Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 January 2026Main stream

Shpërdorim detyre dhe lojëra fati/ AMP ekzekuton masa sigurie për 6 efektivë dhe 1 person

20 January 2026 at 08:42

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Elbasan ka ekzekutuar masat e sigurisë ndaj 6 punonjësve dhe 1 qytetari.

Mësohet se 7 personat janë dënuar për organizim të lojërave të fatit dhe shpërdorim detyre.

Ndërsa dy efektivë dhe një qytetar janë vendosur nën arrest shtëpie, kurse 4 prej tyre janë nën masën e ndalimit të daljes jashtë shtetit dhe detyrimit të paraqitjes.

Njoftimi i plotë:

Në kuadër të operacionit “Last Bet” zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë), nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u ekzekutua vendimi penal i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka caktuar:

Masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Pr. Penale, ndaj;

Nënkomisar R.T., me detyrë Specialist për krimet, pranë Stacionit të Policisë Manëz, në Komisariatin e Policisë Durrës.

Inspektor E.K., me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës.

Shtetasi I.T., banues në Tiranë

Masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 233 dhe 234 i Kodit të Pr. Penale, ndaj;

Komisar D.S., me detyrë Shef i Seksionit për hetimin e krimeve në volum në Komisariatin e Policisë Devoll.

Nënkomisar A.M., me detyrë Përgjegjës turni pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës.

Inspektor G.B., me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës.

Inspektor E.D., me detyrë Trupë shërbimi operacional pranë Seksionit Special të Ndërhyrjes Taktike, në njësinë speciale “Renea”.

Caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur në kuadër të procedimit penal të vitit 2025, ku nga veprimet e thelluara hetimore, rezultoi se shtetasit e mësipërm duke shfrytëzuar atributet e funksionit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar dhe favorizuar ushtrimin e llotarive të palejuara / basteve sportive, duke konsumuar elementët e veprave penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë së lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 197/25 dhe 248 i Kodit Penal.

Në funksion të veprimeve procedurale u sekuestruan 7 telefona celularë, të cilët dyshohet të jenë përdorur për kryerjen e aktivitetit kriminal.

Trump nuk heq dorë: Do të vendos 100% tarifa për vendet evropiane nëse nuk pranojnë kontrollin e Groenlandës

20 January 2026 at 08:41

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka përsëritur qëllimin e tij për të vendosur tarifa “100%” ndaj vendeve evropiane që kundërshtojnë kërkesat e tij për të marrë kontrollin e Groenlandës.

Kjo ka shkaktuar reagime të forta nga qeveritë evropiane dhe Bashkimi Evropian , të cilat thonë se sovraniteti i ishullit është i panegociueshëm. 

Në një intervistë me NBC News, Trump tha se do të vendoste një tarifë prej 10% për “të gjitha produktet” e importuara në Shtetet e Bashkuara nga Britania e Madhe nga 1 shkurti, e cila do të rritej në 25% nga 1 qershori, nëse nuk arrihet një marrëveshje për të blerë Groenlandën nga Danimarka.

 

VIDEO/ Rama: Ambientet e reja sportive dhe këndi i lojërave për fëmijë në parkun e liqenit të Paskuqanit, drejt përfundimit

20 January 2026 at 08:35

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ambientet e reja sportive dhe këndin e lojërave për fëmijë në Parkun e Liqenit të Paskuqanit.

Rama shprehet se tashmë punimet janë drejt përfundimit dhe se kjo zonë do të ketë ambiente bashkëkohore sportive.

“MIRËMËNGJES dhe me ambientet e reja sportive e këndin e lojërave për fëmijë në Parkun e Liqenit të Paskuqanit, tanimë drejt përfundimit, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama.

EMRI/ Ishte shtruar në QSUT pas një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërron jetë i dënuari

20 January 2026 at 08:33

Ka ndërruar jetë i dënuari i sigurisë së Lartë Mihal Mërkuri. Mësohet se ai ishte shtruar në reanimacionin qendror në pavijonin e kirurgjisë, pasi i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të hemoragjisë së brendshme.

