Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 28 December 2025Main stream

Protesta për mungesën e ujit në Vlorë, Tabaku: Qytetarët vuajnë për minimumin jetik

By: armand
28 December 2025 at 21:14

Qytetarët e Vlorës dolën sot në protestë për shkak të mungesës së ujit të pijshëm, që vazhdon prej tre ditësh në qytet. Dhjetëra banorë u mblodhën para Teatrit “Petro Marko”, pikërisht në kohën kur Bashkia po organizonte një festë për punonjësit e saj. Deputetja, Jorida Tabaku ka reaguar, duke e cilësuar situatën si “tragjikomike” në […]

The post Protesta për mungesën e ujit në Vlorë, Tabaku: Qytetarët vuajnë për minimumin jetik appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

FOKUS – Rusia zvarrit çështjen e avionit të pasagjerëve të Azerbajxhanit

26 December 2025 at 14:39

TIRANË, 26 dhjetor /ATSH/ – Ndër të gjitha ngjarjet e rëndësishme që lidhen me rajonin e Kaukazit të Jugut gjatë vitit të kaluar, dy prej tyre spikasin në mënyrë të veçantë, procesi i paqes midis Azerbajxhanit dhe Armenisë dhe kriza midis Moskës dhe Bakusë pas rrëzimit të një avioni pasagjerësh të Azerbajxhanit mbi Grozny, sipas një njoftimi të ambasadës së Azerbajxhanit në Tiranë.

Të dy proceset u zhvilluan në mënyrë të qëndrueshme, secili me dinamikën e tij, procesi i paqes me Armeninë në një trajektore pozitive dhe kriza me Moskën duke u anuar më shumë drejt negatives.

Është pikërisht ky i dyti që meriton një vështrim më të afërt.

Një rreze shprese për rivendosjen e marrëdhënieve midis Rusisë dhe Azerbajxhanit u shfaq më 9 tetor në Samitin e CIS në Dushanbe.

Gjatë takimit me presidentin Ilham Aliyev, presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi se ”do të bëhet gjithçka që kërkohet në situata të tilla tragjike në aspektin e kompensimit. Gjithashtu do të jepet një vlerësim ligjor për veprimet e të gjithë zyrtarëve”.

Kanë kaluar dy muaj e gjysmë nga ai takim, por Moska nuk ka ndërmarrë asnjë nga hapat e shpallur nga Putini.

Siç thekson Farhad Mammadov, drejtues i Qendrës për Studime të Kaukazit të Jugut, në kanalin e tij në Telegram Mneniye-FM, ”po afrohet përvjetori i tragjedisë, kur komisioni që heton shkaqet e rrëzimit pritet të përfundojë punën e tij. Megjithatë, sipas deklaratave nga pala kazake, procesi ende vazhdon dhe pala ruse nuk ka përfunduar ende pjesën e saj të punës”.

Në të vërtetë, shoqëria azere kishte pritur që deri në përvjetorin e tragjedisë — më 25 dhjetor — pala ruse të kishte përmbushur të paktën një pjesë të angazhimeve të saj. Edhe nëse hetimi nuk është përmbyllur plotësisht, detajet kryesore të rrëzimit janë tashmë të njohura — pikërisht ky fakt i lejoi Putinit të pranonte shkaqet e tij që në tetor.

Ajo që ka vërtet rëndësi është fakti se përvjetori i rrëzimit të avionit u parapri nga samiti informal i CIS-it, i mbajtur më 22 dhjetor në Shën Petërburg. Vlen të kujtohet se presidenti Aliyev ishte nisur për të marrë pjesë në këtë takim tradicional më 25 dhjetor të vitit të kaluar. Megjithatë, sapo mori vesh për tragjedinë e avionit të AZAL-it, ai urdhëroi menjëherë që të rikthehej në atdhe, duke zhvilluar një mbledhje emergjente që në aeroport.

Kështu, në përputhje me protokollin diplomatik, çdo veprim nga pala ruse duhej të ishte sinkronizuar me samitin informal të CIS-it. Kjo do të kishte qenë një sinjal i fortë i qëllimit të sinqertë të Kremlinit për të rivendosur marrëdhëniet dhe për të pritur ngrohtësisht Ilham Aliyevin në kryeqytetin verior.

