Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 1 January 2026Main stream

E rëndë në Gjermani/ Dy të rinj humbin jetën pas shpërthimit të fishekzjarreve, disa të tjerë…

By: V K
1 January 2026 at 13:51

Festimet e Vitit të Ri 2026, kanë lënë pasoja tragjike edhe në Gjermani. Dy 18-vjeçarë vdiqën pasi iu nënshtruan lëndimeve në fytyrë të pësuara gjatë një shfaqjeje fishekzjarrësh në qytetin gjerman të Bielefeldit, tha policia në orët e para të mëngjesit.

Aksidentet ndodhën në natën e Vitit të Ri në vende të ndryshme në qytet, në shtetin e North Rhine-Westphalia.

Njëri nga dy adoleshentët vdiq në vendngjarje në lagjen Baumheide. I dyti, i cili u plagos në lagjen Brake, u dërgua në spital, por mjekët nuk mundën ta shpëtonin.

Sipas policisë, kishte dëshmitarë okularë për të dy aksidentet dhe askush tjetër nuk u gjet përgjegjës.

Në të njëjtën kohë, një djalë 14-vjeçar humbi krahun e majtë në Rendelich, pranë qytetit të Rostock-ut (verilindje), për shkak të një shpërthimi fishekzjarrësh, sipas policisë.

Në Berlin, pesë persona u shtruan në spital me lëndime nga fishekzjarrët deri në orën 22:30. Dy prej tyre ishin në gjendje të rëndë.

Në Leipzig, një vajzë 16-vjeçare humbi gishtin e vogël dhe një pjesë të gishtit unazor kur u përpoq të ndizte një fishekzjarr të bërë në shtëpi, tha policia.

Fishekzjarrët lejohen vetëm në natën e Vitit të Ri dhe Ditën e Vitit të Ri në Gjermani.

Lëndimet, ndonjëherë fatale, janë të zakonshme kur merren me fishekzjarrë, pasi fishekzjarrët e paligjshëm të prodhuar në shtëpi ndonjëherë përmbajnë eksplozivë të fuqishëm dhe janë jashtëzakonisht të rrezikshëm.

Në natën e Vitit të Ri 2025, pesë persona humbën jetën në incidente të ngjashme.

Sipas një analize nga kompania e sigurimeve AOK, pranimet në spital për njerëzit e lënduar në aksidente me fishekzjarrë gjatë dhjetë viteve të fundit në natën e Vitit të Ri dhe Ditën e Vitit të Ri, kanë qenë mesatarisht 530, 2.6 herë më shumë se në çdo ditë tjetër jave dhe 4.4 herë më shumë se në çdo fundjavë tjetër normale.

Çdo vit, ekspertë mjekësorë, oficerë policie, ambientalistë dhe aktivistë të të drejtave të kafshëve bëjnë thirrje për ndalimin e shitjes së fishekzjarrëve dhe materialeve piroteknike.

The post E rëndë në Gjermani/ Dy të rinj humbin jetën pas shpërthimit të fishekzjarreve, disa të tjerë… appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Tragjedi në Spanjë, 3 persona humbin jetën nga orteku gjatë skijimit, një tjetër plagoset

By: D Marku
29 December 2025 at 19:58

Një ortek ka shkaktuar tragjedi në Pirenejtë Aragoneze në Spanjën verilindore, duke vrarë tre persona dhe plagosur një tjetër. Incidenti ndodhi në orët e pasdites, kur një grua njoftoi autoritetet rreth orës 13:00, duke raportuar se pa një ortek dhe katër persona duke bërë ski në atë zonë.

Garda Civile Spanjolle tha për AFP se pas alarmit, ekipet e shpëtimit, të mbështetura nga një helikopter, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, pranë majës Tablato në Pireneje. Pas mbërritjes, ekipet gjetën trupat e tre viktimave dhe një grua që ishte në gjendje hipotermie. Ajo u shpëtua dhe iu dha ndihma e nevojshme mjekësore.

Presidenti i rajonit të Aragonës, Jorge Athcon, shprehu tronditjen e tij për këtë aksident tepër tragjik, duke e cilësuar këtë ngjarje si një humbje të rëndë dhe shumë të trishtë. Ai shtoi se do të udhëtonte drejt zonës për të ndihmuar në menaxhimin e situatës dhe për të ofruar mbështetje.

Sakaq, një hetim sapo ka nisur për të zbardhur shkaqet e ortekut dhe për të kuptuar më mirë rrethanat që çuan në këtë tragjedi. Ky është një nga incidentet më tragjike në rajonin e Pirenejve, i cili është një destinacion popullor për ski dhe aktivitete të tjera dimërore.

The post Tragjedi në Spanjë, 3 persona humbin jetën nga orteku gjatë skijimit, një tjetër plagoset appeared first on Albeu.com.

Azili i pleqve përfshihet nga flakët, humbin jetën 16 persona

By: V K
29 December 2025 at 07:59

Gjashtëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur, si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një azil pleqsh në qytetin Manado, në ishullin indonezian të Sulawesi-t.

Lajmi u konfirmua sot për AFP-në nga punonjësi i shpëtimit, Jimmy Rotinsulu, i cili bëri të ditur se shumica e viktimave u gjetën brenda dhomave të tyre.

Sipas tij, banorët e moshuar me shumë gjasa ndodheshin duke pushuar në dhomat e tyre të dielën në mbrëmje, në momentin kur shpërtheu zjarri.

Autoritetet arritën të evakuonin 12 persona, të gjithë të padëmtuar, të cilët më pas u dërguan për kontroll mjekësor në një spital lokal.

Pamjet e transmetuara nga televizioni lokal Metro TV treguan flakët që përfshinë godinën e azilit, ndërsa banorë të zonës ndihmonin ekipet e emergjencës në evakuimin e të moshuarve.

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta dhe autoritetet kanë nisur hetimet.

The post Azili i pleqve përfshihet nga flakët, humbin jetën 16 persona appeared first on Albeu.com.

Aksident tragjik në Stamboll/ Humbin jetën katër persona, plagosen shtatë të tjerë

By: V K
28 December 2025 at 09:38

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Stamboll, ku një autobus ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një përrua. Sipas raportimeve paraprake, nga ngjarja tragjike kanë humbur jetën katër pasagjerë, ndërsa shtatë të tjerë janë plagosur.

Në vendngjarje mbizotëroi kaosi, ndërsa ekipet e shpëtimit ndërhynë menjëherë për të ndihmuar të lënduarit.

Një numër i madh zjarrfikësish, efektivësh policie dhe ndihmës mjekësorë u angazhuan në operacionin e shpëtimit.

Të plagosurit u transportuan me ambulanca drejt spitaleve më të afërta për trajtim mjekësor, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

The post Aksident tragjik në Stamboll/ Humbin jetën katër persona, plagosen shtatë të tjerë appeared first on Albeu.com.

