Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Shqipëria e vajzave nis përgatitjet për miqësoren e dytë kundër Turqisë

29 November 2025 at 18:20

TIRANË, 29 nëntor /ATSH/ Kombëtarja e vajzave zhvilloi pasditen e sotme seancën e radhës stërvitore, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e dytë miqësore ndaj Turqisë, e cila do të luhet të hënën, në orën 14:00, në stadiumin “Yusuf Ziya Öniş”.

Seanca e sotme u nda në dy grupe, ku lojtaret që u aktivizuan titullare në sfidën e djeshme kryen ushtrime rikuperuese.

Ndërkohë, pjesa tjetër e skuadrës, futbollistet që luajtën më pak minuta dhe ato që nuk u aktivizuan, zhvilluan një stërvitje të plotë taktike me stafin teknik, me qëllim që të integrohen sa më shpejt në idenë e lojës së Kombëtares së vajzave.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se e gjithë skuadra gëzon formë të mirë dhe nuk ka asnjë shqetësim.

Kombëtarja barazoi 1–1 ndeshjen e parë miqësore ndaj skuadrës vendase, falë golit të shënuar nga Alma Hilaj.

Këto dy teste miqësore janë mjaft të rëndësishme për të vlerësuar formën e ekipit përpara nisjes së kualifikueseve të Kupës së Botës për vajza 2027.

Ndeshja e dytë Turqi-Shqipëri do të transmetohet live në FSHF Tv.

/gj.m/r.e/

The post Shqipëria e vajzave nis përgatitjet për miqësoren e dytë kundër Turqisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kombëtarja e vajzave barazon 1-1 ndeshjen e parë miqësore kundër Turqisë

28 November 2025 at 16:15

TIRANË, 28 nëntor/ATSH/ Kombëtarja e vajzave barazoi 1–1 ndeshjen e parë miqësore ndaj Turqisë. Në takimin e zhvilluar sot në stadiumin “Necmi Kadıoğlu”, golin për skuadrën tonë e shënoi Alma Hilaj.

Trajneri Armir Grima hodhi në fushë këtë formacion: Spahiu (GK), Curraj, Hamonikaj, Hilaj, Bajraktari, Franja, Doçi (c), Zarka, Krasniqi, Berisha, Troka.

Trajneri Grima hodhi në fushë këtë formacion: Spahiu (GK), Curraj, Hamonikaj, Hilaj, Bajraktari, Franja, Doçi (c), Zarka, Krasniqi, Berisha, Troka.

FSHF njofton se përfaqësuesja jonë zhvilloi një pjesë të parë shumë të mirë, duke mbrojtur saktë, duke sulmuar me shpejtësi dhe duke treguar qarkullim të pastër të topit. Vajzat tona u shfaqën më të shpejta dhe më të organizuara se vendaset, të cilat e patën të vështirë të gjenin hapësira për shkak të lojës kompakte të skuadrës sonë.

Sipas FSHF-së, kuqezezat kaluan shpejt në avantazh, në minutën e 20-të. Pas një krosimi të Megi Doçit në zonë, qendërmbrojtësja Alma Hilaj u gjend saktë dhe shënoi me kokë, duke i dhënë epërsinë Shqipërisë. Edhe pas golit, skuadra vazhdoi të krijonte mundësi të mira në sulm, por nuk arriti të gjejë sërish rrjetën. Pjesa e parë u mbyll 0–1 në favorin tonë.

Me nisjen e pjesës së dytë, Turqia gjeti golin e barazimit në minutën e 50-të, falë një goditjeje të fortë nga jashtë zone të numrit 10, Ebru Topçu. Vendaset u shfaqën më kërkuese në këtë fraksion, duke u afruar disa herë rrezikshëm pranë zonës sonë dhe duke kërcënuar portën.

“Edhe skuadra jonë pati momente të mira në lojë gjatë pjesës së dytë, por disa faulle të dukshme nuk iu akorduan vajzave tona, duke ndikuar në ritmin dhe zhvillimin e aksioneve. Në minutat e fundit Shqipërisë iu mohua edhe një penallti, pasi Krasniqi depërtoi në zonë dhe u pengua qartë, por arbitrja kryesore nuk reagoi dhe vendosi të mos fishkëllejë. Ky vendim ndikoi në rezultatin final, megjithëse vajzat tona luftuan deri në sekondat e fundit. Ndeshja u mbyll me rezultatin 1-1”, thuhet në njoftim.

