Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 24 January 2026Main stream

Vrau partneren në sy të fëmijës, dënohet me burg të përjetshëm shqiptari në Francë

By: Brisi
24 January 2026 at 15:08

Gjykata e Krimeve të Rënda në Francë, ka dënuar me burgim të përjetshëm Liridon Berishën, 27-vjeçari kosovar, i cili akuzohet për vrasjen e partneres së tij, Stephanie Di Vincenzo, ngjarje e ndodhur më 24 majit të vitit 2021. Sipas mediave franceze, dënimi u shoqërua me një periudhë pa të drejtë lirimi me kusht prej 18 […]

The post Vrau partneren në sy të fëmijës, dënohet me burg të përjetshëm shqiptari në Francë appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

PARIS – Franca bën thirrje për stërvitje të NATO-s në Groenlandë, ndërsa Trump dyfishon përpjekjet për ishullin

21 January 2026 at 18:33

PARIS, 21 janar /ATSH-AA/ – Franca ka bërë thirrje për një stërvitje ushtarake të NATO-s në Grenlandë dhe tha se është “e gatshme të kontribuojë”, njoftoi Pallati Elysee, ndërsa tensionet rriten mes deklaratave të përsëritura të presidentit të SHBA-së, Donald Trump për marrjen e kontrollit të ishullit Arktik.

Grenlanda, një territor vetëqeverisës i Mbretërisë së Danimarkës, ka tërhequr interesin e Trumpit për shkak të vendndodhjes strategjike dhe burimeve të mëdha minerale, si dhe shqetësimeve të supozuara në lidhje me rritjen e aktivitetit rus dhe kinez.

Ndërsa Trump refuzoi të përjashtonte përdorimin e forcës për të marrë ishullin dhe postoi imazhe si meme për të mbështetur pretendimin e tij, Danimarka dhe Grenlanda kanë hedhur poshtë propozimet për ta shitur atë, duke riafirmuar sovranitetin danez mbi territorin.

Franca, Danimarka, Suedia dhe Gjermania po rrisin praninë e tyre ushtarake në Grenlandë përmes ushtrimeve dhe misioneve të zbulimit, ndërsa Trump ka këmbëngulur që territori duhet të jetë “në duart e SHBA-së” për t’iu kundërvënë Rusisë dhe Kinës.

Të shtunën, Trump tha se Washingtoni do të vendoste tarifa prej 10 për qind për mallrat nga Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Finlanda duke filluar nga 1 shkurti dhe duke u rritur në 25 për qind në qershor derisa të arrihet një marrëveshje për “blerjen e plotë dhe totale të Grenlandës”.

Në përgjigje, udhëheqësit evropianë hodhën poshtë kërcënimet e Trumpit për tarifa kundër tetë vendeve evropiane dhe përsëritën solidaritetin me Danimarkën.   /os/

The post PARIS – Franca bën thirrje për stërvitje të NATO-s në Groenlandë, ndërsa Trump dyfishon përpjekjet për ishullin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Franca propozon manovra ushtarake të NATO në Groenlandë

21 January 2026 at 13:55

Franca po kërkon manovra të të NATO-s në Groenlandë  dhe është e gatshme të marrë pjesë në një veprim të  tillë, thanë sot burime nga presidenca.

Sipas tyre, një manovër e NATO-s është e nevojshme, pasi siguria e rajonit të Arktikut duhet të merret seriozisht.

Danimarka ka kërkuar një prani të përhershme të NATO-s në ishull, raportoi agjencia daneze e lajmeve, Ritzau.

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha se NATO ka rritur praninë e saj në detin Baltik dhe në shtetet baltike dhe kjo mund të shërbejë si model për Groenlandën.

Danimarka dhe Groenlanda kishin propozuar më parë një mision të NATO-s në Arktik.

Javën e kaluar, ushtarë ndërkombëtarë, përfshirë nga  Gjermania dhe Franca, udhëtuan në Groenlandë për një vizitë disaditore të njohjes së terrenit.

