Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 21 December 2025Main stream

Si mund ta shfrytëzojë Kosova momentin gjeopolitik për t’u afruar me NATO-n?

21 December 2025 at 14:15


Anëtarësimi në NATO është më shumë se një dëshirë politike për Kosovën - është nevojë urgjente. Ky është pozicioni që mbajnë jo vetëm autoritetet e vendit, por edhe disa aleatë të rëndësishëm, në kohën kur paralajmërimet për rrezikun në rritje nga Rusia nuk ndalen.

NATO-ja premton se angazhimi i saj për stabilitetin e rajonit do të mbetet i palëkundur, por a mjafton kjo për një vend që ndodhet në vijën e parë të sfidave strategjike?

Qeveria në detyrë e Kosovës konfirmon se anëtarësimi në aleancën ushtarake të Perëndimit mbetet synim i Republikës, por thekson se rruga drejt këtij objektivi “varet edhe nga rrethanat dhe zhvillimet gjeopolitike”.

Zyrtarët nuk i dhanë një përgjigje të drejtpërdrejtë Radios Evropa e Lirë nëse ka plane për një aplikim formal për anëtarësim, por vunë në pah angazhimin e vazhdueshëm të vendit në këtë drejtim.

“Gjatë viteve të fundit i kemi rritur ndjeshëm investimet e dedikuara për mbrojtje. Në vitin 2024, Republika e Kosovës, përkatësisht Kuvendi i Kosovës, e ka avancuar statusin e tij në Asamblenë Parlamentare të NATO-s nga anëtar vëzhgues në anëtar të asociuar. Ndërkaq, tri herë, më 2021, 2023 dhe 2025, kemi qenë vend pjesëmarrës dhe mikpritës i ushtrimeve ushtarake Defender Europe”, tha zëdhënësi Përparim Kryeziu për Radion Evropa e Lirë.

Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë tashmë anëtare të NATO-s. Bosnje dhe Hercegovina dhe Serbia janë pjesë e Partneritetit për Paqe, ndërsa Kosova mbetet jashtë edhe këtij kuadri bashkëpunimi, për arsye politike.

Në NATO-n 32-anëtarëshe janë katër vende - Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja - që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ndërsa për shumicën e aleatëve, normalizimi i marrëdhënieve të saj me Serbinë mbetet kusht kyç për çdo hap përpara drejt anëtarësimit.

Serbia, nga perspektiva e Kosovës, përbën rrezikun kryesor të sigurisë, ndërsa Rusia shihet si aktori që e ushqen dhe e shfrytëzon këtë tension për të zgjeruar ndikimin e saj destabilizues në Ballkan.

Ndaj, zgjerimi i NATO-s me Kosovën do të kontribuonte në forcimin e stabilitetit rajonal, sipas presidentes Vjosa Osmani.

“Për ne, të jemi në NATO nënkupton të jemi të sigurt. Mendoj se Rusia ka interes afatgjatë për ta destabilizuar Ballkanin Perëndimor, e përmes tij gjithë kontinentin evropian. Dhe nuk do të heqë dorë nga ky synim”, tha Osmani në një intervistë për Politico-n.

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ngriti alarmin më 11 dhjetor, duke paralajmëruar se aleatët e Aleancës janë shënjestra e radhës e Rusisë.

“Rusia e ka rikthyer luftën në Evropë, dhe Evropa duhet të jetë e përgatitur”, sipas tij.

Qysh prej nisjes së pushtimit të plotë rus të Ukrainës, para gati katër vjetësh, Kosova ka kërkuar disa herë anëtarësim të përshpejtuar në NATO.

Radio Evropa e Lirë pyeti në këtë aleancë nëse ka plane për të thelluar angazhimin me Kosovën, përtej misionit paqeruajtës KFOR, apo nëse po shqyrtohen mekanizma që do t’i ofronin Kosovës garanci më të fuqishme sigurie.

Në përgjigjen e marrë nga një zëdhënës thuhet vetëm se “Ballkani Perëndimor, në përgjithësi, mbetet lart në agjendën e NATO-s. Është një rajon me rëndësi strategjike për Aleancën. Angazhimi ynë për stabilitetin e tij është i palëkundur dhe ne nuk do të lejojmë që të ketë vakum të sigurisë”.

Ndërsa pranoi se shtetet autoritare, si Rusia, përpiqen të ndërhyjnë dhe të minojnë demokracitë, zëdhënësi i NATO-s nënvizoi gjithashtu situatën e brishtë të sigurisë në Kosovë, duke e cilësuar dialogun me Serbinë si thelbësor për zgjidhjen e çështjeve të hapura.

