Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 29 January 2026Main stream

“Partners” dhe “Artikujt”, tre të arrestuar për vjedhje në Tiranë gjatë janarit

By: xhir jeta
29 January 2026 at 13:48

Finalizohen në 24 orë, 2 operacione të tjera për zbardhjen e një disa vjedhjeve të kryera në territoret e komisariateve të Policisë Nr. 1 dhe Nr. 3, gjatë muajit janar, 2026.

Lokalizohen, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetasit që kryen vjedhje në subjekte, si dhe vodhën mjet dhe sende me vlerë.

Në vijim të punës hetimore, të kryer menjëherë pas kallëzimeve të qytetarëve dhe administratorëve të subjekteve, për vjedhje të pronës/pasurisë, shërbimet në varësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë finalizuan në 24 orë, 2 operacione të tjera për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Konkretisht:

-në kuadër të operacionit “Partners”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 vunë në pranga shtetasit V. C., 36 vjeç dhe O. R., 44 vjeç, pasi dyshohet se kanë vjedhur 1 motomjet, në Rrugën e Kavajës, si dhe se kanë vjedhur sende me vlerë, në banesën e shtetasit K. Z.. Motomjeti i vjedhur u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale;

-në kuadër të operacionit “Artikujt”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin L. B., 25 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur në 2 markete, më datë 13.01.2026 dhe dje.

Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas./abcnews.al

Gjyqi i Ilir Metës/ Vijon paraqitja e akuzave dhe gjetjeve nga SPAK

By: xhir jeta
29 January 2026 at 13:45

Vijon këtë të enjte në GJKKO, seanca paraprake për ish Presidentin Ilir Meta dhe të pandehurit e tjerë. Prokuroria e Posacme Antikorrupsion ka bërë parashtrimet per dosjen hetimore ne ngarkim te Ilir Metes ndërsa pritet vendimi per kalimin e dosjes për gjykim në themel.

Prokurorëve të Posacëm iu është kërkuar të lexojnë të plotë parashtrimet për kërkesën për gjykim, 214 faqe në total.

SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim paraprak në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.

Të pranishëm në seancë ishin Meta dhe Kryemadhi të cilët akuzohen nga SPAK për korrupsion pasiv, pastrim parash e mosdeklarim pasurie. Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim, ndërsa Fatime Kryemadhi për pastrim parash, së bashku me Ema Çokun.

Meta ndodhet në burg që nga tetori 2024, ndërsa Kryemadhi me masën detyrim paraqitje./abcnews.al

Trubin e rrëfen momentin e çmendur: Nuk e kuptoja çfarë po ndodhte, më thanë të shkoja në sulm

By: xhir jeta
29 January 2026 at 12:43

Portieri ukrainas Anatoliy Trubin e ka përjetuar një nga momentet më të pazakonta dhe emocionuese të karrierës së tij, duke u bërë protagonist në minutat vendimtare të një ndeshjeje dramatike.

Duke folur pas takimit, Trubin pranoi se fillimisht ishte i hutuar nga ajo që po ndodhte në fushë, shkruan “Gazeta Express”.

“Para golit, nuk e kuptova çka po ndodhte. Më thanë ‘edhe 1 gol, edhe 1 gol’, por nuk dija për çfarë po flisnin bashkëlojtarët e mi”, u shpreh portieri.

Situata u bë edhe më e çuditshme për të kur e pa reagimin e të gjithëve rreth tij.

“Pastaj i pashë të gjithë duke më thënë të shkoja në sulm, e pashë trajnerin duke më bërë shenjë të nisem, kështu që dola në sulm”, shtoi Trubin.

Dalja e portierit në zonën kundërshtare e krijoi një skenë të rrallë dhe të jashtëzakonshme, duke i kthyer momentet e fundit të ndeshjes në spektakël të vërtetë.

“Ishte një moment i çmendur, i pabesueshëm për mua”, përfundoi ai, duke mos e fshehur emocionin.

Ky episod e dëshmon edhe një herë se futbolli vazhdon të dhurojë histori unike dhe momente që mbeten gjatë në kujtesën e tifozëve./Express

Barcelona “luan me zjarrin”/ Katalanasit ia dolën me përmbysje ndaj rivalit danez Kopenhagen

By: xhir jeta
29 January 2026 at 12:40

Nuk dihet nëse do të heqin dorë nga ky lloj stili. Barcelona vërtet luan futboll të shkëlqyer, shënon shumë dhe më së shumti fiton, por e merr gjithnjë rrezikun në sy, madje pak si shumë.

Edhe pse shorti i Ligës së Kampionëve i kishte caktuar një ndeshje relativisht të lehtë në shtëpi për të siguruar kualifikimin, sërish tifozët vuajnë jo pak.

Kjo për një orë të plotë.

