Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

SIRI – Latakia nën shtetrrethim pas protestave vdekjeprurëse

30 December 2025 at 14:56

DAMASKË, 30 dhjetor /ATSH-DPA/- Guvernatori sirian i Latakias njoftoi sot një shtetrrethim pas protestave vdekjeprurëse në qytetin bregdetar.

Drejtoria e Sigurisë së Brendshme tha se shtetrrethimi do të zbatohej nga sot në mbrëmje deri nesër në mëngjes, ndërsa Komanda e Përgjithshme shtoi se nuk do të zbatohej për shërbimet e urgjencës, stafin mjekësor ose ekipet e ambulancës dhe zjarrfikësve.

Qyteti u përfshi dje në mbrëmje nga protesta vdekjeprurëse. Drejtoria e Shëndetit në Latakia raportoi katër të vrarë dhe 108 të plagosur për shkak të trazirave.

“Protestat kishin shpërthyer në disa provinca të dielën, përfshirë Latakia, e cila është kryesisht e populluar nga anëtarë të pakicës fetare alevite”, tha Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR) me seli në BM – duke cituar rrjetin e saj të aktivistëve brenda Sirisë.

“Trazirat pasuan një thirrje nga udhëheqësi i shquar alevit, Ghazal Ghazal për vetëvendosje”, sipas SOHR.

Që nga rrëzimi i ish-presidentit Bashar al-Assad në dhjetor 2024, Siria ka përjetuar shpërthime të shumta të dhunës vdekjeprurëse sektare, pavarësisht premtimeve të presidentit të përkohshëm Ahmed al-Sharaa, i cili udhëhoqi rebelët sunitë në përmbysje, për të mbrojtur komunitetet minoritare. //a.i/

 

The post SIRI – Latakia nën shtetrrethim pas protestave vdekjeprurëse appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

DAMASK – Disa të vrarë dhe dhjetëra të plagosur gjatë përleshjeve në Siri

28 December 2025 at 19:48

DAMASK, 28 dhjetor /ATSH-DPA/ – Dhuna shpërtheu sot midis mbështetësve dhe kundërshtarëve të qeverisë siriane, duke lënë disa të vrarë dhe dhjetëra të plagosur, sipas aktivistëve dhe mediave shtetërore.

Dy protestues kundër qeverisë u vranë në provincën bregdetare Latakia, pasi besnikët e qeverisë dhe forcat e sigurisë sulmuan demonstruesit, njoftoi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Protestat shpërthyen në disa provinca, përfshirë Latakian, e cila kryesisht banohet nga pakica fetare alavite, sipas grupit britanik që monitoron ngjarjet, duke cituar rrjetin e tij të aktivistëve brenda Sirisë.

Demonstrata të ngjashme u raportuan edhe në Tartus, Homs dhe Hama. Dhjetëra protestues antiqeveritarë u plagosën pasi u sulmuan me armë zjarri dhe thika, shtoi grupi.

Sipas aghjencisë shtetërore SANA, autoritetet siriane fajësuan mbështetësit e ish-udhëheqësit të rrëzuar Bashar al-Assad për sulmet ndaj forcave të sigurisë dhe civilëve gjatë trazirave në Latakia, duke shkaktuar tre të vdekur.

Të paktën 60 të tjerë u plagosën në Latakia, sipas raportimeve të autoriteteve shëndetësore. Ministria e Brendshme tha se një anëtar i forcave të sigurisë u vra dhe të tjerë u plagosën gjatë përleshjeve.

Protestat masive u nxitën nga thirrja e udhëheqësit të njohur alavite, Ghazal Ghazal, për të kërkuar të drejtën për vetëvendosje. Që nga rrëzimi i al-Assad vitin e kaluar, Siria është përballur me dhunë sektariane, pavarësisht premtimeve të presidentit të përkohshëm Ahmed al-Sharaa për të mbrojtur pakicat. /Ad.Ab./

The post DAMASK – Disa të vrarë dhe dhjetëra të plagosur gjatë përleshjeve në Siri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Protesta në Siri/ Tre të vrarë dhe 60 të plagosur, alavitët rebelohen kundër qeverisë

By: Re Nato
28 December 2025 at 18:32

Të paktën tre persona u vranë dhe 60 të tjerë u plagosën të dielën gjatë protestave në Latakia të Sirisë.