NATO-ja u zgjerua për herë të fundit vitin e kaluar me Suedinë. Pushtimi rus i Ukrainës e nxiti atë dhe Finlandën një vit më herët t’u jepnin fund dekadave të neutralitetit ushtarak dhe të kërkonin siguri kolektive.

Këtë javë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, njoftoi se vendi është i gatshëm të heqë dorë nga aspiratat për anëtarësim në NATO, në këmbim të garancive të sigurisë. Pavarësisht kësaj, anëtarësimi i Ukrainës në aleancë - anëtaret e së cilës janë të detyruara ta mbrojnë njëra-tjetrën - ka qenë gjithmonë thuajse i pamundur, për shkak të kundërshtimit të Rusisë.

Ish-zyrtari i lartë i NATO-s, Jamie Shea, thotë se Kosova ndoshta mund të përfitojë nga kjo situatë, sepse NATO-ja nuk dëshiron të krijojë përshtypjen se Rusia ka të drejtë vetoje mbi vendimmarrjen e saj.

“NATO-ja është krenuar gjithmonë me autonominë e vendimeve të saj. Dhe, nëse për momentin i duhet të heqë dorë nga anëtarësimi i Ukrainës, ajo mund të dëshirojë ta kompensojë këtë duke u zgjeruar drejt dy vendeve kandidate në Ballkanin Perëndimor - Bosnje dhe Hercegovinës dhe Kosovës - për të treguar se dyert e Aleancës mbeten të hapura”, thotë Shea për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.

Neni 10 i Traktatit të NATO-s përcakton kushtet e zgjerimit, duke theksuar se anëtarësimi u ofrohet të gjitha shteteve evropiane që ndajnë vlerat e Aleancës dhe kanë kapacitetin të kontribuojnë në sigurinë e Atlantikut të Veriut.

Ish-ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Fatmir Mediu, i cili ka marrë pjesë në negociatat për anëtarësimin e vendit të tij në NATO, argumenton se Kosova ka përparuar në aspektin ushtarak, por vë në pah pengesat në funksionimin e brendshëm të shtetit. Për pjesën më të madhe të këtij viti, Kosova ka qenë me qeveri në detyrë dhe pa kuvend funksional.

Mediu nënvizon rëndësinë e unitetit politik, duke përmendur edhe përvojën e Shqipërisë, ku pushteti dhe opozita kanë pasur qëndrim të përbashkët gjatë procesit të anëtarësimit.

“Pa këtë, është e pamundur të avancohet në NATO. NATO-ja nuk është vetëm një dëshirë. Është një proces i angazhimeve politike, institucionale, juridike, i luftës kundër krimit, kundër korrupsionit… Kjo është paketa politike. E, pastaj, vjen reforma në forca të armatosura, ku Kosova nuk ka ecur me hapa të ngadaltë, por me hapa pozitivë”, thotë Mediu për Exposenë.

Sipas Mediut, integrimi i Kosovës në NATO nuk vjen vetëm duke u pozicionuar kundër Serbisë apo Rusisë - ai kërkon ofertë konkrete strategjike ndaj aleatëve, veçanërisht SHBA-së.

Marrëdhëniet me SHBA-në, thotë ai, nuk mund të merren si të mirëqena; duhet të jetë e qartë se çfarë ofron Kosova dhe faktori shqiptar në rajon në këmbim.

Ai sheh zgjidhje në integrim gradual de facto: bashkëpunim ushtarak rajonal dhe kapacitete të përbashkëta operative.

“Kjo do të ishte një platformë shumë pozitive për ta përshpejtuar procesin. Nëse Kosova do të përfshihej me vendet tjera të NATO-s në rajonin e Ballkanit, në krijimin e niveleve të përbashkëta operacionale, që kanë të bëjnë me forca të gatshme për të vepruar, me vëzhgimin e hapësirës ajrore, detare, tokësore etj., Kosova, de facto, do të ishte e kyçur në një marrëdhënie me NATO-n”, thotë Mediu.

Në të njëjtën linjë, Shea thotë se Kosova duhet ta thellojë bashkëpunimin me Shqipërinë dhe Kroacinë, me të cilat tashmë ka partneritet në fushën e mbrojtjes, për të demonstruar kontributin e saj në stabilitetin rajonal.

Paralelisht, sipas tij, vendi duhet t’i avancojë reformat e brendshme dhe angazhimin diplomatik.