Megjithatë, Moska nuk ndërmori asnjë veprim. Natyrisht, në këto rrethana — dhe duke pasur parasysh axhendën e ngjeshur — Ilham Aliyev nuk mundi të udhëtonte drejt Shën Petërburgut.

Sidoqoftë, sinjali i pakënaqësisë së Bakusë është i drejtuar ekskluzivisht ndaj Moskës; ai nuk shtrihet aspak ndaj partnerëve të tjerë të CIS-it, me të cilët Azerbajxhani ka pasur zhvillime shumë pozitive në bashkëpunim gjatë vitit të kaluar.

Baku pret veprime pozitive nga Moska në këtë drejtim, por në mungesë të tyre është i gatshëm të mbrojë pozicionin e tij të ligjshëm përmes mekanizmave ndërkombëtarë.

Ndërkohë, duket pak e mundshme që në të ardhmen e afërt të priten vizita të nivelit të lartë në Rusi./ a.jor.

The post FOKUS – Rusia zvarrit çështjen e avionit të pasagjerëve të Azerbajxhanit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqyrtimi i investimeve të huaja/ Tabaku: Nismë e vonuar dhe gjysmake! Nuk i përgjigjet rreziqeve reale në vend

By: Brisi
26 December 2025 at 10:14

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka komentuar propozimin e fundit të qeverisë për shqyrtimin e investimeve të huaja, teksa e ka cilësuar si një nismë të vonuar, të pjesshme dhe larg standardeve që Shqipëria ka detyrim të zbatojë. Sipas saj, propozimi aktual i qeverisë nuk i përgjigjet as seriozitetit të momentit dhe as rreziqeve reale me […]

The post Shqyrtimi i investimeve të huaja/ Tabaku: Nismë e vonuar dhe gjysmake! Nuk i përgjigjet rreziqeve reale në vend appeared first on BoldNews.al.

”Shteti “EA Tobacco”/ Tabaku: Shqiptarët janë drejtuar nga zv.kryeministri në hije, Ergys Agasi

By: Ela
23 December 2025 at 12:52

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar pas skandalit të zbuluar te AKSHI me abuzimet me tenderat. Tabaku thekson në një reagim në rrjete sociale se shqiptarët janë drejtuar nga Ergys Agasi, duke iu referuar si një “zëvendës kryeministër në hije”, i cili është në kërkim nga SPAK për një sërë akuzash lidhur me këtë dosje. […]

The post ”Shteti “EA Tobacco”/ Tabaku: Shqiptarët janë drejtuar nga zv.kryeministri në hije, Ergys Agasi appeared first on BoldNews.al.

Tabaku: Banka Kombëtare e Zhvillimit, pa asnjë kontroll real

21 December 2025 at 14:50

TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/ Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cilësoi ngritjen e Bankës Kombëtare të Zhvillimit, si një institucion që rrezikon të kthehet në një lavatriçe financiare, një instrument i rrezikshëm pa asnjë kontroll real, përmes të cilit mund të abuzohen qindra miliona euro nga paratë e qytetarëve.

Sipas Tabakut, problemi nuk është ideja e bankës, por arkitektura e saj e qëllimshme për të vjedhur në hije.

Deputetja renditi disa nga shqetësime kryesore sipas saj.

“Sipas ligjit të miratuar, kjo bankë funksionon si një “ishull financiar” ku qeveria bën çfarë të dojë: nuk mbikëqyret nga Banka e Shqipërisë; nuk i nënshtrohet kontrollit teknik të KLSH-së për kreditë që jep dhee më e rrezikshmja do të mbledhë kursimet tuaja në postë për t’ua dhënë si kredi klientëve të qeverisë”, theksoi Tabaku.

Tabaku nënvizoi, se ndryshe nga Shqipëria, bankat e zhvillimit në vendet europiane janë tërësisht të kontrolluara.

“Në Gjermani, KfW kontrollohet deri në qindarkën e fundit nga Banka Qendrore dhe Parlamenti. Në Itali, çdo investim i Cassa Depositi e Prestiti kalon në sitën e institucioneve të pavarura. Në asnjë vend serioz nuk ekziston një bankë që menaxhon para publike pa një palë të tretë që i vendos frenat. Por këtu, frenat i ka hequr qeveria që t’i japë gaz korrupsionit”, tha Tabaku.

Tabaku shtoi se Shqipëria sot nuk ka nevojë për një tjetër “gropë financiare” që i shërben një pakice klienteliste.

