të fortë të identitetit të tyre. Ato nuk kanë nevojë për konkurse, pëlqime, njohje apo vlerësim për të ditur vlerën e tyre. Forca e tyre është e qetë, e qëndrueshme dhe autentike, prandaj shumë njerëz i respektojnë, edhe kur nuk thonë shumë për veten e tyre.

Bricjapi

Bricjapi nuk humbet kohë duke krahasuar sepse ka qëllimet dhe rrugën e vet. Ai e di që rezultatet e vërteta vijnë nga puna, jo nga krahasimi. I vetëdisiplinuar, serioz dhe i përqendruar në atë që dëshiron të arrijë, atij nuk i intereson se kush është aktualisht “përpara”. Ai interesohet se kush do të qëndrojë në krye kur të gjithë të tjerët të lodhen.

Demi

Demi është thellësisht i rrënjosur në vlerat e tij. Ai e do ritmin e tij, zakonet e tij, paqen e tij.Ai nuk ka nevojë të provojë veten sepse beson në atë që bën dhe e di që stabiliteti dhe qëndrueshmëria janë më të rëndësishme sesa shpejtësia e dikujt tjetër. Ai nuk është i interesuar për krahasime sepse e di që ajo që ka është e tija dhe e mjaftueshme.

Ujori

Ujori jeton sipas rregullave të veta. Ata thjesht nuk janë të interesuar në pritjet e të tjerëve apo krahasimet shoqërore.Ai nuk ka nevojë të provojë veten sepse beson në atë që bën dhe e di që stabiliteti dhe qëndrueshmëria janë më të rëndësishme sesa shpejtësia e dikujt tjetër. Ai nuk është i interesuar për krahasime sepse e di që ajo që ka është e tija dhe e mjaftueshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Këto shenja horoskopi nuk e krahasojnë kurrë veten me të tjerët appeared first on Sinjali.

Gjermanët po largohen nga vendlindja: 1 në 5 persona mendon emigrimin

11 January 2026 at 07:16

Sipas një sondazhi të kryer së fundmi, një në pesë persona në Gjermani po mendon të largohet nga vendi.

Studimi zbuloi se 21 për qind e popullsisë së Gjermanisë po shqyrton mundësinë e largimit nga vendi, përfshirë 34 për qind e personave me prejardhje migrante dhe 37 për qind të fëmijëve të tyre.

Qendra Gjermane për Studime të Integrimit dhe Migracionit (DeZIM) e kreu studimin midis viteve 2024 dhe 2025 me 2.933 pjesëmarrës.

Nga personat pa prejardhje migrante, 17 për qind po mendojnë të largohen nga Gjermania, ndërsa 31 për qind e atyre nga ish-Bashkimi Sovjetik dhe 28 për qind e atyre nga vendet e tjera të BE-së raportuan të njëjtën gjë.

Arsyeja më e shpeshtë e përmendur për emigrim në të gjitha grupet ishte dëshira për një “cilësi më të lartë jete”.

Për personat me prejardhje migrante, përvojat e diskriminimit gjithashtu luajtën rol.
U raportua se 25 për qind e pjesëmarrësve nga Turqia dhe nga rajoni i Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut përmendën përvojat e diskriminimit si arsye për të menduar largimin.

Fabio Best, studiues në DeZIM, theksoi se të dhënat tregojnë se dëshira për t’u larguar nga Gjermania mbetet e lartë.

“Sidomos te personat me prejardhje migrante dhe fëmijët e tyre, kërkimi për kushte më të mira jetese, së bashku me perceptimet për diskriminim, luan një rol të rëndësishëm”, tha ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjermanët po largohen nga vendlindja: 1 në 5 persona mendon emigrimin appeared first on Sinjali.

Parashikimi i motit për sot

11 January 2026 at 07:00

Të dielën parashikohet të kemi depërtimin e masave të ftohta me origjinë polare. Nën këto kushte pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet të ketë ndonjë reshje të izoluar bore gjatë ditës, ndërsa reshjet më të intensifikuara do të jenë gjatë orëve të para të 24-orëshit, kryesisht në sasi të pakta.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-47 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej -4 deri në -2°C, ndërsa ato maksimale prej -2 deri në 1°C. Gjatë orëve të pasdites ulje e mëtejshme e temperaturave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Parashikimi i motit për sot appeared first on Sinjali.