Raportohet se Mërkuri ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak dhe hemoragjisë në kokë.

Mihal Mërkuri ishte i dënuar me 10 vjet burg për veprat penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

Ai është ekstraduar nga Greqia më datë 20.06.2023 dhe është transferuar në IEVP Burrel më datë 15.02.2025, nga IEVP Korçë.

Sherr mes dy drejtuesve të mjeteve, ndërron jetë 60-vjeçari në Fushë Mamurras

20 January 2026 at 08:29

Rreth orës 00:40, në aksin rrugor Mamurras–Fushë Krujë, pranë fshatit Bushnesh për motive të dobëta ka ndodhur një konflikt midis dy drejtuesve të mjeteve, ku si pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Petrit Ndou rreth 60 vjeç.

Autor i dyshuar i ngjarjes është shtetasi Andi Vokri, 28 vjeç, banues në Thumanë, Mamurras, i cili u arrestua në flagrancë nga policia menjëherë pas ngjarjes.

Për hetimin e plotë të kësaj ngjarjeje janë administruar disa dëshmi dhe deklarata. Sipas burimeve, janë pyetur nëna dhe bashkëshortja e autorit, Dhurata Ndreka dhe Gentjana Vokri.

Po ashtu, është pyetur edhe Kleo Ndou, 30 vjeç, banues në Thumanë.

Deklaratat e Trump për të vendosur forca amerikane, ushtarët danezë zbarkojnë në Groenlandë

20 January 2026 at 08:19

Ushtarët danezë kanë zbarkuar në aeroportin e Nuuk.

Kjo lëvizje vjen pas qëndrimit të presidentit amerikan Donald Trump se do të urdhëronte ushtrisë amerikane të aneksonte Groenlandën.

Vendimi i Trump për të blerë Groenlandën ka shkaktuar tensione, ndërsa pritet që në Forumin Ekonomik në Davos të diskutohet për këtë çështje.

Trump: Evropianët nuk do t’i rezistojnë planit për të blerë Groenlandën

20 January 2026 at 08:15

“Nuk mendoj se do të bëjnë shumë rezistencë. Duhet ta arrijmë këtë objektiv”, tha Presidenti amerikan Donald Trump gjatë një interviste për gazetarët në Florida.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara do të flasin për planin e blerjes së Groenlandës në Forumin Ekonomik Botëror (WEF) në Davos që do të mbahet këtë javë dhe argumentoi edhe një herë se Danimarka “nuk mund ta mbrojë” Groenlandën.

“I njoh udhëheqësit e Danimarkës, janë njerëz të mrekullueshëm, janë njerëz shumë të mirë, por as nuk shkojnë atje. Duhet ta marrim sepse ata nuk mund ta mbrojnë”, u shpreh Trump.

Presidenti amerikan konfirmoi gjithashtu të hënën në mbrëmje se kishte ftuar homologun e tij rus Vladimir Putin të bashkohej me “Këshillin e Paqes”, një iniciativë që synon zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare. “Ai është ftuar”, u tha zoti Trump gazetarëve.

Lufta në Ukrainë/ Kievi pa energji dhe pa ujë pas sulmeve me raketa nga forcat ruse

20 January 2026 at 08:11

Forcat ruse nisën një sulm me raketa dhe dronëKiev gjatë natës. Si pasojë janë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe ujit në disa pjesë të qytetit, tha kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko.

Klitschko nëpërmjet një reagimi në platforma sociale, sqaroi se sulmi ndodhi në bregun lindor të lumit Dniepër. Gjithashtu nga bombardimet një ndërtesë u godit dhe një person u plagos.

Timur Tkachenko , kreu i komandës ushtarake të kryeqytetit ukrainas, vuri në dukje se gjithashtu depot ishin dëmtuar dhe se makinat ishin në flakë.