FC Kopenhagen nga Danimarka kaloi në epërsi papritur në “Kamp Nou” kur Dabason shfrytëzoi porozitetin e mbrojtjes “blaugrana” që në 4’. Më pas dialog I sulmit vendas me mbrojtjen daneze, por barazimi erdhi vetëm pas pushimit. Robert Levandovski e tregoi klasin dhe përvojën e tij.

Më pas, Lamin Jamal pati fat për të vazhduar me serinë e rrjetave apo asisteve këtë sezon, ndërsa suksesi u rrumbullakos nga kapiteni Rafinja me penallti dhe nga sulmuesi I rilindur anglez, Markush Rashford, që shënoi nga goditja e dënimit pesë minuta para fundit.

Të përditshmet nga Katalonja, “El Mundo Deportivo’ dhe “Sport” theksuan suksesin me përmbysje, që për të parën ishte nivel maksimal, ndërsa e dyta bën një krahasim të Barçës dhe të Realit me titullin: Festë dhe kalvar!

Skuadra e trajnerit Hansi Fliks e meritoi triumfin duke pasur plot 28 gjuajtje, nga të cilat 12 në kuadrat dhe 71 për qind mbajtje topi.

FC Kopenhagen ishte dukshëm inferior. Tashmë, Barcelona do të pushojë deri në 10 apo 11 mars dhe mund të përqëndrohet në La Ligë ku vazhdon dueli i ashpër me Realin.

“Buxhet domethënës për çdo bashki”, Vengu: Përmbytjet, po ndihmojmë në dy drejtime

By: xhir jeta
29 January 2026 at 11:42

Në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu u shpreh se qeveria do i vijë në ndihmë Bashkive lidhur me situatën e përmbytjeve në vend, që prekën vendin ditët e para të këtij viti.

“Riparimet e argjinaturave po vijojnë, dhe nga ana tjetër kemi nisur punën e rehabilimit me disa bashki të vendit. Kemi një buxhet domethënës për cdo bashki në funksion të digave, pritave themelore. “ u shpreh Vengu, ndërsa shtoi se po i vihet në ndihmë bashkive, kryesisht atyre më të vogla lidhur me situatën e përmbytjeve.

“Nuk ngremë gishtin e akuzës, është një zinxhir reagimi i njëjtë me të gjitha vendet e BE. Po ndihmojmë bashkitë në dy drejtime, fondet e emergjencave civile po rriten ndjeshëm, bashkitë e vogla do marrin më shumë fonde, do rrisim edhe rrogat e personelit. E dyta, janë elementët e infrastrukturës, investime duke mos pranuar asnjë devijim nga objekte pa leje. Rinovimi i flotës së mjeteve tokësore, dhe investimi për 2 qendra rajonale nga katër që parashikohen, një në veri dhe një në jug.” -shtoi Vengu./abcnews.al

Hija “Makbethiane “ në jetën e Kadaresë/ Kuçuku: Mbi 2500 shkrime kritike dhe analiza për veprën e tij

By: xhir jeta
29 January 2026 at 11:23

Në 90 vjetorin e lindjes së kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare, Akademia e Shkencave boton veprën me 2500 shkrime  në kritikën botërore që nga vitet 70 deri në 2015.

Studiuesi Bashkim Kuçuku i cili ka përgatitur veprën rrëfen në emisionin  “Pas Mesnatë”  hijen makbethiane në jetën e Kadaresë.

“Ky vëllim është i treti, vjen pas dy të tjerëve dhe puna është bërë njëherësh për të gjithë bashkë, është një punë shumëvjecare, të paktën nga 1992-1993. Informacionet për botimet jashtë ishin shumë të pakta, të përzgjedhura dhe doja të dija deri ku shkonte. Pak nga pak doli shumë punë”, Kuçuku, ndërsa ndan bisedën me shkrimtarin e njohur në bibliotekën që ndodhej në shtëpinë e tij.

“Kam punuar për ditë të tëra, mbaja shënime cfarë kishte në bibliotekë Ismail Kadare, ishte një informacion i jashtëzakonshëm, një formim kulturor që më krijoi mundësinë ku mund të përqëndrohesha për të kapur nga vepra e tij. Nuk kishte shumë libra atje, kishte libra të përzgjedhur, shkrimtarë në gjuhën ruse dhe gjuhë të tjera”, shton më tej ai.

Kuçuku thekson se Kadareja e befasoi kritikën botërore që në vitet ’70, duke e vendosur letërsinë shqipe në hartën ndërkombëtare. Romani “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, i përkthyer në 35 gjuhë, u kthye në një pikë referimi jo vetëm për autorin, por edhe për njohjen e Shqipërisë, gjuhës shqipe dhe letërsisë sonë në botë.

Rruga letrare e shkrimtarit nisi herët.

“ Kadareja që në moshën 12-vjeçare kopjonte ‘Makbethin’, duke treguar se ndikimi shekspirian do ta shoqëronte gjatë gjithë jetës krijuese. Thelbi i njeriut është fëmijëria dhe hija shekspiriane e shoqëroi deri në fund”, nënvizon kritiku.

