Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 February 2026Main stream

Malisheva dhe Prishtina e Re takohen në Liman Gegaj, formacionet zyrtare

8 February 2026 at 12:40


Malisheva është nikoqire e Prishtinës së Re takohen në Liman Gegaj në kuadër të xhiros së 19-të në Albi Mall Superligë.

Dy skuadrat kanë objektiva të kundërta, me vendasit që duan daljen në Evropë derisa mysafirët mbijetesën.

Si vendasit ashtu edhe mysafirët kërkojnë vetëm tre pikët dha na pret një ndeshje spektakolare në Liman Gegaj.

Formacionet zyrtare:

Malisheva: Avdyli, Pira, Kryeziu, Vitija, Xhaka, Bajraktari, Nafiu, Brruti, Xhylani, Diatta, Ibishi.

Pristhina e Re: Smakiqi, Nya-Vedji, PRekazi, Prençi, Zekolli, Dadet, Doukoure, Mekic, Kadriu, Berisha, Gomes.

Gjilani dhe Ballkani luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare

8 February 2026 at 12:17


Gjilani është nikoqir i Ballkanit në kuadër të xhiros së 19-të në Albi Mall Superligë.

Dy skuadrat kanë synime të mëdha këtë edicion dhe në këtë 90 minutësh luftohet vetëm për fitore.

'Skifterat' duan tre pikët për tu rikthyer në garë për titull, derisa Ballkani për ta shtuar epërsinë me ndjekësit.

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Laroshi, Thaqi, Zebic, Krivanjeva, Ibrahimi, Taipi, Boshnjaku, Totre, Basa, Bilalli, Jarovic.


Ballkani: Iljazi, Vokrri, Jashanica, Batarelo, Potoku, Diene, Deliu, Giovanni, Kryeziu, Tolaj, Hamidi.

Flick mund të largohet nga Barcelona, gjithçka lidhet me Laportan

8 February 2026 at 11:44


E ardhmja e Hansi Flick te Barcelona mbetet në pikëpyetje teksa klubi i afrohet zgjedhjeve presidenciale.

Trajneri gjerman, i cili ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij aktuale, është i gatshëm të vazhdojë qëndrimin në “Camp Nou”, por vetëm nëse Joan Laporta rizgjidhet president.

Flick e sheh veten si pjesë integrale të projektit të Laportës dhe ka diskutuar një mundësi zgjatjeje të kontratës, e cila do të fillonte zyrtarisht pas 1 korrikut, nëse presidenti aktual fiton sërish.

telegrafi.com

Sidoqoftë, pasiguria rritet në rast të një rezultati tjetër: trajneri është i përgatitur të largohet nga klubi nëse një kandidat tjetër merr drejtimin, edhe pse kontrata aktuale e lidh ende me Barcelonën.

Ky faktor e bën zgjedhjen presidenciale vendimtare jo vetëm për udhëheqjen e klubit, por edhe për vazhdimësinë e projektit sportiv.

Partneriteti i Flick me drejtorin sportiv Deco është lavdëruar për stabilitetin dhe filozofinë e përbashkët të futbollit, duke e bërë ndikimin e zgjedhjeve një pikë kyçe për të ardhmen e sistemit të trajnerëve te Barcelona. /Telegrafi/

Distria Krasniqi, mbretëresha e Parisit - 9 medalje, 4 të arta

8 February 2026 at 11:34


Distria Krasniqi ka arritur të fitoj medaljen e artë në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë të shtunën në mesditë.

Pas një rrugëtimi të gjatë deri në finale, në finale Distria arriti të rrëzoi spanjollen Ariane Toro Soler me Ippon brenda 10 sekondave duke fituar medaljen e Artë.

Xhudistja kosovare është mbretëreshë e Grand Slamit të Parisit, pasi ajo deri më tani ka fituar nëntë medalje.

Federata Evropiane e Xhudos ka publikuar një video të Distria Krasniqit nga finlaja duke e quajtur mbretëreshë.

"Mbretëresha e Parisit. 9 medalje deri më tani, katër të arta", ka shkruar Federata evropiane e xhudos. /Telegrafi/

Tre gjigantët anglez pas Samu, Porto e vlerëson 100 milionë euro

8 February 2026 at 10:13


Samu Aghehowa po shkëlqen në Portugali dhe po tërheq vëmendjen e klubeve më të mëdha evropiane.

