Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 14 January 2026Main stream

19:59 Cilat ekipe të Formula 1 gjenerojnë më shumë të ardhura?

By: EL
14 January 2026 at 19:59

Formula 1 vazhdon të rrisë biznesin e saj vit pas viti, me të ardhurat totale të 10 ekipeve që arritën 4.14 miliardë euro në vitin 2024, një rritje prej 16.5% krahasuar me vitin paraprak, e nxitur nga një valë e re tifozësh dhe zgjerimi i rëndësisë mediatike të sportit, sidomos në tregun amerikan.

Liberty Media, promotori i garave, raportoi një xhiro prej 3.138 miliardë eurosh dhe një rritje prej 9.3% në nëntë muajt e parë të vitit 2025, duke krijuar një ambient më të favorshëm financiar për ekipet, ku shpërndarja e të ardhurave dhe paratë e çmimeve luajnë një rol kyç.

Mercedes-AMG Petronas vazhdon të jetë ekipi më i pasur në rrjet, me të ardhura prej 732.3 milionë eurosh dhe fitime neto prej 138.5 milionë eurosh, duke rritur të ardhurat me 16% dhe fitimin me 44% nga viti në vit. Performanca financiare e Mercedes ka tërhequr investitorë të rinj, duke çuar në vlerësimin e ekipit në 5.154 miliardë euro në fund të vitit 2025.

Ferrari ndiqet nga afër nga Mercedes, me të ardhura prej 670 milionë eurosh, duke shënuar një rritje prej 17% krahasuar me vitin e kaluar, përfshirë aktivitetet komerciale dhe të markës, si të drejtat e autorit dhe parqet tematike. Fitimet e tyre mbeten solide, duke mbajtur ekipin italian në vendin e dytë sa i përket fuqisë financiare.

McLaren ka shënuar rritjen më të madhe përqindore të të ardhurave, duke arritur 634.56 milionë euro, falë një strategjie komerciale ambicioze dhe më shumë se 50 sponsorëve, duke përfshirë Google, Dropbox dhe Mastercard. Fitimet neto të McLaren janë të dyfish krahasuar me Red Bull, duke e vendosur në vendin e tretë financiarisht.

Red Bull Racing ka të ardhura prej 566 milionë eurosh dhe fitime neto prej 15.9 milionë eurosh, duke shënuar një rritje të moderuar prej 10% nga viti në vit, por duke mbetur pas Mercedes dhe Ferrari sa i përket performancës së përgjithshme financiare.

Aston Martin, ekipi i Fernando Alonsos, ka të ardhura prej 349.7 milionë eurosh dhe humbje neto prej 52.7 milionë eurosh, duke rritur të ardhurat me 15% dhe duke investuar shumë në fabrikën e re dhe projekte të tjera për të konsoliduar pozicionin e saj si pretendent i madh në F1.

Racing Bulls, ekipi junior i Red Bull, regjistroi të ardhura prej 291.2 milionë eurosh, duke shënuar rritje prej 18%, ndërsa Williams, me bazë në Grove, arriti një rekord të ardhurash prej 277.6 milionë eurosh dhe fitime neto të konsiderueshme, duke rritur të ardhurat me 44% nga viti në vit dhe duke investuar vazhdimisht për të përmirësuar makinat dhe infrastrukturën e ekipit.

Alpine ishte i vetmi ekip me rënie të të ardhurave, duke regjistruar 276.2 milionë euro dhe një humbje neto prej 16.8 milionë eurosh, duke rënë nga vendi i gjashtë në të tetin në renditjen e të ardhurave. Sauber pasoi me të ardhura prej 206.2 milionë eurosh, ndërsa Haas mbylli renditjen me të ardhura prej rreth 120 milionë eurosh, duke shënuar një rritje të vogël krahasuar me vitin e kaluar.

Numri i spektatorëve në pista ka arritur 6.7 milionë, ndërsa audienca globale është 827 milionë, duke reflektuar rritjen e vazhdueshme të popullaritetit të sportit.

Ekipet e F1 vazhdojnë të përfitojnë nga ky bum ekonomik, ku Mercedes mbetet lideri financiar, Ferrari dhe McLaren e ndjekin me ritme të ngjashme, ndërsa Aston Martin, Racing Bulls, Williams dhe ekipet e tjera po përmirësojnë pozicionin e tyre financiar duke synuar të maksimizojnë potencialin komercial dhe të konkurrencës në pistë. /et

19:52 Hévíz, liqeni termik unik ku mund të laheni 365 ditë në vit

By: EL
14 January 2026 at 19:52

Një liqen termal ku noti është i mundur edhe në mes të dimrit, mes avullit, zambakëve dhe ujit shërues. Fenomeni unik evropian që tërheq miliona vizitorë

Kur thuhet se Hévíz është një qytet banje në Hungari, kjo ende nuk e thotë gjithë historinë. Në një vend me rreth 1.500 burime termale dhe mbi 270 lloje të ndryshme ujërash minerale dhe shëruese, vende të tilla ka mjaft. Por kur shtojmë se qyteti shtrihet pranë liqenit natyror termal dhe biologjikisht aktiv më të madh në botë, i përshtatshëm për not gjatë gjithë vitit, kjo deklaratë merr një dimension krejt tjetër.

Një fenomen natyror unik në Evropë, ku mund të laheni 365 ditë në vit. Liqeni Hévíz është biologjikisht aktiv, termal dhe shërues; sipërfaqja e tij i kalon katër hektarët, ndërsa burimet termale e rinovojnë ujin aq shpejt sa e gjithë sasia e ujit zëvendësohet afërsisht çdo 72 orë.

Imagjinoni një skenë përrallore: ju në një liqen të ngrohtë, flokët ju mbulohen nga flokë bore, rreth jush lundrojnë zambakë rozë dhe vjollcë, ndërsa avulli i dendur e mbështjell gjithë zonën. Një fotografi që vlen për mijëra pëlqime, apo jo?

Uji ka temperaturë të këndshme gjatë gjithë vitit, ndaj sezoni i notit mes zambakëve nuk mbaron kurrë. Në verë, temperatura e ujit arrin 33–36°C, ndërsa në dimër nuk bie nën 23°C.

