Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Mbahet mbledhja e Kryesisë së PD në Vlorë, ja cili ishte fokusi i diskutimeve

By: redi
17 January 2026 at 20:49

Këtë të shtunë u zhvillua mbledhja e Kryesisë së Zgjeruar të Partisë Demokratike, Dega Vlorë me pjesëmarrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, dhe Koordinatorit për Mbikëqyrjen e Procesit Zgjedhor, Aurel Bylykbashi. Në fokus të mbledhjes ishte analiza politike dhe organizative e PD Vlorë në të gjitha njësitë, në funksion të zgjedhjeve të 11 majit 2025…

Source

Po pastronte kanalin e Siavit në Vlorë, merr flakë fadroma

By: Ela
17 January 2026 at 17:15

Një mjet i llojit skrep, gjatë punës që po kryente për pastrimin e kanalit të Siavit, në lagjen “10 Korriku” në Vlorë, është përfshirë nga flakët. Sipas informacioneve paraprake, mjeti ka kaluar në mbinxehje dhe më pas ka marrë flakë. Fatmirësisht, nuk raportohen persona të lënduar.

The post Po pastronte kanalin e Siavit në Vlorë, merr flakë fadroma appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Vlorë/ Fadroma godet për vdekje punëtorin në kantierin e ndërtimit

By: Brisi
17 January 2026 at 15:13

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë të shtunë në Vlorë, në zonën e Palasës. Një fadromë ka goditur për vdekje një punëtor, teksa ishte duke punuar në një kantier ndërtimi. Nuk dihet ende identiteti i viktimës, kujt firme i përket fadroma apo rrethanat se si ka ndodhur aksidenti. Ndërkohë, policia thuhet se […]

The post E rëndë në Vlorë/ Fadroma godet për vdekje punëtorin në kantierin e ndërtimit appeared first on BoldNews.al.

Çfarë ndodhi mbrëmë në Vlorë, Policia e Shtetit ‘alarmon’ të riun

By: Brisi
17 January 2026 at 08:38

Një situatë e paprecedentë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kaluar, në qytetin e Vlorës. Një djalë i ri ka telefonuar Policinë, duke pretenduar se po ndiqej nga një automjet me xhama të zinj, teksa ishte duke ecur në zonën e Lungomares. Sipas raportimeve në media, i riu ka deklaruar se një automjet i dyshimtë […]

The post Çfarë ndodhi mbrëmë në Vlorë, Policia e Shtetit ‘alarmon’ të riun appeared first on BoldNews.al.

Pas krizës në Vlorë, edhe Shkodra mbetet pa ujë

By: Brisi
16 January 2026 at 22:18

Pas krizës 1 javore të ujit në Vlorë, një tjetër qytet ka mbetur pa furnizmim me ujë të pijshëm. Sipas raportimeve, një pjesë e qytetit të Shkdorës po përballet me mungesë të ujit të pijshëm, situatë që ka shkaktuar vështirësi për shumë familje. Lidhur me këtë problematikë ka reaguar Ndërmarrja Ujësjellës-Kanalizime Shkodër, e cila bën […]

The post Pas krizës në Vlorë, edhe Shkodra mbetet pa ujë appeared first on BoldNews.al.

Vlora sërish pa ujë! Të premten ndërprerje të furnizimit në disa zona të qytetit

By: Ela
15 January 2026 at 13:10

Pasi qytetarët e Vlorës u ngritën në protesta për shkak të mungesës së ujit, si pasojë e një defekti disa ditë më parë, të premten rikthehet në disa pjesë të këtij qyteti ndërprerja. Sipas njoftimit të Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Vlorë, të premten nga ora 08:00 deri në 18:00, do të stakohet Stacioni nr. 4 sepse do […]

The post Vlora sërish pa ujë! Të premten ndërprerje të furnizimit në disa zona të qytetit appeared first on BoldNews.al.

