Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 31 December 2025Main stream

KIEV – Ukraina sulmon me dronë terminalin e naftës në veri të Moskës

31 December 2025 at 22:02

KIEV, 31 dhjetor /ATSH-DPA/ – Dronë ukrainas kanë goditur dhe i kanë vënë flakën një depoje të madhe karburanti në rajonin Yaroslavl në verilindje të Moskës, thanë sot zyrtarët e shërbimit sekret në Kiev.

”Terminali ‘Temp’ në qytetin e Rybinskut është pjesë e rezervave strategjike të Rusisë dhe sulmi kishte në shënjestër asetet thelbësore për pushtimin e Ukrainës nga Moska”, tha shërbimi sekret SBU.

“SBU vazhdon të prishë zinxhirët e furnizimit të produkteve ruse të naftës si jashtë vendit ashtu edhe për trupat që sulmojnë Ukrainën me saktësi kirurgjikale”, citoi agjencia e lajmeve Ukrinform një zyrtar të paidentifikuar.

Agjencia publikoi një video që tregonte një zjarr të madh pas shtëpive të mbuluara me borë, megjithëse vendndodhja e saktë nuk mund të identifikohej.

Nuk pati asnjë koment nga pala ruse mbi raportin ukrainas. Yaroslavl ndodhet rreth 280 kilometra në verilindje të Moskës dhe më shumë se 800 kilometra nga Ukraina.

Dronët ukrainas sulmuan gjithashtu sot objektiva të tjerë brenda Rusisë.

”Në rajonin jugor të Krasnodarit, një zjarr shpërtheu në rafinerinë e naftës në portin Tuapse të Detit të Zi, sipas stafit operativ lokal. Zjarri u shua”, thanë zyrtarët./ /Ad.Ab./ a.jor.

The post KIEV – Ukraina sulmon me dronë terminalin e naftës në veri të Moskës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

KIEV – Rusia intesifikon sulmet nda Ukrainës

30 December 2025 at 10:09

KIEV, 30 nëntor /ATSH-ANSA/ – Gjatë natës, Rusia ka kryer një sulm ndaj Ukrainës me dy raketa balistike Iskander-M dhe rreth 60 dronë sulmues të tipit Shahed, Gerbera dhe modele të tjera.

Lajmi u bë i ditur Forca Ajrore e Ukrainës, e cituar nga Ukrainska Pravda.

Sipas njoftimit, mbrojtja ajrore ukrainase ka rrëzuar ose neutralizuar një raketë balistike dhe 52 dronë në veri, jug dhe lindje të vendit.

Ndërkohë, një raketë balistike dhe tetë dronë kanë goditur pesë lokalitete të ndryshme.

The post KIEV – Rusia intesifikon sulmet nda Ukrainës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Inteligjenca estoneze: Rusia nuk po planifikon aktualisht sulm ndaj një vendi baltik ose NATO

29 December 2025 at 15:16

Shefi i inteligjencës së jashtme të Estonisë, Kaupo Rosin tha se aktualisht nuk ka asnjë tregues se Rusia synon të sulmojë ndonjë nga vendet baltike ose NATO-n “në shkallë më të gjerë”

Në një intervistë për transmetuesin publik të Estonisë ERR, drejtori i përgjithshëm i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme estoneze, Rosin tha se “Ajo që po shohim ende sot është se Rusia aktualisht nuk ka ndërmend të sulmojë asnjë nga shtetet baltike ose NATO-n në shkallë më të gjerë”.

Ai tha se detyra e Estonisë ishte të siguronte që situata “të mbetej e tillë”, duke vënë në dukje se Rusia e ka përshtatur sjelljen e saj pas përgjigjeve perëndimore dhe të NATO-s ndaj incidenteve të fundit në rajon.

“Deri më tani është ende e qartë se Rusia e respekton NATO-n dhe aktualisht po përpiqet të shmang çdo konflikt të hapur”, tha Rosin. Ai vuri në dukje një sërë incidentesh gjatë vitit të kaluar, përfshirë dëmtimin e kabllove nënujore, ndërhyrjet me dronë në hapësirën ajrore të NATO-s dhe shkeljet e avionëve.

Sipas tij, reagimi i Rusisë ndaj përgjigjeve të NATO-s sugjeron një dëshirë për të parandaluar përshkallëzimin.