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 11/01/2026

11 January 2026 at 07:33

AHMEDABAD (Indi) – Vizitë e kancelarit gjerman, Friedrich Merz.

LOS ANXHELES (Shtetet e Bashkuara) – Ceremonia e 83-të e çmimeve ”Golden Globe”.

MIANMAR – Raundi i dytë nga tre raundet e zgjedhjeve parlamentare.

SPANJË – Kampionati spanjoll i futbollit La Liga.

ITALI – Kampionati italian i futbollit Serie A.

GJERMANI – Kampionati gjerman i futbollit Bundesliga./ a.jor.

The post AXHENDA NDËRKOMBËTARE 11/01/2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mot i paqëndrueshëm të dielën, reshje shiu dhe dëbore

11 January 2026 at 07:30

TIRANË, 11 janar/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e diel do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Sipas SHMU-së, moti parashikohet me kthjellime të herëpashershme dhe alternime vranësirash të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në juglindje të vendit.

Në zonën e Alpeve, në verilindje në lartësinë mbi 100 metra dhe juglindje mbi 200-300 metra priten reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar, në pjesën tjetër të vendit reshje lokale bore me intensitet të ulët. Pas orëve të pasdites reshjet e shiut dhe dëborës pritet të ndërpriten në të gjithë territorin.

Mjegull e dendur/mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim–verilindje 10 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet deri 22 m/s, shoqëruar me dallgëzim 4-5 ballë.

/e.xh/r.e/

The post Mot i paqëndrueshëm të dielën, reshje shiu dhe dëbore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ushtria amerikane godet objektivat e Shtetit Islamik në Siri

By: Rovena
11 January 2026 at 07:47

Shtetet e Bashkuara dhe forcat e tyre partnere kanë kryer sulme ajrore në shkallë të gjerë kundër objektivave të grupit ekstremist Shteti Islamik (ISIS) në Siri, njoftoi Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom).

Sipas Centcom, sulmet u urdhëruan të shtunën nga presidenti amerikan Donald Trump dhe janë pjesë e operacionit të quajtur Operation Hawkeye Strike. Ato përbëjnë një hakmarrje për sulmin vdekjeprurës të ISIS-it ndaj forcave amerikane në Siri më 13 dhjetor.

Centcom theksoi se sulmet kishin për qëllim luftimin e terrorizmit dhe mbrojtjen e forcave amerikane dhe aleate në rajon. “Mesazhi ynë mbetet i qartë: nëse dëmtoni ushtarët tanë, do t’ju gjejmë dhe do t’ju eliminojmë kudo në botë, pavarësisht përpjekjeve tuaja për t’i shpëtuar drejtësisë,” thuhet në deklaratën e Centcom.

Sipas një zyrtari amerikan që foli për CBS News, gjatë operacionit u përdorën mbi 90 municione precize kundër më shumë se 35 objektivave, me pjesëmarrjen e mbi 20 avionëve luftarakë. Në sulme u angazhuan avionë të tipit F-15E, A-10, AC-130J, dronë MQ-9, si dhe avionë jordanezë F-16.

Vendndodhja e saktë e sulmeve dhe numri i viktimave ende nuk janë bërë të ditura.

Ministri amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, shkroi në rrjetin social X se “ne nuk do të harrojmë kurrë dhe nuk do të tërhiqemi”, duke iu referuar veprimeve ushtarake.

Administrata Trump e shpalli për herë të parë Operation Hawkeye Strike në dhjetor, pasi një militant i ISIS-it vrau dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes civil amerikan në një pritë në Palmira, në qendër të Sirisë. “Kjo nuk është fillimi i një lufte, por një deklaratë hakmarrjeje,” deklaroi Hegseth në atë kohë.

Para sulmeve të fundit, forcat amerikane kishin vrarë ose arrestuar gati 25 anëtarë të ISIS-it në 11 misione të zhvilluara mes 20 dhe 29 dhjetorit. Misioni i parë i operacionit, më 19 dhjetor, përfshiu një “sulm masiv” të forcave amerikane dhe jordaneze ndaj më shumë se 70 objektivave në Siri qendrore, duke përdorur avionë luftarakë, helikopterë sulmues dhe artileri.

