Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 January 2026Main stream

Shtëpia e Bardhë për Groenlandën: Të gjitha opsionet janë të hapura, por diplomacia është zgjedhja e parë

By: armand
7 January 2026 at 18:51

“Groenlanda po diskutohet midis Donald Trump dhe Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së. Opsioni i parë është gjithmonë diplomacia, siç ishte rasti në Venezuelë”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, në një konferencë për shtyp. Në të njëjtën kohë, kur u pyet për përdorimin e mundshëm të mjeteve ushtarake në Grenlandë, ajo theksoi […]

The post Shtëpia e Bardhë për Groenlandën: Të gjitha opsionet janë të hapura, por diplomacia është zgjedhja e parë appeared first on BoldNews.al.

Fryhet lumi Lana, rrezikon të dalë nga shtrati te “Pallati me Shigjeta”

By: armand
7 January 2026 at 18:36

Reshjet e shiut kanë vënë në alarm disa qytete të vendit, përfshirë Durrësin, Fierin dhe Shkodrën, ku janë regjistruar përmbytje të lokalizuara. Tashmë, rreziku po zhvendoset në Tiranë, ku lumi Lana është shumë pranë daljes nga shtrati. Situata më problematike paraqitet në zonën e Pallatit me Shigjeta, ku Lana është ngritur deri në nivelin e […]

The post Fryhet lumi Lana, rrezikon të dalë nga shtrati te “Pallati me Shigjeta” appeared first on BoldNews.al.

U përfol për kryeministre teknike, Lea Ypi njofton largimin nga Shqipëria

By: armand
7 January 2026 at 18:20

Ditët e fundit në media është përfolur sërish emri i shkrimtares së njohur Lea Ypi si një kandidate e mundshme për kryeministre e një qeverie teknike në Shqipëri. Emrin e saj e ka komentuar  edhe kryetari i PD-së, Sali Berisha duke mos e rrëzuar tërësisht si kandidaturë. Por këto zëra hidhen përfundimisht poshtë nga  Lea […]

The post U përfol për kryeministre teknike, Lea Ypi njofton largimin nga Shqipëria appeared first on BoldNews.al.

Bie rrjeti në Qarkun e Beratit, 10 fshatra pa energji elektrike

By: armand
7 January 2026 at 18:08

Situata nga reshjet në qarkun e Beratit,10 fshatra në Njësinë Administrative Potom në Skrapar janë pa energji elektrike. Niveli i lumit Osum drejt rritjes, në ujë disa hektar tokë bujqësore në fshatin Veterrik dhe zonën e Dafinave në bashkinë Dimal. Reshjet e shiut që kanë filluar që prej mbrëmjes së djeshme kanë filluar të shfaqin […]

The post Bie rrjeti në Qarkun e Beratit, 10 fshatra pa energji elektrike appeared first on BoldNews.al.

“Interesi i SHBA për Groenlandën nuk është i ri”/ Rubio: Do të takohem me zyrtarët danezë javën e ardhshme!

By: armand
7 January 2026 at 17:59

Debati i vazhdueshëm mbi interesin e SHBA-së në Groenlandë u trajtua sot (7 janar), nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio. Ai ka folur me gazetarët në Uashington, pa hyrë në detaje rreth skenarëve të mundshëm ushtarakë. Rubio u pyet nëse qeveria amerikane ishte e përgatitur të përjashtonte mundësinë e ndërhyrjes ushtarake në lidhje […]

The post “Interesi i SHBA për Groenlandën nuk është i ri”/ Rubio: Do të takohem me zyrtarët danezë javën e ardhshme! appeared first on BoldNews.al.

Helikopteri ngatërrohet në kabllo dhe bie, humb jetën milioneri rus (Video)

By: armand
7 January 2026 at 17:51

Një video që po qarkullon në internet tregon momentin kur një helikopter rrëzohet në Perm, në Malet Urale të Rusisë, pasi u ngatërrua në linjat e energjisë elektrike. Videoja, e publikuar nga rrjeti televiziv rus RT, tregon helikopterin duke fluturuar në një lartësi relativisht të ulët, duke u ngatërruar në tela dhe më pas duke […]

The post Helikopteri ngatërrohet në kabllo dhe bie, humb jetën milioneri rus (Video) appeared first on BoldNews.al.

Arrestohet shqiptari në Itali, në banesë i gjenden heroinë dhe municione luftarake

By: armand
7 January 2026 at 16:10

Policia italiane e Aprilia ka arrestuar një të ri shqiptar, i përfshirë në trafikun e drogave të forta, por edhe mbajtjes së municioneve luftarake të rënda. I dyshuari kishte hyrë së fundmi në vendin fqinj, teksa iu sekuestrua mes të tjerash kokainë, heroinë, radio marrëse, thikë, një granatë, peshore elektronike, valutë dhe sende të tjera […]

The post Arrestohet shqiptari në Itali, në banesë i gjenden heroinë dhe municione luftarake appeared first on BoldNews.al.