Mashtronin shtetas të huaj duke u premtuar investime në ‘Forex’, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq 7 persona

By: V K
24 December 2025 at 10:13

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtatë persona, të cilët akuzohen se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mashtruar shtetas të huaj, kryesisht italianë, duke u premtuar investime fitimprurëse në bursën “Forex”.

Të pandehurit janë shtetasit me iniciale B.B., K.D., J.J., A.Ll., E.A., Gj.R. dhe L.Sh.

Nga hetimet rezultoi se të pandehurit zhvillonin veprimtarinë mashtruese në ambientet e shoqërisë “OZAR” sh.p.k., përmes një skeme të mirëorganizuar në formën e një call center-i.

Sipas Prokurorisë, të pandehurit kontaktonin shtetas të huaj dhe i bindnin të investonin shuma të ndryshme parash, duke i premtuar përfitime të larta financiare.

Ndër viktimat rezultojnë edhe shtetasit italianë me iniciale L.C. dhe S.S., të cilët kanë kryer transferta bankare me vlera të konsiderueshme.

Si funksiononte skema?

Nga këqyrja e telefonave të sekuestruar dhe aplikacionit “WhatsApp”, janë zbuluar komunikime të të pandehurve me shtetas italianë, të cilëve u kërkoheshin shuma parash për investime në Forex.

Në një rast konkret, shtetasi me iniciale L.C. ka kryer një transfertë prej 8,700 euro, pas nënshkrimit të një kontrate që parashikonte investim në vlerën 100,000 euro. Më pas, atij i është kërkuar edhe një pagesë shtesë prej 3,500 euro, si formë penaliteti për vonesë të transfertës së parë.

“Konkretisht, shtetasi i cili ishte i regjistruar si L.C. komunikon në aplikacionin ‘WhatsApp’, duke i thënë përdoruesit se ka kryer trasfertën prej 8,700 euro. Kjo pagesë rezulton se është kryer pasi ai ka firmosur një kontratë, e cila parashikonte një vlerë prej 100,000 euro prej tij dhe për këtë shkak në datë 29.11.2023, ai ka kryer tranfertën bankare, e cila në përshkrim ka, se kryhet në formë huaje. Në vijim të bisedave të këqyrura rezulton se ky shtetas i ka shprehur shqetësimin se e gjitha kjo është një mashtrim i madh. Në datë 13.12.2023 i kërkohet sërish që ky shtetas të kryejë një transaksion në vlerën prej 3,500 euro, me justifikimin se është penalitet për shkak se transferta e parë ka shkuar me vonesë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria thekson se aktiviteti mashtrues është kryer me dashje të drejtpërdrejtë dhe me qëllim përfitimi pasuror, ndërsa të pandehurit kanë qenë plotësisht të vetëdijshëm për natyrën e paligjshme të veprimtarisë së tyre.

Roli i të pandehurve në skemën e mashtrimit

Sipas Prokurorisë, të pandehurit ishin të ndarë në role. Shtetasi me iniciale Gj.R., i punësuar në “Ozar” shpk ka qenë i përfshirë në mënyrë aktive në ndjekjen e klientëve dhe në koordinimin e punës së operatorëve.

Ndërsa shtetasi L.Sh, ka pasur një rol të lartë funksional në strukturën e brendshme të aktivitetit, duke dhënë udhëzime, ndarë detyra, etj.

Në këtë skemë, shtetasi E.A., figuron si administrator ligjor i shoqërisë “OZAR” sh.p.k. dhe përgjegjësia e tij lidhet me mosveprimin e tij si administrator, me faktin që ai ka pranuar të figurojë si drejtues i shoqërisë pa marrë masat e nevojshme për të parandaluar përdorimin e shoqërisë për veprimtari të paligjshme.

Shtetasi A.Ll ka marrë pjesë drejtpërdrejt në veprimet mashtruese dhe në mbështetjen e operatorëve që ushtronin këtë veprimtari.

Ndërsa shtetasit B.B., dhe K.D. kanë qenë në momentin e ndërhyrjes së policisë pranë “Ozar” me dijeni të plotë mbi natyrën mashtruese të aktivitetit që zhvillohej në këto ambiente dhe J.J. personi kryesor i ngarkuar me mbikëqyrjen dhe zgjidhjen e problemeve teknike të operatorëve dhe supervizorëve.

Njoftimi i Prokurorisë Tiranë:

Mashtronin shtetas të huaj, kryesisht italianë duke u premtuar investime në bursën ‘Forex’ për të përfituar, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq 7 persona

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtatë persona, shtetasit B.B., K.D., J.J., A.Ll., E.A., Gj.R., dhe L.Sh., për veprën penale ‘Mashtrimi’ parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.8500 të vitit 2023, të nisur pas informacioneve të marra në rrugë operative nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, mbi subjektet e licensuara dhe të palicensuara në lidhje me veprimtarinë ‘Forex’, rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë realizuar veprimtari mashtruese në ambientet e shoqërisë ‘OZAR’ sh.p.k., nëpërmjet një skeme të mirëorganizuar, e realizuar në formën e një call center-i. Brenda kësaj veprimtarie, të pandehurit në fjalë, kanë marrë pjesë në realizimin e skemës mashtruese të drejtuar ndaj shtetasve të huaj, mes tyre shtetasit italianë L.C. dhe S.S., duke kontribuar në funksionimin normal të mekanizmit të mashtrimit dhe në sigurimin e vijimit të tij.

Nga ky procedim janë veçuar aktet dhe vijojnë hetimet në një procedim të ri me numër 8500/1 për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, parashikuar nga neni 143/3 K.Penal, si dhe për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale, parashikuar nga neni 287 i K.Penal ndaj viktimave të tjera në bashkëpunim me autoritetet e huaja .

Nga këqyrja e aplikacionit “WhatsApp” të telefonave të sekuestruar, u konstatuan biseda me persona të ndryshëm, shtetas të regjistruar me emra italianë, të cilët kanë dërguar foto të kartave të identitetit, të kërkuara nga përdoruesi i telefonit. Nga bisedat rezultoi se këtyre shtetasve u kërkoheshin shuma të ndryshe monetare për t’i investuar në bursën Forex, me qëllim përfitimin e vlerave më të mëdhaja në këmbim.