Ky ishte një mision njohjeje i udhëhequr nga Danimarka dhe jo një ushtrim i NATO-s.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, u tha gazetarëve javën e kaluar se nuk besonte se vendosja e trupave do të ndikonte në vendimmarrjen e presidentit amerikan Donald Trump për Groenlandën.

“Dua ndihmë”, shqiptari jep alarmin nga Franca: Më rrëmbyen vajzën 18-vjeçare para shtëpisë

By: Ela
21 January 2026 at 12:34

Një ngjarje e rëndë dhe e dhimbshme ka goditur një familje shqiptare që jeton në Francë. Vetëm dy ditë më parë, në orën 07:30 të mëngjesit, para oborrit të banesës së saj, vajza 18-vjeçare Erinda Berisha është rrëmbyer. Një mëngjes që duhej të ishte si gjithë të tjerët u shndërrua në një makth të vërtetë. […]

The post “Dua ndihmë”, shqiptari jep alarmin nga Franca: Më rrëmbyen vajzën 18-vjeçare para shtëpisë appeared first on BoldNews.al.

Protestë masive në Strasburg: fermerët “rrethojnë” Parlamentin Evropian kundër marrëveshjes BE-Mercosur

By: Elva
20 January 2026 at 21:20

Mijëra fermerë nga disa vende të Bashkimit Evropian u mblodhën këtë të martë para Parlamenti Evropian në Strasburg, në shenjë proteste kundër marrëveshjes tregtare mes BE-së dhe Mercosur, në prag të votimit për apelin në institucionet evropiane. Fermerë nga Franca, Italia, Belgjika dhe Polonia mbërritën në zonë që në orët e mesditës, shumë prej tyre […]

The post Protestë masive në Strasburg: fermerët “rrethojnë” Parlamentin Evropian kundër marrëveshjes BE-Mercosur appeared first on BoldNews.al.

Trump propozon doganë 200% për verën franceze!

By: Brisi
20 January 2026 at 14:56

Presidenti amerikan Donald Trump  ka kërcënuar se do të vendosë një tarifë 200% për verërat dhe shampanjat franceze, pas lajmit se presidenti francez Emmanuel Macron ka refuzuar t’i bashkohet iniciativës së tij për krijimin e “Bordi të Paqes”. Trumpi e ka lidhur drejtpërdrejt kërcënimin e tarifave me refuzimin e dukshëm të Macron-it për të marrë pjesë në […]

The post Trump propozon doganë 200% për verën franceze! appeared first on BoldNews.al.

FOKUS – Franca i konsideron të papranueshme kërcënimet e Trump mbi tarifat për verën

20 January 2026 at 12:41

PARIS, 20 janar /ATSH-AFP/ – Kërcënimet e presidentit amerikan, Donald Trump për të vendosur tarifa 200% mbi verën dhe shampanjën franceze janë të papranueshme dhe joeficente deklaroi sot një burim pranë presidentit francez, Emmanuel Macron.

”Kërcënimet tarifore për të ndikuar në politikën tonë të jashtme janë të papranueshme dhe nuk do të kenë efekt”, tha burimi, pas deklaratës së Trump lidhur me qëndrimin e Parisit për të refuzuar ftesën e tij për të marrë pjesë në Bordin e Paqes.

Presidenti Trump kërcënoi dje se do të vendosë tarifa prej 200% për verërat dhe shampanjat franceze, në përgjigje të refuzimit të homologut të tij Emmanuel Macron për t’iu bashkuar me Bordit të Paqes për Gazën.

”Do të vendos tarifa prej 200% për verërat dhe shampanjat e tij. Dhe ai do ta pranojë këtë. Por, nuk është i detyruar ta pranojë”, u tha ai gazetarëve në Florida./  /Ad.Ab./ a.jor.

 

The post FOKUS – Franca i konsideron të papranueshme kërcënimet e Trump mbi tarifat për verën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

METEO – Jugu i Francës goditet nga reshje të dendura shiu dhe përmbytje

19 January 2026 at 18:31

PARIS, 19 janar /ATSH-DPA/- Reshjet e dendura të shiut në jug të Francës kanë çuar në përmbytje në shkallë të gjerë dhe mbylljen e rrugëve dhe shkollave.