Sipas saj “ka nevojë për institucione që mbrojnë djersën e qytetarëve, jo për një bankë që financon PPP-të dhe dështimet e radhës me kursimet e prindërve tanë”. /m.q/j.p/

The post Tabaku: Banka Kombëtare e Zhvillimit, pa asnjë kontroll real appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tabaku: Analiza e investimeve të huaja nuk duhet të kufizohet vetëm te mediat

20 December 2025 at 10:45

TIRANË, 20 dhjetor/ATSH-Maela Marini/ Deputetja e Partisë Demokratike, njëherazi kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, reagoi sot ndaj nismës së qeverisë për të kryer një analizë të burimeve të investimeve të huaja në vend.

Përmes një videomesazhi, Tabaku u shpreh se ky është një legjislacion që pak muaj më parë e ka propozuar në parlament, ndërkohë që sipas saj në nismën e propozuar nga qeveria “djalli ndodhet në detaje”.

Tabaku tërhoqi vëmendjen për dy elementë kryesorë të kësaj nisme ligjore. Së pari, ajo nënvizoi se analizë e sigurisë së burimeve të kompanive që do të vijnë këtu në Shqipëri do ta bëjë vetë qeveria, që sot zyrtarisht është nën akuzë dhe nën hetim si grup i strukturuar kriminal.

“Së dyti kjo analizë do të fokusohet vetëm tek medie. Po çfarë do të ndodhë me gjithë sektorët e tjerë, me infrastrukturën, me energjinë, me teknologjinë e informacionit? A do të hetohen, do të analizohen investitorët e huaj që vijnë në këto sektorë?”, u shpreh Tabaku.

Ajo mori si shembull projektin e fundit që qeveria po zhvillon për sa i përket kamerave “smart city”.

“Cilët janë nënkontraktorët dhe si do të sigurohemi ne që këta investitorë që po vijnë janë nga burime dhe vende të sigurta. Pra, një grup i cili zyrtarisht është nën akuzë si grup i strukturuar kriminal, përveçse të dhënave të gjendjes civile, e-Albania, dosjeve hetimore, mund të ketë nesër edhe këto të kamerave të qytetarëve”, tha ajo.

Ky, sipas Tabakut, është një problem i jashtëzakonshëm sepse lidhet jo vetëm me një angazhim për procesin e integrimit dhe për një ligj që na duhet për procesin e integrimit për analizën e investimeve të huaja, por lidhet edhe me një detyrim, me norma, standarde dhe vlera që duhet të ketë Shqipëria.

/a.f/

The post Tabaku: Analiza e investimeve të huaja nuk duhet të kufizohet vetëm te mediat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Jorida Tabaku: Një qeveri e akuzuar si grup i strukturuar kriminal premton të ruajë Shqipërinë nga rreziku jashtëm (VIDEO)

By: V K
20 December 2025 at 10:03

Përmes një video në rrjetin social “Facebook”, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj projektligjit të qeverisë për kontrollin e investimeve të huaja, duke e cilësuar atë si të vonuar, të mangët dhe pa garanci reale për sigurinë kombëtare dhe standardet europiane.

Tabaku rikujtoi se prej më shumë se një viti, ajo ka depozituar në Kuvend një ligj të plotë për screening-un e investimeve të huaja direkte (FDI), të hartuar me mbështetjen dhe ekspertizën e SHBA-së dhe BE-së, por që u rrëzua nga maxhoranca.

Sipas saj, sot qeveria vjen me një version të cunguar të të njëjtit ligj, vetëm pasi krizat e korrupsionit kanë nxjerrë në pah rrezikun real që vjen nga mungesa e filtrave seriozë.

“Djalli fshihet gjithmonë në detaje”, theksoi Tabaku, duke vënë në dukje se ligji i propozuar nga qeveria parashikon që analiza e sigurisë së investitorëve të huaj të bëhet nga vetë qeveria, një qasje që ajo e konsideron thellësisht problematike, në një moment kur AKSHI është vënë në qendër të akuzave publike si grup i strukturuar kriminal.

Një tjetër problem madhor, sipas Tabakut, është fakti se ligji i qeverisë fokusohet vetëm tek sektori i medias, duke lënë jashtë sektorë jetikë për sigurinë kombëtare si infrastruktura, energjia, teknologjia e informacionit dhe projektet Smart City.