Ujë shërues dhe mbi 200 vjet traditë

Hévíz nuk është i njohur vetëm për kënaqësinë e notit në ujë termal, por edhe për efektet e tij shëruese. Trajtimi tradicional, më i vjetër se 200 vjet, është konfirmuar nga studime të shumta mjekësore.

Uji ka një përbërje unike falë dy burimeve të ndryshme termale dhe baltës shëruese që mbulon fundin e liqenit. Burimet i japin ujit minerale të shumta (kalcium, magnez, squfur…), duke i dhënë veti të jashtëzakonshme dhe përdorim të shumëfishtë: nga parandalimi bazë, wellness-i dhe relaksimi, te turizmi shëndetësor e banjor, e deri te rehabilitimi pas operacioneve dhe lëndimeve. Gjatë larjes, temperatura e ujit përmirëson qarkullimin e gjakut, mineralet depërtojnë përmes lëkurës, ndërsa thithja e gazeve që avullojnë, sidomos në dimër mund të ketë edhe efekt anti-inflamator.

Uji termal shërues nuk është i disponueshëm vetëm në liqen, por edhe në shumë hotele përreth, të cilat, përveç saunave relaksuese dhe masazheve, ofrojnë edhe programe profesionale terapeutike.

Për të gjitha këto arsye, Hévíz shpesh quhet “kryeqyteti shëndetësor dhe wellness i Evropës”, ndaj nuk është çudi që ky qytet i vogël është një nga destinacionet turistike më të zhvilluara dhe më të vizituara.

Banja, pra kompleksi i notit Hévíz, i vendosur drejtpërdrejt në liqen, aktualisht ka disa hyrje dhe zona pjesërisht të mbyllura për shkak të punimeve të rikonstruksionit, por pishina termale dhe vetë liqeni mbeten të hapura për vizitorët, pa kufizime për kënaqësi dhe relaksim. /et

19:42 Pse Berisha shpalli se s’do të lërë fëmijët pasardhës të PD?

By: EL
14 January 2026 at 19:42

Last Updated on 14/01/2026 by EL

Nga Ylli Pata

Debati apo diskutimi më shumë i teorisë së trashëgimisë familjare të drejtimit të PD nga Sali Berisha qarkullon prej kohësh.

Qarkullim, i cili nuk ka ardhur nga fantazi të tepruar apo të ekzagjeruar. Argita apo Shkëlzeni nuk kanë pasur ndonjëherë role drejtuese në PD, por influence e tyre ka qenë determinante. Qoftë në pushtet, qoftë në opozitë. Mohimi i këtij realiteti edhe nëse bëhet nuk besohet po merret si një etiketë hipokrite.

Pasi fakt është se influence e fëmijëve të Sali Berishësn ë pushtetin politik nuk ka qenë thjeshte lobim. Ka qenë një kapje reale e vendimarrjes apo kondicionim i saj, qoftë kur Berisha ishte Kryeministër qoftë më pas.

Dje, në një takim me simpatizantë të tij, Sali Berisha tha se nuk do ta trashëgojë drejtimin e Partisë Demokratike tek fëmijët e tij. Doktori e nxori këtë frazë nga goja, a thua se ishte një verdikt “sacro santo”. Një frazë natyrisht e përgatitur si spin për të marrë një feedback të rëndësishëm, a thua se kemi të bëjmë me zhvillim politik.

Ndërkohë që thjeshte përmendja e këtij fakti nga Berisha përbën një skandal politik të nivelit të lartë. Pasi, edhe pse është njeriu me pushtetin absolut në PD, doktori nuk ka asnjë të drejtë tradhëgimie të postit të tij, edhe pse në fuqinë absolute që ka, edhe mund të ja lejojë vetes.

Por ky ekzagjerim nuk do të bëjë gjë tjetë veçse të rrudhë besimin dhe simpatinë në radhët e elektoratit të “së djathtës” edhe kështu mjaft i vogël. i gjendur në një stanjacion statistikor ku shifra 70% e JO-së nuk luan prej disa vitesh tshmë, Sali Berisha bëri një lëvizje për të bërë “lajm”. Me shpresën që të ngjallë apo të ndezë një shkarpë në mjedisin kënetor të opozitës.

Në një logjikë normale, vetëm përmendja e një mundësie trahëgimie duhet të jetë blasfemi. Dhe jo më kot Sali Berisha nuk i ka dhënë rëndësi këtre zileve që bien prej kohësh.

Pasi, si një politikan me përvojë dhe inteligjent e di se kjo është një çështje “kurth”. Ku nëse bie, i krijon vetes problem jo të vogël që mund të mbetet si një gjyle e lidhur në këmbë për kohë të gjatë.

Por këtë herë Berisha e lëshoi këtë tollumbace, ngaqë gjylja në realitet i është lidhur në këmbë prej kohësh. Ekzaktësisht prej 21 majit 2021, kur qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e shpalli atë Non grata, së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij.

Në këtë situatë të rëndë, ku më rëndë se kaq nuk ka në realitet, batareja e mufkave nuk bën ërshtypje fare. Jo vetëm në auditoret abstrakte të teatrove foltorike, pore dhe në mjedisin publik mediatic shqiptar. Ku zërat më të kuotuara janë ata që parashikojnë kataklizmat e darkës, së bashku me paroditë e tokës së sheshtë dhe frustrimet gjeopolitike.

Nuk do të mungojë ka shumë gjasa, seritë e “analizave” që Berisha me mohimin e tragjëgimisë i ka çuar sinjal Amerikës, apo po bën gati pasardhësin e tij politik për inat të Saljanit. Por kjo është enigma e 2026 e ka shumë gjasa që të shtyhen panelet deri në pushimet e verës. Pastaj shohim e bëjmë./et

19:40 Kështu duket një grua që jeton pranë një burri që nuk e do dhe nuk e respekton (Lifestyle)

By: EL
14 January 2026 at 19:40

Dashuria reflektohet qartë në pamjen tonë. Trupi ynë është pasqyra e mënyrës se si jetojmë dhe se si na trajton partneri

Është e rëndësishme të sqarohet menjëherë: këtu nuk bëhet fjalë për bukurinë apo moshën. Nuk bëhet fjalë as për “si duket objektivisht një grua”. Bëhet fjalë për shenja fizike dhe në sjellje që lidhen me përvojën emocionale. Psikologët shpjegojnë se si një jetë e privuar nga dashuria pasqyrohet gradualisht në pamjen e jashtme të njeriut.

