Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

RUSI – Dronët ukrainas bllokojnë aeroportet e Moskës

28 December 2025 at 15:46

MOSKË, 28 dhjetor /ATSH-DPA/ –  Ukraina ka paralizuar përkohësisht trafikun ajror në kryeqytetin rus përmes sulmeve me dronë ndaj Moskës, duke shkaktuar ndërprerjen e qindra fluturimeve vetëm pak orë përpara nisjes së festave kombëtare, njoftuan autoritetet ruse.

Në aeroportet “Sheremetyevo” dhe “Vnukovo”, për disa orë nuk u lejuan as ngritje dhe as ulje avionësh, bëri të ditur një zëdhënës i autoritetit të aviacionit. Agjencia shtetërore ruse e lajmeve “Ria Novosti” raportoi se gjatë natës më shumë se 300 fluturime u anuluan ose u vonuan, ndërsa rreth 70 avionë u devijuan drejt aeroporteve alternative.

Dy aeroportet e tjera të Moskës, “Domodedovo” dhe “Zhukovsky”, nuk u prekën nga kufizimet.

Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, raportoi më herët për neutralizimin e një numri jashtëzakonisht të madh dronësh ukraina, rreth 30 gjithsej. Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se në mbarë vendin u rrëzuan 273 dronë. Si zakonisht, Ministria nuk dha detaje për dëmet e mundshme.

Kompanitë ajrore njoftuan gjithashtu pasagjerët për ndryshime në oraret e fluturimeve në Shën Petersburg dhe qytete të tjera. Linja ajrore shtetërore “Aeroflot” deklaroi sot në mëngjes se avionët e devijuar drejt aeroporteve alternative pritej të uleshin në Moskë gjatë ditës, duke shtuar se pasagjerët dhe ekuipazhet po trajtoheshin sipas procedurave.

Sipas autoriteteve, oraret e fluturimeve pritej të riktheheshin në normalitet sot me vonë.

Mijëra pasagjerë mbeten shpesh të bllokuar në aeroporte për shkak të kërcënimit nga dronët, veçanërisht gjatë festave ruse, të cilat nisin më 31 dhjetor dhe zgjasin deri më 11 janar./Ad.Ab./

The post RUSI – Dronët ukrainas bllokojnë aeroportet e Moskës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Polonia rrit sigurinë, instalon sistem anti-dronë në kufirin me Bjellorusinë

By: armand
23 December 2025 at 17:29

Polonia ka instaluar grupin e parë të një sistemi artilerie mbrojtëse në një kullë të re vëzhgimi në Ozierany, pranë kufirit polako-bjellorus, si pjesë e përpjekjeve për të forcuar sigurinë kundër kërcënimeve nga mjetet ajrore pa pilot, thanë zyrtarët të martën. “Është një kullë e veçantë sepse në këtë kullë po instalohet grupi i parë […]

The post Polonia rrit sigurinë, instalon sistem anti-dronë në kufirin me Bjellorusinë appeared first on BoldNews.al.

BERLIN – BKA: Gjermania regjistroi mbi 1 000 fluturime të dyshimta me dronë në 2025

22 December 2025 at 20:23

BERLIN, 22 dhjetor /ATSH-AA/ – Zyra Federale e Policisë Kriminale të Gjermanisë (BKA) regjistroi më shumë se 1.000 fluturime të dyshimta me dronë mbi vend deri në mesin e dhjetorit të këtij viti, raportuan mediat lokale.

“Që nga fillimi i vitit, ne kemi përpiluar një të ashtuquajtur raport situate me të gjitha të dhënat mbi rastet e dyshimta, që përfshijnë edhe Forcat e Armatosura Gjermane: Këtë vit, mbi 1.000 fluturime të dyshimta me dronë janë raportuar tashmë,” tha Presidenti i BKA-së, Holger Munch, për gazetën Bild.

“Zonat më të prekura në vendin tonë janë objektet ushtarake, aeroportet, por edhe infrastruktura të tjera kritike, siç janë prodhuesit e armëve dhe objektet portuale”, shtoi ai.

Kur u pyet nëse këto dronë mund të gjurmohen gjithmonë deri te aktorët rusë, Munch tha: “Ne nuk e dimë këtë me 100 për qind siguri. Kjo është gjithashtu për shkak të vështirësisë së kapjes dhe marrjes në pyetje të pilotëve të dronëve”.