“Mendoj se, së pari, duhet të kemi një marrëdhënie më të mirë pune mes Qeverisë së Albin Kurtit dhe Shteteve të Bashkuara dhe fuqive kryesore evropiane. Të flasim hapur, këto marrëdhënie nuk kanë qenë të lehta gjatë viteve të fundit, dhe Kurti është përballuar me kritika të drejtpërdrejta nga SHBA-ja dhe disa aleatë evropianë. Gjendja e brendshme në Kosovë, me bllokadat në Parlament, dështimin për të zgjedhur kryetar, dhe fakti që tani kemi sërish zgjedhje më 28 dhjetor, ka ndikuar gjithashtu që jostabiliteti politik të mos shkojë në favor të Kosovës”, thotë Shea.

Ai shton se anëtarësimi i Kosovës në NATO do të sillte kryesisht përfitime politike, pasi KFOR-i e mbron vendin me vite tashmë. Anëtarësimi do t’i siguronte njohje të plotë, vend në tryezën e NATO-s, kredibilitet ndërkombëtar dhe rol më të fuqishëm në sigurinë rajonale dhe evropiane.

Megjithatë, Shea paralajmëron se çdo reduktim apo ripozicionim i forcave amerikane në Evropë do ta detyronte kontinentin të merrte më shumë përgjegjësi për mbrojtjen konvencionale, përfshirë edhe Kosovën.

Këtë vjeshtë, SHBA-ja ka njoftuar për një reduktim të forcave rotative amerikane në Rumani. Radio Evropa e Lirë ka pyetur Departamentin amerikan të Mbrojtjes më 31 tetor dhe më 16 dhjetor nëse këto ndryshime do të kenë ndonjë ndikim në pozicionimin ushtarak të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, por nuk ka marrë përgjigje.

Në fillim të këtij muaji, në Komitetin për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së u diskutua për situatën në Ballkanin Perëndimor, ku përfaqësuesi republikan, Keith Self, e përshkroi rajonin si një “shkrepëse” dhe theksoi se udhëheqja e SHBA-së duhet të ketë një ndikim të rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit atje.

“Vendet e NATO-s në Ballkan duhet të punojnë së bashku për të ndërtuar mbrojtje ushtarake dhe politike. Kosova është veçanërisht e ekspozuar pa anëtarësim në NATO - proces që mbetet i bllokuar për shkak të refuzimit të Spanjës, Greqisë, Rumanisë dhe Sllovakisë për ta njohur pavarësinë e saj”, tha Self.

Edhe pse konteksti gjeopolitik ka ndryshuar ndjeshëm, vendet mosnjohëse nuk kanë lëvizur, por ngjashëm as Kosova nuk ka bërë ndonjë hap të madh, përveçse nga një cikël i rregullt zgjedhor në fillim të vitit në një tjetër të parakohshëm tani në fund.

E, nga këndvështrimi i sigurisë, ky ritëm mund të shihet si një shembull i kuptimit të vonuar të urgjencës strategjike. /REL/

Opozita protestë më 22 dhjetor/ Fatmir Mediu ndan detaje nga mbledhja e Kryesisë: Të bashkohemi kundër qeverisë

By: V K
21 December 2025 at 09:19

Më 22 dhjetor, opozita ka paralajmëruar protestë kombëtarë. Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka ndarë detaje nga takimet e zhvilluara me qytetarë, duke shprehur angazhimin maksimal dhe rëndësinë e protestës.

“Kongresi Amerikan, në seancën e Komisionit për Europën, deklaroi se në Shqipëri po shkatërrohet pluralizmi dhe zgjedhjet e lira; krimi dhe korrupsioni janë një kërcënim jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin e më gjerë. Ata kërkuan një drejtësi që i shërben qytetarëve dhe nuk përdoret si armë politike e pushtetit”, thotë ai.

Gjithashtu, Mediu nënvizon se raporti i OSBE/ODIHR, denoncoi qartë se zgjedhjet ishin një farsë.

Reagimi i Mediut:

Protesta e Opozitës në 22 Dhjetor

Në mbledhjen e kryesisë, Kryetari i Partisë Republikane theksoi se është koha që jo vetëm Partia Demokratike, Partia Republikane, por gjithë opozita pa dallim, çdo qytetar, të jetë prezent dhe të luftojë për të ndryshuar realitetin e dominuar nga krimi, korrupsioni dhe papërgjegjshmëria.