Nëse një grua jeton për vite me radhë në një marrëdhënie ku mungojnë respekti dhe vëmendja, kjo reflektohet në mënyrat e mëposhtme:

1. Shikim i zbehtë dhe i kujdesshëm

Shikimi i një gruaje që për një kohë të gjatë nuk është dashur rrallëherë shpreh qetësi dhe paqe të brendshme. Ai shpesh duket i kujdesshëm, sikur vazhdimisht vlerëson ambientin dhe njerëzit përreth: a është e sigurt të shprehet dhe a do të refuzohet apo tallët? Ky shikim nuk e formon personalitetin, por krijohet nga përvoja të përsëritura ku pritshmëritë nuk janë përmbushur. Me kalimin e kohës zhvillohet zakoni për të mos shpresuar dhe për të ulur pritjet që në fillim, në mënyrë që të shmanget zhgënjimi.

2. Fytyrë që nuk gëzohet

Shprehjet e fytyrës së një gruaje të tillë zakonisht janë të përmbajtura. Gëzimi i saj shfaqet i zbehur, pa shkëlqim, sikur diçka e pengon të shprehet plotësisht emocionalisht. Kjo nuk ndodh për mungesë emocionesh, por sepse gëzimi i saj më parë nuk është pranuar, ndarë apo mbështetur nga partneri. Psika mëson se shprehja e plotë emocionale nuk është e sigurt; është më mirë të mbahen emocionet nën kontroll, transmeton Telegrafi.

3. Qëndrim vetëtkurrës

Trupi shpesh e zbulon më shpejt se fjalët një grua të padashur. Shpatullat janë lehtësisht të përkulura përpara, kraharori i mbyllur, ndërsa lëvizjet janë të kujdesshme dhe të përmbajtura. Gruaja fillon të flasë më qetë, qesh më pak me zë dhe gjestet e saj bëhen minimale. Ajo sikur “tkurret” në hapësirë, duke u përpjekur intuitivisht të mos bjerë në sy. Këtu nuk bëhet fjalë për pasiguri si tipar karakteri, por për një përshtatje fizike ndaj një marrëdhënieje ku është dashur të përshtatet, pa kërkuar dhe pa zënë shumë hapësirë me praninë e saj.

4. Dy ekstreme

Pamja e jashtme shpesh luhatet mes dy skajeve. Në njërin rast, gruaja ndalon së kujdesuri për veten: rregullim minimal, veshje e thjeshtë ose pa identitet dhe mungesë interesi për përkujdesje personale. Pas kësaj fshihet mendimi i brendshëm: “pse të mundohem, kur askush nuk më sheh?”. Në rastin tjetër, shfaqet hiperkontrolli: pamje e ndërtuar me kujdes ekstrem, fokus intensiv në detaje dhe frikë e vazhdueshme për të mos u dukur mjaftueshëm mirë. Ky është një përpjekje për të fituar dashurinë përmes përsosmërisë dhe përmbushjes së vazhdueshme të pritshmërive.

5. Gjurmë të stresit kronik

Vërehet lodhje në fytyrë dhe trup, e cila nuk largohet as pas pushimit. Nofulla, qafa dhe shpatullat janë shpesh të tendosura. /et

19:39 Cilat vende bëjnë biznes me Iranin dhe çfarë mund të nënkuptojnë tarifat e SHBA-së?

By: EL
14 January 2026 at 19:39

Last Updated on 14/01/2026 by EL

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se vendet që bëjnë biznes me Iranin do të përballen me një tarifë prej 25% për tregtinë që bëjnë me Amerikën.

Kjo vjen ndërsa Irani po përdor forcën ndaj protestuesve, me mijëra njerëz që dyshohet se kanë vdekur deri më tani.

Kujtojmë se Trump e ka përdorur kërcënimin me tarifa edhe më parë për të ushtruar presion mbi disa vende.

Por çfarë dimë për rastin e Iranit?

Të hënën, Trump postoi në Truth Social: “Duke hyrë menjëherë në fuqi, çdo vend që bën biznes me Republikën Islamike të Iranit do të paguajë një tarifë prej 25% për çdo biznes që bëhet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

“Ky urdhër është përfundimtar… Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”.

Por presidenti nuk ka hyrë në asnjë detaj përtej kësaj, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Cilat vende tregtojnë me Iranin?

Nga mbi 100 vendet që tregtojnë me Iranin, Kina është partneri i saj më i madh i eksportit.

Gjatë vitit deri në tetor 2025, ajo bleu më shumë se 14 miliardë dollarë (rreth 12 miliardë euro) produkte nga Irani, sipas shifrave nga Monitori i të Dhënave Tregtare, të cilat bazohen në statistikat nga Administrata Doganore e Republikës Islamike të Iranit.

Kina pasohet nga Iraku, i cili mori mallra me vlerë 10.5 miliardë dollarë (rreth 9 miliardë euro) nga fqinji i saj.

Irani gjithashtu numëron Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqinë midis klientëve të tij më të mëdhenj.

Në fakt, eksportet nga Irani në Turqi u rritën ndjeshëm nga 4.7 miliardë dollarë (rreth 4 miliardë euro) në vitin 2024 në 7.3 miliardë dollarë (rreth 6.2 miliardë euro) vitin e kaluar.

Pothuajse të gjitha 10 eksportet kryesore të Iranit lidhen me karburantin – është një nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë.

Ai gjithashtu dërgon ushqim në vende të tjera, duke përfshirë fistikë dhe domate.

Megjithatë, Irani blen shumë më tepër artikuj bazë nga partnerët e tij tregtarë sesa eksporton.

Ushqimi përbën rreth një të tretën e importeve të Iranit, në veçanti misri, orizi, farat e lulediellit dhe vajrat, si dhe soja.

Por importi më i madh i Iranit është ari.

Në 12 muajt deri në tetor, ai importoi ar me vlerë 6.7 miliardë dollarë (rreth 5.7 miliardë euro) krahasuar me 4.8 miliardë dollarë (rreth 4.1 miliardë euro) një vit më parë.

Si mund të zbatohet tarifa?

Postimi i Trump thotë se tarifa prej 25% është “efektive menjëherë” dhe urdhri është “përfundimtar”.

Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur detaje nga Shtëpia e Bardhë se si do të funksionojë në praktikë, ose për cilat vende konkretisht do të zbatohet.