Siria ndodhet në një gjendje të brishtë që prej rrëzimit të regjimit të presidentit Bashar al-Assad në dhjetor të vitit 2024, çka i dha fund një lufte civile 13-vjeçare. Aktualisht, vendi drejtohet nga Ahmed al-Sharaa, i njohur edhe si Abu Mohammed al-Jolani, pas marrjes së pushtetit nga grupi i tij rebel.

Edhe pse i dobësuar ndjeshëm, ISIS vazhdon të jetë aktiv në Siri, duke kryer kryesisht sulme kundër forcave të udhëhequra nga kurdët në verilindje të vendit gjatë vitit 2025.

Përshkallëzim i dhunës në Iran, protestuesit sfidojnë shtypjen e përgjakshme të qeverisë

By: Rovena
11 January 2026 at 07:32

Protestuesit në Iran kanë dalë sërish në rrugë të shtunën mbrëma, duke sfiduar një fushatë të ashpër shtypjeje nga autoritetet, pavarësisht raportimeve për dhjetëra të vrarë dhe qindra të plagosur gjatë tri ditëve të fundit.

Sipas pamjeve të verifikuara dhe dëshmive të drejtpërdrejta të siguruara nga BBC, qeveria iraniane ka intensifikuar ndërhyrjen e forcave të sigurisë, ndërsa ka vendosur një bllokadë pothuajse totale të internetit në të gjithë vendin, duke kufizuar rëndë komunikimin me botën e jashtme.

Prokurori i përgjithshëm i Iranit, Mohammad Movahedi Azad, deklaroi se çdo person që merr pjesë në protesta do të konsiderohet “armik i Zotit”, një akuzë që sipas ligjit iranian dënohet me vdekje.

Demonstratat, që nisën më shumë se dy javë më parë për shkak të rritjes së çmimeve dhe inflacionit të lartë, janë përhapur në mbi 100 qytete dhe qyteza në të gjitha provincat e vendit. Protestuesit tashmë po kërkojnë hapur fundin e sundimit klerikal dhe largimin e Udhëheqësit Suprem Ajatollah Ali Khamenei.

Khamenei i ka cilësuar demonstruesit si “vandalë” që, sipas tij, po veprojnë për të kënaqur presidentin amerikan Donald Trump.

Internet i ndërprerë, raportim i vështirë

Autoritetet iraniane kanë bllokuar aksesin në internet për të penguar organizimin e protestave dhe shpërndarjen e informacionit. Infrastruktura dixhitale e vendit kontrollohet nga shteti dhe aktualisht qasja është kufizuar kryesisht në një intranet vendas, me lidhje minimale me rrjetin global.

Ekspertë të teknologjisë i kanë thënë BBC Persian se ndërprerja aktuale është më e rëndë se ajo gjatë protestave “Grua, Jetë, Liri” tre vjet më parë, duke e cilësuar situatën si një nga bllokimet më të forta të internetit në historinë e Iranit.

Për shkak të kufizimeve, BBC dhe shumica e mediave ndërkombëtare nuk janë në gjendje të raportojnë drejtpërdrejt nga brenda Iranit, megjithatë pamje video dhe dëshmi nga terreni vazhdojnë të qarkullojnë.

Pamje të verifikuara tregojnë protestues që marrin kontrollin e disa rrugëve në Teheran, ndërsa përplasje të dhunshme janë regjistruar edhe në Mashhad, qytetin e dytë më të madh të vendit. Në video shihen mjete të djegura, përleshje me forcat e sigurisë dhe të shtëna armësh.

Reagime nga SHBA dhe komuniteti ndërkombëtar

Presidenti amerikan Donald Trump shkroi në rrjetet sociale se “Irani po shikon drejt lirisë” dhe se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë, pa dhënë detaje konkrete. Mediat amerikane raportojnë se administrata amerikane ka diskutuar opsione të ndryshme, përfshirë edhe skenarë ushtarakë, të cilësuar si paraprakë.

