Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 January 2026Main stream

Paketa e Maleve/ Si mund të merret pronësia e tokës në shfrytëzim, me apo pa investim

28 January 2026 at 13:45

Nga Gazeta ‘SI’ – Ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo, në një dalje për mediat, sqaroi se cilat janë dy kategoritë që lehtësohen dhe shmangin konfliktet e pronës me anë të Paketës së Maleve.

Sipas ministrit, Paketa do të sheshojë çdo lloj konflikti mbi pronësinë teksa do të tërheqë dhe investime madhore në zonat malore të vendit.

“Paketa e Maleve, nëse i referohemi ligjit, është e qartë për kategoritë që përfitojnë nëpërmjet saj. Nëse i referohemi dy kategorive,ata banorë që disponojnë një pronë të caktuar dhe e kanë përdorur për më shumë se 10 vjet, por nuk kanë dokumentacion, e kanë të pamundur të bëjnë investime.

Për këto raste, ata kanë të drejtë të aplikojnë, duke garantuar se ata nuk kanë konflikte sa i përket pronësisë. Procesi në vetvete është shumë transparent sepse ndiqet në nivel vendor.

Kategoria e dytë janë rastet kur banorët brenda vetes së tyre kanë ndarë ose u janë referuar pronave në bazë të pronësive të vjetra të familjeve të tyre, përshembull “kjo kodra këtu i takon banorit x” dhe banorët e kanë respektuar. Por ata nuk kane letra, edhe në këto raste u jepet e drejta të investojnë në territor”, sqaroi Demo.

Ministri tregoi se pasi bëhen aplikimet nëpër bashki, kryhet verifikimi, bëhet shpallja publike për 45 ditë dhe nëse nuk ka asnjë konflikt, merret vendimi nga qeveria.

Më tej ai theksoi se deri më tani janë miratuar 69 zona prioritare në 13 bashki; Vau i Dejës, Klos, Mat, Shkodër, Shijak, Kukës, Skrapar, Elbasan, Përmet, Belsh, Memaliaj, Tepelenë dhe Dibër.

“Fluksi më i lartë i aplikimeve lidhet me bashkitë që kanë territore më të mëdha. Bashkia Shkodër ka shfaqur interes shumë të lartë, po ashtu edhe Kukësi, por edhe bashkitë e tjera po ndjekin procesin me vëmendje. Do të kemi 1 mijë raste në nivel vendi të aplikantëve ku duhet përmendur se 500 aplikantët e parë marrin përfitime, përjashtohen nga taska e infrastrukturës, më pas nga tatim-fitimi për një periudhë 10-vjeçare” u shpreh Demo.

The post Paketa e Maleve/ Si mund të merret pronësia e tokës në shfrytëzim, me apo pa investim appeared first on Gazeta Si.

Pas 5 vitesh drejtor i Doganave, shkarkohet Genti Gazheli. Kush e zëvendëson

28 January 2026 at 13:35

Nga Gazeta ‘SI’ – Pas pesë vitesh në detyrë, Genti Gazheli është shkarkuar nga posti i drejtorit të përgjithshëm të Doganave.

Gazheli është përfolur disa herë si subjekt nën hetim nga Struktura e Posaçme, por zyrtarisht një gjë e tillë nuk është konfirmuar asnjëherë. Së fundmi, emri i Gazhelit doli në skandalin e Bankers Petroleum, e cila u gjobit 130 mln euro, por gjoba rezulton e paprocesuar nga Dogana.

Gazheli tashmë do të shërbejë si zv.ministër në ministrinë e Mjedisit dhe vendin e tij tek Dogana do ta zërë, Besmir Beja.

Beja ka qenë më herët sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, ku është emëruar që nga muaji gusht i vitit 2024.

Në vendin e Bejës në MF, si Sekretar i Përgjithshëm, është emëruar Gentian Kerri.

The post Pas 5 vitesh drejtor i Doganave, shkarkohet Genti Gazheli. Kush e zëvendëson appeared first on Gazeta Si.