Rrëshqitje dherash në Pogradec, izolohen 5 fshatra

By: armand
7 January 2026 at 15:48

Situata nga reshjet e dendura të shiut në qarkun e Korçës mbetet delikate. Problemet më të mëdha raportohen në Pogradec, ku në fshatin Dardhas ka pasur një rrëshqitje masive të rrugës. Ky aks është bërë i pakalueshëm, duke izoluar 5 fshatra të zonës, ndërsa po punohet me mjete të rënda për të krijuar një rrugë […]

The post Rrëshqitje dherash në Pogradec, izolohen 5 fshatra appeared first on BoldNews.al.

Wall Street Journal: Trump kërkon ta blejë Groenlandën, jo ta marrë me mjete ushtarake

By: armand
7 January 2026 at 15:38

Sekretari i Shtetit Marco Rubio u tha ligjvënësve amerikanë se Presidenti Donald Trump dëshiron të blejë Groenlandën nga Danimarka në vend që ta marrë ishullin Arktik me mjete ushtarake, raportoi të martën Wall Street Journal, duke cituar njerëz të njohur me çështjen. Rubio thuhet se i bëri këto komente gjatë një informimi pasi demokrati kryesor […]

The post Wall Street Journal: Trump kërkon ta blejë Groenlandën, jo ta marrë me mjete ushtarake appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 6 January 2026Main stream

Vodhi 4 dyqane në Vlorë, arrestohet 22-vjeçari

By: armand
6 January 2026 at 14:50

Një 22-vjeçar autor i disa vjedhjeve në Vlorë ka rënë në prangat e policisë. Sipas njoftimit të bluve i riu me precedent të mëparshëm penal për vjedhje ka grabitur 4 dyqane në datën 1 dhe 2 janar në lagjet ‘28 Nëntori’, ’29 Nëntori’ dhe ‘24 Maji’. Gjatë kontrollit të banesës së 22-vjeçarit blutë sekuestruan, në cilësinë e […]

The post Vodhi 4 dyqane në Vlorë, arrestohet 22-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Kontratat e klasifikuara të AKSHI, PD: 104 mln euro pa transparencë, ja kompanitë që përfituan

By: armand
6 January 2026 at 14:30

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë për shpërdorim të fondeve publike përmes kontratave të klasifikuara të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Në një deklaratë për media, zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli thekson se mungesa e fondeve për ndihmën ekonomike, barnat, fermerët apo pensionet lidhet drejtpërdrejt me korrupsionin dhe klientelizmin e pushtetit. […]

The post Kontratat e klasifikuara të AKSHI, PD: 104 mln euro pa transparencë, ja kompanitë që përfituan appeared first on BoldNews.al.

Analizë/ Kapja e Maduros, testi amerikan për kufijtë diplomatikë të Kinës

By: armand
6 January 2026 at 13:55

Diplomati kryesor i Kinës akuzoi SHBA-të se po vepron si një “gjykatës botëror” duke arrestuar liderin e Venezuelës, Nicolás Maduro, për ta nxjerrë në gjyq në Nju Jork, ndërsa Pekini më pas u përball me Uashingtonin në Kombet e Bashkuara mbi ligjshmërinë e këtij veprimi. Kina ndjek një politikë mos‑ndërhyrjeje dhe kritikon rregullisht aktivitetet ushtarake […]

The post Analizë/ Kapja e Maduros, testi amerikan për kufijtë diplomatikë të Kinës appeared first on BoldNews.al.

Sherr me sende të forta në Gramsh, arrestohen tre persona

By: armand
6 January 2026 at 12:47

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Gramshit, ku një 51-vjeçar dhe djali i tij 27-vjeç janë arrestuar nga policia, pasi akuzohen se kanë plagosur një 34-vjeçar me grushte dhe sende të forta. Hetimet paraprake tregojnë se më 4 janar 2026, babë e bir kanë goditur me grushte dhe sende të forta 34-vjeçarin, […]

The post Sherr me sende të forta në Gramsh, arrestohen tre persona appeared first on BoldNews.al.

Fluturime të anuluara dhe vonesa, moti i keq ‘prek’ Rinasin!