“Pas incidenteve të ndryshme, duke filluar me kabllot nënujore disa kohë më parë ose ndërhyrjet e ndryshme me dronë në hapësirën ajrore të NATO-s ose shkeljet e avionëve, ajo që kemi parë është se në përgjigje të reagimeve nga Perëndimi ose NATO, Rusia ka marrë masa të ndryshme për të parandaluar që incidente të tilla të ndodhin përsëri në të ardhmen”, tha ai.

Shefi i inteligjencës shtoi se rrugët e fluturimit të dronëve mbi Ukrainë janë rregulluar për të minimizuar rrezikun ndërsa avionët rusë mbi Detin Baltik tani “po monitorojnë me shumë kujdes rrugët e tyre të fluturimi për të shmangur shkaktimin e incidenteve”.

Rosin tha se nuk ka pasur incidente të reja lidhur me kabllot që kur NATO nisi misionin e saj Baltik Sentry në rajon. Ai paralajmëroi se rreziqet mbeten të larta për shkak të aktivitetit të vazhdueshëm ushtarak dhe luftës në Ukrainë. “Në teori, ngjarje të tilla janë ende të mundshme, por për momentin nuk shohim ndonjë tregues se Rusia po përpiqet qëllimisht të përshkallëzojë situatën”, shtoi Rosin.

Lidhur me shqetësimet për “flotën në hije” të cisternave të naftës të Rusisë, Rosin tha se interesi kryesor i Moskës ishte ruajtja e lirisë së lëvizjes në Detin Baltik për të mbrojtur të ardhurat jetësore nga nafta. Ai vuri në dukje se veprimet perëndimore, përfshirë një operacion francez për të hipur në një tanker, treguan se flota “nuk ishte plotësisht e paprekshme”.

Rosin thotë se një zgjidhje paqeje në Ukrainë që nuk përbënte qartë humbje të Rusisë mund të rriste rreziqet për rajonin.

“Ka të ngjarë që kjo të rrisë rreziqet për ne, veçanërisht nëse Rusia bëhet më e sigurt dhe e guximshme. Kjo është sigurisht pikë shqetësuese. Edhe nëse shfaqet një lloj armëpushimi, marrëveshjeje paqeje ose konflikti i ngrirë, nëse shkon kaq larg, Rusia do të duhet të mbajë ende prani të konsiderueshme ushtarake kundër Ukrainës, e cila do të vazhdonte të kufizonte burimet e saj”, tha ai.

Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus

By: Rovena
25 December 2025 at 22:39

Një grua 80-vjeçare ka humbur jetën sot në Çernihiv, qytet në veri të Ukrainës, si pasojë e goditjes së një droni rus mbi një ndërtesë pesëkatëshe.

Dhjetë persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre tre fëmijë. Kështu shkruan Ukrinform, duke cituar Policinë Kombëtare.

“Është ngritur një strehë pranë vendit të sulmit armik, ku banorët lokalë mund të ngrohen. Punonjësit e policisë po mbledhin denoncime për dëmet në prona”, thuhet në raport.

Në vendngjarje po punojnë ekipet hetimore të policisë, ekspertët mjeko-ligjorë dhe të gjitha shërbimet e emergjencës.

E rëndë në Durrës/ Qentë endacakë sulmojnë 8-vjeçarin

By: Brisi
22 December 2025 at 12:41

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin bregdetar të Durrësit. Një fëmijë i mitur rreth 8-vjeç, është sulmuar nga një tufë qensh endacakë në shëtitoren “Taulantia” të qytetit. Sipas raportimeve, fëmija ndodhej në shëtitore së bashku me familjarët, kur është rrethuar dhe kafshuar nga qentë, duke përjetuar momente paniku. Ai është transportuar […]

The post E rëndë në Durrës/ Qentë endacakë sulmojnë 8-vjeçarin appeared first on BoldNews.al.

Bombardim rus në Zaporizhia, 26 të plagosur dhe dhjetëra apartamente të shkatërruara

By: gaze tare
17 December 2025 at 16:47

Një sulm ajror i ushtrisë ruse ka goditur qytetin e Zaporizhias në juglindje të Ukrainës, duke lënë të paktën 26 persona të plagosur, përfshirë edhe një fëmijë, kanë bërë të ditur autoritetet lokale. Guvernatori rajonal, Ivan Fyodor, njoftoi se Rusia përdori bomba ajrore të drejtuara, të cilat shkaktuan shkatërrime të mëdha në ndërtesa banimi, infrastrukturë dhe një institucion arsimor.