Raporti i OSBE/ODHIR denoncoi se zgjedhjet ishin një farsë, ku shteti dhe Partia Socialiste u bënë një, duke vjedhur paratë e taksapaguesve për të blerë vota, faljen e gjobave dhe bonusin për pensionistët në shkëmbim të votës. ODHIR deklaroi se krimi i organizuar, i lidhur me pushtetin, bleu vota, intimidoi votuesit dhe vendosi në parlament përfaqësuesit e tij. Po ashtu, deklaroi qartë se liderët e opozitës u proceduan dhe arrestuan përpara zgjedhjeve politikisht, në shërbim të pushtetit.

IDU (Unioni Ndërkombëtar për Demokraci), ku bën pjesë Partia Republikane Amerikane e Presidentit Trump, Partitë Popullore Europiane theksuan se zgjedhjet në Shqipëri u manipuluan nga Partia Socialiste, e lidhur me korrupsionin dhe krimin, dhe Shqipëria duhet të gjejë mekanizmat për një qeveri që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kongresi Amerikan, në seancën e Komisionit për Europën, deklaroi se në Shqipëri po shkatërrohet pluralizmi dhe zgjedhjet e lira; krimi dhe korrupsioni janë një kërcënim jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin e më gjerë. Ata kërkuan një drejtësi që i shërben qytetarëve dhe nuk përdoret si armë politike e pushtetit.

Të gjitha këto kanë vlerë kur opozita dhe shqiptarët të bashkohen në një lëvizje të fuqishme masive kundër qeverisë së Edi Ramës, e cila po zbraz Shqipërinë dhe po shkatërron të ardhmen e Shqipërisë dhe Kombit, duke e kthyer atë në momentet më të errëta të historisë shqiptare.

 

The post Opozita protestë më 22 dhjetor/ Fatmir Mediu ndan detaje nga mbledhja e Kryesisë: Të bashkohemi kundër qeverisë appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Irena Gjoka kërkoi të dorëhiqet nga çështja e Famir Mediut, GJKKO merr vendimin

By: Ela
26 November 2025 at 10:19

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Irena Gjokës për t’u dorëhequr nga çështja penale në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Zëvendëskryetari i GJKKO-së, Erjon Bani, pasi shqyrtoi kërkesën e gjyqtares Gjoka, e rrëzoi me argumentin se nuk ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë. Vendimin e relatoi vetë gjyqtarja Irena Gjoka në seancën e kësaj të […]

The post Irena Gjoka kërkoi të dorëhiqet nga çështja e Famir Mediut, GJKKO merr vendimin appeared first on BoldNews.al.

‘Gërdeci’ në dorë të Irena Gjokës/ Kreu i GJKKO rrëzon kërkesën e gjyqtares për të hequr dorë nga çështja

By: xhir jeta
26 November 2025 at 10:20

Rrëzohet kërkesa e Irena Gjokës për tu larguar nga cështja penale në ngarkim të ish ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu.

Zëvëndës kryetari i GJKKO Erjon Bani pasi shqyrtoi kërkesën e gjyqtares Gjoka, e rrëzoi me argumentin se nuk ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë.

Vendimin e relatoi vetë gjyqtarja Irena Gjoka në seancën e kësaj të mërkurë.

Prokurori Klodian Braho relatoi një pjesë të provave shkresore që kërkoi të bëhen pjesë e shqyrtimit gjyqsor, ndërkohë seanca u shty në datë 9 dhjetor për të vijuar me këtë moment procedural.

Më herët, GJKKO ka rrëzuar edhe kërkesën e avokatëve të Fatmir Mediut për përjashtimin e Irena Gjokës.

Pas kësaj, vetë Gjoka kërkoi të largohej nga ccështja me argumentin se ka shqyrtuar në fazë paraprake të njëjtën dosje por kërkesa iu rrëzua.

 

 

Pagesa për akomodimin e LaCivita, PR: Pjesë e marrëveshjes së koalicionit opozitar

By: redi
3 November 2025 at 20:59

Partia Republikane ka reaguar në lidhje me lajmet e raportuara sot se Fatmir Mediu ka paguar një masazh në hotelin ku ka ndenjur strategu i fushatës së Trump dhe i koalicionit “Shqipëria Madhështore”, Chris LaCivita. Në njoftim sqarohet se lajmet e shpërndara kanë qenë për qëllime manipulative politike. PR thekson se ka paguar, sipas marrëveshjes së koalicionit opozitar, për akomodimin e LaCivita…

Source

Homazhet për Fatos Nanon, Fatmir Mediu: Politikan tolerant dhe kundërshtar i denjë!

