Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 1 January 2026Main stream

Drejt fundit numërimi i votave të rregullta: Kush janë më të votuarit për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit?

1 January 2026 at 22:55

Janë verifikuar votat për subjekte politike në 2,287 nga 2557 qendra të votimit, pra nga 89,44 për qind të vendvotimeve e po ashtu nga këto qendra janë numëruar edhe votat e kandidatëve për deputetë. 

Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 48.83 për qind, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 21.38 për qind dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me 12.89 për qind. 

E në dhjetëshen e kandidatëve më të votuar nëntë janë nga Lëvizja Vetëvendosje, e ku kryeson Albin Kurti me 311,074 vota. 

Bedri Hamza i PDK-së po ashtu është në mesin e më të votuarve. Ai ka 140,219 vota dhe aktualisht është i treti më i votuari pas Kurtit dhe Glauk Konjufcës (241,188 vota). 

Më poshtë listat e dhjetë kandidatëve më të votuar të partive më të mëdha shqiptare. 

Rezultatet për secilin kandidat mund t’i ndiqni në këtë link: https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/mcc?

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Drejt fundit numërimi i votave të rregullta: Kush janë më të votuarit për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit? appeared first on Sinjali.

“Një orë pritje tek Dheu i Bardhë ”, kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare për dalje nga Kosova

1 January 2026 at 22:45

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat që pasqyrojnë gjendjen e vendkalimeve kufitare aktualisht, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një përditësimi në 21:53, bëhet e ditur se pritjet më të gjata për dalje janë nga Kosova në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, me rreth një orë pritje.

Përveç Dheut të Bardhë, pritjet nëpër pikat e tjera janë më së shumti deri në 10 minuta, në Merdarë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Një orë pritje tek Dheu i Bardhë ”, kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare për dalje nga Kosova appeared first on Sinjali.

Çka sinjalizon shqetësimi dhe nervozizmi i brendshëm gjatë festave?

1 January 2026 at 22:34

Festat shpesh perceptohen si periudha e qetësisë, afrimitetit dhe pushimit. Megjithatë, për shumë njerëz, kjo kohë shoqërohet me shqetësim të brendshëm, nervozizëm dhe lodhje emocionale, të cilat bien ndesh me idenë se si “duhet” të përjetohet kjo periudhë.

Kur gjithçka rreth nesh flet për gëzim dhe relaks, ndërsa brenda ndjejmë tension, lind një ndjenjë faji pse nuk po e shijojmë pushimin “siç duhet”.

Psikologët theksojnë se kjo ndjenjë nuk është shenjë dobësie, por një sinjal i rëndësishëm për të kuptuar nevojat tona të brendshme.

Pushimi që nuk sjell qetësi

Në nivel psikologjik, shqetësimi gjatë festave nuk është rastësor. Ndryshimi i rutinës dhe hapësirat e zbrazura që lihen pas angazhimeve të përditshme bëjnë që të dalin në sipërfaqe ndjenjat e shtyra gjatë vitit: lodhja akumuluar, pakënaqësia e pashprehur dhe nevoja për pushim të vërtetë.

Festat shpesh krijojnë një paradoks: dëshira për të ngadalësuar ritmin dhe për t’u qetësuar ndeshet me pritshmëritë e takimeve, vizitave dhe përgjegjësive emocionale, duke kthyer pushimin në burim tensioni.

Nervozizmi – shenjë e mbingarkesës

Nervozizmi që shfaqet gjatë festave rrallë lidhet me të tjerët. Ai buron kryesisht nga presioni i brendshëm për të qenë i mjaftueshëm, i disponueshëm dhe i fortë për të gjithë. Frika për të mos zhgënjyer të tjerët, vështirësia për të thënë “jo” dhe ndjenja se pushimi duhet merituar rrisin ngarkesën emocionale.

Trupi ndjen këtë presion në mënyrë konkrete: tension në kraharor, ngurtësi në qafë, lodhje e vazhdueshme, irritim i shpejtë ose ndjenja shqetësimi pa arsye të qarta janë shenja të një sistemi nervor që mbetet në gjendje vigjilence, edhe kur rrethanat duken të qeta.