Ndërkohë që jashtë Shqipërisë Kadareja pati jehonë të madhe në shtypin botëror, brenda vendit ai shpesh u cilësua si tradhtar. Kuçuku kujton se protestat studentore nisën me thirrjen “Kadare” në universitete dhe se ka pasur përpjekje për ta hequr nga programet shkollore. “Nëse do ta hiqnin nga kurrikulat, do hiqja dorë nga pedagogjia”, shprehet ai me vendosmëri.

Vepra e Kadaresë është analizuar nga akademikë, nobelistë dhe gazetarë nga e gjithë bota. Sipas Kuçukut, madhështia e tij qëndron edhe në faktin se Kadare është në qenien edhe të atyre që nuk e duan, por e pëlqejnë./abcnews.al

Droni rus godet trenin me pasagjerë në Ukrainë, 5 viktima. Pasagjeri rrëfen momentet e panikut

By: xhir jeta
29 January 2026 at 10:49

Një ushtar ukrainas ka përshkruar momentin kur një tren pasagjerësh u shënjestrua nga dronët rusë, duke vrarë pesë persona. Kur një vagon në tren u godit në Ukrainën verilindore, pasagjerët u hodhën në dysheme nga paniku dhe oficeri ushtarak u tha atyre të dilnin menjëherë.

Pa udhëzimin e tij, të dhënë pak çaste para se vagoni të shpërthente në flakë, shumë pasagjerë të tjerë mund të kishin vdekur, shkruan BBC. Oficeri, i cili në ushtri njihet si Omar, është pjesë e brigadës së 93-të të Ukrainës. Ai ishte midis pasagjerëve që udhëtonin në një itinerar nga Chop, në kufirin me Sllovakinë, në Barvinkove, ndalesa e fundit para vijës së frontit në Ukrainën lindore.

I pari nga tre dronët rusë u ul pranë trenit, duke e detyruar atë të ndalonte.

“Pastaj dëgjuam gjëmimin e një droni tjetër dhe pastaj një shpërthim,” i thotë Omar BBC-së. “Shpërthimi ishte aq i fortë sa pjesë të vagonit u ndanë në copa.”

Si komandant i një njësie dronësh, ai e kuptoi shpejt se ai dhe pasagjerët e tjerë duhej të zbrisnin pasi treni mund të goditej përsëri. Gjithsej, 291 persona ishin në tren në atë kohë, thonë zyrtarët. “Pas goditjes së dytë, kuptova se operatori i dronit po vëzhgonte se çfarë lloj objektivi po godiste”, thotë Omar, dhe një tren i palëvizshëm ishte një objektiv i lehtë.

Vagoni që pësoi një goditje të drejtpërdrejtë u përfshi shpejt nga flakët. “Unë jam në ushtri dhe jam i përgatitur për sulme të tilla”, thotë Omar. “Por për të tjerët ishte një tronditje të ishin kaq afër vdekjes”.

Shumë pasagjerë u evakuuan nga tren në një gjendje ankthi të thellë, dhe videot nga vendi i ngjarjes tregojnë njerëz që bërtasin dhe qajnë ndërsa largohen nga rrënojat që digjeshin.

Ishte shumë e rrezikshme që një numër kaq i madh njerëzish të qëndronin pranë vagonëve që digjeshin, kështu që ai i nxiti ata të fillonin të lëviznin drejt një autostrade aty pranë./abcnews.al

Kina ekzekuton 11 anëtarë të familjes famëkeqe mafioze të Myanmarit

By: xhir jeta
29 January 2026 at 10:43

Kina ka ekzekutuar 11 anëtarë të një familjeje famëkeqe mafioze që drejtonte qendra mashtrimi në Myanmar përgjatë kufirit të saj verilindor, raportojnë mediat shtetërore.

Anëtarët e familjes Ming u dënuan në shtator për krime të ndryshme, duke përfshirë vrasje, ndalim të paligjshëm, mashtrim dhe drejtim kazinosh nga një gjykatë në provincën Zhejiang të Kinës.

Mings ishin një nga shumë klanet që drejtonin qytetin Laukkaing, duke transformuar një qytet të varfër të prapambetur në një qendër të shndritshme kazinosh dhe lagjesh me drita të kuqe.

Perandoria e tyre mashtruese u shemb në vitin 2023, kur ata u arrestuan dhe iu dorëzuan Kinës nga milicitë etnike që kishin marrë kontrollin e Laukkaing gjatë një përshkallëzimi në konfliktin e tyre me ushtrinë e Myanmarit, shkruan BBC.

Me këto ekzekutime, Pekini po u dërgon një mesazh frenimi mashtruesve të mundshëm. Por biznesi tani është zhvendosur në kufirin e Myanmarit me Tajlandën dhe në Kamboxhia dhe Laos, ku Kina ka shumë më pak ndikim.