Yesterday — 19 January 2026Main stream

Tragjedia në Spanjë, Vjosa Osmani: Kosova qëndron në solidaritet me popullin e Spanjës

19 January 2026 at 14:25

Ngushëllime për tragjedinë e Spanjës kanë dërguar edhe liderët politik në Kosovë. Presidentja, Vjosa Osmani ka shprehur keqardhjen e saj për humbjen e të paktën 39 viktimave nga aksidenti hekurudhor.

“Shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre dhe u urojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve. Kosova qëndron në solidaritet me popullin e Spanjës në këtë kohë të vështirë”, ka shkruar ajo në platformën “X”.

Edhe Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, ka reaguar pas aksidentit tragjik.

Përmes një shkrimi në X, Kurti shprehu tronditjen për ngjarjen.

“Jemi thellësisht të pikëlluar nga lajmet që vijnë nga Spanja për aksidentin tragjik të trenit që mori shumë jetë. Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre, ndërsa ekipeve të shpëtimit u urojmë forcë në përpjekjet e tyre,” shkruan Kurti

Ngjarja ka tronditur opinionin publik në Spanjë dhe më gjerë, ndërsa autoritetet përkatëse po vazhdojnë operacionet e shpëtimit dhe hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ vendos për rinumërim të plotë të votave

19 January 2026 at 14:16

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të ketë rinumërim të plotë të të gjitha votave në vendvotimet në 28 komuna.

Po ashtu është vendosur që të shkarkohet përfaqësuesit politikë në Komisionin Komunal Zgjedhor në Prizren, ku sipas kreut të KQZ-së, Kreshnik Radoniçi, janë vënë re dallimet më të mëdha në votat për kandidatët për deputetë.

Paraprakisht, në këto 28 komuna KQZ kishte vendosur që të rinumëroheshin vetëm 10 për qind e vendvotimeve, ndërkaq në 10 komuna të tjera vendosi për rinumërim të plotë.

Vendimi i 19 janarit vjen pasi gjatë rinumërimit të pjesshëm u vërejtën dallime të mëdha në votat për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit të vitit 2025.

Pas zbulimit të këtyre devijimeve, partitë dhe organizatat e shoqërisë civile kërkuan rinumërim të plotë të votave.

Gjatë mbledhjes, kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniçi, tha se në mbledhjen e mbajtur nga Këshilli për Operacione i KQZ-së u analizua raporti i rinumërimit të pjesshëm. Sipas tij, dallimi në votat për partitë politike është minimal dhe “i papërfillshëm”, ndërkaq ai te kandidatët ka “shkallë të lartë të pasaktësisë”.

“Prizreni është rasti më ekstrem”, tha Radoniqi, duke shtuar se 20.343 vota u janë zbritur kandidatëve për deputetë gjatë rinumërimit. Ai tha se në komuna të tjera nuk vërehen dallime të mëdha në votat për kandidatë.

Anëtarët e partive politike në KQZ përkrahën të dyja rekomandimet, duke kërkuar që të ketë përgjegjësi ligjore për devijimin e rezultatit.

Në mbledhje, anëtari nga radhët e komunitetit boshnjak, Almir Sahiti, kërkoi që në rinumërim të përfshihen edhe votat e diasporës. Kryetari i KQZ-së tha se për këtë propozim do të vendoset pas mbledhjes, ndërkaq disa anëtarë të tjerë thanë se këto vota veçse janë numëruar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, aty ku gjetën edhe mospërputhjet në votat për kandidatë për deputetë.

Më 13 janar, KQZ-ja nisi rinumërimin e plotë të votave në 10 komuna (Dragash, Kaçanik, Leposaviq, Prizren, Skenderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillugu), pasi në verifikimin e 2 për qind të vendvotimeve gjeti mospërputhje të votave të kandidatëve.

Ndërkaq, tani numërimi i plotë do të bëhet edhe në 28 komuna të tjera, ku paraprakisht u vendos të numëroheshin vetëm 10 për qind e vendvotimeve: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë-Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin-Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

Pas konstatimit se ka dallim në vota për kandidatët për deputetë, Prokurori i Shtetit u vu në lëvizje më 19 janar. Koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokurorja Laura Pula, u ka kërkuar kryeprokurorëve në të gjitha prokuroritë themelore, që në të gjitha komunat ku ka përfunduar procesi i rinumërimit “të fillojnë grumbullimin e informatave të nevojshme dhe të sigurojnë prova relevante, që vërtetojnë kryerjen e ndonjë vepre penale që ndërlidhet me procesin zgjedhor”.