Shumë njerëz përpiqen ta menaxhojnë këtë tension përmes aktivitetit të vazhdueshëm: organizimi, gatimi, pastrimi dhe planifikimi krijojnë një ndjenjë kontrolli. Kur lodhja bëhet e madhe, shpërqendrimi me telefon, ushqim, seriale apo alkool ofron qetësi vetëm përkohësisht.

Si ta menaxhojmë realisht ritmi

Psikologët sugjerojnë se shqetësimi dhe nervozizmi gjatë festave tregojnë një mungesë të pushimit të vërtetë dhe kujdesit ndaj vetes. Festat e bëjnë këtë mungesë më të dukshme dhe ndalimi i ritmit mund të ndihet i pakëndshëm.

Hapat që ndihmojnë për t’u ndjerë më mirë janë:

Vendosja e kufijve të butë për detyrat dhe pritshmëritë.

Rikthimi i një gjumi të rregullt.

Momente të vogla qetësie pa produktivitet.

Shkëputja nga zhurma digjitale.

Pranimi se nuk duhet të jemi gjithmonë të disponueshëm.

Shqetësimi dhe nervozizmi nuk duhet shtypur ose injoruar. Ata janë mesazhe që tregojnë se ritmi dhe mënyra se si kujdeseni për veten kanë nevojë për rishikim. Dëgjimi i këtyre sinjaleve mund të kthejë festat nga burim tensioni në një mundësi për të ndërtuar një marrëdhënie më të shëndetshme me pushimin dhe qetësinë personale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Çka sinjalizon shqetësimi dhe nervozizmi i brendshëm gjatë festave? appeared first on Sinjali.

Zvicra do të mbajë pesë ditë zie pas zjarrit që vrau rreth 40 persona në Crans-Montana

1 January 2026 at 22:12

Zvicra do të mbajë pesë ditë zie pas një zjarri “të paprecedent” që përfshiu një bar të mbushur me njerëz, duke lënë të vrarë rreth 40 persona dhe 115 të plagosur, të cilët po festonin natën e Vitit të Ri në resortin alpin të skive në Crans-Montana.

Presidenti i vendit, Guy Parmelin, e përshkroi zjarrin si një nga ngjarjet më traumatike në historinë e Zvicrës. “Ishte një dramë me një shkallë të panjohur,” tha ai, duke nderuar shumë “jeta e re që humbën dhe u ndërpre”, raporton theguradian.

Parmelin shtoi se Zvicra i detyrohej këtyre të rinjve, të cilëve u janë ndërprerë “projektet, shpresat dhe ëndrrat”, që të sigurojë që një tragjedi e tillë të mos ndodhë më.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zvicra do të mbajë pesë ditë zie pas zjarrit që vrau rreth 40 persona në Crans-Montana appeared first on Sinjali.

Legjenda e Real Madridit flet për herë të parë pas lajmeve për infarkt

1 January 2026 at 21:50

Legjenda e futbollit brazilian, Roberto Carlos, ka mohuar kategorikisht zërat për përkeqësim të gjendjes së tij shëndetësore, pas raportimeve se ishte shtruar në spital. Ish-mbrojtësi i Real Madridit ka sqaruar se bëhej fjalë për një procedurë mjekësore të planifikuar dhe jo për ndonjë rast emergjent.

52-vjeçari reagoi përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ku përgënjeshtroi lajmet për një sulm në zemër.

“Dua të sqaroj informacionet e fundit që po qarkullojnë. Kohët e fundit iu nënshtrova një procedure mjekësore parandaluese, të planifikuar më parë me ekipin tim mjekësor. Procedura ishte e suksesshme dhe ndihem mirë. Nuk kam pësuar infarkt,” shkroi Roberto Carlos.

Ai shtoi se procesi i rikuperimit po ecën pozitivisht dhe shpreson të rikthehet së shpejti në aktivitetet e tij profesionale. Ish-futbollisti falënderoi gjithashtu stafin mjekësor dhe tifozët për mbështetjen, duke theksuar se nuk ka asnjë arsye për shqetësim.

Roberto Carlos konsiderohet një nga mbrojtësit e majtë më të mëdhenj në historinë e futbollit. Me Real Madridin, ai zhvilloi 527 ndeshje, fitoi katër tituj kampion në Spanjë dhe triumfoi tri herë në Ligën e Kampionëve. Në vitin 2002, ai u shpall kampion bote me Brazilin.

