Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

GJKKO dënon për korrupsion zgjedhor dy të pandehur

13 January 2026 at 17:09

TIRANË, 13 janar /ATSh/ Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) shpalli sot fajtorë Pandeli Bozhën dhe Vladimir Lushkajn, të akuzuar për korrupsion në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, të hetuar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).

Gjykimi i kësaj çështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, GJKKO me trupë gjykuese i përbërë nga gjyqtarët Etleva Deda, Irena Gjoka dhe Bib Ndreca, shpalli fajtor të pandehurin Pandeli Bozha për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Bozha, i cili është babai i kandidates për deputete e Partisë Socialdemokratike në Fier, u dënua me 1 vit e 6 muaj burg, dënim i cili u ul me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar, duke u konvertuar në 1 vit burgim. Në përfundim, dënimi iu konvertua në një periudhë 24-mujore, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale.

Fajtor u shpall edhe Vladimir Lushkaj për “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, por sipas GJKKO ky dënim shuhej, pa përcaktuar masën e tij.

Sa i përket provave materiale, gjykata urdhëroi që një kartëmonedhë prej 2 mijë lekësh, t’i kalojë në favor shtetit, ndërsa një fletë e ngjashme me fletët e votimit, ku ishte e ngjyrosur emri i një kandidateje për deputete, të administrohet si pjesë e fashikullit gjyqësor.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda afatit ligjor në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

/m.q/r.e/a.f/

The post GJKKO dënon për korrupsion zgjedhor dy të pandehur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kurti thyen rekord me mbi 400 mijë vota, LVV-ja fiton mbi 51%

8 January 2026 at 09:58


Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shënuar një rezultat historik në zgjedhjet parlamentare, duke kaluar shifrën prej 400 mijë votash individuale dhe duke u renditur si kandidati më i votuar ndonjëherë në Kosovë.

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, më 8 janar 2026, në orën 09:36, kreun i Lëvizjes Vetëvendosje ka grumbulluar gjithsej 401,241 vota, ndërsa partia që drejton ka siguruar shumicën absolute të votave, me 51.01 për qind apo 484,049 vota, pas numërimit të 100 për qind të vendvotimeve, gjithsej 2,836.

Duke shikuar nga historiku i zgjedhjeve në Kosovë, Kurti është bërë kandidati më i votuar, duke kaluar edhe presidentin historik, Ibrahim Rugova, që kishte marrë 359,851 vota në vitin 2001.

Kryetari i LVV-së ishte votuar në masë të madhe edhe më 9 shkurt 2025, ku kishte marrë 337.791 vota, ndërsa Glauk Konjufca ishte votuar në 315.300 sosh. Mbi 300 mijë vota kishte marrë edhe Vjosa Osmani, presidentja aktuale e vendit, saktësisht 300.756 sosh në vitin 2021.

Kur jemi tek partitë, pas Vetëvendosjes, renditja e subjekteve politike vijon me Partinë Demokratike e Kosovës, e cila ka marrë 20.24 për qind të votave, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.26 për qind, si dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 5.50 për qind.

Bazuar në këto rezultate preliminare, shpërndarja e ulëseve në Kuvendin e Kosovës parasheh që LVV-ja të ketë 57 mandate, PDK-ja 22, LDK-ja 15, AAK-ja 6, ndërsa 20 ulëse u takojnë përfaqësuesve të komuniteteve joshumicë.

Sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhje, sipas KQZ-së, në procesin zgjedhor kanë marrë pjesë 45.03 për qind e votuesve, përkatësisht 900,330 qytetarë nga gjithsej 1,999,204 votues sa ishin të regjistruar në Listën Votuese brenda vendit. Ndërkohë, 77,086 qytetarë ishin të regjistruar për votim jashtë Kosovës.

Procesi zgjedhor brenda Kosovës është zhvilluar në 948 qendra të votimit, me gjithsej 2,614 vendvotime, përfshirë votimin e rregullt dhe atë me kusht. Ndërkaq, votimi jashtë vendit është organizuar më 27 dhjetor në 29 përfaqësi diplomatike të Kosovës, të vendosura në 18 shtete, ku të drejtë vote kanë pasur 19,187 votues të regjistruar. /Telegrafi/

Numërohen mbi 72% të votave me postë, këta janë kandidatët më të votuar nga partitë politike

5 January 2026 at 10:15

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 72.83% të votave të numëruara nga votat me postë.

