Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 December 2025Main stream

Mashtronin shtetas të huaj, dërgohen në gjyq 7 persona

24 December 2025 at 10:39

TIRANË, 24 dhjetor/ATSH/ Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtatë persona të përfshirë në skemat e mashtrimit lidhur me bursën “Forex”.

Konkretisht për gjykim u dërguan shtetasit B.B., K.D., J.J., A.Ll., E.A., Gj.R., dhe L.Sh., për veprën penale të “Mashtrimit”.

Në përfundim të hetimeve mbi subjektet e licensuara dhe të palicensuara në lidhje me veprimtarinë “Forex”, rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë realizuar veprimtari mashtruese në ambientet e shoqërisë ‘OZAR’ sh.p.k., nëpërmjet një skeme të mirëorganizuar, e realizuar në formën e një call center-i.

Brenda kësaj veprimtarie, të pandehurit në fjalë, kanë marrë pjesë në realizimin e skemës mashtruese të drejtuar ndaj shtetasve të huaj, mes tyre shtetasit italianë L.C. dhe S.S., duke kontribuar në funksionimin normal të mekanizmit të mashtrimit dhe në sigurimin e vijimit të tij.

Nga ky procedim janë veçuar aktet dhe vijojnë hetimet në një procedim të ri për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, si dhe për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale, ndaj viktimave të tjera në bashkëpunim me autoritetet e huaja.

Nga këqyrja e aplikacionit “WhatsApp” të telefonave të sekuestruar, u konstatuan biseda me persona të ndryshëm, shtetas të regjistruar me emra italianë, të cilët kanë dërguar foto të kartave të identitetit, të kërkuara nga përdoruesi i telefonit.

Nga bisedat rezultoi se këtyre shtetasve u kërkoheshin shuma të ndryshe monetare për t’i investuar në bursën Forex, me qëllim përfitimin e vlerave më të mëdhaja në këmbim.

Konkretisht, shtetasi i cili ishte i regjistruar si L.C. komunikon në aplikacionin ‘WhatsApp’, duke i thënë përdoruesit se ka kryer transfertën prej 8,700 euro. Kjo pagesë rezulton se është kryer pasi ai ka firmosur një kontratë, e cila parashikonte një vlerë prej 100,000 euro prej tij dhe për këtë shkak në datë 29 nëntor 2023, ai ka kryer transfertën bankare, e cila në përshkrim ka, se kryhet në formë huaje.

Në vijim të bisedave të këqyrura rezulton se ky shtetas i ka shprehur shqetësimin se e gjitha kjo është një mashtrim i madh. Në datë 13 dhjetor 2023 i kërkohet sërish që ky shtetas të kryejë një transaksion në vlerën prej 3,500 euro, me justifikimin se është penalitet për shkak se transferta e parë ka shkuar me vonesë.

Në rastin konkret të aktivitetit mashtrues të zhvilluar në ambientet e call center-it, rezulton se të pandehurit kanë vepruar me dashje të drejtpërdrejtë dhe me qëllim përfitimi pasuror.

Ata kanë qenë plotësisht të vetëdijshëm për natyrën mashtruese të veprimtarisë, që konsistonte në kontaktimin e klientëve të huaj për investime të rreme në Forex dhe kanë ndjekur në mënyrë të përsëritur të njëjtin mekanizëm për të përfituar shuma parash pa qëllim kthimi.

Shtetasi Gj.R i punësuar në “Ozar” shpk ka qenë i përfshirë në mënyrë aktive në ndjekjen e klientëve dhe në koordinimin e punës së operatorëve. Ndërsa shtetasi L.Sh, ka pasur një rol të lartë funksional në strukturën e brendshme të aktivitetit, duke dhënë udhëzime, ndarë detyra, etj.

Në këtë skemë, shtetasi E.A., figuron si administrator ligjor i shoqërisë “OZAR” sh.p.k. dhe përgjegjësia e tij lidhet me mosveprimin e tij si administrator, me faktin që ai ka pranuar të figurojë si drejtues i shoqërisë pa marrë masat e nevojshme për të parandaluar përdorimin e shoqërisë për veprimtari të paligjshme.