Një ditë më parë, Prokuroria Themelore e Prizrenit e autorizoi Policinë që të identifikojë fajtorët për këtë mospërputhje në vota.

Përfaqësuesit e partive politike, ndërkaq, kërkuan votimin e plotë të votave, ndërkaq, koalicioni i organizatave që monitoron procesin zgjedhor në Kosovë, Demokracia në Veprim (DnV), kërkoi që të ketë një hetim në nivel kombëtar.

DnV-ja tha se subjekt i hetimeve nuk duhet të jenë vetëm komisionerët, por edhe kandidatët që kanë “rezultojnë përfitues nga këto mospërputhje dhe manipulime”, tha DnV.

Më 9 janar, KQZ-ja njoftoi se kishte përfunduar procesi i numërimit të të gjitha votave. Votat e rregullta u numëruan nëpër qendrat komunale të numërimit, ndërksa votat tjera, përfshirë ato nga diaspora në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Gjatë procesit të numërimit, në qendrat komunale të numërimit, çdo fletëvotim kalon përmes disa kontrolleve: lexohet me zë të lartë nga një numërues, shfaqet në ekran përmes kamerës dhe regjistrohet në sistem elektronik nga një zyrtar tjetër, ndërsa një person i tretë e verifikon fletën.

Megjithatë, manipulimi thuhet se bëhet në fazën e leximit të votave për kandidatë. Kur një fletëvotim i takon një partie, ai përmban edhe vota për disa kandidatë. Numëruesi mund të ndryshojë verbalisht numrin e kandidatit të votuar, duke e zëvendësuar me numrin e një kandidati tjetër.

Kështu, sistemi regjistron votë për kandidatin e gabuar, edhe pse fletëvotimi real tregon diçka tjetër. Numri i votave për parti nuk ndryshon, vetëm ndryshon numri i votave për kandidatë brenda të njëjtës parti.

Manipulimi i votave në Kosovë është vepër penale. Megjithatë, së voni organizata joqeveritare ÇOHU publikoi një hulumtim që tregoi se mbi 90 për qind e rasteve për manipulime zgjedhore përfundojnë me dënime me kusht ose gjoba.

Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje është fituesja e zgjedhjeve me mbi 51 për qind të votave të fituara. Ajo pritet të ketë 57 ulëse në legjislaturën e dhjetë./REL

Nga Korça në Kalabri: Spiro Pano, shqiptari që mblodhi thesaret arbëreshe

19 January 2026 at 13:33

Në një lidhje Skype nga Kalabria për ABC e Mëngjesit, vjen historia e jashtëzakonshme e Spiro Panos, kompozitor, instrumentist, pedagog dhe muzikolog, njeriut që ia kushtoi jetën ruajtjes dhe ringjalljes së këngëve të vjetra arbëreshe.

Nga Korça, “Parisi i vogël”, drejt Arbërisë së madhe, rrugëtimi i tij është një udhëtim i pandërprerë mes kulturës, identitetit dhe pasionit.

Ai ka mbledhur në fshatrat arbëreshe me qindar këngë, i ka rregjistruar, transkriptuar në partitura, duke krijuar e ruajtur thesarin më të madh etnokulturor. Ai ka regjistruar ndoshta brezin e fundit të arbëreshëve që këndonin këngët e vjetra arbërore, duke i shpëtuar kështu nga zhdukja këto këngë antike.

Lidhja me Arbërinë nis herët, shumë përpara rënies së komunizmit. Por, një kërkim 6-mujor në Kalabri për muzikën arbëreshe kthehet në një fat që zgjat përjetë. Në vitin 1992 largohet për specializim në Itali dhe vendos të jetojë e punojë atje, duke u fokusuar plotësisht te trashëgimia arbëreshe.
Në Kalabri, ku flitet një shqipe e bukur e gërshetuar me arbërishten, Spiro Pano ndërton një shkollë muzike që nxjerr emra të njohur të skenës italiane, madje edhe të Sanremos.