Ajo ngriti shqetësimin se pa një analizë të thelluar dhe të pavarur, askush nuk garanton që investitorët, nënkontraktorët apo burimet e financimit në këta sektorë vijnë nga vende dhe interesa të sigurta.

Deputetja demokrate paralajmëroi se një strukturë e akuzuar për korrupsion dhe abuzim, e cila sot ka në dorë të dhëna sensitive si ato të Gjendjes Civile dhe E-Albania, nesër mund të administrojë edhe tenderë që lidhen drejtpërdrejt me sigurinë publike, si kamerat e qyteteve.

“Ky nuk është thjesht një ligj për integrimin europian”, u shpreh Tabaku.

“Është një çështje normash, standardesh dhe vlerash. Dhe shqiptarët nuk kanë arsye të besojnë se këto mund të garantohen nga një qeveri që po zhytet çdo ditë e më shumë në afera korrupsioni”.

Në përfundim, Tabaku ritheksoi se Shqipëria ka nevojë për një ligj serioz, gjithëpërfshirës dhe të besueshëm për kontrollin e investimeve të huaja, jo për zgjidhje formale dhe gjysmake që rrezikojnë sigurinë kombëtare dhe besimin e partnerëve ndërkombëtarë.

 

The post Jorida Tabaku: Një qeveri e akuzuar si grup i strukturuar kriminal premton të ruajë Shqipërinë nga rreziku jashtëm (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Pr.ligji për kontrollin e investimeve të huaja, Tabaku: Djalli fshihet në detaje

By: Ela
20 December 2025 at 09:48

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, përmes një video në rrjetet sociale, ka folur për projektligjin e qeverisë për kontrollin e investimeve të huaja, duke e cilësuar atë si të vonuar, të mangët dhe pa garanci reale për sigurinë kombëtare dhe standardet europiane. Ajo u shpreh se ka depozituar në Kuvend një ligj të plotë për screening-un […]

The post Pr.ligji për kontrollin e investimeve të huaja, Tabaku: Djalli fshihet në detaje appeared first on BoldNews.al.

Imuniteti i Ballukut vendos në sprovë raportin e Ramës me drejtësinë

17 December 2025 at 07:52

Drejtuesi në detyrë i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani i kërkoi të martën Kuvendit të Shqipërisë dhënien e autorizimit për heqjen e lirisë ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila është nën akuza të përsëritura për paracaktimin e një sërë tenderash me vlerë qindra milionë euro. Në kërkesë thuhet se SPAK synon të forcojë masat ndaj […]

The post Imuniteti i Ballukut vendos në sprovë raportin e Ramës me drejtësinë appeared first on Reporter.al.

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Tabaku: Rama do ta mbrojë në Kuvend

By: Elva
16 December 2025 at 15:59

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas kërkesës së SPAK drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku, në kuadër të hetimeve për abuzime me tenderë dhe procedura prokurimi. Tabaku shkruan se kryeministrin Edi Rama se po përgatitet t’i ofrojë mbrojtje politike zëvendëses së tij, duke paralajmëruar se mazhoranca mund të […]

The post SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Tabaku: Rama do ta mbrojë në Kuvend appeared first on BoldNews.al.

Tabaku: Qeveria është një anije që fut ujë nga të gjitha anët, sistemi i kapur po mbyt Shqipërinë

By: armand
16 December 2025 at 11:41

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e ka përshkruar qeverisjen aktuale si një anije që fut ujë nga të gjitha anët, të kapur nga një sistem i ndërtuar për të përqendruar pushtetin, paratë publike dhe asetet strategjike në pak duar. Në një deklaratë në rrjetet sociale, Tabaku theksoi se listës së institucioneve të kapura i […]

The post Tabaku: Qeveria është një anije që fut ujë nga të gjitha anët, sistemi i kapur po mbyt Shqipërinë appeared first on BoldNews.al.