Sulmuesi spanjoll, 21-vjeçar, ka shënuar 20 gola në 30 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën e tij aktuale, duke treguar një formë të jashtëzakonshme që e vendos si një nga talentet më premtuese të sulmit në kontinent.

Performancat e tij të larta kanë ndezur një garë të fortë transferimesh këtë verë.

Sipas raportimeve të Teamtalk, Chelsea po planifikon një tjetër përpjekje për ta nënshkruar Aghehowan. Bluët e Londrës ishin të interesuar për të edhe në vitin 2024, por atëherë humbën garën përballë Portos.

Megjithatë, londinezët nuk janë të vetmit pasi në garë janë edhe Tottenham Hotspur dhe Newcastle United po ndjekin gjithashtu me kujdes zhvillimet rreth sulmuesit spanjoll.

Klubi aktual i Omorodion ka vendosur një klauzolë të lirimit prej 100 milionë eurosh, një shifër e konsiderueshme që mund të komplikojë transferimin, por talenti dhe ritmi i tij i lartë i golave e bëjnë një objektiv shumë tërheqës për çdo ekip evropian.

Ekspertët e futbollit e shohin si një investim afatgjatë, që mund të forcojë ndjeshëm repartin sulmues të ekipit që do ta sigurojë. /Telegrafi/

Gazeta spanjolle e bindur: Reali është penduar që e ka huazuar Endrickun te Lyoni

8 February 2026 at 09:42


Kriza aktuale në repartin ofensivë të Real Madridit ka nxitur reflektime të thella në Valdebebas, sidomos sa i përket vendimit për ta huazuar Endrickun muajin e kaluar.

Me Vinicius Jr., Rodrygo dhe Jude Bellingham të padisponueshëm për sfidën ndaj Valencias, Kylian Mbappe mbetet praktikisht opsioni i vetëm sulmues i konfirmuar, një situatë e pazakontë për një klub të këtij niveli.

Sipas Diario AS, brenda drejtuesve madrilenë po rritet ndjesia e keqardhjes për lejimin e talentit brazilian të transferohej te Lyoni në formë huazimi.

Në momentin e marrëveshjes, lëvizja u konsiderua si zgjidhja më e arsyeshme, për shkak të minutave të kufizuara që Endrick po merrte nën drejtimin e Xabi Alonsos.

Bisedimet u përshpejtuan pasi trajneri dha miratimin e tij, por ironikisht, Alonso u shkarkua vetëm pak ditë më vonë.

Që nga transferimi në Ligue 1, 18-vjeçari ka treguar potencialin e tij me pesë gola dhe dy asistime, duke përforcuar perceptimin se mund të kishte kontribuar më shumë edhe në “Santiago Bernabeu”.

Edhe pse Endrick pritet të rikthehet sezonin e ardhshëm, mungesa e tij në pjesën e mbetur të këtij sezoni shihet si një llogaritje e gabuar në planifikimin sportiv të klubit. /Telegrafi/

Bernal i emocionuar për golin e shënuar: Mendova për atë lëndim

8 February 2026 at 09:16


Barcelona fitoi 3-0 ndaj Mallorcas të shtunën, në një ndeshje ku një nga momentet më të veçanta ishte goli i parë i Marc Bernal me fanellën e ekipit të parë.

Mesfushori 18-vjeçar, i cili u aktivizua nga banka rezervë në pjesën e dytë, realizoi golin e tretë për katalanasit në minutat e fundit, duke shkaktuar entuziazëm të madh në tribuna dhe mes bashkëlojtarëve.

Sipas Mundo Deportivo, talenti i ri foli pas ndeshjes për momentin e veçantë dhe emocionet që e shoqëruan realizimin e tij.

“Kur pashë që Fermin po më shikonte, dallova hapësirën. Nuk hezitova dhe shtyva përpara. Doja të gjuaja me këmbën e djathtë, por pashë Maffeon dhe, meqenëse i besoj më shumë këmbës së majtë, u tërhoqa. E vërteta është se Mascarell e prek topin. Isha jashtëzakonisht i emocionuar. Këto janë momente që as nuk i ëndërron si fëmijë”, deklaroi Bernal.