Sipas rezultateve të publikuara, Lëvizja Vetëvendosje prin si e para me 72.56% të votave të fituara apo gjithsej 13 mijë e 917 vota.

E dyta aktualisht është Lidhja Demokratike e Kosovës me 10.62% apo 2 mijë e 36 vota e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 8.19% apo 1 mijë e 571 vota.

Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka arritur të marrë 4.73% të votave me postë apo 908 vota në total.

Kjo është lista e kandidatëve më të votuar nga secila parti politike:

LVV – 13,917 Vota 72.56%

Albin Kurti 13,233 Vota
Glauk Konjufca 11,841 vota
Albulena Haxhiu 8,151 vota
Hekuran Murati 7,090 vota
Donika Gërvalla-Schwarz 6,746 vota

LDK – 2,036 vota 10.62%

Lumir Abdixhiku 1,606 vota
Hykmete Bajrami 1,441 vota
Ukë Rugova 1,274 vota
Avdullah Hoti 1,059 vota
Kujtim Shala 1,022 vota

PDK 1,571 vota – 8.19%

Bedri Hamza 1,446 vota
Arian Tahiri 850 vota
Përparim Gruda 829 vota
Sala Jashari 591 vota
Vlora Çitaku 510 vota

AAK 908 vota – 4.73%

Ramush Haradinaj 869 vota
Daut Haradinaj 696 vota
Besnik Tahiri 624 vota
Bekë Berisha 485 vota
Agim Çeku 465 vota

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Numërohen mbi 72% të votave me postë, këta janë kandidatët më të votuar nga partitë politike appeared first on Sinjali.

Adelina Thaqi bëhet deputete për herë të parë - tejkalon edhe kuotën gjinore

3 January 2026 at 13:33


Këngëtarja e njohur shqiptare Adelina Thaqi Meta ka shënuar një hap të rëndësishëm në karrierën e saj publike, duke arritur që për herë të parë të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Adelina Thaqi Meta hyri për herë të parë në garën për deputete në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, duke kandiduar nga radhët e Lidhja Demokratike e Kosovës. Edhe pse për LDK-në këto zgjedhje nuk rezultuan me një performancë të lartë elektorale, duke siguruar gjithsej vetëm 15 deputetë, Adelina arriti të jetë një prej tyre, falë mbështetjes direkte të votuesve.

Me 16,826 vota, interpretuesja e hitit "Sonte" arriti të renditet si e 13-ta më e votuara brenda listës së LDK-së, duke tejkaluar dy kandidatë meshkuj dhe duke hyrë në Kuvend pa u mbështetur në kuotën gjinore. Një rezultat që e bën mandatin e saj politik të padiskutueshëm nga ana numerike.

Lista e 15 deputetëve më të votuar të LDK-së deri më tani (Foto: Kerol.li)

Ky sukses merr edhe më shumë peshë po të merret parasysh fakti se kjo ishte hera e parë që Adelina Thaqi Meta garonte për një post deputeti. Angazhimi i saj politik ka qenë i lidhur prej vitesh me LDK-në, parti në të cilën bashkëshorti i saj ka qenë aktivist për një kohë të gjatë, ndërsa kandidatura e saj shënon një kalim të drejtpërdrejtë nga skena artistike në përfaqësim institucional.

Krahas Adelina Thaçi Metës, nga radhët e LDK-së në Kuvendin e Kosovës do të jenë edhe deputetet: Hykmete Bajrami, Doarsa Kica Xhelili, Jehona Lushaku Sadriu dhe Janina Ymeri.

Lista e kandidatëve më të votuar të LDK-së kryesohet nga Lumir Abdixhiku me 83,685 vota, ndërsa Adelina Thaçi Meta zë vendin e 13-të, duke lënë pas Ermal Sadiku dhe Fadil Hadergjonaj për nga numri i votave. /Telegrafi/

Përkundër 13 mijë votave, Eliza Hoxha njofton se nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e re

3 January 2026 at 10:54


Këngëtarja dhe arkitektja e njohur Eliza Hoxha ka njoftuar se në këtë legjislaturë nuk do të jetë pjesë e Kuvendi të Kosovës, ku ka shërbyer si deputete që nga viti 2019.

Artistja, e cila ka ushtruar mandatin e deputetes nga radhët e Partia Demokratike e Kosovës për tri legjislatura, garoi në zgjedhjet e 28 dhjetorit me numrin 21. Përkundër një fushate intensive dhe mjaft të përkushtuar, Eliza Hoxha nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme për të hyrë sërish në Kuvend.