Rrëshqitje dheu në Vajzë të Vlorës, rrezikohen 3 banesa

By: armand
13 January 2026 at 13:20

Një rrëshqitje masive e tokës, është konstatuar në fshatin Vajzë të Vlorës në lagjen Sheraj, në vendin e njohur si Beun. Raportohet se rrëshqitja aktualisht po avancon drejt tre banesave të pabanueshme. Sipas informacioneve terreni paraqitet i paqëndrueshëm dhe me rrezik të shtuar për zgjerim të rrëshqitjes, veçanërisht në rast të reshjeve të mëtejshme. Fatmirësisht, […]

The post Rrëshqitje dheu në Vajzë të Vlorës, rrezikohen 3 banesa appeared first on BoldNews.al.

Punonjësit e gjelbërimit në Vlorë dalin sërish në protestë, kërkesat

By: Ela
13 January 2026 at 11:22

Pasi nuk kanë marrë asnjë zgjidhje një ditë më parë, pas protestës së zhvilluar në Bashki, por as në takimet që kanë pasur në Prefekturë, punonjësit e sektorit të gjelbërimit në Vlorë kanë dalë sërish këtë të martë në protestë. Këta punonjës po protestojnë kundër bashkimit të ndërmarrjes së gjelbërimit me atë të pastrimit, duke […]

The post Punonjësit e gjelbërimit në Vlorë dalin sërish në protestë, kërkesat appeared first on BoldNews.al.

Aksident zinxhir në Vlorë, i riu përplaset me 5 automjete

By: Ela
13 January 2026 at 08:41

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Vlorë, pranë kryqëzimit të shkollës “Ali Demi”, në rrugën që lidh zonën me Bulevardin “Ismail Qemali”. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Benz, i drejtuar nga një i ri, ka përplasur pesë automjete të tjera, njëra pas tjetrës, duke shkaktuar një […]

The post Aksident zinxhir në Vlorë, i riu përplaset me 5 automjete appeared first on BoldNews.al.

Aksident zinxhir në Vlorë, pesë makina përplasen njëra pas tjetrës

By: V K
13 January 2026 at 09:12

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në Vlorë, pranë kryqëzimit të shkollës “Ali Demi”, në rrugën që lidh zonën me Bulevardin “Ismail Qemali”.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Benz, i drejtuar nga një i ri, ka përplasur pesë automjete të tjera, njëra pas tjetrës, duke shkaktuar një aksident zinxhir.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme të shumta materiale në mjetet e përfshira.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

The post Aksident zinxhir në Vlorë, pesë makina përplasen njëra pas tjetrës appeared first on Albeu.com.

Përfshihet nga flakët banesa në Vlorë

By: armand
12 January 2026 at 13:03

Një banesë në qytetin e Vlorës është përfshirë nga flakët këtë të hënë. Ngjarja është regjistruar në në bulevardin Vlorë-Skelë, në lagjen “Isa Boletini”. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e bombolës së gazit. Zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e plotë të flakëve.

The post Përfshihet nga flakët banesa në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

E RËNDË/ Fëmija goditet nga mushka në kokë, niset me helikopter drejt spitalit sepse rruga është e prishur

By: V K
12 January 2026 at 13:11

Ditën e sotme, shembja e rrugës në fshatin Bashaj, në një aks rrugor rreth 500 metra, ka detyruar Forcat Ajrore të ndërhyjnë me helikopter për të shpëtuar një fëmijë, i cili kishte pësuar një goditje në kokë dy ditë më parë nga mushka.

Fëmija ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore dhe u transportua me helikopter drejt spitalit të Vlorës, pasi ambulanca nuk mundi të shkonte në zonë për shkak të mungesës së rrugës.

Aksi rrugor rezulton i shembur prej pesë ditësh, së bashku me një pjesë të malit, problematikë për të cilën është raportuar edhe ditët e fundit.

The post E RËNDË/ Fëmija goditet nga mushka në kokë, niset me helikopter drejt spitalit sepse rruga është e prishur appeared first on Albeu.com.

Pastrim i vijës bregdetare në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë

11 January 2026 at 15:08

TIRANË, 11 janar/ATSH/ Punonjës të shërbimeve publike janë angazhuar për largimin e mbetjeve urbane dhe pastrimin e vijës bregdetare në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë.