Javën e kaluar, qeveritë federale dhe shtetërore përuruan një Qendër të Përbashkët të Mbrojtjes nga Dronët (GDAZ) në Berlin për të zbuluar dhe neutralizuar më mirë dronët e paautorizuar.

Në fillim të muajit, policia federale porositi një njësi të specializuar për mbrojtjen nga dronë për t’iu kundërvënë kërcënimeve në rritje nga dronë, e cila së shpejti do të përbëhet nga 130 forca speciale.

Ajo do të vendoset në aeroporte, në kryeqytet dhe në të gjithë vendin pranë objekteve të rëndësishme për sigurinë. Ndër të tjera, do të përdorë sisteme bllokimi të mbështetura nga inteligjenca artificiale dhe dronë automatikë përgjimi.

Parlamenti i Gjermanisë miratoi më shumë se 100 milionë euro për vitin 2025 dhe 2026 për të blerë teknologji mbrojtëse nga dronë nga prodhuesit gjermanë dhe izraelitë, me sisteme shtesë të planifikuara për muajt e ardhshëm.

Qeveria ka filluar gjithashtu reforma në Aktin e Sigurisë Ajrore, duke i dhënë policisë federale dhe ushtrisë kompetenca të reja ligjore për t’iu përgjigjur aktiviteteve të dyshuara të dronëve.

Sipas këtyre reformave, nëse teknologjia policore rezulton e pamjaftueshme kundër dronëve të mëdhenj ose të përparuar, forcat e armatosura gjermane do të ndërhyjnë përmes ndihmës administrative.

The post BERLIN – BKA: Gjermania regjistroi mbi 1 000 fluturime të dyshimta me dronë në 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ODESA – Dronë rusë pushtojnë qiellin e qytetit

19 December 2025 at 09:44

ODESA, 19 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Forcat ruse kanë nisur një sulm me dron Shaheed në qytetin e Odesës në jug të Ukrainës.

Dronët ruse u vunë re në lagje të shumta. Banorët raportuan një zjarr të madh dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të qytetit.

“Një pjesë e një prej zonave me popullsi të dendur të qytetit ishte përkohësisht pa energji elektrike, ujë dhe ngrohje.

Specialistët tashmë po punojnë për rivendosjen e situatës. Aktualisht kemi informacione për një person të plagosur në gjendje mesatarisht të rëndë.

Ai është transportuar në një strukturë mjekësore”, tha Serhiy Lysak, kreu i administratës ushtarake të Odesës.   /os/

The post ODESA – Dronë rusë pushtojnë qiellin e qytetit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dronët ukrainas godasin dy sisteme S-400 ruse në Belgorod

18 December 2025 at 21:48

Dronët kamikazë ukrainas kanë kryer një sulm të suksesshëm ndaj dy sistemeve raketore S-400 ruse në rajonin Belgorod të Rusisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Sipas raporteve të fundit, një nga sistemet e lëshimit u shkatërrua plotësisht pas një goditjeje të drejtpërdrejt, ndërsa tjetri pësoi dëmtime serioze që mund të ndikojnë në funksionimin e tij operativ.

Sulmi u realizua rreth 50 kilometra larg vijës së frontit, duke treguar aftësinë e Ukrainës për të goditur objektiva strategjike në territorin rus, pa u afruar direkt në zonat e rrezikshme të konfliktit.

Bombardime në Odesë, shpërthen anije tregtare pas sulmit me dronë dhe raketa

By: Elva
12 December 2025 at 16:58

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur portin e Odesës në Ukrainë pas një sulmi me dronë dhe raketa, që dyshohet se është kryer nga forcat ruse. Sipas autoriteteve ukrainase, një anije tregtare është përfshirë nga flakët pas bombardimeve, ndërsa pamjet e zjarrit dhe shpërthimit janë bërë virale në rrjete sociale. Deri më tani nuk raportohet […]

The post Bombardime në Odesë, shpërthen anije tregtare pas sulmit me dronë dhe raketa appeared first on BoldNews.al.

FOKUS – Polonia mund t’i japë Ukrainës avionë MiG në këmbim të teknologjisë së dronëve

10 December 2025 at 22:53

VARSHAVE, 10 dhjetor /ATSH-AA/ -Polonia po shqyrton mundësinë për t’i dhënë Ukrainës avionë luftarakë MiG-29 të epokës sovjetike në këmbim të aksesit në teknologjinë ukrainase të dronëve dhe raketave, theksoi Shtabi i Përgjithshëm i forcave të armatosura.