Pedagog në Konservatorin e Kozencës, ai jep mësim për një gamë të gjerë instrumentesh, nga violonçeli te pianoforti e klarineta.
Në vitin 1981 emërohet kontrabasist i Orkestrës Simfonike të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, ndërsa deri në fillim të viteve ’90 është pjesë e koncerteve më të mëdha në vend. Dashuria për muzikën e tabanit e çon në krye të grupit “Na bashkoi kënga popullore”, ku bashkëpunon me emra të njohur si Agim Duro, Nimet Salabegu dhe Frederik Ndoci, duke përpunuar këngë pa ua prishur bukurinë e lindur.
Autor kompozimesh, bashkautor i librit “Diversiteti Arbëresh”, akordues instrumentesh dhe piktor i ekspozuar.

Aksident tragjik në Afrikën e Jugut/ Kamioni përplaset me autobusin me nxënës, të paktën 13 fëmijë humbën jetën

19 January 2026 at 12:45

Një autobus që transportonte nxënës është aksidentuar, në provincën Gauteng të Afrikës së Jugut. Raportohet se të paktën 13 fëmijë kanë humbur jetën.

Sipas mediave ndërkombëtare një kamion u përplas me një minibus shkolle që po transportonte nxënës në shkolla të ndryshme në vend.

Përplasja rezultoi fatale duke shkaktuar të paktën 11 viktima. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit të rëndë.

Procesi i rinumërimit/ Dyshime për manipulimin e votave brenda partive në Kosovë

19 January 2026 at 12:24

Rinumërimi i pjesshëm i votave të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit, në disa komuna të Kosovës ka shpërfaqur mospërputhje të shumta, për kandidatë që përfshijnë të gjitha partitë politike. Këto mospërputhje të votave në regjistrat përfundimtar, nuk ndryshojnë përqindjen e rezultatit të partive politike, por ndryshojnë rezultatin e kandidatëve për deputet brenda subjekteve politike.

Nga mbi 900 vendvotime në të gjithë Kosovën që shkuan në rinumërim, sipas një vendimi të KQZ-së, në komunën e Prizrenit dalin mospërputhjet më të mëdha deri tani. Kandidatëve të caktuar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), u janë shtuar rreth 19 mijë vota që nuk i kanë marrë nga qytetarët në kuti. Atyre të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dallimi është rreth 4.500, ndërsa të Vetëvendosjes mbi 3.100. Dallime më të vogla ka edhe te partitë tjera.

Mospërputhjet e mëdha

Pas këtyre mospërputhjeve të votave në kuti me regjistrat përfundimtar të kandidatëve të caktuar për deputet dhe dyshimeve për “vjedhje” të votave, kryeprokurori i Prokurorisë së Prizrenit, Petrit Kryeziu, tashmë ka autorizuar Policinë e Kosovës që të identifikojë personat përgjegjës dhe të sigurojë prova, duke përfshirë edhe nënshkrimet e komisionerëve. Sipas Kryeziut, “çdo person që ka vendosur nënshkrimin e tij duke falsifikuar rezultatet zgjedhore, nuk duhet të qëndrojë i qetë”.

“Tani që rinumërimi po i afrohet fundit, janë evidentuar keqpërdorime të dukshme të votave gjatë numërimit brenda subjekteve politike në rajonin e Prizrenit. Në cilësinë e kryeprokurorit, me vetiniciativë kam lëshuar autorizim me shkrim për Policinë e Kosovës që të identifikojë personat përgjegjës, të sigurojë prova relevante, përfshirë procesverbalet dhe nënshkrimet. Çdo person që ka vendosur nënshkrimin e tij duke falsifikuar rezultatet zgjedhore dhe duke ndryshuar vullnetin e qytetarit, nuk duhet të qëndrojë i qetë, do të mbajë përgjegjësi të plotë penale. Manipulimi i votës dhe falsifikimi i dokumenteve zgjedhore janë krim dhe do të ndëshkohen pa kompromis”, ka thënë prokurori Kryeziu.