Gjatë karrierës së tij, Carlos ka luajtur gjithashtu për Palmeiras, Inter, Fenerbahçe dhe Corinthians. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Legjenda e Real Madridit flet për herë të parë pas lajmeve për infarkt appeared first on Sinjali.

Protestat në Iran për rritjen e kostos së jetesës – Demonstruesit përleshen me forcat e sigurisë, ka të vdekur

1 January 2026 at 21:33

Përleshje të reja mes demonstruesve dhe forcave të sigurisë kanë shkaktuar vdekjen e tre personave në Iranin perëndimor, sipas agjencisë së lajmeve Fars, në ditën e pestë të protestave për rritjen e kostos së jetesës.

Rreth orës 18:00 sot, një grup huliganësh shfrytëzuan një tubim proteste në Azna, në provincën Lorestan, për të sulmuar një komisariat policie. Tre persona u vranë dhe 17 të tjerë u plagosën në përleshje”, thotë Fars, duke iu referuar dukshëm viktimave civile.

Më herët, agjencia e lajmeve raportoi se dy persona të tjerë ishin vrarë në jugperëndim të Iranit. Protestat, që filluan si greva të tregtarëve në Teheran për shkak të inflacionit të lartë dhe rënies së monedhës, janë përhapur në disa provinca dhe kanë marrë karakter më të dhunshëm.

Burime shtetërore i quajnë disa demonstrues “huliganë të armatosur”, ndërsa grupe për të drejtat e njeriut raportojnë përdorim force nga policia. Këto janë viktimat e para të konfirmuara që nga fillimi i demonstratave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Protestat në Iran për rritjen e kostos së jetesës – Demonstruesit përleshen me forcat e sigurisë, ka të vdekur appeared first on Sinjali.

Prishtina nis vitin 2026 me ajër të ndotur, renditet e 18-ta në botë

1 January 2026 at 21:25

Këtë të enjte, Prishtina po renditet e 18-ta në botë për ndotje të ajrit.

Ky rezultat vjen sipas matjeve të “IQ Air”.

Sipas kësaj platforme, vlera e nivelit të grimcave të dëmshme PM është 74.3, që konsiderohet si ajër i dëmshëm për grupet sensitive të njerëzve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Prishtina nis vitin 2026 me ajër të ndotur, renditet e 18-ta në botë appeared first on Sinjali.

Rusia ka kërkuar nga ShBA-ja që ta ndalë ndjekjen e anijes që po i afrohet Venezuelës

1 January 2026 at 21:19

Rusia ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara që ta ndërpresin ndjekjen e një anijeje transportuese të naftës që është nisur drejt Venezuelës dhe tani po i ik Rojës Bregdetare të ShBA-së në Oqeanin Atlantik, raportoi të enjten gazeta e njohur amerikane, “The Neë York Times”, duke cituar dy persona që kishin njohuri rreth kësaj çështjeje.

Forcat amerikane e filluan ndjekjen e anijes transportuese para gati dy javëve. Grupet detare e kanë identifikuar atë si “Bella 1”, transmeton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Shtetet e Bashkuara të mërkurën vendosën sanksione kundër katër kompanive për të cilat thanë se operojnë në sektorin e naftës të Venezuelës si dhe ndaj anijeve transportuese të lidhura me to, kur administrata e presidentit Donald Trump po e shton presionin ndaj homologut të tij venezuelas, Nicolas Maduro.

Rusia e bëri kërkesën formale diplomatike në kohën kur Trumpi gjithashtu po mundohet që të ndërmjetësojë një marrëveshje të paqes mes Rusisë e Ukrainës.

Shtëpia e Bardhë, Departamenti i Shtetit i ShBA-së dhe Ambasada e Rusisë në Uashington nuk ishin menjëherë të qasshme për të dhënë komente.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rusia ka kërkuar nga ShBA-ja që ta ndalë ndjekjen e anijes që po i afrohet Venezuelës appeared first on Sinjali.

Kapet 31-vjeçari që postoi video duke shtënë me armë zjarri në Ferizaj

1 January 2026 at 21:15

Një 31-vjeçar nga Ferizaj është arrestuar nën dyshimin se kishte postuar në rrjete sociale një videoinçizim ku shtinte me armë zjarri. Lajmin e bëri të ditur Policia e Kosovës.