Zhvendosja e Kadastrës Vlorë, ASHK: Qytetarët nuk penalizohen, model i nisur në 2021-shin

28 January 2026 at 13:05

Nga Gazeta ‘SI’ – Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka reaguar sot lidhur me situatën e krijuar në Kadastrën e Vlorës.

Në njoftimin zyrtar, ASHK thekson se prej kohësh, proceset kadastrale për disa drejtori vendore janë të lokalizuara në Tiranë, si pjesë e një modeli organizimi që synon optimizimin e burimeve njerëzore dhe proceseve administrative.

Sipas ASHK-së, procesi i transferimit të drejtorive vendore në Tiranë ka nisur që në vitin 2021 me transferimin e Durrësit e Krujës, për të vijuar më tej edhe me drejtori të tjera si Shkodër, Kavajë, Kamëz -Vorë dhe Vlorë.

“Në kuadër të rritjes së efikasitetit dhe të mirëadministrimit të proceseve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi, edhe pjesa e mbetur e punonjësve në qytetin e Vlorës, po zhvendoset në Tiranë. Ky riorganizim synon përshpejtimin e trajtimit dhe unifikimin e praktikave të punës”, sqarohet në njoftimin për shtyp.

Gjithashtu, në njoftim nënvizohet se “falë digjitalizimit dhe përdorimit të sistemeve të avancuara, një jurist mund të përpunojë të gjithë dokumentacionin ligjor dhe një hartograf mund të kryejë reflektimet hartografike në sistemet përkatëse, pa qenë prezent fizikisht në territorin në të cilin ndodhet prona apo aplikuesi”.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës siguron banorët e Vlorës se “jemi të përkushtuar për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve kadastrale, për të rritur ritmin e legalizimit të ndërtimeve informale si dhe për të përfunduar procesin e Regjistrimit Fillestar në zonat e mbetura në të gjithë qarkun e Vlorës”.

Në njoftimin për shtyp, Kadastra sjell në vëmendje se  “të gjitha aplikimet kryhen online përmes portalit e-Albania dhe shërbimet përkatëse ofrohen gjithashtu në mënyrë elektronike, drejtpërdrejt në profilin e qytetarit aplikues. Gjithashtu, dokumentacioni i nevojshëm për trajtimin e aplikimit, përveç ngarkimit në sistemin elektronik, dërgohet përmes Postës Shqiptare pranë drejtorisë vendore, pavarësisht vendndodhjes së saj, për t’u administruar dhe bashkëlidhur me aplikimin e kryer në mënyrë të rregullt dhe të standardizuar”

Agjencia Shtetërore e Kadastrës përfundon reagimin zyrtar se mbetet e angazhuar që, përmes digjitalizimi të proceseve, të ofrojë shërbime gjithnjë e më të shpejta, transparente dhe të besueshme për çdo qytetar, në çdo drejtori vendore.

The post Zhvendosja e Kadastrës Vlorë, ASHK: Qytetarët nuk penalizohen, model i nisur në 2021-shin appeared first on Gazeta Si.

Gazheli emërohet zv.ministër i Mjedisit, Besmir Beja drejtor i Përgjithshëm i Doganave

28 January 2026 at 13:19

TIRANË, 28 janar/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot disa ndryshime në drejtimin e institucioneve dhe strukturave shtetërore.

Agjencia për Medie dhe Informim bëri të ditur se Gent Gazheli lirohet nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të Doganave dhe emërohet zëvendësministër i Mjedisit.

Ndërsa Besmir Beja emërohet drejtor i Përgjithshëm i Doganave.

Më herët, Beja ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave.

Ndërkohë, Gentian Kerri emërohet Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave.

1 nga 3

/m.m/j.p/

The post Gazheli emërohet zv.ministër i Mjedisit, Besmir Beja drejtor i Përgjithshëm i Doganave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bardhi: Zvarritja për imunitetin e Ballukut, strategji për të bllokuar SPAK-un

28 January 2026 at 13:07

TIRANË, 28 janar/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagoi sot ndaj vendimit të Kuvendit për të shtyrë mbledhjen e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

“Zvarritja e çështjes Balluku, si në Parlament ashtu edhe në Gjykatën Kushtetuese, nuk është rastësi, por një operacion i koordinuar politik për të bllokuar SPAK-un dhe për të mbrojtur korrupsionin në majë të pushtetit”, u shpreh Bardhi.