By: armand
6 January 2026 at 12:32

Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, shumica e fluturimeve në Rinas kanë vonesa, siç njoftoi zyrtarisht aeroporti. Burimet thonë se vonesat në orare lidhen kryesisht edhe me shkreptimat që vështirësojnë fluturimet. Ndërkohë mësohet se 4 itinerare janë anuluar, nisjet nga Tirana për në Milano, Venezia dhe Rimini, që ishin në orët e paradites dhe një […]

The post Fluturime të anuluara dhe vonesa, moti i keq ‘prek’ Rinasin! appeared first on BoldNews.al.

PS bojkoton mbledhjen e Këshillit, Bardhi: Ballukut i dhanë 3 javë kohë, por afati skadoi

By: armand
6 January 2026 at 11:56

Partia Socialiste ka bojkotuar mbledhjen e Këshillit të Mandateve të thirrur nga Partia Demokratike. Në një komunikim për gazetarët, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, e ka cilësuar këtë situatë si një akt të paprecedentë. Ai theksoi se kërkesa është e bazuar në rregulloren e Kuvendit, e cila sipas tij duhet të mbetet […]

The post PS bojkoton mbledhjen e Këshillit, Bardhi: Ballukut i dhanë 3 javë kohë, por afati skadoi appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria nën ujë, përmbytje në disa qarqe. Pezullohet mësimi në Durrës dhe Lezhë

By: armand
6 January 2026 at 11:37

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë Shqipërinë që prej mbrëmjes së djeshme kanë shkaktuar një situatë të rënduar përmbytjesh në disa qytete të vendit, duke paralizuar qarkullimin, pezulluar mësimin dhe detyruar autoritetet të evakuojnë familje të tëra. Durrësi mbetet qyteti më i prekur nga moti i keq. Në qytetin bregdetar ka zona ku niveli […]

The post Shqipëria nën ujë, përmbytje në disa qarqe. Pezullohet mësimi në Durrës dhe Lezhë appeared first on BoldNews.al.

Autor i tre grabitjeve me armë në Fushë-Krujë, shpallet në kërkim 30-vjeçari (Emri)

By: armand
6 January 2026 at 10:31

Policia ka zbardhur tre grabitje të ndodhur një ditë më parë në Fushë Krujë nga një i ri, i cili është shpallur në kërkim. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Ends”, është identifikuar autori i dyshuar, shtetasi Emiliano Nikolli 30 vjeç, banues në Mamurras. Gjatë mëngjesit të ditës së djeshme, Emiliano Nikolli fillimisht ndaloi […]

The post Autor i tre grabitjeve me armë në Fushë-Krujë, shpallet në kërkim 30-vjeçari (Emri) appeared first on BoldNews.al.

Plani i CIA-s: Pse Trump lejoi që zëvendësja e Maduros të merrte pushtetin?

By: armand
6 January 2026 at 10:15

Gazeta prestigjioze Wall Street Journal ka zbuluar detaje të reja mbi ndërhyrjen e SHBA-ve në Venezuelë. Sipas burimeve, ka qenë pikërisht CIA ajo që i sugjeroi Presidentit Donald Trump të lejonte Delcy Rodriguez, zëvendëspresidenten, të merrte drejtimin e vendit pas kapjes së Nicolas Maduros. Në një dokument konfidencial, CIA vlerësoi se për të ruajtur stabilitetin […]

The post Plani i CIA-s: Pse Trump lejoi që zëvendësja e Maduros të merrte pushtetin? appeared first on BoldNews.al.

Digjet transformatori në fshatin Mlizë të Elbasanit, dhjetëra familje pa energji

By: armand
6 January 2026 at 10:07

Një transformator është përfshirë nga flakët në fshatin Mlizë, në Rajonin e Elbasanit, duke lënë pa energji elektrike dhjetëra familje. Sipas informacionit paraprak, bëhet fjalë për transformatorin e linjës Fidër 6, Nënstacioni Kombinati i Drurit, në kabinën Tahiraj-Mlizë. Nga burimet zyrtare bëhet me dije se të gjithë fidrat e tjerë në Rajonin e Elbasanit vijojnë […]

The post Digjet transformatori në fshatin Mlizë të Elbasanit, dhjetëra familje pa energji appeared first on BoldNews.al.

Rrugë të kthyera në lumenj, Berisha publikon pamjet: Durrësi i Betonit apo Gjushit dhe Ramaduros?!

By: armand
6 January 2026 at 09:54

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar pamje nga përmbytjet në Durrës, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, shihen rrugë tërësisht të mbuluara nga uji, automjete të bllokuara dhe qytetarë të detyruar të lëvizin në kushte të vështira. Duke iu referuar situatës, Berisha shkruan: “Durrësi […]

The post Rrugë të kthyera në lumenj, Berisha publikon pamjet: Durrësi i Betonit apo Gjushit dhe Ramaduros?! appeared first on BoldNews.al.

❌
❌