Qindra mijëra njerëz janë trafikuar për të kryer mashtrime online në Mianmar dhe gjetkë në Azinë Juglindore, sipas vlerësimeve të OKB-së. Midis tyre janë mijëra kinezë, dhe viktimat e tyre nga të cilët ata kanë përvetësuar miliarda dollarë janë kryesisht kinezë gjithashtu.

I frustruar nga refuzimi i ushtrisë së Mianmarit për të ndaluar biznesin e mashtrimeve, nga i cili pothuajse me siguri po përfitonte, Pekini mbështeti në heshtje një ofensivë nga një aleancë etnike kryengritëse në shtetin Shan në fund të vitit 2023. Aleanca pushtoi territor të konsiderueshëm nga ushtria dhe pushtoi Laukkaing, një qytet kyç kufitar.

Kush janë familja Ming?
Njëmbëdhjetë anëtarët e familjes Ming janë të parët nga shefat e mashtrimeve të Mianmarit që ekzekutohen nga Kina.

Por ata nuk do të jenë të fundit. Pesë anëtarë të familjes Bai u dënuan gjithashtu me vdekje në nëntor, dhe gjyqet e dy grupeve të tjera të të pandehurve nga familjet Wei dhe Liu nuk kanë përfunduar ende.

Gjyqi i familjes Ming u zhvillua me dyer të mbyllura, megjithëse më shumë se 160 persona u lejuan të merrnin pjesë në seancën e dënimit vitin e kaluar, përfshirë familjet e viktimave.

Operacionet mashtruese dhe strofullat e lojërave të fatit të mafias Ming sollën më shumë se 10 miliardë juanë (1.4 miliardë dollarë; 1 miliard paund) midis viteve 2015 dhe 2023, sipas gjykatës më të lartë të Kinës, e cila hodhi poshtë apelet e tyre në nëntor. Krimet e tyre rezultuan në vdekjen e 14 qytetarëve kinezë dhe plagosjen e shumë të tjerëve, tha gjykata.

Më shumë se 20 të tjerë nga familja Ming u dënuan me burgim në shtator duke filluar nga pesë vjet deri në burgim të përjetshëm. Ming Xuechang, patriarku i klanit, vrau veten në vitin 2023 ndërsa përpiqej të shmangte paraburgimin, kishte thënë ushtria e Myanmarit atëherë.

Rrëfimet e atyre që u arrestuan u transmetuan në dokumentarë të mediave shtetërore, për të theksuar vendosmërinë e autoriteteve kineze për të zhdukur rrjetet mashtruese.

Familja Ming ishte midis një grushti familjesh të ngjashme me “Kumbarin” që erdhën në pushtet në Laukkaing në fillim të viteve 2000. Kjo ndodhi pasi kryekomandanti i qytetit u rrëzua në një operacion ushtarak të udhëhequr nga Min Aung Hlaing, i cili u bë udhëheqësi i qeverisë ushtarake të Myanmarit pas grushtit të shtetit të vitit 2021.

Kryefamiljari, Ming Xuechang, drejtonte një nga qendrat më famëkeqe të mashtrimit në Laukkaing, Crouching Tiger Villa.

Në fillim, bixhozi dhe prostitucioni ishin burimet kryesore të të ardhurave për këto familje, por ato përfundimisht filluan mashtrimet online, të përbëra kryesisht nga njerëz që ishin rrëmbyer dhe ishin detyruar të kryenin këto mashtrime.

Brenda mureve të kompleksit të gjerë dhe të ruajtur mirë, mbizotëronte një kulturë dhune. Rrahjet dhe torturat ishin rutinë, sipas dëshmive të mbledhura nga punëtorët e liruar./abcnews.al

Yesterday — 28 January 2026Main stream

“Koha po mbaron”/ Trump paralajmëron Iranin, ndërsa ushtria amerikane shtohet në Gjirin Persik

By: xhir jeta
28 January 2026 at 15:56

Donald Trump e ka paralajmëruar Iranin se “koha po mbaron” për të negociuar një marrëveshje mbi programin e tij bërthamor pas shtimit të vazhdueshëm të forcave ushtarake amerikane në Gjirin Persik. Presidenti amerikan tha se një “Armadë masive” po “lëvizte shpejt, me fuqi, entuziazëm dhe qëllim të madh” drejt Iranit, duke iu referuar një force të madhe detare amerikane.

Në përgjigje, misioni i Iranit në OKB tha se Teherani “është gati për dialog bazuar në respekt dhe interesa të ndërsjella”, por nëse shtyhet, shkroi me të gjitha kapitalet, do të mbrohet dhe “do të përgjigjet si kurrë më parë”.

Trump kishte thënë më parë se do të “shpëtonte” protestuesit e përfshirë në shtypjen brutale dhe të pashembullt të demonstratave në Iran në fillim të këtij muaji.
Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA) me seli në SHBA thotë se ka konfirmuar vrasjen e më shumë se 6,000 njerëzve, përfshirë 5,858 protestues, që nga fillimi i trazirave në fund të dhjetorit.

