Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 December 2025Main stream

Avokati i Popullit pranoi mbi 1600 ankesa, të drejtat e njeriut pa vëmendje institucionale

23 December 2025 at 14:25


Avokati i Popullit gjatë vitit 2025, ka pranuar mbi 1 mijë e 600 ankesa nga qytetarët, të cilat lidhen kryesisht me punën e administratës dhe gjykatave.

Në konferencën e fundvitit, Avokati i Popullit, Naim Qelaj tha se gjatë këtij viti të drejtat e njeriut e kanë humbur vëmendjen e institucioneve.

Avokati i Popullit pranoi mbi 1600 ankesa, të drejtat e njeriut pa vëmendje institucionale

Avokati i Popullit gjatë vitit 2025, ka pranuar mbi 1 mijë e 600 ankesa nga qytetarët, të cilat lidhen kryesisht me punën e administratës dhe gjykatave. Në konferencën e fundvitit, Avokati i Popullit, Naim Qelaj tha se gjatë këtij viti të drejtat e njeriut e kanë humbur vëmendjen e institucioneve.

Ndërsa, sa i takon punës së Gjykatës Speciale Avokati i Popullit konsideron se në mungesë të monitorimit ngritën dilemat nëse kjo gjykatë po vepron sipas standardeve të sistemit të drejtësisë në vend.

Qelaj në konferencën e fundviti tha se karshi institucionit që udhëheqë ai ankesa kanë adresuat qytetarë nga të gjitha komunitetet.

“Këtë vit kemi pranuar deri tash kur po flasim 1669 ankesa, krahasuar me vitin paraprak ka një rritje të numrit të ankesave, gjë që është e pritshme sepse në situatat që kemi kaluar këtë vit mungesa e konsolidimit të institucioneve krijimit të institucionet si rezultat i zgjedhjeve, pastaj fushata zgjedhore tashmë jemi në fushatën zgjedhor këtë fundvit....nga këto ankesa 1345 ankesa janë adresuar që ankues që janë shqiptarë me përkatësi etnike shqiptare, 202 janë ankesa nga komuniteti serb 29 boshnjak, 22 nga ashkalinj...

Ankesat janë pranuar në raport me ministrit natyrisht është e natyrshme sepse është një numër i madh i ministrive pastaj është gjykata dhe komunat dhe niveli lokal të tretat. Në raport me pretendimet ankimore vazhdojnë me qenë shqetësim mungesa e vullnetit institucion për të zbatuar ligjet dhe për të vepruar konform legjislacionit për të kthyer përgjigje qytetarëve prijnë ankesat për shkak të heshtjes së administratës dhe kjo është shumë shqetësuese për neve”, tha ai.

Edhe përgjatë vitit 2025, zvarritja e procedurave gjyqësore vazhdon të jetë brengë e qytetarëve.

“Për nga numri i ankesave që kemi pranuar kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtën për gjykim të paanshëm vazhdon trendi i njëjtë thuajse me pak ndryshime i zvarritjeve të procedurave gjyqësore. Kjo e vështirëson qasjen në drejtësi për qytetarët natyrisht paraqet edhe sfidë për krejt shoqërinë sepse në mungesë të përgjigjeve nga administrative dhe zvarritjeve të procedurave gjyqësore natyrisht që qytetari ndodhet në një situatë që qytetari mbetet pa zgjidhe nuk e ndien dorën e shtetit, dorën e institucioneve për t’iu dal në ndihmë kurdo që kanë nevojë“, tha ai.

Avokati i Popullit konsideron se gjatë vitit 2025 të drejtat e njeriut e kanë humbur vëmendjen e institucioneve, por edhe të atyre që bëjnë politikat.

“Të drejtat e njeriut e kanë humbur vëmendjen e institucioneve, por edhe të atyre që i bëjnë politikat kryesisht kjo ka ardhur si rezultat i një trendi global që ka ndikuar edhe në Kosovës, kryesisht interesimi po zhvendoset nga të drejtat e njeriut tek sektori i sigurisë e krizat që po ndodhin sot. Në çdo situatë jo të zakontë të drejtat e njeriut po goditën dhe po pësojnë qytetarët sepse në mungesë të vendosjes dhe interesit e prioritetit për të drejtat e njeriut natyrisht këto po mbesin anash dhe në mënyrë zinxhiror po ndikon deri tek niveli më i ulët i administratës që mos me i marr parasysh”, tha ai.