Edhe pjesëtarë të shoqërisë civile që kanë monitoruar procesin zgjedhor, kanë bërë thirrje që prokuroria të nisë hetimet dhe ndjekjet penale për, siç thonë, “manipulim të votave të kandidatëve”.

Kërkohen hetime dhe dënime

“Emrat e komisionerëve për secilën tavolinë numërimi në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dihen. Por këto manipulime nuk janë bërë krye në vete nga komisionerët. Dhjetëra e qindra vota të shtrembëruara në një vendvotim të vetëm, e mijëra në nivel komune – kryesisht për kandidatë të caktuar dhe në komunat e tyre – nuk janë as rastësi, as gabim njerëzor”, tha Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, organizatë kjo që vazhdimisht monitoron proceset zgjedhore. Sipas Cakollit, “përfshirja e kandidatëve të caktuar në këto skema është shumë e mundshme”. Kështu që sipas tij, “hetimi, pashmangshëm duhet t’i përfshijë edhe ata”.

Si zhvillohet procesi i numërimit të votave?

Në qendrat komunale të numërimit, çdo fletëvotim kalon përmes disa kontrolleve, ku lexohet me zë të lartë nga një numërues, shfaqet në ekran përmes kamerës dhe regjistrohet në sistem elektronik nga një zyrtar tjetër, ndërsa një person i fundit e verifikon fletën.

Megjithatë, sipas organizatave të shoqërisë civile, manipulimi thuhet se bëhet në fazën e leximit të votave për kandidatë. Kur një fletëvotim i takon një partie, ai përmban edhe vota për disa kandidatë. Numëruesi mund të ndryshojë verbalisht numrin e kandidatit të votuar, duke e zëvendësuar me numrin e një kandidati tjetër. Në këtë mënyrë në sistem regjistrohet votë për kandidatin e gabuar, edhe pse fletëvotimi real tregon diçka tjetër. Në fund, numri i votave për parti të caktuar nuk ndryshon, por ndryshon numri i votave për kandidatë brenda të njëjtës parti. Ndaj këtij fenomeni dhe këtyre zhvillimeve reagoi Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila për kandidatët e saj pati më së shumti mospërputhje të rezultateve. Sipas PDK-së, “manipulimet e votave janë të papranueshme”.

PDK: Të respektohet vullneti i popullit

“Eliminimi i çdo dyshimi është në interes të kandidatëve, institucioneve dhe qytetarëve. Partia Demokratike e Kosovës i pret konkluzionet zyrtare të organeve përgjegjëse, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, me besimin se e vërteta dhe vullneti i qytetarëve do të reflektohen saktë dhe në përputhje me ligjin”, thuhet në një komunikatë të PDK-së.

Ndërkohë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, shkroi në Facebook se “përtej turpit publik dhe ligjit të Republikës, do të ketë edhe përgjegjësi politike brenda shtëpisë sonë”, duke iu referuar LDK-së.

Kërkohet rinumërim i plotë

“Institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë pa vonesë dhe pa përjashtim. Përgjegjësi sipas ligjit, burg, për këdo që ka cenuar votën e lirë. Komisionerët manipulues kanë emra. Dihen të gjithë. Jepuni atyre dhe porositësve përgjigjen pa hezitim. Dhe për të hequr çdo dyshim, KQZ duhet të sigurojë rinumërim të plotë të çdo kutie në çdo qytet. Le të inkurajohen ata që kanë vlerësuar mirë, të zbulohen ata që kanë vjedhur. Vota nuk tjetërsohet. Vota mbrohet”, shkroi Abdixhiku.

Edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, tha se “meqë deri tani janë gjetur dhjetëra mijëra fletëvotime me gabime, pa rinumërim të tërësishëm nuk sigurohet integriteti i këtyre zgjedhjeve”. Ai thotë se prokuroria duhet të nisë hetime lidhur me manipulimet e mundshme. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ndërkaq, ka thënë se “nëse pas rinumërimit vërehen manipulime të mundshme me votat e kandidatëve brenda subjekteve politike, komisioni do t’i çojë në organet kompetente anëtarët e ekipeve të numërimit”.