Kombëtarja e vajzave do të luajë një tjetër miqësore ndaj Turqisë të hënën, datë 1 dhjetor, në orën 14:00, në stadiumin “Yusuf Ziya Öniş”.

/e.i/r.e/

The post Kombëtarja e vajzave barazon 1-1 ndeshjen e parë miqësore kundër Turqisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kombëtarja e vajzave udhëton sot drejt Stambollit

27 November 2025 at 13:14

TIRANË, 27 nëntor /ATSH/ Kombëtarja e vajzave udhëton sot drejt Stambollit për dy ndeshjet miqësore ndaj Turqisë.

Skuadra ishte planifikuar të nisej pasditen e djeshme, por për shkak të anulimit të fluturimit, programi është rishikuar dhe është rezervuar një fluturim i ri për ditën e sotme.

Për këtë arsye, ekipi nuk do të zhvillojë seancën stërvitore të planifikuar në Turqi.

Ndeshja e parë Turqi – Shqipëri do të luhet nesër, në orën 13:00 dhe do të transmetohet live në FSHF TV.

/gj.m/j.p/

The post Kombëtarja e vajzave udhëton sot drejt Stambollit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vajzat e Kombëtares flasin për miqësoret ndaj Turqisë

26 November 2025 at 13:33

TIRANË, 26 nëntor /ATSH/ Kombëtarja e vajzave vijon me përgatitjet në Tiranë në kuadër të dy ndeshjeve miqësore kundër Turqisë.

Përfaqësuesja kuqezi do të udhëtojë sonte drejt Stambollit, ku do të zhvillohen edhe dy takimet e planifikuara më 28 nëntor (ora 13:00) dhe 1 dhjetor (ora 14:00).

Në kuadër të këtyre dy ndeshjeve, trajneri Grima ka grumbulluar disa futbolliste të reja.

Një ndër to është Dilajda Leka, e cila aktivizohet me Anderlechtin në Belgjikë. 18-vjeçarja shprehet e lumtur për ftesën dhe premton se do japë maksimumin me fanellën kuqezi.

“Luaj në Belgjikë me Anderlehtin. Jam 18 vjeçe. Jam shumë e lumtur për ftesën me Kombëtaren shqiptare dhe premtoj që do jap maksimumin tim dhe do bëj çdo gjë për të arritur gjëra me kombëtaren. Duhet të luajmë që të fitojmë fillimisht dhe të tregojmë që si ekip mund të bëjmë diçka për në Botëror sepse këto janë prova për kualifikueset e ardhshme”, tha Leka për fshf.org

Një tjetër futbolliste e grumbulluar rishtaz është mesfushorja kuqezi e Stuttgartit, Dafina Redzepi.

Në një prononcim për fshf.org, ajo shprehet krenare për ftesën nga Kombëtarja dhe shpreson për rezultate pozitive në miqësoret kundër Turqisë.

“Luaj në Gjermani për Stuttgartin në rolin e mesfushores. E kam pritur ftesën shumë mirë, jam shumë krenare që jam këtu për herë të parë. Kemi dy ndeshje me Turqinë dhe uroj të fitojmë. Duhet të japim 100% edhe pse janë vetëm ndeshje miqësore”, thotë Dafina për fshf.org.

Mesazh të shkurtër dha edhe Teresa Deda, mesfushorja e Vllaznisë e cila është grumbulluar për herë të parë me Kombëtaren.

“Vij për herë të parë në këtë grumbullim. Premtoj se do jap maksimumin për fanellën kuqezi”, tha ajo.

Skuadra do të niset pasditen e sotme drejt Stambollit dhe nesër do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore në Turqi. Ndeshja e parë Turqi – Shqipëri do të luhet më 28 nëntor në ora 13:00 në stadiumin “Necmi Kadıoğlu” dhe do të transmetohet falas në FSHF Tv.