Sa i përket të drejtave të fëmijëve si shqetësime që ngriti Avokati i Popullit, Naim Qelaj janë pesha e rëndë e çantave shkollore dhe rastet e dhunës në shkolla për çka tha se shkollat nuk po i raportojnë këto raste.

“Raportet që ne kemi publikuar tregojnë një prezencës të shtuar të dhunës në shkolla si mes moshatarëve ashtu edhe nxënësve dhe stafit mësimor. është shqetësuese fakti që shkollat nuk i raportojnë rastet dhe për ta konstatuar këtë fakt po jap vetëm një të dhënë sipas të dhënave nga MASHTI për vitin 2014-2024 për 10 vite shkollat kanë raportuar 272 raste të dhunës në shkolla, ndërsa sipas policisë për periudhën e njëjtë janë regjistruar 5652 raste dhe një shpërputhje kaq e madhe e të dhënave tregon seriozitetin e situatën dhe nevojën që në mënyrë urgjente MASHT dhe shkollat me ndërhyrë në marrjen e masave”, tha ai.

Sa i përket punës së Gjykatës Speciale në Hagë, Avokati i Popullit, Naim Qelaj tha se fakti se puna e kësaj gjykate nuk monitorohet, ngrit dilema nëse kjo gjykatë po vepron në përputhje me standardet e sistemit të drejtësisë.

“Problemet kanë qenë me dorëzimin e materialeve, mënyra jo korrekte e përkthimeve, përkthimet me shumë redaktime që i bëjnë tekstet e palexueshme ose të pakuptueshme...mund të konsideroj se për mua si Avokat i Popullit ka qenë shqetësues, ajo çka kemi gjetur atje...ajo çka ne kemi vërejtur e para mënyra si jemi trajtuar ne dhe fakti që vizitat janë kryer në rrethana të monitorimit të plotë, jam lejuar vetëm unë t’i takoj jo pjesa tjetër e stafit....e dyta nuk më është lejuar me marrë shënime nuk kam pas as letër dhe as laps.

Tjetra që ka qenë shqetësuese është se gjithë procesi është vëzhguar me dy kamera në derën përballë nesh kanë qenë dy kamera që nuk e di a kanë qenë funksionale apo jo...Konsideroj se fakti që gjykata nuk ka monitorim pra nuk ka asnjë lloj mbikëqyrje dhe nuk ka raportim asnjë institucioni të Kosovës, nuk i raporton dhe askush deri sot nuk ka kërkuar raport nga kjo gjykatë lehtësisht ngrit dilema nëse kjo gjykatë po vepron në plotëni apo përputhje të plotë me standardet që veprojnë gjykatat dhe sistemi drejtësisë në Kosovës”, tha ai.

Gjatë kësaj konference të fundvitit, Avokati i Popullit, Naim Qalaj tha se edhe skema e krijuar nga Qeveria e Kosovës për tarifat e energjisë elektrike i ka qenë diskriminuese për personat paraplegjik dhe tetraplegji dhe të verbëritë.

Qalaj potencoi se gjatë këtij viti ka rënie të zbatimit të rekomandimeve të dhëna nga Institucioni i Avokatit të Popullit, ndërsa u theksua se institucionet nxjerrin akte nënligjore që tejkalojnë ligjet. /Kp/

Before yesterdayMain stream

Avokati i Popullit: Pensionistët kategoria më e diskriminuar në Kosovë

21 December 2025 at 12:41


Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka vënë në dukje vështirësitë e shumta që përballen pensionistët në Kosovë për të marrë të drejtën e tyre të pensionit, duke komentuar vendimin e Gjykatës Supreme që shpalli të paligjshëm udhëzimin administrativ që detyronte pensionistët të paraqiteshin personalisht për të dëshmuar se janë gjallë.