Përmes një reagimi publik në rrjetet sociale, ajo falënderoi të gjithë qytetarët që e kanë mbështetur ndër vite, duke theksuar se angazhimi i saj politik dhe civil ka pasur si synim përmirësimin e legjislacionit, forcimin e proceseve demokratike dhe adresimin e shqetësimeve të qytetarëve.

Hoxha kujtoi edhe punën e saj si deputete në kuadër të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, duke theksuar se është deputetja e vetme në historikun e Kuvendit të Kosovës e vlerësuar me çmimin “Joanat e Kosovës” për Përfshirje Sociale dhe Drejtësi – 2023, për angazhimin e saj në mbrojtje të të drejtave të komuniteteve jo-shumicë, përfshirë komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, veçanërisht në çështjet e diskriminimit, arsimit, punësimit dhe integrimit kulturor.

“Këtë herë, përkundër mbështetjes me mbi 13 mijë vota, nuk do të jetë e mundur të jem pjesë e Kuvendit të Kosovës. Gjithsesi, do të mundohem që rolin tim ta ushtroj në kapacitete të tjera për të mirën e vendit, ashtu si kam bërë përherë”, ka shkruar interpretuesja e hitit "Rruga e Zemrës".

Në fund të reagimit, Eliza Hoxha uroi kolegët e saj nga radhët e PDK-së për suksesin në zgjedhje dhe u dëshiroi një rrugëtim të mbarë në legjislaturën e re, duke theksuar se angazhimi i saj për demokraci dhe për një Kosovë më të mirë do të vazhdojë edhe jashtë Kuvendit. /Telegrafi/

Edona Llalloshi ndër emrat më të votuar në zgjedhje, lë pas ministra e emra të dëshmuar të VV-së

3 January 2026 at 10:24


Këngëtarja e njohur Edona Llalloshi ka shënuar një rezultat të rëndësishëm në zgjedhjet qendrore të mbajtura në dhjetor 2025, duke u renditur e 16-ta me radhë në listën e VV-së për nga numri i votave, një pozicionim që ka tërhequr vëmendje të madhe në skenën politike dhe publike.

Sipas rezultateve zyrtare, Edona Llalloshi ka marrë 35,973 vota deri më tani, duke lënë pas një sërë figurash të njohura politike dhe ministra aktualë të Lëvizjës Vetëvendosje. Renditja e saj vjen para disa emrave të dëshmuar të VV-së si: Fitore Pacolli, Dimal Basha, Agim Bahtiri, Adriana Matoshi e Salih Zyba.

Ajo ka lënë prapa me vota edhe ministrat në detyrë si: Artanë Rizvanolli Berisha (mbi 24 mijë vota), Arbërie Nagavci (mbi 22 mijë vota) e Rozeta Hajdari (mbi 18 mijë vota).

Lista e 16 deputetëve më të votuar të VV-së deri më tani (Foto: Kerol.li)

Lista kryesohet nga Albin Kurti me 357,312 vota deri më tani, i ndjekur nga Glauk Konjufca (mbi 277 mijë) dhe Albulena Haxhiu (mbi 147 mijë), ndërsa pozicioni i 16-të i Edona Llalloshit e vendos atë në mesin e figurave më të votuara të këtyre zgjedhjeve, përpara shumë politikanëve me përvojë të gjatë institucionale.

Rezultati i saj shihet si dëshmi e mbështetjes së gjerë qytetare dhe e ndikimit që ajo gëzon përtej skenës muzikore, duke reflektuar besimin e elektoratit në figura publike me profil të fortë shoqëror dhe kulturor.

Përkrahësit e saj e kanë cilësuar këtë renditje si një sukses të madh personal dhe politik, duke theksuar se votat e marra tregojnë një lidhje të drejtpërdrejtë me qytetarët. /Telegrafi/

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Nis sot numërimi i mbi 27 mijë fletëvotimeve nga diaspora

By: V K
2 January 2026 at 07:48

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se ditën e sotme do të nis numërimin e mbi 27 mijë fletëvotimeve nga diaspora.

Konkretisht, do të numërohen fletëvotimet nga votimi përmes postës, të cilat janë tërhequr nga dy kutitë postare jashtë Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, u shpreh se numri i shtetasve të regjistruar ka qenë rreth 58 mijë, ndërsa shtoi se ende nuk është përmbyllur procesi i tërheqjes së fletëvotimeve nga kutitë postare.