Sipas policisë, sot, Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Ferizaj ka pranuar një informacion për videon e publikuar nga i dyshuari. Pas një pune intensive në terren, ai u identifikua si T.I., 31 vjeç, dhe më pas dorëzoi armën me të cilën dyshohet se kishte shtënë.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe, me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt,” thuhet në njoftim.

Tutje, Policia njofton se ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kapet 31-vjeçari që postoi video duke shtënë me armë zjarri në Ferizaj appeared first on Sinjali.

Aeroporti i Adenit mbyllet pas përplasjeve mes Arabisë Saudite dhe Emirateve, thellohet kriza në Jemen

1 January 2026 at 21:03

Trafiku ajror në aeroportin ndërkombëtar të Adenit në Jemen u ndërpre të enjten, ndërsa tensionet mes Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe po përshkallëzohen, duke riformësuar konfliktin e gjatë në vendin e shkatërruar nga lufta.

Reuters raporton se qeveria e Jemenit e njohur ndërkombëtarisht dhe e mbështetur nga Arabia Saudite vendosi kufizime të reja për fluturimet drejt dhe nga Emiratet, me synimin për të frenuar tensionet. Por ministri i Transportit, i lidhur me separatistët e jugut, reagoi duke urdhëruar mbylljen e plotë të trafikut ajror në vend që të zbatonte kufizimet.

Këshilli i Tranzicionit Jugor (STC), forca separatiste e mbështetur nga Emiratet që muajin e kaluar mori kontrollin mbi pjesën më të madhe të jugut të Jemenit, fajësoi mbylljen për “rregullat e reja të papritura” që Arabia Saudite kërkonte të impononte.

Ky zhvillim është episodi më i fundit në krizën e thelluar të Jemenit, që ka nxjerrë në pah ndarjen mes dy fuqive të naftës në Gjirin Persik. Arabia Saudite akuzoi Emiratet se po nxisnin separatistët të shtynin drejt kufijve të mbretërisë, duke e shpallur sigurinë kombëtare si një “vijë të kuqe”. Emiratet reaguan duke njoftuar se do të tërhiqnin forcat e mbetura nga Jemeni.

Tensionet u shtuan pas një sulmi ajror nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite mbi portin jugor të Mukalla-s, që sipas koalicionit shërbente si dok për mbështetje ushtarake të huaj ndaj separatistëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aeroporti i Adenit mbyllet pas përplasjeve mes Arabisë Saudite dhe Emirateve, thellohet kriza në Jemen appeared first on Sinjali.

Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla

By: Elva
1 January 2026 at 21:33

Vetëm përgjatë tre javëve të para të muajit dhjetor 2025 janë regjistruar tre episode të ndryshme dhune ndërmjet nxënësve në disa qytete kryesore të vendit, ku grupe adoleshentësh janë sulmuar midis njëri-tjetrit fare pranë ambienteve të shkollave në Sarandë, Shkodër dhe Durrës. Në një rast me pasojë tragjike humbjen e jetës. Dukshëm, vendimi i qeverisë […]

The post Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla appeared first on BoldNews.al.

Ndotje me liçensë qeveritare “1 euro” në Porto Romano, historia e dyshimtë e “Alba Cosmetic” të Adi Mehmetit

By: Ela
1 January 2026 at 21:00

Nga Boldnews.al Pak javë pasi Partia Socialiste e Edi Ramës fitoi mandatin e tretë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, ministrja e Financave dhe e Ekonomisë e asaj kohe, Anila Denaj, zhvilloi një takim-vizitë në ambientet e kompanisë private “Alba Cosmetic International”, me seli në zonën e Porto Romanos, në Durrës. Si rrallë herë, një […]

The post Ndotje me liçensë qeveritare “1 euro” në Porto Romano, historia e dyshimtë e “Alba Cosmetic” të Adi Mehmetit appeared first on BoldNews.al.

Shkrumbohet banesa në Pukë nga flakët, familja mbetet pa strehë

By: melisa
1 January 2026 at 21:11

Një banesë u përfshi nga flakët në lagjen “Haxhiaj” të njësisë administrative Gjegjan, në Pukë. Për shkak të terrenit të vështirë dhe largësisë nga qendra e bashkisë, ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës ka qenë e vështirë. Si pasojë e zjarrit, banesa e familjes Ndoj është djegur plotësisht. Fatmirësisht, nuk ka të lënduar, por pesë anëtarët e familjes mbetën pa strehë.