Ajo thotë se aktualisht po heton edhe 17,000 vdekje të tjera të raportuara pavarësisht një mbylljeje të internetit pas gati tre javësh. Një grup tjetër, Organizata për të Drejtat e Njeriut në Iran (IHR) me seli në Norvegji, ka paralajmëruar se numri përfundimtar mund të kalojë 25,000.

Trump bëri paralajmërimin e tij të fundit ndaj Iranit në një postim në platformën e tij Truth Social të mërkurën. “Shpresojmë që Irani të ‘Vijë shpejt në Tavolinë’ dhe të negociojë një marrëveshje të drejtë dhe të barabartë – JO ARMË BËRTHAMORE”, shkroi ai.

Irani këmbëngul se programi i tij bërthamor është tërësisht paqësor dhe ka mohuar vazhdimisht se kërkon të zhvillojë armë bërthamore.

Presidenti amerikan tha se forca detare në Gjirin Persik ishte më e madhe se ajo e dërguar në Venezuelë para se forcat amerikane të kapnin ish-udhëheqësin e vendit, Nicolás Maduro.

Trump shtoi se kjo forcë ishte “e gatshme dhe e aftë të përmbushte shpejt misionin e saj, me shpejtësi dhe dhunë, nëse është e nevojshme”.

Duke iu referuar sulmeve të SHBA-së në vendet kryesore bërthamore iraniane qershorin e kaluar – të nisura gjatë luftës 12-ditore të Izraelit me Izraelin – Trump paralajmëroi: “Sulmi i ardhshëm do të jetë shumë më i keq! Mos e bëni këtë të ndodhë përsëri.”/abcnews.al

Gripi prek kulmin/ ISHP: Mbi 18 mijë persona të infektuar në javë

By: xhir jeta
28 January 2026 at 15:46

Gripi është përhapur në të gjithë vendin dhe është në kulm të qarkullimit të tij.  Prej mesit të  janarit të prekurit janë rritur ndjeshëm duke shtuar fluksin e pacientëve në spitale e qendra shëndetësore. Sipas Institutit të Shëndetit Publik vetëm javën e fundit rreth 18 500 persona me infeksione në rrugët  e frymëmarrjes  kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Më i shprehur është në qytetet e mëdha, që kanë dhe numër më të madh të popullatës, Tirana, Shkodra, Kukësi, Durrësi, Fieri. Aktualisht jemi ne kulmin e qarkullimit që parashikohet dhe javën e parë të shkurtit dhe me pas pritet një rënie graduale e numrit të rasteve.” 

Virusi  që po dominon është ai i tipit A. Instituti i Shëndetit publik konfirmon praninë e nëntipit K që po qarkullon dhe në Europë dhe shfaqet më agresiv.

“Qarkullon virusi i tipit A të gripit me dy nëntipet e tij AH1 dhe  AH3,  por me mbizotërim të  ah3 që gjithashtu  mbizotëron dhe në të gjithë kontinentin Europian.   Nëntipi ah3   paraqet një klinikë më të ashpër  sesa nëntipi AH1. Dallimi i gripit nga këto virozat e tjera është temperaturë e lartë që  reziston për tre deri në 1 javë, 38 gradë dhe më tepër. Janë shenja të përgjithshme si skuqje, lotim, syshë rrjedhje hundësh, kollë dhe dhimbje e theksuar muskulare.  Gripi është një sëmundje që  kërkon regjim shtrati.”

Të prekur janë të gjitha moshat  ndërkohë nuk kanë munguar rastet e rënda dhe shtrimet në spitale.

“Janë rritur format  e rënda dhe hospitalizimet kryesisht tek mosha e re dhe e mesme. S’ka mbingarkesë spitalore, as në terapi intensive.     Tek te rriturit janë 130 shtrime në javë flasim për QSUT,  tek fëmijët një numër i ulët rreth 10 raste.”

Specialistët e shëndetit publik I referohen viteve të shkuara dhe  thonë se rënie e numrit të të prekurve pritet në  mes të shkurtit. Ndërkohë apelojnë për të  shmangur  vendet me shumë njerëz dhe për të  kontaktuar mjekun e familjes me shfaqjen e shenjave klinike./abcnews.al

Minneapolis, “dy policë qëlluan mbi viktimën”/ Hetimet zbulojnë detaje të reja, nga vrasja

By: xhir jeta
28 January 2026 at 15:39

Autoritetet amerikane besojnë se kanë qenë dy agjentë federal që kanë qëlluar për vdekje Alex Preti, 37 vjecarin që u vra këtë fundjavë në Mineapolis nga Agjentët e Emigracionit dhe Doganave. Detajet janë zbuluar nga një raport paraprak që Departamenti I Sigurisë Kombëtare që I eshte dorëzuar Kongresit Amerikan.