Qelaj për Ekonomia Online tha se vendimi është i drejtë, por theksoi se sistemi pensional ka nevojë për reforma dhe përmirësime, në mënyrë që të mos krijohen pengesa për qytetarët më të moshuar.

Qelaj ka shtuar se shqetësim përbën fakti që institucionet, veçanërisht ato që kanë kompetenca për nxjerrjen e akteve nënligjore për zbatimin e ligjit, duhet të veprojnë me kujdes, pa tejkaluar ligjet dhe duke respektuar frymën e ligjit.

“As një herë nuk i komentoj ose nuk hy në vlerësim të vendimeve gjyqësore, por në këtë rast mendoj se ka qenë një vendim shumë i drejtë. Sidomos te pjesa e mos kthimit të pensioneve kur është lajmëruar pas kohe, sepse këtu ne e kemi konsideruar dhe kemi shprehur edhe qëndrimin tonë publik, konsiderojmë një ndërhyrje direkte të një të drejtë të fituar me ligj e cila nuk mund të mohohet me akte ligjore. Ajo që unë konsideroj shqetësuese edhe që besoj dhe duhet shumë që të punohet në të ardhmen në krejt institucionet, sidomos institucionet që kanë kompetencë për t’i nxjerr aktet nënligjore për të zbatuar një ligj, është kujdesi që aktet nënligjore asnjëherë mos t’i tejkalojnë ligjet, gjithmonë me qenë në frymën e njëjtë të ligjit dhe asnjëherë mos të krijojnë situata me njoftuar ose mohuar të drejta që ligji i ka përcaktuar dhe i ka njohur,” tha ai.

Avokati i Popullit vuri në dukje se praktika e keqe e përdorimit të akteve nënligjore që cenojnë parimin e ligjshmërisë nuk është e kufizuar vetëm në këtë rast.

Ai ka përmendur shembuj të tjerë, përfshirë rregullore të doganave dhe komisione rivlerësimi për persona me aftësi të kufizuara, të cilat sipas tij nuk janë vlerësuar mjaftueshëm dhe shpesh bien në kundërshtim me ligjin.

“Kjo nuk po ndodh vetëm me këtë ligj, ne kemi pasur edhe ligje të tjera, edhe udhëzime të tjera administrative ose akte nënligjore që janë gjetur me shkelje të ngjashme. Ta zëm kohëve të fundit kemi dalur me një raport me një rregullore të doganave lidhur me tarifat doganore tek personat me aftësi të kufizuar, ose tek përcaktimi i kriterit të moshës për tu punësuar në dogana, ose tek paraqitja ose lajmërimi i personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë në komision rivlerësim. Por janë edhe një numër i madh i akteve të tjera nënligjore që besoj nëse rishikohen me kujdes dhe nëse vlerësohen mjaftueshëm, janë në kundërshtim me ligjin”.

“Kjo praktikë është e dëmshme në shumë aspekte. E para, nuk e ruan parimin e ligjshmërisë, aktet nënligjore nuk janë në përputhje me ligjislacionin dhe mund të cenojnë edhe kushtetutshmërinë; dhe e treta, sa ne po i zbatojmë parimet e sundimit të ligjit të një shteti të së drejtës, ku asnjë vendim ekzekutiv nuk mund të ketë ndërhyrje përtej asaj që përcaktohet me ligj”, tha ai.

Ai ka theksuar nevojën për rishikim dhe reformim të sistemit pensionale, duke u fokusuar jo vetëm në vlerat monetare të kompensimit, por edhe në ofrimin e shërbimeve të tjera për pensionistët, të cilët konsiderohen si kategoria më e diskriminuar në shoqëri.

“Unë konsideroj vendim të drejtë, mirë që është iniciuar si çështje se a duhet të lajmërohen apo s’duhet të lajmërohen, janë praktika të vendeve të tjera. Duhet të rishikohet jo vetëm ky ligj, por duhet të ketë një reformë pensionale në Kosovë sepse nuk është vetëm ky problem që i prek sot kategoritë e caktuara të qytetarëve, por është shumë më i shprehur edhe në shumë situata”, tha ai.