Goli kishte një domethënie të veçantë për të, pasi vjen pas një periudhe të vështirë rikuperimi prej rreth 12 muajsh, pas këputjes së ligamentit të kryqëzuar anterior në shtator 2024.

“Kur shënova golin, mendova shumë për vitin e kaluar, për sa keq e kalova. Është një kënaqësi shumë e madhe, edhe për familjen time. I kam kujtuar ata. Që në fillim e dija se do të kaloja nga më pak në më shumë. Tani jam shumë më mirë, në formë më të mirë. Dua të shfrytëzoj minutat”, shtoi ai.

Bernal theksoi gjithashtu klimën pozitive brenda skuadrës së parë të Barcelonës, duke nënvizuar unitetin mes lojtarëve pavarësisht konkurrencës së brendshme.

“Jemi në një dinamikë shumë të mirë. Gjëja më e rëndësishme është marrëdhënia që kemi me njëri-tjetrin, edhe nëse ka konkurrencë. Marrëdhënia është shumë e shëndetshme, të gjithë shkojmë shumë mirë me njëri-tjetrin”, përfundoi 18-vjeçari. /Telegrafi/

Bayerni është i bindur se do ta blindoj me kontratë të re Upamecanon

8 February 2026 at 08:34


Bayern Munich është i bindur se do të arrijë një marrëveshje për zgjatjen e kontratës së Dayot Upamecano deri në vitin 2030, sipas raportimeve të gazetarit Nicolo Schira.

Klubi bavarez e ka vendosur rinovimin e mbrojtësit francez si një ndër prioritetet kryesore, duke reflektuar qartë synimin për të ruajtur stabilitetin në repartin defensiv dhe për të vazhduar projektin afatgjatë me një nga qendërmbrojtësit më të vlerësuar në Evropë.

Upamecano, 26 vjeç, është shndërruar në një figurë kyçe në mbrojtjen e Bayernit që prej transferimit të tij nga RB Leipzig në vitin 2021.

telegrafi.com

Ai ka lënë mbresa me shpejtësinë, forcën fizike dhe aftësinë për të ndërtuar lojën nga prapavija, duke u përshtatur me kërkesat taktike të skuadrës.

Sipas gazetarit Schira, drejtuesit e klubit janë të kënaqur me ecurinë e negociatave dhe presin që marrëveshja të finalizohet së shpejti.

Mbyllja e kontratës deri në vitin 2030 do t’i siguronte Bayernit vazhdimësi dhe stabilitet në mbrojtje, duke reduktuar nevojën për ndërhyrje të kushtueshme në tregun e transferimeve në verë. /Telegrafi/

Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 19-të: Luhet në Gjilan dhe Malishevë

8 February 2026 at 08:08


Futbolli në Kosovë është rikthyer pas pauzës dimërore dhe xhiro e 19-të ka startuar ditën e shtunë ku janë zhvilluar tre duele.

Ndërkohë ditën e sotme në program janë dy sfida të tjera për t'u luajtur.

Gjilani para tifozëve të vet pret liderin aktual Ballkanin, në një sfidë që pritet të jetë e zjarrtë.

Gjilanasit duan tre pikët në mënyrë që të afrohen me pikë me Ballkanin dhe të futen në garë për titullin kampion.

Nga ana tjetër Ballkani synon fitore në mënyrë që të shtojë diferencën e pikëve ndaj Prishtinës dhe Dritës që kanë fituar të shtunën.

Sfidë shumë interesante pritet të zhvillohet edhe në Liman Gegaj, me Malishevën që është nikoqire e Prishtinës së Re.

Vendasit duan fitore për tu ngjitur në tabelë, derisa kryeqytetasit e rinj kërkojnë tre pikët për të mbetur në garë për mbijetesën.

Të dyja sfidat e ditës së sotme fillojnë nga ora 13:00. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

Odegaard i bindur se ky është viti i trofeve te Arsenali

5 February 2026 at 15:55


Kapiteni i Arsenalit, Martin Odegaard, ka dërguar një mesazh besimi për tifozët, duke deklaruar se ky sezon mund të jetë viti i “Topçinjve”.

Ylli norvegjez foli në një intervistë për revistën FourFourTwo, para një periudhe vendimtare në garën për titullin e Ligës Premier.