Zyrtarët ushtarakë thanë se avionët po i afrohen fundit të “jetës së tyre” të shërbimit dhe nuk ka gjasa t’i nënshtrohen modernizimit të mëtejshëm, duke e bërë një transferim të mundshëm pjesë si të rinovimit të flotës së Polonisë ashtu edhe të mbështetjes së saj më të gjerë për Kievin.

Shtabi i Përgjithshëm konfirmoi se bisedimet janë duke u zhvilluar, por theksoi se ende nuk është marrë asnjë vendim zyrtar. “Dhurimi i avionëve do të ishte pjesë e politikës së Aleancës për të mbështetur Ukrainën dhe për të ruajtur sigurinë e krahut lindor të NATO-s”, tha ai në platformën e kompanisë amerikane të mediave sociale X.

MiG-29 të Polonisë përfundimisht do të zëvendësoheshin nga F-16 të prodhuara në SHBA dhe avionë të lehtë luftarakë FA-50 të Koresë së Jugut, të cilët gradualisht po marrin përsipër detyrat operacionale të flotës.

Në këmbim, qeveria po eksploron mundësinë e marrjes së teknologjive të zgjedhura të raketave dhe dronëve nga Ukraina, inovacioni i shpejtë i së cilës në kohë lufte e ka bërë atë një prodhues të madh të sistemeve pa pilot.

“Qëllimi nuk është vetëm të kompensohet për pajisjet, por mbi të gjitha të fitohen dhe zhvillohen bashkërisht kompetenca të reja mbrojtëse dhe industriale”, thuhet në deklaratë.

Ukraina tani prodhon mijëra dronë në muaj dhe ka përshpejtuar zhvillimin e aftësive të sulmit me rreze të gjatë veprimi, mes hezitimit nga disa partnerë perëndimorë, përfshirë SHBA-në, për të ofruar armë të tilla.

Sipas agjencisë së lajmeve PAP të Polonisë, Ukraina aktualisht operon rreth 40 avionë luftarakë MiG-29. Që kur Rusia nisi luftën e saj në vitin 2022, Kievi ka marrë tashmë 14 MiG-29 nga Polonia dhe 13 nga Sllovakia, duke ndihmuar në mbështetjen e flotës së saj të vjetër.   /os/

The post FOKUS – Polonia mund t’i japë Ukrainës avionë MiG në këmbim të teknologjisë së dronëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dronë mbi një bazë të inteligjencës ushtarake franceze

By: Rovena
9 December 2025 at 16:21

Dronë të dyshuar janë parë duke fluturuar mbi një bazë të inteligjencës ushtarake franceze në tre netë të ndara muajin e kaluar, ka bërë të ditur të martën Forca Ajrore dhe Hapësinore Franceze.

Rasti shënon inkursionin e fundit mbi bazat ushtarake mbi vendet e Evropës.

Prokurorët francezë javën e kaluar nisën një hetim mbi dronët që dyshohet se kanë fluturuar mbi një bazë nëndetësesh bërthamore në bregdetin e Atlantikut.

Fluturimet e dronëve, kryesisht me origjinë të panjohur, kanë shkelur hapësirën ajrore të Evropës në muajt e fundit.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, i ka quajtur inkursionet “luftë hibride”.  Rusia mohon rregullisht akuzat se është përgjegjëse.

Pamjet e para të dronëve mbi bazën ushtarake Creil në Francën veriore kanë ndodhur më 26 nëntor, ka thënë në një deklaratë Forca Ajrore dhe Hapësinore Franceze.

Baza Creil strehon një qendër trajnimi inteligjence, ka thënë koloneli Thomas Bardin për të përditshmen franceze Le Parisien. Kushtet e vështira të motit e bën të pamundur që të konfirmohej nëse pamjet e dyshuara në netët e 28 dhe 30 nëntorit ishin dronë apo avionë komercialë.

SHBA-ja trajnon ushtrinë shqiptare për përdorimin e teknologjisë kundër dronëve

9 December 2025 at 14:28

TIRANË, 9 dhjetor /ATSH/ Javën e kaluar, kontraktorët e kompanive amerikane në fushën e mbrojtjes trajnuan ushtrinë shqiptare për të përdorur teknologjinë kundër sistemeve fluturuese pa pilotë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë bëri të ditur se ky program është pjesë e Partneritetit Shtetëror të Shqipërisë me Gardën Kombëtare të Nju-Xhersit (New Jersey).