Sipas tij, të njëjtën strategji ka ndjekur edhe Gjykata Kushtetuese, e cila dje shtyu pa afat vendimmarrjen për Belinda Ballukun.

“Sot, Kuvendi i Shqipërisë ka vijuar të njëjtën linjë: është shtyrë, pa asnjë arsye të ligjshme, mbledhja e Këshillit të Mandateve, me justifikimin se duhet pritur vendimi i Gjykatës Kushtetuese, edhe pse masa e re e sigurisë që kërkon SPAK ndaj Ballukut nuk ka asnjë lidhje me çështjen e pezullimit nga detyra”, shtoi Bardhi.

Si shtyrja nga Gjykata Kushtetuese, ashtu edhe shtyrja nga Kuvendi, për Bardhin, “janë hallka të të njëjtit zinxhir mbrojtës, të komanduar politikisht nga Edi Rama”.

“Për shkak se ka marrë një vendim pezullimi të vendimit të GJKKO-së, Gjykata Kushtetuese ka detyrimin ligjor të shqyrtojë këtë çështje me përparësi dhe të konkludojë me një vendimmarrje që zhbllokon veprimtarinë hetimore të SPAK”, shtoi Bardhi.

Çdo vonesë, sipas tij, “është shërbim i drejtpërdrejtë për Edi Ramën, për të blerë kohë kundër drejtësisë, dhe për Ballukun, për prishje provash, intimidim dëshmitarësh dhe vijim të aferave korruptive me vlerë miliona euro”.

/m.m/j.p/

The post Bardhi: Zvarritja për imunitetin e Ballukut, strategji për të bllokuar SPAK-un appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pjesëmarrje e plotë e Shqipërisë në programin e BE-së për përmirësimin e politikave publike

28 January 2026 at 13:00

TIRANË, 28 janar/ATSH-Maela Marini/ Marrëveshja e financimit mes Shqipërisë, Francës dhe Komisionit Evropian, për programin e bashkëpunimit (Interreg VI-C) Interreg Europe 2021-2027” synon transferimin e praktikave më të mira europiane në politikëbërje.

Gjatë prezantimit të kësaj marrëveshje në komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme, drejtori i Konvergjencës dhe Kohezionit në SASPAC, Klajdi Demko theksoi se ratifikimi i marrëveshjes mundëson pjesëmarrjen e plotë të Shqipërisë në një nga programet më të rëndësishme të BE-së për përmirësimin e politikave publike.

“Marrëveshja synon bashkëpunimin rajonal, shkëmbimin e përvojave dhe transferimin e praktikave më të mira europiane. Programi ‘Interreg Europe’ është një nga programet me shtrirjen më të gjerë gjeografike që përfshin 27 vende anëtare të BE-së, 7 vende IPA si dhe Danimarkën dhe Zvicrën”, u shpreh Demko.

Synimi kryesor i këtij programi, sipas tij, “nuk është financimi i investimeve publike, por përmirësimi i politikëbërjes publike përmes rritjes së kapaciteteve institucionale, shkëmbimit të njohurive dhe integrimit të praktikave të suksesshme europiane.

Në këtë kuadër, Demko theksoi se përfituesit kryesor janë institucionet publike në nivel kombëtar, vendor dhe qendror, si dhe organizatat fitimprurëse të cilat përmes bashkëpunimit rajonal përmirësojnë mënyrën se si zbatojnë politikat e zhvillimit.

Drejtori i Konvergjencës dhe Kohezionit në SASPAC theksoi se pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë program deri në këtë fazë ka qenë konkrete dhe e suksesshme.

Aktualisht, sipas tij, janë 35 përfitues të angazhuar në zbatimin e projekteve në kuadër të “Interreg Europe”, me një vlerë totale të kontraktuar 3.7 milionë euro.