Përplasjet në zonën ku jetojnë alavitët ishin të dhunshme dhe u përshkallëzuan në të shtëna me armë zjarri.

Siria është tronditur nga disa episode të gjakderdhjes sektare që kur udhëheqësi i hershëm Bashar al-Assad, i cili vjen nga pakica myslimane alavite, u rrëzua nga një ofensivë rebele vitin e kaluar dhe u zëvendësua nga një qeveri e udhëhequr nga sunitët.

Mijëra protestues alavitë u mblodhën të dielën në sheshin Azhari në qytetin Latakia për të kërkuar një sistem politik të decentralizuar në Siri dhe lirimin e mijëra të burgosurve alavitë.

Rreth dy orë pas fillimit të protestës, të shtëna me armë zjarri u dëgjuan nga një vendndodhje e paidentifikuar. Forcat e sigurisë më pas qëlluan në ajër dhe protesta u shndërrua në kaos, me demonstruesit që transportonin të plagosurit në këmbë.

Agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA raportoi se një anëtar i forcave të sigurisë u vra nga të shtënat me armë zjarri nga ato që i cilësoi si mbetjet e armatosura të ish-regjimit.

Pak ditë më parë tetë persona u vranë kur një bombë shpërtheu në një xhami alevite në qytetin e afërt të Homsit./abcnews.al

SIRI – Rriten tensionet midis kurdëve dhe Damaskut për marrëveshjen e integrimit

26 December 2025 at 20:29

DAMASKË, 26 dhjetor /ATSH-DPA/-  Qeveria e Sirisë shprehu sot shqetësim për vonesën e integrimit të kurdëve në verilindje të vendit në sistemin shtetëror, duke thënë se bisedimet me udhëheqjen atje nuk kishin dhënë asnjë rezultat të prekshëm.

“Pala kurde nuk po tregon asnjë gatishmëri të vërtetë për të zbatuar marrëveshjen e arritur në mars deri në fund të vitit siç është planifikuar”, thanë burime në Ministrinë e Jashtme për agjencinë shtetërore të lajmeve SANA.

Sipas Damaskut, mungesa e hapave konkretë mund të çojë në rritje të tensioneve në ditët në vijim.

“Ata duhet të mbajnë përgjegjësi nëse nuk përmbushin atë për të cilën janë zotuar”, shkroi një këshilltar i presidentit të përkohshëm, Ahmed al-Sharaa në platformën X.

Megjithatë, Forcat Demokratike Siriane (SDF), krahu ushtarak i vetëadministrimit kurd, kanë përmendur progres në këtë çështje.

Ekziston një marrëveshje se si njësitë ushtarake do të integrohen në strukturat shtetërore, tha dje udhëheqësi i SDF-së, Mazloum Abdi.

“Kjo do të kërkonte ende kohë për të sqaruar çështjet kushtetuese”, shtoi ai.

Në të njëjtën kohë, duke cituar burime qeveritare, stacioni televiziv “Al-Araby” raportoi se të dy palët nuk ishin më në kontakt.

Kurdët janë pakica më e madhe etnike në Siri dhe jetojnë kryesisht në një zonë të vetëqeverisur në verilindje, ku ndodhen shumica e rezervave të naftës dhe gazit të vendit.

Konflikti i tyre me qeverinë në Damask ka të bëjë kryesisht me autonominë dhe të drejtat që do t’u jepen, duke përfshirë edhe përdorimin e burimeve natyrore. Damasku po përpiqet për krijimin e një qeverie qendrore që përfshin edhe verilindjen.

Sipas qeverisë, marrëveshja duhet të zbatohet deri në mesnatën e së mërkurës.

Nga ana tjetër, vetëqeverisja kurde dëshiron më shumë fleksibilitet. Abdi tha se nuk kishte një afat kohor të caktuar dhe asnjë afat pas të cilit “zgjidhje ushtarake” do të bëheshin të mundura.

Turqia, një mbështetëse kryesore e qeverisë në Damask, po rrit gjithashtu presionin mbi fqinjin e saj për të zbatuar marrëveshjen.

“Ne nuk jemi të kënaqur me ritmin e procesit”, tha ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan. “SDF duhet të kuptojë se durimi i aktorëve kryesorë po mbaron”, shtoi ai.