Veç kësaj, nuk e dimë nëse do të mbulojë të gjitha vendet që merren me Iranin apo vetëm partnerët e tij më të mëdhenj tregtarë.

Është gjithashtu e paqartë nëse taksa prej 25% do të vijë përveç tarifave ekzistuese që administrata Trump ka vendosur tashmë, përcjell Telegrafi.

SHBA-të gjithashtu nuk kanë specifikuar se sipas cilit ligj do të futet tarifa e re.

Tarifat gjithëpërfshirëse të njoftuara prillin e kaluar u vendosën sipas Aktit Ndërkombëtar të Fuqive Ekonomike të Emergjencës.

Megjithatë, vlerëson shkrimi i BBC, zbatimi i tarifës së propozuar mund të jetë i vështirë.

Irani vlerësohet se ka fituar miliarda nga eksportet e naftës në vitin 2024 duke përdorur një flotë anijesh në hije që janë të vështira për t’u ndjekur dhe duke shitur naftën e tij në juan kinez në vend të dollarëve amerikanë më tradicionalë.

Si mund të ndikojë kjo në marrëdhëniet SHBA-Kinë?

Në pamje të parë, njoftimi i Trump rrezikon të rindezë konfliktin tregtar midis SHBA-së dhe Kinës.

Nëse presidenti e kishte me të vërtetë atë që shkroi, kjo do të thoshte se mallrat kineze të dërguara në SHBA duhet t’i nënshtrohen menjëherë tarifës së re prej 25%.

Megjithatë, këto tashmë i nënshtrohen një norme mesatare tarifore prej 30.8%, sipas Bloomberg Economics.

Pra, a do të vendoset tarifa e re përveç tarifës aktuale? Apo do të bëhen lëshime?

Kina ka treguar më parë një gatishmëri për t’u kundërvënë asaj që e percepton si veprim joproporcional nga SHBA-të.

Ajo e ka bërë këtë pjesërisht duke futur tarifat e veta, por më e rëndësishmja është se duke njoftuar kufizime në eksportet e metaleve të rralla, të cilat SHBA-ja ka nevojë urgjente për industritë e saj të teknologjisë së lartë.

Kina aktualisht dominon furnizimin global, duke i dhënë asaj një ndikim të rëndësishëm, gjë që e ndihmoi Pekinin të arrinte “një armëpushim të përkohshëm tregtar” me SHBA-në në nëntor që zbuti tensionet.

Pra, futja e një tarife të re prej 25% ndaj Kinës tani do të ishte shumë provokuese, dhe Pekini tashmë ka paralajmëruar se do të “marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e saj legjitime”.

Analistët vënë në dyshim nëse kjo do të ndodhë vërtet, duke pasur parasysh ndikimin në botën reale të njoftimeve të mëparshme të Trump që nuk përputhen gjithmonë me titullin fillestar.

Çfarë po ndodh me ekonominë e Iranit?

Rezervat e mëdha të naftës së Iranit e bëjnë atë një nga 10 prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë dhe ai duhet të jetë një burim pasurie të madhe.

Megjithatë, ekonomia e tij është gjymtuar nga vitet e keqmenaxhimit të financave publike, një rënie në shitjet e naftës dhe sanksionet e ashpra ndërkombëtare.

Shumë nga 92 milionë banorët e vendit po përpiqen të përballojnë gjërat bazë si ushqimi dhe shërbimet, dhe kostoja e jetesës është në qendër të protestave në javët e fundit.

Shpenzimet e familjeve kanë ka rënë krahasuar me kulmin e vitit 2008, sipas analizës së BBC-së, dhe kufizimet qeveritare mbi aftësinë e grave për të punuar e kanë ulur shkallën e punësimit nga 42.4% në dy dekada.

Në të njëjtën kohë, gjërat janë bërë më të shtrenjta për shkak të inflacionit të lartë, i cili arriti në 48.4% në tetor, mes ndryshimeve të politikave qeveritare që kanë çuar në rënien e vlerës së rialit kundrejt dollarit amerikan.

Kjo i bën importet edhe më të shtrenjta. Këto janë edhe më të rëndësishme sepse mungesa e konsiderueshme e investimeve në sistemet e energjisë elektrike dhe ujit do të thotë se ato janë të paqëndrueshme dhe kanë minuar premtimet e qeverisë për të rritur prodhimin vendas të gjithçkaje, nga ushqimi te mallrat e konsumit.

Një ulje e subvencioneve të karburantit në dhjetor dhe potencialisht edhe më pak tregti e jashtme për shkak të këtyre tarifave të fundit do të thotë se inflacioni mund të rritet edhe më shumë dhe ta shtyjë ekonominë edhe më afër kolapsit. /et

19:21 Kjo është bima e vitit/ Ndihmon në përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe të gjithë e duan në dhomat e ndenjës (Lifestyle)

By: EL
14 January 2026 at 19:21

Pse po e zgjedhin të gjithë këtë bimë dhe çfarë e bën kaq të veçantë për shtëpinë

Bimët sjellin jetë dhe freski në çdo hapësirë, duke e bërë atë më të këndshme dhe më të shëndetshme për jetesë. Përveçse e pasurojnë ambientin me ngjyrat dhe format e tyre, shumë bimë të brendshme kontribuojnë në mirëqenien psikologjike, uljen e stresit dhe krijimin e një atmosfere më të rehatshme në shtëpi.

Ekzistojnë disa klasike që nuk dalin kurrë nga moda, dhe një grup bimësh spikat veçanërisht për shumëanshmërinë dhe jetëgjatësinë e tij – fikuset. Gjinia Ficus përfshin qindra specie, por në kontekstin e përdorimit shtëpiak bëhet fjalë kryesisht për lloje dekorative të brendshme, të njohura për rezistencë dhe përshtatje me ambientet urbane.

Autoriteti për trendet e kopshtarisë, National Garden Bureau, e ka shpallur vitin 2026 si “Vitin e Fikusit”, duke e vendosur këtë grup bimësh në qendër të trendeve të interierit dhe gjelbërimit të brendshëm, transmeton Telegrafi.