Përplasjet brenda PD-së/ Tabaku: Kemi nevojë të pranojmë problematikat! Debatet s’bëhen nëpër salla

By: Brisi
14 December 2025 at 18:17

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar përplasjet e fundit që kanë ndodhur brenda PD-së. Ajo thotë se debatet e zhvilluara nëpër salla nuk e ndihmojnë partinë, ndërsa shtoi se këto debate duhet të zhvillohen brenda strukturave dhe forumeve të PD-së. Ajo tha gjithashtu se PD ka nevojë për sinqeritet dhe për të pranuar […]

The post Përplasjet brenda PD-së/ Tabaku: Kemi nevojë të pranojmë problematikat! Debatet s’bëhen nëpër salla appeared first on BoldNews.al.

Kushtetuesja riktheu në detyrë Ballukun, Tabaku: Shqipëria nuk mund të ketë një zv.kryeministre të pandehur

By: Elva
13 December 2025 at 13:16

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i hapi rrugën rikthimit të Belinda Ballukut në detyrën e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës. Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku u shpreh se problemi nuk qëndron te vendimi i gjykatës, por te mungesa e standardeve morale në qeveri. Deputetja […]

The post Kushtetuesja riktheu në detyrë Ballukun, Tabaku: Shqipëria nuk mund të ketë një zv.kryeministre të pandehur appeared first on BoldNews.al.

Mazhoranca miraton “Paqen fiskale”, injoron shqetësimet për pastrimin e parave

12 December 2025 at 13:36

“Paqja fiskale” parashikon që bizneset mund të deklarojnë fitimet e mbajtura jashtë bilanceve financiare, kundrejt një tatimi që varion nga 5 deri në 15 përqind. Nismat u kontestuan gjërësisht nga opozita, Komisioni Europian, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Dhoma Amerikane e Tregtisë, duke i konsideruar ato si një rikthim tek ideja e vjetër e ‘amnistisë fiskale’, […]

The post Mazhoranca miraton “Paqen fiskale”, injoron shqetësimet për pastrimin e parave appeared first on Reporter.al.

Tabaku: Asnjë nga kontratat koncesionare nuk ofron transparencë

11 December 2025 at 17:44

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku tha sot se ligji për koncesionet dhe partneritetin publik-privat lë hapësirë për korrupsion.

Tabaku duke folur në seancën në Kuvend ku po diskutohej projektbuxheti dhe paketa fiskale 2026, deputetja u shpreh se nga 12 kontrata koncesionare, 6 janë nën hetim.

“Qeveria shqiptare ka lidhur një fond total sa gjysma e Prodhimit të Brendshëm Bruto, për koncesionet dhe partneritetin publik-privat dhe gjysma e tyre janë nën hetim. Ligji i mëparshëm ka qenë ndër ligjet më të mira dhe i përafruar me standardet e BE-së, por përsëri ekzistonte hapësira për korrupsion. Ndryshimet të cilat vijnë tani, i kemi propozuar në vite si mangësi të ligjit aktual. Sot, kur diskutohet për luftën ndaj korrupsionit duke marrë parasysh hapësirat që ka dhënë ligji aktual për korrupsion, por edhe mënyrën si është zbatuar ligji aktual, duhet ta shohim si një dështim jo të disa politikave, po dështim të shtetit shqiptar”, tha ajo.

Tabaku tha se “korrupsioni është një regjim dhe për këtë qeverisje ka qenë një arkitekturë që është ndërtuar gur mbi gurë duke kapur shpresën e qytetarëve”.

“Shqipëria është një vend që i ka humbur mundësitë edhe prej luftës ndaj korrupsionit. Një në katër të rinj e ka braktisur vendin, sepse kërkojnë një sistem më të ndershëm më shumë mundësi dhe hapësira për të ushtruar talentin e tyre. Kriza e ekonomisë shqiptare nuk ka ardhur nga tregu, lufta, pandemia por nga korrupsioni. Qeveria socialiste në ligjet që ka sjellë këtu e ka lënë Shqipërinë në nivelin e një shteti të kapur”, tha Tabaku.

“Për 12 vite me radhë nuk janë mbrojtur standardet, normat, por janë shkatërruar ato. Në vitin 2023 bëra një propozim për të ravijëzuar praktikën më të mirë të BE-së me procedurat e koncesioneve dhe partneritetin publik-privat. Ligji ka problem transparencën për sa i përket prokurimeve publike-private dhe koncesioneve”, shtoi Tabaku.

Sipas Tabakut, ky ligj ruan të njëjtin standard, ku asnjë nga kontratat koncesionare të publikuara nuk ofron transparencë.