“Ky nivel përfitimi ka kaluar parashikimet fillestare të 2 milionë eurove. Duhet pasur parasysh se ‘Interreg Europe’ është program me numër shumë të lartë të vendeve anëtare dhe për rrjedhojë me një konkurrencë shumë të lartë për fondet”, shtoi Demko.

Kjo, sipas tij, dëshmon rritjen e kapaciteteve të institucioneve shqiptare për të konkurruar me sukses në programet europiane dhe për të zbatuar projektet komplekse në partneritet me homologët e tyre në BE.

Demko theksoi se ratifikimi i kësaj marrëveshje është një hap i domosdoshëm për të garantuar vazhdimësinë ligjore dhe institucionale të pjesëmarrjes së Shqipërisë në programe si dhe për t’i krijuar institucioneve shqiptare sigurinë e nevojshme për zbatimin e projekteve aktuale në të ardhmen.

“Në të njëjtën kohë kjo marrëveshje kontribuon drejtpërdrejtë në procesin e integrimit europian duke ndihmuar administratën publike të përafrojë qasjet, standardet dhe praktikat e saj me ato të BE-së. Miratimi i këtij projektligji nuk përfaqëson vetëm një detyrim formal ndërkombëtar, por është një investim strategjik në kapacitetet institucionale të vendit në përmirësimin e politikave publike dhe në forcimin e rolit të Shqipërisë në BE”, shtoi Demko. /j.p/

Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme, foto: Andrin Hoxha
1 nga 21

The post Pjesëmarrje e plotë e Shqipërisë në programin e BE-së për përmirësimin e politikave publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ilir Meta rrëfen nga qelia të vërtetat e 21 Janarit, 14 Shtatorit dhe çështjes Hajdari

By: Ela
28 January 2026 at 13:36

Ilir Meta, ish-zv.kryeministër në kohën kur ndodhi 21 Janari 2011, ka publikuar për herë të parë nga burgu, fakte dhe dëshmi të reja, të pathëna dhe të papublikuara më parë, në lidhje me 21 Janarin, 14 Shtatorin ’98, si dhe me çështjen e Azem Hajdarit. Sipas Metës, protesta e 21 janarit ku u vranë 4 […]

The post Ilir Meta rrëfen nga qelia të vërtetat e 21 Janarit, 14 Shtatorit dhe çështjes Hajdari appeared first on BoldNews.al.

Besmir Beja emërohet drejtori i ri i Doganave, Gazheli i Doganave bëhet zv.ministër Mjedisi

By: Ela
28 January 2026 at 13:12

Besmir Beja është emëruar drejtor i ri i Doganave pas dorëheqjes së Gent Gazhelit. Beja ka qenë më herët sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, ku është emëruar që nga muaji gusht i vitit 2024. Ndërsa Gent Gazheli do të jetë zëvendës-ministër i Mjedisit. Lëvizja vjen në një moment ku raportohet se Gazheli mund të […]

The post Besmir Beja emërohet drejtori i ri i Doganave, Gazheli i Doganave bëhet zv.ministër Mjedisi appeared first on BoldNews.al.

Ari vazhdon rritjen, dollari bie! Trump i pashqetësuar për dobësimin e monedhës

By: Ela
28 January 2026 at 12:43

Çmimet e arit kanë vazhduar të rriten pasi tejkaluan kufirin simbolik prej 5,000 dollarësh në fillim të kësaj jave, ndërsa investitorët gjithnjë e më shumë e drejtojnë kapitalin e tyre në asete të sigurta. Duke u rritur me afërsisht 4% gjatë ditës, metali u vlerësua në mbi 5,300 dollarë të mërkurën në mëngjes në Evropë. […]

The post Ari vazhdon rritjen, dollari bie! Trump i pashqetësuar për dobësimin e monedhës appeared first on BoldNews.al.