Raporti i cili u sigurua nga Mediat amerikane  përbën përshkrimin më të detajuar deri më tani të qeverisë amerikane mbi vrasjen e 37 vjecarit që ishte një infermier në repartin e Kujdesit Intensiv në shtetin e Minesotës.

Sipas Zyrës së Përgjegjësisë Profesionale të Doganës dhe Patrullës Kufitare  dy oficerë qëlluan me armë pasi një tjetër oficer në vendngjarje bërtiti: “Ai ka armë”, ndërkohë që Pretti po mbahej nga agjentët në një rrugë të mbuluar me borë.

Pamjet video të realizuara nga kalimtarë tregojnë se arma e 37 vjecatit ishte marrë tashmë nga oficerët në momentin kur ai u qëllua. Arma që mbante Alex Pretti ishte me leje. 37 vjecari u perplas me forcat e rendit ne protestat qe qytaret ne Mienapolis po mbajne kunder operacioneve te urdheruara nga Donald Trump per arrestimin dhe debimin e emigranteve te paligjshem. Zbulimet per vrasjen e Alex Pretti vijne ne nje kohe kur administra e Trump po perballet jo vetem me reagimin e forte publik per vrasjen e 37 vjecarit, por edhe per vrasjen e Renee Good, një grua nga Minneapolis që u vra më herët këtë muaj nga një oficer federal i emigracionit. Disa ligjvënës republikanë kanë refuzuar të mbështesin mënyrën se si Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, ka trajtuar këto raste.

Udhëheqësi i demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve Hakeem Jeffries paralajmëroi Presidentin Amerikan Donald Trump duke I kërkuar shkarkimin e Kristi Noem duke thënë se nëse ai nuk do ta bëjë dicka të tillë atëhere palet politike do të nisin procedurat për shkakrimin dhe fajësimin e saj ne Kongres.

Presidenti Amerikan Donadl Trump deklaroi në një Interviste për Fox News se administrata e tij do të ul tensionet në Minesota duke e përshkruar atë se çfarë ka ndodhur me vrasjne e dy protestuesve si e tmershme. Më pas në një tjetër deklaratë nga një tubim ne Iwoa, Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se 37 vjecari Alexx Pretti ishte i pafat që mbeti i vrarë në një incident ndërsa shtoi se ai nuk duhej të ishte i armatosur përballë forcave të rendit.

Meta rrëfen 21 janarin e tij/ Rrëfimi nga qelia: Rrëmuja u organizua më parë

By: xhir jeta
28 January 2026 at 15:26

Ilir Meta, nga qelia pretendon se protesta e 21 Janarit 2011, ku humbën jetën katër persona, duke u shfajesuar se nuk ishte një reagim spontan ndaj videos së publikuar më 11 janar, ku ai shfaqej duke bërë pazare me Dritan Priftin, por një ngjarje e parapërgatitur.

“Nëse populli do të ishte revoltuar realisht për atë montazh të stërprovuar më 11 Janar, do të kishte dalë që atë natë në rrugë. Ja maksimumi ditën tjetër. Por 21 Janari ndodhi vetëm 10 ditë pas publikimit,” -shkruan Meta.

Videon me Dritan Priftin, Ilir Meta e quan të montuar.

“Montazhi i 11 Janarit nuk ishte aspak i papritur për mua dhe disa të tjerë. Problemi nuk ishte kush ishte në video, por vërtetësia e bisedës dhe montimet e bëra” vijon ai.

Megjithatë, Meta i quan vrasjet e 4 personave “viktima të pafajshëm”, ai nuk përmend momentet e ekzekutimit të tyre, që në fakt u urdhëruan dhe nuk ishin vrasje aksidentale.

Meta thotë se sulmuesit në protestën e 21 Janarit nuk ishin anëtarë të Partisë Socialiste, por persona të rekrutuar për të shkaktuar dhunë.

“Nuk ishin socialistët që sulmuan me dhunë Kryeministrinë. Socialsitët ishin te ura e Lanës dhe përtej. Por ishin të rekrutuarit dhe të importuarit që për 3-4 orë sulmuan pa rreshtur policinë” thekson Meta.

Ngjarja e 21 Janarit 2011 la pas katër viktima dhe mbetet një nga episodet më të rënda të përplasjes politike pas viteve ’90, ndërsa hetimi për përgjegjësit mbetet në duar e SPAK, që deri më tani, ka marrë në pyetje  zyrtarë të lartë të kohës kur u dhanë urdhër për të qëlluar Portestuesit. Në pyetje është marrë, Sali Berisha, Lulzim Basha dhe me vet ofrimin e tij edhe Ilir Meta./abcnews.al

Një rezolutë (dhe një ngatërresë)/ Berisha në Strasburg “huton” parlamentarët e djathtë

By: xhir jeta
28 January 2026 at 15:22

Si në shqip, si në anglisht, Berisha ngaterrohet edhe nw Strasburg. Doktori njofton sërish se ka folur me tone konservatore kundër terapisë konvertuese para përfqësuesve të partive simotra të djathta.