Shërbimi meteorologjik “Météo France” lëshoi ​​paralajmërimin e dytë më të lartë për stuhi për tre rajone dhe Korsikën.

“Gjithashtu, nga mbrëmja e sotme dhe deri nesër priten reshje të dendura shiu në ishullin mesdhetar”, paralajmëroi “Météo France” duke lëshuar kodin e alarmit portokalli.

Kjo mund të çojë në një rritje të shpejtë të nivelit të ujit të lumenjve dhe përmbytjeve.

Banorët në dy rajone në Narbonne u detyruan të kalonin natën e së dielës në strehim emergjence si një masë paraprake.

Prefektura më vonë i lejoi banorët të ktheheshin në shtëpitë e tyre.

Më shumë se 40 rrugë mbetën të bllokuara dhe shkolla ​​në 109 vende nuk do të qendrojnë mbyllur deri nesër.

Megjithatë, reshjet e dendura të shiut lehtësuan mungesën e vazhdueshme të ujit në rajon. Departamenti i Pyrenees-Orientales hoqi kufizimet e ujit që kishin qenë në fuqi për njëfarë kohe.

Autoritetet në Perpignan thanë se nivelet e ujit në shumë lumenj ishin kthyer në normalitet dhe se rezervat e ujit nëntokësor ishin rimbushur. //a.i/

The post METEO – Jugu i Francës goditet nga reshje të dendura shiu dhe përmbytje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PARIS – Barrot: BE ka përgjegjësi strategjike për Groenlandën

15 January 2026 at 18:23

PARIS, 15 janar /ATSH-AFP/ – Bashkimi Evropian ka një përgjegjësi strategjike për Groenlandën, në një kohë kur Shtetet e Bashkuara po garojnë për këtë territor autonom danez, theksoi sot ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot gjatë një konference për shtyp me homologun e tij letonez.

“Siguria e Arktikut është e pandashme nga e jona, nga siguria evropiane”, deklaroi gjithashtu Jean-Noël Barrot gjatë një vizite në Riga, kryeqytetin e Letonisë.

“Ne mbështesim dhe qëndrojmë në solidaritet me Danimarkën, ashtu siç do të donim të ishim në gjendje të mbështeteshim në mbështetjen dhe solidaritetin e Danimarkës nëse do të ishim në të njëjtën situatë sot”, shtoi ai.

Në një kontekst të paparë tensionesh transatlantike brenda NATO-s, dhe në përgjigje të dëshirës së përsëritur të Uashingtonit për të marrë kontrollin e Groenlandës, evropianët njoftuan në orët e fundit vendosjen e trupave në ishull.

Pas Danimarkës, e cila dërgoi dy avionë transporti trupash, Franca, Suedia, Gjermania dhe Norvegjia kanë vendosur personel ushtarak.

Sipas Barrot, Parisi do të dërgojë burime shtesë në ditët në vijim.

”Groenlanda është një territor evropian nën mbrojtjen e NATO-s”, theksoi ministri.

“NATO, aleatët e NATO-s dhe vendet evropiane janë plotësisht të afta të mbrojnë territorin e tyre kundër çdo kërcënimi, ngado që të vijë”, deklaroi ai.

“Kur shkova në Groenlandë më 31 gusht, unë vetë hipa në një anije ushtarake franceze të ankoruar atje përpara se të merrja pjesë, së bashku me Marinën Suedeze dhe në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e Groenlandës”, kujtoi ai.

“Është gjithashtu përgjegjësia jonë të marrim pjesë në këto manovra, të cilat kontribuojnë në një farë mënyre në sigurinë e Arktikut, me të cilën siguria evropiane është e lidhur pazgjidhshmërisht”, shtoi ai para gazetarëve.

Kur u pyet për dëshirën e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për të blerë Groenlandën në emër të sigurisë së tyre, Jean-Noël Barrot u përgjigj se ”Groenlanda nuk është në shitje, pasi nuk ka qartësisht shitës. Autoritetet daneze dhe të Groenlandës e kanë deklaruar këtë shumë vendosmërisht”./  a.jor.