Në ditët e fundit, përleshjet midis trupave qeveritare dhe SDF-së në zonën e Alepos kanë rezultuar në vdekje dhe plagosje.

Sipas raportimeve të mediave kurde, furnizimi me energji elektrike dhe ujë është ndërprerë dhe furnizimi me karburant është ndaluar. //a.i/

The post SIRI – Rriten tensionet midis kurdëve dhe Damaskut për marrëveshjen e integrimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Siri/ Shpërthim në një xhami gjatë faljes së të premtes, 8 të vdekur

By: Elva
26 December 2025 at 19:02

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe 18 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi të ndodhur gjatë lutjes së së premtes në xhaminë Imam Ali ibn Abi Talib, në qytetin sirian të Homsit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë së Sirisë. Sipas autoriteteve, shpërthimi ka ndodhur brenda ambienteve të xhamisë, në momentin kur besimtarët ishin […]

The post Siri/ Shpërthim në një xhami gjatë faljes së të premtes, 8 të vdekur appeared first on BoldNews.al.

SIRI – Të paktën tetë të vdekur dhe 18 të plagosur pas shpërthimit në xhami

26 December 2025 at 16:39

DAMASKË, 26 dhjetor /ATSH-DPA/- Të paktën tetë persona kanë vdekur pas një shpërthimi që tronditi një xhami në Sirinë qendrore të premten, thanë sot autoritetet shëndetësore siriane.

Besohet, se ky është sulmi i parë që synon një xhami në Siri – që nga përmbysja e sundimtarit të gjatë Bashar al-Assad vitin e kaluar.

“Tetëmbëdhjetë persona të tjerë u plagosën gjatë shpërthimit në Xhaminë Imam Ali në qytetin qendror të Homsit”, tha një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve siriane SANA.

Ministria e Brendshme e përshkroi sulmin si një “bombardim terrorist” dhe tha se kishte filluar një hetim për të gjetur autorët.

“Shpërthimi ndodhi gjatë lutjeve javore myslimane”, shtoi ministria. Shpërthimi u shkaktua nga pajisje shpërthyese të vendosura brenda xhamisë, tha një burim sigurie.

Imazhet e transmetuara treguan kaos brenda xhamisë si rezultat i shpërthimit. “Xhamia frekuentohet nga komuniteti pakicë alavit”, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, një grup monitorimi.

Qeveria siriane kohët e fundit ka rritur operacionet e sigurisë kundër organizatës terroriste Shteti Islamik dhe besnikëve të al-Asaad. //a.i/

The post SIRI – Të paktën tetë të vdekur dhe 18 të plagosur pas shpërthimit në xhami appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shpërthim gjatë faljes në një xhami në Siri, të paktën gjashtë të vdekur

By: Rovena
26 December 2025 at 16:46

Një sulm i rëndë ka ndodhur në xhaminë shiite Imam Ali në qytetin Homs, në Siri, gjatë kohës së faljes. Një person i armatosur me lëndë shpërthyese e ka aktivizuar atë brenda objektit fetar, duke shkaktuar pasoja të rënda.

Sipas burimeve lokale, të paktën 6 persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Të lënduarit janë transportuar në spitalet e zonës, ku po marrin trajtim mjekësor, raporton aljazeera.

Në vendngjarje kanë arritur menjëherë shërbimet e emergjencës dhe forcat e sigurisë, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e sulmit.

Autoritetet kanë forcuar masat e sigurisë edhe në objekte të tjera fetare, nga frika e incidenteve të mëtejshme. Ngjarja vjen në një kontekst të ndjeshëm sigurie në Siri dhe pritet të rrisë shqetësimet për stabilitetin dhe sigurinë e civilëve, veçanërisht në vendet e kultit.

Sulm në xhaminë siriane: 6 të vdekur, 21 të plagosur

By: xhir jeta
26 December 2025 at 14:25

Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe 21 janw plagosur në një sulm që shënjestroi një xhami në qytetin e Homsit, qyteti i tretë më i madh në vend, gjatë lutjeve të së premtes.

Imazhet e publikuara nga agjencia shtetërore e lajmeve SANA tregojnë gjurmë gjaku në qilimat e xhamisë, vrima në mure, dritare të thyera dhe dëme nga zjarri.