Fikusi: shumëfunksional, dekorativ dhe i besueshëm

Kur flitet për fikusin si bimë e vitit 2026, bëhet fjalë kryesisht për llojet e mëposhtme të fikusit të brendshëm, të cilat përdoren gjerësisht në shtëpi dhe zyra:

Ficus elastica (fikusi i gomës) – me gjethe të mëdha, të trasha dhe shumë rezistent; një nga më jetëgjatët dhe më të preferuarit për dhomat e ndenjës
Ficus benjamina – elegant, me degë të varura dhe gjethe më të vogla; shpesh përdoret në hapësira më të mëdha
Ficus lyrata – i njohur për gjethet e mëdha në formë violine; shumë i kërkuar në dizajnin modern të interierit
Ficus microcarpa (Ginseng) – shpesh në formë bonsai, i përshtatshëm për ambiente më të vogla
Ficus elastica ‘Shivereana’ – variant dekorativ me gjethe kremoze, shumë i preferuar në interiere minimaliste

Kjo do të thotë se nuk bëhet fjalë për çdo fikus tropikal, por për këto lloje konkrete të brendshme, të cilat kombinojnë estetikën, qëndrueshmërinë dhe lehtësinë e mirëmbajtjes.

Fikuset vijnë në një gamë të gjerë formash, teksturash dhe nuancash të gjetheve, gjë që i bën të përshtatshëm për pothuajse çdo stil interieri, nga ai klasik deri te moderni.

Arsyeja pse fikuset janë në qendër të vëmendjes për vitin 2026 nuk lidhet vetëm me pamjen. Disa specie të tyre janë përfshirë në studime mbi cilësinë e ajrit në ambiente të mbyllura, ku është vërejtur se mund të kontribuojnë në reduktimin e disa ndotësve, megjithëse ekspertët theksojnë se ky efekt është i kufizuar dhe nuk zëvendëson ajrosjen e rregullt. Pavarësisht kësaj, fikuset krijojnë një mikroklimë më të këndshme dhe vizualisht më të shëndetshme në shtëpi.

Këshilla për kujdesin ndaj fikusit

Përveç shumëanshmërisë dhe jetëgjatësisë, fikusi konsiderohet edhe relativisht i lehtë për t’u mirëmbajtur. Shumica e llojeve qëndrojnë të shëndetshme për vite me radhë nëse:

  • vendosen në një ambient të ndriçuar mirë, pa rreze të drejtpërdrejta të forta
  • mbahen larg rrymave të ftohta të ajrit
  • ujiten rregullisht, pa tepricë

Shumë fikuse kanë gjethe me sipërfaqe të madhe, prandaj rekomandohet pastrimi periodik i tyre me një leckë mikrofibër. Nëse vëreni rënie të gjetheve, kjo shpesh lidhet me ndryshime të papritura të ambientit ose mungesë lagështie në ajër.

Përfundim

Fikusi i vitit 2026 nuk është një “mrekulli botanike”, por një klasik i provuar, i qëndrueshëm, estetik dhe i përshtatshëm për jetesën moderne – arsye pse sot gjendet pothuajse në çdo dhomë ndenjeje. /et

Rama në Abu Dhabi: Synojmë t’i shërbejmë Europës me energji të gjelbër

14 January 2026 at 19:25

TIRANË, 14 janar/ATSh-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama shprehu sot bindjen se deri në fund të vitit 2028 Shqipëria do të jetë plotësisht vend sovran në prodhimin e energjisë elektrike duke mos importuar më energji.

Kryeministri Edi Rama ishte sot i ftuar në panelin e samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm që po zhvillon punimet në Abu-Dabi (Abu Dhabi), nën kujdesin e veçantë të presidentit sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

Duke folur mbi investimet në fushën e energjisë, Rama u shpreh se ne “jemi me fat, sepse kemi burime hidrike dhe jemi një vend 100% me energji të ripërtëritshme”.

“Këtu jemi te niveli më i lartë në renditje. Por energjia nga burimet ujore do të thotë se ne varemi nga natyra, ndaj na duhet t’i drejtohemi importit”, tha Rama.

Ndaj sipas tij, dekadën e fundit është investuar shumë në energjinë diellore dhe të erës.

“Ne duam të krijojmë një portofol burimesh të ekuilibruara në mënyrë të tillë që ne të mos kemi më nevojë t’i drejtohemi importit dhe të jemi plotësisht sovran duke pasur 100% energji të gjelbër. Plani po ecën mirë dhe besojmë se në fund të 2028 do të jemi plotësisht sovran nuk do të blejmë më energji nga jashtë”, tha Rama.

Kryeministri vlerësoi bashkëpunimin strategjik me Emiratet e Bashkuara Arabe në fushën e energjisë. Ai solli në vëmendje marrëveshjen tripalëshe me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Italinë. “Ne synojmë që përmes kabllit ndërlidhës me Italinë t’i shërbejmë Europës me energji të gjelbër dhe bashkë me miqtë tanë arabë të bëjmë para për t’ia shitur Europës. Është më shumë se 1 miliard”, shtoi Rama.

/j.p/r.e/

The post Rama në Abu Dhabi: Synojmë t’i shërbejmë Europës me energji të gjelbër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skandali i AKSHI-t/ BE pezullon fondet për projektet dixhitale të qeverisë

By: Elva
14 January 2026 at 19:34

Vjedhjet e pandalshme të fondeve publike në Shqipëri i kanë hapur punë edhe Brukselit. Pas ndërprerjes të fondeve për fermerët, Bashkimi Europian ka vendosur të ngrijë financimet edhe për një tjetër komponent të rëndësishëm të ndihmës për Shqipërinë. Këtë herë bëhet fjalë për sektorin dixhital, por arsyeja është e njëjtë; korrupsioni. Tre burime të pavaruara […]

The post Skandali i AKSHI-t/ BE pezullon fondet për projektet dixhitale të qeverisë appeared first on BoldNews.al.

Britania tërheq trupat nga baza amerikane në Katar, pas kërcënimit të Trump ndaj Iranit

By: Elva
14 January 2026 at 19:00

Mbretëria e Bashkuar ka nisur tërheqjen e një pjese të personelit ushtarak nga baza ajrore Al Udeid në Katar, e cila drejtohet nga Shtetet e Bashkuara, raportoi Sky News. Lëvizja vjen pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, i cili u bëri thirrje protestuesve në Iran të vazhdojnë presionin ndaj regjimit dhe paralajmëroi “veprime shumë […]

The post Britania tërheq trupat nga baza amerikane në Katar, pas kërcënimit të Trump ndaj Iranit appeared first on BoldNews.al.