“Unë vërtet besoj se kjo është mënyra e duhur për ta bërë këtë. Ky do të jetë viti ynë,” tha Odegaard, duke nënvizuar vrullin në rritje të Arsenalit pas paraqitjeve të forta në Ligën e Kampionëve dhe në ndeshjet vendase.

“Ne punojmë shumë për t’u përmirësuar. Çdo ditë përqendrohemi në detaje të vogla dhe çdo gjë ka të bëjë me progresin". tha norvegjezi.

Odegaard ka qenë qendror në ringjalljen e Arsenalit, duke udhëhequr ekipin me vizionin dhe qetësinë e tij në mesfushë. Këtë sezon, ai ka shënuar 1 gol dhe ka dhënë 1 asist në 25 paraqitje në të gjitha garat.

“Topçinjtë” kryesojnë tabelën me një epërsi të konsiderueshme dhe mbeten të pamposhtur në Evropë, duke nxitur optimizmin se sezoni 2025/26 mund t’i sjellë trofe Londrës veriore për herë të parë n,” shtoi norvegjezi Evropë. /Telegrafi/

Gnabry vazhdon kontratën zyrtarisht me Bayernin, por me ulje page

5 February 2026 at 15:35


Thashethemet kanë qarkulluar për javë të tëra, dhe tani është zyrtare: Serge Gnabry ka nënshkruar një kontratë të re me Bayern Munich, duke vazhduar bashkëpunimin e tij afatgjatë me kampionët gjermanë.

Sipas njoftimit të klubit, kontrata e re e 30-vjeçarit do të zgjasë deri në vitin 2028, duke përfshirë një ulje page – Gnabry pritet të marrë 15 milionë euro në sezon, nga 18 milionë euro që paguhej më parë.

Lojtari ka qenë titullar i rregullt që nga fillimi i sezonit dhe ka fituar kontratën e tij të re për shkak të paraqitjeve të shkëlqyera.

Reprezentuesi gjerman është shprehur shumë i lumtur me rinovimin e kontratës me Bayernin, duke shuar zërat për një largim të mundshëm.

"Jam i kënaqur që do të luaj për Bayernin për disa vite të tjera. Diskutimet ishin gjithmonë pozitive".

Unsere Nummer 7️⃣ bleibt bis 2028! 🙌

FC Bayern und @SergeGnabry verlängern Vertrag. ✍️

🔗 https://t.co/2mmJWIaGOd pic.twitter.com/5lPFbuCPwz
— FC Bayern München (@FCBayern) February 5, 2026

"Qëllimi im është të vazhdoj në këtë mënyrë: Ne jemi një njësi e vërtetë dhe mund të arrijmë gjëra të mëdha. Arsyet për zgjatjen e kontratës janë ekipi, stafi i trajnerëve, i gjithë klubi, tifozët, qyteti, ndihem shumë rehat te FC Bayern”, tha Gnabry.

Serge Gnabry u transferua nga Werder Bremen në Munich në vitin 2017 dhe pas një periudhe huazimi te TSG Hoffenheim, ai nisi karrierën e tij të shkëlqyer te Bayern Munich.

Përveç fitimit të Ligës së Kampionëve në vitin 2020, Gnabry ka fituar 6 tituj të Bundesligës, 2 Kupa DFB dhe shumë trofe të tjerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë me fanellën e Bayernit. /Telegrafi/

Zyrtare: Llapi përforcohet në sulm, transferon Fiton Ademin

5 February 2026 at 15:16


Llapi ka bërë goditjen e madhe në afatin kalimtar, duke njoftuar nënshkrimin e sulmuesit qendror, Fiton Ademi.

23-vjeçari i bashkohet Llapit nga gjiganti shqiptar në Maqedoninë e Veriut, KF Shkëndija Tetovë.

Ademi ka një CV të pasur për moshën e tij, duke përfshirë paraqitje në garat evropiane dhe titullin kampion me Shkëndijën sezonin e kaluar.

Sulmuesi i ri pritet të luajë një rol kyç në objektivat e KF Llapit për këtë sezon.

Njoftimi i plotë i klubit:

Klubi Futbollistik Llapi me kënaqësi njofton angazhimin e sulmuesit të qendrës, Fiton Ademi.

23-vjeçari ka firmosur kontratë me klubin tonë, e cila do të jetë e vlefshme deri në verën e vitit 2028, dhe nga sot zyrtarisht bëhet pjesë e familjes bardhekaltër.