Shtetasi A.Ll ka marrë pjesë drejtpërdrejt në veprimet mashtruese dhe në mbështetjen e operatorëve që ushtronin këtë veprimtari. Ndërsa shtetasit B.B., dhe K.D. kanë qenë në momentin e ndërhyrjes së policisë pranë “Ozar” me dijeni të plotë mbi natyrën mashtruese të aktivitetit që zhvillohej në këto ambiente dhe J.J. personi kryesor i ngarkuar me mbikëqyrjen dhe zgjidhjen e problemeve teknike të operatorëve dhe supervizorëve.

Nga sa më sipër, rezulton e provuar se të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe më shumë se një herë, kanë konsumuar të gjithë elementët e veprës penale të “Mashtrimit”.

/m.m/a.f/

The post Mashtronin shtetas të huaj, dërgohen në gjyq 7 persona appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vijon puna për modernizimin e Muzeut Historik Kombëtar

24 December 2025 at 09:38

TIRANË, 24 dhjetor/ATSH/ Në Muzeun Historik Kombëtar po vijon puna për transformimin e tij në një institucion modern dhe të denjë për ruajtjen dhe paraqitjen e trashëgimisë historike të vendit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kantieri i rilindjes së Muzeut Historik Kombëtar, duke e cilësuar atë si një thesar i rëndësishëm i turizmit kulturor.

Pas një kohe të gjatë sfidash dhe dëmtimesh, përfshirë tërmetin e 2019-të, Muzeu Historik Kombëtar është në fazë restaurimi, rikonstruksioni dhe muzealizimi.

Kjo është ndërhyrja më e rëndësishme që po realizohet në këtë institucion simbol, në kuadër të programit EU4Culture, nën drejtimin e UNOPS, me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe MEKI.

Në fazën e parë, punimet përfshijnë: paketim dhe evakuim të artefakteve, konsolidim dhe përforcim strukturor, rinovim të fasadave dhe izolimin e çatisë, instalimin e sistemit të monitorimit CAM, restaurimin e fasadës me teknologji moderne (fibra karboni dhe xhaketim kolonash).

Ndërkohë, faza e dytë e punimeve vijon me transformimin rrënjësor, që do të përfshijë: shtesa nëntokësore me laboratorë e hapësira teknike; fasadën e brendshme “Oculus” prej xhami dhe mbulesën ikonike; sisteme moderne MEP, mbrojtje nga zjarri, muzeologji bashkëkohore dhe mobilim tërësor.

Muzeu Historik Kombëtar është një ndër muzeumet më të vizituara në Shqipëri. Projekti për restaurimin e tij është një operacion i jashtëzakonshëm, i udhëhequr nga “Casanova & Hernandez Architects”, Hollandë, mbështetur në analizën e një skuadre profesionistësh të shkencave albanologjike.

/m.m/a.f/

 

The post Vijon puna për modernizimin e Muzeut Historik Kombëtar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rriten me 25% çmimet e referencës për zhdoganimin e mjeteve

By: Ela
24 December 2025 at 10:24

Udhëzimi i ndryshuar i ministrit të Financave “Për vlerësimin e mallrave për qëllime doganore”, tashmë në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare, tregon një rritje të ndjeshme të çmimeve referuese për zhdoganimin e automjeteve, duke shënuar një shtrëngim të qartë të politikës së vlerësimit doganor në këtë sektor. Nëse në udhëzimin e vitit 2018 theksi […]

The post Rriten me 25% çmimet e referencës për zhdoganimin e mjeteve appeared first on BoldNews.al.

Festat e fundvitit/ Fluks makinash në portin e Vlorës

By: Ela
24 December 2025 at 10:05

Në portin detar të Vlorës vijon fluksi në ardhje i festave të fundvitit. Fluks ky që ka nisur prej ditës së premte të javës që lamëpas duke vazhduar në rritje për disa ditë. Megjithëse fundjave, e shtuna dhe e diela mbeten pika kulmore me shifra më të larta në rritje edhe ditët e kësaj jave […]

The post Festat e fundvitit/ Fluks makinash në portin e Vlorës appeared first on BoldNews.al.