“Zoti President, unë kam disa mendime për këtë çështje. Unë e konsideroj këtë tendencë, konsideroj terapinë konvertuese, si një nga agresionet më të shëmtuara ndaj qënieve njerëzore, identitetit njerëzor dhe familjes. Terapia konvertuese është ç’njerëzore, është kundër natyrës dhe identitetit njerëzor Shqipëria sot është një model i shëmtuar në këtë drejtim, sepse Shqipëria , kërkoj ndjesë, por është një lloj kopshti apo republike e George Soros. Jam i trishtuar që ata po arrijnë ta diktojnë axhendën e tyre, sepse janë shumë të fuqishëm në institucionet ndërkombëtare dhe në shoqërinë civile.”

Por Raporti në Strasburg të cilit i referohet Berisha nuk flet kunder ndryshimit te gjinise. Dokumenti i hartuar nga deputetja britanike Kate Osborn për terapinë konvertuese dënon praktikat e dhunshme dhe shtrënguese që përdoren për t’i detyruar persona, femije te rinj dhe LGBT, të mohojnë ose korrigjojnë orientimin seksual apo identitetin gjinor që ata tashmë kanë.

Por doktori e pranon para të djathtëve europianë zbuloi se ai nuk është dhe aq konservator për LGBTI.

“Dhe dua të theksoj se qëndrimi im nuk ka absolutisht asgjë me kundërshtitë për orientimin seksual. Jo, asgjë. Unë jam respektues dhe do të respektoj gjithmonë zgjedhjet e gjithësecilit.”

Nuk dihet shumë për reagimet e të djathtëve europianë kur dëgjuan Berishën tu kundershtonte rezoluten, Për shkak se mbledhja ishte me dyer te mbyllura. Por punimet në Asamblenë Parlamentare të KiE u bën me dyer të hapura.

Në një sallë thuajse bosh, Berisha i zuri vendin Vokshit në fund te shkalleve. E nisi me leksione zgjedhjesh, e vijoi me narkoshtetin dhe e mbylli duke pagëzuar sërish Edi Ramën.

“Edi Rama, the prime minister witch is called “large Ramaduro”

Por si në Tiranë, si në Strasburg, Berishës nuk i ecën, sidomos me Ramaduron./abcnews.al

Reforma territoriale/ Qeveria: Nuk presim më Partinë Demokratike

By: xhir jeta
28 January 2026 at 15:15

Socialistët nuk kanë kohë për të humbur. Mazhoranca do të vazhdojë punën për reformën territoriale edhe pa opozitën,  ndërsa kjo e fundit nuk mund të kushtëzojë punën e komisionit, i cili parashikon që brenda muajit korrik të dalë me një draft paraprak për harten e re territoriale.

Por dera mbetet e hapur ndaj opozitës i sugjeroi të mos bëjnë të njëjtin gabim si reformën paraardhëse.

“Kur ne flasim për dëshirën gjithëpërfshirëse të gjithë aktoreve, duke filluar nga opozita, nuk do të thotë se dikush ka veton për të bllokuar procesin. Ne nuk mund të themi që sdo ballafaqohemi me sfidat sepse një prej aktorëve nuk do të vijë në tavoline dhe duhet të kuptojme se ajo për ca ne po flasim për reformën territoriale ka ca limite kohore, të cilat nëse humben ne flasim për një reform që do ndodhi në 2031, sepse nëse do ndryshojme harten, ajo duhet të ndryshojë para zgjedhjeve të 2027.  Unë shpresoj që opozita të ketë nxjerrë disa mesime nga reforma e fundit territoriale se edhe atëhere e ka bojkotuar.  Shpresoj që opozita të jetë proaktive në këtë proces dhe të krijojë shtratin e duhur për këtë proces.” tha Demo.

Demo nuk dha detaje sesa duhet të jetë numri I bashkive por orientoi se ku do të përqëndrohet analiza.

“Patjetër që do të ketë një dokument të parë që do të jetë për diskutim publik. Nuk do të flasë në fillim dhe besoj ky do të jetë procesi, për numrin e bashkive, por për konceptin. Si e duam një bashki? Si mund të ketë sukses? Cilat janë sfidat? Ne si ministri, do të mbështesim komisionin me informacion, publikun, bashkitë për këtë reformë. Ne kemi marrëdhënie të shëndetshme me aktorët që kanë qenë partnerë të jashtëzakonshëm dhe kanë një databazë njohurish” -u shpreh ai.

 Ndërsa rishikimi i qarqeve është i ndërlidhur me ndryshimet në kushtetutë dhe produktin që do të prodhojë reforma zgjedhore.

“Qarqet janë të parashikuara në Kushtetutë. Vetvetiu, ndryshimi i tyre si rrjedhojë sjell ndryshime të tjera në sisteme me sensitivitet si Kodi Zgjedhor. 12 qarqet që kemi sot janë krijuar në një kontekst tjetër dhe ka vend për të diskutuar, por nuk dua të kaloj më përpara se ç’duhet. Në javët që vijnë besoj do të jetë një debat i hapur.”-tha ministri.

