Nis puna për transformimin e shkollës “Naim Frashëri” në Elbasan, kushte moderne për 673 nxënës
TIRANË, 3 janar /ATSH/ Në Elbasan ka nisur puna dhe shumë shpejt shkolla “Naim Frashëri” do të ofrojë kushte më të mira për 673 nxënësit e saj.
Kështu bëri të ditur kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se “projekti sjell infrastrukturë moderne për nxënësit me sisteme ngrohjeje, laboratorë, sallë multifunksionale dhe ambiente sportive të brendshme e të jashtme”.
Gjithashtu Rama theksoi se “do të krijohen hapësira të reja për t’iu përgjigjur numrit të madh të nxënësve dhe për të ofruar një mjedis të denjë edhe për edukimin parashkollor”.
Shkolla “Naim Frashëri” – e themeluar për herë të parë në vitin 1908 – është një ndër institucionet më të hershme arsimore në qytetin e Elbasanit. Godina aktuale ku funksionon shkolla është ndërtuar në vitin 1967 dhe që prej asaj kohe ka shërbyer si një vatër e rëndësishme formimi për breza të tërë nxënësish.
Me këtë rikonstruksion, ajo nuk do të jetë vetëm një shkollë moderne, por edhe një simbol i respektit për trashëgiminë dhe përkushtimit për të ardhmen.
/m.q/r.e/
The post Nis puna për transformimin e shkollës “Naim Frashëri” në Elbasan, kushte moderne për 673 nxënës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.