Sipas tij, tre sulme goditën qytetin dhe periferitë e Zaporizhias brenda një kohe të shkurtër. Shërbimi Shtetëror i Emergjencave i Ukrainës konfirmoi se ekipet e shpëtimit vazhdojnë punën për pastrimin e rrënojave dhe për ndihmën e të plagosurve.

Policia ukrainase, duke cituar BBC-në, bëri të ditur se brenda gjysmë ore u hodhën katër bomba ajrore të drejtuara. Dy prej tyre goditën ndërtesa apartamentesh, duke shkatërruar rreth 130 apartamente dhe duke lënë shumë familje pa strehë. Një bombë tjetër goditi një zonë infrastrukturore industriale, ku u dëmtuan objekte prodhimi, ndërsa bomba e katërt shpërtheu pranë një shkolle të mesme. Nxënësit nuk u lënduan, por një grua mbeti e plagosur.

Imazhet e publikuara nga AFP tregojnë zjarrfikësit duke luftuar me flakët në një ndërtesë banimi tetëkatëshe, me fasadë të nxirë dhe dritare të shkatërruara.

Zaporizhia, e cila kishte rreth 710 mijë banorë para pushtimit rus në shkurt të vitit 2022, ndodhet më pak se 25–30 kilometra nga vija e frontit dhe është bombarduar vazhdimisht, ndërsa forcat ruse vazhdojnë avancimin gradual në zonë.

The post Bombardim rus në Zaporizhia, 26 të plagosur dhe dhjetëra apartamente të shkatërruara appeared first on iconstyle.al.

Heroi mysliman që shpëtoi hebrenjtë në sulmin terrorist në Australi/ 43-vjeçari i mori armën autorit dhe shpëtoi dhjetëra jetë

By: M C
14 December 2025 at 21:09

Një 43-vjeçar mysliman është kthyer në simbol heroizmi në Australi, pasi ndërhyri pa asnjë armë dhe neutralizoi një nga autorët e sulmit terrorist të ndodhur në Bondi Beach të Sidneit, gjatë një aktiviteti hebraik për festën e Hanukkah-ut.

Bëhet fjalë për Ahmed al Ahmed, baba i dy fëmijëve dhe pronar i një dyqani frutash, i cili u filmua teksa i afrohet nga pas njërit prej sulmuesve, i merr armën nga duart dhe e hedh mënjanë, duke shmangur një masakër edhe më të madhe.

Pamjet u bënë virale në rrjetet sociale dhe treguan momentin kur Ahmed rrezikon jetën e tij për të shpëtuar qytetarë të pafajshëm. Ai u qëllua dy herë gjatë ndërhyrjes dhe u transportua me urgjencë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

Sipas familjarëve, Ahmed nuk ka pasur asnjëherë përvojë me armë zjarri. “Ai është një hero. Shpresojmë të jetë mirë,” është shprehur kushëriri i tij, duke shtuar se gjendja e 43-vjeçarit është e qëndrueshme.

Media australiane dhe autoritetet e larta të vendit e kanë cilësuar Ahmed al Ahmed si hero. Kryeministri i New South Wales, Chris Minns, deklaroi se “ka shumë njerëz që janë gjallë sot falë guximit të tij”.

Sulmi i armatosur në Bondi Beach ishte i drejtuar ndaj komunitetit hebre dhe la pas 11 viktima dhe 29 të plagosur, mes tyre edhe dy efektivë policie. Një nga autorët u vra, ndërsa një tjetër u arrestua i plagosur.

Përfaqësues të komunitetit mysliman në Australi dënuan ashpër sulmin dhe shprehën solidaritet me viktimat, ndërsa historia e Ahmed al Ahmed u përshëndet gjerësisht si një shembull i rrallë i guximit dhe humanizmit.

The post Heroi mysliman që shpëtoi hebrenjtë në sulmin terrorist në Australi/ 43-vjeçari i mori armën autorit dhe shpëtoi dhjetëra jetë appeared first on Albeu.com.