Ambasada e SHBA-së në Tiranë thekson se këto armë të avancuara amerikane për dronë forcojnë kapacitetet mbrojtëse të Shqipërisë dhe mbështesin misionin e NATO-s për të ruajtur sigurinë kolektive.

“Ne ofrojmë armë antidronë Mk4 dhe armë antidron taktike. Është një sistem jo shkatërrues kundër dronëve. Ky sistem për ushtrinë shqiptare do të thotë një qasje për t’iu kundërvënë sistemeve pa pilot, të cilat janë një kërcënim në rritje në të gjithë globin sot. Qëllimi ynë këtu është të zbusim rrezikun për trupat si në distancë, ashtu edhe brenda rrezes së kundërsulmit të sistemeve pa pilot brenda qyteteve në të gjithë vendin”, u shpreh Nate Edwards i Drone Shield, në një video të publikuar nga Ambasada amerikane në Tiranë.

/gj.m/a.f/r.e/

The post SHBA-ja trajnon ushtrinë shqiptare për përdorimin e teknologjisë kundër dronëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjermani/ Shtohet kërcënimi dhe rreziku nga dronët pranë aeroporteve

By: Brisi
9 December 2025 at 08:24

Në hapësirën ajrore gjermane po shtohen gjithnjë e më tepër rastet e rrezikshme kur dronët hyjnë në trajektoret e avionëve. Sipas Shërbimit Gjerman të Sigurisë Ajrore (DFS) deri në fund të nëntorit të këtij viti janë regjistruar 208 ndërhyrje të rrezikshme në trafikun ajror të shkaktuara nga dronë. Kjo përbën një rritje të dukshme krahasuar me 149 ngjarje […]

The post Gjermani/ Shtohet kërcënimi dhe rreziku nga dronët pranë aeroporteve appeared first on BoldNews.al.

FRANCË – Disa dronë fluturojnë mbi bazën e nëndetëseve bërthamore

5 December 2025 at 14:17

PARIS, 5 dhjetor /ATSH-AFP/- Pesë dronë fluturuan dje në mbrëmje mbi bazën franceze të nëndetëseve në “Ile Longue”, në portin e Brest, në perëndimin e largët të Francës, , ku ndodhen nëndetëset bërthamore të lëshimit të raketave të armëve bërthamore franceze, raportoi xhandarmëria lokale.

“Batalioni i artilerisë detare që mbron vendin kreu disa sulme kundër dronëve”, sipas të njëjtit burim.

Baza franceze mbrohet nga 120 xhandarë detarë, të koordinuar nga një batalion pushkësh.

Vendi strehon katër nëndetëse, të cilat mirëmbahen, të paktën njëra prej të cilave është përgjithmonë në det për të siguruar parandalimin bërthamor.

Pesë dronë u zbuluan me mjete teknike. Dronët nuk janë të pazakontë në këtë zonë të kufizuar.

Natën midis 17 dhe 18 nëntorit, një tjetër dron u raportua “mbi Gadishullin Crozon”, i cili përfshin “Ile Longue”. //a.i/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

The post FRANCË – Disa dronë fluturojnë mbi bazën e nëndetëseve bërthamore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga dronët te teknologjia e përparuar, Komisioni Evropian paraqet planin për të luftuar trafikun e drogës

By: armand
4 December 2025 at 17:36

Komisioni Evropian ka paraqitur një paketë legjislative që synon luftimin e trafikut të drogës, një biznes kriminal që po ndikon gjithnjë e më shumë në jetën e qytetarëve evropianë në formën e dhunës, korrupsionit, ndotjes së mjedisit dhe shfrytëzimit të ekonomisë ligjore. Përdorimi i paligjshëm i drogës po rritet ndjeshëm në BE, me situatën që […]

The post Nga dronët te teknologjia e përparuar, Komisioni Evropian paraqet planin për të luftuar trafikun e drogës appeared first on BoldNews.al.

Moldavia mbyll përkohësisht hapësirën ajrore për shkak të dronëve

By: M C
29 November 2025 at 16:32

Moldavia, që gjendet në kufi me Ukrainën, mbylli hapësirën e saj ajrore për një orë gjatë natës, pas inkursionit të dronëve të rinj, tha Ministria e Mbrojtjes më 29 nëntor.