Senatori amerikan Lindsey Graham dhe figura të tjera politike kanë shprehur mbështetje publike për protestuesit. Ndërkohë, Reza Pahlavi, djali i ish-shahut të Iranit dhe aktualisht në mërgim, u ka bërë thirrje qytetarëve të vazhdojnë protestat, duke theksuar se regjimi po dobësohet.

Amnesty International ka ngritur alarmin për përdorimin e forcës vdekjeprurëse ndaj protestuesve, ndërsa Sekretarja e Jashtme britanike, Yvette Cooper, deklaroi se qytetarët iranianë nuk duhet të përballen me dhunë apo hakmarrje për shkak të mendimeve të tyre.

Bilanci i viktimave

Sipas burimeve mjekësore dhe verifikimeve të BBC Persian, dhjetëra persona kanë humbur jetën, përfshirë edhe fëmijë, ndërsa qindra të tjerë janë plagosur. Spitalet, veçanërisht në Teheran dhe Rasht, raportohen të mbingarkuara, me staf që përshkruan skena dramatike dhe mungesë kapacitetesh për të përballuar numrin e viktimave.

Këto janë protestat më të gjera në Iran që nga viti 2022, kur pas vdekjes së Mahsa Amini-t në paraburgim, mbi 550 persona u vranë dhe rreth 20 mijë u arrestuan gjatë disa muajve represioni, sipas organizatave për të drejtat e njeriut.

Parashikimi i motit, 11 janar 2026

By: Rovena
11 January 2026 at 07:22

Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativit të paqëndrueshm. Moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura dhe prej orëve të mesditës mot kryesisht me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare.
Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes. Gradualisht pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut humbasin intensitet dhe territor duke mbetur prezente në juglindje me intensitet të ulët. Në zonën e Alpeve, në verilindje në lartësinë mbi 100 metër dhe juglindje mbi 200-300 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar, në pjesën tjetër të vendit reshje lokale bore me intensitet të ulët. Pas orëve të pasdites reshjet e shiut dhe dëborës ndërpriten në të gjithë territorin. Mjegull e dendur/mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era pritet të fitoi shpejtësi deri në 18 m/s.
Deti – Valëzimi forcës 4-6 ballë.

Horoskopi 11 janar 2026, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj

By: Rovena
11 January 2026 at 07:10

Dashi

Sot është koha për t’u fokusuar në pasionet tuaja dhe për t’i kthyer ato në realitet. Jini të guximshëm dhe mos kini frikë nga ndryshimet që ju presin! Në dashuri tregohuni të sinqertë dhe të hapur me partnerin. Ndani ëndrrat dhe aspiratat tuaja për të forcuar lidhjen. Në punë, përdorni kreativitetin dhe shkathtësinë tuaj për të arritur lartësi të reja. Mos kini frikë të merrni rreziqe të llogaritura. Kujdes me shpenzimet tuaja sot, mund të keni disa surpriza. Planifikoni dhe kurseni për t’u marrë me çdo ngjarje të papritur.

Demi

Sot lejoni vetes të ëndërroni. Universi ju buzëqesh dhe ju mbështet në çdo zgjedhje që bëni. Lëreni veten të tërhiqeni nga emocionet dhe tregohuni të sinqertë me partnerin. Komunikoni nevojat tuaja hapur dhe sinqerisht. Shkëlqeni me kreativitetin dhe vendosmërinë tuaj. Përballoni sfidat me besim dhe tregoni vlerën tuaj. Menaxhoni financat tuaja me mençuri. Kushtojini vëmendje detajeve dhe investoni me mençuri për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme.

Binjakët

Sot është koha për të ndjekur instinktet tuaja dhe për të besuar shqisën tuaj të gjashtë për të marrë vendime të rëndësishme. Jini të hapur ndaj lidhjeve të reja dhe lëreni zemrën tuaj t’ju udhëheqë drejt lumturisë. Përdorni kreativitetin dhe komunikimin tuaj për të arritur sukses në projektet e punës. Shmangni shpenzimet në mënyrë impulsive dhe planifikoni buxhetin tuaj me kujdes për të ruajtur stabilitetin financiar. Dëgjoni trupin tuaj dhe kushtojini kohë relaksimit dhe mirëqenies fizike dhe mendore.