/gj.m/j.p/

The post Vajzat e Kombëtares flasin për miqësoret ndaj Turqisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Grima: Po bëjmë maksimumin për të forcuar grupin, miqësoret me Turqinë test i rëndësishëm

24 November 2025 at 15:52

TIRANË, 24 nëntor /ATSH/ Kombëtarja e vajzave ka nisur grumbullimin për dy miqësoret ndaj Turqisë, që do të luhen më 28 nëntor dhe 1 dhjetor.

Nën drejtimin e trajnerit Armir Grima, vajzat do të zbresin në fushë pasditen e sotme për të zhvilluar stërvitjen e parë, ndërsa tekniku kuqezi ka dhënë një prononcim për fshf.org.

Trajneri Grima komentoi prurjet e reja në këtë grumbullim, foli për kundërshtarin në dy miqësoret dhe theksoi rëndësinë e këtyre ndeshjeve si pjesë e përgatitjeve për kualifikueset e Botërorit “Brazil 2027”.

Duke folur për prurjet e reja, trajneri Grima tha se stafi teknik po bën maksimumin për të forcuar grupin.

“E dimë që në mars na presin ndeshje shumë të vështira, pasi kemi edhe një grup shumë të fortë. Për të bërë më të mirën tonë dhe për të pretenduar diçka më shumë, normalisht duhet që grupi të forcohet. Kemi gjashtë vajza të reja që vijnë në këtë grumbullim. Dua të falënderoj Federatën që na ka krijuar mundësinë t’i shohim nga afër dhe të vlerësojmë sa të përshtatshme janë për t’iu bashkuar grupit që kemi”, tha Grima.

Trajneri i vajzave kuqezi vlerësoi kundërshtaret, duke u shprehur se futbolli i vajzave në Turqi ka pasur një zhvillim shumë të mirë në periudhën e fundit. “E dimë që është një Kombëtare e fortë, e cila është ngjitur në Ligën B. Është një ekip pothuajse i barabartë me ne dhe është një test i mirë për të parë se ku jemi realisht me gjendjen tonë.”

Ndërsa për kualifikueset e Botërorit Brazil 2027 Grima u shpreh se janë të vetëdijshëm për kundërshtarët që kemi në grup dhe çfarë mund të bëhet në këtë drejtim.

“Normalisht duhet shumë punë, duhet t’i bëjmë yzmetin punës në maksimum për të marrë maksimumin tonë në këtë grup. Unë kam shumë besim te vajzat, duke ditur kualitetin dhe cilësitë që kanë. Shpresojmë që edhe vajzat që kemi afruar të bëhen pjesë e rëndësishme e skuadrës sonë. Sa më shumë zgjidhje të kemi, aq më mirë do të jetë për futbollin dhe për Kombëtaren”, mbylli prononcimin e tij trajneri Grima.

The post Grima: Po bëjmë maksimumin për të forcuar grupin, miqësoret me Turqinë test i rëndësishëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndeshja miqësore ndaj Moldavisë, Kombëtarja U-21 zhvillon seancën e parë stërvitore

10 November 2025 at 18:46

TIRANË, 10 nëntor/ATSH/ Kombëtarja U-21 ka zhvilluar pasditen e sotme seancën e parë stërvitore në qendrën e Kombëtares moldave, në Vadul lui Vodă, në kuadër të ndeshjes miqësore që do të luhet të enjten ndaj Moldavisë U-21.

Pjesa më e madhe e lojtarëve janë bashkuar me ekipin që të dielën, ndërsa mesditën e sotme në grumbullim mbërritën edhe Giulio Veliaj, Gjergji Kote, Besar Gudjufi, Rrok Toma, Elton Fikaj dhe Etnik Brruti. I fundit që do të mbërrijë në grumbullim është Elmedin Rama, i cili do të bashkohet sonte në mbrëmje me grupin.

Nën urdhrat e trajnerit Alban Bushi dhe stafit teknik, Kombëtarja u stërvit për më shumë se një orë. Seanca e sotme u fokusua te përgatitja atletike dhe ushtrimet tekniko-taktike.

Kombëtarja U-21 do të mbyllë të mërkurën përgatitjet për ndeshjen e parë miqësore ndaj Moldavisë U-21, e cila do të luhet të enjten në qendrën stërvitore të Kombëtares moldave, në Vadul lui Vodă, në orën 12:00.