Ky shtet i vogël që gjendet në kufi me Ukrainën e shkatërruar nga lufta dhe me Rumaninë, vend anëtar të NATO-s, vazhdimisht është përballur me shkelje të hapësirës ajrore që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Incidenti i fundit vjen pasi Moldavia raportoi më herët këtë javë se një dron ishte rrëzuar në territorin e saj, teksa gjithsej gjashtë dronë që kishin kaluar hapësirën e saj ajrore.

Hapësira ajrore e Moldavisë “u mbyll përkohësisht për rreth një orë e 10 minuta, mes orës 22:43 dhe 23:53, si masë emergjente, pasi dy dronë të paidentifikuar fluturuan ilegalisht mbi territorin kombëtar, duke krijuar një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e aviacionit”, tha Ministria e Mbrojtjes në një komunikatë për media të shtunën.

Ajo shtoi se dronët e tipit Gerbera nuk ishin zbuluar nga radarët e Moldavisë, por inkursioni i tyre ishte “konfirmuar nga autoritetet kufitare ukrainase”.

“Nuk janë identifikuar objekte, copëza apo elemente që paraqesin rrezik për popullsinë dhe të dy dronët janë larguar nga hapësira ajrore kombëtare, duke u futur thellë në territorin ukrainas”, tha Ministria e Brendshme.

Megjithatë, tha ajo, dy avionë që po vinin drejt Kishinievit nga Parisi dhe Barcelona gjatë mbylljes së hapësirës ajrore devijuan fluturimet drejt Rumanisë.

Një tjetër aeroplan që po përgatitej të nisej nga Kishinievi u ndalua përkohësisht.

“Moldavia i dënon fuqishëm këto veprime të paligjshme dhe të rrezikshme, të cilat vunë në rrezik sigurinë e fluturimeve civile dhe jetët njerëzore”, tha Ministria e Mbrojtjes, duke i cilësuar shkeljet si “akte armiqësore të frikësimit dhe destabilizimit”.

Të mërkurën, Moldavia thirri ambasadorin rus në bisedë për shkak të rrëzimit të një droni, ndërsa vendosi dronin e rrëzuar para Ministrisë së Jashtme dhe i dorëzoi atij një notë proteste./REL

The post Moldavia mbyll përkohësisht hapësirën ajrore për shkak të dronëve appeared first on Albeu.com.

Dronë mbi Holandë, mbyllet aeroporti, ushtria shkon në vendngjarje

By: M C
22 November 2025 at 23:36

Trafiku ajror në aeroportin e Eindhovenit në Holandë është pezulluar pas shikimit të disa dronëve. Ministri holandez i mbrojtjes, Ruben Brekelmans, tha se masat mbrojtëse kundër dronëve ishin “gati për të ndërhyrë”.

Policia dhe ushtria e vendit janë gjithashtu në vendngjarje, shtoi ministri, dhe një hetim është duke vazhduar.

Bëhet e ditur se aeroporti në jug të Holandës përdoret si për qëllime ushtarake ashtu edhe për ato civile. Të gjitha llojet e trafikut ajror ishin ndaluar, sipas Brekelmans.

Ministria e mbrojtjes njoftoi se ushtria holandeze kishte përdorur armë kundër dronëve të parë mbi bazën e forcave ajrore në Volkel, rreth 40 kilometra në verilindje të Eindhoven.

Ndryshe, aeroporte të ndryshme në Evropë u mbyllën në shtator për shkak të pamjeve të dronëve, përfshirë ato në Danimarkë.

The post Dronë mbi Holandë, mbyllet aeroporti, ushtria shkon në vendngjarje appeared first on Albeu.com.

Rusia sulmon Ukrainën/ 25 të vrarë mes tyre edhe tre fëmijë, 73 të plagosur

By: Rovena
19 November 2025 at 15:07

Të paktën 25 persona kanë mbetur të vrarë, përfshirë tre fëmijë, në një sulm rus me dron dhe raketa në qytetin perëndimor të Ternopilit, i cili goditi dy blloqe apartamentesh, thonë zyrtarët ukrainas të shpëtimit.

73 persona të tjerë u plagosën, 15 prej të cilëve fëmijë, thanë zyrtarët, në një nga sulmet më vdekjeprurëse ruse në Ukrainën perëndimore që nga fillimi i luftës në shkallë të plotë në shkurt 2022.