Gaforrja

Sot është koha për të vënë në praktikë intuitat tuaja dhe për të ndjekur instinktet tuaja. Përballoni sfidat me besim dhe vendosmëri. Tregohuni të sinqertë me partnerin dhe flisni hapur për ndjenjat tuaja. Komunikimi do të jetë çelësi i një marrëdhënieje të qëndrueshme. Përqendrohuni në prioritetet tuaja dhe mos u hutoni nga kritikat e të tjerëve. Mbani vizionin tuaj dhe ecni përpara me vendosmëri. Kurseni me kujdes dhe shmangni shpenzimet e panevojshme. Menaxhimi i mençur i financave do t’ju sjellë siguri dhe stabilitet në planin afatgjatë.

Luani

Sot është koha për të marrë përgjegjësinë për jetën tuaj dhe për të ndjekur qëllimet tuaja me vendosmëri dhe pasion. Ndiqni zemrën tuaj dhe mos kini frikë t’i tregoni ndjenjat partnerit tuaj. Komunikimi dhe sinqeriteti do të jenë çelësi i një marrëdhënieje harmonike. Shfrytëzoni në maksimum aftësitë dhe kreativitetin tuaj për të arritur sukses në punë. Përqendrohuni në prioritetet tuaja dhe punoni shumë për të arritur qëllimet tuaja. Kujdesuni për shpenzimet tuaja dhe investoni me mençuri. Mbani një qëndrim të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm në vendimet financiare për të siguruar stabilitetin ekonomik.

Virgjëresha

Sot është koha për të treguar mirësinë dhe dhembshurinë tuaj. Jini aty për ata që ju rrethojnë dhe mos harroni të kujdeseni për veten. Në dashuri tregohuni të hapur dhe të sinqertë me partnerin. Komunikoni ndjenjat tuaja dhe dëgjoni me kujdes nevojat e tyre. Në punë përqendrohuni te saktësia dhe organizimi. Qëndroni të qetë edhe nën presion dhe përballuni me sfida me vendosmëri. Në aspektin financiar tregohuni të matur dhe kurseni ku të mundeni. Planifikoni me kujdes buxhetet tuaja dhe kërkoni mundësi për të rritur të ardhurat tuaja.

Peshorja

Sot është dita ideale për t’iu përkushtuar kujdesit ndaj vetes. Merrni pak kohë për t’u çlodhur dhe për të reflektuar mbi nevojat tuaja. Surprizoni partnerin tuaj me një gjest romantik sot. Ju mund të forconi më tej lidhjen tuaj. Përqendrohuni në prioritetet tuaja të punës dhe përpiquni të qëndroni të qetë në situata stresuese. Konsideroni me kujdes shpenzimet tuaja dhe përpiquni të kurseni aty ku është e mundur. Një mendje e mençur financiarisht sjell përfitime.

Akrepi

Lëreni intuitën tuaj të udhëheqë zgjedhjet tuaja sot. Do të habiteni nga rezultatet që merrni duke ndjekur instinktet tuaja. Lini vend për pasion dhe mirëkuptim në marrëdhënien tuaj. Një gjest romantik do të bëjë diferencën. Përdorni intuitën tuaj për të zgjidhur problemet në punë. Mund të gjeni zgjidhje kreative dhe inovative. Shmangni vendimet impulsive financiare, në vend të kësaj ndiqni instinktet tuaja financiare. Mund të bëni investime fitimprurëse.

Shigjetari

Sot është koha për të ndjekur intuitën tuaj dhe për t’i lënë emocionet tuaja t’ju udhëheqin. Jini të hapur ndaj gjërave të reja që ju ofron jeta! Ndiheni shumë romantike këto ditë. Përdoreni këtë energji për të forcuar lidhjet me partnerin ose për të takuar dikë të veçantë. Është koha ideale për t’u përfshirë dhe për të demonstruar vlerën tuaj. Përfitoni nga mundësitë që ju vijnë. Kujdes me investimet. Kujdes nga shpenzimet e panevojshme dhe përpiquni të kurseni për të ardhmen.