SANA, duke cituar një burim sigurie, raporton se hetimet paraprake tregojnë se brenda xhamisë janë vendosur pajisje shpërthyese.

Autoritetet po kërkojnë ata që janë përgjegjës për sulmin. Ministria e Brendshme Siriane tha në një deklaratë se një kordon sigurie është vendosur rreth xhamisë.

Turqi/ Zhduket avioni që transportonte shefin e ushtrisë libiane

By: Elva
23 December 2025 at 21:29

Autoritetet turke kanë ngritur alarmin pasi kontakti me radion u humb me një avion privat që po transportonte shefin e shtabit të ushtrisë libiane, Mohammed Ali Ahmed al-Haddad, dhe katër persona të tjerë, pranë kryeqytetit Ankara. Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, bëri të ditur se avioni i biznesit Falcon 50 ishte ngritur nga […]

The post Turqi/ Zhduket avioni që transportonte shefin e ushtrisë libiane appeared first on BoldNews.al.

AMAN – Jordania konfirmon pjesëmarrjen në sulmet amerikane në Siri

20 December 2025 at 15:33

AMAN, 20 dhjetor /ATSH-ANSA-DPA/ – Jordania ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në sulmet e udhëhequra nga SHBA-të në Siri, duke përdorur avionë luftarakë, helikopterë dhe artileri, të cilat goditën “mbi 70 objektiva të ISIS-it” në vend.

”Operacioni ishte i projektuar për të parandaluar organizatat ekstremiste nga përdorimi i këtyre zonave si vende për të kërcënuar sigurinë e vendeve fqinje të Sirisë”, sipas një deklarate nga ushtria jordaneze.

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se ka goditur më shumë se 70 objektiva në sulmet e saj kundër ISIS-it në Siri.

“Forcat amerikane goditën më shumë se 70 objektiva në vende të shumta në Sirinë qendrore me avionë luftarakë, helikopterë sulmi dhe artileri”, theksoi ajo.

Forcat e Armatosura të Jordanisë gjithashtu ofruan mbështetje me avionë luftarakë”, thuhet në një postim në X nga Admirali Brad Cooper, komandant i CENTCOM.

“Ne do të vazhdojmë të ndjekim pa pushim terroristët që kërkojnë të dëmtojnë amerikanët dhe partnerët tanë në rajon”, theksohet në të./  a.jor.

The post AMAN – Jordania konfirmon pjesëmarrjen në sulmet amerikane në Siri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA kryen sulme masive kundër ISIS në Siri

By: Re Nato
20 December 2025 at 08:34

SHBA-të thonë se ushtria e tyre ka kryer një “sulm masiv” kundër grupit të Shtetit Islamik (ISIS) në Siri, në përgjigje të një sulmi vdekjeprurës ndaj forcave amerikane në vend.

Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom) tha se avionët luftarakë, helikopterët sulmues dhe artileria “goditën më shumë se 70 objektiva në vende të shumta në të gjithë Sirinë qendrore”. Në sulm u përfshinë edhe avionë nga Jordania.

Thuhet se operacioni “përdori më shumë se 100 municione precize” që synonin infrastrukturën dhe vendet e njohura të armëve të ISIS-it, shkruan BBC.

Presidenti Donald Trump tha se “ne po sulmojmë shumë fuqishëm” kundër fortesave të ISIS-it, pas pritës së 13 dhjetorit në qytetin e Palmirës, ​​në të cilën u vranë dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes civil amerikan .

Në një deklaratë për X, Centcom, i cili drejton operacionet ushtarake amerikane në Evropë, Afrikë dhe Indo-Paqësor, tha se Operacioni Hawkeye Strike filloi në orën 16:00 të premten.

Komandanti i Centcom-it, Admirali Brad Cooper, tha se SHBA-të “do të vazhdojnë të ndjekin pa pushim terroristët që kërkojnë të dëmtojnë amerikanët dhe partnerët tanë në të gjithë rajonin”.