TEL AVIV – Shteti i Palestinës dënon sulmin në Sidnej

14 December 2025 at 20:32

TEL AVIV, 14 dhjetor /ATSH-DPA/ – Autoriteti Palestinez dënoi sulmin me armë nga dy të armatosur gjatë një feste të Hanukës sot në Bondi Beach, në Sidnej, Australi.

Sulmi shkaktoi të paktën 12 persona të vrarë, ndërsa udhëheqësit australianë e shpallën si një akt terrorist të drejtuar ndaj komunitetit hebre.

Agjencia palestineze e lajmeve WAFA raportoi se Shteti i Palestinës nxori një deklaratë ku riafirmohet pozicioni i tij për refuzimin e të gjitha formave të ekstremizmit dhe terrorizmit, përfshirë vrasjen e civilëve.

Deklarata gjithashtu dënoi vrasjet e vazhdueshme të civilëve nga Izraeli në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor.

Në deklaratë u shprehën ngushëllime për familjet e viktimave, si dhe për qeverinë dhe popullin australian, duke uruar shërim të shpejtë për të lënduarit.

Australia është ndër disa vende që njohën shtetin palestinez gjatë këtij viti.
Izraeli ka akuzuar Australinë se inkurajon terrorizmin kundër hebrenjve. /Ad.Ab./

 

The post TEL AVIV – Shteti i Palestinës dënon sulmin në Sidnej appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Masakra në Australi/ Shkon në 16 numri i viktimave, mes tyre edhe fëmijë

By: Brisi
14 December 2025 at 21:21

Ka shkuar në 16 numri i personave që kanë humbur jetën nga të shtënat me armë në Sidney të Australisë, mes të cilëve edhe fëmijë, raporton BBC. Sulmi ndodhi në kohën kur në zonë po zhvillohej një aktivitet për fillimin e festës hebraike Hanuka, ndërsa policia konfirmon se ngjarja po trajtohet si një akt terrorist. […]

The post Masakra në Australi/ Shkon në 16 numri i viktimave, mes tyre edhe fëmijë appeared first on BoldNews.al.

Masakra me 12 viktima në Australi/ Dalin PAMJE të reja nga vendngjarja, si u neutralizuan autorët

By: Brisi
14 December 2025 at 19:08

Pamjet që shikoni më poshtë janë nga masakra në Australi  ku 12 persona humbën jetën dhe 29 të tjerë u plagosën pasi dy individë të armatosur hapën zjarr ndaj një turme të madhe njerëzish të mbledhur në plazhin Bondi, me rastin e festimit të festës hebraike Hanukkah. Sipas pamjeve të publikuara nga mediat e huaja, […]

The post Masakra me 12 viktima në Australi/ Dalin PAMJE të reja nga vendngjarja, si u neutralizuan autorët appeared first on BoldNews.al.

“Akt i pështirë”/ Bota dënon sulmin vdekjeprurës në plazhin australian: T’i japim fund së bashku antisemitizmit

By: M C
14 December 2025 at 17:37

Të paktën 11 njerëz janë vrarë dhe gati 30 të tjerë janë plagosur kur persona të armatosur hapën zjarr gjatë një feste hebraike në plazhin Bondi të Sidnejt të dielën, njoftuan autoritetet australiane. Sulmi, i cilësuar si terrorist nga Australia, është dënuar nga e gjithë bota.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio:

“Antisemitizmi nuk ka vend në këtë botë. Lutemi për viktimat e këtij sulmi të tmerrshëm, komunitetin hebre dhe popullin e Australisë”.

Keir Starmer, kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar:

“Lajme thellësisht shqetësuese nga Australia. Ngushëllime për të gjithë ata që janë prekur nga sulmi i tmerrshëm në plazhin Bondi”.

Benjamin Netanyahu, kryeministër i Izraelit:

“Disa muaj më parë i shkrova letër kryeministrit të Australisë. I thashë se politikat e tyre po hedhin benzinë mbi zjarrin antisemitik. Kjo nxit urrejtjen ndaj hebrenjve që tani po përhapet në rrugët tuaja. Antisemitizmi është kancer. Ai përhapet kur udhëheqësit heshtin, prandaj dobësia duhet të zëvendësohet me veprime”.

“Kjo nuk kishte ndodhur në Australi, dhe sot ndodhi diçka e tmerrshme atje: vrasje me gjakftohtësi. Numri i të vrarëve, për fat të keq, rritet në çdo çast”.