The post Ndeshja miqësore ndaj Moldavisë, Kombëtarja U-21 zhvillon seancën e parë stërvitore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kombëtarja U-21 luan dy miqësore ndaj Moldavisë dhe Ukrainës

TIRANË, 31 tetor /ATSH/ Kombëtarja shqiptare U-21 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në muajin nëntor, në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Europian U-21 2027.

Kuqezinjtë e trajnerit Alban Bushi do të përballen me Moldavinë U-21 dhe Ukrainën U-21.

Takimi i parë, Moldavi U-21 – Shqipëri U-21, është programuar më 13 nëntor, në orën 15:00, dhe do të luhet në Tiraspol, në “Sports Complex Sheriff”.

Ndeshja e dytë, Shqipëri U-21 – Ukrainë U-21, do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, më 17 nëntor, në orën 18:00.

Këto dy miqësore do të shërbejnë si një test i rëndësishëm për trajnerin Bushi dhe stafin teknik, për të parë nga afër gjendjen e skuadrës dhe për të vlerësuar futbollistët që nuk kanë pasur shumë minuta me Kombëtaren U-21.

The post Kombëtarja U-21 luan dy miqësore ndaj Moldavisë dhe Ukrainës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përmbysje me spektakël, Shqipëria mposht Jordaninë në miqësore, gol dhe asist nga Broja

14 October 2025 at 21:06

Shqipëria po vazhdon momentin e mirë, pas asaj fitore historike në Leskova, pasi mbrëmjen e sotme ka mposhtur me rezultatin 4-2 Jordaninë, në një miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Edhe pse me 7 ndryshime në formacion, kuqezinjtë tanë ishin dominues pothuajse gjatë gjithë lojës, me disa dalje të rrezikshme të Jordanisë, […]

The post Përmbysje me spektakël, Shqipëria mposht Jordaninë në miqësore, gol dhe asist nga Broja appeared first on BoldNews.al.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë në miqësoren ndaj Jordanisë

By: V K
14 October 2025 at 14:32

Këtë të martë, Kombëtarja shqiptare do të luajë miqësoren përballë Jordanisë, në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Një test që do t’i vlejë shumë trajnerit Silvinjo, si për lojtarët e rinj në skuadër, ashtu edhe për ata që nuk kanë marrë shumë minuta në këto kualifikuese.

Për këtë arsye, priten shumë ndryshime në formacionin me 11 titullarët që do të zbresin në fushë.

Në portë nuk do të jetë i përhershmi Tomas Strakosha, por shtatlarti i Egnatias, Mario Dajsinani.

Mbrojtja do të rreshtohet me Balliun në të djathtë dhe Naser Alijin në të majtë, ndërsa në qendër do të luajnë Klisman Cake dhe Enea Mihaj.

Edhe mesfusha do të ketë ndryshime, me Yasir Ramadanin, të shoqëruar nga Medon Berisha dhe Nedim Bajrami, ndërkohë që në sulm pritet të jenë Arbër Hoxha në të majtë, Jasir Asani në të djathtë dhe Mirlind Daku në majë të sulmit, shkruan A2 CNN.

Ky mund të jetë një formacion i mundshëm nga trajneri brazilian për këtë miqësore, ndonëse qëllimi kryesor është të shihen të gjithë lojtarët, një provë e fundit para dy ndeshjeve vendimtare të muajit nëntor ndaj Andorrës dhe Anglisë, që do të japin verdiktet finale për rrugëtimin e kuqezinjve drejt Botërorit 2026.

Miqësorja Shqipëri–Jordani, do të luhet këtë të martë, duke nisur prej orës 19:00.

The post Formacioni i mundshëm i Shqipërisë në miqësoren ndaj Jordanisë appeared first on Albeu.com.

Cake: Ftesa në Kombëtare ishte surprizë

13 October 2025 at 17:24

TIRANË, 13 tetor /ATSH/ Shqipëria do përballet nesër në një miqësore me Jordaninë në stadiumin  “Air Albania”, në ndeshjen që fillon në orën 19.00.

Lojtari i Kombëtares, Klisman Cake deklaroi sot në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Jordaninë se, ftesa në Kombëtare ishte surprizë.