Konkretisht, shtetasi i cili ishte i regjistruar si L.C. komunikon në aplikacionin ‘WhatsApp’, duke i thënë përdoruesit se ka kryer trasfertën prej 8,700 euro. Kjo pagesë rezulton se është kryer pasi ai ka firmosur një kontratë, e cila parashikonte një vlerë prej 100,000 euro prej tij dhe për këtë shkak në datë 29.11.2023, ai ka kryer tranfertën bankare, e cila në përshkrim ka, se kryhet në formë huaje. Në vijim të bisedave të këqyrura rezulton se ky shtetas i ka shprehur shqetësimin se e gjitha kjo është një mashtrim i madh. Në datë 13.12.2023 i kërkohet sërish që ky shtetas të kryejë një transaksion në vlerën prej 3,500 euro, me justifikimin se është penalitet për shkak se transferta e parë ka shkuar me vonesë.

Në rastin konkret të aktivitetit mashtrues të zhvilluar në ambientet e call center-it, rezulton se të pandehurit kanë vepruar me dashje të drejtpërdrejtë dhe me qëllim përfitimi pasuror. Ata kanë qenë plotësisht të vetëdijshëm për natyrën mashtruese të veprimtarisë, që konsistonte në kontaktimin e klientëve të huaj për investime të rreme në Forex dhe kanë ndjekur në mënyrë të përsëritur të njëjtin mekanizëm për të përfituar shuma parash pa qëllim kthimi.

Shtetasi Gj.R i punësuar në “Ozar” shpk ka qenë i përfshirë në mënyrë aktive në ndjekjen e klientëve dhe në koordinimin e punës së operatorëve. Ndërsa shtetasi L.Sh, ka pasur një rol të lartë funksional në strukturën e brendshme të aktivitetit, duke dhënë udhëzime, ndarë detyra, etj. Në këtë skemë, shtetasi E.A., figuron si administrator ligjor i shoqërisë “OZAR” sh.p.k. dhe përgjegjësia e tij lidhet me mosveprimin e tij si administrator, me faktin që ai ka pranuar të figurojë si drejtues i shoqërisë pa marrë masat e nevojshme për të parandaluar përdorimin e shoqërisë për veprimtari të paligjshme. Shtetasi A.Ll ka marrë pjesë drejtpërdrejt në veprimet mashtruese dhe në mbështetjen e operatorëve që ushtronin këtë veprimtari. Ndërsa shtetasit B.B., dhe K.D. kanë qenë në momentin e ndërhyrjes së policisë pranë “Ozar” me dijeni të plotë mbi natyrën mashtruese të aktivitetit që zhvillohej në këto ambiente dhe J.J. personi kryesor i ngarkuar me mbikëqyrjen dhe zgjidhjen e problemeve teknike të operatorëve dhe supervizorëve.

Nga sa më sipër, rezulton e provuar se të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe më shumë se një herë, kanë konsumuar të gjithë elementët e veprës penale të “Mashtrimit”, parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.

The post Mashtronin shtetas të huaj duke u premtuar investime në ‘Forex’, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq 7 persona appeared first on Albeu.com.

Protesta e Partisë Demokratike/ Policia arreston 4 persona, procedohen 7 të tjerë

By: V K
23 December 2025 at 09:49

Katër persona janë arrestuar dhe shtatë të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë nga policia, pas protestës së zhvilluar mbrëmjen e djeshme para Kryeministrisë.

Që pas përfundimit të protestës së PD, policia shoqëroi disa persona, pasi në fund të protestës u hodhën molotovë e mjete piroteknike në drejtim të Kryeministrisë, ndërsa u tentua që të kalohej kordoni i policisë në rrethim të godinës duke u përplasur edhe me forcat e rendit.

Policia njoftoi se si pasojë e hedhjes së molotovëve, lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta nga ana e protestuesve, janë dëmtuar dy efektivë.

The post Protesta e Partisë Demokratike/ Policia arreston 4 persona, procedohen 7 të tjerë appeared first on Albeu.com.

Të shtëna me armë zjarri në Kukës/ Plagosen dy persona, shpallen në kërkim 2 vëllezër

By: V K
21 December 2025 at 15:39

Pasditen e sotme rreth orës 14:35, të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në qytetin e Kukësit, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë një pallati në zonën e Radio Kukësit.

Sakaq, të plagosur kanë mbetur shtetasit A. C., 36-vjeç, dhe S. K., 65-vjeç.

Policia bën me dije se dyshohet se autorë të plagosjes janë dy vëllezër, shtetasit F. I., 39-vjeç, dhe N. I., 38-vjeç, të cilët janë identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Njoftimi:

Rreth orës 14:35, në qytetin e Kukësit, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur me armë zjarri shtetasit A. C., 36 vjeç, dhe S. K., 65 vjeç.

Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë shtetasit F. I., 39 vjeç, dhe N. I., 38 vjeç, (vëllezër), të cilët janë shpallur në kërkim.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, për dokumentimin ligjor të rastit.

The post Të shtëna me armë zjarri në Kukës/ Plagosen dy persona, shpallen në kërkim 2 vëllezër appeared first on Albeu.com.

Të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohen 4 persona në Tiranë

By: V K
13 December 2025 at 09:35

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Catch”, policia e Tiranës, ka arrestuar 4 persona për vepra të ndryshme penale.

Burime zyrtare nga uniformat blu, bënë me dije se një prej të arrestuarve është prangosur për plagosje.

Njoftimi:

“Tiranë/Vijon operacioni policor i koduar “Catch”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Kapen 4 shtetas në kërkim, të dënuar/akuzuar për vepra të ndryshme penale. Strukturat e DVP Tiranë, si rezultat i kontrolleve në terren të kryera në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit “Catch”, kapën dhe vunë në pranga 4 shtetas të shpallur në kërkim, konkretisht:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit e Policisë Nr. 2 kapën dhe ndaluan shtetasin J. P., 33-vjeç, banues në Tiranë, pasi Prokuroria ka lëshuar urdhër ndalimi për të, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, kapën dhe ndaluan shtetasin A. K., 36-vjeç. Këtë shtetas, Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”; me 10 muaj burgim, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”; si dhe i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me sherbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore kapën dhe ndaluan shtetasin A. H., 42-vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kapën shtetasin G. H., 41-vjeç. Nga dënimi me 5 vjet burgim, i dhënë nga Gjykata e Apelit Gjirokastër, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve’’, këtij shtetasi i kanë mbetur për të kryer 11 muaj e 21 ditë burgim. Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Gjirokastër. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

The post Të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohen 4 persona në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Prokuroria e Gjirokastrës lëshon urdhra ndalimi për 4 persona, sekuestrohen para, euro, paund, dollarë dhe franga

By: V K
12 December 2025 at 16:24

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Gjirokastër, ka lëshuar katër urdhra ndalimi për shtetasit R.K., L.K., P.K., dhe B.K., për veprën penale ‘Fshehja e të ardhurave’ parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal.