Source

Gjithçka që dimë deri tani për tragjedinë në Zvicër

1 January 2026 at 21:58


Një zjarr i përmasave të mëdha shpërtheu gjatë natës së Vitit të Ri në barin Le Constellation, duke marrë jetën e të paktën 40 personave dhe duke plagosur mbi 115 të tjerë.

Ngjarja ka tronditur kantonin Valais dhe komunitetin ndërkombëtar që frekuenton këtë resort të njohur për ski dhe golf, raporton skynews.

Komandanti i policisë së kantonit Valais, Frederic Gisler, konfirmoi numrin e të vdekurve dhe tha se identifikimi i viktimave mund të marrë disa ditë.

Mes të vdekurve dhe të plagosurve janë dy shtetas francezë dhe një duzinë italianë, ndërsa 15 italianë të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Shumë të rinj ishin në bar kur shpërtheu zjarri, sipas Stephane Ganzer, kreut të sigurisë në kanton, transmeton Telegrafi.

Spitali rajonal u mbingarkua nga të plagosurit, duke tejkaluar kapacitetet e njësisë së kujdesit intensiv dhe sallës së operacionit, sipas Mathias Reynard, kreut të qeverisë rajonale.

Shkaku i zjarrit nuk është konfirmuar zyrtarisht, por kanë dalë dy teori: Ambasadori italian në Zvicër tha se dikush hapi një fishekzjarr brenda lokalit, duke ndezur tavanin, ndërsa dy dëshmitarë raportuan se një barman ngriti një tjetër mbi shpatulla, i cili mbante një qiri në një shishe. Zjarri shkaktoi shpërthime, ndoshta për shkak të gazrave djegës që u ndezën në mënyrë të dhunshme, sipas autoriteteve.

Një turmë njerëzish u përpoq me panik të shpëtonte nga bodrumi përmes një shkalle të ngushtë dhe një dere të vogël, ndërsa të tjerët thyen dritaret për t’u shpëtuar, tha Reynard.

Prokurorja e kantonit Valais, Beatrice Pilloud, përjashtoi çdo skenar sulmi terrorist. Nuk ka të dyshuar dhe askush nuk është arrestuar, tha Ganzer, duke e cilësuar ngjarjen si një “aksident”.

Për të menaxhuar situatën emergjente, u mobilizuan 13 helikopterë, 42 ambulanca, 150 paramedikë dhe 70 zjarrfikës.

Autoritetet vazhdojnë hetimet për të sqaruar shkaqet e sakta të kësaj tragjedie që ka lënë gjurmë të thella në komunitetin lokal dhe ndërkombëtar.

Ndryshe, flamujt zviceran do të qëndrojnë në gjysmështizë për pesë ditë në nderim të viktimave. /Telegrafi/

Sa mund të gënjejë matësi i shpejtësisë së veturës suaj?

1 January 2026 at 21:00


Nuk lejohet që shpejtësia e treguar nga shpejtësio-matësi të jetë më e ulët se shpejtësia reale - për shembull, nëse po vozitni 80 km/h, shpejtësia e shfaqur në panel nuk mund të jetë 78 km/h.

Me sa duket, shumica prej nesh e dinë që shpejtësio-matësi në automjete nuk janë pajisje shumë precize. Ka disa arsye për këtë, dhe një nga më të rëndësishmet është se shpejtësia e automjetit zakonisht matet nga shpejtësia e rrotullimit të rrotave.

Gomat shpesh ndryshojnë dimensionet me kalimin e kohës - për shkak të ndryshimeve të madhësisë, konsumimit apo ndryshimeve të tjera - dhe diametri i tyre nuk është gjithmonë i saktë. Për këtë arsye, prodhuesit programojnë një margjinë gabimi, por ajo duhet gjithmonë të bëjë që shpejtësio-matësi të tregojë një vlerë më të madhe sesa shpejtësia reale.