Bricjapi

Bëhu i guximshëm dhe iniciativ! Yjet po ju buzëqeshin sot, sillni vendosmërinë tuaj në çdo situatë që hasni. Forconi lidhjet me partnerin tuaj nëpërmjet sinqeritetit dhe komunikimit. Jini të hapur ndaj emocioneve dhe lëreni dashurinë të udhëheqë veprimet tuaja. Jepni gjithçka në punë dhe do të shihni se rezultatet do të shpërblejnë përpjekjen tuaj. Përqendrohuni në prioritetet tuaja dhe ruani vendosmërinë tuaj. Kushtojini vëmendje shpenzimeve tuaja dhe planifikoni buxhetin tuaj me kujdes. Mbani nën kontroll financat tuaja dhe shmangni blerjet impulsive.

Ujori

Sot është koha për të hequr qafe frikën e vjetër dhe për të hapur zemrën ndaj dashurisë dhe lumturisë që meritoni. Jini të hapur dhe të sinqertë ndaj partnerit tuaj, komunikoni dhe forconi lidhjen tuaj. Sot mund të merrni një mundësi interesante profesionale, mos e humbisni. Kujdes nga shpenzimet e panevojshme dhe përpiquni të kurseni për të ardhmen. Kushtojini kohë vetes, kujdesuni për mirëqenien tuaj fizike dhe mendore.

Peshqit

Ndiqni instinktet tuaja sot. Dëgjoni zemrën tuaj dhe komunikoni hapur me partnerin. Do të jetë një ditë e veçantë. Përdorni kreativitetin tuaj për të kapërcyer sfidat në punë. Merrni mundësi të reja. Kujdesuni për shpenzimet tuaja dhe investoni me mençuri. Fati është në anën tuaj. Kushtojini kohë relaksimit dhe meditimit për të ribalancuar trupin dhe mendjen tuaj.

Berisha poston video kundër Ramës. Demokrati i shkruan: Njisoj jeni të dy, edhe në kohën tane kshtu bahej!

By: njeshi
11 January 2026 at 07:41

Berisha ka postuar një video ku tregohet reagimi i njerëzve për mosmbështetje nga qeveria e Ramës: “Njerëz të braktisur! Për Ramaduron qytetarët janë vetëm për tu mashtruar! Ndiqeni sipas dëshirës këtë video!”– shkruan lideri demokrat. Por te komentet e profilit të Doktorit ka edhe një reagim tjetër: Sali Berisha, kam ca video të kohës tënde (kur ishte kryeministër), njesoj si kta kanë qenë…

Source

Fshati digjet…

11 January 2026 at 06:25
Në Shqipëri fatkeqësitë nuk vijnë asnjëherë një e nga një. Ato e dinë shprehjen e urtë shqiptare: “Kur vjen e keqja, hapi derën.” Këtë dimër, vendi përjetoi atë që mund të quhet pa frikë Trilogjia e Apokalipsit Shqiptar: thatësirë urbane, përmbytje biblike dhe zjarr urbanistik. Një paketë “all inclusive”, e përhapur tani në promovimin e …

Gmail bëhet edhe më i zgjuar - çfarë ka të re?

11 January 2026 at 07:50


Google ka prezantuar funksione të reja inteligjente për Gmail.

Kompania ka transformuar shërbimin e postës elektronike në një asistent personal për organizimin e emaileve dhe detyrave të përditshme.

Ndryshimet kryesore përfshijnë:

Inbox me AI: Email-et tani ndahen automatikisht në detyra urgjente dhe tema për t’u përcjellë, duke e bërë më të lehtë fokusimin te gjërat më të rëndësishme.

Kërkim inteligjent: Përdoruesit mund të kërkojnë informacion në email me gjuhë natyrale, jo vetëm me fjalë‑kyçe.

Ndihmë në shkrim: Vegla si Help Me Write, Suggested Replies dhe Proofread sugjerojnë përmirësime në drejtshkrim, stil dhe strukturë, duke lehtësuar komunikimin.

Të gjitha këto funksione tani janë të qasshme për të gjithë përdoruesit pa pagesë, ndërkohë që ata që preferojnë versionin klasik të Gmail mund të zgjedhin ta mbajnë pamjen tradicionale të postës.