Për shkak të motit të keq dhe dallgëve të forta, deti në Plazhin e Vjetër të Vlorës ka nxjerrë në breg mbetje të ndryshme. Ndaj, këtë fundjavë, aksioni u përqendrua në këtë pikë të vijës bregdetare për pastrimin e zonës dhe rikthimin në gjendjen e duhur.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje të këtij aksioni, ku grupet e punës së Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike Vlorë me mjetet e punës pastruan vijën bregdetare në Plazhin e Vjetër.

Aksionet për pastrimin dhe mbajtjen pastër të vijës bregdetare do të intensifikohen gjatë muajve në vijim, në prag të sezonit veror, për të garantuar një vijë bregdetare të pastër dhe mikpritëse për qytetarët vendas dhe turistët e huaj.

/e.i/j.p/

The post Pastrim i vijës bregdetare në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Allushi për ATSH-në: Ulet niveli i Vjosës në 5,6 m, vijon e bllokuar rruga Matogjin-Bashaj

TIRANË, 10 janar/ATSH/ Në një pjesë të rrugës rurale Matogjin-Bashaj në bashkinë e Selenicës vazhdon bllokimi si pasojë e shkarjes së gurëve dhe një pjese të rrugës.

Prefektja e qarkut të Vlorës, Evis Allushi, e cila ndodhet në terren për të inspektuar situatat e krijuara në qark tha sot për ATSH-në se “si pasojë e shkarjes së rrugës janë me risk të lartë tri banesa. Aktualisht në vendngjarje ndodhen ekspertë nga Batalioni i Xhenios”.

“Ndërkohë që vazhdon problematika nga shkarja në fshatin Vajzë ku dy banesa janë të pabanueshme. Aksi rrugor mbas ndërhyrjes së Autoritetit Rrugor të Jugut është i aksesueshëm në një krah vetëm për autovetura”, tha Allushi.

Sa i përket nivelit të Vjosës, Allushi tha se “lumi Vjosa në Novoselë po shkon drejt shtratit të tij. Aktualisht niveli i tij ndodhet në kuotën 5,6 m”.

Sipas saj, 13 banesa patën prezencë uji, kryesisht poshtë Urës së Mifolit dhe banesat në Lagjen e Romëve.

“Mbrëmjen e djeshme erdhën 100 pako ushqimore, ndërsa sot pritet të vijë dhe baza ushqimore për blegtorinë. Ndërsa në konviktin e shkollës Mjekësore janë të akomoduar 8 shtetas”, tha Allushi.

Rruga e Llogorasë, shtoi Prefektja, është e kalueshme normalisht dhe aksi mbahet në monitorim të vazhdueshëm nga kontraktori.

/k.s/a.f/r.e/

The post Allushi për ATSH-në: Ulet niveli i Vjosës në 5,6 m, vijon e bllokuar rruga Matogjin-Bashaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rrëshqitje dherash në Matogjin të Vlorës, banorët në rrezik

By: Elva
9 January 2026 at 21:36

Shkarjet e dherave në zonën e Matogjinit në Vlorë po shkaktojnë probleme serioze dhe kanë rritur shqetësimin për banesat e fshatit. Fenomeni ka nisur në orët e para të së premtes dhe është intensifikuar gjatë mbrëmjes, duke lëvizur masivisht dhe duke u afruar drejt disa shtëpive të zonës. Sipas raportimeve, po vlerësohet edhe mundësia e […]

The post Rrëshqitje dherash në Matogjin të Vlorës, banorët në rrezik appeared first on BoldNews.al.