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, tha se operacioni “nuk është fillimi i një lufte, por një deklaratë hakmarrjeje”./abcnews.al

Siria arreston pesë të dyshuar për të shtënat ndaj trupave amerikane dhe siriane në Palmyra

14 December 2025 at 20:45


Siria ka arrestuar pesë persona të dyshuar për lidhje me të shtënat ndaj trupave amerikane dhe siriane në qytetin qendror sirian të Palmyra të shtunën, tha Ministria e Brendshme e Sirisë të dielën.

Dy ushtarë të ushtrisë amerikane dhe një përkthyes civil u vranë nga një sulmues i cili shënjestroi një konvoj të forcave amerikane dhe siriane, përpara se të qëllohej për vdekje.

Ministria e Brendshme Siriane e ka përshkruar sulmuesin si një anëtar të forcave të sigurisë siriane të dyshuar për simpatizim me Shtetin Islamik.

Sulmi ndodhi mezi një muaj pasi Siria njoftoi se kishte nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi politik me koalicionin e udhëhequr nga SHBA-të kundër Shtetit Islamik, gjë që përkoi me vizitën e Presidentit sirian Ahmed al-Sharaa në Shtëpinë e Bardhë.

"Njësitë tona kryen një operacion të saktë dhe vendimtar sigurie në qytetin e Palmyra, pas një sulmi terrorist frikacak të kryer dje nga një individ i lidhur me Shtetin Islamik", tha Ministria e Brendshme e Sirisë në një deklaratë.

"Operacioni u krye në koordinim të plotë me Shërbimin e Përgjithshëm të Inteligjencës dhe forcat e koalicionit ndërkombëtar, dhe rezultoi në arrestimin e pesë të dyshuarve, të cilët u referuan menjëherë për t'u marrë në pyetje", u tha ndër tjera.

Tre ushtarë amerikanë u plagosën në sulm, tha Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane. Agjencia shtetërore e lajmeve siriane SANA tha se dy personel sirian u plagosën gjithashtu.

Ministria e Brendshme e Sirisë tha se kishte vlerësuar sulmuesin vetëm disa ditë para sulmit dhe kishte arritur në përfundimin se ai mund të kishte pikëpamje ekstremiste. Një vendim për të ardhmen e tij ishte në pritje.

Koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të ka kryer sulme ajrore dhe operacione tokësore në Siri duke synuar të dyshuarit e Shtetit Islamik në muajt e fundit, shpesh me përfshirjen e forcave të sigurisë të Sirisë. Siria muajin e kaluar gjithashtu kreu një fushatë mbarëkombëtare duke arrestuar më shumë se 70 persona të akuzuar për lidhje me grupin.

Shtetet e Bashkuara kanë trupa të stacionuara në Sirinë verilindore si pjesë e një përpjekjeje dhjetëvjeçare për të luftuar Shtetin Islamik, i cili mbajti pjesë të Sirisë dhe Irakut nga viti 2014 deri në vitin 2019.

Qeveria e Sirisë tani udhëhiqet nga ish-rebelë që rrëzuan udhëheqësin Bashar al-Assad vitin e kaluar pas një lufte civile 13-vjeçare, përfshirë anëtarë të ish-degës së Al Kaedës në Siri, të cilët u ndanë nga grupi dhe u përleshën me Shtetin Islamik. /Telegrafi/

Dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes civil u vranë në Siri nga një sulm i ISIS-it

By: Rovena
14 December 2025 at 08:50

Dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes civil të SHBA-së u vranë në Siri gjatë një prite të armatosur në qytetin Palmyra, në qendër të vendit. Sipas Komandës Qendrore të SHBA-së (Centcom), sulmi u krye nga një militant i Shtetit Islamik (ISIS), i cili u vra gjatë përplasjes.

Tre ushtarë të tjerë amerikanë mbetën të plagosur, ndërsa media shtetërore siriane raportoi se edhe dy pjesëtarë të forcave siriane të sigurisë u plagosën.

Presidenti amerikan Donald Trump e cilësoi ngjarjen si një sulm të ISIS-it dhe paralajmëroi një kundërpërgjigje të fortë. Sulmi u dënua gjithashtu nga qeveria siriane dhe zyrtarë të lartë amerikanë, të cilët theksuan angazhimin për vazhdimin e luftës kundër terrorizmit.

Ngjarja është ende nën hetim dhe identitetet e viktimave nuk janë bërë publike, në pritje të njoftimit të familjarëve.