Për shembull, nëse vozitni 70 km/h, shpejtësio-matësi mund të shfaqë 75 km/h. Ai nuk do të shfaqë asnjëherë 68 apo 65 km/h. Kjo u lejon prodhuesve të mbrohen nga mundësitë e padive pas aksidenteve - por ekziston edhe një rregullore që e përcakton këtë saktësisht.

Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropën (UNECE) ka vendosur që gjatë testimeve zyrtare, shpejtësio-matësit në automjete të lejohen të shfaqin maksimumi 10 % + 4 km/h më shumë sesa shpejtësia reale. Kjo do të thotë se në testim, nëse automjeti po lëviz me 80 km/h, shpejtësio-matësi mund të shfaqë deri në 92 km/h. Çdo gjë mbi këtë nuk është e lejueshme.

Pasi automjeti të certifikohet dhe përdoret në kushte normale të trafikut, zbatohet rregulla e re: për automjete, autobusa, kamionë dhe mjete të tjera tregtare, toleranca është 10 për qind + 6 km/h, ndërsa për motoçikleta dhe mjete me tre rrota që lëvizin mbi 50 km/h, është 10 % + 8 km/h.

Një studim ka shkruar për gabimet që gjenden në disa shpejtësio-matës të automjeteve, dhe përmendet se disa modele (p.sh. Dacia Duster dCi, Mazda MX‑5 2,0, BMW 330i M Sport, Shkoda Kodiaq 2,0 TDI dhe Seat Arona 1,0 TSI) treguan rreth 83 km/h në shpejtësio-matësi kur automjeti po lëvizte me 80 km/h. /Telegrafi/

Përplasje mes Armelës dhe Brikenës: Ti nuk lahesh pas Prime-t kastile se…

1 January 2026 at 20:46

Përplasjet në shtëpinë e Big Brother VIP 5 po bëhen gjithnjë e më të nxehta, teksa banorët përpiqen të fitojnë terren në garën për Çmimin e Madh.

Një nga debatet më të nxehta u zhvillua mes Armelës dhe Brikenës, të cilat kanë pasur ‘fërkime’ të mëparshme, por këtë herë u përplasën rreth dushit.

Pjesë nga debati:

Armela: Të kam bërë kompliment. Pse mendon se kanë gocat xhelozi ndaj teje? Se mendon se je kokrra e yllit? Ke ardhur për Miss?

Brikena: Mos të lahesh je zhulse. Po të lahesh, thoni pse lahesh?

Armela: Lahu moj, s’ka asgjë të keqe. Ty të vjen inat se ta kam vënë në dukje se lahesh në mëngjes kastile?

Brikena: Unë kam qejf të lahem në mëngjes, ti ke qejf në mbrëmje. Çfarë ka të keqe këtu? Pse e përmend këtë gjë?

Armela: Ti lahu në mëngjes. Por ti nuk lahesh pas Prime-t që e ke trupin të lyer komplet. Ti e bën kastile. Ma ke bërë krevatin zhul me pudër këtu se nuk laheshe pas Prime-t. Të thash 100 herë lahu.

Brikena: Ok e dashur.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përplasje mes Armelës dhe Brikenës: Ti nuk lahesh pas Prime-t kastile se… appeared first on Sinjali.

Si ndihmojnë arrat lëkurën tuaj?

1 January 2026 at 20:28

Arrat njihen për vetitë e tyre pozitive për trurin, por tani ato po konsiderohen shumë të dobishme edhe për shëndetin dhe shkëlqimin e lëkurës, shkruan “EwatingWell”.

Dermatologia Hannah Kopelman ka bërë të ditur se është e rëndësishme të inkorporohen arrat në rutinën e ngrënies së mëngjesit.

“Arra përmban acidin alpha-linolenik (ALA), i cili ndihmon në funksionimin e mirë të lëkurës duke parandaluar irritimin”, ka thënë Kopelman.

Arrat janë të pasura edhe me yndyrën e shëndetshme Omega3, e përveç kësaj ato përmbajnë edhe vitaminë E dhe polifenole, të cilat janë antioksidant që ndihmojnë lëkurën kundër stresit oksidativ i cili shkaktohet nga faktorët e jashtëm si rrezet ultraviolete dhe ajri i ndotur.

Kombinimi i acidit yndyror omega3 dhe antioksidantëve ndihmon në parandalimin e inflamacionit, i cili është shkaktar i problemeve të ndryshme të lëkurës si ekzema, psoriaza dhe aknet.