“Grupi është shumë i mirë. E kam gjetur shumë të bashkuar, si në rrallë vende është. Dua t’i falënderoj për mikpritjen”, tha ai.

Cake u shpreh se nuk kishte folur më parë me trajnerin Silvinjo.

“Nuk kisha folur më parë me trajnerin, fola pasi erdha në hotel”, u shpreh.

I pyetur nëse nesër do të bëjë debutimin me Kombëtaren, Cake tha se, “askush nuk e jep këtë premtim. Ne gjithmonë jemi gati për Kombëtaren. Askush nuk premton gjë”.

“Nuk e kisha menduar gjatë. Kur më erdhi, ishte surprizë. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Gjithë jetën kuqezi. Tek Shkëndija janë gëzuar shumë. Duke ditur sa shumë e duan Kombëtaren dhe sa patriotë janë. Më uruan të fitoj lojën me Serbinë, që ishte kryesore”, tha ai për ftesën në Kombëtare.

Lojtari i Shkëndijës së Tetovës, u shpreh se, “tek Shkëndija më japin emocion ngjyrat kuqezi, por Kombëtarja ndjesi tjetër. Nuk krahasohet me asnjë klub”.

Ai gjithashtu ftoi të gjithë tifozët të jenë nesër në stadium.

“Nesër ftoj të gjithë tifozët, si kanë dalë nëpër rrugë, i ftoj të vijnë në stadium dhe ta festojmë së bashku atë fitore që arritëm”, tha Cake.

/gj.m/j.p/

The post Cake: Ftesa në Kombëtare ishte surprizë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Silvinjo: Kemi dy ndeshje të rëndësishme në nëntor

13 October 2025 at 17:22

TIRANË, 13 tetor /ATSH/ Pas fitores 0-1 në Leskovac ndaj Serbisë, Shqipëria do përballet me Jordaninë në miqësore të martën në “Air Albania”, në ndeshjen që fillon në orën 19.00.

Trajneri i kombërares, Silvinjo doli sot përpara kësaj sfide në një konferencë për shtyp.

Ai theksoi se në miqësoren ndaj Jordanisë do të aktivizohen edhe lojtarë që janë aktivizuar më pak.

“Nesër do të bëjmë pak nga gjithçka. Nuk është e thjeshtë. Nuk besoj te miqësoret, luajnë të gjithë për të fituar dhe nuk besoj se duhen futur 11 lojtarë që nuk kanë qenë kurrë bashkë. Sepse pastaj paraqitja nuk është, është e vështirë që të vlerësosh lojtarët. Por punojmë që sot, nesër e caktojmë 11-shen”, tha ai.

Megjithatë, shtoi Silvinjo, “nesër mund të shkojnë në fushë të gjithë, duhet ekuilibruar një skuadër që bën mirë, dhe vlerësojmë lojtarët që janë me ne. Ka lojtarë që kanë shumë muaj këtu dhe nuk kanë luajtur titullarë”.

“Ne i vlerësojmë të gjitha, stërvitjen, ushtrimet, padyshim më e rëndësishme është ndeshja. Cake dhe Gripshi janë lojtarë me personalitet. Tani nuk e di ende, nesër do të jetë një miks i gjithçkaje”, tha ai.

Për kthimin nga Serbia, Silvinjo tha se, “kthimi pas ndeshjes ishte i vështirë, erdhëm në 4, kishte shumë njerëz në aeroport, e dija që nuk ishte ndeshje normale, e bukur”.

“Lojtarët ishin të aftë. Na ndihmoi eksperienca e Europianit të menaxhonim ndeshjen ndaj Serbisë”.

Për mundësinë e arritjes së Botërorit, Silvinjo u shpreh se, “llogaritë tona janë ndeshjet tona, kemi dy ndeshje të rëndësishme në nëntor. Të lumtur po. Për herë të parë Shqipëria shkon të luajë dy ndeshjet e fundit me shanse që të luajë në play-off, është e bukur. Ndeshja e radhës është shumë e rëndësishme, llogaritë janë për ndeshjet tona”.

I pyetur për të ardhmen e tij në pankinën e Kombëtares shqiptare, Silvinjo tha se, “nuk është koha të flasim për të ardhmen time”.