Christopher Luxon, kryeministër i Zelandës së Re:

“Australia dhe Zelanda e Re janë më shumë se miq, ne jemi familje. Jam i tronditur nga skenat shqetësuese në Bondi, një vend që qytetarët e Zelandës së Re e vizitojnë çdo ditë”.

Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian:

“E tronditur nga sulmi tragjik në plazhin Bondi. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet dhe të dashurit e viktimave”.

“Evropa qëndron përkrah Australisë dhe komuniteteve hebreje kudo. Ne jemi të bashkuar kundër dhunës, antisemitizmit dhe urrejtjes”.

Donald Tusk, kryeministër i Polonisë:

“Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave të sulmit të tmerrshëm terrorist në plazhin Bondi, Sidnej. Antisemitizmi, kudo që shfaqet, çon në akte kriminale. Sot, Polonia qëndron përkrah Australisë në këtë kohë zie”.

Ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares:

“I tmerruar nga sulmi terrorist në Australi kundër komunitetit hebre. Shpreh solidaritetin tim me viktimat dhe të dashurit e tyre, me popullin dhe Qeverinë e Australisë”.

“Urrejtja, antisemitizmi dhe dhuna nuk kanë vend në shoqëritë tona”.

Jonas Gahr Stoere, kryeministër i Norvegjisë:

“Jam i tronditur nga sulmi i tmerrshëm në plazhin Bondi Beach, Australi, gjatë një aktiviteti hebre për Hanukën”.

“E dënoj këtë akt të neveritshëm terrori në termat më të fortë të mundshëm. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për të gjithë ata që janë prekur nga sulmi i sotëm tragjik”.

Ulf Kristersson, kryeministër i Suedisë:

“Jam i indinjuar nga sulmi në Sidnej kundër komunitetit hebre. Së bashku, duhet ta luftojmë përhapjen e antisemitizmit”./REL

The post “Akt i pështirë”/ Bota dënon sulmin vdekjeprurës në plazhin australian: T’i japim fund së bashku antisemitizmit appeared first on Albeu.com.

GJERMANI – Pesë të arrestuar me dyshimin për planifikim sulmi në një treg Krishtlindjesh

14 December 2025 at 12:23

MYNIH, 14 dhjetor /ATSH-DPA/ – Pesë persona janë arrestuar nën dyshimin për planifikim sulmi në një treg Krishtlindjesh në Gjermaninë jugore, tha prokurori publik në Mynih.

”Urdhëra arresti zyrtar u lëshuan për katër prej burrave, ndërsa njëri u mor në paraburgim parandalues ​​për planet e dyshuara për të sulmuar një treg Krishtlindjesh në zonën Dingolfingut, në jug të shtetit të Bavarisë”, tha prokurori.

Prokurorët aktualisht dyshojnë për një motiv islamik për sulmin, i cili ndoshta do të kryhet duke përdorur një automjet.

Zyra e prokurorit publik theksoi edhe prezumimin e pafajësisë.

Gazeta ”Bild” kishte raportuar më parë për rastin.

Arrestimet besohet se kanë ndodhur të premten dhe personat u sollën më pas para gjykatës të shtunën.

Sipas zyrës së prokurorit publik, burrat janë një egjiptian 56-vjeçar, një sirian 37-vjeçar dhe tre marokenë të moshës 22, 28 dhe 30 vjeç.

Sipas gjendjes paraprake të hetimeve, thuhet se egjiptiani ka bërë thirrje për një sulm në një xhami në zonën Dingolfing-Landau.

Fillimisht nuk ishte e qartë se kur duhej të ndodhte sulmi ose sa konkrete ishin planet.

Ministri i Brendshëm bavarez, Joachim Herrmann, i tha ”Bild”-it se “falë bashkëpunimit të shkëlqyer të autoriteteve tona të sigurisë, disa të dyshuar mund të arrestoheshin në një kohë shumë të shkurtër, duke parandaluar kështu një sulm potencialisht të motivuar nga islamikët në Bavari”./ a.jor.