Dy rajone të tjera perëndimore u goditën, Lviv dhe Ivano-Frankivsk, dhe një sulm me dron shënjestroi tre rrethe të qytetit verior të Kharkiv, duke plagosur më shumë se 30 persona. Fotot e postuara në internet tregonin ndërtesa dhe makina në flakë.

Ndërprerjet e energjisë elektrike po prekin një numër rajonesh në të gjithë vendin, tha ministria e energjisë e Ukrainës.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se Rusia kishte qëlluar më shumë se 470 dronë dhe 47 raketa, duke lënë pas “shkatërrim të konsiderueshëm”. Ai paralajmëroi se njerëz mund të jenë bllokuar nën rrënojat në Ternopil.

Shkatërrimi i shkaktuar nga sulmet ruse në Ternopil u bë shpejt i qartë. Një video e ndarë nga Zelensky tregoi se një nga dy blloqet e apartamenteve ishte shembur plotësisht. Ministri i brendshëm Ihor Klymenko tha se ishte shkatërruar midis katit të tretë dhe të nëntë.

Re tymi dilnin nga dritaret dhe zjarre të vegjël digjeshin jashtë apartamentit./abcnews.al

 

Vengu: Do prodhojmë dronë me izraelitët për të mbrojtur Samitin e NATO-s në 2027

By: Ela
12 November 2025 at 12:53

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu thotë se në bashkëpunim me një kompani izraelite, Shqipëria do të prodhojë dronë, të cilët do të përdoren për të ruajtur sigurinë gjatë Samitit të NATO-s, që do të zhvillohet në Tiranë në vitin 2027. A do ta ruajnë dronët shqiptarë Samitin e NATO-s në 2027? Vengu: Ky është objektivi që […]

The post Vengu: Do prodhojmë dronë me izraelitët për të mbrojtur Samitin e NATO-s në 2027 appeared first on BoldNews.al.

Belgjikë: Dronë mbi aeroporte dhe centrale bërthamore

By: Ela
12 November 2025 at 08:53

Dronët janë parë përsëri mbi infrastrukturën kritike në Belgjikë: Aeroporti i Liège-it u detyrua të pezullojë punën të dielën në mbrëmje pasi u vunë re disa dronë. E drona janë parë edhe mbi një termocentral bërthamor pranë Antwerpit. Trafiku ajror në aeroport, i cili është një nga aeroportet më të mëdha të mallrave në Evropë, u pezullua […]

The post Belgjikë: Dronë mbi aeroporte dhe centrale bërthamore appeared first on BoldNews.al.

BELGJIKË – Francken: Dronët mbi aeroportin e Brukselit nuk ishin vepër amatorësh

5 November 2025 at 19:34

BRUKSEL, 5 nëntor /ATSH-DPA/ – Ministri belg i Mbrojtjes, Theo Francken deklaroi sot se dronët që shkaktuan dhjetëra anulime në aeroportin e Brukselit nuk ishin vepër amatorësh.

“Është e qartë se diçka më e madhe po ndodh këtu”, i tha Francken Komitetit belg të Mbrojtjes.

“Duhet të reagojmë shpejt”, shtoi ai.

Rreth 54 fluturime u anuluan në aeroportin e Brukselit të mërkurën, pasi operacionet u pezulluan për shkak të pranisë së dronëve.

Dronë u panë gjithashtu mbi një bazë ushtarake në Wallonia dhe një bazë tjetër të përdorur nga NATO, në Kleine-Brogel në Flandër.

Francken foli për një kërcënim hibrid që është real dhe serioz, duke vënë në dukje se incidenti përputhej me episodet e fundit në të gjithë Evropën.

“Incidentet me dronë janë të koordinuara në kohë dhe hapësirë, ato janë qëllimisht shkatërruese”, tha ai.

“Nuk u përdorën frekuenca klasike radioje, por rrjete 4G dhe 5G”, shpjegoi Francken.

“Për të luftuar kërcënimin, një qendër mbikëqyrjeje ajrore duhet të bëhet funksionale”, pohoi Francken.

Ai tha gjithashtu se dëshiron të propozojë blerjen e shpejtë të sistemeve të zbulimit dhe mbrojtjes kundër dronëve./  a.jor.