Manipulimet dhe zgjidhja

Sidoqoftë, organizatat e shoqërisë civile thonë se mënyra të tilla të keqpërdorimit të votave brenda subjekteve politike për kandidatë të caktuar janë vërejtur në pothuajse secilin proces zgjedhor në Kosovë. Sipas tyre, zgjidhja për këtë problem do të ishte vetëm skanimi teknologjik i fletëvotimeve në vend të numërimit fizik nga komisionerët. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), pas këtyre zhvillimeve ka thirrur mbledhje për ditën e hënë, 19.01. Nëse KQZ vendos që të shkohet në nivel vendi në rinumërim të të gjitha votave për kandidatë për deputet, kjo mund ta vonojë certifikimin e rezultateve dhe rrjedhimisht e vonon edhe themelimin e institucioneve të reja, konstituimin e Kuvendit, i cili deri më 4 mars është i obliguar ta zgjedhë presidentin apo presidenten e Kosovës, para se presidentes aktuale, Vjosa Osmani, t’i përfundojë mandati./DW

Mbahet gjyqi ndaj Leonard Dukës/ Nëna e Santiago Malkos: Të dënohet me vdekje, më ka vrarë djalin

19 January 2026 at 11:54

Është zhvilluar këtë të hënë gjyqi ndaj Leonard Dukës. Ndaj tij SPAK ka kërkuar dënimin me 32 vite burg

Ndërsa e ëma e Santiago Malkos është shprehur se “duhet të dënohet me vdekje”, teksa e akuzon Dukën për vrasjen e djalit të saj.

“Leonard Duka më ka vrarë djalin. Me solli Erlis Dukën dhe Ilir Selmanin dhe me tha që skam gjë me Santin, por doli e me vrau djalin në mes të rrugës. Unë nuk dua dënim të përjetshëm, dua dënim me vdekje për këtë”, thotë ajo.

Gjatë seancës, avokatja e Leonard Dukës, Melina Gjeta ka thënë se nuk ka asnjë provë dhe se sipas saj janë vetëm deduksione të krijuara nga një proces që sipas saj është jo i plotë.

“Konkluzionet e SPAK nuk janë të bazuara në provë dhe ligj. S’ka asnjë provë, por vetëm deduksione të krijuara nga një proces hetimor jo i plotë dhe i paragjykuar, më shumë të bazuara në histori të raportuara në media. Dëshmitari Blendi Teta, ka deklaruar para gjykatës që është kërcënuar dhe vënë në presion nga Polici e Shtetit dhe Ervis Martini dhe këto janë shkelje të rënda të ligjit. Dëshmia nuk i shërben me të vërtetës, por fabrikim të provës. Dëshmia e Tetës i cili pretendon në Gjykatë se e ka dhënë në presion nga Ervis Martini, nuk mund të përdoret nga Prokurori në konkluzione përfundimtare. Dëshmia e Blendi Tetës konfirmohet edhe nga ajo e Ilir Selmanit, të bashkëpandehurit tjetër. Duke i bërë ato të besueshme. Edhe Selmani ka thënë para kësaj gjykate se janë dhënë 500 mijë euro për të fundosur vëllezërit Duka. Prokuroria thotë se shkak për vrasjen është bërë hakmarrja për dy plagosje që dyshohet se ka kryer viktima Santiago Malko, por ato ngjarje janë ende pa autor dhe hetuesit i kanë pezulluar procedimet pasi nuk kanë gjetur autorët. Si mundet prokurori të përcaktoj autorin e atyre ngjarjeve, ndërkohë që personat kompetent qe i kanë hetuar nuk i kanë identifikuar. Transkripetet e Sky nuk janë prova të ligjshme dhe rezultatet e nxjerra nga to janë të paligjshme sipas legjislacionit shqiptar. Ato hyjnë më cënimin e lirisë dhe fshehtësisë së korrespondencës. Përgjimi i autoriteteve franceze përbën përgjim masiv, s’ka qenë i orientuar. Identifikimi i bërë nga opgj të kodeve, ka qenë amator dhe jo i besueshëm, pasi nuk është ndjekur procedura standarde. Vetë Leonard Duka ka deklaruar para gjykatës se ai nuk ka pasur në përdorim aplikacionin Sky”, tha avokatja Gjeta.