“E tillë është jeta e lojtarët dhe trajnerit. Kam luajtur 15 vite si lojtar dhe si trajner 5-6 vite. Jemi mësuar me të tilla ulje-ngritje”, tha ai.

“Shembull është Rey Manaj. E njoh nga Interi. Tani është shënuesi më i mirë. Në momente kur nuk shënon, të gjithë mund të thonin që nuk bën si lojtar, ndërsa tani është ndryshe”, u shpreh ai.

“Ne jemi mësuar me këtë jetë. Kështu është jeta e një trajneri dhe një lojtari. Për të ardhmen time mendoj vetëm unë. Nuk mendoj se duhet të flasim për këtë. Na presin hapa të tjerë për të ardhmen. Tani kemi një pjesë të rëndësishme në nëntor”, tha ai. /j.p/

The post Silvinjo: Kemi dy ndeshje të rëndësishme në nëntor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Kam ekip me gjak, llogaritë bëhen në nëntor”, Sylvinho: Ndaj Jordanisë do të provoj disa lojtarë të rinj

By: armand
13 October 2025 at 17:29

Shqipëria do përballet me Jordaninë në miqësore të martën në “Air Albania”, në ndeshjen që fillon në orën 19.00. Para kësaj sfide, në konferencë doli trajneri i Kombëtares, Sylvinho. “Nuk besoj në miqësore, sepse ti futesh në çdo ndeshje për të fituar. Është pak më e vështirë për t’i vlerësuar lojtarët se si janë prezantuar […]

The post “Kam ekip me gjak, llogaritë bëhen në nëntor”, Sylvinho: Ndaj Jordanisë do të provoj disa lojtarë të rinj appeared first on BoldNews.al.

Kombëtarja U-21, dëmtohet Ledjo Tresa dhe mungon ndaj San Marinos

7 October 2025 at 17:08

TIRANË, 7 tetor /ATSH/ Kombëtarja U-21 ka nisur të hënën përgatitjet për ndeshjen miqësore ndaj San Marinos, që do të luhet më 10 tetor, në “Air Albania”, në orën 17:00.

Në këtë grumbullim, trajneri Alban Bushi nuk do ta ketë në dispozicion futbollistin e Laçit, Ledjo Tresën, për arsye dëmtimi.

Pjesa tjetër e grupit është bashkuar me skuadrën dhe po përgatitet për takimin e ditës së premte.

Trajneri Bushi ka vendosur që lista përfundimtare për këtë sfidë të jetë me 20 futbollistë dhe nuk do të ftojë lojtar tjetër për të zëvendësuar Ledjo Tresën.

/a.f/

The post Kombëtarja U-21, dëmtohet Ledjo Tresa dhe mungon ndaj San Marinos appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Miqësorja Shqipëri-Jordani, nis shitja e biletave fizike pranë stadiumit “Air Albania”

30 September 2025 at 15:25

TIRANË, 30 shtator /ATSH/ Më 14 tetor, Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë në stadiumin kombëtar “Air Albania” një ndeshje miqësore kundër Jordanisë, një sfidë që është planifikuar të nisë në orën 19:00.

Federata e Futbollit njoftoi se nga dita e sotme, të gjithë tifozët e Kombëtares mund të blejnë biletat edhe fizikisht për këtë miqësore.

Biletat mund të sigurohen pranë pikës së shitjes te hyrja e tribunës kryesore të stadiumit “Air Albania”. Pika fizike do të jetë e hapur çdo ditë nga ora 10:00 deri në 18:00.

Ndërkohë, vijon edhe shitja online e biletave në ebileta.al në këtë link: Shqipëri – Jordani.

FSHF nënvizon se çdo faqe tjetër është e paautorizuar për të shitur bileta.