“Do na çoni në ‘Uropë’ ju?”, Korreshi ironi me Gogun te ‘Ligjet’: Nuk shkohet me çizme me baltë dhe brekë të grisura

By: Ela
28 January 2026 at 12:29

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ironizoi socialistët në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, ku po diskutohet për programin e financimit Interreg Europe për bashkëpunimin ndërajonal. Korreshi theksoi se 3.6 milionë eurot e parashikuara do të përfundojnë si milionat për blerjen e çokollatave nga AKSHI dhe fondet IPARD, që u ngrinë nga autoritetet evropiane për […]

The post “Do na çoni në ‘Uropë’ ju?”, Korreshi ironi me Gogun te ‘Ligjet’: Nuk shkohet me çizme me baltë dhe brekë të grisura appeared first on BoldNews.al.

Skandali seksual që tronditi Malin e Zi! Dorëheqje të njëpasnjëshme të disa zyrtarëve

By: Ela
28 January 2026 at 12:14

Prej gati një muaji Mali i Zi është tronditur nga skandali që ka përfshirë zyrtarë shtetërore, pas publikimit të disa videove me përmbajtje intime. Pas këtij skandali seksual, nisën edhe dorëheqjet e njëpasnjëshme. Disa video të Mirjana Pajkoviçit, në atë kohë, sekretare e Ministrisë së të drejtave të njeriut dhe minoriteteve në Mal të Zi, […]

The post Skandali seksual që tronditi Malin e Zi! Dorëheqje të njëpasnjëshme të disa zyrtarëve appeared first on BoldNews.al.

Kursimet e shqiptarëve u zvogëluan gjatë muajit nëntor

28 January 2026 at 12:46

Nga Gazeta ‘SI’ – Gjatë muajit nëntor, depozitat në bankat shqiptare vlerësohen 1.452 triliardë lekë, me nëj rënie prej 6 mld lekësh nga muaji tetor, ose -0.4%.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, rritja vjetore është 8.72%.

Kursimet raportohen në rënie për monedhën vendase, 2.7 mld lekë më pak në sistem. Po ashtu shifrat tregojnë se kursimet kanë rënë edhe në valutë, 9.2 mld lekë.  

Rënia e depozitave gjatë nëntorit duket si një fenomen sezonal që lidhet me festat e periudhës dhe nevojës për konsum më të lartë.

Përgjatë dy viteve të fundit, depozitat kanë rezultuar si investimi më tërheqës për shqiptarët përballë një tregu të dobët të titujve të borxhit dhe një tregu investimesh të pazhvilluar ende. Rënia graduale e normave të interesit mund të ndryshojë sërish balancat.

Pak muaj më parë, Agjencia e Sigurimit të Depozitave njoftoi se po shqyrtohet mundësia e rritjes së vlerës së kursimeve të siguara, nga 25 mln lekë (të vjetra) në 100 milionë.

The post Kursimet e shqiptarëve u zvogëluan gjatë muajit nëntor appeared first on Gazeta Si.

Demo: Granti i performancës për bashkitë që ofrojnë shërbime më të mira

28 January 2026 at 11:55

TIRANË, 28 janar/ATSH/ Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo deklaroi sot se gjatë vitit 2025 bashkive u janë alokuar rreth 4 milionë euro në kuadër të grantit të perfomancës.

Gjatë një konference për shtyp, Demo tha se granti i performancës u nda për herë të parë në nivel vendor gjatë vitit të kaluar.

“Granti i performancës ka qenë i financuar 50% nga partnerët tanë, nga donatorët si ambasada zvicerane dhe po ashtu edhe nga buxheti i shtetit. Janë rreth 4 milionë euro që i janë alokuar bashkive në matjen e treguesve të qartë, përgjithësisht rregullativ për sa i përket funksionimit të tyre”, tha Demo.

Demo theksoi se në vitin 2026 do të thellohet koncepti i grantit të performancës.

“Besojmë se bashkitë që performojnë më mirë, bashkitë që kërkojnë shërbime më të mira për qytetarët, patjetër duhet të kenë mundësinë që të financohen. Ndaj granti i performancës do të kthehet në një instrument motivues për vetë bashkitë për të ofruar shërbime më të mira për vetë qytetarët. Ky do të jetë një vit shumë i rëndësishëm për grantin e performancës pasi do të kalojmë në matje specifike të shërbimeve që ofrohen në territor”, shtoi Demo.