Ekspertët e teknologjisë e shohin këtë lëvizje si një hap të rëndësishëm drejt integrimit të inteligjencës artificiale në jetën e përditshme të përdoruesve të internetit. /Telegrafi/

Juxhini eliminohet nga Big Brother VIP Albania

11 January 2026 at 00:20


Juxhin Plevishti është eliminuar nga gara e Big Brother VIP Albania, duke i dhënë fund rrugëtimit të tij brenda shtëpisë më të famshme në vend.

Eliminimi i tij erdhi pas një nominimi të fortë dhe mjaft dramatik, ku ai u përball me Selin dhe Mirin në televotim.

Pavarësisht mbështetjes që pati gjatë qëndrimit të tij, Juxhini nuk arriti të sigurojë numrin e nevojshëm të votave nga publiku për të vazhduar garën, duke u detyruar kështu të largohet nga shtëpia.

Largimi i tij shënon një tjetër moment të rëndësishëm në dinamikat e këtij edicioni, i cili vazhdon të surprizojë me zhvillime të papritura.

Edhe pse rrugëtimi i aktorit në këtë edicion ishte relativisht i shkurtër, ai u konsiderua kuptimplotë, duke sjellë diskutime, reagime dhe momente që nuk kaluan pa u vënë re nga publiku dhe banorët e tjerë.

SHBA u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen menjëherë nga Venezuela: Situata e sigurisë mbetet e paqëndrueshme

By: V K
11 January 2026 at 07:37

Departamenti Amerikan i Shtetit, u ka bërë thirrje qytetarëve të Shteteve të Bashkuara që ndodhen në Venezuelë të largohen nga vendi menjëherë, duke paralajmëruar për përkeqësim të situatës së sigurisë.

“Situata e sigurisë mbetet e paqëndrueshme”, deklaroi Departamenti i Shtetit, një javë pas kapjes së liderit venezuelian Nicolas Maduro.

Sipas njoftimit zyrtar, me rifillimin e fluturimeve ndërkombëtare, qytetarët amerikanë duhet të shfrytëzojnë çdo mundësi për t’u larguar sa më shpejt nga vendi.

Autoritetet amerikane kanë paralajmëruar gjithashtu për rrezikun që paraqesin milicitë e armatosura të njohura si “colectivos”, të cilat sipas njoftimit kryejnë kontrolle të automjeteve në rrugë, duke kërkuar shtetas amerikanë ose prova të mbështetjes ndaj Shteteve të Bashkuara.

Departamenti i Shtetit, u ka rekomanduar qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare të sigurisë.

The post SHBA u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen menjëherë nga Venezuela: Situata e sigurisë mbetet e paqëndrueshme appeared first on Albeu.com.

Njihuni me parashikimin e motit, 11 Janar 2026

By: V K
11 January 2026 at 07:29

Ditën e sitme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativit të paqëndrueshm. Moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura dhe prej orëve të mesditës mot kryesisht me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit, që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes.

Gradualisht pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut humbasin intensitet dhe territor, duke mbetur prezente në juglindje me intensitet të ulët.

Në zonën e Alpeve, në verilindje në lartësinë mbi 100 metër dhe juglindje mbi 200-300 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar, në pjesën tjetër të vendit reshje lokale bore me intensitet të ulët.

Pas orëve të pasdites reshjet e shiut dhe dëborës ndërpriten në të gjithë territorin. Mjegull e dendur/mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era pritet të fitoi shpejtësi deri në 18 m/s.

Deti – Valëzimi forcës 4-6 ballë.

The post Njihuni me parashikimin e motit, 11 Janar 2026 appeared first on Albeu.com.

Politika të mbledhë mendtë e kokës e të bëjë punën për të cilën votohet e paguhet!

11 January 2026 at 02:50
Mero Baze i ka rënë në kokë definicionit të krizës së sotme në vend. Po, ashtu është, e vetmja krizë është ajo ndërmjet pushtetit të drejtësisë me pushtetin politik në vend. Në të vërtetë kriza nuk ka ardhur pse drejtësia heton, gjykon e dënon, por sepse në emër të hetimit, gjykimit e dënimit ka shtuar …
❌
❌