Ndaj për këtë arsyeje, ende nuk dihet se sa prej këtyre votuesve të regjistruar kanë ushtruar të drejtën e votës.

“Nga votimi me postë, siç e kemi treguar më herët, numri i shtetasve të regjistruar ka qenë rreth 58 mijë. Ende nuk është përmbyllur procesi i tërheqjes së fletëvotimeve nga kutitë postare, andaj në këtë fazë nuk e dijmë se sa prej këtyre votuesve të regjistruar kanë ushtruar të drejtën e votës. Tërheqjet e fundit të zarfeve me fletëvotime do të bëhen më 2 dhe 5 janar 2026”, thotë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Sipas tij, deri më tani, janë tërhequr më shumë se 28 mijë e 500 pako me fletëvotime, nga dy kutitë postare në Berlin dhe Bernë.

“Nga numri i përgjithshëm i pakove me fletëvotime të supozuara që deri më tani kemi pranuar, pra nga më shumë se 28 mijë, pas vlerësimit dhe verifikimit janë aprovuar 27,600, ndërkaq janë refuzuar më shumë se 950. Arsyeja më e shprehur te zaret e refuzuara është sepse në pakon me fletëvotim mungon dëftesa e regjistrimit të votuesit”, tha Elezi.

Në fund ai tha se nga votimi jashtë Kosovës, kanë votuar nga 29 përfaqësi diplomatike 16,165 persona.

The post Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Nis sot numërimi i mbi 27 mijë fletëvotimeve nga diaspora appeared first on Albeu.com.

Numërohen mbi 70 për qind e votave, top pesë kandidatët më të votuar për deputetë

31 December 2025 at 10:22


Komisioni Qendror Zgjedhor po vazhdon numërimin e votave për kandidatët për deputetë, ku janë numëruar mbi 70 për qind e kutive.

KQZ ka bërë të ditur se edhe sot (31/12/2025) do të numërojnë votat deri në ora 12:00, për ta ndërprerë këtë proces shkaku i ndërrimit të viteve, për t’u rikthyer më 1 janar nga ora 16:00.

Andaj, ky proces pritet që të përfundojë deri ditën e nesërme, për të vazhduar më pas me votat nga diaspora, ato me kusht dhe me asistencë.

Por, cilët janë kandidatë më të votuar nga secila parti.

Telegrafi ua sjell pesë kandidatët më të votuar nga secila prej partive më të mëdha në vend.

Lëvizja Vetëvendosje:

Partia Demokratike e Kosovës:

Lidhja Demokratike e Kosovës:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës:

Fotografim i votës, presion mbi votuesit - Policia raporton disa incidente gjatë procesit zgjedhor në Kosovë

29 December 2025 at 09:45


Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh lidhur me zhvillimet gjatë procesit të Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme Parlamentare, ku janë evidentuar disa shkelje të ligjit lidhur me fshehtësinë dhe integritetin e votës.

Në Drenas, rreth orës 14:30, është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar ka kryer veprën e cenimit të fshehtësisë së votimit. Rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit.

Në Gjilan, një rast pengimi i procesit zgjedhor dhe cenimi i fshehtësisë së votimit u regjistrua rreth orës 11:08, raporton.

I dyshuari mashkull, pasi e kishte plotësuar fletëvotimin, e ekspozoi atë para se ta depozitonte në kutinë e votimit. Pas intervistimit, ai u lirua në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

Në Ranillug, gjatë datave 26-27 dhjetor, një e dyshuar femër kosovare u arrestua për dyshimin se kishte ushtruar ndikim mbi votuesit e partive të tjera. Pas marrjes në pyetje, ajo u lirua po ashtu në procedurë të rregullt.

Policia ka raportuar gjithashtu disa incidente të asgjësimit të dokumenteve të votimit. Në Shtime, rreth orës 16:25, një i dyshuar mashkull gris fletëvotimin e tij dhe të një votueseje tjetër. Rasti po trajtohet në përputhje me urdhër të prokurorit.

Në Prizren dhe Suharekë janë regjistruar ngjarje të ngjashme: një i dyshuar gris fletëvotimin, ndërsa një tjetër fotografoi votën e tij dhe e publikoi në rrjetet sociale; të dy rastet janë në procedurë të rregullt.

Një incident tjetër u regjistrua në Pejë rreth orës 20:00, ku u raportua se një fletëvotim kishte vulën e ndryshme nga fletëvotimet e tjera të KQZ-së.