By: armand
2 November 2025 at 10:27

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, mori pjesë në ceremoninë mortore për ish-kryeministrin e Shqipërisë, Fatos Nano, duke shprehur vlerësimin e tij për figurën politike të ndjerë. Në fjalën e tij, Mediu e përshkroi Nanon si një politikan të mendimit të thellë dhe të tolerancës, një kundërshtar të denjë me të cilin debatet kërkonin reflektim […]

The post Homazhet për Fatos Nanon, Fatmir Mediu: Politikan tolerant dhe kundërshtar i denjë! appeared first on BoldNews.al.

Çështja “Gërdeci”, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu

By: Elva
30 October 2025 at 16:31

Seanca ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) është shtyrë për datën 11 nëntor. Vendimi erdhi pasi gjykata refuzoi kërkesën e mbrojtjes për të përjashtuar nga procesi palët e dëmtuara dhe për të marrë si provë dëshmitë e 9 ushtarakëve amerikanë. Seanca e sotme u […]

The post Çështja “Gërdeci”, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu appeared first on BoldNews.al.

“Avokati financohet nga Sorosi”, debat e tension në gjyqin për tragjedinë e Gërdecit

By: Ela
30 October 2025 at 13:55

Seanca gjyqësore për tragjedinë e Gërdecit po zhvillohet këtë të enjte në GJKKO ku nuk kanë munguar debatet dhe tensionet mes palëve. Shkak është bërë kërkesa e mbrojtësve të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për të revokuar vendimin e gjyqtares Irena Gjoka, e cila pranoi si palë në proces familjen Durda. Sipas avokatëve të Mediut, […]

The post “Avokati financohet nga Sorosi”, debat e tension në gjyqin për tragjedinë e Gërdecit appeared first on BoldNews.al.

”S’kishte idiotësi më të madhe”, Mediu: Opozita humbi 9 mandate si pasojë e heqjes së koalicioneve

By: redi
24 October 2025 at 15:39

Kreu i PR, Fatmir Mediu duke analizuar atë që pritet nga komisioni i posaçëm i reformës elektorale, tha se opozita humbi 9 mandate nga formula e zgjedhjeve të 11 majit. Nga ana tjetër, Mediu tregoi në mënyrë të detajuar se si PD dhe partitë aleate mund të maksimizonin rezultatin ditën e zgjedhjeve. ”Ne kemi humbur 9 deputetë. Pyetja e parë që shtrohet është si mund t’i kem këta 9 deputetë pjesë…

Source

“Nuk mund të jesh në krah të UÇK-së dhe partner me Vuçiç”, Mediu debat me Ballën

By: Ela
16 October 2025 at 11:40

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu nga foltorja e Kuvendit deklaroi se në pikën e rendit të ditës për mocionin për gjenocidin serb duhet të futet dhe çështja për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së. Ai tha se duhet të jemi të ndarë, me Kosovën, apo me Serbinë. “Kush harron historinë, është i detyruar që ta […]

The post “Nuk mund të jesh në krah të UÇK-së dhe partner me Vuçiç”, Mediu debat me Ballën appeared first on BoldNews.al.

“Gërdeci”/ Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, kundërshton ekspertizën tekniko-ushtarake

By: Ela
24 September 2025 at 15:16

Në Gjykatën e Posaçme ka nisur procesi ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Gjatë seancës, Mediu ka paraqitur kundërshtimet në lidhje me akt-ekspertiza tekniko-ushtarake. “Ekspertët e thirrur nga prokuroria ishin në nivel të ulët ushtarak. Gjatë procesit disa ushtarakë të lartë i kanë kundërshtuar këta ekspertë. Në këtë sallë prokurori deklaroi se nuk kishte njohuri […]

The post “Gërdeci”/ Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, kundërshton ekspertizën tekniko-ushtarake appeared first on BoldNews.al.

Fatmir Mediu: Ndryshimi i njëanshëm i komisioneve parlamentare, precedent i rrezikshëm

By: lindita
16 September 2025 at 13:09

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka folur në Kuvend lidhur me ndryshimin e komisioneve parlamentare. Mediu tha se ky ndryshim ishte i njëanshëm, duke përjashtuar nga opozitën nga komisioni i Integrimit. Sipas tij ky veprim përbën një precedent të rrezikshëm për demokracinë në vend. “Jemi në një republikë kryeministrore. Fatkeqësisht vendi drejtohet nga një dorë.