 Një javë më parë, Bashkëkryetari i Komisionit të reformës territoriale, Arbjan Mazniku i kërkoi anëtarëve socialistë ti propozojnë Kuvendit, heqjen e bashkëkryetarit, të drejtës së barazisë dhe vetos për deputetët demokratë, në mënyrë që këta të fundit të mos kenë mundësi për shkak të bojkotit të bllokojnë edhe reformën. Ndërsa nga opozita ende nuk reflektim./abcnews.al

Plagosi vajzën me thikë në Durrës/ Gjykata lë në burg 56-vjeçarin

By: xhir jeta
28 January 2026 at 15:07

Arrest në burg ka vendosur gjyjata e Durrësit për Mikel Ndojin. 56 vjecari plagosi të bijën dhe kolegun e saj të punës të hënën në Durrës.

56-vjeçari dontë të ribashkohej pranë familjes, ndaj së cilës kishte ushtruar dhunë, por ai refuzohej nga ish bashkëshortja dhe vajza e tij. Qëndrimi i vajzës në lidhje me konfliktet që autori kishte me ish bashkëshorten është bërë shkak për ngjarjen e rëndë.

56-vjeçari Mikel Ndoj ishte i divorcuar për shkak të dhunës së vazhdueshme që ky i fundit kishte ushtruar në familje. Mikel Ndoj rezulton një person me precedent penal në shtetin Italian për dhunë, vepër për të cilën kishte kryer edhe disa vite burg.

E ëma e vajzës së plagosur punonte në një fasoneri pranë vendit të ngjarjes, ndërsa krimi ndodhi në ambientet e jashtme të një agjencie imobiliare ku punonte vajza. Fatmirësisht 24-vjeçarja Xhesika Ndoj dhe kolegu i saj i punës i cili ndërhyri në parandalimin e krimit, vijojnë në spital nën kujdesin mjekësor jashtë rrezikut për jetën.

Berisha i pari… në ekrane/ Shifrat nga AMA: Dominim absolut i PD. PS në “opozitë”

By: xhir jeta
28 January 2026 at 15:07

Nëse ka një fushë ku Sali Berisha dominon bindshëm politikisht, ajo ështe media.

Raporti më i fundit nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, tregon se Partia Demokratike zë 84.20% të hapësirës televizive në 3 ekranet kombëtare gjatë muajit dhjetor.

7-fish më shumë se sa Partia Socialiste, kurse nga partitë e reja, hapësirë ka fituar Shqipëria Bëhet me 2.24% për shkak të qëndrimit të Adriatik Lapajt përpara kryeministrisë.

Politikanit të cilit i është dhënë më shumë hapësirë nga tre televizionet kombëtare është po Sali berisha, 34.87% kurse kryeministrit Edi Rama 27.83%.

Ndryshimi është se gjatë dhjetorit Edi Rama në daljet e tij është shfaqur si kryeministër për aktivitete publike, kurse Berisha është shfaqur tërësisht për aktivitetin e tij partiak, nga konferencat e përditshme nga selia, foltoret dhe protestat.

Por ndërkohë, i vetmi që ankohet për censurë nga mediat është Sali Berisha. Në përditshmëri sa herë Berisha del në konferencat e mesditës, të paktën 9 ekrane televizive e japin live.

Kurse realiteti i censurës është po ashtu tjetër. Berisha ka urdhëruar gjithë zyrtarët e PD të rangut të parë dhe të dytë, të refuzojnë çdo ftesë nga studiot televizive nga mediat, duke sulmuar dhe etiketuar gazetarët dhe analistët, që përballen me deputetët e PD. Përjashtim bën vetem Syri TV./abcnews.al

Ndotja e Drinos, alarmante/ Ambientalistët: Mbetjet në lumë po shkatërrojnë faunën

By: xhir jeta
28 January 2026 at 14:29

Ndotja që po i bëhet lumit Drino, sidomos gjatë stinës së reshjeve ku shtohen prurjet, konsiderohet një problem serioz nga ambientalistët.

Lavdi Hasani, pedagog dhe specialist thotë se hedhja pa kriter e mbetjeve rrezikon shkatërrimin e florës dhe faunës, edhe në lumin Vjosë, aty ku derdhet Drino, që përshkon të gjithë luginën me të njëjtin emër në Gjirokastër

Sipas tij është e domosdoshme monitorimi I vazhdueshëm I faktorëve që kthehen në ndotës pasi rrezikohet edhe shëndeti I qytetarëve që konsumojnë produktet e ofruara nga peshkatarët.

Lumi Vjosa është edhe lumi I fundit I egër në Europë ndaj edhe vëmendja për mbrojtjen e vlerave të tij duhet të jenë maksimale nga agjensitë përgjegjëse që operojnë në jug të vendit.

❌
❌