Ademi vjen te Llapi si kampion nga radhët e klubit Shkëndija, me të cilën në edicionin e kaluar ka fituar titullin kampion. Gjatë periudhës së tij te Shkëndija, sulmuesi ka regjistruar 69 paraqitje zyrtare, duke realizuar 16 gola dhe 9 asistime.


Në sezonin e fundit, Fiton Ademi ka zhvilluar paraqitje në garat evropiane, duke luajtur në kualifikimet e UEFA Champions League, Europa League dhe Conference League – arritje të rëndësishme për një futbollist vetëm 23-vjeçar. Me këtë përvojë, Ademi vjen në klubin tonë si një përforcim me vlera të larta, i gatshëm të kontribuojë menjëherë në realizimin e objektivave tona.

KF Llapi i uron Fiton Ademit mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën bardhekaltër. /Telegrafi/

Ronaldo i jep fund grevës, por vazhdon të mbetet i pakënaqur

5 February 2026 at 14:56


Superylli portugez Cristiano Ronaldo është gati t’i japë fund grevës së tij në futbollin saudit, megjithëse mbetet i pakënaqur me mënyrën se si shteti po e trajton klubin e tij, Al-Nassr.

Ronaldo refuzoi të luante për Al-Nassr në shenjë proteste ndaj Fondit të Investimeve Publike (PIF) të Arabisë Saudite, i cili sipas tij nuk po i trajton klubet në mënyrë të barabartë. Klubet kryesore saudite janë në pronësi të shtetit dhe PIF ka rol vendimtar në transferime, përfshirë edhe përcaktimin se në cilin klub do të përfundojnë lojtarët.

Sipas futbollistit portugez, lojtarët më të mirë po i jepen kryesisht Al-Hilal, ku së fundmi ka përfunduar edhe Karim Benzema, gjë që ka shtuar pakënaqësinë e tij.

Për këtë arsye, Ronaldo nuk pranoi të luante kundër Al-Riyadh më herët gjatë javës. Megjithatë, Sky Sports raporton se ai do t’i japë fund grevës, edhe pse pakënaqësia me situatën aktuale mbetet.


Ndërkohë, Cristiano Ronaldo është rikthyer dje në stërvitje me Al-Nassr, duke dhënë sinjale pozitive për rikthimin e tij në fushë.

Sipas raportimeve, Ronaldo pritet të luajë nesër në derbin ndaj Al-Ittihad. Situata ka shkuar deri aty sa ylli portugez po mendon seriozisht edhe largimin nga Al-Nassr dhe Arabia Saudite.

Aktualisht, Al-Nassr ndodhet vetëm një pikë prapa liderit Al-Hilal, dhe drejtuesit e klubit shpresojnë që rikthimi i Ronaldos të jetë vendimtar në garën për titullin e shumëpritur. /Telegrafi/

Rashica mund të ndryshojë skuadër, por do të mbetet në Turqi

5 February 2026 at 14:25


E ardhmja e Milot Rashicës te Besiktasi vazhdon të jetë në dyshim, pasi ai mund të ndryshojë skuadër, por jo edhe kampionat.

Trabzonspori po intensifikon përpjekjet për të transferuar Milot Rashicën nga Beshiktashi, raportojnë mediat turke.

Klubi nga Trabzoni synon të mbyllë marrëveshjen deri të premten, që përkon me ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror në Turqi.

Rashica shihet si një përforcim kyç për repartin ofensiv, ndaj Trabzonspori po tenton të bindë Beshiktashin për lirimin e tij.

Për shërbimet e sulmuesit kosovar, Trabzonspori ka ofruar tri opsione: huazim, blerje me këste ose shkëmbim me ndonjë lojtar tjetër. /Telegrafi/

Zyrtare: Vrioni rikthehet në Evropë, prezantohet te skuadra italiane

5 February 2026 at 13:36


Giacomo Vrioni është zyrtarisht lojtar i Cesenës, duke u rikthyer në Itali pas një periudhe të gjatë në MLS.

Ai ka nënshkruar një kontratë deri në qershor, me mundësi zgjatjeje, dhe do të mbajë fanellën me numër 22. 27-vjeçari do të jetë shok skuadre me futbollistin e Kombëtares, Kristian Shpendin.