The post GJERMANI – Pesë të arrestuar me dyshimin për planifikim sulmi në një treg Krishtlindjesh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sulm me armë në një universitet në SHBA, 2 viktima dhe 9 të plagosur

By: armand
14 December 2025 at 08:33

Një sulm me armë ka ndodhur në universitetin Brown në SHBA. Dy student kanë humbur jetën dhe 9 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Gjashtë prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike për jetën. Autoritet kanë publikuar pamjet të autorit të dyshuar, i moshës 30 vjeç ku në momentin e sulmit ishte veshur me rroba […]

The post Sulm me armë në një universitet në SHBA, 2 viktima dhe 9 të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Sulmohen disa persona në aeroportin Heathrow në Londër

By: Ela
7 December 2025 at 11:35

Një incident i dhunshëm është regjistruar në aeroportin Heathrow në Londër. Ngjarja ka ndodhur në parkimin e Terminalit 3, ku disa persona janë sulmuar në rrethana ende të paqarta. Forcat policore ndërhynë menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur arrestimin e një personi të dyshuar për sulmin. Ende nuk ka informacion të detajuar mbi numrin […]

The post Sulmohen disa persona në aeroportin Heathrow në Londër appeared first on BoldNews.al.

GAZA – Tre të vrarë nga sulmet izraelite edhe pas armëpushimit

6 December 2025 at 16:19

GAZA, 6 dhjetor /ATSH-DPA/ –  Ushtria izraelite ka vrarë sot tre palestinezë në pjesën veriore të Rripit të Gazës, pavarësisht armëpushimit aktual, sipas njoftimeve palestineze.

”Tre persona të tjerë u plagosën gjatë një sulmi me dron ndaj një grupi civilësh perëndim të Beit Lahia”, njoftoi agjencia palestineze e lajmeve WAFA, duke cituar burime mjekësore.

Ushtria izraelite tha se në dy incidente të ndara, “disa terroristë” kaluan linjën e verdhë pas të cilës trupat izraelite u tërhoqën si pjesë e armëpushimit që hyri në fuqi më 10 tetor.

”Duke u konsideruar si një kërcënim i menjëhershëm, trupat hapën zjarr dhe eliminuan tre nga terroristët”, njoftoi ushtria izraelite në Telegram.

Informacioni i dhënë nga të dyja palët nuk mund të verifikohej menjëherë në mënyrë të pavarur.

Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit, në Rripin e Gazës ka pasur incidente të izoluar me pasoja fatale, ndërsa operacionet për të eliminuar çdo kërcënim të menjëhershëm po vazhdojnë, sipas ushtrisë./  /Ad.Ab./

The post GAZA – Tre të vrarë nga sulmet izraelite edhe pas armëpushimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E rëndë në Durrës/ I moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me sende të forta në kokë

By: gaze tare
6 December 2025 at 10:45

Një ngjarje e rëndë e dhunës në familje ka tronditur qytetin e Durrësit, ku një i moshuar ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Policia njofton se pas një telefonate për ndihmë, efektivët shkuan menjëherë në vendngjarje, duke parandaluar përshkallëzimin e situatës dhe pasoja më të rënda për jetën e viktimës.

Në flagrancë u arrestua A. R., 76 vjeç, i dyshuar për dhunën ndaj bashkëshortes së tij, F. D., 70 vjeçe. Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit, gjatë një konflikti për motive të dobëta. Autori ka përdorur një send të fortë, konkretisht një shkop druri, duke goditur viktimën në kokë.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë, situata u menaxhua në kohë dhe u evitua përshkallëzimi i dhunës. Viktima, e cila pësoi dëmtime të rënda fizike, u transportua menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim mjekësor.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe për të dokumentuar faktet që lidhen me dhunën. Autoritetet rikujtojnë qytetarët për rëndësinë e raportimit të rasteve të dhunës në familje dhe nënvizojnë se ndërhyrja e shpejtë e Policisë shpesh mund të shpëtojë jetë.

Ngjarja ngre shqetësime për dhunën ndaj të moshuarve dhe sigurinë e familjeve në komunitet, duke theksuar nevojën për ndërgjegjësim dhe masa mbrojtëse më efektive.

The post E rëndë në Durrës/ I moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me sende të forta në kokë appeared first on iconstyle.al.

Qentë sulmojnë të moshuarin në Vlorë, gruaja përleshet t’i marrë bastunin

1 December 2025 at 12:14


Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Vlorë, ku një qytetar i moshuar, me probleme shëndetësore, është sulmuar nga qentë endacakë në rrugë.