Rasti, i cili ka përfshirë falsifikim të mundshëm të rezultateve të votimit, është nën hetim nga prokuroria, ndërsa fletëvotimi është sekuestruar. /Telegrafi/

Nga 9 shkurti te 28 dhjetori, VV rritet nga 48 në 56 ulëse - LDK humb pesë mandate

29 December 2025 at 08:48


Lëvizja Vetëvendosje është fituese e Zgjedhjet të Jashtëzakonshme Parlamentare të 28 dhjetorit 2025, duke arritur të marrë 49,30 për qind apo 429, 979 vota, kur janë numëruar 99,26 për qind e kutive, përjashtuar këtu votat e diasporës, ato me kushte dhe me asistencë.

Në këtë situatë, VV me partnerët e saj e ka të hapur rrugën për të formuar qeverinë, e cila nuk ishte e mundur nga zgjedhjet e 9 shkurtit, ku vendi u fut në një bllokadë mbi nëntëmujore.

Por, si ndahen ulëset në Kuvendin e Kosovës në situatën aktuale?


Rezultatet e zgjedhjeve t\u00eb 9 shkurtit 2025/ Prsc: kqz-ks.org telegrafi.com

Sipas projeksioneve të mandateve, Lëvizja Vetëvendosje, me 49,30 për qind të votave të fituara, pritet të ketë 56 deputetë në Kuvendin e Kosovës. Bazuar në shpërndarjen e mandateve sipas formulës “D’Hondt”, Partia Demokratike e Kosovës, me 21,01 për qind të votave, siguron 23 ulëse parlamentare.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të përfaqësohet me 15 deputetë, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës arrin të sigurojë 6 mandate.

Në raport me zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 shkurt 2025, Vetëvendosje shënon rritje prej tetë ulësesh, nga 48 që kishte në përbërjen e kaluar të Kuvendit. Në anën tjetër, PDK-ja regjistron humbje të një mandati, ndërsa LDK-ja pëson rënie më të madhe, duke humbur pesë ulëse nga 20 sa kishte më parë. AAK-ja, e cila në zgjedhjet e kaluara ishte në koalicion me Nismën, kishte siguruar gjithsej 8 mandate.

Përveç mandateve të partive parlamentare, 20 ulëse janë të rezervuara për komunitetet joshumicë, prej të cilave 10 i takojnë komunitetit serb dhe 10 komuniteteve të tjera.

Për konstituimin e Kuvendit, përfshirë zgjedhjen e kryetarit dhe më pas formimin e Qeverisë, kërkohet mbështetja e së paku 61 deputetëve.

Vlen të cekte se në prill të vitit 2026, Kosova do të ketë edhe zgjedhjen e presidentit/es, andaj Lëvizja Vetëvendosje do të shpresoj që nuk do të ketë bllokadë për zgjedhjen e të parit të vendit.

Formula D’Hondt është një metodë matematikore për shpërndarjen e mandateve në zgjedhje parlamentare ose lokale, e përdorur në shumë vende, përfshirë edhe Kosovën. Ajo synon që numri i ulëseve në Kuvend t’u ndahet partive në përpjesëtim me numrin e votave të fituara.

Afër 430 mijë vota deri më tani, VV drejt thyerjes së rekordit të vitit 2021

29 December 2025 at 08:22


Lëvizja Vetëvendosje ka fituar sërish Zgjedhjet Parlamentare, pas atyre të 9 shkurtit të këtij viti, ku nuk u arrit krijimi i qeverisë, ndonëse u votua kryeparlamentari.

VV po shkon drejt një momenti historik si parti, duke vendosur një rekord të ri në zgjedhjet e mbajtura në Kosovë.

Partia e drejtuar nga Albin Kurtit, kur janë numëruar 99,26 për qind sipas Komisionit Qendror Zgjedhor, ka marrë plotë 429,979 vota, përkthyer në përqindje 49.30.

telegrafi.com

Kjo i bie që Vetëvendosje do ta thyej rekordin e saj të vendosur më 14 shkurt të vitit 2021, ku kishte marrë 438,335 vota.

Në rezultatin e 28 dhjetorit ende nuk janë përfshirë votat nga diaspora, ato me kusht dhe me asistencë, që do ta bëjnë dallimin e madh.

Andaj, në këto rrethana, Vetëvendosje me partnerët në koalicion mund ta krijojnë qeverinë, duke përfshirë edhe komunitetet. /Telegrafi/

KQZ shpall rezultatet paraprake, LVV fituese me 49,79%

28 December 2025 at 22:40

PRISHTINË, 28 dhjetor /ATSH/ Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet paraprake të zgjedhjeve të sotme në Kosovë.