The post PARIS – Barrot: BE ka përgjegjësi strategjike për Groenlandën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kupa “franceze” e Afrikës/ Plot 107 lojtarë të lindur në vendin europian luajnë në turne

By: xhir jeta
15 January 2026 at 12:51

Këto janë pasojat e epokave koloniale, dhe kështu ka qenë për mijëra vjet.

Turneu i madh kontinential po luhet në Afrikë, veçse është Franca vendi që përfaqësohet me më shumë lojtarë.

Sipas statistikave, në Kupën e Kombeve të Afrikës ka plot 107 futbollistë të lindur pikërisht në tokën franceze. Ata janë të shpërndarë nëpër kombëtare të shteteve që dikur kanë qenë pjesë e Perandorisë së mbretërve Luigjë, të Napoleonit dhe deri në kohën e Republikave.

Flitet për shtete si Bregu I Fildishtë, Kameruni, Nigeri, Burkina Faso, Mali, Senegali që është finalist i Kupës, Çadi, Guinea etj.

Kaq e thellë është epërsia e Francës në këtë drejtim, saqë shtetet afrikane e ndjekin me shumë distancë.

Në të vërtetë, në Bregun e Fildishtë kanë lindur vetëm 29 lojtarë, në Afrikë të Jugut 28, në Egjipt 25 dhe në Nigeri 24. Gjithsesi, pavarësisht dominimit të vendlindjes franceze, të gjuhës frënge dhe të kulturësë Parisit, Lionit apo Marsejës, sërish favoritë për të fituar trofeun janë dy yje të Marokut që kanë lindur në Spanjë, si Brahim Diaz apo Ashraf Hakimi./abcnews.al

FRANCË – Qeveria u mbijeton dy mocioneve mosbesimi

14 January 2026 at 22:44

PARIS, 14 janar /ATSH-DPA/ – Qeveria franceze u ka mbijetuar dy mocioneve të mosbesimit.

Vetëm 256 dhe 142 nga 577 anëtarët e Asamblesë Kombëtare franceze i hoqën besimin qeverisë në dy votimet e zhvilluara sot.

Partia nacionaliste e ekstremit të djathtë e Marine Le Pen dhe partia e majtë ”La France Insoumise” (LFI) kishin kërkuar secila mocion mosbesimi kundër qeverisë së kryeministrit Sébastien Lecornu për shkak të pakënaqësisë mbi marrëveshjen tregtare BE-Mercosur.

Në këtë mënyrë, ata gjithashtu kritikuan fort presidentin Emmanuel Macron, megjithëse posti i tij nuk ishte në lojë në këto votime.

Marrëveshja e planifikuar e Bashkimit Evropian për tregti të lirë me katër vende të Amerikës së Jugut, Brazilin, Argjentinën, Uruguajin dhe Paraguajin, ka qenë në negociata që nga viti 1999.

Sipas Komisionit Evropian, zona e re e tregtisë së lirë, me më shumë se 700 milionë banorë, do të ishte më e madhja e këtij lloji në botë.

LFI akuzon Macron dhe qeverinë se nuk kanë kundërshtuar mjaftueshëm marrëveshjen.

Nacionalistët e ekstremit të djathtë ankohen se interesat e Francës nuk janë përfaqësuar në mënyrë të duhur.

Qeveria qendrore gjithashtu i ka mbijetuar dy mocioneve të tjera mosbesimi, të paraqitura nga LFI dhe nacionalistët menjëherë pasi mori detyrën në tetor.

Në atë kohë, megjithatë, vota ishte më e ngushtë./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post FRANCË – Qeveria u mbijeton dy mocioneve mosbesimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Ministrat e Iranit dhe Francës diskutojnë protestat pas kritikave evropiane

14 January 2026 at 11:22

PARIS, 14 janar /ATSH-DPA/- Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi zhvilloi dje në mbrëmje një bisedë telefonike me homologun e tij francez, Jean-Noël Barrot, pas kritikave evropiane ndaj shtypjes së dhunshme të protestave nga forcat iraniane të sigurisë.