Për më shumë arrat janë të pasura me zink i cili ndihmon gjithashtu kundër faktorëve dëmtues të lëkurës.

Ngrënia e arrave duhet të shoqërohet me zakone të mira të kujdesit të lëkurës, trajtim të duhur, si aplikimi i kremit kundër diellit (SPF).

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Si ndihmojnë arrat lëkurën tuaj? appeared first on Sinjali.

SHBA-ja godet dy barka të dyshuara me drogë, 5 të vrarë

1 January 2026 at 20:11

Ushtria amerikane ka thënë se ka goditur dy barka për të cilat pretendon se ishin duke bartur drogë të mërkurën, duke lënë të vrarë pesë njerëz që ndodheshin në to.

Komanda Jugore e ShBA-së nuk tregoi se ku saktësisht i kreu sulmet e reja, por forcat amerikane kanë qenë duke vënë në shënjestër barka që dyshojnë se trafikojnë lëndë narkotike në Karaibe dhe në pjesën lindore të Paqësorit në tre muajt e fundit, raporton BBC.

Sulmi i së mërkurës erdhi një ditë pasi Shtetet e Bashkuara vunë në shënjestër tri barka “trafikuese që po lundronin si kolonë”, duke vrarë të paktën tre njerëz.

Administrata e presidentit Donald Trump i ka paraqitur operacionet si konflikt jondërkombëtar me trafikuesit e dyshuar, por ekspertët ligjorë thonë se ato mund të paraqesin shkelje të ligjeve që kanë të bëjnë me konfliktet e tilla.

Në përgjithësi, janë kryer më shumë se 30 sulme ndaj barkave si pjesë e “luftës ndaj drogës” nga administrata e Trumpit. Më shumë se 110 njerëz janë vrarë që nga koha kur ShBA-ja e kreu sulmin e parë ndaj një barke në ujëra ndërkombëtare më 2 shtator.

Në njoftimin për sulmin ndaj tri barkave në kolonë, që u krye më 30 dhjetor, Komanda Jugore tha se ishin disa të mbijetuar, pa saktësuar sa.

Agjencia e lajmeve “Reuters” raporton se një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, i kishte thënë se tetë persona të mbijetuar po kërkoheshin.

Nuk është e qartë nëse ndonjëri nga ta është gjetur.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post SHBA-ja godet dy barka të dyshuara me drogë, 5 të vrarë appeared first on Sinjali.

Nesër nis numërimi i mbi 27 mijë fletëvotimeve nga diaspora

1 January 2026 at 20:04

Nesër, nga ora 10:00, në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve do të nisë numërimi i mbi 27 mijë fletëvotimeve nga diaspora, respektivisht të fletëvotimeve nga votimi përmes postës, të cilat janë tërhequr nga dy kutitë postare në Berlin dhe Bernë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

U tërhoqën mbi 28 mijë e 500 pako të supozuara me fletëvotime dhe pas verifikimit janë aprovuar 27 mijë e 600, ndërkaq mbi 950 janë refuzuar. 

Elezi shtoi: “Të premten (2 janar 2026, ora 10:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht i fletëvotimeve nga votimi përmes postës që deri më tani janë tërhequr nga dy kutitë postare jashtë Kosovës.

Nga votimi me postë, siç e kemi treguar më herët, numri i shtetasve të regjistruar ka qenë rreth 58 mijë. Ende nuk është përmbyllur procesi i tërheqjes së fletëvotimeve nga kutitë postare, andaj në këtë fazë nuk e dijmë se sa prej këtyre votuesve të regjistruar kanë ushtruar të drejtën e votës.

Tërheqjet e fundit të zarfeve me fletëvotime do të bëhen më 2 dhe 5 janar 2026. Deri më tani, nga dy kutitë postare, Berlin dhe Bernë, janë tërhequr më shumë se 28 mijë e 500 pako me fletëvotime, të cilat janë vlerësuar dhe verifikuar nga shërbimi votues i KQZ-së.

Nga numri i përgjithshëm i pakove me fletëvotime të supozuara që kemi pranuar deri tani, pas vlerësimit dhe verifikimit janë aprovuar 27,600, ndërkaq janë refuzuar më shumë se 950. Arsyeja më e shprehur te zaret e refuzuara është mungesa e dëftesës së regjistrimit të votuesit.”