/m.m/j.p/

The post Demo: Granti i performancës për bashkitë që ofrojnë shërbime më të mira appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Demo: Brenda shkurtit nisin trajnimet në Akademinë e Pushtetit Vendor

28 January 2026 at 11:44

TIRANË, 28 janar/ATSH/ Akademia e Pushtetit Vendor është instrument që do të vihet në dispozicion të bashkive për të siguruar shërbime më të mira në territor.

Gjatë një konference për shtyp, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo u ndal te sfidat që dalin para pushtetit vendor gjatë vitit 2026, ndërsa sqaroi edhe funksionet e Akademisë.

Sipas tij, gjatë vitit 2026 priten shumë nisma transformuese për sa i përket të ardhmes së së bashkive. “Ky është një vit ku procesi i reformës territoriale ka filluar dhe është kapaku që do të përfshijë të gjitha ato nisma për të garantuar një shtrat të shëndetshëm të zhvillimit të bashkive në dekadat që do të kemi përpara”, tha Demo.

Fuqizimi i bashkive, sipas tij, mbetet fjala kyçe që në vetvete përfshin si rritjen e kapaciteteve edhe fuqizimin institucional të bashkive me nisma konkrete si Akademia e Pushtetit Vendor.

“Ky është një moment historik për bashkitë në vend pasi është hera e parë që bashkitë do të kenë një strukturë të fokusuar në nevojat specifike të tyre. Bashkitë do të financojnë 50% të kostove të Akademisë dhe 50% financohen nga qeveria qendrore”, tha Demo.

Sipas tij, Akademia do të jetë një platformë ku bashkitë ndajnë me njëra-tjetrën praktikat më të mira që ato kanë konsoliduar në territor.

“Ndarja e eksperiencës dhe krijimi i një platforme të qëndrueshme për sa i përket modeleve më të mira që bashkitë mund të ndajnë me njëra- tjetrën e bëjnë Akademinë një instrument shumë të fuqishëm për pushtetin vendor”, tha Demo.

Akademia, sipas tij, “do të kthehet në një hallkë ku të gjithë partnerët dhe donatorët do të mbështesin pushtetin vendor”. “Brenda dhjetëditëshit të parë të muajit shkurt fillojnë trajnimet e para përmes Akademisë. Struktura është duke u ngritur. Jam i bindur se do të jetë instrument që bashkitë do ta kenë në krahë që të kemi shërbime më të mira në territor”, tha Demo.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo në konferencë për shtyp, foto: Florian Abaz...
1 nga 3

/m.m/j.p/

The post Demo: Brenda shkurtit nisin trajnimet në Akademinë e Pushtetit Vendor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Katër vajza dhunojnë të miturën në Selanik, e filmojnë dhe e publikojnë! Dy në pranga, njëra shqiptare

By: Ela
28 January 2026 at 11:51

Një incident i dhunshëm ka ndodhur në Selanik, ku një vajzë 17-vjeçare u rrah nga katër të mitura dhe përfundoi në spital me lëndime serioze në kokë. Sipas informacionit të siguruar nga Policia greke, ngjarja ka ndodhur pas një përleshjeje fizike, e cila është filmuar nga sulmueset dhe më pas u shpërnda në Instagramin e […]

The post Katër vajza dhunojnë të miturën në Selanik, e filmojnë dhe e publikojnë! Dy në pranga, njëra shqiptare appeared first on BoldNews.al.

Bllokada e kamionistëve/ Mali i Zi rrezikon të përballet me mungesa karburanti

By: Ela
28 January 2026 at 11:27

Mali i Zi rrezikon të përballet me mungesa karburanti për shkak të protestave në të gjithë rajonin dhe bllokadës së portit të Barit në Adriatik nga shoferët e kamionëve për shkak të rregullave kufizuese të hyrjes në BE, të cilat i kanë lënë ata përballë dëbimit për tejkalimin e kufizimeve të vizitave në zonën Shengen. […]

The post Bllokada e kamionistëve/ Mali i Zi rrezikon të përballet me mungesa karburanti appeared first on BoldNews.al.