“Gjatë bisedës me ministrin e Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, diskutuan ngjarjet e fundit ne Iran”, tha ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi në një postim sot në “Telegram”.

Barrot dënoi ashpër shtypjen vdekjeprurëse të protestave masive në Iran dhe thirri ambasadorin e Iranit në Paris.

Duke folur në parlament, ai i përshkroi demonstratat si një “thirrje për liri” dhe një “revoltë paqësore” që po shtypej në një mënyrë çnjerëzore.

Disa vende të tjera evropiane kanë thirrur gjithashtu diplomatë iranianë në protestë për shkak të shtypjes së demonstratave.

Gjatë telefonatës, Araghchi mbrojti veprimet e forcave të sigurisë së Iranit, duke thënë se protestat që, fillimisht kishin filluar në mënyrë paqësore ishin bërë të dhunshme për shkak të përfshirjes së “elementeve terroriste të trajnuara”.

Ai gjithashtu pretendoi se ishin kryer ndërhyrje nga vendet e huaja në Iran. //a.i/

The post FOKUS – Ministrat e Iranit dhe Francës diskutojnë protestat pas kritikave evropiane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

DEMOGRAFI – INSEE: Migrantët rritën lehtësisht popullsinë e Francës

13 January 2026 at 13:35

PARIS, 13 janar /ATSH-ANSA/ – Popullsia e Francës u rrit pak në vitin 2025, në 69.1 milionë, falë kontributit vendimtar të emigracionit, sipas një raporti të publikuar sot nga INSEE, Instituti Kombëtar i Statistikave.

INSEE konfirmoi një tjetër gjetje që ka dalë në javët e fundit: në vitin 2025, numri i vdekjeve tejkaloi numrin e lindjeve, një shifër që nuk është parë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Që nga 1 janari 2026, pothuaj 69.1 milionë njerëz jetonin në Francë, përfshirë 2.3 milionë në vendet  jashtë shtetit.

‘’Popullsia e Francës u rrit me 0.25% krahasuar me vitin e kaluar, me një “ritëm pak më të ngadaltë se ai i vërejtur në dy vitet e fundit”, deklaroi në një konferencë për shtyp drejtuesja e studimeve demografike të INSEE, Sylvie Le Minez.

Por për herë të parë që nga viti 1944, rritja e popullsisë është për shkak vetëm të migrimit, i vlerësuar në 176 000 njerëz më shumë.  /os/

 

The post DEMOGRAFI – INSEE: Migrantët rritën lehtësisht popullsinë e Francës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dy mocione mosbesimi/ A po shkon Franca drejt zgjedhjeve të parakohshme?

By: Brisi
11 January 2026 at 15:27

Ndërsa qeveria përballet me kërcënimin e dy mocioneve të mosbesimit, kryeministri Sébastien Lecornu i ka kërkuar ministrit të Brendshëm Laurent Nunez të shqyrtojë mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme së bashku me zgjedhjet lokale më 15 dhe 22 mars, sipas disa mediave franceze. Ky veprim vjen pasi Tubimi Kombëtar (RN) i ekstremit […]

The post Dy mocione mosbesimi/ A po shkon Franca drejt zgjedhjeve të parakohshme? appeared first on BoldNews.al.

Franca veriore në errësirë të plotë pas stuhisë “Goretti”

10 January 2026 at 16:20

Rreth 92 mijë familje në Francën veriore akoma mbeten pa energji elektrike pasi stuhia “Goretti” përfshiu të gjithë vendin.

Operatori i rrjetit të energjisë elektrike Enedis tha se energjia elektrika është rikthyer në më shumë se tre të katërtat e 380 mijë shtëpive të prekura fillimisht nga stuhia.

Megjithatë, ndërprerjet vazhdojnë në disa rajone veriore dhe veriperëndimore të vendit, duke përfshirë Manche, Calvados, Seine-Martime, Euro dhe Orne.

Ekipet e riparimit akoma po punojnë për të rikthyer plotësisht furnizimin.