I lindur në vitin 1998, Vrioni u rrit në sektorin e të rinjve të Sampdoria dhe debutoi si profesionist në kampionatin e Serie C 2017/2018 me US Pistoiese.

Sezonin pasardhës debutoi në Serie B me Venezia FC, përpara se të transferohej te Juventus Under-23, duke bërë gjithsej dy paraqitje në Serie A midis viteve 2020 dhe 2021.


Më pas, ai u transferua te WSG Tirol, ku përfundoi si golashënuesi i dytë më i mirë në Bundesligën Austriake 2021/2022, me 17 gola në 25 ndeshje.

Që nga viti 2022, Vrioni ka qenë një lojtar kyç në MLS, duke shënuar 22 gola në 78 paraqitje për New England Revolution. Gjatë gjysmës së parë të këtij sezoni, ai luajti për CF Montreal, gjithashtu në divizionin e parë të SHBA-së. /Telegrafi/

Çmenduria e Bayernit, brenda një viti ka paguar 100 milionë euro bonuse për nënshkrim të kontratave

5 February 2026 at 13:13


Futbollistët që presin shumë gjatë për të zgjatur kontratat e tyre shpesh paguajnë çmimin dhe FC Bayern e kuptoi këtë vitin e kaluar. Një shumë e madhe u shpenzua vetëm për bonuset e nënshkrimit.

Dayot Upamecano, një tjetër lojtar kyç për Bayernin, është afër nënshkrimit të një zgjatjeje kontrate. Pas negociatave të vështira, qendërmbrojtësi është gati të marrë kontratën e ëndrrave të tij, përfshirë një bonus nënshkrimi prej 16–20 milionë eurosh gjatë pesë viteve, sipas raportimeve të ‘tz’ dhe ‘kicker’.

Sidoqoftë, Bayerni ka treguar bujari të jashtëzakonshme në këtë fushë: brenda një viti, kampionët në fuqi të Gjermanisë kanë paguar 100 milionë euro në bonuse nënshkrimi për yjet e tyre, duke përfshirë marrëveshjen e ardhshme me Upamecanon.

Gazetat rendisin gjithashtu nënshkrimet e Jonathan Tah (29), Tom Bischof (20) dhe Jonas Urbig (22), si dhe zgjatjet e kontratave me Jamal Musiala (22), Alphonso Davies (25) dhe Joshua Kimmich (30).

Megjithatë, raportime kontradiktore sugjerojnë se Kimmich mund të ketë hequr dorë nga një bonus nënshkrimi.

Një tjetër lojtar i Bayernit, Serge Gnabry (30), është afër nënshkrimit të një zgjatjeje kontrate që do të zgjasë deri në vitin 2028. Nga ana tjetër, Leon Goretzka (30) do të largohet këtë verë, ndërsa e ardhmja e Manuel Neuer (39), Sven Ulreich (37) dhe Raphael Guerreiro (32) mbetet e pasigurt.

Të gjithë këta lojtarë pritet të kërkojnë bonuse nënshkrimi për çdo zgjatje kontrate. /Telegrafi/

Të gjitha votat pro, Agim Ademi rizgjidhet president i FFK-së

5 February 2026 at 12:36


Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor, ku është konfirmuar rizgjedhja e Agim Ademit në krye të federatës.

Ademi do të vazhdojë mandatin e tij për katër vite të tjera (2026–2030), duke marrë besimin e plotë të delegatëve.

Nga 52 delegatë, ai mori 52 vota pro, pa asnjë kundër apo abstenim.

“Të dashur delegatë, vota juaj sot është besim për mua dhe për ekipin tim. Vota juaj është vlerësim i punës që kemi bërë së bashku dhe përkrahje për të ardhmen,” deklaroi Ademi pas rizgjedhjes.

"Do të jem gjithmonë i gatshëm për ta ndihmuar futbollin", tha ndër të tjera Ademi. /Telegrafi/

Prezantohet fanella e re, Kosova do të vishet nga marka e njohur Adidas

5 February 2026 at 12:30


Federata e Futbollit të Kosovës nga ky vit do të vishet me fanellat e markës së njohur gjermane Adidas.

Këtë e ka konfirmuar presidenti aktual i FFK-së, Agim Ademi në Kuvendin Zgjedhor.