Mossanga, romani i ri i Fate Velaj – një libër që nuk tregon, por zbërthen dhe shpalos!

By: Ela
28 January 2026 at 11:20

Në COD (Centre for Openness and Dialogue në Tiranë) u prezantua Mossanga, romani i ri i Fate Velaj – një libër që nuk tregon, por zbërthen dhe shpalos. Ishte Elisa Spiropali, ministre për Europën dhe Punët e Jashtme, që mbajti një laudatio mbi personin e shumëfishtë që qëndron brenda Fate Velaj. Gjatë diskutimit nën moderimin […]

The post Mossanga, romani i ri i Fate Velaj – një libër që nuk tregon, por zbërthen dhe shpalos! appeared first on BoldNews.al.

Trafikimi i 4 tonëve droge drejt Italisë/ GJKKO dënon Moisi Habilajn dhe Nezar Seiti, sa vite burg do të vuajnë

By: Ela
28 January 2026 at 11:10

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka dhënë vendimin përfundimtar në çështjen e trafikimit të 4 tonëve narkotikëve drejt Italisë. Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata e Lartë ka shpallur fajtor Moisi Habilajn dhe Nezar Seitin, ndërsa ka pushuar çështjen për dy të pandehur të tjerë. Moisi Habilaj është dënuar për kryerjen e veprave penale […]

The post Trafikimi i 4 tonëve droge drejt Italisë/ GJKKO dënon Moisi Habilajn dhe Nezar Seiti, sa vite burg do të vuajnë appeared first on BoldNews.al.

Dhunë verbale, psikologjike dhe fizike/ DETAJE nga sherri Neda-Ogren Balluku që përfundoi në dyert e Gjykatës

By: Ela
28 January 2026 at 11:00

Ndarja e Neda Balluku nga bashkëshorti i saj, Ogren Balluku, vëllai i Belinda Ballukut, ka rikthyer sërish vëmendjen e publikut, këtë herë për shkak të detajeve të reja që po dalin në dritë pas divorcit të bujshëm. Në daljen e parë publike pas ndarjes, moderatorja pranoi se marrëdhënia e tyre kishte kaluar prej vitesh në […]

The post Dhunë verbale, psikologjike dhe fizike/ DETAJE nga sherri Neda-Ogren Balluku që përfundoi në dyert e Gjykatës appeared first on BoldNews.al.

Pse ari vazhdon të shtrenjtohet?

28 January 2026 at 10:54

Lajmet e këqija janë lajme të mira për çmimin e arit. Këto ditë, edhe lajmet e mira janë gjithashtu lajme të mira.

Ndërsa kërcënimet e Presidentit Donald Trump ndaj aleatëve europianë u përshkallëzuan, çmimi i metalit të verdhë u rrit me shpejtësi. Kur ai hoqi dorë nga këto kërcënime, çmimi vazhdoi të rritej. Ari është tashmë mbi 17% më i shtrenjtë këtë vit, duke kaluar për herë të parë ndonjëherë nivelin prej 5.000 dollarësh për onzmë 26 janar. Ende nuk ka ardhur shkurti dhe ari tashmë ka tejkaluar shumë nga parashikimet e analistëve për fundin e vitit 2026.

Ky aset ndodhet në qendër të asaj që quhet “tregtia e zhvlerësimit” (debasement trade), ku investitorët, të shqetësuar nga shpenzimet fiskale të pakontrolluara, gjeopolitika e tensionuar dhe shembja e normave institucionale, shesin obligacionet qeveritare dhe dollarin, duke iu kthyer njërit prej aseteve më të vjetra për mbrojtje. Që nga momenti kur “muri” i tarifave globale të Trump u bë publik më 2 prill të vitit të kaluar, indeksi S&P 500 ra me më shumë se 1% në 27 raste. Mesatarisht, gjatë këtyre rënieve, çmimi i arit u rrit me 0.6% në ditë. Por ari rritet edhe kur aksionet rriten. Në 24 ditët kur S&P 500 u hodh përpjetë me më shumë se 1%, ari u rrit me 0.2%.