Stuhia gjithashtu ka ndërprerë prodhimin e energjisë elektrike. Sipas transmetuesit publik Franceinfo, kompania elektrike EDF nuk ka prodhuar energji në termocentralin bërthamor Flamanville që nga nata e së enjtes.

Stuhia “Goretti” solli erëra shumë të fuqishme, me shpejtësi që arrinin rreth 200 kilometra në orë në pjesë të ndryshme të vendit.

Një shpejtësi maksimale e erës prej 213 kilometra në orë u regjistrua në Gatteville në rajonin e Normandisë.

Ministria e Punëve të Brendshme e Francës njoftoi se gjashtë persona u plagosën lehtë si pasojë e stuhisë.

Dëborë dhe akull, i ftohti ekstrem mbërthen Francën

By: V K
10 January 2026 at 09:00

Ditën e sotme, gjashtë rajone në Francën verilindore janë në një alarm portokalli për dëborë dhe akull, për shkak të reshjeve të dëborës që priten edhe në lartësi shumë të ulëta, sipas ”Météo-France”.

Rajonet Jura, Doubs, Territoire de Belfort, Haute-Saône, Haute-Marne dhe Vosges, do të mbeten në alarm të paktën deri në mesnatë, tha parashikuesi i motit në buletinin e tij të fundit, duke paralajmëruar për “vështirësi në drejtim”.

Të dielën, departamentet Jura dhe Doubs do të mbeten nën këtë nivel alarmi deri në orën 06:00.

”Météo-France” parashikon një periudhë reshjesh dëbore ndonjëherë edhe deri në fusha, me 5-10 centimetra të mundshme deri në 300 metra lartësi, pas kalimit të stuhisë ”Goretti”, e cila filloi në Gjermani dhe vendet e Beneluksit.

Reshjet e dëborës mund të kalojnë 10 centimetra, duke arritur deri në 20 centimetra, midis 400 dhe 500 metrave, dhe të arrijnë deri në 40 centimetra mbi 500 metra në zonat më të larta malore.

Shërbimi publik i motit parashikon që bora të bjerë edhe deri në 200-300 metra.

”Një zgjatje e alarmit të motit është e mundur”, paralajmëroi ai.

The post Dëborë dhe akull, i ftohti ekstrem mbërthen Francën appeared first on Albeu.com.

METEO – Franca në alarm portokalli për dëborë dhe akull

10 January 2026 at 07:48

PARIS, 10 janar /ATSH-AFP/ – Gjashtë rajone në Francën verilindore janë sot në një alarm portokalli për dëborë dhe akull për shkak të reshjeve të dëborës që priten edhe në lartësi shumë të ulëta, sipas ”Météo-France”.

Rajonet Jura, Doubs, Territoire de Belfort, Haute-Saône, Haute-Marne dhe Vosges do të mbeten në alarm të paktën deri në mesnatë, tha parashikuesi i motit në buletinin e tij të fundit, duke paralajmëruar për “vështirësi në drejtim”.

Të dielën, departamentet Jura dhe Doubs do të mbeten nën këtë nivel alarmi deri në orën 06:00.

”Météo-France” parashikon një periudhë reshjesh dëbore ndonjëherë edhe deri në fusha, me 5-10 centimetra të mundshme deri në 300 metra lartësi, pas kalimit të stuhisë ”Goretti”, e cila filloi në Gjermani dhe vendet e Beneluksit.

Reshjet e dëborës mund të kalojnë 10 centimetra, duke arritur deri në 20 centimetra, midis 400 dhe 500 metrave, dhe të arrijnë deri në 40 centimetra mbi 500 metra në zonat më të larta malore.

Shërbimi publik i motit parashikon që bora të bjerë edhe deri në 200-300 metra.

”Një zgjatje e alarmit të motit është e mundur”, paralajmëroi ai./ a.jor.

The post METEO – Franca në alarm portokalli për dëborë dhe akull appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Foto familjare, Rama në samitin e “Koalicionit të Vullnetmirëve” për Ukrainën në Paris

TIRANË, 6 janar /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Paris ku mori pjesë në samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën.

Pas samiti, Rama ndau në rrjetet sociale edhe foton familjare të liderëve pjesëmarrës në takimin “Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën” në Paris.