Pas një hetimi me metoda speciale dhe proaktive, në kuadër të procedimit penal nr.235 të vitit 2025, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, i është drejtuar me kërkesë për kontrollin e vendeve Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër e cila është miratuar, për kontrollin e dy pikave të këmbimit valutor me adresë në qytetin e Gjirokastrës dhe qytetin e Tiranës.

Nga kontrolli i ushtruar në njësinë e këmbimit valutor në qytetin e Tiranës në pronësi të shtetasit R.K., u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

470.000 (trembëdhjetë milion e katërqin e shtatëdhjetë mijë) Lekë,

895 (dyzetëmijë e tetëqind e nëntëdhjetë e pesë) Euro,

780 (tetëmijë e shtatëqind etetëdhjetë) Paund,

922 (nëntëmijë e nëntëqind e njëzetë e dy) Dollar Amerikan,

380 (dhjetëmijë e treqind e tetëdhjetë) Franga,

145 (tremijë e njëqind e dyzetë e pesë) Dollar Kanadez,

720 (tetëdhjetë e pesë mijë e shtëtaqind e njëzetë) Lira,

1 pajisje DVR

2 blloqe shënimesh

Nga kontrolli i ushtruar po ashtu në banesën e shtetasit R.K. u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

000 (njëzetëmijë) Dollarë Amerikan.

Nga kontrolli i ushtruar në njësinë e këmbimit valutor në qytetin e Gjirokastrës në pronësi të shtetasit L.K., janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

443.200 (trembëdhjetë milion e katërqind e dyzet e tremijë e dyqind) Lekë;

865 (nëntëdhjetë e një mijë e tetëqind e gjashtëdhjetë e pesë) Euro;

965 (shtatëmijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e pesë) Paund;

674 (dymbëdhjetë mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e katër) Dollar Amerikan; dhe

5 pajisje elektronike “Kompjuter”

Nga kontrolli i ushtruar po ashtu në banesën e shtetasit L.K u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

90 (nëntëdhjetë) Dollar Amerikan;

580 (tremijë e pesëqind e tetëdhjetë) Euro; dhe

500 (njëqind e tetëmbëdhjetë mijë e pësëqind) Lekë

Ndërkohë, po vijohet me veprimet e tjera proçedurale në kuadër të këtij procedimi penal.

The post Prokuroria e Gjirokastrës lëshon urdhra ndalimi për 4 persona, sekuestrohen para, euro, paund, dollarë dhe franga appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Durrës/ Dy persona gjenden pa shenja jete, dyshohet se…

By: V K
10 December 2025 at 13:58

Ditën e djeshme, dy persona në qytetin e Durrësit, janë gjetur të pajetë. Njëri u zbulua në tokën e tij në fshatin Kalush, ndërsa tjetri u zbulua në shtëpinë e tij.

Bëhet me dije se të ndjerët janë të moshave 82 dhe 62-vjeç. Sipas informacionit të policisë, nuk kanë shenja dhune dhe vdekja dyshohet të jetë nga shkaqe natyrale.

Njoftimi:

Më datë 09.12.2025:-u gjet në sipërfaqen e tokës në pronësi të tij, në fshatin Kalush, trupi i pajetë i shtetasit H. B., 82-vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale;

-u gjet në banesën e tij, në lagjen nr. 13, trupi i pajetë i shtetasit B. M., 62-vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.

The post E rëndë në Durrës/ Dy persona gjenden pa shenja jete, dyshohet se… appeared first on Albeu.com.

Tragjedi në Indi/ Shpërthen bombola e gazit, shkrumbohet nga flakët klubi i natës, humbin jetën 25 persona (VIDEO)

By: V K
7 December 2025 at 08:26

Një zjarr i fuqishëm në një klub nate shumë të frekuentuar në rajonin bregdetar të Goa-s, Indi, ka shkaktuar vdekjen e 25 personave, sipas autoriteteve lokale.

Shumica e viktimave dyshohet të jenë punonjës të klubit në zonën Arpora, në Goa-n e Veriut, ndërsa mes të vdekurve ka edhe turistë, raporton BBC.

 

At least 23 people killed in #nightclub fire in #India’s #Goa https://t.co/hUQnMXnRAJ
Several tourists were among the dead in the fire, which broke out at about midnight at a club in #Arpora in the North Goa district, according to officials cited by the Press Trust of India.… pic.twitter.com/c0FgNp9HFC

— ⚡️🌎 World News 🌐⚡️ (@ferozwala) December 6, 2025

Sipas hetimeve paraprake, zjarri nisi pasi një bombol gazi shpërtheu në kuzhinën e klubit, duke shkaktuar përhapjen e menjëhershme të flakëve rreth mesnatës së së shtunës.

Autoritetet te dielën në mëngjes konfirmuan se numri i viktimave u rrit nga 23 në 25, ndërsa gjashtë persona të tjerë po trajtohen në spital dhe ndodhen në gjendje të qëndrueshme.

Dëshmitarë në vendngjarje përshkruan skena paniku në zonën e njohur për jetën e gjallë të natës.

Zjarri ishte përqendruar kryesisht në zonën e kuzhinës në katin përdhes”, tha Alok Kumar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Goa-s.

Zjarri shpërtheu rreth mesnatës dhe tashmë është vënë nën kontroll”, shtoi ai.

Sipas tij, shumica e trupave u gjetën pranë kuzhinës, ç`ka përforcon dyshimin se viktimat ishin kryesisht punonjës të lokalit.

“Sot është një ditë shumë e trishtueshme për të gjithë ne në Goa. Një zjarr i madh në Arpora ka marrë jetën e 23 personave”, tha Savand.

Tre persona humbën jetën për shkak të djegieve dhe pjesa tjetër nga asfiksia.

Sipas një raporti në gazetën Indian Express, shkaku i mundshëm i zjarrit ishte shpërthimi i një bombole gazi që përdorej në kuzhinë.

Goa – një ish-koloni portugeze, e lagur nga Deti i Omanit, është një magnet për turistët nga e gjithë bota.

Muajt ​​e dimrit zakonisht kanë një kulm në vizita.

The post Tragjedi në Indi/ Shpërthen bombola e gazit, shkrumbohet nga flakët klubi i natës, humbin jetën 25 persona (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Tiranë/ Shpërthen bombola e gazit në një market te ish-Parku i Autobusëve, raportohet për të plagosur

By: V K
4 December 2025 at 11:30

Këtë të enjte, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë. Sipas informacioneve të para, raportohet se një bombol gazi ka shpërthyer në një supermarket te ish-Parku i Autobusëve në Tiranë.

Mësohet se nga shpërthimi ka të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në marketin “Xhangolli”, te kompleksi Delijorgji.

The post E rëndë në Tiranë/ Shpërthen bombola e gazit në një market te ish-Parku i Autobusëve, raportohet për të plagosur appeared first on Albeu.com.