Avokati ka thënë se pensionistët janë kategoria më e diskriminuar në shoqëri, përballë barrierave administrative dhe mungesës së mbështetjes së duhur sociale dhe shëndetësore.

“E pra, mendoj që jo gjithmonë mbështetja sociale duhet të fokusohet vetëm te vlerat monetare të kompensimit në të holla. Gjë që po patjetër dhe është detyrimi dhe duhet të jetë në përputhje me nevojat dhe standardet e jetës për të garantuar një minimum të asaj që konsiderohet si nevojë për të siguruar ekzistencën. Por duhet të përqendrohet shumë edhe në ofrimin e shërbimeve të tjera. Pensionistët mendoj që janë kategoria më e diskriminuar në shoqëri momentalisht. Këto e themi të bindur për nga ato që kanë dalur nga rezultatet e hulumtimeve dhe hetimeve që ne kemi filluar. Sepse në çdo segment ku kemi provuar me hetuar kemi pranuar ankesa ose kemi marrë informata nga shoqëria civile se po ndodh diskriminim dhe e kemi hetuar në raport me pensionistë na ka dalur situata keq”, tha ai.

Qelaj ka theksuar se veçanërisht pensionistët mbi 65 vjeç përballen me vështirësi për shkak të mungesës së shërbimeve publike dhe kufizimeve në shërbimet shëndetësore për personat me çrregullime të shëndetit mendor.

Ai ka thënë se kjo situatë rëndon mbi familjet dhe duhet adresuar me përmirësime të mekanizmave administrativë për mbrojtjen e pensionistëve, duke garantuar një jetë më të dinjitetshme.

“Duke filluar nga ofrimi i shërbimeve shëndetësore, ekziston një praktikë e keqe në Kosovë që udhëzimet dhe aktet nënligjore për të cilat folëm më herët, edhe në aspektin e protokolleve shëndetësore, e kufizojnë shërbimin shëndetësor të shëndetit mendor për personat mbi 65 vjet. Dhe paramendoni sa ballafaqohen me probleme të këtij shëndeti personat mbi 65 vjeç, me Alzheimer, me forma të tjera të çrregullimeve të shëndetit mendor, që natyrisht në situatën e mungesës së shërbimeve publike ata natyrisht këtë pjesë e bartin familjet. Në anën tjetër, ju e dini që një pensionist nuk mund të marrë kredi, një pensionist nuk mund të sigurohet nga sigurimet shëndetësore private, një pensionist i mungojnë edhe shumë të drejta të tjera dhe këto janë shqetësimet e institucioneve. Me i zbatuar rekomandimet që i kemi dhënë, duhet t’i adresojmë në përzgjedhjen e problemit të të moshuarve në Kosovë, personat mbi 65 vjeç, me pas një jetë më të dinjitetshme,” tha ai.

Gjykata Supreme theksoi se paragrafët e udhëzimit administrativ që ndalonin pagesën e pensioneve për moslajmërim të statusit të jetës janë të kundërligjshëm. Supremja theksoi se përgjegjësia e parë për verifikimin i takon Ministrisë dhe jo pensionistit, dhe se suspendimi i pensionit duhet të jetë masa e fundit dhe jo e para.

Pensioni i moshës në Kosovë është 150 euro, ndërsa pensioni kontributpagues aktualisht sillet nga 218 deri në 318 euro në muaj, varësisht nga niveli i arsimimit./eo/

E bëri Avokat Populli, Rama për Shabanin: I vetmi me një sy mes ca qorrave

By: Elva
21 December 2025 at 10:40

Pasi shkoi posaçërisht për t’i dhënë votën që ta bënte Avokat të Popullit, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar Endri Shabanin si “të vetmin me një sy mes ca qorrave”. “Pra e mbeshtetën Endri Shabanin, i dhanë firmat e kërkuara nga ligji, e sollën në buqetën e tyre të kandidatëve, ku për hir të së […]

The post E bëri Avokat Populli, Rama për Shabanin: I vetmi me një sy mes ca qorrave appeared first on BoldNews.al.