Analiza: Dështimi strategjik i Iranit në Siri, një vit pas rënies së Assadit

By: Ela
9 December 2025 at 08:45

Rënia e presidentit të kamotshëm sirian, Bashar al-Assad, vitin e kaluar, u ndje në gjithë Lindjen e Mesme – por askund më shumë sesa në Iran, aleatin e tij më të ngushtë. Rënia e Assadit ishte një goditje e rëndë për Iranin, i cili e përdorte Sirinë për ta zgjeruar ndikimin e vet rajonal dhe […]

The post Analiza: Dështimi strategjik i Iranit në Siri, një vit pas rënies së Assadit appeared first on BoldNews.al.

OTAVA – Kanadaja heq sanksionet ndaj Sirisë

6 December 2025 at 17:17

OTAVA, 6 dhjetor /ATSH/ –  Kanadaja hoqi sot Sirinë nga lista e shteteve që mbështesin terrorizmin dhe anuloi ”Hayat Tahrir al-Sham” (HTS) si entitet terrorist duke iu bashkuar një sërë vendesh perëndimore që po zbusin sanksionet ndaj Damaskut, sipas Reuters.

Vendimi pason zhvillimet politike në Siri, ku HTS rrëzoi Bashar al-Assad-in dhjetorin e kaluar dhe mori kontrollin e qeverisë.

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme e Kanadasë theksoi se ”këto vendime nuk janë marrë lehtë”, duke nënvizuar se janë të harmonizuara me hapat e fundit të ndërmarrë nga aleatët, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe .

Sipas Otavës, ato pasqyrojnë përpjekjet e qeverisë së tranzicionit sirian për të forcuar stabilitetin në vend.

Kanadaja e kishte futur Sirinë në listën e shteteve mbështetëse të terrorizmit në vitin 2012, kur shtypja e protestave prodemokratike nga regjimi i Assad-it e zhytën vendin në luftë civile.

Ndërkohë, HTS-ja ka qenë i sanksionuar prej vitesh për shkak të lidhjeve historike me Al-Kaidën, por disa shtete perëndimore kanë nisur ta heqin nga listat terroriste për të mundësuar bashkëpunim me qeverinë e re të udhëhequr nga ish-jihadisti Ahmed al-Sharaa.

Sipas autoriteteve kanadeze, drejtuesit e rinj të Sirisë po përpiqen të shkëputen nga e kaluara e dhunshme dhe të projektojnë një imazh më të moderuar ndaj popullit sirian dhe komunitetit ndërkombëtar. Ky rikthim i Sirisë në skenën diplomatike shihet si një hap i rëndësishëm për të zhbllokuar ndihmat dhe bashkëpunimin rajonal.

Pavarësisht lehtësimit të masave, Kanadaja do të mbajë ende në fuqi sanksionet individuale ndaj 56 personave të lidhur me regjimin e rrëzuar të Assad-it dhe anëtarëve të familjes së tij, duke theksuar se procesi i normalizimit do të mbetet i kushtëzuar nga hapat konkretë të qeverisë së re siriane./  /Ad.Ab./

The post OTAVA – Kanadaja heq sanksionet ndaj Sirisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SIRI – 70 000 foto të publikuara zbulojnë torturat në burgjet e Asadit

4 December 2025 at 22:29

BEJRUT, 4 dhjetor/ATSH-DPA/ – Rreth 70 000 fotografi duket se dokumentojnë shkelje të rënda të të drejtave të njeriut në burgjet siriane nën regjimin e Asadit, sipas kërkimeve nga transmetuesi publik gjerman NDR.

Imazhet, të marra kryesisht mes viteve 2015 dhe 2024, tregojnë 10 212 trupa të vdekur, kryesisht burra, por edhe gra, të mitur dhe të paktën një foshnjë.

Sipas NDR-së, shumë prej trupave tregojnë shenja të qarta torture, kequshqyerjeje dhe keqtrajtimi.

”Fotografitë u publikuan nga një ish-anëtar i ushtrisë i cili ishte i punësuar në departamentin e ruajtjes së provave të policisë ushtarake në Damask”, tha transmetuesi.

Shumë nga fotografitë duket se janë bërë në morgun e spitalit ushtarak ”Harasta”, në verilindje të Damaskut.