Edi i reagon pas afrimitetit të Dolces me Limin: Femër mendjelehtë

By: Elva
14 January 2026 at 18:31

Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Edi Kuçi, ka bërë një reagim publik që ka tërhequr vëmendjen e fansave, pasi u përfol për lidhje të mundshme me banoren aktuale të shtëpisë, Dolcen. Kuçi ka paralajmëruar se do të flasë hapur nesër dhe do të sqarojë raportin e tij me Dolcen, duke lënë të kuptohet se […]

The post Edi i reagon pas afrimitetit të Dolces me Limin: Femër mendjelehtë appeared first on BoldNews.al.

Nën dyshimin për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës, arrestohet një person

By: Elva
14 January 2026 at 18:03

Autoritetet kosovare e kanë arrestuar të mërkurën një burrë nën dyshimet se kishte sulmuar pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në vend, si dhe të Policisë së Kosovës, gjatë protestave të vitit 2023 në veri të vendit. Në një njoftim të shkurtër në Facebook, Prokuroria Speciale e Kosovës nuk dha më shumë hollësi për të […]

The post Nën dyshimin për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës, arrestohet një person appeared first on BoldNews.al.

17:59 “Kanë ndryshuar fashat e pagave”, Tatimet: Ja sa bëhet rroga minimale dhe ajo maksimale

By: EL
14 January 2026 at 17:59

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) ka njoftuar zyrtarisht ndryshimin e niveleve të pagave referencë në vend, një masë që ka hyrë në fuqi që nga fillimi i këtij viti.

Sipas njoftimit për shtyp të shpërndarë ditën e sotme, duke filluar nga data 1 janari 2026, niveli i pagës minimale në shkallë vendi pëson një rritje të ndjeshme, duke u fiksuar në vlerën 50,000 lekë në muaj.

Përveç rritjes së pragut minimal, Tatimet bëjnë me dije se ka ndryshuar edhe kufiri i sipërm. Paga maksimale për efekt të llogaritjes së kontributeve shoqërore tashmë do të jetë 186,416 lekë.

Kjo do të thotë se çdo pagë bruto mbi këtë vlerë, do të paguajë sigurime shoqërore vetëm mbi bazën e këtij tavani të ri.

“Nga 1 janari 2026 rritet paga minimale dhe maksimale. Paga minimale mujore bëhet 50,000 lekë, ndërsa paga maksimale për efekt të llogaritjes së kontributeve shoqërore do të jetë 186,416 lekë.” njofton DPT-ja.

DPT sqaron se ky vendim ka shtrirje të gjerë. “Ndryshimet vlejnë për të punësuarit, vetëpunësuarit dhe punonjësit e papaguar të familjes,” citohet në njoftimin zyrtar. Bizneset dhe ekonomistët duhet të reflektojnë këto ndryshime në listëpagesat e para të vitit 2026 që do të dorëzohen brenda këtij muaji./et

Moti i keq izolon katër fshatra në Libohovë, masivi i dherave bllokon rrugët kryesore

By: EL
14 January 2026 at 17:50

Moti i keq i shoqëruar me reshje të dendura shiu, ka shkaktuar probleme serioze në Bashkinë e Libohovës, duke izoluar katër fshatra të zonës.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, shkak për izolimin janë bërë rrëshqitjet masive të dherave në zonën e Zagorisë, të cilat kanë bllokuar rrugën kryesore lidhëse të fshatrave Topovë, Lliar, Doshnicë dhe Zhej.

Si pasojë e këtyre rrëshqitjeve, janë dëmtuar edhe katër banesa në fshatin Zhej. Banorët shprehen të shqetësuar dhe i kanë bërë thirrje Bashkisë së Libohovës për ndihmë dhe ndërhyrje të menjëhershme për zgjidhjen e situatës.

Megjithatë, deri në këto momente, fshatrat vijojnë të jenë të izoluar dhe pa asnjë ndërhyrje nga strukturat përkatëse./et

17:40 KE pritet t’i japë Serbisë pjesën e parë të fondeve nga Plani i Rritjes

By: EL
14 January 2026 at 17:40

Komisioni Evropian do të miratojë në ditët në vijim pagesën e parë të mjeteve për Serbinë në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, mëson Radio Evropa e Lirë (REL) nga burime të besueshme në këtë institucion.

Serbia tashmë ka marrë mjete në formë të parafinancimit nga Plani i Rritjes, ndërsa tani do të marrë edhe pagesën e parë të rregullt.

Kjo pagesë do të jetë në vlerë prej 61 milionë eurosh.

Siç kanë sqaruar burimet në Komisionin Evropian, fillimisht ishte planifikuar që kësti i parë të ishte 112 milionë euro. Megjithatë, për të marrë shumën e plotë, Serbia duhej t’i përmbushte shtatë hapa reformues.

Sipas burimeve të REL-it, Serbia deri më tani i ka përmbushur plotësisht tri nga shtatë reformat e parashikuara, prandaj Komisioni Evropian ka vendosur ta zvogëlojë shumën e këstit të parë.

Pjesa e mbetur e mjeteve do të shpërndahet vetëm pasi Serbia t’i përmbushë edhe obligimet e tjera reformuese të parashikuara.

Serbia, për momentin, është e fundit në radhën e shteteve që konsiderohen se i kanë përmbushur kushtet dhe kanë ndërmarrë reforma të rëndësishme për t’u harmonizuar me standardet e Bashkimit Evropian.

Pagesën e parë nga ky paketë tashmë e kanë marrë në tetor të vitit të kaluar Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Pa mjete nga ky paketë, për momentin, kanë mbetur Kosova dhe Bosnje e Hercegovina.

Komisioni Evropian e ka miratuar Agjendën e Reformave të Bosnjë e Hercegovinës vetëm në dhjetor, ndërsa mjetet financiare, përfshirë edhe parafinancimin, mund të fillojnë të shpërndahen vetëm pasi marrëveshjet përkatëse të hyjnë në fuqi dhe pasi të përmbushen të gjitha kushtet.

Kosova, nga ana tjetër, ende nuk i ka miratuar marrëveshjet e kredisë me Komisionin Evropian, për shkak të krizës institucionale vitin e kaluar, që pamundësoi krijimin e një ekzekutivi të ri.

Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor paraqet paketën financiare më ambicioze të Bashkimit Evropian për rajonin.

Vlera e përgjithshme e paketës është 6 miliardë euro, prej të cilave 4 miliardë janë në formë kredish të favorshme, ndërsa 2 miliardë janë mjete të pakthyeshme (grante).

Mjetet do të shpërndahen në përputhje me numrin e banorëve dhe prodhimin e brendshëm bruto të secilit shtet.

Sipas planeve paraprake, Shqipërisë i janë ndarë 922.1 milionë euro, Bosnjë e Hercegovinës 1 miliard e 85 milionë euro, Kosovës 882.6 milionë euro, Malit të Zi 383.5 milionë euro, Maqedonisë së Veriut 750.4 milionë euro, ndërsa për Serbinë janë paraparë 1 miliard e 586.4 milionë euro.

Të gjitha projektet e financuara nga Plani i Rritjes duhet të përfundojnë deri në fund të vitit 2027 dhe zgjatja e afateve nuk do të jetë e mundur.

Bosnjë e Hercegovina në korrik të vitit të kaluar humbi 108 milionë euro, pasi nuk i përmbushi afatet për miratimin e agjendës së reformave.

Në raste të tilla, mjetet e humbura rishpërndahen te shtetet e tjera të rajonit./ REL

17:29 Shteti në “këmbë” pas arratisjes së ushtarit të Çopjave/ Lamallari mbledh me urgjencë drejtuesit e burgjeve

By: EL
14 January 2026 at 17:29

Last Updated on 14/01/2026 by EL

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka mbledhur me urgjencë drejtuesit e burgjeve në të gjithë vendit, ku dhe u ka kërkuar masa të menjëhershme për forcimin e kontrollit, rritjen e sigurisë dhe parandalimin e futjes së sendeve të paligjshme nëpër burgje.

Pas arratisjes një ditë më parë të së burgosurit Altin Ndoci, i njohur dhe si “ushtari i Çopjave”, u shkarkua menjëherë drejtori i IEVP Durrës, Indit Cerloj dhe pezullimit të së gjithë zinxhirit përgjegjës, ministri ka kërkuar ashpërsimin e masave.

Gjithashtu, përmes këtij reagimi, Lamallari ka bërë të ditur se i ka kërkuar drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Klevis Qoses, që të bëjë një vlerësim të parametrave të sigurisë dhe rishpërndarjes së IEVP Durrës, duke konsideruar transferimin e të dënuarve apo paraburgosurve me rrezikshmëri në burgje të sigurisë së lartë.

“Kam urdhëruar Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve të shpeshtojë kontrollet në të gjitha IEVP-të e vendit, për të parandaluar çdo tentativë të mundshme për cënim të sigurisë.

Siguria në burgje është një prioritet absolut dhe nuk do të tolerohet asnjë formë neglizhence apo shkeljeje e procedurave standarde”, shkruan ministri.

Deklarata e plotë e Ministrit të Drejtësisë:

Thirra sot një takim të posaçëm me drejtuesit e të gjitha Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend. Pas shkarkimit të drejtorit të IEVP Durrës pas ngjarjes së rëndë dhe pezullimit të menjëhershëm të të gjithë zinxhirit përgjegjës, kam kërkuar masa urgjente për forcimin e kontrollit, rritjen e sigurisë dhe parandalimin e futjes së sendeve të paligjshme nëpër burgje.

Kërkova nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të bëjë një vlerësim të parametrave të sigurisë dhe rishpërndarjes së IEVP Durrës, duke konsiduruar transferimin e të dënuarve apo paraburgosurve me rrezikshmëri në burgje të sigurisë së lartë.

Kam urdhëruar Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve të shpeshtojë kontrollet në të gjitha IEVP-të e vendit, për të parandaluar çdo tentativë të mundshme për cënim të sigurisë.

Siguria në burgje është një prioritet absolut dhe nuk do të tolerohet asnjë formë neglizhence apo shkeljeje e procedurave standarde.

Çdo tentativë për të sfiduar rendin, sigurinë dhe autoritetin e ligjit nëpër burgje cënon gjithashtu sigurinë publike, besimin dhe bashkëpunimin me agjenicitë ligjzbatuese dhe institucionet e drejtësisë. Në çdo rast përgjegjësit do të përballen ligjërisht pa kompromis dhe pa humbur kohë me pasojat e veprimeve të tyre./et

17:27 Banka Botërore: Rritja ekonomike në Shqipëri, 3.5% në vitin 2026

By: EL
14 January 2026 at 17:27

Last Updated on 14/01/2026 by EL

Ekonomia shqiptare pritet të vijojë rritjen edhe gjatë vitit 2026, por me një ritëm më të moderuar, në një mjedis rajonal dhe global që po përballet me pasiguri të larta. Në raportin më të fundit, Banka Botërore vlerëson se ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3.5% në vitin 2026, nga 3.7% në 2025.

Ritmi i rritjes në Shqipëri mbetet mbi mesataren e Europës dhe Azisë Qendrore, e cila parashikohet në 2.4%.

Për Shqipërinë dhe vendet e rajonit, rritja ekonomike do të mbështetet kryesisht nga konsumi i brendshëm, turizmi dhe investimet publike, ndërsa eksportet dhe sektori i ndërtimit pritet të përballen me sfida.

“Ndërsa inflacioni po ulet gradualisht, kushtet financiare mbeten sfiduese për shumë ekonomi. Borxhi publik i lartë kufizon aftësinë e qeverive për të mbështetur rritjen. Pa reforma të qëndrueshme, perspektiva për rritje afatgjatë mbetet e brishtë. Politikat e kujdesshme fiskale dhe monetare janë thelbësore në këtë fazë.”

Banka Botërore vlerëson se pa rritje më të fortë ekonomike, vendet në zhvillim, përfshirë edhe Shqipërinë, do ta kenë të vështirë të krijojnë vende të reja pune dhe të përmirësojnë standardin e jetesës për popullsinë në rritje.

“Për të mbështetur rritjen dhe punësimin, nevojiten reforma strukturore dhe investime në produktivitet. Forcimi i institucioneve dhe përmirësimi i klimës së biznesit janë vendimtare. Pa këto masa, diferencat në të ardhura me vendet e zhvilluara do të vazhdojnë të thellohen. Rritja më e fortë është thelbësore për të përballuar sfidat sociale.”