The post BELGJIKË – Francken: Dronët mbi aeroportin e Brukselit nuk ishin vepër amatorësh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dronët shkaktojnë kaos në Belgjikë: Brukseli dhe Liège mbyllin aeroportet pas alarmit të sigurisë

By: D Marku
5 November 2025 at 13:40

Një incident i pazakontë ka shkaktuar kaos në hapësirën ajrore belge mbrëmjen e së martës, pasi shikime të përsëritura të dronëve detyruan mbylljen e përkohshme të dy aeroporteve kryesore të vendit, atij të Brukselit dhe Liège.

Sipas zëdhënësit të kontrollit të trafikut ajror, Kurt Verwilligen, rreth orës 20:00 me orën lokale, një dron u vu re pranë pistës së aeroportit të Brukselit. Autoritetet ndërprenë menjëherë të gjitha fluturimet, duke devijuar avionët hyrës dhe pezulluar nisjet për arsye sigurie. Pas një rihapjeje të shkurtër dy orë më vonë, operacionet u ndalën sërish për shkak të shikimeve të tjera të ngjashme. Ende nuk dihet kur pritet normalizimi i trafikut ajror.

Kompania “Brussels Airlines” raportoi anulimin e 15 fluturimeve dhe devijimin e tetë të tjerave drejt aeroporteve alternative. Ndërkohë, aeroporti i Liège, një qendër e rëndësishme për transportin e mallrave, u mbyll gjithashtu pasi radarët identifikuan lëvizje të paautorizuara ajrore.

Ngjarja ndodh vetëm pak ditë pas shikimeve të dronëve mbi një bazë ushtarake belge. Ministri i Mbrojtjes, Theo Francken, deklaroi për RTBF se bëhet fjalë për një “aksion të organizuar, me elemente profesionalizmi dhe qëllime destabilizuese”.

Incidenti i fundit shton shqetësimet për sigurinë ajrore në Evropë, ku muajt e fundit janë shënuar episode të ngjashme në Kopenhagë dhe Oslo, si dhe alarme për dronë të dyshuar rusë në hapësirat ajrore të Polonisë e Rumanisë. Autoritetet belge po hetojnë për origjinën dhe qëllimin e fluturimeve misterioze.

The post Dronët shkaktojnë kaos në Belgjikë: Brukseli dhe Liège mbyllin aeroportet pas alarmit të sigurisë appeared first on Albeu.com.

Dronët shkaktojnë kaos në Belgjikë: Brukseli dhe Liège mbyllin aeroportet pas alarmit të sigurisë

By: gaze tare
5 November 2025 at 09:00

Një incident i pazakontë ka shkaktuar kaos në hapësirën ajrore belge mbrëmjen e së martës, pasi shikime të përsëritura të dronëve detyruan mbylljen e përkohshme të dy aeroporteve kryesore të vendit, atij të Brukselit dhe Liège.

Sipas zëdhënësit të kontrollit të trafikut ajror, Kurt Verwilligen, rreth orës 20:00 me orën lokale, një dron u vu re pranë pistës së aeroportit të Brukselit. Autoritetet ndërprenë menjëherë të gjitha fluturimet, duke devijuar avionët hyrës dhe pezulluar nisjet për arsye sigurie. Pas një rihapjeje të shkurtër dy orë më vonë, operacionet u ndalën sërish për shkak të shikimeve të tjera të ngjashme. Ende nuk dihet kur pritet normalizimi i trafikut ajror.

Kompania “Brussels Airlines” raportoi anulimin e 15 fluturimeve dhe devijimin e tetë të tjerave drejt aeroporteve alternative. Ndërkohë, aeroporti i Liège, një qendër e rëndësishme për transportin e mallrave, u mbyll gjithashtu pasi radarët identifikuan lëvizje të paautorizuara ajrore.

Ngjarja ndodh vetëm pak ditë pas shikimeve të dronëve mbi një bazë ushtarake belge. Ministri i Mbrojtjes, Theo Francken, deklaroi për RTBF se bëhet fjalë për një “aksion të organizuar, me elemente profesionalizmi dhe qëllime destabilizuese”.

Incidenti i fundit shton shqetësimet për sigurinë ajrore në Evropë, ku muajt e fundit janë shënuar episode të ngjashme në Kopenhagë dhe Oslo, si dhe alarme për dronë të dyshuar rusë në hapësirat ajrore të Polonisë e Rumanisë. Autoritetet belge po hetojnë për origjinën dhe qëllimin e fluturimeve misterioze.

The post Dronët shkaktojnë kaos në Belgjikë: Brukseli dhe Liège mbyllin aeroportet pas alarmit të sigurisë appeared first on iconstyle.al.

❌
❌