Ndërsa nga ana a tij Leonard Duka ka thënë se nuk ka asnjë fakt kundër tij dhe se është i pafajshëm.

“Deklaroj që jam i pafajshëm dhe Prokurori nuk ka asnjë fakt kundër meje. Kjo është e montuar  nga policia që më dëmtojnë mua. Kam besim te drejtësia”, tha aim

Ndërsa vendimi nga GJKKO lidhur me këtë çështje pritet të jepet në 21 janar në orën 11:45.

/abcnews.al/

Aksident në aksin Vlorë-Orikum/ Makina del nga rruga, lëndohet shoferja dhe 16-vjeçari

19 January 2026 at 10:48

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Vlorë–Orikum. Drejtuesja e automjetit tip Benz, ka humbur kontrollin e makinës dhe ka përfunduar jashtë rruge.

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të dëmtuar lehtë shoferja dhe pasagjeri, rreth 16 vjeç.

Të lënduarit kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

VIDEO/ Kili ‘në flakë’ nga zjarret që përfshinë vendin, shkon në 18 numri i viktimave

19 January 2026 at 10:40

Zjarret kanë përfshirë Kilin prej disa ditësh. Numri i viktimave nga zjarret ka shkuar në 18.

Autoritetet paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet. Ekipet zjarrfikëse janë angazhuar për të shuar zjarret, megjithatë situata mbetet e vështirë për shkak se flakët favorizohen edhe nga erërat e forta.

Më shumë se 50 000   qytetarë u larguar nga shtëpitë e tyre për shkak se ishin të rrezikuar.

 

 

🇨🇱⚡- Massive fires have erupted in Penco, Chile, threatening thousands of homes and lives.

A few days ago two Israelis were caught on camera for starting fires in Argentina, and one detained in Chile for starting fires pic.twitter.com/7nGOrULIjg

— Monitor𝕏 (@MonitorX99800) January 18, 2026

Nis sesioni i ri parlamentar, punë për ligje dhe reforma. Sot seanca e parë e Kuvendit

19 January 2026 at 10:05

Deputetet rikthehen sot në kuvend për nisjen e sesionit të ri parlamentar.

Në fokus do të jenë dy reformat e rëndësishme zgjedhore dhe territorial, ndërsa dy ditë më parë kryeministri njoftoi dhe nisjen e punës për ndryshime Kushtetuese.

PD ka bojkotuar diskutimet që nga dhjetori dhe nuk duket të jetë e gatshme të rikthehet në tryezë.

Por maxhoranca nga ana tjetër është e vendosur të vazhdoje punën me intensitet, edhe pa pjesëmarrjen e opozitës.

VIDEO/ Zjarr në një qendër tregtare në Pakistan, të paktën 11 viktima

19 January 2026 at 08:37

Zjarri k përfshirë një qendër tregtare në Pakistan. Mësohet se të paktën 11 persona kanë humbur jetën.

Ndërsa 60 të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit, ekipet e emergjencës janë angazhuar menjëherë për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve.

Zjarrfikësit u angazhuar për të bërë të mundur shuarjen  e flakëve.

 

Today’s fire at Gul Plaza in Karachi has once again starkly revealed the bitter truth that this city is not plagued by accidents, but by persistent neglect. Flames soared high, fear spread, the earnings of hard labor turned to ashes in 1 night. 🇵🇰🔥💔🥺#GulPlazaFire #GulPlaza pic.twitter.com/QfvO5NHLAZ

— Dr Naina Niazi 🧚‍♀️ (@nainaaniiazi) January 18, 2026

❌
❌