Deputetja e PD-së theksoi se “po përdoren kontratat koncesionare për pastrim parash, nuk e them unë e ka thënë raporti i Departamentit të Shtetit. Duhet të ruajmë një standard, që të zgjedhim se ku shkojnë paratë publike”.

/e.i/j.p/

The post Tabaku: Asnjë nga kontratat koncesionare nuk ofron transparencë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tabaku: PPP-të janë kthyer në mekanizëm korrupsioni dhe pastrimi parash

By: Elva
11 December 2025 at 17:24

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kundërshtuar në Kuvend projektligjin e qeverisë për ndryshimet në ligjin e koncesioneve dhe partneriteteve publike-private (PPP), duke e cilësuar atë si një nismë që nuk synon luftën kundër korrupsionit, por legjitimimin e abuzimeve të deritanishme. Në fjalën e saj, Tabaku u shpreh se problemet e sektorit nuk lidhen […]

The post Tabaku: PPP-të janë kthyer në mekanizëm korrupsioni dhe pastrimi parash appeared first on BoldNews.al.

Tabaku: Koncesionet po përdoren për pastrim parash, kompanitë me abuzime të largohen nga tregu

By: redi
11 December 2025 at 16:54

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku flet për projektligjin në lidhje me koncensionet dhe partneritetin publik privat. Ajo e cilësoi mungesën e transparencës si problemin më të madh. Ajo theksoi se pjesa më e madhe e kontratave aktuale janë në shkelje të standardeve të BE-së dhe kërkoi vendosjen e barrierave të reja ligjore për të kufizuar operatorët, sidomos ata që sipas saj kanë kryer abuzime. ”…

Source

Avokati i Popullit, rrëzohet kërkesa e opozitës për heqjen nga rendi i ditës

11 December 2025 at 13:12

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ Kuvendi rrëzoi sot me 77 vota kundër, 30 vota pro dhe 1 abstenim kërkesën e Partisë Demokratike për heqjen nga rendi i ditës të projektvendimit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Seanca e sotme nisi me debate, teksa deputetët e opozitës kërkuan që të tërheqin firmat për 6 kandidatët për Avokatin e Popullit.

Deputetja e PD, Jorida Tabaku në emër të opozitës u shpreh se, Avokati i Popullit duhet zgjedhur mbi ligjin dhe duhet të jetë me mbështetje të gjerë për qytetarët dhe jo për mazhorancën.

“Përsëris, le të zgjedhim një Avokat Populli bazuar mbi ligjin, mbi rregulloren, mos krijoni një ngërç tjetër kushtetues me zgjedhjen e një drejtuesi të një organi kaq të rëndësishëm dhe t’u japim qytetarëve një Avokat Populli që ka mbështetje të gjerë, jo një Avokat Populli të mazhorancës, jo të pushtetit”, tha Tabaku.

Ndërsa kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, sqaroi opozitën për çështjen e procesit të zgjedhjes së Avokatit të Popullit, pas kërkesës për të tërhequr firmat për mbështetjen e 26 kandidatëve.

Manja tha se Komisioni i Ligjeve ka ndjekur me përpikëri bazën ligjore të përcaktuar nga Kushtetuta, ligji “Për Avokatin e Popullit” dhe rregulloret përkatëse.

Ai shtoi se kandidatët kanë pasur 20 ditë afat për mbledhjen e 28 firmave të deputetëve, ndërsa shumica e tyre i kanë dorëzuar brenda kohës së përcaktuar.

“Kemi shpallur afatin 20-ditor, kemi administruar 26 kandidatura, kemi vlerësuar nëse janë në rregull, kemi dëgjuar të 26 kandidatët, morëm kohën dhe në mbledhjen e datës 17 nëntor, Komisioni për Çështjet Ligjore ka miratuar kandidatët që vlerësoheshin se plotësonin kushtet. Deri në datën 2 dhjetor vendosëm, sepse deri në këtë moment nuk je kandidat po nuk erdhe në seancë, 26 kandidatët e listës të mbledhin 28 firmat. Ia kemi sjellë deputetëve”, tha Manja.