Source

Disa grupe parlamentare në Kuvend, Mediu: Ja efekti që jep te opozita

By: redi
2 September 2025 at 18:49

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu thotë se është në të mirë të opozitës që të ketë sa më shumë grupe parlamentare në Kuvend. Për të nëse do të ketë më shumë grupe parlamentare të opozitës, kjo i jep një lloj frymëmarrje pakicës në Kuvend. Mediu gjithashtu hodhi poshtë zërat që sipas tij qarkullojnë në media, se PD-së po i ikin deputetë për të formuar grupe të tjera parlamentare.

Source

Fatmir Mediu: Sulmi ndaj News24 është sulm ndaj lirisë dhe jetës së çdo shqiptari

By: V K
9 August 2025 at 09:34

Pas zhvillimeve që përfshijnë bllokimin e aksesit për gazetarët e News24, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar duke e cilësuar situatën si një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj të gjithë qytetarëve shqiptarë.

“Ajo që po ndodh me News24 nuk është thjesht sulm ndaj një media të lirë, por është sulm ndaj lirisë dhe jetës së çdo shqiptari”, u shpreh Mediu, duke theksuar se veprimi është kryer pa asnjë vendim gjykate dhe në shkelje të parimeve demokratike.

Sipas tij, qeveria vepron kundër fjalës së lirë dhe, kur nuk mund ta blejë apo ta mbyllë një zë kritik, “përdor dhunën e paligjshme”.

Kjo është Shqipëria e pushtetit dhe jo e shqiptarëve. Shqipëria sot është dhunë, korrupsion dhe krim”, shkruan ai.

The post Fatmir Mediu: Sulmi ndaj News24 është sulm ndaj lirisë dhe jetës së çdo shqiptari appeared first on Albeu.com.

“Trump president atipik, por me qasje të qartë gjeopolitike”, Mediu: Ndërhyrja për konfliktin Iran-Izrael pati efekt të jashtëzakonshëm

By: Rovena
3 July 2025 at 21:01

Deputeti Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar zhvillimet e fundit gjeopolitike dhe ndikimin e SHBA-së në skenën ndërkombëtare. Ai theksoi se administrata amerikane, me në krye Donald Trump, po rikthen disa prej traditave të hershme diplomatike të Uashingtonit, duke e pozicionuar sërish Amerikën si një fuqi dominuese globale.

Sipas tij, jemi përballë një rikthimi të disa prej pozicioneve tradicionale të diplomacisë amerikane, të cilat, sipas tij, ishin dëmtuar apo lënë pas dore në vitet e fundit.

Mediu vlerësoi se kjo qasje nuk është një risi ekskluzive e Trump, por pjesë e një kthimi në një filozofi më të hershme të politikës së jashtme amerikane, që synon rikthimin e ndikimit global të SHBA-së. Ai e cilësoi Trump si një president atipik, por me vizion të qartë gjeopolitik, i cili, sipas tij, ka goditur drejtpërdrejt rivalët strategjikë të Amerikës, me theks të veçantë mbi Kinën dhe Iranin.

“Trump ka përcaktuar qartë se cili është rivali i tij, dhe ai është Kina. Ndërhyrjet e tij kanë shkaktuar një krizë të thellë në ekonominë kineze”, u shpreh Mediu. Ai shtoi gjithashtu se qasja e Trump ndaj marrëdhënieve mes Iranit dhe Izraelit ka pasur ndikim të jashtëzakonshëm në balancat gjeopolitike në Lindjen e Mesme.

Në përfundim, Mediu theksoi se nën drejtimin e Trump, SHBA po e rikthen rolin e saj jo vetëm si një fuqi ekonomike dhe ushtarake, por edhe si një shtyllë kyçe në arkitekturën e sigurisë globale, përfshirë brenda NATO-s.

“Unë mendoj që ka një rikthim të disa pozicioneve të SHBA në  raport me gjeopolitikën. Kjo diplomaci nuk është vetëm e Trump ka qenë e hershme. Është një rikthim i disa traditave amerikane, të cilat u dëmtuan rishtazi. Shkuan shumë larg nga sa ne mund ta mendonim. Për sa i përket Trump, dihet që është një President atipik, që ka atë këndvështrimin si president. Ai është një njeri që i ka pasur të gjitha gjërat me bollëk, dhe ajo që i kishte munguar është pushteti që ka tani.