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka njoftuar për përqindjet e secilës parti veç e veç.

“Lëvizja Vetëvendosje 49.79 për qind apo 421 mijë e 129 vota. Partia Demokratike e Kosovës 21.18 për qind apo 179 mijë e 158 vota. Lidhja Demokratike e Kosovës 13.77 për qind apo 116  mijë e 502 vota. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 5.74 për qind apo 48 mijë e 551 vota. Lista Serbe ka 3.87 për qind apo 32 mijë e 719 vota. Nisma Socialdemokrate ka 1.72 për qind apo 14 mijë e 513 vota”, deklaroi Radoniqi.

Këto rezultate përfshijnë numërimin e 95.93 për qind të vendvotime të numëruara dhe nuk përfshihen votat me postë dhe as votat që janë dhënë në përfaqësi diplomatike.

Radoniqi tha se shpallja e rezultateve përfundimtare do të bëhet pas numërimit të votave nga diaspora, të personave me nevoja veçanta dhe votat me kusht. /KosovaPress/

The post KQZ shpall rezultatet paraprake, LVV fituese me 49,79% appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KQZ publikon rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Kosovë

28 December 2025 at 20:04

PRISHTINË, 28 dhjetor /ATSH/ Kosova sot ka përmbyllur me sukses procesin zgjedhor të votimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Në platformën e KQZ-së për procesimin e rezultateve ka nisur dalja e rezultateve të para.

Nga 100 vendvotimet e para të procesuara apo 3.91% të tyre, LVV kryeson me 7 mijë e 535 vota apo 43.28% e pasuar nga PDK me 18.40% të votave apo 3204 vota, LDK me 12.96% apo 2 mijë e 256 vota dhe AAK me 8.28% apo 1442 vota.

/KosovaPress/

The post KQZ publikon rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Kosovë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga Thaçi te Kurti, sa vota i siguruan qeveritë e Kosovës në Kuvend që nga viti 2008

28 December 2025 at 20:15


Për formimin e një qeverie në Kosovë nevojiten të paktën 61 vota të deputetëve nga gjithsej 120 sa ka Kuvendi.

Të dhënat tregojnë se, që nga shpallja e pavarësisë, shumica e qeverive janë formuar me mbështetje më të madhe se minimumi i kërkuar, ndërsa në disa raste shumica ka qenë e ngushtë.

Qeveria e parë e pasluftës, e udhëhequr nga Hashim Thaçi në janar të vitit 2008, u votua me 85 vota pro, duke qenë një nga qeveritë me mbështetjen më të gjerë parlamentare. Edhe mandati i dytë i Thaçit në vitin 2011 siguroi shumicën e nevojshme, me 65 vota pro.

Në dhjetor të vitit 2014, qeveria e Isa Mustafës u formua me 73 vota, ndërsa opozita numëroi 38 vota kundër. Ndërkohë, qeveria e Ramush Haradinajt në vitin 2017 u votua me shumicën minimale prej 61 votash, duke reflektuar një situatë më të brishtë parlamentare.

Në shkurt të vitit 2020, qeveria e parë e Albin Kurtit mori 66 vota pro, por ajo u rrëzua pas pak javësh. Pas saj, qeveria e Avdullah Hotit u formua në qershor të vitit 2020 me 61 vota, sërish me shumicë minimale.

Qeveria Kurti II, e dalë pas zgjedhjeve të vitit 2021, u votua me 67 vota pro, duke siguruar një shumicë më stabile krahasuar me disa nga qeveritë e mëparshme.

Të dhënat tregojnë se, ndonëse Kushtetuta kërkon vetëm 61 vota për formimin e qeverisë, mbështetja parlamentare për ekzekutivin në Kosovë ka luhatur ndjeshëm ndër vite, duke reflektuar fragmentimin politik dhe koalicionet e ndryshme qeverisëse./Telegrafi.

GRAFIKA / REL

Arrestohet Millosh Steviq, dyshohet për presion dhe shantazh për orientimin e votës

28 December 2025 at 17:22


Policia e Kosovës ka arrestuar sot Millosh Steviq, nën dyshimet për ushtrim të ndikimit, presionit dhe orientimit të votës përmes detyrimit dhe shantazhit.

Burime të KosovaPress-it brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se Steviq është shoqëruar në stacionin policor në Graçanicë, ku aktualisht po intervistohet në lidhje me këto dyshime.