U kapën me kanabis/ GJKKO jep dënimin për grupin prej 22 personash! Ja sa vite burg u dha për disa të pandehur

By: M C
26 November 2025 at 17:22

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka përfunduar gjykimin 22 të pandehur, të akuzuar për veprat penale të lidhura me prodhimin, shitjen dhe kultivimin e narkotikëve, si dhe pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal.

Të pandehurit ishin Pjetër Gjoni, Roland Gjoni, Danjela Hasani, Valbona Haka, Mimoza Hoti, Elida Doku, Hurme Baftaj, Frange Gjini, Fatime Baftaj, Drita Çuni, Dorontina Hoxha, Blerina Meta, Arian Popa, Arben Uruçi, Ardjan Tahiri, Samet Dahati, Besar Lejthiza, Izmir Dahati, Ermis Sela, Afrim Dahati, Liljana Çopani dhe Vajdie Allamani”, të përfshirë në një grup të strukturuar kriminal kultivoi 23 mijë rrënjë kanabis në zonat malore të Malësisë së Madhe dhe kishte në posedim 246 kilogramë kanabis të paketuar në thasë.

Pjetër Gjoni, i akuzuar si një nga personat kryesorë të këtij grupi, u deklarua fajtor për “Prodhimin dhe shitjen e narkotikëve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”, duke u dënuar përfundimisht në 7 vite e 4 muaj burg, që do të vuhet në një institucion të sigurisë së lartë. Për akuzën e “Kultivimit të bimëve narkotike”, Gjoni u shpall i pafajshëm.

Ndërkohë, Roland Gjoni u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat në ngarkim të tij, teksa gjykata vendosi shuarjen e masës së “arrestit në shtëpi”.

Nga të pandehurit e tjerë, disa u dënuan me burg, ndërsa për një pjesë gjykata vendosi pezullim të ekzekutimit të dënimit dhe vënie në provë për 3 vite.

Arian Popa – 8 vite burgim

Arben Uruçi – 6 vite e 8 muaj burgim

Ardjan Tahiri – 6 vite e 8 muaj burgim

Samet Dahati – 6 vite burgim

Izmir Dahati – 6 vite burgim

Ermis Sela – 6 vite burgim

Afrim Dahati – 6 vite burgim

Danjela Hasani – 6 vite e 8 muaj burgim

Ndërsa një grup prej 10 të pandehurash, përfshirë: Valbona Haka, Mimoza Hoti, Elida Doku, Hurme Baftaj, Frange Gjini, Fatime Baftaj, Drita Çuni, Dorontina Hoxha, Blerina Meta, Liljana Çopani dhe Vajdie Allamani, u dënuan me nga 4 vite e 8 muaj burgim, por dënimi iu pezullua dhe u vendos shërbim prove për 3 vite.

Përveç Roland Gjonit, gjykata shpalli të pafajshëm edhe: Besar Lejthiza, Izmir Dahati (për një prej akuzave), Ermis Sela (për një prej akuzave), Afrim Dahati (për një prej akuzave) dhe Samet Dahati (për një prej akuzave).

Besar Lejthiza u urdhërua të lirohet menjëherë nga ambientet e paraburgimit, nëse nuk mbahet për ndonjë çështje tjetër.

NJOFTIM PËR MEDIAT

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Pjetër Gjoni, Roland Gjoni, Danjela Hasani, Valbona Haka, Mimoza Hoti, Elida Doku, Hurme Baftaj, Frange Gjini, Fatime Baftaj, Drita Çuni, Dorontina Hoxha, Blerina Meta, Arian Popa, Arben Uruçi, Ardjan Tahiri, Samet Dahati, Besar Lejthiza, Izmir Dahati, Ermis Sela, Afrim Dahati, Liljana Çopani dhe Vajdie Allamani”.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Biba Ndreca dhe Erjon Bani, me vendimin nr. 77, datë 26.11.2025 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Pjetër Gjoni për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283 paragrafi i parë dhe neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 10 vjet burgim.

2. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Pjetër Gjoni për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 284 paragrafi i parë dhe neni 28 pika 4 i K.Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “d” e K.Pr.Penale nuk provohet kryerja e saj.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Pjetër Gjoni për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i parë i K.Penal dhe dënimin e tij me 3 vjet burgim.

4. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Pjetër Gjoni dënohet me 11 vjet burgim.

5. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Pjetër Gjoni i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 7 vite e 4 muaj burgim.

6. Vuajtja e dënimit do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

7. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Roland Gjoni për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283 paragrafi i parë dhe neni 28 pika 4 i K.Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “d” e K.Pr.Penale nuk provohet kryerja e saj.

8. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Roland Gjoni për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 284 paragrafi i parë dhe neni 28 pika 4 i K.Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “d” e K.Pr.Penale nuk provohet kryerja e saj.

9. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Roland Gjoni për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “d” e K.Pr.Penale nuk provohet kryerja e saj.

10. Në bazë të nenit 261 pika 1 dhe 389 të K.Pr.Penale deklarohet shuarja e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale dhe caktuar ndaj të pandehurit Roland Gjoni me anë të vendimit Nr. 60, datë 13.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

11. Deklarimin fajtore të të pandehurës Danjela Hasani për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283 paragrafi i parë dhe neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e saj me 10 vjet burgim.

12. Deklarimin fajtore të të pandehurës Danjela Hasani për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e saj me 2 vjet burgim.

13. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, e pandehura Danjela Hasani dënohet me 10 vjet burgim.

14. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Danjela Hasani i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 vite e 8 muaj burgim.

15. Vuajtja e dënimit do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

16. Deklarimin fajtore të të pandehurës Valbona Haka për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283 paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e saj me 7 vjet burgim.

17. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Valbona Haka i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.

18. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të këtij dënimi, duke e vënë në provë të pandehurën, për një periudhë kohe prej 3 vitesh, me kusht që gjatë kësaj kohe, e pandehura të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.

19. Deklarimin fajtore të të pandehurës Mimoza Hoti për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283 paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e saj me 7 vjet burgim.

20. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Mimoza Hoti i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.

21. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të këtij dënimi, duke e vënë në provë të pandehurën, për një periudhë kohe prej 3 vitesh, me kusht që gjatë kësaj kohe, e pandehura të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.

22. Deklarimin fajtore të të pandehurës Elida Doku për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283 paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e saj me 7 vjet burgim.

23. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Elida Doku i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.

24. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të këtij dënimi, duke e vënë në provë të pandehurën, për një periudhë kohe prej 3 vitesh, me kusht që gjatë kësaj kohe, e pandehura të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.

25. Deklarimin fajtore të të pandehurës Hurme Baftaj për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283 paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e saj me 7 vjet burgim.

26. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Hurme Baftaj i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.

27. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të këtij dënimi, duke e vënë në provë të pandehurën, për një periudhë kohe prej 3 vitesh, me kusht që gjatë kësaj kohe, e pandehura të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.

28. Deklarimin fajtore të të pandehurës Frange Gjini për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283 paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e saj me 7 vjet burgim.

29. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Frange Gjini i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.

30. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të këtij dënimi, duke e vënë në provë të pandehurën, për një periudhë kohe prej 3 vitesh, me kusht që gjatë kësaj kohe, e pandehura të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.

31. Deklarimin fajtore të të pandehurës Fatime Baftaj për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283 paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e saj me 7 vjet burgim.

32. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Fatime Baftaj i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.

33. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të këtij dënimi, duke e vënë në provë të pandehurën, për një periudhë kohe prej 3 vitesh, me kusht që gjatë kësaj kohe, e pandehura të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.

34. Deklarimin fajtore të të pandehurës Drita Çuni për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283 paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e saj me 7 vjet burgim.

35. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Drita Çuni i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.

36. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të këtij dënimi, duke e vënë në provë të pandehurën, për një periudhë kohe prej 3 vitesh, me kusht që gjatë kësaj kohe, e pandehura të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.

37. Deklarimin fajtore të të pandehurës Dorontina Hoxha për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283 paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e saj me 7 vjet burgim.

38. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Dorontina Hoxha i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.

39. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të këtij dënimi, duke e vënë në provë të pandehurën, për një periudhë kohe prej 3 vitesh, me kusht që gjatë kësaj kohe, e pandehura të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.

40. Deklarimin fajtore të të pandehurës Blerina Meta për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283 paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e saj me 7 vjet burgim.

41. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Blerina Meta i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.

42. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të këtij dënimi, duke e vënë në provë të pandehurën, për një periudhë kohe prej 3 vitesh, me kusht që gjatë kësaj kohe, e pandehura të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.

43. Deklarimin fajtor të të pandehurit Arian Popa për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283 paragrafi i parë dhe neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 11 vjet burgim.

44. Deklarimin fajtor të të pandehurit Arian Popa për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 284 paragrafi i parë dhe neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 9 vjet burgim.

45. Deklarimin fajtor të të pandehurit Arian Popa për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i parë i K.Penal dhe dënimin e tij me 3 vjet burgim.

46. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Arian Popa dënohet me 12 vjet burgim.

47. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Arian Popa i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 vite burgim.

48. Vuajtja e dënimit do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

49. Deklarimin fajtor të të pandehurit Arben Uruçi për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283 paragrafi i parë dhe neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 10 vjet burgim.

50. Deklarimin fajtor të të pandehurit Arben Uruçi për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 284 paragrafi i parë dhe neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 8 vjet burgim.

51. Deklarimin fajtor të të pandehurit Arben Uruçi për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.

52. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Arben Uruçi dënohet me 10 vjet burgim.

53. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Arben Uruçi i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 vite e 8 muaj burgim.

54. Vuajtja e dënimit do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

55. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ardjan Tahiri për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283 paragrafi i parë dhe neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 10 vjet burgim.

56. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ardjan Tahiri për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 284 paragrafi i parë dhe neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 8 vjet burgim.

57. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ardjan Tahiri për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.

58. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Ardjan Tahiri dënohet me 10 vjet burgim.

59. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Ardjan Tahiri i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 vite e 8 muaj burgim.

60. Vuajtja e dënimit do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

61. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Samet Dahati për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283 paragrafi i parë dhe neni 28 pika 4 i K.Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “d” e K.Pr.Penale nuk provohet kryerja e saj.

62. Deklarimin fajtor të të pandehurit Samet Dahati për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 284 paragrafi i parë dhe neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 9 vjet burgim.

63. Deklarimin fajtor të të pandehurit Samet Dahati për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.

64. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Samet Dahati dënohet me 9 vjet burgim.

65. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Samet Dahati i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 vite burgim.

66. Vuajtja e dënimit do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

67. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Besar Lejthiza për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283 paragrafi i parë dhe neni 28 pika 4 i K.Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “d” e K.Pr.Penale nuk provohet kryerja e saj.

68. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Besar Lejthiza për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 284 paragrafi i parë dhe neni 28 pika 4 i K.Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “d” e K.Pr.Penale nuk provohet kryerja e saj.

69. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Besar Lejthiza për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “d” e K.Pr.Penale nuk provohet kryerja e saj.

70. Në bazë të nenit 261 pika 1 dhe 389 të K.Pr.Penale deklarohet shuarja e masës së sigurimit “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale dhe caktuar ndaj të pandehurit Besar Lejthiza me anë të vendimit Nr. 60, datë 13.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe lirimi i menjëherëshëm i të pandehurit Besar Lejthiza nga ambientet e IEVP, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar, apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.

71. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Izmir Dahati për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283 paragrafi i parë dhe neni 28 pika 4 i K.Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “d” e K.Pr.Penale nuk provohet kryerja e saj.

72. Deklarimin fajtor të të pandehurit Izmir Dahati për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 284 paragrafi i parë dhe neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 9 vjet burgim.

73. Deklarimin fajtor të të pandehurit Izmir Dahati për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.

74. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Izmir Dahati dënohet me 9 vjet burgim.

75. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Izmir Dahati i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 vite burgim.

76. Vuajtja e dënimit do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

77. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Ermis Sela për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283 paragrafi i parë dhe neni 28 pika 4 i K.Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “d” e K.Pr.Penale nuk provohet kryerja e saj.

78. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ermis Sela për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 284 paragrafi i parë dhe neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 9 vjet burgim.

79. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ermis Sela për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.

80. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Ermis Sela dënohet me 9 vjet burgim.

81. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Ermis Sela i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 vite burgim.

82. Vuajtja e dënimit do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

83. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Afrim Dahati për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283 paragrafi i parë dhe neni 28 pika 4 i K.Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “d” e K.Pr.Penale nuk provohet kryerja e saj.

84. Deklarimin fajtor të të pandehurit Afrim Dahati për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 284 paragrafi i parë dhe neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 9 vjet burgim.

85. Deklarimin fajtor të të pandehurit Afrim Dahati për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.

86. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Afrim Dahati dënohet me 9 vjet burgim.

87. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Afrim Dahati i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 vite burgim.

88. Vuajtja e dënimit do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

89. Deklarimin fajtore të të pandehurës Liljana Çopani për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283 paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e saj me 7 vjet burgim.

90. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Liljana Çopani i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.

91. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të këtij dënimi, duke e vënë në provë të pandehurën, për një periudhë kohe prej 3 vitesh, me kusht që gjatë kësaj kohe, e pandehura të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.

92. Deklarimin fajtore të të pandehurës Vajdie Allamani për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283 paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e saj me 7 vjet burgim.

93. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Vajdie Allamani i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.

94. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të këtij dënimi, duke e vënë në provë të pandehurën, për një periudhë kohe prej 3 vitesh, me kusht që gjatë kësaj kohe, e pandehura të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.

95. Sendet dhe provat materiale të sekuestruara të mbeten në ruajtje për efekt të gjykimit të çështjes penale të ndarë dhe procedimit penal të ndarë.

96. Shpenzimet proceduriale në fazën e hetimeve paraprake si dhe shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.

97. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.

The post U kapën me kanabis/ GJKKO jep dënimin për grupin prej 22 personash! Ja sa vite burg u dha për disa të pandehur appeared first on Albeu.com.

Të shtëna me armë në Fier, policia arrestohen dy persona

By: V K
22 November 2025 at 12:00

Policia e Fierit, ka njoftuar arrestimin e dy personave të përfshirë në incidentin e mbrëmjes së djeshme, ku në një lokal në lagjen “8 Shkurti” u raportuan të shtëna me armë zjarri pas një konflikti mes dy shtetasve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve kapën dhe arrestuan në flagrancë 36-vjeçarin Mariglen Sinaj, banues në Fier, një nga personat e përfshirë në konflikt, si dhe pronarin e lokalit, 43-vjeçarin A. B., i cili akuzohet për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Ndërkohë, vijon puna intensive për kapjen e personit që dyshohet se ka qëlluar në dyshemenë e lokalit me armë zjarri, 33-vjeçarit Romeo Çako, banues në Fier, i cili është shpallur në kërkim.

Sipas të dhënave paraprake, mbrëmjen e së premtes dy persona janë konfliktuar brenda lokalit, dhe situata ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit.

Fatmirësisht nuk raportohet për të plagosur. Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e rrethanave që çuan në përshkallëzimin e konfliktit.

The post Të shtëna me armë në Fier, policia arrestohen dy persona appeared first on Albeu.com.

Aksident tragjik në Lezhë, humbin jetën 2 persona

By: V K
8 November 2025 at 10:27

Në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 01:30, në aksin rrugor Lezhë–Milot, janë përfshirë në një aksident rrugor automjeti me drejtues shtetasin A. Gj. dhe automjeti me drejtues shtetasin R. H., 66-vjeç.

Si pasojë e aksidentit, kanë ndërruar jetë shtetasi R. H. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin e tij, shtetasi A. H., 52-vjeç.

Nga veprimet e para hetimore në vendin e ngjarjes, dyshohet se shkak i aksidentit rrugor të jetë, krahas kushteve atmosferike me reshje të dendura shiu, pozicionimi i gabuar në karrexhatë i automjetit me drejtues shtetasin A. Gj., 33-vjeç, i cili rezultoi në gjendje të dehur.

33-vjeçari është arrestuar në flagrancë, ndërkohë që grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

The post Aksident tragjik në Lezhë, humbin jetën 2 persona appeared first on Albeu.com.

Automjeti përplaset me turmën e këmbësorëve, plagosen 10 persona në Francë

5 November 2025 at 15:14

Një shofer ka përplasur makinën e tij me një turmë këmbësorësh dhe çiklistësh në ishullin Ile d’Oléron, pranë bregut perëndimor të Francës, duke plagosur dhjetë persona, katër prej të cilëve janë në gjendje kritike, sipas BBC.

“I dyshuari, rreth të 30-ave goditi qëllimisht me makinë njerëzit dhe u arrestua pasi u bllokua me një armë elektromagnetike”, thanë autoritetet.

“Ai vrau disa njerëz, përfshirë një vajzë të re”, tha kryebashkiaku i Dolus d’Oléron, Thibault Brechkoff.

“Ai e braktisi automjetin e tij dhe u përpoq t’i vinte flakën përpara se të ikte me vrap”, tha Brechkoff.

Prokurori publik i La Rochelle, Arnaud Laraize, tha se i dyshuari ishte i njohur për policinë dhe se ai bërtiti “Allahu Akbar” (“Zoti është më i madhi”) në momentin e arrestimit të tij.

Ministri i Brendshëm Laurent Nunez tha se ishte hapur një hetim për incidentin dhe se ai po inspektonte vendngjarjen.

Incidenti ndodhi rreth orës 08:45, dhe media lokale tha se në pjesën e pasme të makinës së të dyshuarit ishin gjetur bombola gazi – pasi ai u përpoq t’i vinte flakën automjetit.

Dëshmitarët okularë thanë se kishin parë një seri incidentesh në disa vende në ishull, duke përfshirë fshatrat Dolus d’Oléron dhe Saint-Pierre-d’Oléron/abcnews.al

“Ndërtimi i tunelit të Llogorasë”, SPAK ngre akuza për 5 persona

3 November 2025 at 16:57

TIRANË, 3 nëntor /ATSH/ Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vijuar akuzat për veprën penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”

SPAK njoftoi sot se, në vijim të njoftimit të mëparshëm të  publikuar më 31 tetor në kuadër të hetimit të procedimit penal nr.136 të vitit 2025, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ngritur akuza në ngarkim të pandehurve të tjerë; Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

SPAK thekson se, deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, faktet penale, objekt akuze në ngarkim të të pandehurve; Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, kanë të bëjnë me veprimet e tyre në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në njërën nga procedurat e prokurimit, objekt i këtij hetimi, “Ndërtimi i tunelit të Llogorasë” në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë), zhvilluar në datën 11.12.2020 dhe pas anulimit, i rihapur në datën 22.6.2021, me fond limit 18 967 810 952.08 (tetëmbëdhjetë miliardë  e nëntëqind e gjashtëdhjetë e shtatë milionë  e tetëqind e dhjetë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e dy (pikë) zero tetë) lekë pa TVSH.

SPAK bën të ditur se, në kohën e kryerjes së veprimeve për këtë procedurë prokurimi, të pandehurit kanë pasur detyrat funksionale, Evis Berberi – Drejtor i Përgjithëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Erald Elezi – Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në Autoritetin Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli – Drejtor i Drejtorisë së Ndërtimit dhe i Mirëmbajtjes në Autoritetin Rrugor Shqiptar, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, specialiste të nivelit të lartë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

/gj.m/a.f/

The post “Ndërtimi i tunelit të Llogorasë”, SPAK ngre akuza për 5 persona appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Të shtëna me armë zjarri në Greqi, 3 viktima dhe mbi 10 persona të plagosur, dyshohet për hakmarrje mes dy familjeve

By: V K
1 November 2025 at 14:41

Mëngjesin e sotëm, një ngjarje e përgjakshme ka tronditur ishullin e Kretës, ku të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe rreth 12 të tjerë janë plagosur, si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Vorizia të Heraklionit, Greqi.

Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një hakmarrjeje mes dy familjeve, të cilat prej muajsh kanë qenë në konflikt të hapur.

Sipas mediave greke, pavarësisht ndërhyrjes së forcave të shumta policore, lufta mes familjeve vijon ende në zonë, ndërsa raportohet se janë hedhur mbi 2,000 plumba.

Në mesin e viktimave janë dy gra dhe një burrë.

Njëra prej grave dyshohet se ka humbur jetën pas një ataku kardiak nga frika, ndërsa njëri nga dy burrat e vrarë është njëri nga autorët që hapi zjarr.

Të plagosurit janë transportuar me ambulanca në Qendrën Shëndetësore Moira dhe Qendrën Shëndetësore Agia Varvara, të cilat po ruhen nga policia për të shmangur incidente të tjera.

Raportohet se banorët e fshatit, në panik, po ndihmojnë vetë në transportimin e të plagosurve, duke përdorur edhe automjete bujqësore për t’i çuar në spital.

Sipas të dhënave paraprake, konflikti ka nisur që prej një viti, ndërsa përleshja e sotme besohet se është hakmarrje për një shpërthim që ndodhi mbrëmë vonë në një ndërtesë në ndërtim në të njëjtin fshat.

Policia greke konfirmon se një mjet shpërthyes i improvizuar ishte vendosur në ndërtesë, duke shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht pa viktima.

Shpërthimi mendohet të ketë qenë shkaku që ndezi gjakderdhjen e mëngjesit në Vorizia.

The post Të shtëna me armë zjarri në Greqi, 3 viktima dhe mbi 10 persona të plagosur, dyshohet për hakmarrje mes dy familjeve appeared first on Albeu.com.

Aksident i trefishtë në superstradën Lezhë-Shkodër, plagosen 4 persona

By: Rovena
25 October 2025 at 19:16

Tre automjete janë përplasur përgjatë superstradës Lezhë-Shkodër në afërsi të kryqëzimit të Gjadrit.

Si pasojë e përplasjes 4 persona kanë mbetur të plagosur, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Policia Rrugore ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar dinamikën e shkaqet e këtij aksidenti./abcnews.al

Vrasja e dyfishtë në Durrës, arrestohen katër persona

By: V K
23 October 2025 at 09:40

Në orët e para të ditën së djeshme rreth orës 01:45, një ngjarje e rëndë u regjistrua në Manzë të Durrësit.

Sipas informacioneve policore, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, mbetën të vrarë me armë zjarri shtetasit Aranit Kurti., 23-vjeç, dhe Flori Paluçi, 33-vjeç, të dy banues në Manëz.

Lidhur me ngjarjen e rëndë, policia e Durrësit ka arrestuar 4 persona të dyshuar që kanë lidhje me krimin e dyfishtë.

Ngjarja ndodhi jashtë një lokali. Ndërsa Daniel Pepa, është shpallur në kërkim.

DINAMIKA E NGJARJES

Sipas të dhënave nga grupi hetimor, Daniel Pepa, së bashku me Arianit Kurtin kanë shkuar në lokal dhe Danieli i ka kërkuar kamerierit të lokalit që t’i bënte një kafe.

Kamerieri i është përgjigjur që ekspresi ishte i fikur dhe se nuk mund të bënte kafe. Më pas, sipas informacioneve, Danieli i ka kërkuar që ta ndizte ekspresin duke përdorur edhe fjalë fyese në drejtim të kamerierit.

Aty ka ndërhyrë Flori Paluçi, i cili i ka thënë që t’i nuk mund ta fyesh, pasi kamerieri është ulur në tavolinë me mua.

Pas këtij momenti kanë nisur debatet verbale mes tyre dhe kanë degjeneruar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Sipas dinamikës paraprake, i pari që ka qëlluar është Flori Paluçi, i cili ka vrarë Arianit Kurtin, dhe më pas Daniel Pepa ka qëlluar duke lënë të vrarë Paluçin.

NJOFTIMI I POLICISË

Hetimet e thelluara zbardhin dinamikën e konfliktit për motive të dobëta, ndodhur në ambientin e jashtëm të një lokali në fshatin Manzë, si pasojë e të cilit u vranë me armë zjarri, 2 shtetas. Arrestohen për moskallëzim të krimit, 4 shtetas të përfshirë në konflikt. Identifikohet dhe shpallet në kërkim shtetasi që dyshohet se është larguar nga vendngjarja, bashkë me shtetasin D. P. (autor i dyshuar i njërës prej vrasjeve). Në vijim të hetimeve të thelluara dhe profesionale, të kryera nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në koordinim me Prokurorinë e Durrësit, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të të gjithë shtetasve të implikuar në konfliktin për motive të dobëta, të ndodhur rreth orës 01:25 të datës 22.10.2025, në ambientin e jashtëm të një lokali në fshatin Manzë, ku u vranë me armë zjarri, shtetasit F. P., 33-vjeç dhe A. K., 23-vjeç, u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasit:

E. C., 25-vjeç dhe E. K., 21-vjeç, si dhe shtetasit T. B., 37-vjeç dhe E. B., 34-vjeç, vëllezër, të katërt banues në Manzë.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim, shtetasit:

D. P., 21-vjeç, banues në Manzë, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

G. A., 30-vjeç, banues në Manzë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Nga hetimet e kryera deri tani ka rezultuar se shtetasi D. P. ka hyrë në lokal dhe për motive të dobëta, është konfliktuar verbalisht, me kamerierin e lokalit dhe me shtetasin F. P. (i cili shoqërohej në lokal, nga disa shtetas, ndër ta, i arrestuari E. C.). Pas konfliktit verbal, shtetasi D. P. është larguar me automjet, nga ambienti i lokalit, ku është kthyer menjëherë më pas, i shoqëruar nga shtetasi i arrestuar E. K. dhe nga shtetasi A. K.. Gjatë tentativës së tre shtetasve, për të hyrë në lokal, ka dalë nga lokali, shtetasi F. P., i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, në tokë. Në këtë moment shtetasi D. P. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtetasit F. P., të cilin e ka plagosur, dhe ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtetasve D. P. dhe A. K. (që dyshohet se e ka goditur me grusht, në fytyrë, shtetasin F. P.). Si pasojë u vranë shtetasit F. P. dhe A. K..

Më tej nga hetimet, dyshohet se shtetasi G. A. është larguar nga vendngjarja, me shtetasin D. P..

Vijojnë kërkime intensive për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit F. P., shtetasin D. P., si dhe për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim G. A..

Gjithashtu, në drejtimin e Prokurorisë, po punohet intensivisht për të siguruar çdo provë që do t’i shërbejë hetimit për dokumentimin e përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

The post Vrasja e dyfishtë në Durrës, arrestohen katër persona appeared first on Albeu.com.

❌
❌