Është president që jo vetëm që po e kthen Amerikën në forcë, po bën dhe një gjeopolitikë të re në mbarë botën. Kina po zhvillohej me ritme të tilla, që sipas ekspertëve ishte e pakonkurrueshme edhe nga Amerikan, në tregti, ekonomi, apo ushtri. Trump e ka përcaktuar qëndrimin e vet e ka gjetur se kush rivali i tij dhe padyshim që është Kina. Raporti që mori Trump me Kinën solli një krizë në ekonominë kineze. Lëvizjes e Trump ndaj Iran-Izrael pati një efekt të jashtëzakonshëm gjeopolitik. Trump e ka çuar në një nivel tjetër fuqinë e Amerikës, si fuqi e NATO-s”, tha Mediu./abcnews.al

Krisafi: Shqipëria ka përfituar shumë nga fuqia e Amerikës. Mediu: Interesi amerikan, i lidhur me Ballkanin

By: Rovena
3 July 2025 at 20:38

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndikimi historik i fuqive të mëdha dhe sfidat gjeopolitike në rajon, ishin në qendër të diskutimit mbrëmjen e kësaj të enjteje në emisionin “Real Story” në ABC News.

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ledion Krisafi, theksoi se shqiptarët kanë kërkuar gjithmonë mbështetjen e një fuqie të jashtme, duke përfituar historikisht nga roli dominues i SHBA-ve pas Luftës së Dytë Botërore.

“Shqiptarët kanë kërkuar gjithmonë një fuqi të jashtme. Në këtë pikë për të zëvendësuar Austro Hungarinë me SHBA. Ishin dhe një situatë historike krejt tjetër, ndryshuan situatat politike në atë pikë dhe jam i bindur që populli shqiptar ka përfituar më shumë se kushdo tjetër nga fuqia Amerika. Por, ndryshoi sistemi kombëtar SHBA u bë fuqia më e madhe botërore në atë periudhë saqë shqiptarët përfituan nga kjo fuqi amerikane. Nuk mendoj se e kanë zgjedhur drejtpërdrejt Amerikën ne”, tha Krisafi.

Ndërsa deputeti Fatmir Mediu nënvizoi rëndësinë strategjike të faktorit shqiptar dhe të Adriatikut në interesat amerikane në Ballkan, duke paralajmëruar për rritjen e ndikimit të aktorëve të tjerë globalë si Rusia dhe Kina në rajon.

“Unë mendoj se kemi dashur vetë që ta fusnin veten në qendër të Amerikës. Në fakt marrëdhëniet kanë ngecur dhe kanë evoluar shumë pozitivisht. Interesi amerikan është padyshim i lidhur me Ballkanin, është lidhur sidomos me Mesdheun për arsye gjeopolitike dhe në këtë aspekt faktori shqiptar dhe Adriatiku është goxha i rëndësishëm. Ky ka qenë dhe shkaktari i tërheqjes së forcave të tjera si Rusisë dhe Kinës. Dhe një nga arsyet më të mëdha që diskutohet sot është penetrimi i Rusisë dhe Kinës në Ballkan”, u shpreh Mediu./abcnews.al

Krisafi: Shqiptarët e kanë parë Amerikën si shpëtim! Mediu: SHBA kërkoi raporte me regjimin komunist

3 July 2025 at 20:26

Në emisionin “Real Story” në ABC News, me një panel të ftuarish Paskal Milo ish-ministër i Jashtëm, deputeti Fatmir Mediu, Ledion Krisafiu, ekspert i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Mentor Beqa ekspert i çështjeve ndërkombëtare diskutuan për raportet e reja të SHBA më botën, duke u fokusuar te raporti i Amerikës me Shqipërinë.

Gjatë intervistës në emisionin “Real Story”, eksperti Ledion Krisafi, tha se shqiptarët kanë qenë një popull që u masakruan nga fqinjët, por edhe të ndarë. Ndërsa theksoi se shoqëria shqiptare e shihte Amerikën si të vetmin vend që nuk kishte interes për të ndarë territor, por edhe si një shpëtim.

“Është një popull që nga fqinjët u masakrua, nga pjesa tjetër e Evropës u nda më dysh. Ndërsa Amerikën e shihnin si të vetmin vend që nuk prisnin ndarje. Austro-Hungaria e vetmja që i kishte mbështetur në luftës së parë botërore u shpërbë. Pra Amerikën e shihnin si të vetmin vend që nuk kishte interes për të ndarë territorin shqiptar”, tha ai.

Ndërsa gjatë fjalës së tij, Fatmir Mediu tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës krijuan raporte me regjimin komunist, duke thënë se brenda shoqërisë shqiptare Amerika mbeti një ëndërr e madhe.