Avokati i Popullit “puth” opozitën, Dyrnjaja: Qesharake që PD e kthen Endri Shabanin në refren

By: redi
18 December 2025 at 21:27

Denid Dyrnjaja i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, tha se kthimi i Endri Shabanit në një “refren” politik nga opozita, në një ditë ku ka shumë çështje të tjera për të protestuar, është i pakuptimtë dhe qesharak. Nuk e di pse mu asociuan pamjet me ata të deputetëve ukrainas kur i futën në kazanët e plehrave, por këta grinden me veten e vet. Duket sikur po merren vetëm me veten…

Source

Buzët e Shabanit në faqet e nxira të opozitës

By: Brisi
18 December 2025 at 17:39

Nga Boldnews.al Pasi u betua në Parlament, Avokati i Popullit, Endrit Shabani, lëshoi një puthje për të 35 deputetët e opozitës që i dhanë firmën për ta përfshirë në listën finale të kandidaturave. Gjesti i Shabanit ishte cinizëm malinj, por puthja e tij ngjan me prekjen e vdekjes së moralit opozitar. Paradoksalisht, në ditën që […]

The post Buzët e Shabanit në faqet e nxira të opozitës appeared first on BoldNews.al.

Përfundon seanca plenare/ Betimi i Shabanit mes tensioneve nga PD, përjashtohet Noka e Balliu

By: Rovena
18 December 2025 at 11:02

Seanca e fundit e këtij sesioni parlamentar është mbyllur mes tensioneve e përplasjeve nga deputetët e PD. Me flakadanë në duar dhe duke zaptuar vendet e ministrave, kjo seancë nuk ishte aspak e qetë, as për betimin e Avokatit të Popullit, Endrit Shabani.

Protagonistët  e kësaj seance ishin padyshim Klevis Balliu dhe Flamur Noka, të cilët edhe u përjashtuan sipas rregullores së Kuvendit. Por nuk munguan as të tjerë, të përhershmit, Belind Këlliçi, Gazmend Bardhi, Saimir Korreshi dhe Albana Vokshi./abcnews.al

Avokati i Popullit në Gjykatë Kushtetuese, PD nis mbledhjen e firmave

By: Ela
18 December 2025 at 11:46

Pas mbylljes së seancës plenare grupi parlamentar i Partisë Demokratike është mbledhur në selinë e PD-së, ku ka nisur mbledhjen e firmave për të dërguar çështjen e zgjedhjes së Avokatit të Popullit dhe betimit të tij në Gjykatën Kushtetuese. Raportohet se deputetët e PD-së pritet të depozitojnë edhe një kërkesë për zhvillimin e një seance […]

The post Avokati i Popullit në Gjykatë Kushtetuese, PD nis mbledhjen e firmave appeared first on BoldNews.al.

Endrit Shabani betohet si Avokati i Popullit/ Sot seanca e fundit e sesionit Parlamentar

By: Rovena
18 December 2025 at 08:14

Këtë të enjte, 18 dhjetor, Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë në orën 10:00 seancën e fundit plenare për këtë sezon parlamentar. Në fokus do të jenë disa nga çështjet më të ndjeshme politike.

Në agjendën e ditës është edhe betimi i Avokatit të Popullit, ndrit Shabani, i cili u përzgjodh për këtë detyrë me firmat e Partisë Demokratike, por u miratua në seancë vetëm me votat e Partisë Socialiste, pritet të bëjë betimin zyrtar në Kuvend.

Një tjetër çështje që pritet të diskutohet është ajo e kërkesës së SPAK drejtuar Kuvendit për dhënien e autorizimit për heqjen e imunitetit të numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku./abcnews.al

Avokati i Popullit dhe enigma e një zgjedhjeje të pashpjeguar

By: Ela
18 December 2025 at 08:57

Nga Thoma Gëllçi Le të pranojmë, për hir të debatit publik, se Edi Rama ia hodhi Sali Berishës në zgjedhjen e Avokatit të Popullit, duke kaluar në Kuvend si kandidat konsensual Endri Shabanin. Por edhe nëse ky skenar merret si i mirëqenë, pyetja thelbësore mbetet: pse pikërisht Endri Shabani? Çfarë e bën atë figurën e […]

The post Avokati i Popullit dhe enigma e një zgjedhjeje të pashpjeguar appeared first on BoldNews.al.