Sipas TopChannel, qytetari mundohet të mbrohet duke marrë shkopin që mbante në dorë dhe duke u munduar t’i shpërndajë qentë.

Në atë moment ndërhyn një tjetër grua, e cila përleshet me të moshuarin dhe tenton t’i marrë bastunin në mënyrë që të mos qëllojë kafshët. /Telegrafi/


VIDEO/ Bardella në aktivitetin e librave, i moshuari e godet me vezë në kokë

By: Brisi
29 November 2025 at 21:33

Kreu i Partisë së Tubimit Kombëtar në Francë, Jordan Bardella, u godit me vezë në kokë nga një i moshuar, teksa ishte në një aktivitet të promovimit të librit të tij, raporton BFMTV. Sipas raportimit të mediave të huaja, 74-vjeçari i cili ndodhej në radhë për të firmosur librin nga Bardella papritur ka nxjerrë një […]

The post VIDEO/ Bardella në aktivitetin e librave, i moshuari e godet me vezë në kokë appeared first on BoldNews.al.

DAMASK – Të paktën 20 të vrarë në një sulm izraelit në jug të Sirisë

28 November 2025 at 20:58

DAMASK/TEL AVIV, 28 nëntor /ATSH-DPA/ – Një operacion ushtarak izraelit në jugperëndim të Sirisë ka lënë të paktën 20 persona të vrarë, njoftoi sot ministria e Jashtme siriane, në atë që cilësohet si inkursioni më i madh që nga rrëzimi i ish-presidentit Bashar al-Assad.

Përleshjet në Beit Jinn, pranë një zone tampon afër Lartësive të Golanit të aneksuara nga Izraeli, raportohet se nisën kur trupat izraelite hynë në sot në qytet.

“Dhjetëra familje janë larguar drejt fermave të Beit Jinn-it, qytetit Saasaa, fshatrave përreth, si dhe drejt Damaskut dhe rrethinave të tij”, tha Waaled Akkass kryetari i komunës së Beit Jin. “Banorët po jetojnë në frikë”, shtoi ai.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se operacioni  u ndërmor për të arrestuar dy anëtarë të grupit ekstremist al-Jama’a al-Islamiya, të dyshuar për planifikimin e sulmeve ndaj civilëve izraelitë.

Sipas IDF-së, persona të armatosur hapën zjarr ndaj ushtarëve izraelitë, të cilët u kundërpërgjigjën dhe morën mbështetje ajrore.

Tre ushtarë izraelitë u plagosën rëndë, ndërsa disa militantë u vranë dhe të gjithë të dyshuarit u ndaluan.

Ministria e Jashtme siriane e dënoi sulmin kriminal, duke e quajtur incidentin “krim të mirëfilltë lufte dhe një masakër të tmerrshme që mori jetën e mbi 20 civilëve, përfshirë gra e fëmijë”.

Pas rrëzimit të Assad-it, Izraeli vendosi trupa në zonën tampon të kontrolluar nga OKB mes Lartësive të Golanit dhe territorit të kontrolluar nga Siria, duke e justifikuar masën me nevojën për të penguar vendosjen e grupeve radikale në rajonin kufitar.

Sipas mediave izraelite, anëtarët e ndaluar të al-Jama’a al-Islamiya më parë kishin lëshuar raketa drejt Izraelit.

Grupi është i lidhur me milicinë pro-iraniane Hezbollah në Liban dhe me grupin militant palestinez Hamas në Rripin e Gazës. /Ad.Ab./

The post DAMASK – Të paktën 20 të vrarë në një sulm izraelit në jug të Sirisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Akt terrorist”/ Çfarë dihet deri tani për sulmin me armë pranë Shtëpisë së Bardhë?

By: Brisi
27 November 2025 at 19:27

Presidenti, Donald Trump i quajti të shtënat ndaj trupave të Gardës Kombëtare pranë Shtëpisë së Bardhë një “akt terrori”. Çfarë dihet tani në lidhje me sulmin dhe autorin e dyshuar? Sipas autoriteteve amerikane, një afgan hapi zjarr ndaj dy anëtarëve të Gardës Kombëtare në qendër të Uashingtonit të mërkurën pasdite (ora lokale), duke i plagosur rëndë. […]

The post “Akt terrorist”/ Çfarë dihet deri tani për sulmin me armë pranë Shtëpisë së Bardhë? appeared first on BoldNews.al.

❌
❌