Sipas të njëjtave burime, rasti lidhet me përpjekje për të ndikuar në vullnetin e qytetarëve gjatë procesit zgjedhor, përmes presionit dhe shantazhit. Po ashtu, thuhet se Steviq është i afërt me kryetarin e Komunës së Graçanicës, Novak Ziviq.

Gjatë aksionit, Policia e Kosovës ka sekuestruar edhe një fletore me shënime, ku sipas burimeve përmbahen emra kandidatësh të Listës Serbe. KosovaPress ka siguruar edhe fotografinë e fletorës së sekuestruar.

Atij i janë gjetur edhe para, të gjitha në kartëmonedha 20-she dhe 50-she.

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë dhe se ndaj të dyshuarit priten veprime të mëtejme procedurale në koordinim me organet e drejtësisë.



Mianmari mban zgjedhjet e para në 5 vjet mes luftës civile

28 December 2025 at 11:06


Votuesit në Mianmar i janw drejtuar sot kutive të votimit të dielën për fazën e parë të zgjedhjeve të para të përgjithshme të vendit në pesë vjet, të zhvilluara nën mbikëqyrjen e qeverisë ushtarake, ndërsa lufta civile përfshin pjesën më të madhe të kombit.

Votimi po zhvillohet në 102 nga 330 komunat e Mianmarit, me kuti votimi të vendosura në shkolla të mesme, ndërtesa qeveritare dhe objekte fetare në Yangon, Naypyitaw dhe zona të tjera.

Zgjedhjet përfaqësojnë përpjekjen e ushtrisë për të kaluar në një sundim civil nominal pas grusht-shtetit të shkurtit 2021, që rrëzoi qeverinë e zgjedhur të Aung San Suu Kyi, transmeton Telegrafi.

Këto zgjedhje zhvillohen në një sfond shtypjeje të rëndë politike dhe dhunës së vazhdueshme që ka vrarë mbi 7,600 civilë, dhe ka zhvendosur 3.6 milion njerëz që nga marrja e pushtetit nga ushtria në vitin 2021.

Rezultatet do të përcaktojnë nëse Partia e Solidaritetit dhe Zhvillimit të Bashkimit e mbështetur nga ushtria mund të pretendojë legjitimitet demokratik për vazhdimin e sundimit, duke ndikuar potencialisht në marrëdhëniet ndërkombëtare me fqinjët si Kina, India dhe Tajlanda, të cilët mund ta përdorin zgjedhjen si justifikim për mbështetje të vazhdueshme.

Vendet perëndimore mbajnë sanksione kundër gjeneralëve në pushtet të Mianmarit, duke i parë zgjedhjet si thelbësisht të gabuara.

Zgjedhjeve u mungojnë partitë kryesore të opozitës pasi Lidhja Kombëtare për Demokraci e Suu Kyi u shpërbë në vitin 2023, për shkak se refuzoi të regjistrohej sipas rregullave të reja ushtarake.

Suu Kyi, 80 vjeç, mbetet e burgosur duke vuajtur një dënim me 27 vjet burg për akuza që konsiderohen gjerësisht të motivuara politikisht.

Më shumë se 22,000 njerëz janë aktualisht të ndaluar për vepra penale politike, sipas Shoqatës së Ndihmës për të Burgosurit Politikë. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Kosova sot në zgjedhje të parakohshme/ Mbi 2 mln qytetarë i drejtohen kutive të votimit

By: Brisi
28 December 2025 at 08:13

Mbi 2 milionë qytetarë të Kosovës do të shfrytëzojnë mundësinë për të votuar këtë të diel, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Këto zgjedhje u shpallën pas dështimit të legjislaturës së kaluar, që nuk arriti të miratojë asnjë kabinet qeveritar. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpërndarë materialet zgjedhore për të gjithë territorin e Kosovës, përfshirë […]

The post Kosova sot në zgjedhje të parakohshme/ Mbi 2 mln qytetarë i drejtohen kutive të votimit appeared first on BoldNews.al.

Të dielën zgjedhjet parlamentare, qytetarët i drejtohen kutive të votimit për të katërtën herë brenda vitit

27 December 2025 at 09:02


Të dielën, më 28 dhjetor qytetarët e Kosovës do të t’i drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet parlamentare.

Kjo do të jetë hera e katërt që brenda këtij viti qytetarët i drejtohen kutive të votimit, më 9 shkurt në zgjedhjet parlamentare, në zgjedhjet lokale më 12 tetor, balotazhi më pas dhe këtë herë sërish për zgjedhjet parlamentare, më 28 dhjetor.

E ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me të dhëna zyrtare për procesin zgjedhor të 28 dhjetorit.

2,076,290 persona me të drejtë vote janë regjistruar për votim, ndërkaq brenda vendit votimi do të organizohet në 948 qendra votimi me 2,614 vendvotime.

Jashtë Kosovës, votimi fizik është parashikuar në 16 ambasada dhe 13 konsullata, ndërsa mbahen një ditë para zgjedhjeve në Kosovë, pra sot më 27 dhjetor.

MPJD tashmë ka njoftuar se janë hapur qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00, sipas kohës lokale të çdo shteti.

Procesi i votimit do të zhvillohet në 40 vendvotime që u përkasin 16 ambasadave dhe 13 konsullatave të Kosovës në 18 shtete të ndryshme.

Ndryshe, për këto zgjedhje janë certifikuar gjithsej 22 subjekte politike, duke përfshirë 18 parti, 3 koalicione parazgjedhore, 2 iniciativa qytetare dhe një kandidat të pavarur. Komisioni gjithashtu ka akredituar rreth 860 vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë për të monitoruar procesin.

Institucionet përgjegjëse kanë paraparë mekanizma mbikëqyrës dhe procedura standarde për të garantuar transparencë dhe integritet zgjedhor.

Procesi i votimit nis në orën 07:00 të mëngjesit me hapjen e vendvotimeve në të gjithë territorin e Kosovës. Qytetarët me të drejtë vote identifikohen përmes dokumenteve zyrtare dhe votojnë në mënyrë të fshehtë.

Mënyrat për të plotësuar formularin për votim janë këto: Sigurohuni që fletëvotimi është i vulosur në pjesën e pasme, në anën e majtë, shënjoni vetëm një subjekt politik, në anën e djathtë, shënjoni deri në dhjetë kandidatë të atij subjekti politik dhe paloseni fletëvotimin dhe vendoseni në kutinë e votimit. /Telegrafi/

Zogaj prezanton planin ekonomik: Rritje 5–7 për qind dhe investime kapitale

26 December 2025 at 15:51


Sipas Alban Zogajt, programi ekonomik i LDK-së synon rritje ekonomike prej 5 deri në 7 për qind gjatë katër vjetëve.

Ai ka deklaruar se buxheti i Kosovës do të arrijë në 5 miliardë euro në fund të mandatit të parë.

Zogaj ka shtuar se investimet kapitale do të jenë mbi 1 miliard euro në vit, ndërsa një nga vendimet e para do të jetë rritja e koeficientit të pagave.

Më poshtë mund të shihni mesazhin e kandidatit për deputet nga radhët e LDK-së (123), me numrin 22 në këto zgjedhje, dr. Alban Zogaj.


Institucioni i Avokatit të Popullit do të vëzhgojë zgjedhjet parlamentare më 28 dhjetor

26 December 2025 at 15:48


Institucioni i Avokatit të Popullit njofton se do të vëzhgojë procesin e Zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2025, që do të mbahen më 28 dhjetor, duke u fokusuar në respektimin e të drejtave të njeriut dhe standardeve demokratike të votimit.

Duke theksuar rëndësinë e monitorimit të pavarur dhe të paanshëm, IAP do të mbulojë të gjitha qendrat e votimit në vend.

“Përveç qendrave të zakonshme të votimit, do të vëzhgojmë edhe institucionet ku mbahen personat e privuar nga liria, shtëpitë për persona të moshuar dhe pa përkujdesje familjare, si dhe shtëpitë integruese në komunitet”, thuhet në njoftim.

IAP gjithashtu do të mbajë të hapur Zyrën Qendrore në Prishtinë gjatë gjithë ditës së zgjedhjeve, për të pranuar çdo ankesë lidhur me shkelje të të drejtave të garantuara me ligj.

“Qëllimi ynë është të sigurojmë një proces të drejtë dhe të paanshëm, ku çdo qytetar të ketë mundësinë të ushtrojë të drejtën e tij për votë në kushte të sigurta dhe të respektuara”, theksohet më tej.

Institucioni i Avokatit të Popullit bën thirrje që të gjitha palët të respektojnë ligjin dhe të bashkëpunojnë me vëzhguesit gjatë gjithë procesit zgjedhor, duke garantuar kështu një mbarëvajtje transparente të zgjedhjeve. /Telegrafi/


❌
❌