Në një intervistë, ish-oficeri deklaroi se spitali ishte ekskluzivisht përgjegjës për fotografimin e trupave të transferuar nga agjencitë e shërbimeve sekrete.

NDR e ndau materialin me transmetuesin gjerman WDR, gazetën gjermane ”Süddeutsche Zeitung” dhe Konsorciumin Ndërkombëtar të Gazetarëve Investigativë (ICIJ).

Media të tjera ndërkombëtare morën pjesë gjithashtu në projekt.

Materiali i është dorëzuar gjithashtu prokurorit të përgjithshëm të Gjermanisë.

Hetimet për autorët e mundshëm brenda regjimit të Asadit mund të kryhen në Gjermani bazuar në parimin e juridiksionit universal.

Aktivistët e të drejtave të njeriut supozojnë se dhjetëra mijëra njerëz u ekzekutuan në burgjet siriane ose vdiqën si rezultat i torturës, mohimit të kujdesit mjekësor ose urisë gjatë sundimit të diktatorit Bashar al-Assad, i cili u rrëzua nga një aleancë rebele në dhjetor të vitit të kaluar.

Qeveria e re tranzitore është zotuar të sjellë para drejtësisë përgjegjësit./ /Ad.Ab./

The post SIRI – 70 000 foto të publikuara zbulojnë torturat në burgjet e Asadit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TEL AVIV – Netanyahu bën thirrje për një zonë të çmilitarizuar në Siri

2 December 2025 at 21:41

TEL AVIV, 2 dhjetor /ATSH-DPA/ – Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi sot se pret që Siria të krijojë një zonë të çmilitarizuar që shtrihet nga kryeqyteti Damask deri në Lartësitë Golan, të cilat janë aneksuar nga Izraeli.

Netanyahu i dha këto deklarata në një video-mesazh gjatë një vizite në spital te ushtarët izraelitë që ishin plagosur së fundmi gjatë një operacioni në Siri.

Pas rrëzimit vitin e kaluar të ish-udhëheqësit afatgjatë sirian Bashar al-Assad, Izraeli vendosi trupa në zonën neutrale të kontrolluar nga OKB-ja midis Lartësive Golan dhe territorit nën kontrollin sirian, përfshirë anën siriane të malit Hermon.

Sipas Netanyahut, ushtria izraelite do të qëndrojë në këtë zonë “për të garantuar sigurinë e qytetarëve izraelitë”.

Zona e çmilitarizuar përfundon rreth 50 kilometra larg Damaskut.

”Në vijim të sulmeve të udhëhequra nga Hamasi ndaj jugut të Izraelit më 7 tetor 2023, Izraeli është i vendosur të mbrojë veten nga sulmet përtej kufirit dhe të pengojë vendosjen e ekstremistëve armiqësorë në zonat kufitare”, tha Netanyahu.

Kryeministri theksoi gjithashtu se Izraeli synon të mbrojë pakicën fetare druzi në Siri, të cilën e konsideron aleate.

Ushtria izraelite godet rregullisht objektiva në Siri për të shkatërruar depo armësh ose pajisje ushtarake./  /Ad.Ab./

The post TEL AVIV – Netanyahu bën thirrje për një zonë të çmilitarizuar në Siri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Presidenti i përkohshëm i Sirisë viziton Alepon një vit pas marrjes së qytetit nga koalicioni islamist dhe rrëzimit të Bashar al-Asad

By: M C
29 November 2025 at 19:54

Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmad al-Sara, vizitoi sot qytetin e Alepos në veri, një vit pas sulmit të koalicionit islamist që çoi në rrëzimin e Bashar al-Asad.

Para një viti, forcat e këtij koalicioni lëvizën nga Idlibi drejt portave të qytetit të dytë më të madh të Sirisë, të cilin e vendosën nën kontroll dy ditë më vonë. Më 8 dhjetor, ata morën nën pushtet edhe kryeqytetin Damaskun.

“Alepo po rilind, dhe së bashku me të po rilind e gjithë Siria,” deklaroi al-Sara përpara qindra qytetarëve pranë akropolit të famshëm të Alepos.

Pak më vonë, ai u shfaq pranë portës së akropolit, afër një flamuri të madh sirian, në këtë zonë emblematike që pati dëmtime të mëdha gjatë viteve të luftës. Alepo ishte një nga qendrat kryesore të protestave kundër regjimit të Asadit në vitin 2011, demonstrata që u shndërruan më pas në luftë civile.