Ademi ka prezantuar fanellën e Dardanëve, teksa ka thënë se të gjitha ekipet nacionale do të vishen me Adidas.

"Ekipet tona nacionale nga ky vit do të vishen nga Adidas. Kjo është fanella e Kosovës dhe shpresoj që do të prezantohemi me të në SHBA", ka thënë Ademi. /Telegrafi/


Ylli i Ligës Premier refuzon të jetë pjesë e fushatës LGBTQ+, shkakton përplasje me klubin

5 February 2026 at 12:19


Një lojtar i njohur nga Liga Premier, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, thuhet se është ankuar në klubin e tij se është portretizuar si homoseksual, pasi drejtoi për dy vite rresht programin e ndeshjeve të klubit për fushatën LGBTQ+.

Lajmi i Daily Mail vjen në kohën kur Liga Premier nis një fushatë të re për të mbështetur komunitetin LGBTQ+, të quajtur “Me Krenari”, që do të zgjasë nga nesër deri më 13 shkurt.

Sezonin e kaluar, Premier League i dha fund partneritetit të saj me bamirësinë LGBTQ+ Stonewall, me të cilën kishte punuar që nga viti 2014, duke i dhënë fund iniciativës “Rainbow Laces”.

Në sezonin e ri, kapitenët nuk do të jenë të detyruar të mbajnë shirita në krahë me ngjyrat e ylberit, dhe lojtarët nuk do të jenë të detyruar të veshin bluza ngrohjeje ose lidhëse me ngjyrat e ylberit gjatë ndeshjeve Pride.

Premier League star 'complains his club are making him look like he's gay' - after they put him on the cover of their Rainbow Laces game programme two years in a row https://t.co/5820vJFCci
— Daily Mail Sport (@MailSport) February 5, 2026


Mesazhet e mbështetjes do të shfaqen në stadiume, tabela reklamash, tabela me prekje para ndeshjes dhe tribuna topash, me shpresën për të ulur tensionet me lojtarët individualë.

Ndryshimet vijnë pas një sërë polemikash sezonin e kaluar. Mes tyre, kur kapiteni i Ipswich, Sam Morsy, i cili është mysliman, refuzoi të mbante shiritin e kapitenit me ngjyrat e ylberit.

Gjithashtu, Manchester United hoqi dorë nga një plan që skuadra të vishte xhaketa me ngjyrat e ylberit gjatë nxehmjeve, pasi Noussair Mazraoui, gjithashtu mysliman, refuzoi t’i vishte ato. /Telegrafi/

Terry i bindur: Fabregas një ditë do ta drejtojë Chelsean ose Arsenalin

5 February 2026 at 12:05


Legjenda e Chelseat, John Terry, ka sugjeruar se ish-shoku i tij i skuadrës, Cesc Fabregas, një ditë mund të drejtojë një nga klubet e mëdha të Londrës, duke lavdëruar inteligjencën e tij taktike dhe suksesin aktual në Como.

Duke folur në Icon Series në TikTok, Terry u pyet nëse preferonte Fabregasin nga ditët e tij te Arsenali apo Chelsea.

Ai pranoi se vitet më të gjata dhe kulmore të mesfushorit ishin te Gunners, por veçoi sezonin e tyre fitues të titullit nën drejtimin e Antonio Contes.

"Fabregasi i Arsenalit për shkak të kohës që kaloi atje," tha Terry. "Por atë vit luajta me të dhe fituam ligën nën drejtimin e Contes. Sinqerisht, mendoj se ai ka trurin më të mirë të futbollit që kam parë".

Ish-kapiteni i Chelseat vazhdoi se Fabregas një ditë do të drejtojë njërën nga dy skuadrat më të mëdha të Londrës.

"Mënyra se si ai e kupton futbollin dhe rezultatet që po arrin në Como nuk janë rastësi. Mendoj se ai do të bëhet një menaxher i shkëlqyer dhe një ditë do të drejtojë Chelsea ose Arsenal në nivelin më të lartë."

Fabregas, i cili fitoi Ligën Premier me Chelsean në sezonin 2016/17, ka bërë përshtypje edhe në menaxhim, duke e udhëhequr Comon drejt rezultateve të forta në Serie A./Telegrafi/

❌
❌