Mashtronin të huajt duke u premtuar investime në bursën ‘Forex’, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq 7 persona

By: Ela
24 December 2025 at 09:52

Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq 7 persona, B.B., K.D., J.J., A.Ll., E.A., Gj.R., dhe L.Sh., të cilët akuzohen se mashtronin shtetas të huaj, kryesisht italianë duke u premtuar investime në bursën ‘Forex’ për të përfituar. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë realizuar veprimtari mashtruese në ambientet e shoqërisë ‘OZAR’ sh.p.k., nëpërmjet një […]

The post Mashtronin të huajt duke u premtuar investime në bursën ‘Forex’, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq 7 persona appeared first on BoldNews.al.

Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS

By: Ela
24 December 2025 at 09:37

Nga Ferdinand Dervishi Në vendimin e Gjykatës së Posaçme për masat e arrestit të të akuzuarve për tenderat e AKSHI-t, ka të paktën dy personazhe, të cilët akuzohen edhe si bashkëpunëtorë në vjedhjen e databazës së sistemit TIMS të Policisë së Shtetit – ngjarje e ndodhur më 2 gusht 2023. E para, që shfaqet, është […]

The post Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS appeared first on BoldNews.al.

Mekanizëm i ri nominimesh, cilët banorë rrezikojnë të eliminohen nga Big Brother VIP 5

By: Ela
24 December 2025 at 09:18

Një mekanizëm i ri dhe i papritur nominimesh ka sjellë tension dhe dinamika të reja në edicionin e pestë të Big Brother VIP, duke ndryshuar rrjedhën klasike të lojës dhe duke vënë përballë njëri-tjetrit banorët që prej hyrjes së tyre të parë në shtëpi. Në qendër të këtij mekanizmi ishte një ruletë, përpara së cilës […]

The post Mekanizëm i ri nominimesh, cilët banorë rrezikojnë të eliminohen nga Big Brother VIP 5 appeared first on BoldNews.al.

FMN ngre alarmin për shpenzimet publike, rritjen e kredisë dhe “Paqen Fiskale”

24 December 2025 at 10:52

Nga Gazeta ‘SI’ – Fondi Monetar Ndërkombëtar, FMN, në raportin e tij më të fundit për Shqipërinë, ngre alarmin për menaxhimin e shpenzimeve publike, duke paralajmëruar se presionet në rritje mund të rrezikojnë stabilitetin fiskal të vendit.

Për të mbrojtur rezervat fiskale, FMN rekomandon zbatimin e reformave të favorshme për rritjen e të ardhurave, përfshirë thjeshtimin e përjashtimeve tatimore, modernizimin e sistemit të taksës mbi pronën dhe forcimin e administratës tatimore, të shoqëruara me përmirësimin e cilësisë së shpenzimeve publike dhe rritjen e transparencës fiskale.

Fondi rikthen vëmendjen edhe te nisma e qeverisë Rama për “Paqen Fiskale”, duke theksuar se kjo skemë rrezikon të minojë progresin e arritur më parë në administrimin dhe përputhshmërinë tatimore. Sipas FMN-së, ndihma sociale e targetuar do të ishte një instrument më efektiv për mbështetjen e familjeve në nevojë sesa bonuset mujore të planifikuara për pensionistët.

Në aspektin monetar, FMN vlerëson se Banka e Shqipërisë duhet të jetë e gatshme të reagojë me shpejtësi ndaj ndryshimeve të kushteve të tregut. Fondi thekson se ndërhyrjet në tregun valutor duhet të kufizohen vetëm për adresimin e luhatjeve jo-fundamentale. Duke qenë se forcimi i kursit të këmbimit nxitet kryesisht nga faktorë themelorë, Banka e Shqipërisë duhet të lejojë fleksibilitet më të madh dhe të mbështetet te normat e interesit për garantimin e stabilitetit të çmimeve.