Procedura se si blihet bileta online:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë duke përdorur një adresë e-mail. Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen. Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotësoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail)

Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj. Pasi të konfirmohet pagesa, bileta do të mbërrijë në adresën e-mail me të cilën jeni regjistruar në platformë.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Miqësorja Shqipëri-Jordani, nis shitja e biletave fizike pranë stadiumit “Air Albania” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kombëtarja U-15 mposhtet nga Malta në miqësoren e parë

By: armand
16 September 2025 at 18:32

Kombëtarja Shqiptare U-15 luajti ndeshjen e parë miqësore ndaj Maltës U-15 në “Shtëpinë e Futbollit”. Kuqezinjtë u mposhtën në këtë sfidë me rezultatin 2-1. Pjesa e parë e ndeshjes prodhoi tre gola. Malta gjeti avantazhin në minutën e 15-të me Zven Cutajar. Shqipëria barazoi rezultatin me Kevin Muharremin në minutën e 30-të, ndërsa Malta mori […]

The post Kombëtarja U-15 mposhtet nga Malta në miqësoren e parë appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria do të luajë ndeshje miqësore ndaj Jordanisë më 14 tetor në “Air Albania”

By: xhir jeta
10 September 2025 at 13:39

Kombëtarja do të zhvillojë një ndeshje miqësore në muajin tetor kundër Jordanisë. Federata e Futbollit ka arritur marrëveshjen me homologët jordanezë që takimi të luhet më 14 tetor, në stadiumin “Air Albania”, në ora 19:00.

Kjo do të jetë përballja e dytë në histori mes dy ekipeve përfaqësuese. Sfida e parë është zhvilluar më 10 tetor 2018 në “Elbasan Arena” dhe është mbyllur në barazim pa gola.

Data 14 tetor është e lirë sipas kalendarit të FIFA-s, pasi Shqipëria bën pjesë në një grup me pesë ekipe në kualifikueset e Botërorit 2026. Po në këtë muaj, kuqezinjtë do të zbresin në fushë edhe për ndeshjen kualifikuese ndaj Serbisë në Beograd.

Sfida e dytë në histori mes dy ekipeve/ Shqipëria zgjedh rivalin pas ndeshjes me Serbinë, miqësorja do të luhet në “Air Albania”

By: V K
10 September 2025 at 11:23

Shqipëria pritet të luajë më 14 tetor një miqësore me Jordaninë, në stadiumin “Air Albania”.

Kjo sfidë, do të zhvillohet 3 ditë pas transfertës me Serbinë e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

Rikujtojmë që kjo do të jetë përballja e dytë mes kombëtareve. Ato janë përballur vetëm 1 herë në vitin 2018, më 10 tetor kur Shqipëria drejtohej nga Kristian Panuçi dhe sfida mbyllej në barazimin pa gola.

The post Sfida e dytë në histori mes dy ekipeve/ Shqipëria zgjedh rivalin pas ndeshjes me Serbinë, miqësorja do të luhet në “Air Albania” appeared first on Albeu.com.

Një autogol dënon Shpresat, Zvicra U-21 fiton miqësoren

By: armand
8 September 2025 at 20:24

Shqipëria U21 ka luajtur sot miqësoren e radhës, këtë herë në transfertë ndaj Zvicrës, e cila fitoi me rezultatin 2-1. Helvetët gjetën të parët golin me Chipperfield në minutën e 27-të, i cili përfitoi nga një gafë e kuqezinjve në mbrojtje dhe dërgoi topin në rrjetë me një goditje të fuqishme. Pjesa e parë mbyllet […]

The post Një autogol dënon Shpresat, Zvicra U-21 fiton miqësoren appeared first on BoldNews.al.

Miqësorja me Zvicrën U-21, Bushi: Test po aq real sa Gjermania

7 September 2025 at 19:33

TIRANË, 7 shtator/ATSH/Kombëtarja U-21 mbërriti mesditën e sotme në Aarau të Zvicrës, për miqësoren e dytë të këtij muaji ndaj përfaqësueses helvete.

Drejt Zvicrës, nën drejtimin e Alban Bushit, ekipi ka udhëtuar i plotë. Në një prononcim për fshf.org, trajneri i ekipit kuqezi komentoi ndeshjen ndaj Gjermanisë dhe tregoi se çfarë loje do të presim nga skuadra në ndeshjen e nesërme.