Nga zgjedhja e kreut të SPAK te Avokati i Popullit/ Meta nga qelia: Ja kush është problemi kryesor i opozitës

By: Ela
16 December 2025 at 11:07

Ilir Meta ka komentuar nga qelia zgjedhjen e Klodian Brahos në krye të SPAK si edhe zgjedhjen e Endrit Shabanit, Avokat e Popullit. Meta thekson se prania e tepruar e diplomatëve të huaj në atë sallë, më shumë shton pyetje për legjitimitetin dhe integritetin e KLP dhe procesit, se sa legjitimon produktin. “Qershia mbi tortë […]

The post Nga zgjedhja e kreut të SPAK te Avokati i Popullit/ Meta nga qelia: Ja kush është problemi kryesor i opozitës appeared first on BoldNews.al.

Avokati i Popullit, si humbet një betejë pa e nisur

By: Brisi
14 December 2025 at 19:37

Nga Lutfi Dervishi Marrëveshja për Avokatin e Popullit, në traditë, është një kandidaturë e propozuar nga opozita. Por tradita ka edhe një kusht: kandidati duhet të pranohet nga shumica, sepse ajo i ka votat. Dhe në finale nuk zgjidhet avokati i opozitës, por Avokati i Popullit. Votat e disa deputetëve të PD -së për të […]

The post Avokati i Popullit, si humbet një betejë pa e nisur appeared first on BoldNews.al.

Artan Fuga ironizon PD-në për “gabimin” me firmat e Avokatit të Popullit: Historia e turpit vazhdon!

By: armand
14 December 2025 at 14:19

Akademiku i njohur Artan Fuga ka reaguar ndaj debatit politik të ditëve të fundit, lidhur me zgjedhjen e Endrit Shabanit si Avokat i Popullit dhe deklaratën e Partisë Demokratike se firmat e tyre për këtë kandidaturë ishin hedhur gabimisht dhe më pas tërhequr. Në një status të publikuar në Facebook, Fuga ngre një sërë pyetjesh […]

The post Artan Fuga ironizon PD-në për “gabimin” me firmat e Avokatit të Popullit: Historia e turpit vazhdon! appeared first on BoldNews.al.

PD s’do e ankimojë Avokatin e Popullit në Kushtetuese, Berisha: Le ta gëzojë Rama

By: Ela
13 December 2025 at 21:41

Partia Demokratike nuk do ta ankimojë Avokatin e Popullit në Gjykatën Kushtetuese. Ka qenë vetë kreu i PD, Sali Berisha, i cili në mbledhjen e Kryesisë deklaroi se PD nuk do të merret me këtë çështje. Sali Berisha: Duhet të kërkojmë falje publike secili prej deputetëve që ka firmosur për Avokatin e Popullit dhe Rama […]

The post PD s’do e ankimojë Avokatin e Popullit në Kushtetuese, Berisha: Le ta gëzojë Rama appeared first on BoldNews.al.

Noka: PD nis protesta pa ndalim më 22 dhjetor, kërkuam ndjesë për firmat e Avokatit të Popullit

13 December 2025 at 18:37

TIRANË, 13 dhjetor /ATSH/ Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, deklaroi sot pas mbledhjes së kryesisë së PD-së, se opozita do të nisë një cikël protestash pa ndalim, duke filluar nga e hëna, më 22 dhjetor, në orën 17:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Protesta e ditës së hënë do të jetë e para, sepse do të zhvillohen protesta pa ndalim. Do të vazhdojmë ciklin e protestave derisa qeveria teknike të trokasë në vendin tonë dhe t’i hapet rrugë zgjedhjeve të lira”, u shpreh Noka për mediet.

Duke folur për situatën politike dhe drejtësinë, Noka akuzoi kryeministrin Edi Rama për kapje totale të pushteteve.