Koalicioni i Vullnetmirëve është një koalicion prej 35 vendesh, të cilat kanë premtuar mbështetje të përforcuar për Ukrainën kundër agresionit rus. Ky samit ka për qëllim të finalizojë një marrëveshje për garancitë e sigurisë për Ukrainën.

Pak para nisjes së punimeve të këtij samiti, kryeministri Rama u prit në Pallatin Élysée nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Përpara punimeve të këtij samiti, kryeministri u takua edhe me ministrin e Drejtësisë, Gérald Darmanin, me të cilin diskutoi mbi pjesëmarrjen e partnerëve francezë në konsolidimin e draftit të ri të Kodit Penal.

/m.q/j.p/

The post Foto familjare, Rama në samitin e “Koalicionit të Vullnetmirëve” për Ukrainën në Paris appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GJERMANI – Një avion i ”Air France” bën ulje të detyruar në Mynih

5 January 2026 at 09:49

MYNIH, 5 janar /ATSH-DPA/ – Një avion i “Air France”, që po fluturonte drejt Parisit, u detyrua të bëjë një ulje të paplanifikuar në Mynih dje në mbrëmje, pasi në bord u ndje një erë djegieje, bëri të ditur sot një zëdhënës i aeroportit.

”Askush nuk u lëndua”, tha zëdhënësi, duke shtuar se ”avioni arriti të lëvizë vetë drejt vendit të parkimit”.

Pasagjerët u dërguan në hotele .

Numri i saktë i tyre nuk ishte menjëherë i qartë, por zëdhënësi theksoi se në bord ndodheshin me siguri më shumë se 200 persona, duke pasur parasysh tipin e avionit.

Fluturimi ishte nisur nga Bejruti dhe ishte planifikuar fillimisht të ulej në aeroportin “Charles de Gaulle” në Paris.

Shkaku i erës së djegies nuk ishte menjëherë i qartë.

“Avioni ndodhet ende këtu”, tha zëdhënësi sot në mëngjes, duke shtuar se linja ajrore do të merret tani me rastin./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post GJERMANI – Një avion i ”Air France” bën ulje të detyruar në Mynih appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PARIS – Edhe Franca do të ndalojë mediet sociale për nën 15-vjeçarët

31 December 2025 at 17:49

PARIS, 31 dhjetor /ATSH-AA/ -Franca do të shqyrtojë në janar një projektligj që synon të ndalojë mediet sociale për fëmijët nën 15-vjeç dhe telefonat celularë, raportoi sot “FranceInfo”. 

Këshilli i Shtetit do të shqyrtojë projektligjin më 8 janar me qëllim ndalimin e aksesit në mediat sociale për të rinjtë nën moshën 15-vjeç dhe ndalimin e përdorimit të telefonave celularë në shkollat ​​e mesme duke filluar nga viti i ri shkollor, që do të thotë shtatori 2026.

Sipas burimeve qeveritare, projektligji është hartuar në një mënyrë që siguron se është në përputhje me ligjin evropian, ndryshe nga një përpjekje e mëparshme që dështoi.

Në nëntor, presidenti francez Emmanuel Macron tha se dëshiron ta zgjerojë ndalimin e përdorimit të telefonave celularë në shkollat ​​e mesme që nga fillimi i vitit shkollor 2026-2027 dhe të vendos një ndalim të medieve sociale për të rinjtë nën 15 ose 16-vjeç.

Ndalimi i telefonave celularë ka qenë tashmë në fuqi nga kopshti deri në shkollën e mesme sipas një ligji të vitit 2018, megjithëse ndonjëherë ka rezultuar i vështirë për t’u zbatuar.

Shumë studime akademike kanë dokumentuar rreziqet për shëndetin mendor të përdorimit të mediave sociale nga të rinjtë si dhe rreziqet e shpërqendrimit nga telefonat celularë tek adoleshentët./  /Ad.Ab./  a.jor.

 

 

 

The post PARIS – Edhe Franca do të ndalojë mediet sociale për nën 15-vjeçarët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