Për katër vite, qyteti mbeti i ndarë: lagjet perëndimore nën kontrollin e regjimit, ku jetonte shumica e popullsisë, dhe lagjet lindore nën kontrollin e rebelëve.

Me mbështetjen e aleatit rus, forcat qeveritare siriane rikuperuan kontrollin e plotë të qytetit në fund të vitit 2016, para se koalicioni islamist nën drejtimin e al-Sarës ta merrte sërish tetë vjet më vonë.

Sulmi i shpejtë i koalicionit, i nisur më 27 nëntor 2024, shënoi përfundimin e mbi gjysmë shekulli sundimi të familjes Asad.

The post Presidenti i përkohshëm i Sirisë viziton Alepon një vit pas marrjes së qytetit nga koalicioni islamist dhe rrëzimit të Bashar al-Asad appeared first on Albeu.com.

DAMASK – Të paktën 20 të vrarë në një sulm izraelit në jug të Sirisë

28 November 2025 at 20:58

DAMASK/TEL AVIV, 28 nëntor /ATSH-DPA/ – Një operacion ushtarak izraelit në jugperëndim të Sirisë ka lënë të paktën 20 persona të vrarë, njoftoi sot ministria e Jashtme siriane, në atë që cilësohet si inkursioni më i madh që nga rrëzimi i ish-presidentit Bashar al-Assad.

Përleshjet në Beit Jinn, pranë një zone tampon afër Lartësive të Golanit të aneksuara nga Izraeli, raportohet se nisën kur trupat izraelite hynë në sot në qytet.

“Dhjetëra familje janë larguar drejt fermave të Beit Jinn-it, qytetit Saasaa, fshatrave përreth, si dhe drejt Damaskut dhe rrethinave të tij”, tha Waaled Akkass kryetari i komunës së Beit Jin. “Banorët po jetojnë në frikë”, shtoi ai.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se operacioni  u ndërmor për të arrestuar dy anëtarë të grupit ekstremist al-Jama’a al-Islamiya, të dyshuar për planifikimin e sulmeve ndaj civilëve izraelitë.

Sipas IDF-së, persona të armatosur hapën zjarr ndaj ushtarëve izraelitë, të cilët u kundërpërgjigjën dhe morën mbështetje ajrore.

Tre ushtarë izraelitë u plagosën rëndë, ndërsa disa militantë u vranë dhe të gjithë të dyshuarit u ndaluan.

Ministria e Jashtme siriane e dënoi sulmin kriminal, duke e quajtur incidentin “krim të mirëfilltë lufte dhe një masakër të tmerrshme që mori jetën e mbi 20 civilëve, përfshirë gra e fëmijë”.

Pas rrëzimit të Assad-it, Izraeli vendosi trupa në zonën tampon të kontrolluar nga OKB mes Lartësive të Golanit dhe territorit të kontrolluar nga Siria, duke e justifikuar masën me nevojën për të penguar vendosjen e grupeve radikale në rajonin kufitar.

Sipas mediave izraelite, anëtarët e ndaluar të al-Jama’a al-Islamiya më parë kishin lëshuar raketa drejt Izraelit.

Grupi është i lidhur me milicinë pro-iraniane Hezbollah në Liban dhe me grupin militant palestinez Hamas në Rripin e Gazës. /Ad.Ab./

The post DAMASK – Të paktën 20 të vrarë në një sulm izraelit në jug të Sirisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Grabitet muzeu sirian, zhduken 6 statuja të epokës romake

By: Ela
12 November 2025 at 09:09

Statuja të lashta të epokës romake janë vjedhur nga muzeu kombëtar në kryeqytetin sirian Damask, duke çuar në mbylljen e përkohshme të objektit. Lajmi për grabitjen e guximshme në departamentin klasik të Muzeut Kombëtar të Damaskut zbulohet, ndërsa vendi përballet me pasojat e një lufte civile 14-vjeçare dhe rënien e sundimit 54-vjeçar të familjes Assad […]

The post Grabitet muzeu sirian, zhduken 6 statuja të epokës romake appeared first on BoldNews.al.

❌
❌