Vitet e fundit, bankat qendrore të vendeve në zhvillim, të udhëhequra nga Kina, e kanë nxitur këtë rritje. Këta investitorë jashtëzakonisht konservatorë janë dashuruar sërish me arin fizik, të cilin shpresojnë se do t’i mbrojë në mes të trazirave gjeopolitike. Megjithatë, flukset drejt fondeve të tregtueshme në bursë (ETF) të arit sugjerojnë se një grup i ri investitorësh po përfshihet nga “ethet e arit”, të tërhequr më shumë nga kthimet dhe diversifikimi sesa nga siguria. ETF-të e arit tani mbajnë mbi 4.000 tonë globalisht. Rezervat e tyre u rritën me 25% në vitin 2025 dhe tani vlejnë mbi 650 miliardë dollarë.

Investitorët aziatikë po udhëheqin këtë valë. Në dy vitet e fundit, zotërimet e arit nga ETF-të me bazë në Azi janë më shumë se trefishuar, duke arritur në 460 tonë. Në tremujorin e fundit të vitit 2025, Huaan Yifu Gold ETF, një fond kinez, regjistroi flukset e dyta më të mëdha hyrëse nga të gjitha ETF-të e arit, pas vetëm fondit kryesor të State Street, një gjigant amerikan i menaxhimit të aseteve, rezervat e të cilit janë 11 herë më të mëdha. Fonde të mëdha në Japoni dhe Korenë e Jugut gjithashtu shënuan rritje të ndjeshme.

Cheah Cheng Hye, bashkëthemelues miliarder i Value Partners, një nga menaxherët më të mëdhenj të aseteve në Azi, deklaroi së fundmi se tani investon 25% të pasurisë së tij në ar, nga 15% një vit më parë. Dera për investime më të qëndrueshme institucionale mund të jetë duke u hapur gjithashtu. Sistemi Kombëtar i Pensioneve i Indisë, një strukturë që mbulon skemat pensionale me kontribute të përcaktuara, lejoi fondet të alokojnë deri në 1% të 175 miliardë dollarëve të aseteve të tyre në ETF të metaleve të çmuara. Në fillim të vitit 2025, një program pilot për industrinë kineze të sigurimeve u lejoi dhjetë kompanive të investonin të njëjtën përqindje të aseteve të tyre në ar.

“Paraja e zgjuar” zakonisht i përçmon metalet e çmuara. Një aset që nuk prodhon flukse monetare – dhe kurrë nuk do t’i prodhojë – është i pamundur të vlerësohet duke zbritur fluksin e fitimeve të pritshme në të ardhmen, siç ndodh me aksionet apo obligacionet. Asetet, vlera e të cilave bazohet tërësisht në atë se sa mund të paguajë dikush tjetër për to në të ardhmen, janë një burim shqetësimi të kuptueshëm për menaxherët e kujdesshëm të portofolëve.

Por një aset që ofron stabilitet gjatë periudhave të panikut dhe që rritet lehtësisht pjesën tjetër të kohës, po bëhet gjithnjë e më i vështirë për t’u refuzuar. Analiza e MSCI, një ofrues i të dhënave financiare, sugjeron se një investitor me një përzierje tradicionale prej 60% aksione dhe 40% obligacione do të kishte mundur të rriste kthimet vjetore me katër pikë përqindjeje vitin e kaluar duke zëvendësuar gjysmën e obligacioneve me ar, pa shtuar pothuajse fare volatilitet në portofol.

Alokimet ndaj arit në portofolët gjigantë institucionalë të Perëndimit, të cilët zakonisht e kanë injoruar atë, mbeten ende minimale. Sipas Goldman Sachs, ari përbën vetëm 0.17% të pasurisë totale të amerikanëve të mbajtur në aksione dhe obligacione. Por çdo rritje prej 0.01 pikë përqindjeje në këtë peshë e rrit çmimin e metalit me rreth 1.4%. Nuk është e nevojshme që amerikanët të arrijnë nivelin aziatik të entuziazmit për arin që çmimi të vazhdojë të rritet./TheEconomist

The post Pse ari vazhdon të shtrenjtohet? appeared first on Gazeta Si.

❌
❌