“Kanë vendosur krijuesin më pas njerëzit. Pra raportit nuk është me qeverinë por me të drejtat. Unë mendoj që ndonjëherë e kemi veshur edhe në mënyrë artificiale këtë raportin me Amerikën. Hapi i parë i një marrëdhënie të qëndrueshme të interesin tonë ka qenë i pavarësisë. Më pas për shkak të rrethanave që ne u lamë brenda bllokut komunist. Amerika tentoi, por tentativa që ne përpiqemi t’i ekzagjerojmë”, u shpreh ai.

/abcnews.al/

“Ideja amerikane ka qenë gjithmonë prezente për shqiptarët”, Mentor Beqa: Amerika, frymëzim për elitat

By: Rovena
3 July 2025 at 20:16

Në emisionin “Real Story” në ABC News, deputeti Fatmir Mediu dhe eksperti i çështjeve ndërkombëtare Mentor Beqa folën mbi marrëdhënien historike dhe aktuale të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mediu u shpreh se dikur politika shqiptare tregonte seriozitet në raport me SHBA-të, ndërsa sot kjo marrëdhënie po zbehet për shkak të qëndrimeve jo të përputhshme.

“Interesi i shqiptarëve ishte që të krijonin një aleancë të madhe dhe të kishe në krah SHBA-të ishte një kënaqësi shumë e madhe. Sot jemi në rrethana të tjera. Atëherë kemi qenë serioz, kurse sot nuk jemi serioz, sepse dalin nga goja e kryeministrit gjëra që nuk duhet të dalin. Flasin me gjuhën institucionale, por jo me gjuhën e tyre personale”, tha Fatmir Mediu.

Ndërkohë, Beqa theksoi se ideja amerikane ka qenë gjithmonë një burim frymëzimi për elitën shqiptare dhe shoqërinë në tërësi, duke u rrënjosur thellë në identitetin politik dhe kulturor të vendit.

“Ideja amerikane në Shqipëri ka qenë e hershme, ndoshta edhe para krijimit të verë Shqipërisë. Gjithmonë Shqipëria ka pasur idenë që të jetë në gjurmët e Amerikës. Amerika dhe ideja amerikane ka qenë një frymëzim i jashtëzakonshëm edhe në intelektualëve të botës. Edhe një pjesë e madhe e elitës shqiptare ka marrë nga ajo perëndimorë. Ideja Amerikane ka qene gjithmonë prezente”, tha Beqa./abcnews.al

Masakra e Gërdecit në fokus sërish / Fatmir Mediu në seancë gjyqësore te GJKKO

24 June 2025 at 13:44

Fatmir Mediu është paraqitur mesditën e kësaj të marte në GJKKO për seancën e radhës lidhur me tragjedinë e Gërdecit, ku ish-ministri i Mbrojtjes është marrë i pandehur.

Procesi aktualisht ndodhet në fazën e leximit të 150 pyetjeve dhe pikave të kontestimit që po lexon ish-ministri dhe që ka lexuar vetëm gjysmën e tyre. Kjo procedurë do vijojë edhe disa seanca, derisa Mediu të mbarojë objeksionet për ekspertimin.

Mediu akuzohet për shpërdorim detyre, pasi sipas SPAK janë shkelur procedurat e ngritjes së fabrikës së demontimit në Gërdec, pranë një zone të banuar si dhe ato të municioneve. Vetë Mediu i ka kundërshtuar akuzat e ngritura dhe gjithashtu gjetjet e ekspertëve. Gjyqi për Mediun vijon që prej prillit 2023 dhe ndodhet ende në fazën e kundërshtimeve që ish-ministri i mbrojtjes po bën ndaj akt-ekspertizës së sjellë nga ekspertët.

Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes Durda, e një prej viktimave të shpërthimit në 15 mars 2008, në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, ku humbën jetën 26 persona dhe qindra të tjerë u plagosën.

The post Masakra e Gërdecit në fokus sërish / Fatmir Mediu në seancë gjyqësore te GJKKO appeared first on Sot News | Lajme.

Tensionet SHBA-Iran, Mediu thirrje të mblidhet Këshilli i Sigurisë: E papranueshme për një vend anëtar të NATO-s

By: redi
23 June 2025 at 21:43

Kreu i PR-së dhe një njohës i mirë i marrëdhënie ndërkombëtare, Fatmir Mediu, thotë se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe Iranit bëjnë që të lindë nevoja e një analize të thellë të brendshme në Shqipëri, “për të parë se kush janë rreziqet që na kërcënojnë neve dhe masat që duhen marrë”. ”Duhet që të bëjmë një analizë të koordinuar, që vjen si informacion nga burimet e inteligjencës…

Source

❌
❌