Ish-gjyqtari i La Ligës kritikon ligën për vendimin e anulimit të golave të Yamal dhe Fermin ndaj Sociedadit
Ish-gjyqtari i La Ligës, Estrada Fernandez, e ka kritikuar ashpër ligën për vendimin e tyre për të anuluar një gol të Lamine Yamal për Barcelonën në Real Sociedad për shkak të pozicionit jashtë loje, por edhe për rastin e anulimit të golit të Fermin Lopez.
Barcelona u mposht nga Sociedad në udhëtim me rezultat 2-1 duke i dhënë fund një serie prej 11 fitoreve radhazi dhe kjo fitore ka ardhur me shumë polemika.
I fundit që ka polemizuar është ish-gjyqtari spanjoll, Estrada Fernandez, i cili beson se Barcelona u dëmtua te anulimi i golave të Yamal dhe Fermin.
"Renderimi 3D që ata vendosën për të justifikuar pozicionin jashtë loje të Lamine Yamal nuk ka asnjë besueshmëri", ka thënë fillimisht Fernandez.
🚨 𝗡𝗘𝗪: Estrada Fernandez (Former La Liga referee): "The 3D render they put to justify Lamine Yamal's offside has ZERO CREDIBILITY."
"If they took so long to show it, it was because they were editing it to make it look believable."
"The refereeing committee always told us… pic.twitter.com/BfOHfPRrag
— The Touchline | 𝐓 (@TouchlineX) January 20, 2026
"Nëse u desh kaq shumë kohë për ta shfaqur, kjo ndodhi sepse po e montonin që të dukej e besueshme”.
“Komiteti i gjyqtarëve na thoshte gjithmonë se mund të ‘luanim me kornizat’ për ta shfaqur ndeshjen në televizion”.
“Ata thanë gjithashtu se që VAR të anulojë një gol për shkak të një faulli të mëparshëm, do të duhej të ndëshkohej minimalisht me karton të verdhë”.
“Ky nuk ishte rasti për golin e Ferminit, që do të thotë se ai u anulua gjithashtu padrejtësisht”, përfundoi ish-gjyqtari i La Ligas. /Telegrafi/