FMN ndalet gjithashtu te rreziqet që lidhen me zgjerimin e kredisë, duke kërkuar monitorim të shtuar të sektorit financiar. Dobësitë që lidhen me huamarrës të mëdhenj, ekspozimet në valutë dhe ndaj borxhit sovran, si dhe rritja e shpejtë e kreditimit në sektorin e pasurive të paluajtshme, kërkojnë mbikëqyrje të kujdesshme dhe politika prudenciale proaktive. Fondi vlerëson se masat e fundit të bazuara te huamarrësi për kreditë e reja rezidenciale janë një instrument i rëndësishëm strukturor, ndërsa kërkon përmirësim të disponueshmërisë së të dhënave për kreditimin e pasurive të paluajtshme komerciale.

Sa i përket Bankës Shqiptare të Zhvillimit, FMN thekson nevojën për standarde të forta të mirëqeverisjes dhe mbikëqyrje të rreptë institucionale, për të shmangur rreziqe potenciale për stabilitetin financiar.

The post FMN ngre alarmin për shpenzimet publike, rritjen e kredisë dhe “Paqen Fiskale” appeared first on Gazeta Si.

Paqja Fiskale/ FMN: Ndryshimi i buxhetit me akt normativ redukton transparencën dhe kontrollin parlamentar

By: Ela
24 December 2025 at 08:46

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) vlerëson se Shqipëria ka bërë përparime të rëndësishme në konsolidimin fiskal dhe në forcimin e stabilitetit makroekonomik, por paralajmëron se disa nisma të reja politike rrezikojnë të zhbëjnë një pjesë të këtyre arritjeve. Në raportin e tij për Konsultimin e Nenit IV pas misionit në nëntor 2025, FMN thekson se forcimi […]

The post Paqja Fiskale/ FMN: Ndryshimi i buxhetit me akt normativ redukton transparencën dhe kontrollin parlamentar appeared first on BoldNews.al.

Përparim Cena 4 kulla deri në 30 kate në qendrën historike të Durrësit, mln € tendera nga Agolli i FSHZH-së

By: Ela
24 December 2025 at 08:36

Një projekt tjetër kontrovers po zhvillohet në qendrën historike të Durrësit, shumë afër monumenteve të kulturës. Qeveria ka dhënë një super leje, për të ndërtuar ngjitur me njëra tjetrën jo 1 por plot 4 kulla, më e larta nga të cilat do të jetë plot 30 kate. Një paradoks tepër i madh, pasi nga njëra […]

The post Përparim Cena 4 kulla deri në 30 kate në qendrën historike të Durrësit, mln € tendera nga Agolli i FSHZH-së appeared first on BoldNews.al.

Turizmin këtë vit e mbajti Kosova dhe italianët, bien polakët dhe spanjollët

By: Ela
24 December 2025 at 08:12

Turizmi ka vijuar të ketë një ecuri pozitive edhe gjatë muajit nëntor edhe pse me ritëm më të ngadaltë si efekt i kohës. Kosova mbetet vendi kryesor nga erdhën vizitorët gjatë këtij muaji. Të dhënat zyrtare të Lëvizjes së Shtetasve treguan se 39 për qind e totalit të hyrjeve ishin shqiptarë të Kosovës. Në muajin […]

The post Turizmin këtë vit e mbajti Kosova dhe italianët, bien polakët dhe spanjollët appeared first on BoldNews.al.

Këmbimi valutor 24 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

By: Ela
24 December 2025 at 07:59

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me 82.5 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96 lekë dhe do shitet me 96.8 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103 lekë dhe do shitet me 104 lekë. Ndërsa […]

The post Këmbimi valutor 24 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja appeared first on BoldNews.al.