“Ndeshja me Gjermaninë ishte një test i vështirë dhe real për ekipin tonë. Mendoj se ishte ndeshje shumë e luftuar sidomos pjesa e parë, duke pasur parasysh që kundërshtari është një nga më të mirët në botë. Mendoj që diferenca u bë në pjesën e dytë, ku ekipi gjerman bëri 10 ndërrime. Aty pësuam dy gola nga gabime individuale, që nuk duhet t’i pësnim. Ne jemi një ekip modest, duke u zhvilluar dhe përmirësuar gjatë gjithë kohës. Kur luan me këtë lloj intensiteti kaq të lartë si ekipi gjerman, të vënë ata në vështirësi të gabosh. Jam shumë i sigurt që në të ardhmen ose në Euro 2027, po të ndeshemi sërish me këtë Gjermani, nuk do të kemi këtë lloj rezultati. Kam besim te ky grup që do të zhvillohet dhe do të rritet shumë.

Ndeshja kundër Zvicrës? – Është po i njëjti nivel kundërshtarësh. Është një ekip që ne e kemi mundur para një viti. Mendoj se ekipi është më i konsoliduar tani. Kemi luajtur para tre ditësh, nuk jemi në gjendjen më të mirë, por edhe këtë do ta bëjmë po aq mirë sa ndaj Gjermanisë, duke bërë edhe 4-5 ndërrime në formacionin bazë sepse kemi nevojë për rrotacion dhe rikuperim e forca të reja. Mendoj se do të jetë një test po aq real sa ai ndaj Gjermanisë. Mendoj se ne kemi krijuar një identitet si ekip, që mbrohemi në bllok të mesëm ose të ulët shumë fort dhe kundërsulmojmë shumë shpejt. Duhet të jemi më shumë ndëshkues me kundërshtarin në ato mundësi që na jepen”.

Shqipëria do të luajë nesër kundër Zvicrës. Takimi do të zhvillohet në Aarau, në ora 18:30.

The post Miqësorja me Zvicrën U-21, Bushi: Test po aq real sa Gjermania appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kombëtarja U-21 humb miqësoren ndaj Gjermanisë në “Elbasan Arena”

6 September 2025 at 13:28

TIRANË, 6 shtator /ATSH/ Kombëtarja shqiptare U-21 luajti pasditen e djeshme ndeshjen e parë miqësore të shtatorit ndaj Gjermanisë U-21, në “Elbasan Arena”. Kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin 0-2.

Trajneri Bushi e nisi sfidën me këtë formacion titullar: Aron Jukaj (GK), Feta Fetai (c), Zylyf Muca, Elton Fikaj, Ervin Bashi, Gabriel Ramaj, Burak Alili, Ermir Rashica, Etnik Brruti, Aidon Shehu, Enes Osmani.

Pjesa e parë ishte e barabartë. Rasti i parë i rrezikshëm erdhi në minutën e 9-të me Shehun, që provoi me një goditje, por u ndal nga portieri. Në vijim, Gjermania krijoi disa mundësi të mira, por Jukaj reagoi mjaft mirë.

Në minutën e 39-të, Shqipëria ishte pranë golit me një goditje dënimi të fortë të Brrutit, por portieri kundërshtar devijoi në këndore. Pjesa e parë u mbyll pa gola.

Gjermania e nisi pjesën e dytë me 10 zëvendësime dhe kaloi në avantazh në minutën e 48-të me Ansah. Vetëm katër minuta më pas, Pejcinovic dyfishoi rezultatin.

Në minutën e 56-të, trajneri Bushi kreu tre zëvendësime, duke aktivizuar Gudjufin, Tomën dhe Arlind Kurtin.

Pesë minuta më vonë, Shqipëria pati një mundësi të mirë me Alilin, por tentativa e tij përfundoi jashtë kuadratit.

Deri në fund, kuqezinjtë aktivizuan edhe Përndrecën, Elezajn, Simnicën dhe Markun, por pa arritur të gjenin rrugën e rrjetës.

Ndeshja u mbyll 0-2 për Gjermaninë.

Shqipëria U-21 do të zhvillojë ndeshjen e dytë miqësore më 8 shtator, ndaj Zvicrës, në orën 18:30, në stadiumin “Brügglifeld” të qytetit Aarau.

/gj.m/j.p/

The post Kombëtarja U-21 humb miqësoren ndaj Gjermanisë në “Elbasan Arena” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