Banka Botërore paralajmëron se rritja e ngadaltë globale dhe pasiguria gjeopolitike mund të kufizojnë flukset e kapitalit dhe investimet private./et

A ka shumë pak stacione karikimi për automjetet elektrike në Evropë?

14 January 2026 at 16:31


Nuk mungojnë studime që paralajmërojnë për mungesën e karikuesve të shpejtë, veçanërisht jashtë korridoreve kryesore të trafikut dhe në zonat me popullsi më të ulët.

Megjithatë, në Europë ekziston një paradoks në infrastrukturën e karikimit, pasi ka mbi 1,1 milion pika karikimi për 15 milionë automjete, ndërkohë që shkalla e shfrytëzimit të tyre mezi arrin midis 2 për qind dhe 8 për qind.

Kompani udhëheqëse si Alpitronic dhe Ionity theksojnë se problemi i vërtetë nuk është mungesa e karikuesve, por mungesa e automjeteve elektrike për çdo pikë karikimi. Me fjalë të tjera, nuk ka më shumë karikues sepse nuk ka më shumë makina elektrike. I gjithë biznesi nuk është i leverdishëm.

Debati për karikimin elektrik në Evropë shpesh sillet rreth mungesës së pikave të karikimit dhe frikës se shoferët mund të mbeten pa energji gjatë udhëtimit për shkak se nuk ka mjaftueshëm karikues ose ata nuk funksionojnë.

Megjithatë, shifrat tregojnë një histori tjetër. Në Evropë, shkalla e shfrytëzimit të infrastrukturës publike të karikimit varion nga 30 minuta deri në 2 orë në ditë.

Shkaqet e këtij shfrytëzimi të ulët janë të shumta: 89 për qind e karikimeve ndodhin në shtëpi private, ekzistojnë probleme me dukshmërinë dhe qasjen në pikat publike, ka defekte të shpeshta teknike në karikues, automjetet zënë vendet edhe pasi karikimi ka përfunduar, si dhe koha shumë e gjatë e karikimit për hibridet plug-in dhe disa automjete elektrike.

Ionity, një aktor i rëndësishëm në biznesin e karikuesve, thekson se rrjeti aktual tejkalon ndjeshëm flotën e automjeteve elektrike dhe se, pa një përdorim më të qëndrueshëm, zgjerimi bëhet i paqëndrueshëm. /Telegrafi/

Trump për kryeministrin e Grenlandës: Nuk e di kush është, por është në telashe

14 January 2026 at 15:55


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, komentoi deklaratat e kryeministrit të Greenlandit, Jens-Frederik Nielsen, dhe përdori një tjetër rast për të nënçmuar politikanët nga ana tjetër.

Në fakt, Nielsen kishte deklaruar më parë se Greenlandi, nëse duhet të zgjedhë midis Danimarkës dhe SHBA-së, gjithmonë zgjidh Danimarkën.

“Tani po përballemi me një krizë gjeopolitike, dhe nëse duhet të zgjedhim midis Shteteve të Bashkuara dhe Danimarkës këtu dhe tani, atëherë zgjedhim Danimarkën. Zgjedhim Greenlandin siç e njohim sot, që është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës”, tha Nielsen në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministren daneze, Mette Frederiksen, në Kopenhagë.

“That’s their problem.” Trump on Greenland’s desire to stay with Denmark

Donald Trump reacted harshly to Greenland’s prime minister saying the island chooses Denmark over the United States.

“I disagree with him. I don’t know who he is, I know nothing about him, but this will… pic.twitter.com/MDNiPvX9dv
— NEXTA (@nexta_tv) January 14, 2026

Deklarata e tij shkaktoi pakënaqësi te presidenti amerikan.

“Ky është problemi i tyre. Nuk jam dakord me të. Nuk e di kush është ai. Nuk di asgjë për të, por kjo do të jetë një problem i madh për të”, u shpreh ai.

Ndërkohë që ishulli arktik me 57 mijë banorë ka diskutuar gjatë për pavarësinë nga Danimarka, sondazhet e opinionit tregojnë se shumica e banorëve të Greenlandit janë kundër idesë së bashkimit me SHBA-në.

Ky shqetësim u reflektua edhe në zgjedhjet e marsit të vitit të kaluar, kur tre nga katër zgjedhës të Greenlandit mbështetën partitë që favorizonin vetëm një rrugë të ngadaltë drejt pavarësisë.

Ministrat e jashtëm të Greenlandit dhe Danimarkës do të takohen të mërkurën (14 janar) në Uashington me zëvendëspresidentin e SHBA-së, JD Vance, dhe Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, pas kërcënimeve të reja për marrjen e kontrollit mbi Greenlandën. /Telegrafi/

Marketet e Vullnet Sinajt vijonë të mashtrojë qytetarët, denoncimi: Çmimi në faturë ndryshon nga ai në raft

By: Elva
14 January 2026 at 17:50

Marketet e Vullnet Sinajt janë denoncuar sërish nga qytetarët për mospërputhje të çmimeve, ku shumat e afishuara në rafte nuk përkojnë me ato që rezultojnë në faturë në momentin e pagesës. Sipas një denoncimi të publikuar nga JOQ, një pastë dhëmbësh tek “Big Market Olimpiku” kishte në raft çmimin 650 lekë, i shënuar edhe si […]

The post Marketet e Vullnet Sinajt vijonë të mashtrojë qytetarët, denoncimi: Çmimi në faturë ndryshon nga ai në raft appeared first on BoldNews.al.

Amerikanët rikthehen në Hënë pas 53 vitesh, NASA cakton datën e misionit Artemis II

By: Elva
14 January 2026 at 17:22

NASA ka njoftuar se misioni Artemis II, fluturimi i parë i astronautëve drejt Hënës pas më shumë se pesë dekadash, do të nisë më 6 shkurt 2026. Ky do të jetë udhëtimi i parë i ekuipazhit jashtë orbitës së ulët të Tokës që nga viti 1972. Sipas agjencisë hapësinore, dritarja zyrtare e nisjes do të […]

The post Amerikanët rikthehen në Hënë pas 53 vitesh, NASA cakton datën e misionit Artemis II appeared first on BoldNews.al.

❌
❌