“Është e vërtetë që në vendimin e komisionit shprehet se një deputet mbështet me firmë vetëm një kandidat. Por nuk më dëgjuat! Jua thashë. Ata që janë juristë e dinë se vendimet e komisionit janë akte proceduriale, por nuk janë akte normative. Nuk e kufizon vullnetin e një deputeti për të dhënë më shumë se një firmë. Nuk e respektuat! Dhatë 360 firma, nëse do kishit zbatuar atë që thashë unë dhe kolegët e mi, ju do kishit sjellë në Kuvend një kandidat e gjysmë, se aq firma keni ju”, tha Manja.

Ai akuzoi opozitën se përpiqet të ndryshojë rregullat pas mbylljes së afatit, duke deklaruar se tërheqja e firmave më 9 dhjetor “nuk ka asnjë efekt juridik”.

“Tërheqja e firmave pas afatit të 2 dhjetorit bie ndesh me parimin e sigurisë juridike. Nuk mund të firmosni në mëngjes dhe tërhiqeni në darkë, kjo krijon kaos”, deklaroi Manja, duke shtuar se komisioni nuk ka kompetencë hetimore dhe se çdo firmë e depozituar brenda afatit është e vlefshme.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Avokati i Popullit, rrëzohet kërkesa e opozitës për heqjen nga rendi i ditës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tabaku: Të njihen sigurimet për nënat që kujdesen për fëmijë me autizëm e sindromën Down

9 December 2025 at 12:48

TIRANË, 9 dhjetor/ATSH/ Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka dorëzuar në Kuvend një nismë ligjore, e cila synon të njohë zyrtarisht si punë të papaguar angazhimin e nënave që kujdesen me kohë të plotë për fëmijët me çrregullime të spektrit të autizmit, sindromën Down apo aftësi të tjera të kufizuara që u pamundësojnë pavarësinë.

Në një deklaratë publike, Tabaku u shpreh se gjatë vitit të fundit ka takuar dhjetëra familje “të jashtëzakonshme”, të cilat luftojnë çdo ditë për të ofruar siguri, edukim dhe stabilitet për fëmijët e tyre. Shumë nëna, tha ajo, kanë lënë punën dhe karrierën për t’iu përkushtuar 24 orë në ditë fëmijëve që kanë nevojë të veçantë.

“Kjo është punë e papaguar. Është sakrificë, është përgjegjësi, është dashuri. Por është edhe një standard europian dhe njerëzor që shteti duhet ta njohë”, theksoi Tabaku.

Sipas saj, nisma ligjore synon që ky angazhim i nënave të njihet si kontribut real, duke u mundësuar mbështetje të drejtpërdrejtë nga buxheti i shtetit. Tabaku argumentoi se kostoja për buxhetin është minimale dhe krejtësisht e përballueshme, sidomos në krahasim me shpenzimet e projekteve të tjera publike që nuk kanë impakt të qartë social.

“Nuk është koncesion, nuk është partneritet publik-privat, nuk është kosto e jashtëzakonshme. Është një mbështetje modeste, por thelbësore për mijëra familje që jetojnë në kushte të vështira ekonomike”, nënvizoi deputetja.

Tabaku i bëri thirrje organizatave të shoqërisë civile, profesionistëve dhe familjeve të përfshihen në këtë proces duke dhënë sugjerime për ta pasuruar nismën dhe për t’i dhënë zë atyre që kanë më shumë nevojë.

“Është momenti të vendosim një standard njerëzor për këto familje dhe për këto nëna të jashtëzakonshme, të cilat i japin shoqërisë shumë më tepër sesa marrin”, përfundoi Tabaku, duke shprehur besimin se Kuvendi do ta trajtojë me seriozitet dhe përgjegjësi këtë çështje.

/a.f/r.e/

The post Tabaku: Të njihen sigurimet për nënat që kujdesen për fëmijë me autizëm e sindromën Down appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tabaku propozon njohjen e sigurimeve për nënat që kujdesen për fëmijët me autizëm dhe sindromën Down

By: Ela
9 December 2025 at 11:59

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka dorëzuar në Kuvend një nismë ligjore me rëndësi të veçantë sociale, e cila synon të njohë zyrtarisht si punë të papaguar angazhimin e nënave që kujdesen me kohë të plotë për fëmijët me çrregullime të spektrit të autizmit, sindromën Down apo aftësi të tjera të kufizuara që u pamundësojnë pavarësinë. Në […]

The post Tabaku propozon njohjen e sigurimeve për nënat që kujdesen për fëmijët me autizëm dhe sindromën Down appeared first on BoldNews.al.

❌
❌