Elezi gjithashtu ka treguar se nga votimi jashtë, përkatësisht nga 29 përfaqësi diplomatike, nga 19,187 shtetas të regjistruar, kanë votuar 16,165 prej tyre, pra 84.24 për qind.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nesër nis numërimi i mbi 27 mijë fletëvotimeve nga diaspora appeared first on Sinjali.

Dëshmitarët rrëfejnë tmerrin që solli zjarri në Crans-Montana të Zvicrës: Pashë njerëz që digjeshin…

1 January 2026 at 19:59

Tragjedia që shënjoi festën e Vitit të Ri 2026 në resortin alpeve zvicerane të Crans-Montanas është rrëfyer nga vetë dëshmitarët që panë tmerrin me sy.

Policia konfirmon se 40 persona kanë humbur jetën, ndërsa rreth 115 të tjerë janë plagosur, shumica prej tyre me djegie të rënda.

Zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore u mobilizuan menjëherë pas shpërthimit të zjarrit rreth orës 01:30 të mëngjesit të 1 janarit në barin “Le Constellation”, një lokal i njohur me kapacitet deri në 300 persona, i ndarë në dy kate dhe me një tarracë.

Dëshmitarët tregojnë skena horrorri

Një djalosh 18-vjeçar, i cili deshi të mbetet anonim i tha BBC-së: “Mendova se vëllai im i vogël ishte brenda, kështu që erdha dhe u përpoqa të thyej xhamin për të ndihmuar njerëzit të dalin, dhe pastaj hyra brenda.”

Ai ishte afër lokalit kur dëgjoi shpërthimin e madh, i ndjekur nga tymi i dendur. Brenda, pa njerëz që digjeshin: “Pashë njerëz që digjeshin… I gjeta njerëzit e djegur nga koka te këmbët, pa rroba.”

Vëllai i tij rezultoi i padëmtuar.”Më habiti shumë,” shtoi ai, duke treguar se kishte shkuar çdo ditë aty gjatë javës – por ditën që nuk shkoi, lokali u dogj.

Ai dha ndihmën e tij duke sjellë ujë dhe rroba për të plagosurit.

Dy gra franceze, Emma dhe Albane, i treguan medias franceze BFMTV se zjarri nisi kur një kamariere vendosi “qirinj ditëlindjeje” mbi shishe shampanje.

“Në pak sekonda, gjithë tavani u ndez. Gjithçka ishte prej druri,” thanë ato.

Flakët u përhapën shpejt, ndërsa evakuimi ishte “shumë i vështirë” për shkak të rrugëve të ngushta të daljes dhe shkallëve edhe më të ngushta.

 “Ishim me fat,” shtuan ato, duke treguar se rreth 200 persona u përpoqën të dalin brenda 30 sekondave përmes hapësirave të ngushta.

Një tjetër adoleshent që ishte brenda u fsheh pas një muri para se të dilte nga shkallët e sipërme.

Ai u përpoq të thyejë dritaren me tavolinë, por ia doli vetëm duke e goditur me këmbë.

Dëshmitarë të tjerë flasin për fishekzjarrë ose qirinj dekorativë që ndezën tavanin prej druri, duke shkaktuar një zjarr masiv” të shpejtë.

Autoritetet e konsiderojnë aksidentale dhe përjashtojnë vënien e qëllimshme të zjarrit. Disa prej të plagosurve u transferuan në Milano të Italisë.

Ndërkaq, identifikimi i viktimave pritet të zgjasë me javë për shkak të djegieve të rënda, transmeton BBC.  

‘Shumë viktima janë të rinj dhe turistë nga vende të ndryshme, përfshirë italianë (16 të zhdukur sipas Ministrisë së Jashtme italiane).

Qyteti që tërheq plot turistë në këtë periudhë të ngarkuar ka rënë në shok. Presidenti zviceran e quajti një nga tragjeditë më të mëdha të vendit, ndërsa hetimet vazhdojnë për të mësuar shkaqet e sakta.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dëshmitarët rrëfejnë tmerrin që solli zjarri në Crans-Montana të Zvicrës: Pashë njerëz që digjeshin… appeared first on Sinjali.

❌
❌