Sot mot i paqëndrueshëm dhe me shi, në zonat juglindore dhe verilindore pritet borë

By: Ela
24 December 2025 at 07:56

Ditën e sotme  vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në pjesën më të madhe të territorit që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes, […]

The post Sot mot i paqëndrueshëm dhe me shi, në zonat juglindore dhe verilindore pritet borë appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 23 December 2025Main stream

Lista Serbe gjobitet me 20 mijë euro për shkelje të Kodit Zgjedhor

By: Ela
23 December 2025 at 15:27

Subjekti politik Lista Serbe është gjobitur me 20 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për shkelje të Kodit të Etikës dhe Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore. Sipas vendimit të siguruar nga PZAP, ankesa është paraqitur nga subjekti politik Kosovski Savez, i cili ka pretenduar se në Komunën e Leposaviqit, në disa lokacione të […]

The post Lista Serbe gjobitet me 20 mijë euro për shkelje të Kodit Zgjedhor appeared first on BoldNews.al.

Paraqitja e Bledi Shkëmbit në SPAK, kulla 35-katëshe në Tiranë dhe lidhja me biznesmenen Erinda Lutaj

By: Ela
23 December 2025 at 13:37

Paraqitja e Bledi Shkëmbit në SPAK ditën e sotme përbën një surprizë për komunitetin e futbollit, megjithëse e njëjta gjë nuk mund të thuhet për botën e biznesit. Pas tërheqjes nga futbolli i luajtur, korçari vijoi karrierën si trajner, rol që aktualisht e ushtron te Struga në Maqedoninë e Veriut. Paralelisht me angazhimin sportiv, Shkëmbi prej vitesh […]

The post Paraqitja e Bledi Shkëmbit në SPAK, kulla 35-katëshe në Tiranë dhe lidhja me biznesmenen Erinda Lutaj appeared first on BoldNews.al.

“Puthja e Shabanit, jonjerëzore”, Ilir Beqaj komenton në gjyq zgjedhjen si Avokat i Popullit të njeriut që e denoncoi

By: Ela
23 December 2025 at 13:25

Në seancën e sotme të dosjes “Sterilizimi”, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, komentoi zgjedhjen e Avokatit të Popullit, Endri Shabani, që është edhe kallëzues i tij në SPAK. “Iniciuesi i këtij procesi, ai që ka bërë kallëzimin sot është Avokat Populli dhe i pari në listën e dëshmitarëve. Ai ka bërë deklarime publike për mua. […]

The post “Puthja e Shabanit, jonjerëzore”, Ilir Beqaj komenton në gjyq zgjedhjen si Avokat i Popullit të njeriut që e denoncoi appeared first on BoldNews.al.

Shemsi Krasniqi pësoi infarkt pas përdorimit të një pilule për stimulim s*ksual?

By: Ela
23 December 2025 at 13:04

Artisti i njohur, Shemsi Krasniqi (i lindur më 1955), është gjetur pa shenja jete pasditen e djeshme në banesën e tij në Prishtinë. Siç mëson Sinjali, rrethanat e ngjarjes kanë qenë dramatike. Gjithçka ka nisur kur një grua me inicialet F.B., e cila kishte shkuar në banesën e të ndjerit për të pastruar, ka vërejtur […]

The post Shemsi Krasniqi pësoi infarkt pas përdorimit të një pilule për stimulim s*ksual? appeared first on BoldNews.al.

Autoriteti i Konkurrencës hap hetim për ‘Shpresa-AL’ pasi rriti çmimet e biletës në urbanet e Kamzës dhe Paskuqanit

23 December 2025 at 14:59

Nga Gazeta ‘SI’-  Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të hapë një hetim paraprak ndaj ndërmarrjes SHPRESA – AL SHPK, për shkak të shqetësimeve mbi rritjen e çmimeve të biletave dhe aboneve në transportin urban të Bashkisë Kamëz.

Ky vendim vjen pas ankesave të depozituara pranë Autoritetit dhe pas shqetësimeve të shprehura në media nga qytetarë dhe përdorues të transportit. Hetimi do të analizojë kushtet e konkurrencës së lirë dhe efektive, veçanërisht për linjat: Kamëz – Tiranë – Kamëz dhe Paskuqan – Babrru – Tiranë.

Sipas dokumentacionit zyrtar, SHPRESA – AL SHPK është operatori i vetëm i licencuar në këto linja, duke zotëruar një pozitë dominuese në treg, në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës.