“Në Shqipëri reforma në drejtësi ka vdekur. Edi Rama është drejtësia, është ekzekutivi, është media dhe legjislativi”, deklaroi ai, duke shtuar se “pa zgjedhje të lira, as demokracia dhe as pluralizmi nuk kanë kuptim”.

I pyetur lidhur me firmat e dhëna për Avokatin e Popullit, Noka tha se Partia Demokratike ka kërkuar ndjesë publike.

“Partia Demokratike, nëpërmjet kryetarit, ka kërkuar ndjesë publike. Ndjesa është ndaj demokratëve dhe qytetarëve për një gabim të bërë në një moment emocional”, theksoi ai, duke sqaruar se firmat janë tërhequr zyrtarisht më 2 dhjetor.

Në deklaratën e tij, sekretari i përgjithshëm i PD-së denoncoi edhe kërcënimet ndaj anëtarëve të kësaj force politike.

“Kemi informacione dhe ankesa nga Elbasani se Suel Çela ka telefonuar dhe ka kërcënuar demokratët që të mos merrnin pjesë në foltoren e Sali Berishës”, tha Noka.

Në përfundim, ai theksoi se kërkesa e vetme e opozitës mbetet dorëheqja e kryeministrit. “Dorëheqja e vetme që kërkohet sot në këtë vend është ajo e Edi Ramës. Asgjë tjetër nuk e stabilizon Shqipërinë”, përfundoi Noka.

/gj.m/r.e/

The post Noka: PD nis protesta pa ndalim më 22 dhjetor, kërkuam ndjesë për firmat e Avokatit të Popullit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Avokati i Popullit/ Parlamenti shkatërroi procesin, votimi jo-kushtetues, 3 deputetë votuan “pro” për 2 kandidatë

By: Ela
13 December 2025 at 16:58

Nga Boldnews.al Të paktën tre deputetë kanë votuar për dy kandidatura për Avokat të Popullit, duke vënë pikëpyetje të mprehta kushtetuese dhe ligjore mbi emërimin e Endri Shabanit në krye të institucionit. Të enjeten e 11 Dhjetorit, Parlamenti votoi për gjashtë kandidaturat që kishin kaluar filtrin paraprak të Komisionit të Ligjeve; Endri Shabani, Besim Ndregjoni, […]

The post Avokati i Popullit/ Parlamenti shkatërroi procesin, votimi jo-kushtetues, 3 deputetë votuan “pro” për 2 kandidatë appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Ndërpresim çdo diskutim për poste me mazhorancën

13 December 2025 at 14:56

TIRANË, 13 dhjetor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në mbledhjen e kryesisë së PD se opozita do të ndërpresë çdo lloj negociate, diskutimi apo debati me mazhorancën për emra dhe funksione institucionale, pas asaj që ai e cilësoi si një akt antikushtetues në zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Duke iu referuar vendimit të kryeministrit Edi Rama, Berisha u shpreh se me këtë veprim është synuar marrja e plotë e pushteteve.

“Me këtë akt, ai mori në mënyrë absolute të gjitha pushtetet. Avokati i Popullit ishte një institucion i ndërmjetëm, por u mor me rrëmbim. E gëzoftë”, deklaroi Berisha.

Ai pranoi se firmosja fillestare për kandidaturën e Endrit Shabanit ka qenë një gabim nga ana e disa deputetëve të PD-së.

“Firmosja e Endrit Shabanit ka qenë një gabim i padiskutueshëm, një akt i nxituar. Kam kërkuar ndjesë dhe kërkoj ndjesë sërish për këtë akt”, tha kreu i PD-së.

Megjithatë, Berisha theksoi se të gjitha firmat janë tërhequr zyrtarisht përpara votimit.

“Firmat janë tërhequr me firmë, jo me deklaratë publike. Në momentin e votimit nuk ka pasur asnjë firmë të PD-së për këtë kandidaturë”, u shpreh ai, duke shtuar se, sipas ligjit, propozimi mund të tërhiqet deri në momentin e fundit.