Vlorë, probleme nga shkarja e dherave në Matogjin

By: redi
9 January 2026 at 21:38

Shkarjet e dherave që kanë nisur që në orët e para të mëngjesit në Matogjin të Vlorës vijojnë të shkaktojnë probleme. Ato janë intensifikuar edhe gjatë orëve të mbrëmjes, duke u kthyer në një situatë serioze që rrezikon banesat e zonës. Policia dhe grupet e emergjencave po vlerësojnë situatën dhe mundësinë e evakuimit të banorëve…

Source

Mersini: Pritet stuhi ere në Vlorë, të shmangen lëvizjet e panevojshme

9 January 2026 at 15:52


TIRANË, 9 janar/ATSH-Maela Marini/ Kryetarja e bashkisë Vlorë, Brunilda Mersini bëri të ditur sot se pas orëve të gjata dhe të vështira, fatmirësisht niveli i ujit në lumin Vjosë ka nisur të ulet ndjeshëm.

Në një prononcim për mediet, Mersini u shpreh se aktualisht niveli i Vjosës është nën 8 metra.

“Kjo ka bërë që ne të kalojmë në një fazë të dytë, duke filluar të hapim rrugët. Pavarësisht se të gjitha rrugët e fshatrave janë të aksesueshme ngel një segment rrugor në Bishan”, tha ajo.

Sipas Mersinit, ka qenë një punë e  jashtëzakonshme e të gjitha strukturave. “Janë angazhuar 255 forca me 40 mjete që kanë ndihmuar edhe për evakuimin e banorëve dhe  bagëtive. Fokusi ka qene te jetët njerëzore”, tha ajo.

Ndërkohë kryebashkiakja e Vlorës njoftoi qytetarët se pritet një tjetër stuhi e fortë ere gjatë ditës së sotme.

Ajo u bëri thirrje banorëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.

“Për çdo shqetësim apo situatë emergjente, të kontaktojnë shërbimet përkatëse, të cilat do të vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë. Prioriteti ynë mbetet shëndeti dhe siguria e çdo qytetari”, u shpreh ajo.

/a.f/

The post Mersini: Pritet stuhi ere në Vlorë, të shmangen lëvizjet e panevojshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VIDEO/ Kryetarja e Bashkisë, Mersini: Pritet stuhi ere në Vlorë, të shmangen lëvizjet e panevojshme

By: redi
9 January 2026 at 16:49

Kryetarja e bashkisë Vlorë, Brunilda Mersini thotë se niveli i ujit në lumin Vjosë ka nisur të ulet ndjeshëm. Në një prononcim për mediet, Mersini u shpreh se aktualisht niveli i Vjosës është nën 8 metra. “Kjo ka bërë që ne të kalojmë në një fazë të dytë, duke filluar të hapim rrugët. Pavarësisht se të gjitha rrugët e fshatrave janë të aksesueshme ngel një segment rrugor në Bishan”, tha ajo.

Source

Ermal Murati i UKV-së la vlonjatët 5 ditë pa ujë, me paratë e tyre mori fuoristradë te Gon Papuli

By: Ela
9 January 2026 at 12:29

Ermal Murati i Ujësjellës Kanalizime Vlorë duket se nuk ka patur mundësi t’ua sjellë ujin në kohë vlonjatëve pasi vozit me makinat e oligarkut Gon Papuli e Tan Qesko. Saraçineska legjendare që do të mbesë në histori sipas Rilindjes u bë problemi që vlonjatët mbetën ditë pa parë ujë me sy. E ndërkohë drejtori voziste […]

The post Ermal Murati i UKV-së la vlonjatët 5 ditë pa ujë, me paratë e tyre mori fuoristradë te Gon Papuli appeared first on BoldNews.al.

Enigma/ Si u zhduk dhe u rishfaq Belinda Balluku

By: Elva
8 January 2026 at 22:13

Ndërkohë që deputetët e opozitës organizonin një show përpara derës së komisionit të mandateve dhe imunitetit, që po mohon ti hapë rrugë arrestimit të kërkuar nga SPAK-u për Belinda Ballukun kjo e fundit u shfaq në frontin e betejës kundër përmbytjeve, në Novoselë të Vlorës. Në paraqitjen e zëvendës kryeministres së pandehur nuk kishte asgjë […]

The post Enigma/ Si u zhduk dhe u rishfaq Belinda Balluku appeared first on BoldNews.al.

❌
❌