Nga vlerësimi paraprak i Autoritetit, rezulton se nuk ka prova të mjaftueshme ekonomike apo financiare që justifikojnë rritjen e çmimeve mbi baza objektive. Hetimi do të përfshijë periudhën 1 janar – 12 dhjetor 2025, për të vlerësuar nëse veprimet e ndërmarrjes mund të përbëjnë kufizim, shtrembërim ose pengim të konkurrencës, sipas Ligjit nr. 9121/2003.

The post Autoriteti i Konkurrencës hap hetim për ‘Shpresa-AL’ pasi rriti çmimet e biletës në urbanet e Kamzës dhe Paskuqanit appeared first on Gazeta Si.

INSTAT: Më pak shqiptarë festuan festat e nëntorit në atdhe

23 December 2025 at 14:45

Nga Gazeta ‘SI’ – Më pak shqiptarë festuan festat e nëntorit në atdhe. Të paktën kështu tregojnë shifrat e sapopublikuara nga INSTAT.

Më shumë se 677 mijë shqiptarë dolën nga vendi gjatë muajit nëntor. Kjo rritje vjetore me 7.5% lidhet me festat e 28-29 nëntorit dhe planet e shqiptarve për të festuar jashtë vendit. Por nga ana tjetër, INSTAT tregon se numri i shqiptarëve që u futën në Shqipëri gjatë së njëjtës periudhë është reduktuar me 1.3%, 652 mijë.

Në total, gjatë nëntorit në Shqipëri hynë më shumë se 1.28 mln persona, me rritje të moderuar 1.4% nga nëntori i shkuar. 29.968 ishin të huaj, me një rritje prej 4.2%, kryesisht nga vendet e Europës.

Sipas INSTAT, 96% e të huajve që hynë në Shqipëri në nëntor 2025 ishin nga Europa, ku Europa Jugore përbën 86% të hyrjeve nga ky kontinent.

Qëllimi i hyrjes për 97% të shtetasve të huaj ishte personal, me rritje 4.5%, ndërsa hyrjet për biznes dhe arsye profesionale ranë me 3.6%.

The post INSTAT: Më pak shqiptarë festuan festat e nëntorit në atdhe appeared first on Gazeta Si.

Rama thirrje ndërtuesve: Deklaroni pagat reale të punonjësve

23 December 2025 at 12:48

TIRANË, 23 dhjetor/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama u bëri sot thirrje ndërtuesve që të deklarojnë pagat reale të punonjësve.

Në një takim me sipërmarrës nga sektorë të ndryshëm, ku u diskutua mbi Paqen Fiskale, Rama u shpreh se “Çfarë mbështetje kërkoni akoma kur deklaroni punonjës me 50 mijë lekë. E dimë shumë mirë se nuk ekziston punonjës me 50 mijë lekë, me pagë minimale në ndërtim, jo në Tiranë por askund. Nuk të vjen njeri me 50 mijë lekë të të shtrojë një pllakë jo më të marri rrogë”, u shpreh Rama.

Ndërkohë, Rama theksoi se sektori i ndërtimit vijon ende të deklarojë paga minimale.

“Nuk keni faj ju, na i ka lidhur duart Gjykata Kushtetuese para disa viteve që ka vendosur që ne nuk mund t’ju vendosim tavan dhe ju luani. Por bëjini deklarimet dhe jo vetëm paguajini njerëzit, por i deklaroni me ato paga”, iu drejtua Rama ndërtuesve.

Sipas tij, sektori i ndërtimit është sektori me më shumë fitim në Shqipëri dhe sektori ku shfrytëzohen punonjësit më shumë se në çdo sektor tjetër.

“Tani keni filluar ta kuptoni, pak si vonë, se nuk luhet me punonjësit sepse nuk gjen punonjës. Tani që mos t’ju ngelen ndërtimet pa bërë, shkundini mirë xhepat se i keni të fryrë shumë dhe paguani punonjësit me 2000 euro apo 2500 euro rrogë”, tha Rama.

/a.f/

 

The post Rama thirrje ndërtuesve: Deklaroni pagat reale të punonjësve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