Sipas Berishës, pretendimi se opozita e ka zgjedhur Avokatin e Popullit është i pavërtetë.

“Endrit Shabani është emëruar pa asnjë firmë nga PD dhe asnjë deputet i PD nuk ka votuar për të. Çdo koment tjetër është pa bazë juridike”, deklaroi ai.

Kreu i PD-së nënvizoi se opozita kishte paraqitur kandidatura të tjera dhe nuk kishte kushtëzuar procesin me një emër të vetëm.

“Ne kishim kandidaturat tona dhe nuk shkuam kurrë me logjikën ‘ose ky, ose nuk ka’”, tha Berisha.

Në përfundim, ai bëri të qartë se qëndrimi i PD-së do të jetë përqendrimi te protesta dhe përballja politike.

“Me këtë akt, PD ndërpret çdo lloj debati dhe diskutimi për çdo lloj personi dhe çdo lloj funksioni me partinë e krimit. Gjithçka do të jetë tek protesta”, deklaroi Berisha, duke shtuar se opozita do të qëndrojë “në anën e qytetarëve dhe të Kushtetutës”.

/gj.m/r.e/

The post Berisha: Ndërpresim çdo diskutim për poste me mazhorancën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Autogolat” e PD/ Amnistia Penale, Paqja Fiskale, Avokati i Popullit, kaq “syleshe” është vallë opozita?

By: Elva
13 December 2025 at 15:08

Nga Boldnews.al Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, thotë se do të angazhojë popullin në revolta anti-qeveritare, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rikthimin në detyrë të zv.kryeministres Belinda Balluku. Në teori, kazusi politik është tipiku për të ngritur qytetarët në protesta kundër korrupsionit. Një lëvizje e tillë shkarkoi qeverinë pak ditë më parë në […]

The post “Autogolat” e PD/ Amnistia Penale, Paqja Fiskale, Avokati i Popullit, kaq “syleshe” është vallë opozita? appeared first on BoldNews.al.

Berisha bën ‘mea culpa’ për Avokatin e Popullit: Ishte gabim, por firmat u tërhoqën të gjitha!

By: armand
12 December 2025 at 20:08

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga Foltorja e Elbasanit shprehu pendesën e forcës politike, me gabimin që bënë për firmat e dhëna nga deputetët opozitarë për Avokat të Popullit, kandidatit Endri Shabani. Ai shpjegoi para mbështetësve dhe shqiptarëve se ky ishte një gabim që duhet pranuar dhe kërkuar ndjesë, por firmat ishin dhënë në […]

The post Berisha bën ‘mea culpa’ për Avokatin e Popullit: Ishte gabim, por firmat u tërhoqën të gjitha! appeared first on BoldNews.al.

Endri Shabani Avokat i Popullit, Bardhi: Peleshi keqpërdori firmat tona, votimin do ta çojmë në Kushtetuese

By: Elva
12 December 2025 at 16:24

Pas zgjedhjes së Endri Shabanit në postin e Avokatit të Popullit, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, akuzoi kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, për “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentesh”. Sipas Bardhit, Peleshi ka keqpërdorur firmat e deputetëve të opozitës që ishin tërhequr nga procesi i votimit, duke i përdorur ato për të […]

The post Endri Shabani Avokat i Popullit, Bardhi: Peleshi keqpërdori firmat tona, votimin do ta çojmë në Kushtetuese appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhja e Avokatit të Popullit/ Berisha: Dje u rrëmbye institucioni i fundit ku kishim konsensus

By: Ela
12 December 2025 at 13:35

Kryedemokrati Sali Berisha komentoi sot zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit, post që iu besua Endri Shabanit me votat e PS-së. Berisha tha në një dalje për mediat se dje u rrëmbye institucioni i fundit ku më herët kreu ishte zgjedhur me konsensus. “Një proces i instaluar prej shumë vitesh, u përmbys dje, duke […]

The post Zgjedhja e Avokatit të Popullit/ Berisha: Dje u rrëmbye institucioni i fundit ku kishim konsensus appeared first on BoldNews.al.

❌
❌